STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i...

27
Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER RAJONIN EKONOMIK JUG 2010 - 2013 Projekt i financuar nga BE – ja dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian Implementuar nga:

Transcript of STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i...

Page 1: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER RAJONIN EKONOMIK JUG 2010 - 2013 Projekt i financuar nga BE – ja dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian

Implementuar nga:

Page 2: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL PER RAJONIN EKONOMIK JUG 2010 - 2013 Versioni në gjuhën angleze i këtij dokumenti është version i referencës. Dokumenti është përgatitur me ndihmën dhe financimin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Përmbajtja pasqyron pikëpamjet e partneritetit rajonal, të përbërë nga Grupi Kyç Punues për Partneritet, Grupet Punuese Tematike dhe hisedarët tjerë dhe nuk përfshin pikëpamjet zyrtare të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë. Projekt i financuar nga BE – ja dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian

Implementuar nga:

Page 3: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

PERMBAJTJA Përmbajtja 1. HYRJE 4 2. PROFILI RAJONAL 7 2.1 Gjeografia, reliefi, burimet natyrore dhe kushtet klimatike 8 2.2 Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës 10 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione 20 2.6 Pikëpamjet e hisedarëve 21

3. SWOT – i RAJONAL 21

4. STRATEGJIA

PRIORITETI 1 - ZHVILLIMI I AMBIENTIT TE BIZNESIT 24 PRIORITETI 2 - ZHVILLIMI I BUJQESISE DHE PRODHIMTARISE USHQIMORE 25 PRIORITETI 3 - ZHVILLIMI I TURIZMIT 26

Page 4: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

HYRJE Hyrje Zhvillimi Ekonomik Rajonal (ZHER) filloi të shfaqet në Kosovë në fund të vitit 2008 si një model i rëndësishëm për krijimin e zhvillimit te qëndrueshëm nëper rajone, që ndihmon në zbutjen e kostos sociale të tranzicionit, veçanërisht duke trajtuar papunësinë, si pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar politika dhe korniza organizative dhe institucione në përputhje me ato të Bashkimit Evropian. Me iniciativë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbështetje të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë (ZNKE) janë nënshkruar pesë marrëveshje ndërkomunale të partneritetit për krijimin e pesë Zonave Ekonomike (Rajoneve) dhe themelimin e pesë Agjencive për Zhvillimin Rajonal (AZHR). Marrëveshjet shënojnë fillimin e procesit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal të BE–së në Kosovë. Deri më tani Kosova nuk ka pasur një koncept të prekshëm të politikës së zhvillimit rajonal. Si rezultat i drejtpërdrejtë i periudhës së konfliktit të armatosur dhe tranzicionit, si dhe nga një kohë relativisht e shkurtër që Kosova është shtet i pavarur, zhvillimi rajonal nuk është shfaqur si një çështje prioritare. Si rrjedhojë, nuk ekziston ndonjë kornizë ligjore për zhvillimin rajonal. Marrëveshja e partneritetit ndërkomunal përshkruan kornizën referuese dhe marrëdhëniet institucionale në të cilat vepron AZHR–ja, si në vjim: Me aspiratat për të sjellë Kosovën më afër BE – së, marrëveshja ndërkomunale lidhur me zhvillimin rajonal mund të shihet si hap i parë në drejtim të krijimit të kornizës specifike rajonale për zhvillimit.

“AZHR–ja do të veprojë në kuadër të udhëzimeve të politikave ekonomike dhe

strukturore të përcaktuara nga ministritë kombëtare që kanë të bëjnë me çështjet

lidhur me zhvillimin ekonomik, industrial dhe të infrastrukturës në Kosovë. Parimi i

subsidiaritetit do të konsiderohet dhe kompetencat thelbësore të administratave

komunale, të cilat parashihen me ligj, do të mbeten të pandryshuara“

Qasja e ZHER e BE-së ka për qëllim gjithashtu përfshirjen e Kosovës në politikat ekonomike dhe të kohezionit

social të BE–së. Komisioni Evropian ka miratuar më parë këtë qasje në disa vende të rajonit të Ballkanit, me

qëllim që të njohtojë vendet e para–anëtarësimit me procedurat e fondeve strukturore dhe strukturat tjera të

nevojshme pas anëtarësimit.

Marrëveshja lidhur me Rajonin Ekonomik Jug është nënshkruar me 16 dhjetor 2008 ndërmjet Kryetarëve të

Komunave të Dragashit, Malishevës, Mamushës, Prizrenit, Rahovecit dhe Suharekës. Agjencia për Zhvillim Rajonal

Jug është regjistruar në qershor të vitit 2009. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009 agjencia është kompletuar dhe

Page 5: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

HYRJE 1

ka arritur statusin e plotë operacional, me personel të punësuar, të trajnuar, si dhe me statut dhe plan të punës të aprovuar nga Bordi i Partnerëve. Puna rreth Strategjisë së parë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal është inicuar në tetor të vitit 2009 me mbledhjen e të dhenave socio– ekonomike dhe me punën drejt themelimit të grupit rajonal për partneritet, që perfaqëson të gjitha grupet e hisedarëve në procesin zhvillimor. Detyrë fillestare e hisedarëve të partneritetit ishte pjesëmarrja në përpilimin e SZHER–së së parë për Rajonin Ekonomik Jug, ndërtimit të kapaciteteve për pjesëmarrje në skemën e granteve të ZNKE–së për ZHER, si dhe pjesëmarrja në krijimin e listës së projekteve të zhvillimit. Kapacitetet për dizajnimin dhe zhvillimin e koncepteve për iniciativat rajonale që kanë pë qëllim rritjen e investimeve dhe punësimit janë ende të kufizuara në rajon dhe në përgjithësi në Kosovë, siç është edhe përvoja me mbështetjen lokale ndaj sektorit privat. Nën qasjen e ZHER-it, AZHR–Jug së bashku me partneritetin e zhvilluar do të koordinojë përpjekjet e ndryshme, hartojë projekte, mobilizojë fonde qeveritare dhe donatore dhe do të jetë si një mjet për zbatimin efikas të strategjive zhvillimore.

Përgatitja e SZHER–së shërben për një varg qëllimesh, siç janë sigurimi i një kornize strategjike për zhvillim të balancuar ekonomik në rajon, duke shërbyer si një dokument strategjik për programimin e fondeve të ardhshme të BE-së, fondeve të donatorëve të tjerë dhe përfundimisht, fondeve lokale dhe sigurimin e bazës për pjesëmarrje në fondet strukturore të BE-së në të ardhmen.

Në bazë të praktikave më të mira të BE–së për Strategjitë e Zhvillimit Ekonomik Rajonal, karakteristikat dhe cilësitë e një strategjie

efektive për zhvillimin rajonal pershkruhen në këtë mënyrë: Një strategji efikase për zhvillimin rajonal:

është e fokusuar në kontekstin e saj organizativ, ekonomik dhe social krijon një vizion të gjerë të përbashkët për zhvillim te ardhshëm të rajonit

angazhon hisedarët në mënyrë të hapur dhe produktive gjatë përgatitjes së strategjisë komunikon mesazhet kryesore në mënyrë të qartë për një audiencë të shumëllojshme

identifikon mekanizma të qartë të implementimit

investimet dhe projektet kyçe i ndan në faza të ndryshme vendos kornizë të thjeshtë, por efikase për monitorim

Page 6: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

1 HYRJE Edhe pse kjo draft strategji mund të mos plotësojë të gjitha karakteristikat e mësipërme, ajo përfaqëson përpjekjen e parë në ndërtimin e strategjisë rajonale dhe ofron një pikënisje në procesin e vazhdueshëm për zhvillimin rajonal në të ardhmen. Ajo do t’i nënshtrohet përmirësimit të mëtejshëm dhe përditësimit si rezultat i rritjes së kapaciteteve të anëtarëve të partneritetit dhe të kategorive të tyre dhe si rezultat i procesit të monitorimit dhe vlerësimit. Qëllimisht, SZHER–ja fokusohet në një numër të kufizuar të çështjeve kyçe dhe nuk tenton të jetë tepër ambicioze. Në një mënyrë ajo mund të konsiderohet si fillim i një procesi të të mësuarit, ku kapaciteti në rritje i autorëve dhe hisedarëve do të sigurojë një analizë më të thellë të politikave në të ardhmen. Psh, versionet e ardhshme të strategjisë mund të japin justifikime më të avansuara ekonomike për ndërhyrje të veçanta lidhur me shpenzimet publike ose partneritetet publiko-private në fusha të konsideruara si prioritare për mbështetjen e investimeve; pastaj për të ofruar një profil shumëvjeçar të vënies së prioriteteve të investimeve dhe për të siguruar se propozimet janë në përputhje me politikat e BE–së, veçanërisht në fushën e mjedisit. Së fundi, versionet e ardhshme do të sigurojnë një bashkërendim shumë më të mirë me strategjitë dhe prioritetet e ministrive relevante dhe institucioneve në nivelin qendror. Gjithashtu, duhet të theksohet se ky dokument është përgatitur me burime të kufizuara financiare dhe njerëzore, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Udhëzimet praktike për planifikim rajonal janë ofruar nga Asistenca Teknike EURED, ndërsa metodologjia është dakorduar nga të pesë AZHR – të. Sidoqoftë, procesi ka qenë i bazuar në tre parime themelore që reflektojnë praktikat më të mira në fushën e planifikimit të zhvillimit rajonal. Këto janë:

1. Zhvillimi ekonomik rajonal duhet të angazhojë një partneritet të gjerë rajonal, që përfshin qeveritë

komunale, hisedarët nga komuniteti i biznesit (sektorin publik dhe privat, si dhe shoqatat e biznesit),

OJQ – të dhe mediat

2. Qasja ndaj zhvillimit rajonal duhet të jetë “nga poshtë - lartë”, që nënkupton se hisedarët rajonal duhet të

jenë drejtpërdrejt të përfshirë në identifikimin e nevojave të Rajonit Ekonomik Jug dhe zhvillimin e

strategjive dhe projekteve për të trajtuar këto nevoja dhe

3. Zhvillimi rajonal i përshkruar në strategji duhet të shihet më tepër si një proces i integruar, e jo si një varg

projektesh dhe programesh të veçanta.

SZHER–ja për Rajonin Ekonomik Jug është punuar nga grupi i punës, i cili pasqyron partneritetin rajonal. Gjatë procesit të ndërtimit të strategjisë, parimi i partneritetit i cili është thelbësor për qasjen e BE–së për politikën e kohezionit ekonomik dhe social është ruajtur plotësisht. Qasja “nga poshtë-lartë” e miratuar gjatë procesit të ndërtimit të strategjisë bazohet në parimin që lidhet me rregullën e subsidiaritetit, që do të thotë se njerëzit në rajon më së miri mund t’i identifikojnë dhe të vendosin mbi zgjidhjet të cilat i adresojnë nevojat e zhvillimit të tyre. Si pasojë, ekipi i AZHR–së Jug me mbështetjen e Asistencës Teknike të ZHER të BE–së ka siguruar udhëheqje, aktivitetete të ndërtimit të kapaciteteve, ka asistuar në analizën e të dhënave, ka propozuar pikëpamje alternative, si dhe ka udhëhequr hartimin e tekstit përfundimtar, por nuk ka luajtur një rol dominues në caktimin e përmbajtjes së startegjisë. Vënia e procesit të strategjisë në pronësi të partnerëve rajonal dhe ndërtimi i kapaciteteve rajonale ka dëshmuar në shumë vende të jetë një faktor kyç në regjenerimin e rajoneve me nivel të ulët të zhvillimit ekonomik. Në të ardhmen, kur koordinimi me institucionet e nivelit qendror të forcohet, mund të ketë nevojë që të kemi një kombinimin të qasjeve “poshtë-lartë” dhe “lartë-poshtë”. Pjesa operative e strategjisë (programimi), sidomos në rrethanat kur mekanizmat e financimit për shumicën e fushave prioritare nuk janë qartë të përshkruara, gjithmonë i ekspozohet rrezikut të rezultojë me një “listë dëshirash” të partnerëve të zhvillimit. Për të shmangur këtë kurth, partnerët duhet të përdorin kriter të qartë sa i përket prioriteve dhe kohës gjegjëse të implementimit. Programet duhet të jenë të përqëndruara në zvoglimin e pengesave për zhvillim në të ardhmen, duke përdorur përparësitë konkurruese të rajonit, që të ketë rritje të punësimit dhe produktivitetit. Në fund, duhet përmendur se gjatë procesit të planifikimit strategjik, ZNKE–ja ka siguruar mbështetje përmes një skeme të granteve për ZHER përmes Thirrjes për Propozime. Kjo i ka mundësuar AZHR–së ofrimin e mbështetjes së barabartë dhe ndërtimin e kapaciteteve të lidhura me shkrimin e propozimeve dhe zbatimin e tyre në të ardhmen, si dhe u ka mundësuar partnerëve t’i paraqesin propozimet e programeve në përputhje me punën vijuese në zhvillimin e strategjisë.

Page 7: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

PROFILI RAJONAL 2 2. Profili Rajonal

Procesi i zhvillimit të strategjisë ka filluar me mbledhjen e të dhënave socio–ekonomike relevante për rajonin. Këto të dhëna janë prezantuar në GKPP dhe janë publikuar nga AZHR–Jug në Profilin Socio–Ekonomik të Rajonit Ekonomik Jug, i cili përbën përshkrimin aktual të rajonit nga aspekti ekonomik. Ky status i rajonit i nënshtrohet analizave të mëtejshme të potencialeve ekzistuese. Qëllimi i këtij kapitulli është të identifikojë çështjet kyçe të lidhura me kushtet dhe nevojat aktuale të rajonit, të cilat do të adresohen në strategji. Potenciali rajonal dhe vlerësimi i nevojave (të shprehura si Përparësi dhe Dobësi), të kombinuara me faktorë të jashtëm

(Mundësitë dhe Rreziqet) përbën analizën SWOT, e cila ka qenë pikë fillestare për analizë te mëtejshme të SWOT-it të kryer nga Grupi Kyç Punues i Partneritetit (GKPP) ose Grupet Punuese Tematike (GPT) të themeluara nga ky partneritet. Ky nën-seksion i dokumentit është përqëndruar në ato fakte dhe konkluzione preliminare të cilat mund të përdoren si një bazë e mirë për orientimet strategjike të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Rajonal të Rajonit Ekonomik Jug. Mbledhja e të dhënave, rafinimi dhe analiza e tyre është detyrë e vazhdueshme e Agjencisë për Zhvillim Rajonal–Jug. Të dhënat shtesë dhe analiza e mëtejshme e të dhënave do të përdoren në faza të ndryshme të procesit të zhvillimit të strategjisë dhe për qëllime të tjera, të lidhura me vlerësimin e çështjeve të ndryshme ekonomike dhe sociale në rajon, veçanërisht në fazën e programimit.

Page 8: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

2 PROFILI RAJONAL

2.1 Gjeografia, reliefi, burimet natyrore dhe kushtet klimatike

2.1 Gjeografia, reliefi, burimet natyrore dhe kushtet klimatike

Rajoni Jug shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Kufizohet me Shqipërinë në perëndim, Maqedoninë

në juglindje, komunën e Gjakovës në veriperendim, Shtimen në veri dhe Shtërpcen në lindje. Rajoni ka një

sipërfaqe prej 2.031 km2 (18,66% e territorit të Kosovës dhe përbëhet nga 6 komuna: Prizren, Dragash,

Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Mamushë, që ndryshojnë ne mënyrë të konsiderueshme për nga

madhësia - më e madhja prej 640 km² (Prizreni) dhe më e vogla prej 12,5 km² (Mamusha), me katër komunat

tjera në madhësi mesatare (prej 280 - 430 km2).

Reliefi është i shumëllojshëm dhe përfshin male të larta, kodrina, lugina dhe fusha.

Lartësia mbidetare ndryshon dhe sillet prej 400 deri me 2.750 metra përgjatë zonave malore (majet e maleve të

Sharrit). Në male ekzistojnë pyje dhe kullosa të pasura me botë bimore dhe shtazore.

Përderisa veçoritë klimatike janë deri diku të dominuara nga ato që janë karakteristike për klimën e mesme

kontinentale (dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë), ekziston gjithashtu një ndikim i rëndësishëm i klimës së butë mesdhetare. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht 24.6 °C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare prej -10°C. Të rreshurat atmosferike sillen prej 511 mm deri në 1.108 mm. Kushtet klimatike, të kombinuara me sipërfaqe të tokës relativisht të mirë, ofrojnë një bazë të mirë për zhvillimin e bujqësisë. Kodrat me ekspozim optimal në diell mundësojnë ngritjen e vreshtave cilësore.

Rajoni konsiderohet të ketë furnizim adekuat me ujë. Asnjë nga lumenjtë nuk është mjaft i madh për të

organizuar lundrimin, p.sh. transporti nëpër lumenjë për qëllime komerciale, mirëpo ato mund të përdoren për qëllime të turizmit ose peshkimit. Shumica e lumenjve derdhen në lumin Drini i Bardhe, i cili rrjedh në gjatesi prej 122 kilometrash ne pjesen perendimore të rajonit. Kjo e bën të mundur ujitjen e një sipërfaqeje të mirë të tokës pjellore. Prandaj, nje pjese e konsiderueshme e tokes bujqesore ne rajon, mbi 12.500 ha, eshte e mbuluar me sisteme të ujitjes, që në krahasim me një total prej rreth 55,000 ha nën ujitje në tërë Kosovën eshte rreth 23%. Kosova ka një kapacitet të projektuar për ujitjen e 72,440 ha. Një pjesë e rëndësishme e këtij potenciali të pashfrytëzuar besohet të jetë në Rajonin Ekonomik Jug. Sipërfaqe të mëdha të tokës me kushte të favorshme agroklimatike, të kombinuara me mundësitë e përparimit të mëtejshëm të sistemit të ujitjes (Rajoni Jug ka më shumë sipërfaqe të tokës së ujitur, se mesatarja e Kosovës) e bëjnë rajonin të përshtatshëm për zhvillim të integruar të bujqësisë. Disponueshmëria e kullosave krijon një mundësi për zgjerimin e prodhimit blegtoral dhe

e bën të mundshme përmirësimin e teknologjisë dhe cilësisë blegtorale. Kushtet e përshtatshme agroklimatike e bëjnë rajonin të përshtatshmëm për zhvillim të

Rajoni Ekonomik Veri

Rajoni Ekonomik Perëndim Rajoni Ekonomik Qendër

Rajoni Ekonomik Jug Rajoni Ekonomik Lindje

Rahovec Malishevë

Mamushë Suharekë

Prizren Dragash

Page 9: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

PROFILI RAJONAL 1

Gjeografia, reliefi, burimet natyrore dhe kushtet klimatike 2.1

vreshtarisë. Njëra ndër burimet natyrore pak e lënë anash është druri. Përderisa Rajoni Jug ka një përqindje të madhe të sipërfaqes me drunjë, një pjesë e konsiderueshme e saj është e mbrojtur si pjesë e Parkut Nacional të Sharrit, ose zonave të tjera të mbrojtura. Druri kryesisht prehet në mënyrë ilegale (përfshirë edhe zonat e mbrojtura), në të shumtën e rasteve për qëllime të ngrohjes. Në përgjithësi, druri dhe industria e drurit nuk mund të shihen si një bazë për zhvillimin strategjik të gjithë Rajonit Jug. Edhe pse ka shumë hapësirë për investime private, druri ndërtimor kryesisht importohet dhe nuk trajtohet në mënyrë të duhur. Ekziston potenciali për të gjeneruar vlerë të shtuar të produkteve të drurit dhe gjysmë produkteve, për të gjeneruar përfitime që mund të ri-investohen dhe kështu të revitalizohet ky sektor. Rajoni Jug nuk posedon pasuri nëntokësore dhe depozita të mineraleve të cilat mund të shfrytëzohen me

efektivitet të arsyeshëm duke konsideruar nevojat për investime kapitale dhe kthim të gjatë të investimit, si dhe dëmet e mundshme në mjedis. Mineralet, siç janë: rëra, zhavori dhe guri i thyer paraqesin potencial për rajonin. Realizueshmëria e eksploatimit të depozitave jo metalike nuk është kryer. Financimi i nevojshëm për momentin nuk konsiderohet prioritet për qeverinë qendrore. Për këtë arsye, nuk mund të shihen si prioritet për zhvillimin e ardhshëm ekonomik në Rajon. Duke veçuar depozitat me cilësi të mirë të zhavorrit (veçanërisht në pjesët e Rrafshit të Dukagjinit) dhe gurthyesit aktualisht të shfrytëzuara për ndërtimin e rrugëve (në komunën e Suharekës) dhe qëllime të tjera të ndërtimit (në komunën e Malishevës), kujdes adekuat, megjithatë, duhet t’i kushtohet zhvillimit të këtij aktiviteti, me vëmendje të duhur në mbrojtjen e mjedisit.

Pozita specifike gjeografike, pasuritë natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe

folklori i larmishëm, e bëjnë Rajonin Jug një vend ideal për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Disa nga

përparësitë, siç është afërsia e rrugëve kryesore tranzitore dhe malet e përshtatshme për sportet dimërore, si dhe

për kampim dhe alpinizëm gjatë fundjavëve, në njëfarë mase janë duke u shfrytëzuar. Aktivitetet turistike tashmë

janë duke siguruar burime të mira të të ardhurave si për popullatën lokale, ashtu edhe bizneset rajonale. Në Malet

e Sharrit, të cilat arrijnë lartësinë deri në 2.750 m. ndodhen 16 liqene malore. Pjesët kryesore të kësaj zone i

përkasin Parkut Nacional dhe janë nën mbrojtje me qëllim të zhvillimit të turizmit. Malet e Sharrit përmbajnë

qindra metra të zonave të skijimit, të cilat nuk shfrytëzohen plotësisht dhe paraqesin potencial të madh për

zhvillimin e turizmit dimëror. Malet e Koritnikut dhe të Pashtrikut poashtu janë potenciale të mëdha natyrore për

zhvillimin e turizmit malor. Gryka e Mirushës është një rezervë e mbrojtur natyrore për shkak të vargut të saj

pitoresk të bazeneve dhe ujëvarave, si dhe shumëllojshmërisë së madhe bimore (më shumë se 800 lloje të

ndryshme). Këtu mund të gjinden disa bimë të rralla (disa janë endemike në Kosovë) dhe kafshë të mbrojtura, si

breshka dhe gjarpërinjët (p.sh. Vipera amodytes). Lumi Mirusha që kalon nëpër një kanion 10 kilometra të gjatë,

pranë bashkërrjedhjes me Lumin Drini i Bardhë, formon 16 liqene të lumenjëve, me ujëvara në mes tyre. Ujvara

më e lartë, mes liqenit 8 dhe 9, është 21 metra e lartë. Liqeni më i madh (55 m X 45 m) është ai i fundit, me një

thellësi prej 5 metrash.

Në përgjithësi, Rajoni Ekonomik Jug ka një nga pozicionet më të mira gjeo – strategjike në Kosovë, që është

një perspektivë e mirë për zhvillimin strategjik dhe është përparësi në kontekstin e Integrimit Evropian. Autostrada e ardhshme, që do t’a lidhë Rajonin Jug me një port detar në njërën anë dhe me Sërbinë në anën tjetër, në kombinim me lokacionin gjografik që kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, mundëson qasje më të lehtë në tregjet ndërkombë dhe zhvillim të bashkëpunimit kuptimplotë ndërkufitar.

2 PROFILI RAJONAL

2.2Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës

Page 10: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

2.2 Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës Të dhënat për popullsinë Numrat mbi popullsinë e Kosovës tregojnë një trend të rritjes. Gjatë periudhës ndërmjet viteve 1948 dhe 2004 numri vjetor i lindjeve ka qenë gjithnjë në rritje. Numri i përgjithshëm i popullsisë ka qenë gjithashtu në rritje, me

përjashtim të periudhës ndërmjet viteve 1992 dhe 1996, kur Kosova pësoi emigrim masiv. Aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare mbi popullsinë, prandaj përcaktimi i shifrave të popullsisë është bërë duke përdorur metoda të ndryshme. Sipas llogaritjeve të fundit, numri i tanishëm i popullsisë së Kosovës vlerësohet të jetë afër 2.124.400 banorë.

Sipas vlerësimeve të fundit për numrin e popullsisë, del se Rajoni Jug me gjashtë komunat e tij ka rreth 513.000

banorë, prandaj Rajoni Jug përbën rreth 24% të popullsisë së Kosovës. Numri i popullsisë është në rritje e sipër.

Sidoqoftë, Rajoni mbulon më pak se 19 % të territorit të Kosovës, prandaj dendësia e popullsisë në rajon është

më e lartë se mesatarja e vendit.

Komunat në Rajon ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sa i përket dendësisë së popullësisë, ku Komuna e

Mamushës dhe ajo e Prizrenit janë më të dendurat ( 458 banorë/km2 dhe 375 banorë/km2), ndërsa shtrirja e

popullsisë në Komunën e Malishevës është më e rrallë (212 banorë/km2).

Struktura etnike e Rajonit është e përzier, ku shqiptarët përbëjnë mbi 88, 5% (454.005 banorë) të popullsisë.

Etnitetet tjera kryesore të pranishme në Rajon janë boshnjakët dhe goranët me 8% (41.040 banorë), turqit me

1.8% (9.234 banorë), komuniteti romë-ashkali-egjiptian me 1.3% (6.669 banorë) dhe serbë me 0, 4% (2.052

banorë).

Të dhënat demografike Rajoni Jug ka një popullsi që mund të karakterizohet si e re. Një studim tregon se mbi 37% e popullsisë është nën moshën 18 vjeçare. Kjo është e lidhur me madhësinë mesatare të familjes dhe numrin mesatar të fëmijëve në familje. Këto dy shifra në këtë Rajon janë shumë më të larta se llogaritjet e njëjta për tërë Kosovën. Madhësia mesatare e familjeve dhe numri i fëmijëve në komunat e Rajonit Jug në raport me mesataren për Kosovë janë paraqitur në tabelën e mëposhtme.

Struktura e moshës së banorëve të Rajonit është e tillë që numri i njerëzve që hyjnë në grupmoshë

profesinalisht aktive (ose “të gatshmë për punë”) është në rritje e sipër, që konsiderohet të jetë një potencial i rëndësishëm. Përqindja e fëmijëve të moshës deri në moshën 18 vjeçare ndaj popullatës së përgjithshme në këtë rajon është 37,1%. Struktura gjinore e popullsisë është e shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë me 50% femra dhe 50% meshkuj. Për disa komuna të rajonit kjo strukturë mund të ndryshojë per +5%. Numri i lindjeve në Rajonin

TABELA 1: Vlerësimi i popullësisë dhe territorit në Rajonin Ekonomik Jug

Komuna Numri i popullsisë Sipërfaqja (km2)

Dragash 45.000 435

Malishevë 65.000 307

Prizren 240.000 640

Rahovec 76.500 276

Suharekë 81.000 361

Mamushë 5.500 12

Totali për Rajonin Jug 513.000 2.031

% e totalit për Kosovë 24% 18.66%

PROFILI RAJONAL 2

Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës

Jug në vitin 2004 ishte 35,063 fëmijë të lindur, prej të cilëve fëmijë të gjinisë mashkullore ishin 18,213 ose 51,9%

ndërsa të gjinisë femërore 16,850 ose 48,1%.

Page 11: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

Në Rajonin Ekonomik Jug jetëgjatesia mesatare në vitin 2004 ka qenë 61 vjet. Ekzistojne dallime të

rëndësishme (20) vjet në mes të komunave të rajonit përsa i përket jetëgjatësisë. Ato ndryshojnë nga 50 vjet për

Komunën e Malisheves, deri në 70 vjet në Komunën e Dragashit. Në Komunën e Prizrenit jetëgjatësia mesatare

është 65 vjet, në Komunën e Rahovecit 61 vjet, ndërsa në Suharekë 60 vjet. Nuk ka të dhëna për Komunën e

Mamushës. Këto ndryshime të konsiderueshme mund t’i atribuohen faktorëve të mjedisit, si cilësisë së ujit dhe

ajrit dhe dallimeve në cilësinë e kushteve të jetesës në përgjithësi.

Sipas një studimi të sponsoruar ndërkombëtarisht, “Situata demografike, shoqërore dhe riprodhuese në Kosovë” e vitit 2003, popullata e moshës deri 24 vjeç përbën 53% të numrit të përgjithshëm të banorëve. Në Rajonin Jug përqindja e popullsisë se re të moshës 15 deri me 29 vjeç është 27,7%. Përqindja më e lartë e popullsisë së re është në komunën e Dragashit (32,3%). Përqindja më e ulët është në komunën e Rahovecit (vetëm 14%), që mund të jetë një indikator i largimit të numrit të madh të të rinjëve për të ndjekur mundësitë e shkollimit gjetiu. Është interesante që vetëm komuna e Rahovecit ka 63% të popullsisë së grupmoshës 30 deri 49 vjeç, në krahasim me komunat tjera në Rajon, të cilat kanë një përqindje të grupmoshës së njëjtë prej 22 – 24%.

GRAFIKU 1: Madhësia mesatare e ekonomive familjare dhe numrit të fëmijëve për çdo komunë

10.0 Madhësia mesatare e ekonomive familjare

7.5 Numri mesatar i fëmijëve

Dragash, Malishevë, Prizren, Rahovec, Suharekë, Dragash, Malishevë, Prizren Rahovec Suharekë

GRAFIKU 2: Madhësia mesatare e ekonomive familjare dhe numrit të fëmijëve

8. Madhësia mesatare e ekonomive familjare

4 Numri mesatar i fëmijëve

Mesatarja për Rajonin Jug, Mesatarja për Kosovë, Mesatarja për Rajonin Jug, Mesatarja për Kosovë

Megjithatë, duhet të theksohet se në mungesë të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, të dhënat e mësipërme janë cituar sipas studimit të përmendur. Të dhënat pasqyrojnë kushtet mbizotëruese në vitin 2003 dhe besueshmëria e tyre është gjithashtu e panjohur. Si rezultat i luftës së fundit, popullsia e Rajonit gjatë një dekade e gjysmë iu nënshtrua disa ndryshimeve të rëndësishme demografike dhe etnike. Mundësia për zhvillimin e Rajonit është të dalë nga këto ndryshime me një shoqëri më të fortë të ndërtuar në themelet e tolerancës reciproke dhe bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e lidhura me zhvillimin ekonomik. Struktura e moshës dhe rritja e përgjithshme e popullsisë me kalimin e kohës sigurisht që janë pasuri ekonomike e rajonit, por në të njëjtën kohë paraqesin edhe sfida me të cilat Rajoni do të përballet në fushën e arsimit dhe rritjes së punësimit.

PROFILI RAJONAL 2 2.2 Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës

Burimet njerëzore dhe tregu i punës

Burimet njerëzore të disponueshme në rajon janë të karakterizuara nga një varg relativisht i gjerë i aftësive. Kjo

pjesërisht rezulton nga një faktor historik i industrive të përfaqësuara nga NSH–të tashmë të shuara, por që kanë

qenë të pranishme në rajon. Shumica e NSH–ve janë likuiduar, disa prej tyre iu nënshtruan spin offit dhe

ristrukturimit të thellë, shumica e fuqisë së mëparshme punëtore e grupmoshës së mesme posedon aftësi që nuk

janë plotesisht të shfrytëzuara, apo nuk ka të ngjarë që do të shfrytëzohen.

Page 12: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

Faktori i dytë i rëndësishëm që ka kontribuar në aftësimin e gjerë të fuqisë punëtore është sistemi i aftësimit profesional. Si shembull, institucionet arsimore të rajonit në vitin shkollor 2007/2008 kanë ofruar 10 profile të

aftësimit profesional: • Makineri dhe përpunim të metaleve • Elektro – teknik • Ndërtimtari • Komunikacion • Tekstilë dhe lëkurë • Kimi, grafikë • Tregti dhe turizëm • Ekonomi dhe juridik • Mjekësi • Art Për shkak të strukturës së moshës, shumë të rinjë kanë njohuri të mira të teknologjisë informatike dhe dizajnit grafik. Kjo është një përparësi konkurruese e fuqisë lokale punëtore, që rrit interesimin e investitorëve të huaj, veçanerisht në sektorin e shërbimeve.

Struktura e Papunësisë Numri i përgjithshëm i të papunëve të regjistruar në shërbimet publike të punësimit për tërë Kosovën deri në fund të vitit 2008 ka qenë 334.595 persona. Të dhënat për vitin 2008 tregojnë nje rritje mesatare vjetore prej 0,4% të papunësisë, që është dukshëm më e ulët se rritja krahasuar me normën e papunësisë vjetore në 2007 dhe ende shumë më e ulët se rezultati nga vitet e mëparshme. Sipas të dhënave më të fundit (maj 2009) lidhur me papunësinë në Kosovë, shkalla e papunësisë kap shifrën 338.618 individë të papunë, ku 47.2% janë femra.

TABELA 2: Papunësia sipas nivlit të kualifikimit

Nivelet e kualifikimit Papunësia e regjistruar %

Të pakualifikuar 40.134 60

Gjysmë të kualifikuar 2.676 4

Të kualifikuar 6.020 9

Me arsimim të mesëm 16.722 25

Me arsimim të lartë 669 1

Me arsimim universitar 669 1

TABELA 3: Papunësia sipas moshës

Mosha Papunësia e regjistruar %

15-24 20.200 30.2%

25-39 29.500 44.1%

40-54 13.043 19.5%

55-64 4.147 6.2%

PROFILI RAJONAL 2 2.2 Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës

TABELA 4:

Etniciteti Papunësia e regjistruar %

Shqipëtar 60.870 91%

Serb 1.376 2%

Minoritete të tjera 4.644 7%

Të dhënat e fundit për Rajonin Jug që mbulojnë tremujorin e parë të vitit 2009 japin shifren prej 66.890 të të papunëve. Sipas publikimit zyrtar të MPMS–së numri i të papunëve në Rajonin Jug kap shifrën prej 57.890 persona të papunë, mirëpo këtu nuk janë llogaritur edhe 9.000 të papunë nga Komuna e Malishevës, që janë

Page 13: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

përfshirë në të dhënat e Rajonit Perëndim, në vend të atij Jug. Siç pritej, të dhënat e mëposhtme ilustrojnë ekzistencën e një korrelacioni të fortë midis papunësisë dhe nivelit të kualifikimeve.

Mosha mesatare e pjesës dërmuese të numrit të përgjithshëm të të papunësuarve sillet rreth 25–30 vjeç. Si edhe

në vitet e kaluara, presioni më i lartë i papunësisë ende është në grupmoshën më të re, që ilustrohet nga rritja e

regjistrimeve (+3%) dhe shkalla e hyrjes në grupin e të papunëve.

Si edhe në vitet e kaluara, presioni më i lartë i papunësisë ende është në grupmoshën më të re, që ilustrohet nga

rritja e regjistrimeve (+3%) dhe shkalla e hyrjes në grupin e të papunëve.

Në përgjithësi, shkalla e papunësisë në Rajon mbetet e lartë, me afërsisht 67,000 njerëz të pa punë. Shkalla e rritjes së papunësisë

PROFILI RAJONAL 2 2.2 Popullata, demografia, burimet njerëzore dhe tregu i punës

megjithatë tregon një rënie gjatë disa viteve të fundit. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se një segment më i ri dhe me arsimim më të lartë i popullsisë është duke hyrë në fuqinë e punës. Në përgjithësi, të rinjtë kanë kualifikime më të mira në kompjuter dhe në fushat e lidhura me teknologji dhe mund të jenë më tërheqës për punëdhënësit në sektorin e shërbimeve dhe atë të prodhimit. Megjithatë, presionet e papunësisë janë më të lartat në këto grupmosha.

Punësimi Gjate vitit 2008 sektori publik ne Kosove ka orfuar 6.937 mundësi të reja të punësimit, që indikon një rritje prej më shumë se 6%

në krahasim me vitin paraprak. Nuk ka të dhëna të sakta të disponueshme lidhur me Rajonin Ekonomik Jug, megjithatë

ekzistojnë dallime të konsiderueshme në ofrimin e mundesive të reja të punësimit nga sektori publik në gjashtë komunat e

rajonit. Komuna e Prizrenit ka krijuar numrin më të madh të vendeve të punës në sekorin publik. Faktorët kryesor përgjegjës për

këtë ndryshim përfshijnë shkallën e urbanizimit dhe nivelit të shërbimeve publike të ofruara. Sa i përket punësimit, sektori publik

i Rajonit është ende punëdhënësi më i madh dhe rritja vjetore e normës së punës në këtë sektor është rreth 8%. Struktura e

mundësive të punës të ofruara nga sektori privat mbetet kryesisht i pandryshuar gjatë viteve të fundit, me 64% të vendeve të

punës të ofruara nga nënsektori i shërbimeve dhe nga 19% të punëve të ofruara nga nënsektori i prodhimit dhe 17% të ofruara

nga bujqësia. Në përgjithesi, duke krahasuar nivelin e punësimit dhe të papunësisë është e qartë se Rajoni Jug karakterizohet

nga një shkallë shumë e lartë e papunësisë në të gjitha komunat e rajonit.

TABELA 5: Të ardhurat mesatare mujore sipas Rajonit në Kosovë (euro)

Rajoni 2002 2004 2006 2008 Rritja (2006-2008)

R. Lindje 166 165 222 241 5.7%

R. Veri 166 206 231 247 4.2%

R. Perëndim 205 212 223 243 6.6%

R. Qendër 202 209 256 262 1.2%

R. Jug 166 199 242 254 2.8%

Të ardhurat për rajon

Mesatarja më e lartë e pagave në Kosovë në vitin 2008 është raportuar për Rajonin Qendër (262 € për muaj) dhe

Rajonin Ekonomik Jug (254 € për muaj). Mesatare shumë më të uëta të pagave janë paguar në Rajonet Lindje

dhe Perëndim. Megjithatë, punonjësit e këtyre zonave kanë gëzuar rritje në mesataren e pagave mujore gjatë

viteve të fundit.

Të ardhurat mesatare mujore të raportuara për Rajonin Jug për vitin 2008 ishin 254 €, që është një rritje prej 53%

në krahasim me vitin 2002. Megjithatë, rritja e të ardhurave gjatë disa viteve të fundit është shumë më e

ngadalshme se sa norma mesatare e rritjes për tërë Kosovën. Kjo mund të shihet si një shenjë paralajmëruese e

ngecjes së aktivitetit biznesor të rajonit.

Page 14: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

PROFILI RAJONAL 2 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit

2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit

Rrjeti rrugor

Rajoni Jug karakterizohet nga një rrjet i zhvilluar i rrugëve lokale, rajonale dhe magjistrale, por shumica e tyre janë në gjendje jo të mirë. Një nga synimet më të rëndësishme për Kosovën në drejtim të zhvillimit të transportit është sigurimi i lidhjes me korridoret e rrugëve pan-evropiane. Rajoni Jugor për momentin nuk është i lidhur me asnjë nga korridoret e Rrjetit Trans-Evropian (RTE). Brenda periudhës kohore afatmesme të kesaj strategjie, Rajoni do të lidhet me korrridorin E10 nëpërmjet autostradës Durrës – Prizren – Prishtinë – Merdar. Ndërtimi i autostradës është në përfundim e sipër në pjesën shqiptare (me përjashtim të tunelit që ka nevojë për përmirësime që të akomodojë komunikacionin në dy kahje) dhe aktualisht autostrada shtrihet deri në fshatin Vërmicë të Komunës së Prizrenit. Ndërtimi i autostradës do të vazhdojë në anën e Kosoves deri në Merdar (kufiri me Serbinë), duke kaluar nëpër periferi të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës. Puna përgatitore është duke u zhvilluar në anën e Kosovës. Është e sigurt se ndërtimi i autostradës do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme perspektivat e rajonit, pra vetë autostrada do të ofrojë një numër të madh të mundësive të zhvillimit duke integruar rajonin në rrjetin rrugor evropian në mënyrë adekuate. Në Kosovë rrugët janë të klasifikuara në autostrada apo rrugë kombëtare, rrugë rajonale dhe ato lokale. Rrugët kombëtare dhe rajonale janë brenda kompetencave të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe janë të nivelit të rëndësisë së lartë. Rrugët lokale, të cilat janë të nivelit të rëndësisë së ulët, janë brenda kompetencave të qeverisjes lokale (komunave) dhe kanë një gjatësi të përgjithshme prej rreth 6.000 km. Në Rajonin Jug ka rreth 1.200 km. rrugë lokale. Më shumë se 50% ose 633 km janë rrugë të asfaltuara. Lidhjet ndër-rajonale të rrjetit të rrugëve janë në gjendje mesatare. Ato kryesisht karakterizohen nga qarkullimi i rëndë rrugor në hyrjet dhe daljet e qyteteve. Në disa qytete të Rajonit Jug, si në Suharekë, Rahovec dhe Malishevë, nuk ka rrugë tranzitore dhe i tërë trafiku është duke kaluar nëpër qytet. Si përfundim, mund të themi se gjendja ekzistuese e rrjetit të rrugëve lokale në Rajonin e Jugut mund të karakterizohet si relativisht e mirë - në veçanti për shkak të faktit se shumica e rrugëve lokale tashmë janë të asfaltuara dhe kanë qasje të duhur në rrjetin rajonal të rrugëve të Kosovës. Gjendja teknike e rrjetit rrugor mund të karakterizohet si një rrjet që ka nevojë për përmirësim dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.

PROFILI RAJONAL 2 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe zhvillimi i biznesit

Rrjeti hekurudhor Ngjashëm sikurse me shumicën e rajoneve të Kosovës, mungesa e sistemit hekurudhor operativ e bën të pamundur përdorimin e transportit hekurudhor, e cila është parë si një pengesë për zhvillimin rajonal. Në Rajonin Jug ekziston vetëm një lidhje e mundshme hekurudhore me rrjetin hekurudhor të Kosovës. Kjo është linja që kalon nga Prizreni nëpër Xërxë dhe Klinë për në Fushë Kosovë. Është e kompletuar në vitin 1963 dhe ka një gjatësi totale prej 58.4 km. Sikurse linja, ashtu dhe terminali në Prizren aktualisht nuk funksionojnë. Si rezultat i mungesës së investimeve në mirëmbajtje, aktualisht kushtet teknike janë mjaft të dobëta. Binarët janë dëmtuar nga kalimet e paautorizuara, ekzistojnë shumë ndërtime ilegale në brezin hekurrudhor, si dhe mbeturina të grumbulluara në binarë. Nuk ekzistojnë plane të dukshme për të adresuar këtë dobësi në afat të shkurtër apo të mesëm kohor. Një ndër lidhjet kryesore rajonale hekurudhore në Kosovë është Fushë Kosova, e cila siguron lidhje me Shkupin dhe Beogradin.

Linja Prizren-Xërxë-Fushë Kosovë është e shkatërruar në atë masë sa që rindërtimi i tij nuk mund të jetë

ekonomikisht i realizueshëm. Mungesa e investimeve në linjën Prizren - Fushë Kosovë është një pengesë e rëndësishme për zhvillimin e Rajonit Jug. Kjo shton presion drejtë përshpejtimit të ndërtimit të autostradës në anën e Kosovës. Pa patur qasje në korridoret e përshtatshme të transportit, zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit do të pengohet në mënyrë serioze.

Qasja në porte dhe aeroporte Qasja e përshtatshme në portet detare dhe aeroporte ka ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e biznesit, pasi që ndikon në koston e transportit dhe qasjen e mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe regjionale. Kosova aktualisht

Page 15: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

ka vetëm një aeroport civil ndërkombëtar në Slatinë afër Prishtinës dhe një tjetër për nevojat ushtarake të KFOR-it në afërsi të Gjakovës. Aeroporti Ndërkombëtar në Prishtinë ofron mesatarisht 20 fluturime në ditë dhe ky numër është në rrijte të vazhdueshme. Për herë të parë në vitin 2008 numri i udhëtarëve civil ka arritur në 1,137,000 udhëtarë, përveç personelit ushtarak prej 100.000 udhëtarësh.

Aeroporti Nërkombëtar në Prishtinë kryen edhe transportin e mallrave (cargo). Të dhënat në lidhje me vëllimin e këtyre ngarkesave nga aeroporti nuk janë në dispozicion, por shërbimet ofrohen për disa nga kompanitë globale si FEDEX, UPS, TNT, DHL, AES Cargo & Move One. Pasi që Kosova nuk ka dalje në det, qasja e vetme në portet e Durrësit dhe Shëngjinit është kalimi përmes autostradës së sapondërtuar Morinë-Kukës-Durrës. Qendrat më të afërta logjistike për transportimin e mallrave për Rajonin Jug janë aeroporti në Prishtinë, porti në Durrës dhe terminali hekurudhor në Fushë Kosovë.

Infrastrukutra Mjedisore

Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i ujërave të zeza në Rajonin Ekonomik Jug bëhet nga kompania publike „Hidroregjini Jugor“. Niveli i shërbimeve është i klasifikuar nga Zyra e Rregullatorit të Ujit dhe Mbeturinave si më i ulët se mesatarja për Kosovën. Rrjeti i furnizimit me ujë mbulon 49% të territorit të Rajonit, ndërsa ai i kanalizimit rreth 44% (në krahasim me 70% dhe 50% për Kosovë). Ofrimi i shërbimeve është kryesisht i përqëndruar në zonat e urbanizuara. Mungesa e burimeve është parë si një pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit. Sektori nuk mund të jetë profitabil, pasi që kostoja kontrollohet publikisht dhe pasqyron një politikë sociale të shtetit dhe përveç kësaj, ka probleme në inkasim. Aktualisht ekziston një studim për trajtimin e ujërave të zeza. Ujërat e zeza paraqesin një problem serioz mjedisor në rajon dhe ka edhe ndotje të ujit. Ndërkohë që Kosova ka të vendosura ligjet dhe standardet mjedisore, zbatimi i tyre është ende shumë i dobët. Menaxhimi i mbeturinave të ngurta sigurohet nga kompania „Ekoregjioni“. Ajo ofron shërbime për rreth 39% të sipërfaqes së rajonit, që është një mesatare për Kosovën, por përnga standardet evropiane ende konsiderohet si e pamjaftueshme. Aktualisht në Rajonin Jug nuk ka programe të vendosura të klasifikimit të mbeturinave të ngurta, të mbledhjes së mbeturinave të klasifikuara apo të përpunimit të tyre (ose eventualisht reciklimit). Gjithashtu, nuk ka përpjekje të dukshme për rritjen e vetëdijësimit të popullsisë. Adresimi në mënyrë efektive i çështjeve të mjedisit duhet të jetë një çështje shumë urgjente, pasi ajo ndikon në cilësinë e jetës së Rajonit dhe cënon fuqishëm aspiratat e rajonit drejt zhvillimit të sektorit të turizmit.

PROFILI RAJONAL 2 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe zhvillimi i biznesit

Infrastruktura e energjisë dhe furnizmit

Mbi 87% të energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga kapaciteti gjenerues vendor i termocentralit të Obiliqit, ndërsa 13% e saj importohet. Aktualisht rrjeti i furnizimit me energji elektrike është i shpërndarë në gjithë Rajonin e Jugut dhe mbulon 99.5% të territorit të tij, por furnizimi është i pamjaftueshëm dhe i parregullt. Kjo varet pjesërisht nga sistemi i kategorizimit në bazë të pagesës se faturave, të caktuar nga KEK-u dhe pjesërisht nga problemet teknike (prishjet), të ofruara nga prodhuesi i vetëm i energjisë në Obiliq dhe rrjetit të energjisë. Gjendja teknike e rrjetit ka nevojë për përmirësim. Rajoni ka potencial për të përfituar energji nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht në formën e hidroenergjisë. Dy hidrocentralet ekzistuese, si ajo e Dikancit në Dragash (me një kapacitet prej 2200 kW) dhe

ajo në afërsi të Prizrenit (me një kapacitet prej 1500 kw, aktualisht nën studim të fizibilitetit nga Ministria e Energjisë dhe Minierave) kanë nevojë për riparim dhe investime. Ekziston edhe një projekt i gatshëm për ndërtimin e një centrali të ri më të madh në Zhur, me kapacitet rreth 300 MW, e cila është në pritje të fondeve. Përfundimi i të tre projekteve të lidhura me hidroenergjinë do të jetë një faktor pozitiv në rritjen e potencialit të zhvillimit si dhe të kontribuimit në kufizimin e ndotjes. Nuk ekziston sistemi i gypave për furnizim me gaz të industrisë dhe amvisërive, si për qellime të prodhimtarisë, ashtu edhe të ngrohjes. Sigurimi i gazit bëhet në pikat shitëse të benzinës.

Infrastruktura e Telekomunikacionit

është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e çdo rajoni. Ekzistojnë dy operatorët kryesorë të telekomunikacionit - PTK (me linjë tokësore dhe celulare) dhe IPKO (një operator privat i fokusuar në shërbimet mobile). Të dy operatorët mobil së bashku arrijnë të mbulojnë 90% të territorit të Rajonit Jug. Sistemet e telefonise fikse janë gjithashtu të zhvilluara. Shërbimet e licensuara të internetit përmes lidhjes ADSL dhe XDSL ofrohen nga PTK-ja, ndërsa operatorët privatë (IPKO dhe Kujtesa) ofrojnë qasje të internetit nëpërmjet teknologjisë së modemit kabllor dhe rrjetit wireless të palicensuar prej 2.4 GHz. Infrastruktura për telekomunikacion në përgjithësi është në

Page 16: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

gjendje të mirë, veçanërisht ajo e drejtuar nga PTK–ja, pasi që ajo ndjek politikën e blerjes së pajisjeve më të avansuara.

Infrastruktura industriale

në Rajon konsiderohet të jetë e varfër. Vetëm njëra komunë ka një zonë industriale nën zhvillim, e cila është e definuar dhe lokalizuar në vend adekuat (160 ha në Komunën e Suharekës) dhe është themeluar nga Komuna dhe mbështetet nga Qendra Lokale për Mbështetje të Biznesit. Ekziston edhe një zonë e vogël industriale (përafërsisht 30-35 ha) e cila është në zhvillim e sipër dhe gjendet në Komunën e Prizrenit, e krijuar si një nismë e investitorëve të huaj privat dhe është e lokalizuar në vend të përshtatshëm, në afërsi të autostradës së ardhshme. Komunat tjera të cilat planifikojnë të krijojnë zona industriale kanë sipërfaqe të tokës dhe objekte të përshtatshme për qëllime industriale, por ato janë kryesisht të shpërndara në të gjithë zonën, shpesh pjesërisht të shkatërruara, të papërdorura ose të mirëmbajtura në mënyrë të dobët. Në shumicën e komunave ende nuk janë definuar zonat apo standardet e zonimit. Në mënyrë që të shfrytëzohet maksimalisht toka dhe hapësira e cila është nën kontrollin komunal, është me rëndësi që të bëhet vlerësimi, dizajnimi dhe themelimi i zonave urbane me standarde të përshtatshme.

PROFILI RAJONAL 2 Ekonomia: Prodhimi dhe sektorët e shërbimit 2.4

2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve Komentet e përgjithshme Gjatë disa viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar përparim të dukshëm në tranzicionin e saj në një sistem të bazuar në treg dhe në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por ende është shumë e varur nga diaspora dhe komuniteti nderkombetar për ndihmë financiare dhe teknike. Rritja ekonomike është kryesisht e nxitur nga sektori privat, edhe ate në masën më të madhe nga bizneset e vogla. Valutë zyrtare e Kosovës është Euro, e cila ka ndikuar që inflacioni të mbahet në nivele të ulëta. Kosova deri tani ka pasur një suficit buxhetor, si rezultat i mbledhjes efikase të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) nëpër pikat kufitare dhe ekzekutimit jo të plotë të buxhetit. Për të ndihmuar integrimin e Kosovës në strukturat ekonomike rajonale, UNMIK-u në vitin 2006 ka nënshkruar (në emër të Kosovës) Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA). Në dhjetor të vitit 2008, Kosova ishte përcaktuar si vend përfitues nën programin Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (SPP). Sipas këtij programi, Kosova mund të eksportojë një gamë të gjerë të prodhimeve që kualifikohen për hyrje të lirë doganore në SHBA. Eksportet aktuale të Kosovës që kualifikohen për përfitimet nga SPP përfshijnë produkte druri, thëngjill dhe fruta të thata. Eksportet tjera kryesore përfshijnë produktet minerale, metale të ndryshme, produkte të lëkurës, makineri dhe pajisje të ndryshme. Partnerët kryesor të Kosovës në fushën e eksportit janë Italia, Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia. Importet përfshijnë kafshë të gjalla dhe produkte shtazore, pemë dhe perime dhe produkte të ngjashme, minerale, lëndë të parë, makineri, pajisje elektrike, tekstil, dru dhe prodhime druri, gur, qeramikë dhe prodhime qelqi dhe produkte kimike. Partnerët kryesor të vendit në fushën e importit janë BE-ja, Maqedonia, Serbia, Turqia dhe Shqipëria. Ekonomia rajonale, ngjashëm sikurse në tërë Kosovën, është relativisht stabile, por stagnuese. Si rezultat i kësaj dhe stabilitetit të mundësuar nga valuta Euro, presionet inflatore janë shumë të ulëta. Deficiti i madh në tregtinë ndërkombëtare është duke u balancuar nga diaspora dhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ofron

asistencë financiare dhe teknike. Ekonomia rajonale vuan nga mbështetja e tepërt në mallra të importuara, e cila shumë lehtë mund të zëvendësohet nga prodhimi vendor. Tranzicioni në ekonominë e tregut para se gjithash është kompletuar me procesin e privatizimit, i cili kryesisht

është finalizuar dhe ekonomia aktualisht është duke u drejtuar nga sektori privat. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore (NSH) i solli të ardhura të konsiderueshme thesarit të Kosovës, por investitorët e rinj nuk kanë qenë të suksesshëm në zhvillimin e industrisë lokale, me përjashtim të industrisë së verës në Rajon. Shumica e ndërmarrjeve tjera të privatizuara kanë reduktuar prodhimtarinë dhe janë larg arritjes së niveleve të prodhimit të kohës së para konfliktit.

Struktura e sektorit të biznesit Sipas Entit të Statistikës së Kosovës, deri në fund të vitit 2008, diku rreth 12.000 biznese janë regjistruar në Rajonin Ekonomik Jug dhe ky numër vazhdon të rritet. Shkalla e shuarjes së bizneseve (kompanitë që dalin nga biznesi) gjatë disa viteteve të fundit ka qenë 8%, mirëpo kjo është kompensuar nga përqindja e bizneseve të reja fillestare. Krahasimi i numrit të bizneseve të regjistruara, me numrat që kanë të bëjnë me punësimin shpie drejt konkluzionit që brenda sektorit privat rritja ekonomike e Rajonit është kryesisht e drejtuar nga Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM–të) dhe jo nga numri i vogël i bizneseve të mëdha. Të dhënat financiare që lidhen me ekonominë rajonale dhe performacën e bizneseve rajonale janë fragmentare

dhe pak të besueshme për një sërë arsyesh, duke përfshirë kulturën lokale të biznesit. Si pasojë, komentet analitike të paraqitura në këtë seksion nuk janë gjithmonë të mbështetura nga një grup konsekuent i të dhënave

Page 17: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

që mbulojnë të gjitha komunat e rajonit.

PROFILI RAJONAL 2 Ekonomia: Prodhimi dhe sektorët e shërbimit 2.4

GRAFIKU 3 Shpërndarja e bizneseve të regjistruara në Rajonin Jug sipas sektorëve

Tregti me shumicë dhe pakicë, servisimi i automjeteve

Industria ushqimore

Hotelet dhe restoranet

Transporti dhe komunikimi

Ndërtimi

Aktivitetet tjera shoqërore dhe perosnale

Pasuritë e patundshme, dhënia me qira dhe aktivitetet e biznesit

Shëndetësia

Bujqësia, gjuetia dhe pylltaria

Arsimi

Të tjera

Zbërthimi i statistikave të ekonomisë në nivelin nacional nuk është në dispozicion. Sidoqoftë, shumica e karakteristikave lidhur me aspektet e caktuara të ekonomisë rajonale janë simptomatike dhe të vlefshme për t’u paraqitur këtu. Shpërndarja sektoriale e bizneseve të regjistruara në Rajonin Jug shfaq një varësi të ekonomisë në sektorin e

shërbimeve. Gati gjysma e bizneseve të regjistruara (49%) mirren me tregti me shumicë dhe pakicë, të kombinuar me tregtinë e automobilave dhe sektorit të auto-servisimit. Afër 11% e bizneseve mirren me turizëm dhe shërbime hotelierike (hotele, restorane, etj), pasuar nga transporti (9%). Vetëm 12% e bizneseve janë të përfshira në përpunim (përfshirë industrinë e ushqimit) dhe më tej 5% në ndërtim. Vetëm 5% e bizneseve të regjistruara janë aktive në sektorin e bujqësisë.

Sektori industrial Me asistencën ndërkombëtare, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që nga viti 2004 deri tani ka gjeneruar rreth 385.5 million €. Sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbi 9.000 investitorë vendas dhe të huaj kanë shprehur interesim në procesin e privatizimit. Gjatë nëntë viteve të fundit Kosova është duke vendosur themelet e një ekonomie të orientuar në treg, duke u përpjekur për ta zhvilluar sektorin e prodhimtarisë së vendit. Kosova ka nivele shumë të ulëta të raportit eksport/import. Në vitin 2008 Kosova ka importuar 1.8 miliard € mallra dhe shërbime dhe ka eksportuar vetëm 186 milion €, që ka rezultuar me një deficit tregtar prej rreth 45% të BPSH-së së Kosovës. Ky deficit është financuar kryesisht përmes asistencës së huaj dhe remitencave nga diaspora. Degët kryesore ekonomike të Kosovës janë minierat, energjia dhe telekomunikacioni. Asnje nga këto industri nuk kanë objekte të rëndësishme të vendosura në Rajonin Jug. Megjithatë, sektori industrial i ekonomisë rajonale shfaq përparim të moderuar gjatë disa viteve të fundit. Janë themeluar një numër i madh i kompanive të reja dhe kanë filluar të operojnë në sektorë të ndryshëm, përfshirë përpunimin e ushqimit, përpunimin e metaleve dhe produkteve të plastikës (PVC). Kompanitë e reja bazohen në iniciativën lokale apo në ndonjë investim të huaj. Një kompani holandeze është shembull i parë i investimit të përbashkët ndërmjet një ndërmarrjeje nga Diaspora dhe një investitori të huaj. Kjo kompani gjithashtu është në proces të organizimit të parkut industrial në periferi të qytetit të Prizrenit për investitorë të huaj. Planet komunale në krijimin e parqeve komunale/rajonale/industriale/ dhe atyre për biznes janë në faza fillestare të realizmit. Shembuj të tjerë përfshijnë: • Abi & Elif 19 - është një kompani me bazë në Prizren, e njohur edhe me markën Progres. “Abi & Elif 19”

mirret me perpunimin e pemeve dhe perimeve dhe prodhon marmelatë, reçel, keçap, turshi me speca, tranguj dhe produkte tjera. • Kompania Sillosi në Xerxe – Komuna e Rahovecit, mirret me prodhimin e miellit dhe brumërave.

Posedon njërën ndër linjat me të mëdha të prodhimit në Kosovë. • Kompanitë Çlirimi dhe Pista – Ekoplast kanë një asortiment të gjerë të produkteve të PVC – së.

Industria e përpunimit të plastikës ndodhet në Komunën e Rahovecit

Bujqësia Rajoni Jugor është prodhues kryesor i produkteve bujqësore të cilësisë së lartë në Kosovë. Perimet e kultivuara në këtë pjesë të Kosovës eksportohen edhe në vendet përreth, si specat nga rrethi i Krushës, domatet nga Mamusha, etj. Edhe perimet tjera, si lakra, trangulli dhe karrota kultivohen me sukses në këtë rajon. Rrethi i Krushës është i njohur edhe për kultivimin e shalqinit. Komuna e Dragashit është e pasur me

Page 18: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

PROFILI RAJONAL 2 Ekonomia: Prodhimi dhe sektorët e shërbimit 2.4

TABELA 6: Sipërfaqet tokësore sipas llojit

Pjesët natyrore Prizren Dragash Suharekë Rahovec Malishevë Mamushë Gjithsej

Ha

Tokë jopjellore 4,177 264 12,024 673 200 17,338

Pyje 24,977 7,326 2,923 9,236 16,392 60,854

Gjithsej 29,154 7,590 14,947 9,909 16,592 78,192

Tokë bujqësore

Tokë pjellore 20,684 8,793 9,449 15,460 11,249 811 66,446

Kullosa 14,128 27,142 11,703 5,941 2,745 283 61,942

Gjithsej 34,812 35,935 21,152 21,401 13,994 1,094 128,388

bimë medicinale dhe aromatike, si dhe me shumëllojshmëri të produkteve pyjore. Më shumë se 90% e ketyre bimëve eksportohen në vendet perëndimore. Vreshtaria është tipike për këtë rajon dhe meriton kujdes të veçantë. Dominon në Rahovec, por gjithashtu

shtrihet në Komunat e Suharekës dhe Prizrenit. Kushtet e përshtatshme agroklimatike krijojnë potencial të konsiderueshëm për zhvillim të mëtejmë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verës. Zhvillimi i sektorit duhet të lidhet me renovimin dhe përmirësimin e vreshtës dhe lidhjeve më të mira ndërmejt prodhuesve të rrushit dhe verës apo tregjeve me pakicë. Toka bujqësore paraqet 61% të sipërfaqes së pergjithshme të territorit të Rajonit Jug dhe ofron një potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë. Mbi 65% e popullatës në Kosovë është e punësuar në sektorin e bujqësisë. Ekziston potencial i konsiderueshëm për zhvillimin e produkteve me vlerë të shtuar si dhe të atyre organike. Përpjekjet për krijimin e zinxhirëve të zhvilluar të distribuimit (prej farmerëve përmes objekteve të grumbullimit, e deri te tregjet) duhet të konsiderohen si prioritet. Shumë prej produkteve bujqësore rajonale kanë një potencial të rëndësishëm të eksportit. Dikur eksportues i produkteve ushqimore, Kosova tani ka një bilanc tregtar negativ në këtë sektor. Kjo tregon për mundësitë e zëvendësimit të importit, duke u bazuar në prodhimtarinë e këtij rajoni.

Sektori i shërbimeve Sektori i shërbimeve (tregti, hotelet dhe restorantet, transport dhe telekomunikacion dhe shërbime të tjera) përfaqësohet me 81% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të regjistruara. Në 5 vitet e fundit, ky sektor

vazhdon të jetë më i preferuari gjatë fillimit të një biznesi të ri. Edhepse dominante për nga pikëpamja e madhësisë, numrit të bizneseve, si dhe punëve, ky sektor është relativisht i fragmentuar dhe zakonisht i lidhur me rentabilitetin më të ulët se mesatarja. Sektori i shërbimeve të ekonomisë rajonale nuk është i bazuar në

teknologji. Ajo është e dominuar nga fushat me teknologji të ulët, siç janë tregtia me pakicë dhe shumicë, punëtori të servisimit të makinave, dyqane të gomave, stacionet e karburantit dhe kafeteri të shumta. Mundësitë për zhvillim të mëtejshëm janë të lidhura me shërbimet e bazuara në teknologjinë informative (në përputhje me fuqinë e re punëtore të rajonit) dhe me industrinë e turizmit.

Potencialet per zhvillimin e turizmit ne Rajon janë ende shumë pak të shfrytëzuara. Kjo nuk ndërlidhet vetëm me Komunën e Prizrenit, por edhe në mënyra të ndryshme me komunat tjera të Rajonit. Pavarësisht nga burimet e pasura natyrore, tërheqëse për qëllime të turizmit, si dhe trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike, industria e turizmit akoma nuk është e zhvilluar dhe nuk shfrytëzohet sa duhet. Zhvillimi i këtij sektori deri më tani është adresuar në mënyrë fragmentare dhe nuk i ka rritur shumë të hyrat e një segmenti të gjerë të popullatës të përfshirë në ofrimin e shërbimeve turistike. Turizmi duhet të zhvillohet në mënyrë komplekse, ku çështjet e lidhura me bazën e turizmit (përfshirë zhvillimin e burimeve njerëzore), zhvillimin e produkteve të turizmit (siç janë aranzhmanet familjare gjatë dimrit, vizitat nëpër verari, vëzhgimi i zogjëve, etj) dhe marketingu / informata / komunikimi duhet të shiqohen si një sistem dhe të kenë raporte reciproke.

2 PROFILI RAJONAL

2.5 Konkluzione Në përgjithësi, mund të konkludohet se rajoni ka ende rezerva të pashfrytëzuara në zhvillimin ekonomik. Numri i

kompanive të suksseshme është relativisht i vogël. Shumë biznese të vogla fillestare kanë mungesë të përvojës për zhvillimin e biznesit të tyre në mënyrë të duhur, me zhvillimin përkatës të ndërmarrësisë. Burime të kualifikuara dhe sisteme të ofrimit të mbështetjes për bizneset fillestare kryesisht mungojnë dhe si pasojë ata i ekzekutojnë idetë e tyre pa kryer hulumtime paraprake të tregut, pa vlerësime apo hartim të biznes planit të plotë, pa siguruar financim adekuat dhe pa trajnim të duhur. Numri i institucioneve që mbështesin bizneset është shumë

Page 19: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

i vogël dhe si rrjedhojë ekziston një mungesë e trajnimit dhe qendrave të edukimit të biznesit, inkubatorëve të biznesit dhe kompanive konsulente që do të siguronin mbështetje për bizneset. Pa këtë lloj të infrastrukturës, potenciali i biznesit të rajonit nuk mund të përmbushet. Ndërtimi i autostradës së ardhshme që kalon nëpër Rajonin Jug do të krijojë mundësi të shumta për rajonin. Prandaj, strategjia duhet të përqëndrohet në çështjen e punësimit duke zhvilluar një sërë iniciativash për të inkurajuar njerëzit që të jenë më proaktiv (mbështetës të NVM–ve fillestare) dhe më të orientuar kah biznesi, ndërtimin e një infrastrukture të përshtatshme ndërmarrëse dhe të biznesit, si dhe të gjitha llojeve të tjera të infrastrukturës. Në të njëjtën kohë, të gjitha mundësitë e biznesit në fushën e industrisë, bujqësisë dhe turizmit duhet të zhvillohen në një mënyrë të përgjegjshme, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së mjedisit dhe ruajtjes së biodiversitetit. Sa i përket industrisë, fokusi duhet të vihet në përfundimin e privatizimit të ndërmarrjeve të

mëdha, duke përmirësuar aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve në pronësi private dhe klimës së përgjithshme të biznesit, si dhe duke mbështetur forcimin e sektorit të NVM-ve. Këto do të bëhen disa nga drejtuesit kryesor të suksesit për të gjitha aktivitetet industriale në rajon. Inkurajimi i qytetarëve të Kosovës, pjesëtarëve të diasporës dhe investitorëve të huaj për të investuar në këta sektorë, duke përmirësuar njohuritë lokale mbi udhëheqjen e bizneseve dhe ndërtimin e institucioneve përkatëse (infrastrukturës), që do të mbështesin ndërmarrësit për të filluar biznese të reja dhe rritjen e kapacitetit teknologjik të atyre ekzistuese, janë disa nga mënyrat për të përmirësuar ekonominë e tërë rajonit. Mbështetja e duhur duhet zhvilluar për të përmbushur aspiratat e të rinjve, si dhe duhet përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme mundësitë e biznesit për gratë. Zhvillimi i turizmit mund të bëhet një burim i rëndësishëm i mirëqenies për një pjesë të popullsisë e cila është në

rritje. Rajoni ka një potencial të madh turistik që ende mbetet relativisht i pashfrytëzuar. Pozita specifike gjeografike, pasuritë natyrore, shembuj të shumtë të trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe folklori i larmishëm, e bëjnë Rajonin Jug një vend ideal për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ekziston potenciali për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit malor dhe kampimit gjatë fundjavëve. Përgjatë shtrirjes së Maleve të Sharrit, që e arrijnë lartësinë deri më 2.750 m., ekzistojnë 16 liqene malore. Pjesët kryesore të kësaj zone i përkasin Parkut Nacional dhe janë nën mbrojtje me qëllim të zhvillimit të turizmit. Malet e Sharrit përmbajnë qindra metra të zonave të skijimit, të cilat nuk shfrytëzohen plotësisht dhe paraqesin potencial të madh për zhvillimin e turizmit dimëror. Malet e Koritnikut dhe të Pashtrikut poashtu kanë potenciale të mëdha natyrore për zhvillimin e turizmit malor, si alpinizmi dhe gjuetia, sikurse edhe lumenjtë e shumtë në rajon që ofrojnë mundësinë e zhvillimit të sporteve ujore dhe të peshkimit. Burimet natyrore që lidhen me turizëm duhet të zhvillohen në produkte të veçanta. Zhvillimi duhet të adresojë çështjet e bazës turistike (si hotelet, restoranet, si dhe burimet e kualifikuara njerëzore). Shfrytëzimi i plotë i këtij potenciali nuk do të jetë i mundur pa përmirësimet në cilësinë e ambinetit. Çështjet e lidhura për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara publike (trajtimi i ujrave të zeza, mbeturinave, etj) të kombinuara me mbrojtjen e ambientit (ndërgjegjësimi ambiental, riciklimi, etj) përbëjnë një temë të ndërthurur, e cila në një periudhë afatëgjate ndikon në qëndrueshmërinë e përpjekjeve zhvillimore. Me një klimë shumë të mirë, të influencuar nga ajo mesdhetare, me të cilën karakterizohet Rajoni Jug, me 61% të tokës bujqësore, nga e cila 52% është tokë pjellore e cilësisë së lartë, posaqërisht në Prizren, Rahovec dhe Suharekë dhe me sistem të mirë të ujitjes, ky rajon ofron mundësi të mëdha për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Pasi që nuk ekziston ndotja industriale, shumë produkte bujqësore mund të certifikohen

si organike. Fusha të konsiderueshme të kullosave në Dragash dhe Malishevë, gjithashtu janë pasuri e rëndësishme për zhvillimin e blegtorisë në rajon, ku me një infrastrukturë të mirë rrugore, krijohet mundësia për eksport të prodhimeve vendore në tregjet regjionale. Bujqësia dhe industria e përpunimit të ushqimit duhet të avancohen përmes rritjes së prodhimit bujqësor, duke optimizuar përdorimin e sipërfaqeve të tokës, përmirësimt të cilësisë së prodhimit bujqësor nëpërmjet përdorimit të agro-teknologjisë, si dhe vlerave tradicionale dhe ekologjike. Kjo, në kombinim me qasjen e përmirësuar të agro-tregjeve, mund të jetë një bazë për zhvillimin e balancuar ekonomik të zonave rurale dhe agro-turizmit. Kosova dhe në veçanti Rajoni Jug, në periudhën e parakonfliktit ka qenë i njohur si eksportues i rëndësishëm i produkteve bujqësore. Bilanci aktual i tregtisë së artikujve ushqimor është i kundërt. Përkrahja e zhvillimit gjithëpërfshirës të bujqësisë duke i adresuar mungesat aktuale dhe kuptuar të gjitha marrëdhëniet reciproke ka një potencial të ndryshimit të trendit aktual dhe rivendosjes së bujqësisë si një drejtues kryesor i zhvillimit ekonomik në rajon. Konkluzioni i përgjithshëm për secilin nga sektorët e ekonomisë rajonale të Rajonit Ekonomik Jug është se ato nuk janë zhvilluar në mënyrë sistematike, konsekuente ose të integruar. Ndërkohë që rajoni ka të gjitha elementet e mundshme për sukses, ekziston hapësirë e madhe për përmirësim, ku Strategjia për Zhvillim Ekonomik Rajonal përmes një plani të shëndoshë dhe implementimit të programeve strategjike mund të ketë ndikim shumë pozitiv. Nga analiza preliminare e rajonit mund të konkludohet se Rajoni Ekonomik Jug ka probleme në fusha të njëjta me pjesën tjetër të Kosovës. Në veçanti, kjo ka të bëjë me nivelet e larta të papunësisë aktuale, në rritje të presioneve në tregun e punës lidhur me demografinë (popullata e re), pabarazi në nivelin e zhvillimit midis zonave urbane dhe rurale, iniciativa të shpërndara lokale me ndikim më të ulët të zhvillimit nga ajo që është pritur, niveli i pakënaqshëm i shërbimeve sociale (shëndetësore, arsimi, etj) që i ofrohen popullatës. Rajoni Jug ka gjithashtu disa karakteristika unike të cilat përfshijnë potencial të lartë për zhvillimin e turizmit, të lidhur me burimet natyrore të shumta tërheqëse, potencial të lartë për zhvillim të bujqësisë moderne dhe efikase si dhe të industrisë ushqimore, veçanërisht në vreshtari dhe hortikulturë (frutave dhe perime) dhe përfundimisht potencial të papërdorur për zhvillimin e NVM – ve dhe të industrisë (si në prodhim dhe në shërbime). Siç u theksua më parë, këto tre fusha janë parë si drejtues kryesorë të zhvillimit të rajonit.

Page 20: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

2 PROFILI RAJONAL 2.6 Pikëpamjet e hisedarëve

2.6 Pikëpamjet e hisedarëve Konsultimi i gjerë

Gjatë përpjekjeve paraprake për të organizuar një partneritet rajonal të hisedarëve për procesin e zhvillimit,

AZHR–Jug ka kryer një serë intervistash për të marrë pikëpamjet e tyre lidhur me mbarëvajtjen e ekonomisë

rajonale dhe mundësitë e ndryshimeve për zhvillimin e industrisë, për të përmirësuar performancën ekonomike

dhe për të identifikuar mundësitë e zhvillimit dhe iniciativat të cilat mund të stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e

ekonomisë së Rajonit Ekonomik Jug në të ardhmen. Konsultimi me hisedarët është bërë paralelisht me të gjitha

grupet kryesore të hisedarëve.

Qeveritë lokale janë konsultuar për të fituar pikëpamjet e tyre për drejtimin e ardhshëm të ekonomisë rajonale, e

në veçanti për pasuritë publike dhe zhvillimin e tyre. Intervistat dhe diskutimet individuale janë kryer me një sërë

biznesesh kyçe, media dhe OJQ. Anëtarët e GKPP–së janë siguruar se udhëheqësit e konsultuar janë

përfaqesues të denjë të atyre institucioneve dhe pikepamjet e tyre janë autoritative. Ky proces i konsultimit ka

identifikuar çështje të cilat pengojnë zhvillimin dhe ka ndikuar në ndërtimin e konsensusit gjatë adresimit të tyre.

Pikëpamjet për mundësitë e zhvillimit Ekziston një dëshirë e fortë e të intervistuarve nga sektori i prodhimit dhe ai i shërbimit në Rajonin Ekonomik Jug për të parë investimet fillestare të projekteve. Gjate konsultimeve te para me hisedaret të gjitha grupet kane cekur këtë si një mundësi per zhvillim. Ekziston edhe një besim i përbashkët në mesin e të intervistuarve nga sektori i prodhimit dhe shërbimit që Rajoni Jug ka një avantazh të fortë konkurrues me burimet e saj në turizëm dhe bujqësi. Të intervistuarit kanë cekur se prodhimi dhe përpunimi në perimëkulturë dhe turizmi janë fushat me potencial më të lartë të zhvillimit të Rajonit Ekonomik Jug.

Pikëpamjet mbi vështirësitë e zhvillimit Çështjet lidhur me menaxhimin, si mungesa e bashkëpunimit / koordinimit, mungesa e lidershipit / lidership i dobët dhe mbeshtetja e pamjaftueshme nga ana e pushtetit lokal, sipas disa përfaqësuesve të hisedarëve janë problemet kryesore që ndeshen në ekonominë e Rajonit Jug. Këto pasohen nga problemet lidhur me fuqinë punëtore, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, arsimimi i pamjaftueshëm, etj. Infrastruktura, përfshirë energjinë elektrike dhe transportin gjithashtu shihen si pengesa për zhvillim, si në prodhim ashtu edhe në sektorin e shërbimeve. Fuqia punëtore dhe çështjet e përgjithshme të infrastrukturës janë parë si sfida që do të trajtohen në një perspektivë me afatgjate, kurse ne afat të shkurtë duhet koncentruar në masat që do të ndërmirren në sektorët, ku mund të shihet ndikimi më i shpejtë.

Implikimet

Ekziston një dëshirë e fortë nga ana e të intervistuarve të sektorit të biznesit dhe shërbimeve për të investuar në

Rajonin Jug. Ata e pranojnë se menaxhimi dhe çështjet e fuqisë punëtore janë pengesa për zhvillimin ekonomik

të rajonit dhe se duhet të trajtohen në strategji. Në të njëjtën kohë, konsultimi vuri në pah se shumë biznese dhe

hisedarë të orientuar kah ekonomia ishin të vetëdijshëm për mundësitë reale të zhvillimit ekonomik për Rajonin

Jug. Shumica marrin iniciativa të pavarura për të realizuar këto mundësi dhe ishin pozitiv për rolin strategjik të

zhvillimit që SZHER–ja mund të ketë në të ardhmen. Ështe interesante që një numër i konsiderueshëm i

hisedarëve kanë shprehur edhe nevojën për udhëheqje dhe koordinim në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Ndikimi në formulimin e strategjisë Pikëpamjet e hisedarëve janë marrë parasysh nga ekipi i AZHR–së, i cili ka kryer analizen preliminare mbi perspektivat e rritjes dhe potencialit te ekonomisë rajonale jugore. Ata gjithashtu kanë kontribuar në formulimin e qëllimeve të strategjisë, objektivave dhe implementimin e iniciativave.

3. Analiza e SWOT – it Rajonal

Analiza e detajuar e Përparësive, Dobësive, Mundësive dhe Rreziqeve (SWOT) është një mjet i preferuar, shpesh i përdorur në qasjen e BE–së në planifikimin pjesëmarrës. Megjithatë, SWOT–i është vetëm një mjet në procesin e planifikimit dhe duhet te bazohet ne imputet dhe njohurinë e situates prezente te ofruar nga partneret (anetaret e GKPP–së). Rezultatet e një analize

Page 21: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

SWOT janë informata themelore te organizuara, nje kuptim i perbashket i realitetit dhe nje serë opsionesh të përbashkëta strategjike. Dy komponentet kryesore të SWOT – it janë:

1. treguesit e situatës së brendshme të përshkruar nga përparësitë dhe dobësitë ekzisutese Një përparësi (P) definohet si një forcë interne e njohurive, teknologjive, motivimit dhe shpirtit ndërmarrës,

financave, lidhjeve biznesore, etj. e cila mund të ndihmojë në shfrytëzimin e mundësive dhe në eliminimin e kërcënimeve.

SWOT ANALIZA Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë, Kërcnimet

Një dobësi (D) është një gjendje e brendshme, apo mungesë e brendshme, e cila rrezikon pozitën

konkurruese të një rajoni, ose që pengon shfrytëzimin e mundësive,

2. treguesit e ambientit të jashtëm të përshkruar nga rreziqet ekzistuese dhe mundësit e pashfrytëzuara

Një mundësi (M) është një rrethanë, ose karakteristikë eksterne e cila shkon në favour të rajonit, ose ku rajoni gëzon përparësi konkurruese.

Një rrezik (R) paraqet të kundërtën e mundësisë, një trend jofavorizues për rajonin, që vie nga rrethanat e jashtme.

Tabela në faqet vijuese ofron inventarin e rafinuar të SWOT–it të arritur si rezultat i diskutimeve të anëtarëve të GKPP–së dhe GPT–ve.

Përparësitë

P1. Pozicioni i favorshem i rajonit jug (komunikacioni, pozita gjeografike në udhëkryq të autostradës Prishtinë - Durrës që është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme). P2. Burimet lidhur me mjedisin natyror, toka pjellore, furnizime të bollshme me ujë, pasuri pyjore. P3. Fuqi punëtore relativisht të edukuar me pagesa konkurruese. P4. Monumente të pasura historike dhe trashëgimi kulturore të regjistruar dhe të mbrojtur.

P5. Mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të turizmit (dimëror, kulturor, malor, eko-turizmit, agro-turizmit)

P6. Tradita industriale dhe ajo e zejtarisë P7. Prodhimi lokal, veçanërisht bujqësia që bën zëvendësimin e importit dhe zhvillimin e eksportit P8. Kushtet e favorshme agro-klimatike dhe potencial i lartë për disa sektorë të bujqësisë (kopshtari, vreshtari, ind. te qumështit) P9. Infrastrukturë e përshtatshme rajonale në të gjithë rajonin P10. Rëndesia dhe rritja e rolit te NVM-ve

P11. Mikpritja e popullatës lokale P12. Qasje e pershtatshme në rruge të rëndësishme P13. Produkte bujqësore nga burimet natyrore që mund të certifikohen P14. Disponueshmëria e fuqisë së lirë punëtore

P15. Mundësi të mira për zhvillimin e markave vendore të verës P16. Zhvillimi i artizanateve tradicionale për qëllime turistike

Page 22: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

Dobësitë D1. Papunësi afatgjate, ç’ekuilibër i rëndësishem i strukturës ekonomike dhe paaftësia për transferimin e forcave të punës midis sektorëve

D2. Mungesa e strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar D3. Institucionet e pushtetit lokal të përgatitura në menyrë jo adekuate për të mbështetur aktivitetet sipërmarrëse

D4. Sistemi hekurrudhor jo funksonal D5. Koordinimi i pamjaftueshëm në mes të institucioneve arsimore dhe nevojave te zhvillimit rajonal, si dhe arsimimi joadekuat ndaj kërkesave të tregut D6. Toka bujqësore e përdorur ne mënyrë jo adekuate (kryesisht ngastra të vogla në pronësi të individëve) D7. Trajtim dhe deponim joadekuat te ujërave të ndotura dhe mbeturinave të ngurta D8. Nivel i ulët i prodhimit të mallrave bujqësore dhe përpunimit te ushqimit

D9. Mungesa e strategjisë për shfrytëzimin e burimeve bujqësore D10. Privatizimi i tokës bujqësore ende nuk është përfunduar D11. Lidhjet e pamjaftueshme të bizneseve të vogla dhe të mesme me sistemet e biznesit të madh, dhe zinxhirët me pakicë me prodhim vendor

D12. Sektorët ekonomik të zhvilluar dhe koordinuar në mënyrë të pabarabartë dhe të pamjaftueshme D13. Përqindja e lartë e industrive të nivelit të ulët teknologjik D14. Infrastrukturë e pazhvilluar rurale D15. Mungesa e strategjisë dhe stimulit për të tërhequr investime D16. Nivel i ulët i aftësive në shërbime të lidhura për turizëm D17. Mungese e strategjisë dhe aktiviteteve rajonale promovuese D18. Mungesa e traditës dhe përvojës së mirë me bashkëpunimin ndër-komunal D19. Mungesë e përvojës në zhvillimin e partneritetit publik–privat D20. Qasje e vështirë në kredi

Mundësitë

M1. Pozitë strategjike gjeografike; lidhje të mira rrugore, autostrada per në Shqipëri dhe porte detare, autostrada në Kosovë duke kaluar nëpër Rajonin Jug M2. Popullata e re me nivel të mirë të arsimimit M3. Disponueshmëria e skemave të granteve nga Komisioni Evropian dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë M4 Mundësia për të përdorur burimet e ripërtëritshme të energjisë M5. Sistemi i ujitjes në shumicën e fushave rajonale për prodhimin me cilësi të lartë M6. Trashëgimia e ndryshme kulturore një avantazh për zhvillimin e turizmit M7. Vende atraktive për ndërtimin e objekteve të reja rekreative dhe sportive M8. Shpirti ndërmarrës i biznismeneve lokal M9. Ekzistenca e diasporës me burime për të investuar në rajon M10. Kushtet klimatike shumë të favorshme për kultivimin e të korrave të kualitetit të lartë

Page 23: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

M11. Zhvillimi i iniciativave të reja në kuadër të bashkëpunimit ndër–kufitar M12. Potencial i lartë për zhvillimin e qendrave të skijimit në malin e Sharrit me shtigje te skijimit të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore M13. Zhvillimi i Universiteteve private dhe themelimi i Universitetit Publik në Prizren, për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve

M14. Parku nacional, rezervatet dhe zonat e mbrojtura M15. Kushte të mira për rritjen dhe zhvillimin e blegtorisë M16. Mundësi të mira të eksportit duke marrë parasysh tregtinë e lirë sipas marrëveshjes së CEFTA-s.

Kërcënimet K1. Furnizim jo i rregullt me energji elektrike, gjendja joadekuate teknike e infrastrukturës elektrike K2. Degradim mjedisor K3. Ndotje të ajrit, ndotje të lumenjëve K4. Mungesë e fondeve zhvillimore K5. Joefikasitet i gjykatave dhe organeve të zbatimit të ligjit K6. Mungesë e mbështetjes financiare K7. Mbledhja joefikase e tatimeve

K9. Konkurrenca jolojale – importet e pakontrolluara K10. Infrastrukturë e pazhvilluar fizike K11. Disponueshmëria joadekuate e financimit për bujqësinë K12. Mungesa e regjistrimit të popullsisë K13. Migrimi i pakontrolluar nga zonat rurale në zonat urbane K14. Mungesë e implementimit dhe planifikimit hapësinor K15. Rritje enorme e numrit të automjeteve K16. Kriza globale që ndikon në eksportet dhe remitencat

K17. Të rinjtë që largohen në shtete të huaja

Analiza SWOT paraqet në mënyrë të qartë një varg të gjerë të dobësive në strukturën ekonomike të rajonit dhe veçanërsiht në strukturën e mbështetjes së biznesit. Ishte me të vërtet vështirë të identifikohej ndonjë faktorë apo grup faktorësh si më të rëndësishën se të tjerët. Megjithatë, gjatë shqyrtimit të përparësive dhe mundësive është arritur pajtimi që dy sektorë në veçanti kanë pasuri ekzistuese dhe potencial për zhvillim të mëtejshëm: këto janë bujqësia / industria e përpunimit të ushqimit dhe turizmi.

Page 24: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

Para se të hyjnë në proces, partnerët e zhvillimit rajonal kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord për një sërë parimesh dhe vlerash që janë përcaktuese për kontekstin e përgjithshëm të strategjisë. Parimet themelore që janë të shprehura në SZHER të Rajonit Ekonomik Jug janë:

Kufizimi në tre fusha prioritare për të mundësuar një fokusim më të mirë të përpjekjeve strategjike në

çështjet që janë parë si drejtuesit e zhvillimit të rajonit.

Përqëndrimi në çështjet e zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërisë rajonale, në vend të trajtimit të

një vargu të gjerë të çështjeve sociale.

Trajtimi i çështjeve kyçe si çështje të ndërthurura që ndikojnë në qëndrueshmërinë e zhvillimit dhe

përshkojnë ambientin e biznesit. Këto përfshijnë parimin e mundësive të barabarta për grupet e pafavorizuara (të rinjëve, grave, minoriteteve etnike dhe personave me aftësi të kufizuara) si dhe arsimi i përmirësuar për aftësimin e fuqisë punëtore.

Çështjet mjedisore janë gjithashtu çështje me karakter të ndërthurur. Ato janë konsideruar brenda

fushës së ambientit, por si rregullë janë marrë parasysh gjatë gjithë ciklit të programimit.

Krijimi i mirëqenies. Përpjekjet strategjike janë të përqendruara në nxitjen e zhvillimit te ekonomisë së

rajonit, apo ndryshe thënë krijimin e mirëqenies dhe prosperitetit. Fokusimi parësor nuk është në rishpërndarjen e pasurisë.

Hisedarët në procesin e zhvillimit të rajonit e shohin vizionin rajonal të jetë një deklaratë e interesit të përbashkët dhe një angazhim për të bashkëpunuar drejt prioriteteve të përbashkëta strategjike që janë identifikuar në dokumentin e strategjisë. Profili rajonal, analiza socio-ekonomike dhe analiza SWOT, kanë rezultuar me një deklaratë të qartë për vizionin rajonal:

Rajoni Ekonomik Jug është një vend ku zhvillimi i qëndrueshëm, strategjikisht i planifikuar, bashkëpunimi dhe partneriteti i suksesshëm ka shpier drejt rritjes së konkurrueshmërisë ekonomike të bazuar në përparësitë e rajonit, ka krijuar ambient të favorshëm për investime dhe mirëqenien e qytetarëve.

Si rezultat i analizës preliminare dhe në linjë me parimet e strategjisë së miratuar, partnerët rajonal të zhvillimit

kanë përzgjedhur tri Fusha Prioritare që kanë të bëjnë me ketë Strategji Rajonale të Zhvillimit. Këto tri fusha janë

parë si fusha që kanë potencial më të mirë për arritjen e ndryshimeve në rajon. Ato janë identifikuar si:

1. Zhvillimi i ambientit të biznesit; 2. Zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë së përpunimit të ushqimit; dhe 3. Zhvillimi i turizmit

Dy prioritetet e fundit janë të natyrës vertikale apo sektoriale. Megjithëse mund të ketë perzierje mes këtyre fushave, ato janë lehtë të identifikueshme, që kontribuon në njohjen e masave dhe objektivave të ndërlidhura.

PRIORITETI 1: Zhvillimi i mjedisit të biznesit Qëllimi i përgjithshëm i këtij prioriteti është që të krijohet ambient më i mirë biznesi në rajon përmes infrastrukturës së përmirësuar të fortë dhe të butë të biznesit dhe kështu të rritet aftësia konkurruese e ndërmarrjeve të rajonit, cilësia e fuqisë punëtore dhe mbrojta mjedisore.

MASA 1.1: Mbështetje për përmirësimin e kushteve për fillimin dhe zhvillimin e biznesit në rajon. Rezultatet e pritura: Rajoni Ekonomik Jug ka 6 Qendra Komunale për Mbështetje të Biznesit të cilat janë në rrjet, janë të

specializuara dhe ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë, si dhe së paku dy zona ekonomike/industriale me

Page 25: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

infrastrukturë adekuate dhe plotësisht të zhvilluara dhe të menaxhuara. Arsyetimi: Kjo masë është identifikuar

kryesisht përmes kombinimit të dy SWOT/SENA elementeve: Mungesa e infrastrukturës së duhur për zhvillimin e biznesit dhe gatishmëria e qeverisë lokale për të mbështetur themelimin e qendrave për mbështetje të biznesit dhe zonave ekonomike/industriale si dhe për të investuar në zhvillimin e tyre.

MASA 1.2. Rritja e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve në rajon Rezultatet e pritura: Ndërmarrjet e rajonit të bëhen më konkurruese në tregjet vendore dhe ndërkombëtare nëpërmjet inovacionit, zhvillimit dhe përkrahjes së markave rajonale, zhvillimit të zingjirëve dhe përmirësimit të sistemeve të shpërndarjes (tregti vendore dhe ndërkombëtare). Arsyetimi: Kjo masë është identifikuar kryesisht përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve: numri i ulët i

markave rajonale të zhvilluara mirë, zhvillimi joadekuat i zinxhirëve, qasja e pamjaftueshme dhe mungesa e marrëdhënieve të mira me tregjet eksportuese, si dhe disa përparësi sikurse prania e profesionistëve të cilësisë së lartë në rajon në fushën e teknologjisë, dizajnit të avancuar dhe marketingut. Column 2

Masa 1.3. Zhvillimi i fuqisë punëtore të kualifikuar sipas kërkesave aktuale dhe të ardhshme të tregut përmes

arsimit, trajnimit dhe ritrajnimit. Rezultatet e pritura: Disponueshmëria e punësimit në rajon rritet me rritjen e konkurrueshmërisë së fuqisë punëtore, përmirësimit të trajnimit të ofruar (përfshirë trajnimin e ofruar nëpërmjet qendrave të punësimit dhe programeve të reja mësimore në arsimin sekondar dhe terciar). Arsyetimi: Kjo masë kryesisht është identifikuar përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve: mungesa e

forcës se kualifikuar punuese ashtu siç kërkohet nga tregu i punës, mungesa e programeve të duhura për arsimim profesional dhe trajnim, niveli i ulët i mundësive për gratë, persona me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë.

PRIORITETI 2: Zhvillimi i bujqësisë dhe prodhimtarisë ushqimore

Qëllimi i përgjithshëm brenda objektivit të zhvillimit të bujqësisë është që të rrisë nivelin e punësimit dhe të

standardit të jetës së popullatës së rajonit, të përfshirë në bujqësi në rajon, veçanërisht në zonat jo-urbane.

Masa 2.1: Rritja e prodhimtarisë, ruajtjes dhe kapaciteteve përpunuese të pemëve, perimeve dhe pemëve të imta

Rezultatet e pritura: Rritja e prodhimtarisë së perimeve dhe pemëve si dhe rritja e produkteve të përpunuara të

pemëve dhe perimeve, veçanërisht rritja e prodhimtarisë së vreshtave dhe verës, si dhe zhvillimi i blegtorisë.

Arsyetimi: Kjo masë kryesisht është identifikuar përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve në vijim:

mungesa e duhur e menaxhimit të tokës, por disponueshmëria e kushteve të duhura agro-klimatike, gatishmëria e popullatës rurale qe të angazhohet ne agro biznes, eksperiencë e mirë në prodhimin e perimeve, vreshtari dhe rritje të bagëtive.

Masa 2.2:

Përmirësimi i cilësisë së prodhimtarisë se agrobizneseve rajonale në afat të mesëm

Rezultatet e pritura: Cilësia e prodhimtarisë së pemëve dhe perimeve, verës dhe ushqimeve përpunuese e

rritur përmes aplikimit të inputeve të kualitetit të lartë, teknologjisë moderne dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare (ISO dhe HACCP).

Arsyetimi: Kjo masë kryesisht është identifikuar përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve: mungesa e

standardeve ndërkombëtare në agrobizneset rajonale (dobësi) dhe ekzistenca e këshilltarëve lokal të certifikuar

për zhvillimin dhe implementimin e teknologjive dhe standardeve, të kombinuar me nivel relativisht të ulët të

burimeve njerëzore të përfshirë në bujqësi, por nga ana tjetër ekziston prezencë e vazhdueshme e organizatave

ndërkombëtare dhe programeve që ofrojnë asistence teknike në bujqësi.

Page 26: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

MASA 2.3: Sigurimi i tregjeve profitabile për prodhimet rajonale të bujqësisë

Rezultatet e pritura: Mjetet e marketingut janë zhvilluar dhe ofruar prodhuesve, kapacitetet për zhvillimin e

hulumtimit të tregut janë të zhvilluara dhe të disponueshme, qendrat e paketimit dhe distribuimit (vendore dhe

ndërkombëtare) janë të zhvilluara.

Arsyetimi: Kjo masë është identifikuar përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve: mungesë aktuale e

mjeteve të marketingut në agrobizneset rajonale, mungesë e hulumtimit të mundësive të reja të tregut, nevoja për

themelimin e agjencive të avansuara të marketingut apo kooperativave me aftësi të marketingut.

PRIORITETI 3: Zhvillimi i turizmit Qëllimi i përgjithshëm: Zhvillimi i sektorit turistik të rajonit përmes shfrytëzimit të mundësive turistike, pasurive natyrore, monumenteve historike dhe kulturore që ekzistojnë në rajon, mjedisit të mbrojtur dhe biodiversitetit, gjithmonë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve. MASA 3.1: Përmirësimi i bazës ekzistuese të turizmit (baza e fortë: hotelet, restoranet, terenet për skijim dhe turizëm malor, etj. si dhe ajo e butë: ndërtimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore të përfshirë në turizëm nëpërmjet trajninit dhe arsimimit). Rezultatet e pritura: Kapacitetet e operatorëve turistik (agjencive turistike, organizatave transportuese) janë rritur

dhe shërbimet e restoraneve dhe hoteleve janë përmirësuar, baza turistike (hotelet, restoranet dhe objektet tjera janë ngritur dhe standardizuar sipas kritereve të BE – së. Arsyetimi: Kjo masë është identifikuar kryesisht përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve në vijim: niveli i ulët i mundësive të trajnimit, kerkesa e rritur

rritë mundësitë e punësimit në sektorin e turizmit dhe potenciali për turizmin gjate gjithe vitit dhe rekreacioni i lidhur me skijimin, gjuetinë, alpinizmin, ecjen në bjeshkë, peshkiatarine, agroturizmin, etj.

MASA 3.2:

Pasurimi dhe diversifikimi i ofertës ekzistuese të turizmit (zhvillimi i produkteve për turizëm)

Rezultatet e pritura: Produkete të reja turistike për turizëm individual dhe grupor të zhvilluara, aktivitetet

rekreative lidhur me skijim dhe turizëm malor të ofruara. Oferta turistike përfshin udhë të verës të kombinuar me degustim dhe vjelje të rrushit. Ngjarjet tradicionale sportive (garat e pehlivanëve, garat me kuaj) janë të

organizuara dhe te zhvilluara me shume. Arsyetimi: Kjo masë është identifikuar përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve në vijim:

infrastruktura jo e përshtatshme turistike si dobësi dhe qasja tek asistenca e donatorëve për zhvillimin e turizmit si një mundësi, si dhe mungesa e stimulit për investime në turizëm si dobësi dhe mundësia për të rritur nivelin e ndërmarrësve në turizëm në mënyrë qe të krijohen më shumë NVM.

MASA 3.3:

Ofrimi i informatave të përmirësuara dhe promovimi i ofertës turistike të rajonit (marketingu i produktit,

komunikimi).

Rezultatet e pritura: Të dhënat mbi bazën dhe produktet turistike të grumbulluara dhe përpunuara në formë të

publikimeve, mjetet e marketingut për promovimin e potencialit turistik të zhvilluara dhe të shfrytëzuara, informatat (në formë të shenjëzimit, prodhimit dhe shpërndarjes së publikimeve, etj) të ofruara.

Arsyetimi: Kjo masë është identifikuar kryesisht përmes kombinimit të SWOT/SENA elementeve: imazhi i

dobët i Kosovës në mbarë botën si dobësi në SWOT analizën rajonale, resurset e pasura historike dhe kulturore, mikpritja e popullatës lokale si përparësi, si dhe mungesa e informatave turistike në komunat si kërcënim dhe potenciali për qasje në asistencë të donatorëve për zhvillimin e turizmit si një mundësi.

NJÊ KOMENT I PERGJITHSHËM

Të gjitha masat e lartpërmendura së bashku përbëjnë një strukturë të veprimeve që partnerët e zhvillimit të Rajonit

Ekonomik Jug e shohin si të domosdoshme për ta lëvizur rajonin përpara në drejtim të zhvillimit ekonomik. Ata e

shohin këtë strukturë të masave si një plan të integruar për zhvillimin e këtij rajoni për tre vitet e ardhshme dhe

sigurisht edhe më tej.

Page 27: STRATEGJIA PER ZHVILLIM RAJONAL RAJONI JUG PER … · 2.3 Ekonomia: Infrastruktura dhe ambienti i biznesit 14 2.4 Ekonomia: Prodhimtaria dhe sektori i shërbimeve 17 2.5 Konkluzione

Translation of the Strategy Summary for the Economic Region South - (Albanian) Language

Kontribues të strategjisë Mehmet Bytyqi, DEF – Komuna e Prizrenit; Muhamet Spahiu, DEF – Komuna e Suharekës; Ahmet Bahtijari, DEF – Komuna e Dragashit; Vesel Krasniqi, DEF – Komuna e Malishevës ; Hamez Rama, DEF – Komuna e Rahovecit; Yayha Mazrek, DEF – Komuna e Mamushës; Safet Dorambari, ABC Plast - Prizren; Raif Morina, Rizam Holding - Mamusha; Halim Haxhijaha, Haxhijaha - Rahovec; Ilir Piraj, Meka - Dragash; Shefqet Kuqi, Solid - Suhareka; Brahim Kryeziu, Maticom - Malisheva; Valon Hoti, Zinkunie - Prizren; Sadik Shporta, PTK; Vehbi Sofiu, KEK; Zenel Zenelaj, Hidroregjioni Jugor; Shaban Veseli, Ecoregjioni; Daut Krasniqi, Shoqata e Biznsit - Malishevë ; Faik Miftari, Shoqata e Zejtarëve - Prizren ; Necat Morina, Shoqata e Farmerëve - Mamushë ; Fehim Rexhepi, Shoqata Anadrini - Rahovec ; Fadil Sylka, Shoqata e Zejtarëve - Rahovec; Vesel Kryeziu, Shoqata Graufi - Malishevë; Halit Elshani, Qendra për Mbështetje të Biznesit - Suharekë; Naser Bresa, EKO - 99 Prizren ; Mirat Morina, Shoqata e të Rinjëve - Mamusha ; Fitim Spahiu, Qendra për Hulumtime Sociale - Dragash; Nderim Bytyqi, Qendra Rinore - Rahovec ; Mejtim Bytyqi, Shtëpia e Fellbahut - Suharekë; Feride Hoxha, Handikos - Malishevë; Linda Kabashi, Vajzat Sot - Suharekë; Rexhep Kuqi, Handikos – Zyra Rajonale ; Mifail Bytyqi, RTV Prizreni; Qazim Thaqi, RTV Besa - Prizren; Edona Vuciterna, Radio Start - Rahovec; Beqir Beqaj, Radio Sharri - Dragash; Refki Reshitaj, Radio Theranda - Suharekë ; Ramçe Kasi, Radio Omega - Prizren; Jakute Siçeca, Prizren

I GRUPI PUNUES TEMATIK PËR ZHVILLIM TË AMBIENTIT TË BIZNESIT Faik Miftari, Shoqata e Zejtarëve - Prizren; Shefqet Kuqi, Solid - Suharekë; Fadil Sylka, Shoqata e Zejtarëve - Rahovec; Sedat Mazreku, Betoni - Mamushë; Ilir Piraj, Meka - Dragash; Sadik Shporta, PTK; Safet Dorambari, ABC Plast - Prizren; Sadik Paqarizi, Drejtoria për Urbanizëm - Prizren; Refki Reshitaj, Radio Theranda - Suharekë; Nazli Tyfekqiu, Handikos - Prizren

II GRUPI PUNUES TEMATIK PËR TURIZËM Mehmet Butuc, DEF - Prizren; Hamez Rama, DEF - Rahovec; Ahmet Bahtijari, DEF - Dragash; Muhamet Spahiu, DEF - Suharekë; Naser Bresa, ECO - 99 Prizren; Mifail Bytyqi, RTV Prizreni; Feride Hoxha, Handikos - Malishevë; Mirat Morina, Shoqata e të Rinjëve - Mamushë; Bajram Basha, Zyrtar Komunal - Prizren

III GRUPI PUNUES TEMATIK PËR BUJQËSI Halit Elshani, QMB - Suharekë; Necat Morina, Shoqata e Farmerëve; Shaban Veseli, Ecoregjioni; Fehim Rexhepi, Shoqata Anadrini - Rahovec; Vesel Kryeziu, Shoqata Graufi - Malishevë; Bedri Berisha, Drejtoria për Bujqësi - Suhareka; Shaqir Kryeziu, Zyrtar Komunal - Suharekë; Jakup Kastrati, Zyrtar Komunal - Prizren