DREJT NJË POLITIKE TË RE STRATEGJIA PËR …

55
DREJT NJË POLITIKE TË RE STRATEGJIA PËR GJITHPËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN NË KOSOVË 2016-2020 Prishtinë, Maj 2016

Transcript of DREJT NJË POLITIKE TË RE STRATEGJIA PËR …

Balkan SunflowersVolunteers for Social Reconstruction

Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”, financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Agjencionin e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK), Akademinë e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK.

Ky dokument është publikuar me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”, që menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

DREJT NJË POLITIKE TË RE

STRATEGJIA PËR GJITHPËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI

DHE EGJIPTIAN NË KOSOVË 2016-2020

Prishtinë, Maj 2016

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

1

DREJT NJË POLITIKE TË RE

STRATEGJIA PËR GJITHPËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI

DHE EGJIPTIAN NË KOSOVË 2016-2020

Prishtinë, Maj 2016

Strategjia për gjithpërfShirjen e komuniteteve rom, aShkali

dhe egjiptian në koSovë

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

2

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

3

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. KEEN ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal. KEEN synon të përafroj ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës

KEEN implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Agjencinë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë (APPK), Akademinë e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK.

Bazuar në nevojën për shtimin e përpjekjeve nga Qeveria e Kosovës për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, dhe ngecjet e institucioneve dhe mekanizmave përkatës që në mënyrë efektive të zbatojnë Strategjinë dhe Planin e Veprimit, si dhe duke marrë parasysh kornizën ligjore të Kosovës, standardet gjegjëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ato të OSBE-së, si dhe standardet e BE-së për integrimin e tri komuniteteve, është themeluar Platforma për veprim të përbashkët të organizatave të shoqërisë civile me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Ky raport është përgatitur nga “Platforma” (Rrjet jo-formal i organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për të drejtat dhe avancimin e pozitës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë), dhe është publikuar me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim”, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Botuesi: Qendra për Arsim e Kosovë (KEC) – Projekti KEEN.

Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e organizatave zbatuese dhe në asnjë rrethanë nuk i atribuohet donatorit.

I qasshëm në ueb faqet:www.keen-ks.netwww.kec-ks.org

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

4

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

5

PËRMBAJTJA

1. Hyrje ...................................................................................................................7

2. Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015 .............................................................................9

3. Vetëvlerësimi i Zyrës për Qeverisje të Mirë për Zbatimin e Planit të Veprimit dhe Strategjinë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian ....................................14

4. Disa statistika të fundit për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian ................................................................................16

5. Zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit .......................................19

6. Kosova dhe Bashkimi Evropian: Mbrojtja dhe gjithëpërfshirja e pakicave si kusht për integrim .................25

7. Drejt një Politike të Re: Strategjia 2016-2020 ...................................39

8. Draft-Strategjia dhe Plani i Veprimit 2016-2020 për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian ......41

9. Gjetjet nga punëtoria e Platformës ......................................................44

10. Rekomandimet ..........................................................................................48

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

6

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

7

HYRJE

Kjo analizë rishikon të arriturat e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015 dhe ofron një numër rekomandimesh se si të përparohet me tutje në hartimin e Strategjisë së re për përfshirjen e këtyre komuniteteve në Kosovë. Analiza është ndarë në shtatë pjesë. Në pjesën e parë rishikohen qëllimet dhe komponentët e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Në pjesën e dytë pasqyrohet vetëvlerësimi i bërë nga Zyra për Qeverisje të Mirë rreth përmbushjes së zotimeve që dalin nga strategjia. Në pjesën e tretë, ofrohen disa të dhëna të fundit statistikore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Në pjesën e katërt analizojmë vlerësimet e organizatave ndërkombëtare, si OSBE, por edhe atyre lokale, rreth implementimit të kësaj Strategjie. Në pjesën e pestë, në mënyrë të përmbledhur, janë paraqitur të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e Raporteve të Progresit të Komisionit Evropian nga vitit 2010 deri më 2015 për gjendjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe vlerësimet e këtyre raporteve për implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e këtyre komuniteteve. Në pjesën e gjashtë pasqyrohen debatet rreth politikave të reja pas vitit 2015 për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Pjesa e shtatë analizon draft-strategjinë e re, identifikon problemet e këtij drafti nga këndvështrimi i organizatave të shoqërisë civile, dhe ofrohen një seri rekomandimesh se si këto probleme të adresohen.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

8

Me mbështetje të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”1, me 13 dhe 14 prill 2016, “Platforma” (Rrjet jo-formal i organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për të drejtat dhe avancimin e pozitës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë) organizoi një punëtori dyditore. Gjatë këtyre dy ditëve është rishikuar konteksti i draft-Strategjisë së re, dhe janë ofruar sugjerime lidhur me katër objektivat/synimet e draft-Strategjisë së re. Për të drejtuar metodologjinë e punës së kësaj punëtori dyditore, KEEN kishte përkrahur Platformën përmes një konsulenti të pavarur. Rezultat e kësaj punëtori dyditore do të prezantohen tek pjesa e fundit e kësaj analize.

1 Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Projekti KEEN ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal. Projekti KEEN synon të përafroj ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

9

STRATEGJIA PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN 2009-2015

Shtatë vite pas aprovimit të Strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, këto komunitete ende mbesin të margjinalizuar dhe të cenuara në Kosovë. Shkalla e lartë e analfabetizmit, braktisja e shkollës, varfëria strukturore, papunësia e lartë, mostrajtimi adekuat shëndetësor, kushtet e rënda të banimit, mes tjerash, cenojnë dinjitetin njerëzor të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve. Për të adresuar këto probleme, Qeveria e Kosovë, në dhjetor të vitit 2009, ka aprovuar Strategjinë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2009-2015.Një vit më pas, në dhjetor 2009, është hartuar plani i veprimit për zbatimin e strategjisë. Edhe strategjia edhe plani i veprimit skiconin dhe planifikonin ndërmarrjen e masave që do të kontribuonin në përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare, si qytetar me të drejta të barabarta në Kosovë. Strategjia synonte t’i realizonte katër qëllime:

• Promovimi dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe integrimi i tyre i plotë në shoqërinë kosovare;

• Hartimi i politikave dhe legjislacionit përkatës, në pajtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;

• Të promovojë në mënyrë aktive forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, në veçanti përmes dialogut dhe ndërtimit të institucioneve për zbatimin e të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian;

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

10

• Përkrahja dhe inkurajimi i punës së OJQ-ve që përfaqësojnë interesat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, thellimi i bashkëpunimit me to, duke përfshirë Institucionin e Ombudspersonit; 2

Ndonëse qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se ajo ka ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e kësaj strategjie me përfaqësuesit edhe të komuniteteve, kritika kryesore e drejtuar ndaj qeverisë nga përfaqësuesit politik dhe organizatat e shoqërisë civile të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ka qenë se procesi i hartimit të Strategjisë më shumë ka ndjekur qasjen ‘lartë-poshtë’ sesa anasjelltas. Për hartimin e Strategjisë ishin themeluar gjashtë grupe punues që kanë kontribuar në hartimin e sektorëve të Strategjisë, përfshirë këtu: a) strehimin dhe vendbanimet joformale, regjistrimi dhe dokumentacionet, kthimi dhe riintegrimi; b) edukimi; c) kultura, identiteti, mediat dhe informimi; d) punësimi dhe fuqizimi ekonomik; d) shëndeti dhe çështjet sociale; e) antidiskriminimi, siguria, të drejtat e pakicave dhe pjesëmarrja politike dhe f ) çështjet gjinore. Gjatë këtij procesi ishin përfshirë ekspertë nga Këshilli i Evropës, UNHCR, UNDP, UNICEF, KEC, REF, OSCE etj.

Në të gjithë këta sektorë, Strategjia ofronte një analizë të kushteve dhe problemeve me të cilat ballafaqoheshin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Megjithatë, të dhënat mbi të cilat bazohej kjo strategji nuk ishin të përditësuar dhe statistikat nuk ishin të fundit qoftë për numrin e përgjithshëm të popullsisë, qoftë për shkallën e papunësisë, informatat mbi shëndetësinë, shkallën e arsimimit etj. Fjala vjen, vet Strategjia e kaluar nënvizonte faktin se mungonin të dhënat e verifikuara rreth numrit të përgjithshëm të komuniteteve

2 Zyra e Kryeministrit, Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, dhjetor 2008, f. 5.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

11

rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, sikurse mungonin të dhënat edhe për numrin e refugjatëve dhe të zhvendosurve të këtyre komuniteteve. Në mungesë të statistikave të fundit, Strategjia, për të prezantuar gjendjen e përgjithshme socio-ekonomike të këtyre komuniteteve në kohën e aprovimit të saj më 2009, iu referohej raporteve të UNDP-së të vitit 2014, apo raporteve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës të vitit 2006. Me regjistrimin e popullsisë dhe me hulumtimet e fundit të bëra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tashmë ka të dhëna më të përditësuara të cilat janë shfrytëzuar në hartimin e Strategjisë së re 2016-2020.

Meqenëse Kosova me Kushtetutën e saj ka integruar shumicën e instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, korniza ligjore e Strategjisë 2009-2015 mbështetej në instrumentet ndërkombëtare si në vijim: (a) Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut, (b) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelor dhe Protokollet e saj, (c) Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike1dhe Protokollet e saj, (d) Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, (e) Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit të Gruas, (f ) Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, dhe (h) Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Pos këtyre standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke u zotuar në zbatimin e Planit të Ahtisarit, mbi bazën e së cilit Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, kjo e fundit kishte marrë obligim që të miratoi Ligjin kundër Diskriminimit, Ligjin mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për Festat Zyrtare, Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve etj. Lë Strategjinë me një anë, vetëm zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të kontribuonte drejtpërdrejt në integrimin e komuniteteve

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

12

rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Megjithatë, as ligjet dhe kjo Strategji nuk është zbatuar në tërësi nga institucionet lokale dhe qendrore në Kosovë. Kosova kishte aprovuar ligje dhe strategji të zhvilluara me standarde ndërkombëtare, por ka munguar vullneti politik për t’i buxhetuar shpenzimet e këtyre dokumenteve, sikurse ka munguar edhe koordinimi komunë - qeveri, dhe monitorimi i zbatimit të tyre, etj.

Plani i veprimit3 për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015, një dokument shumë voluminoz prej 117 faqesh, i aprovuar dhe nënshkruar nga ish-Kryeministri i Kosovës më 2 mars 2010, rregullonte nëntë sektorët (si p.sh. edukimi, punësimi dhe fuqizimi ekonomik, shëndetësia dhe çështjet sociale, strehimi dhe vendbanimet informale, kthimi dhe riintegrimi, regjistrimi, kultura dhe informimi, pjesëmarrja dhe përfaqësimi) dhe planifikonte një seri masash dhe aktivitetesh që priteshin të ndërmerreshin për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Megjithatë, veprimet dhe treguesit e suksesit për zbatimin e secilit prej aktiviteteve të planifikuara ishin shumë të përgjithësuara, aspektet kohore për zbatimin e veprimeve konkrete ishin shumë të përgjithësuar (p.sh 2009-2014) pa treguar saktë kohëzgjatjen e masave konkrete që do të ndërmerreshin si dhe pa treguar saktë kostot financiare të këtyre veprimeve. Fjala vjen, buxhetimi ishte bërë për të gjitha veprimet, pa e specifikuar se sa do të kushtonte secili prej veprimeve konkrete. Rrjedhimisht, e dizajnuar në këtë mënyrë të përgjithësuar, ishte e vështirë për t’i monitoruar me sukses përmbushjen e objektivave të Strategjisë 2009-2015 dhe, rrjedhimisht, për të kërkuar përgjegjësi konkrete

3 Zyra për Komunitete e Kryeministrit, Plani i Veprimit për Implementimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015. Dhjetor, 2009.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

13

nga hisedarët dhe institucionet mbështetëse që ishin planifikuar të përfshiheshin në zbatimin e saj.

Sidoqoftë, për të zbatuar Strategjinë 2009-2015 ishin ndërtuar disa mekanizma. Grupi Punues Teknik (Grupi Punues)4 dhe Komiteti Ndërministror Drejtues5, ishin mekanizma të mandatuar që do të bashkërendonin investimet si qeveritare ashtu edhe ato të donatorëve. Ndonëse ky grup kishte pasur për detyrë që të hartojë raporte gjashtëmujore dhe vjetore për përparimet dhe rreth zbatimit të Strategjisë, deri më 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë, kishte nxjerrë vetëm një raport ku vlerësonte zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

4 Në këtë mekanizëm janë përfshirë përfaqësuesit e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Agjencisë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimin Evropian, Agjencisë për Barazi Gjinore, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, edhe donatorëve të jashtëm.

5 Në këtë mekanizëm janë të përfshirë drejtorin e ZQM-së, Drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, nga një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Shëndetësisë, një përfaqësues i Këshillit Konsultativ për Komunitete, si dhe nga një përfaqësues të tri komuniteteve.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

14

VETËVLERËSIMI I ZYRËS PËR QEVERISJE TË MIRË PËR ZBATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT DHE STRATEGJINË PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN 2009-2015

Në raportin e vlerësimit të kornizës së prioriteteve për periudhën 2014 mbi zbatimin e Planit të Veprimit dhe Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë (2014-2015), Zyra për Qeverisje të Mirë ka prezantuar rezultatet e arritura në lidhje me dy dokumentet e lartcekura. Në raport theksohet se, Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, OSBE-në, OKB-në, KE-në, dhe KFOS-in, në shkurt 2014, kanë hartuar Kornizën e Prioriteteve për Zbatimin e Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në periudhën 2014-2015. Duke u bazuar në këtë kornizë, raporti kishte për qëllim që të identifikonte sfidat e institucioneve të Kosovës në zbatimin e Planit të Veprimit. Raporti vlerëson 11 sektorët e Planit të Veprimit. Në raport thuhet se ‘duke pasur parasysh faktin që ministritë nuk kanë ndonjë kod të veçantë buxhetor për Strategji, alokimi i buxhetit nga ministritë për vitin 2015 është bërë në bazë të aktiviteteve të parapara veç e veç në Kornizën e Prioriteteve’.6

Gjatë vitit 2014, MASHT kishte ndarë 233.000 Euro, kurse në 2015, 248.000 Euro, por nuk është specifikuar të dhënat se çfarë shumash janë dedikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Edhe

6 ZQM, Raport i Vlerësimit i Kornizës së Prioriteteve për periudhën 2014 mbi Zbatimin e Planit të Veprimit dhe Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2014-2015, f. 15.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

15

Ministria e Shëndetësisë kishte alokuar 86.000 euro për 2014, sikurse edhe për 2015, por mungonin të dhënat e ndara dhe të dedikuara për këto komunitete. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka alokuar 2.112.670.86 Euro, por në programin e riintegrimit mund të përfitojnë të gjithë qytetarët e riatdhesuar, dhe nuk ka buxhet të kategorizuar në mënyrë të veçantë për komunitetet në fjalë. Ngjashëm qëndron puna edhe me ministritë e tjera të linjës, të cilat janë të obliguara që të përmbushin obligimet që rrjedhin nga Strategjia.

Në raportin e ZKM-së evidentohet progres në rritjen e regjistrimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim parafillor, ofrimi i kurseve shtesë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, zbatimi i kurrikulës rome në Prizren etj. Në lidhje me papunësinë, raporti thekson se niveli i papunësisë në mesin e këtyre komuniteteve vazhdon të jetë i lartë, sidomos tek gratë e këtyre komuniteteve. Raportohet edhe për paketën e ndihmave për riintegrim për vitin 2014. Raporti thekson se nuk pasur raste të raportuara për diskriminim nga ana e individëve rom, ashkali dhe egjiptian dhe nuk pasur raste te abuzimit nga policia në raport me këto komunitete.

Në anën tjetër, organizatat e shoqërisë civile kanë kritikuar se vetë Korniza e Prioriteteve për Zbatimin e Planit të Veprimit është bërë pa konsultimin e përfituesve dhe pa konsultim të shoqërisë civile. Po ashtu, sipas tyre, të dhënat e raportit 2014 të ZKM, nuk bazohen në referenca të verifikuara.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

16

DISA STATISTIKA TË FUNDIT PËR KOMUNITETET ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

Të dhënat e regjistrimit të popullatës në Kosovë në vitin 2011, tregojnë se 8824 rom, ose 0, 5% e popullatës së përgjithshme janë Rom, 15436 ose 0.9% e popullatës janë ashkali dhe 11524 ose 0.7% janë egjiptian. Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013 -2014, e realizuar në tetor 2014 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka gjetur se 60% e popullatës nga këto komunitete jetojnë në zonat urbane, kurse 40 jetojnë në zonat rurale. Sipas kësaj ankete, 65% e popullatës janë nën moshën 30 vjeç. Sipas anketës ‘rritja pozitive e popullatës ka kontribuar që pothuajse gjysma (45%) e popullatës të jenë të moshës 0-17 vjeçare dhe dy të tretat (65%) e popullatës të jenë nen moshën 30 vjeçare. Shkalla e përgjithshme e varësisë̈, e emërtuar si shkalla e popullatës jo -aktive (moshat 0-14 dhe 65+) ndaj popullatës aktive (mosha 15-64), e shprehur në përqindje është 70%, do të thotë̈ se për çdo 100 persona aktiv janë̈ 70 persona jo aktiv7. Në lidhje me veçoritë e shtëpive, mesatarisht 3.12% e personave nga këto komunitete e përdorin një dhomë të vetme për fjetje, kurse mbi 90% e këtyre ekonomive familjare i kanë dyshemetë, çatitë dhe muret e përfunduara. Vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve të këtyre komuniteteve kanë tokë bujqësore, respektivisht 19.1% e tyre, kurse 21.1% kanë bagëti.

Raporti i UNDP-së ‘Raporti i Zhvillimit Njerëzor’ për 2010 vlerëson se ‘pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë, në 7 Agjencia e Statistikave të Kosovë, Komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e

Kosovës: Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014. Qasur në http://ask.rks-gov.net/images/files/Komunitetet%20Rome,%20Ashkali%20dhe%20Egjiptiane%20ne%20Kosove%202013-2014%20-%20Raporti%20Permbledhes.pdf, f. 3.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

17

aspektin ekonomik dhe social, më të përjashtuar se të tjerët. Për shembull, shkalla e punësimit e këtyre komuniteteve është më e ulët se mesatarja: 75% e të rinjve meshkuj, të moshës 15-24, janë të papunë. Një çerek i fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk vijojnë arsimin fillor, ndërsa gjendja është edhe më e keqe sa i përket arsimit të mesëm8. Sipas këtij studimi, vetëm 8% e romëve të moshës së punës mbajnë pozita udhëheqëse në krahasim me 13.9% të serbëve, dhe 15.8% të pakicave tjera. ‘Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2010’ thërret që financimi i Strategjisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të bëhet në mënyrë të përqendruar tek arsimi, punësimi, shëndetësia dhe strehimi. Dhe në mënyrë që të realizohen këto plan të qartë, caqe specifike, dhe ministritë e linjës të raportojnë për të arriturat e synuara.

Në lidhje me shëndetin e foshnjave dhe nënave nga këto komunitete, gjendja nuk është shumë optimiste. Të dhënat e Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013 -2014 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shumica e foshnjave janë peshuar në lindje dhe një në dhjetë prej tyre ka peshë të ulët në lindje. Po ashtu, një në shtatë fëmijë nën moshën 5 vjeçare nga këto komunitete kanë ngecje mesatare apo të rëndë në rritje (janë të shkurtër për moshën e tyre). Në lidhje me vaksinimet, anketa jep të dhëna shqetësuese. Më pak se 30% e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë të imunizuar në përputhje me kalendarin e imunizimit në Kosovë. Kurse 16.6% e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç të këtyre komuniteteve janë të angazhuar në punë.9 Lidhur me kujdesin shëndetësor të grave rom, ashkali dhe

8 UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor, Prishtinë, 2010, f. 35.9 Agjencia e Statistikave të Kosovës, Komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën

e Kosovës: Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014: Gjetjet kryesore. Qasur në http://ask.rks-gov.net/images/files/MICS%20Key%20Findings%20Report%20-%20Roma%20-%20Albanian_20150525.pdf

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

18

egjiptian para lindjes, anketa ka gjetur se vetëm ¾ e tyre kanë marrë kujdes antenantal. Sa i përket shkrim-leximit, vetëm ¾ e grave të reja nga këto komunitete dinë shkrim-lexim, kurse më shumë se gjysma e grave e përfundojnë nivelin e arsimimit me shkollën fillore.

Sipas raportit ‘‘Statistikat e Arsimit 2014-2015’ të Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, numri i fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian i regjistruar në arsimin parashkollor është 5 (4 në Fushë Kosovës dhe 1 në Prizren). Problemi me këto statistika, shpeshherë edhe jo konsistene, është se ende institucionet e Kosovës madje edhe kur bëjnë statistika zyrtare herë i ndajnë e herë nuk i ndajnë këto komunitete, në mënyrë që të dihet saktësisht, fjala vjen, se sa prej tyre janë rom, ashkali dhe egjiptian. Sa i përket numrit të nxënësve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, në të njëjtin raport, statistikat janë të ndara për këto komunitete. Numri totali i nxënësve rom të përfshirë në arsimim fillor dhe të mesëm të ulët janë 3766 nxënës ashkali, 1785 nxënës rom, dhe 642 nxënës egjiptian.10

10 Agjencia e Statistikave të Kosovës, Statistikat e Arsimit 2014-2015, Nëntor, 2015.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

19

ZBATIMI I STRATEGJISË DHE PLANIT TË VEPRIMIT

Raportet monitoruese të OSBE-së për implementimin e Strategjisë gjejnë se institucionet e Kosovë kanë ngecur në zbatimin e këtij dokumenti. Këto raporte vlerësojnë se institucionet e Kosovës nuk i kanë zbatuar zotimet e tyre si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndonëse janë ndërmarrë disa masa adekuate nga ministritë e linjave për rregullimin e vendbanimeve jo-formale dhe promovimit të identitetit kulturor të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ka munguar vullneti politik për të zotuar mjetet e duhura për zbatimin e këtij dokumenti, sikurse ka munguar koordinimi mes institucioneve lokale dhe qendrore në zbatimin dhe monitorimin e saj.

Së fundi, në nëntor 2015, OSBE ka nxjerrë një raport vlerësimi për gjendjen e komuniteteve në Kosovë, i quajtur ‘Raporti i Vlerësimit të Drejtave të Komuniteteve’. Ky raport rekomandon integrim më efektiv të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si në jetën ekonomike dhe sociale, ashtu edhe atë politike. Raporti vëren se përkundër faktit se MASHT me partnerët ndërkombëtar gjatë vitit shkollor 2014-2015 ka ndarë 500 bursa për shkollat e mesme dhe 33 bursa universitare për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian, këta të fundit janë disproporcionalisht më të prekur nga analfabetizmi, braktisja e shkollës dhe rezultate të ulëta arsimore.11 Po ashtu, gjatë vitit 2015 Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës të Brendshme kanë nxjerrë udhëzime për komunat, duke i detyruar këto të fundit që në periudhën prej një muaji, këto komunitete të kenë mundësi të regjistrimit pa pagesë. Ndonëse vërehen disa përmirësime në përfshirjen e këtyre komuniteteve, 11 OSBE, Raporti i Vlerësimit të Drejtave të Komuniteteve. Nëntor 2015, f.22.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

20

fjala vjen, në Policinë e Kosovës, ku nga 7635 zyrtarë policorë sa numëron kjo e fundit, 13 janë rom, 17 ashkali dhe 9 egjiptian, mungesa e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil, konsiderohet një prej pengesave kryesore për punësimin e këtyre komuniteteve. Ligji për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, pos tjerash, udhëhiqet edhe nga parimi i mundësive të barabarta për pjesëmarrje në shërbimin civil nga komunitete dhe neni 11 garanton që:

• Komunitet dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë në përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil në organet e administratës publike qendrore dhe lokale.

• Në kuadër të shërbimit civil në institucionet e nivelit qendror minimum 10% e posteve duhet të rezervohen për personat të cilët u përkasin komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë dhe që përmbushin kriteret specifike të punësimit. Në nivelin komunal për anëtarët e kualifikuar të komuniteteve që nuk janë shumicë në komunë, do të jetë i rezervuar numri i vendeve të punës në pajtim me përfaqësimin procentual të komuniteteve të komunës përkatëse.12

Një shembull konkret i përfaqësimit të ulët të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, pos shumë institucioneve të tjera, janë edhe Kuvendet Komunale. Romët nuk janë të përfaqësuar në 5 Kuvende Komunale, ndonëse përfaqësimi i tyre garantohet me Kushtetutën e Kosovës. Po ashtu, ashkalitë nuk janë të përfaqësuar në 10 Kuvende Komunale, kurse egjiptianët në 12.13

Lidhur me zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë,

12 Ligji Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Prishtinë: Viti V/ Nr 72/25, Qershor 2010, Neni 11.

13 OSBE, Raporti i Vlerësimit të Drejtave të Komuniteteve. Nëntor 2015, f. 28.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

21

raporti i OSBE-së konkludon se institucionet e Kosovës kanë dështuar në zbatimin e bashkërenduar dhe sistematik të Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Raporti rikujton se në janar 2014 ishte bërë një përpjekje nga Komiteti Drejtues Ndërministror, i udhëhequr atëherë nga Ministria për Integrime Evropiane (kurse tash udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri), për të mbikëqyrur dhe bashkërenduar veprimet prioritare. Këto veprime nuk rezultuan të suksesshme. Siç thotë raporti i OSBE-së:

“Zyra e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë (ZQM), kryesuese e Grupit Punues Teknik përgjegjës për monitorimin dhe raportimin mbi zbatimin e strategjisë së lartpërmendur, ka dështuar në grumbullimin e të dhënave adekuate, sigurimin e raporteve të sakta, edhe në përfshirjen kuptimplote të pjesëtarëve të tri komuniteteve në zbatim apo raportim. Në maj të vitit 2015, ZQM-ja filloi hapat në zhvillim të strategjisë së re të integrimit për periudhën 2016-2020, me konsultime të kufizuara sistematike deri më sot. Me përjashtim të disa përpjekjeve sporadike nga disa institucione për të përmirësuar integrimin e të tri komuniteteve, nuk është arritur ndonjë progres i dukshëm. Me gjasë, përparimi më i madh është arritur në nivel lokal, pasi që disa komuna kanë hartuar dhe miratuar Planet Lokale të Veprimit (PLV-të) për integrimin e të tri komuniteteve, duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile përkatëse”.14

Raporti i KFOS “Strategjia për Integrim të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian: Realitet apo Fishekzjarrë’’, i përgatitur nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, vlerëson pikërisht progresin rreth zbatimin të Strategjisë në 8 komuna (Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Istog, Prizren, Mitrovicë). Ky raport vëren se “edhe pse institucionet e nivelit

14 OSBE, Raporti i Vlerësimit të Drejtave të Komuniteteve. Nëntor 2015, f. 31.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

22

Qendror dhe Lokal i kanë përpiluar Planet e Veprimit, të njëjtat institucione kanë dështuar për të ndarë një linjë të posaçme buxhetore për zbatimin e Planeve të Veprimit. Së këndejmi, aktivitetet e parapara nuk janë kryer për shkak të mungesës së fondeve”.15 Raporti vëren se ndonëse në Komunën e Pejës është aprovuar Plani i Veprimit Lokal për Zbatimin e Strategjisë nga Kryetari, Komuna e Pejës deri më tani nuk ka ndarë një buxhet për implementimin e këtij plani nga drejtoritë përkatëse. Në Asamblenë Komunale të Pejës janë të punësuar 2 egjiptianë dhe 1 rom. Rreth Komunës së Ferizajt, raporti konstaton se numri i të punësuarve ashkali në sektorin publik është 94, numri i romëve 6, kurse nuk kanë të punësuar në sektorin publik nga komuniteti egjiptian. Më 2013, në bashkëpunim me organizatat lokale dhe ndërkombëtare, Komuna e Ferizajt ka filluar hartimin e Planit Lokal të Veprimit për Strategji. Në Komunën e Fushë Kosovës janë të punësuar 2 ashkali, 1 rom, dhe 1 egjiptian. Komuna e Fushë Kosovës e ka të aprovuar Planin e Veprimit Lokal, por nuk është ndarë një fond i veçantë për zbatimin e tij. Papunësia dhe dokumentet e pronës janë dy prej problemeve kryesore te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Fushë Kosovë. Në Komunën e Gjakovës janë të punësuar 4 egjiptian në shërbimin civil, dhe 1 ashkali dhe 1 rom janë punësuar si staf i ZKK-së. Për dallim nga komunat e sipërpërmendura, Gjakova e ka të aprovuar Planin e Veprimit dhe ka ndarë një buxhet simbolik, i cili buxhet merret nga ZKK-ja, por jo një buxhet i ndarë vetëm për zbatimin e Planit të Veprimit. Ndonëse është treguar gatishmëri për të adresuar problemet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian edhe në komunat e tjera, përgjithësisht gjendja sociale dhe ekonomike e këtyre komuniteteve mbetet

15 KFOS, Realitet apo fishekzjarr: Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Dhjetor, 2013, f. 5.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

23

e keqe. Kjo gjendje, evidentohet edhe nga organizatat lokale të këtyre komuniteteve.16

Një raport tjetër i mëhershëm, i botuar nga OSBE në shtator 2012, shqyrton progresin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë 2009-2015. Ky raport shqyrton progresin në 9 sektorët tematikë të Strategjisë dhe jep rekomandime specifike për Qeverinë e Kosovës. Raporti nënvizon se mekanizmat institucional që janë krijuar për të zbatuar Planin e Veprimit, respektivisht Grupi Teknik Punues dhe Komisioni Drejtues Ndërinstitucional, nuk kanë funksionuar në tërësi dhe kjo ka kontribuar në kufizimin e progresit në zbatimin e Planit të Veprimit. Këto mekanizma kanë qenë shumë neglizhentë qoftë në organizimin e takimeve, qoftë në nxjerrjen e raporteve të monitorimit. Raporti i OSBE-së nënvizon fushat ku është arritur progres në këto nëntë sektorë, dhe liston mangësitë në këto fusha. Për shembull, raporti vlerëson se është arritur progres për t’u përballur me pengesat e regjistrimit civil, është përmirësuar vijimi i mësimeve në shkollë nga fëmijët e këtyre komuniteteve, dhe janë gjetur zgjidhje për vendbanimet dhe është shënuar progres në krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm dhe riintegrim. Përkundër kësaj, raporti evidenton se në shumicën e aktiviteteve ka pasur mungesë të bashkërendimit të përqendruar. Raporti i OSBE i 2012 ofron katër rekomandime për qeverinë e Kosovës. Rekomandimi i parë është ky:

“Zbatimi i plotë. Qeveria e Kosovës duhet ta fuqizoj zotimin e saj për zbatimin e plotë të Planit të veprimit, duke siguruar vënien në dispozicion të të gjitha burimeve njerëzore dhe financiare të nevojshme

16 KAAD, Gap Analysis of the Strategy for Integration of Roma, Ashkali and Egyptian communities in Kosovo, November, 2013.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

24

dhe të parapara, duke përfshirë ndarjet në kohë dhe mënyrë të vazhdueshme të buxhetit dhe bashkërendimin efektiv të ndarjes së burimeve nëpër ministri dhe në nivel komunal. Të sigurojë pjesëmarrje efektive të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje dhe zbatim”.17

Edhe raporti i 2011, përmes së cilit raport analizohej progresi fillestar 3 pas aprovimit të Strategjisë, OSBE konstaton se në përgjithësi Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur zotimet e saja për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit dhe bën thirrje për përkushtim të shtuar politik, shtim të resurseve njerëzore dhe financiare për t’i përmbushur obligimet qeveritare që rrjedhin nga këto dy dokumente.18

17 OSBE, Kontribut në shqyrtimin e progresit të Planit të Veprimit të Strategjisë për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, 2009-2015. Shtator, 2012, f. 43

18 OSBE, Implementimi i Planit të Veprimit të Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dje Egjiptian në Kosovë. Maj, 2011.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

25

KOSOVA DHE BASHKIMI EVROPIAN: MBROJTJA DHE GJITHËPËRFSHIRJA E PAKICAVE SI KUSHT PËR INTEGRIM

Integrimi i komuniteteve në Kosovë mbetet një prej kushteve kyçe për hapat e mëtutjeshëm të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Në nëntor të 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen për Stabilizim, e para marrëveshje kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Po ashtu, Kosova është në prag të liberalizimit të vizave, dhe një prej kushteve – në mesin e shumë të tjerave - që ky proces të rezultojë i suksesshëm për Kosovën ka qenë edhe riintegrimi i personave të kthyer në Kosovë, me theks të veçantë personat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ndonëse Kosova është më e vonuar në rajon rreth proceseve integruese, dinamika e këtyre proceseve do të varet drejtpërdrejt prej angazhimeve të institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të drejt, multietnike, të mundësive të barabarta të qytetarëve të saj para ligjit.

Kosova ka një Kushtetutë afirmative, që garanton dinjitetin, liritë dhe të drejtat e njeriut, në njërën anë, dhe të drejta të veçanta për komunitetet pakicë në anën tjetër. Ligji kundër diskriminimit19, Ligji për përdorimin e gjuhëve20, Ligji për shërbimin civil21, Ligji për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave22, dhe Ligji për vetëqeverisje lokale23 garantojnë këto të drejta. Megjithatë, këto ligje, ndonëse afirmative, nuk zbatohen plotësisht në praktikë.

19 Ligji Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi.20 Ligji Nr. 02/L-37 për Përdorimin e Gjuhëve. 21 Ligji Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.22 Ligji Nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe

Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovë, 04.06.2008.23 Ligji Nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale. 20 .02.2008.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

26

Komisioni Evropian përmes Raporteve të Progresit, pos shumë sferave të tjera politike, ekonomike dhe sociale, në vazhdimësi ka raportuar për progresin në mbrojtjen dhe promovimin e komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Raportet e Progresit skanojnë problemet e Kosovës dhe raportojnë për progresin eventual në adresimin e tyre. Meqenëse Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian është planifikuar të zbatohet në periudhën 2009 deri më 2015, në tabelën e mëposhtme ne kemi përmbledhur vërejtjet dhe përparimet e evidentuara nga Raportet e Progresit të Komisionit Evropian që nga vitit 2010 deri më 2015.

Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, për këtë të fundit gjendja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian paraqet një shqetësim serioz. Ndonëse paraqiten hapat progresiv të Qeverisë së Kosovës në fushën e regjistrimit civil pa pagesë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Komisioni Evropian kërkon nga Qeveria e Kosovë përkushtim më serioz për t’i përmirësuar kushtet e jetesës së këtyre komuniteteve. Në këtë raport, problem serioz paraqitet prezenca e kampeve në pjesën veriore të Kosovës, ku pjesëtaret e këtyre komuniteteve jetojnë në një ambient të kontaminuar me plumb në Cesmin Lug dhe Osterode. Po ashtu, në raport konstatohet mungesa e rregullimit të vendbanimeve jo-formale të këtyre komuniteteve dhe mungesa e veprimeve adekuate nga Qeveria e Kosova për të adresuar gjithëpërfshirjen e të kthyerve rom. Të njëjtat vërejtje do të paraqiten vazhdimisht në të gjitha raportet si në vijim:

“Në përgjithësi, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha, veçanërisht me rrethana të vështira socio-

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

27

ekonomike, mungesë të arsimimit, kujdesit të dobët shëndetësor dhe diskriminimit”, “Veprimet adekuate për të adresuar gjithëpërfshirjen sociale të grupeve specifike, përfshirë edhe të kthyerit rom, ende mungojnë”, “Lidhur me qasjen e barabartë në arsimim cilësor, nxënësit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë norma më të ulëta të regjistrimit, norma më të larta të braktisjes së shkollës, si dhe nivele të dobëta të performancës akademike”, “Kosova ka nevojë gjithashtu që të bëj progres në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfshirë këtu ndarjen e fondeve të nevojshme”, “Është i nevojshëm alokimi adekuat i buxhetit për të bërë progres të dukshëm në zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit” etj.24

24 European Commission, Kosovo 2010 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2010/package/ks_rapport_2010_en.pdf. European Commission, Kosovo 2011 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2011/package/ks_rapport_2011_en.pdf. European Commission, Commission Communication on a Feasibility Study Agreement between the European Union and Kosovo. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2012/package/ks_analytical_2012_en.pdf. European Commission, Kosovo 2013 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2013/package/ks_rapport_2013.pdf. European Commission, Kosovo 2014 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-kosovo-progress-report_en.pdf. European Commission, Kosovo 2015 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo.pdf.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

28

POZITA E KOMUNITETIT ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN NË RAPORTET E PROGRESIT TË BASHKIMIT EVROPIAN 2010 – 2015

RAPORTI I PROGRESIT 2010 PËR KOSOVËN

1. Sa i përket komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, mund të raportohet për progres të kufizuar. Gjendje e tyre vazhdon të paraqes shqetësim serioz. Zyra për Qeverisje të Mirë ka krijuar një mekanizëm për të monitoruar zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Qeveria ka miratuar planin operativ për zhvendosjen e familjeve që jetojnë në kampet e kontaminuara me plumb në Cesmin Llug dhe Osterode. Ministria për Kthim dhe Komunitete dhe komuna e Mitrovicës janë konstruktive sa i përket zhvendosjes së familjeve.

2. Qeveria ka promovuar regjistrimin civil të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfshirë ofrimin e regjistrimit pa pagesë. Sipas kërkesës, Kosova ka marrë pjesë në komitetin drejtues të Dekadës Rome në cilësinë e vëzhguesit duke mundësuar angazhimin e akterëve kryesor për çështjet rajonale të romëve.

3. Megjithatë, ka nevojë për rritje të gatishmërisë politike. Kushtet e jetesës së këtyre komuniteteve dhe qasja e tyre në arsim, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje sociale paraqesin shqetësime shumë serioze. Ende nuk ka një plan gjithëpërfshirës për rregullimin e vendbanimeve joformale. Komunikimi i dobët ndërmjet autoriteteve qendrore dhe komunale parandalon zgjidhjen e statusit ligjor të vendbanimeve joformale. Mungesa e regjistrimit të statusit civil është një pengesë shtesë për qasje në shërbime.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

29

Riintegrimi i të kthyerve të detyrueshëm Rom, Ashkali dhe Egjiptian është shqetësim tjetër i veçantë (shih edhe politikat e migrimit). Autoritetet duhet të rrisin përkushtimin për të adresuar çështjet urgjente që prekin jetët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

4. Regjistrimi i të papunëve është përmirësuar, përfshirë edhe femrat nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian si dhe personave me aftësi të kufizuara. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndërmjetësuar në punësimin e 524 punëkërkuesve nga të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian si masë për të ushtruar një ndikim pozitiv në tregun e punës.

5. Veprimet adekuate për të adresuar gjithëpërfshirjen sociale të grupeve specifike, përfshirë edhe të kthyerit rom, ende mungojnë.

6. Kosova ka zhvilluar dhe miratuar plan-programet e saj të para të lëndëve për gjuhën rome, histori dhe kulturë për shkollat fillore. Një varg i debateve publike janë mbajtur për të promovuar dhe ngritur vetëdijen për këtë. Megjithatë, tekstet shkollore në gjuhën rome ende nuk janë në dispozicion.

RAPORTI I PROGRESIT 2011 PËR KOSOVËN

1 Kosova gjithashtu ishte nikoqire e një konference të nivelit të lartë për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në maj.

2. Kosova ka hapur qendra mësimi në disa komuna për të luftuar kundër braktisjes së shkollës nga romët, ashkali dhe egjiptianët. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

30

3. Fëmijët përballen me rrezik më të madh të varfërisë sesa popullsia në përgjithësi, e sidomos mes komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

4. Puna e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve ka vazhduar. Anëtarët e saj kanë kontribuar në shqyrtimin e veprimtarisë dhe politikave të qeverisë që prekin komunitetet, sidomos përmes grupeve të tij punuese për arsim dhe për çështjet në lidhje me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

5. Sa i përket komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE), është arritur përparim i përzier. Në tetor të vitit 2010, kampi i kontaminuar me plumb në Çesmin Lug është mbyllur dhe gjitha banesat aty janë rrënuar. Banorët e këtij kampi, bashkë me familje tjera nga Osterode janë vendosur në Mëhallën Rome në jug të Mitrovicës, ku autoritetet komunale kanë ndarë tokën për banim. Qeveria ka promovuar regjistrimin civil të këtyre komuniteteve, duke përfshirë edhe ofertën për regjistrim pa pagesë. Raporti për zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian është nxjerrë. Kosova ka marrë pjesë në Komitetin Drejtues të Dekadës Rome si vëzhguese, duke mundësuar kështu angazhimin me faktorët kryesorë në çështjet rajonale të romëve.

6. Kampi Osterode ende nuk është mbyllur, sepse toka publike për banorët e mbetur (nëntë familje) nuk është ndarë ende. Kosova ende nuk ka plan gjithëpërfshirës për rregullimin e vendbanimeve joformale të komuniteteve RAE. Mungesa e regjistrimit të statusit civil është pengesë tjetër serioze ndaj qasjes në shërbime. Riintegrimi i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të riatdhesuar është brengë. Autoritetet duhet të rrisin përkushtimin e tyre për të trajtuar çështjet urgjente që prekin jetët e komuniteteve

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

31

Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e sidomos qasjen e tyre ndaj arsimit, shëndetësisë, banimit dhe mbrojtjes sociale

7. Komunitetet pakicë rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat më serioze sa i përket përfshirjes sociale.

8. Dispozitat për shërbime shëndetësore nuk kanë arritur në mënyrë adekuate deri te komunitetet pakicë. Disponueshmëria e të dhënave për gjendjen shëndetësore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) është e kufizuar. Në kornizën për zhvendosjen e komuniteteve rom, ashkali dhe Egjiptian të prekur nga plumbi, Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar protokollin për kontrollim dhe trajtim nga kontaminimi me plumb. Qendra për Shëndetësi Familjare në Mitrovicë është përgjegjëse për kryerjen e trajtimeve specifike për fëmijët e diagnostikuar me nivel të lartë të plumbit në gjak. Niveli i kontaminimit me plumb në zonën e Mitrovicës mbetet i lartë. Mbulimi me vaksinim të plotë te komunitetet RAE është më i ulët se sa te komunitetet tjera. Nga janari i vitit 2011 Instituti për Shëndet Publik e ka realizuar një fushatë të vaksinimit ku janë vaksinuar më tepër se 800 fëmijë nga komunitetet RAE, kundër sëmundjeve të ndryshme.

9. Strategjia për integrimin e komuniteteve RAE në arsim, ofron një kornizë të mirë. Qendrat e mësimit për nxënësit rom janë hapur. Regjistrimi i thjeshtuar i nxënësve rom, i cili është garantuar përmes një udhëzimi administrativ, mbetet të zbatohet nga drejtorët e shkollave. Masat proaktive për inkurajimin e regjistrimit dhe mbajtjes së fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollë duhet të zbatohen.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

32

KOMUNIKATA E KOMISIONIT MBI STUDIMIN E FIZIBILITETIT PËR MARRËVESHJEN E STABILIZIM-ASOCIMIT MES KOSOVËS DHE BASHKIMIT EVROPIAN, 2012

1. Në lidhje me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Dekadën Rome është një iniciativë pozitive. Me mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova ka qenë duke i mbyllur kampet e kontaminuara me plumb.

2. Kosova ka nevojë gjithashtu që të bëj progres në zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfshirë këtu ndarjen e fondeve të nevojshme. Kosova ka nevojë që të rrisë numrin e përgjithshëm të për personave që i përkasin pakicave në administratën publike.

3. Kosova ka nevojë që të përmirësoj zbatimin e mëtutjeshëm të legjislacionit mbi përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivel institucional dhe social nëpër gjithë Kosovën. ‘Dyzet Veprimet’ për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duhet të zbatohen në nivel qendror dhe lokal. Këto pakica janë të cenuara dhe ato vuajnë nga diskriminimi i drejtpërdrejt dhe i tërthortë. Gjithashtu ato kanë qasje të kufizuar në sistemin arsimor të Kosovës. Qasje në arsimim, lufta lundër braktisjes së shkollës, dhe rezultatet cilësore të arsimimit duhet të plotësojnë kurrikulën e vonshme rome.

4. Kosova është e gatshme që të marr pjesë në iniciativat rajonale. Duhet gjithashtu të sigurohet pjesëmarrjen e plotë të Kosovës në Dekadën Rome.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

33

RAPORTI I PROGRESIT 2013 PËR KOSOVËN

1. Një rishikim afatmesëm i planit të veprimit të strategjisë për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE) (2009-2015) u përfundua në muajin korrik. Janë identifikuar tre veprime për përmirësim. Alokimi i duhur i buxhetit, bashkëpunimi më i mirë mes autoriteteve qendrore dhe komunale, si dhe bashkëpunimi më i mirë mes qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile. Ministria për Integrim Evropian morri zyrtarisht postin e kryesueses të Komitetit Drejtues Ndërministror. Zyra për Qeverisje të Mirë mbetet përgjegjës për këto çështje në nivel të punës. Kampi Osterode u mbyll zyrtarisht në muajin dhjetor.

2. Zbatimi i strategjisë dhe planit të veprimit mbetet i dobët dhe paqëndrueshëm. Komunitetet jo-shumicë vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha. Fëmijët që vuajnë nga kontaminimi me plumb kërkojnë kujdes të mëtutjeshëm. Mbyllja e kampit Leposaviq ende duhet të përfundojë. Arsimimi, shërbimi social dhe regjistrimi civil i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duhet të përmirësohej edhe më tej. Komunat janë zotuar për financimin e gjashtë qendrave mësimore parashkollore për fëmijët e këtyre komuniteteve. Angazhimet e tjera për përmirësimin e arsimit (p.sh/ mbështetja e ndërmjetësuesve për të ndihmuar këta fëmijë të integrohen në jetën e shkollës), mbeten për t’u zbatuar. Gjuha rome është duke u ofruar në disa pilot klasa në Prizren. Megjithatë, mësuesi në fjalë është duke punuar pro-bono si dhe nuk ka libra të lëshuara nga qeveria.

3. Qasja e kufizuar në pronë, procedurat e bllokuara apo të vonuara për kthim të pronës, qasja e kufizuar në shërbimet publike dhe mungesa e mundësive ekonomike gjithashtu vazhdon të jetë

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

34

pengesa kryesore për kthim dhe ri-integrim të qëndrueshëm. Pengesa për kthim dhe integrimin e këtyre komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë një shqetësim i veçantë.

4. Burimet dhe përpjekjet duhet të jenë më të fokusuara për të shënuar progres në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Fokusi duhet të jetë mbi arsimin, shërbimet sociale dhe regjistrimin civil të këtyre komuniteteve. Kosova aktualisht mbështetet kryesisht në ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për këtë fushë.

5. Shkalla e vdekshmërisë perinatale ka vazhduar të bjerë pasi janë bërë përmirësime në shërbimet e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Të prekurit nga kontaminimi me plumb nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të kenë mbështetje mjekësore. Megjithatë, burimet e pamjaftueshme financiare pengojnë politikat dhe zbatimin e kornizës ligjore lidhur me shëndetin e përgjithshëm.

6. Në fushën e sëmundjeve ngjitëse, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raporton se 95% mbulim me imunizim, me përjashtim të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

7. Lidhur me qasjen e barabartë në arsimim cilësor, nxënësit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë norma më të ulëta të regjistrimit, norma më të larta të braktisjes së shkollës, si dhe nivele të dobëta të performances akademike.

8. Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet përmirësimit të qasjes dhe cilësisë së arsimit për grupet e margjinalizuara, veçanërisht për fëmijët e komunitet rom, ashkali dhe egjiptian.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

35

RAPORTI I PROGRESIT 2014 PËR KOSOVËN

1. Në muajin nëntor është mbajtur një konferencë për komunitetet rom, ashkali edhe egjiptian. Kosova tani ka nevojë të përshpejtojë zbatimin e planit të veprimit të strategjisë (2009-2015), duke marrë parasysh prioritet e identifikuara në Kornizën e Prioriteteve (2014-15) të muajit prill dhe konkluzionet e konferencës së Nëntorit. Kjo përfshin zbatimin e një kornize të re duke mundësuar monitorimin e bazuar në prova të rezultateve të arritura dhe zhvillimin e angazhimeve të reja politike për përiudhën përtej 2015.

2. Në dhjetor 2013 është mbyllur ndërtesa kryesore e kampit Leposaviq, pas rivendosjes së 31 familjeve.

3. Në përgjithësi, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha, veçanërisht me rrethana të vështira socio-ekonomike, mungesë të arsimit, kujdesit të dobët shëndetësor dhe diskriminimit. Për sa i përket qasjes së barabartë në arsim cilësor, studentet nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë shkallë më të ulët të regjistrimit, normë më të lartë të braktisjes, dhe nivel më të ulët të performances akademike. Statistikat mbi normat e braktisjes duhet të bëhen më të besueshme.

4. Ndërmjetësuesit kanë vazhduar të angazhohen me këto komunitete për të reduktuar numrin e braktisjeve nëpër shkolla, sidomos në shkolla me një përqendrim më të lartë të nxënësve nga këto komunitete. Qasja në regjistrimin civil vazhdon të mbetet shqetësuese dhe duhet të sigurohet kjo qasje.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

36

5. Kosova ka nevojë të rrisë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel qendror si dhe në mes të nivelit qendror dhe lokal. Autoritetet kanë nevojë që të shfrytëzojnë më mirë ekspertizën e grupeve përkatëse të shoqërisë civile.

6. Është i nevojshëm alokimi adekuat i buxhetit për të bërë progres të dukshëm në zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit. Ndarjen e tokës nëpër komuna për të kthyerit rom, ashkali dhe egjiptian është thelbësore për integrimin e tyre të suksesshëm.

7. Në përgjithësi, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha, veçanërisht me rrethana të vështira socio-ekonomike, mungesë të arsimimit, kujdesit të dobët shëndetësor dhe diskriminimit. Për sa i përket qasjes së barabartë në arsim cilësor, studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë shkallë më të ulët të regjistrimit, normë më të lartë të braktisjes, dhe nivel më ulët të performances akademike. Statistikat mbi normat e braktisjes duhet të bëhen më të besueshme.

8. Duhet të zhvillohen politika realiste për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përtej 2015.

9. Fushatat e vaksinimit Shtëpi-për-Shtëpi, trajtimit të kontaminimit nga plumbi dhe fushatat informative janë përdorur për trajtimin e pabarazive shëndetësore për romët, ashkalitë dhe egjiptianët.

10. Megjithatë, fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe fëmijët me aftësi të kufizuar vazhdojnë të përballen me qasje të kufizuar në arsim cilësor.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

37

11. Në përgjithësi, progresi në fushën e arsimit ka qenë i ngadalshëm. Nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar qasjen në arsim cilësor për grupet e margjinalizuara, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

RAPORTI I PROGRESIT 2015 PËR KOSOVËN

1. Mbrojtja e personave me aftësi të kufizuar dhe personave që i përkasin pakicave, në veçanti komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ka nevojë që të fuqizohet në mënyrë domethënëse.

2. Grupi Punues Teknik për Konventën Kornizë mbi Pakicat Kombëtare ishte themeluar por është takuar vetëm një herë në qershor 2015. Zyra për Çështje të Komuniteteve ka nevojë të marrë një rol më të fuqishëm në krijimin e politikave për pakica, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me Grupin Punues Teknik dhe politikën post-2015 për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët.

3. Në lidhje me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Strategjia 2009-2015 dhe Plani i Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian ka vazhduar të zbatohet. Qeveria duhet të demonstroi përkushtim në praktikë për të vazhduar zhvillimin dhe hartimin e një politike të besueshme, reale dhe të matshme pas 2015-së. Të gjithë akterët relevant, përfshirë shoqërinë civile dhe anëtarët e parlamentit që i përfaqësojnë të tre këto komunitete duhet të përfshihen dhe të inkorporohen rekomandimet e tyre.

4. 12 komuna kanë aprovuar planet e veprimit lokal për integrimin e tre komuniteteve. Qendrat mësimore kanë luajtur një rol pozitiv

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

38

në zvogëlimin e shkallës së braktisjes. Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë të njëjtën qasje në shërbimet shëndetësore si qytetarët e tjerë dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndarë një buxhet për banim. Anëtarët e këtyre komuniteteve vazhdojnë të ballafaqohen me kushte të vështira jetese, përjashtim social dhe diskriminim të shpeshtë, derisa puna e fëmijëve dhe martesat e hershme vazhdojnë të jenë dominante. Qasja në tregun e punës është e vështirë dhe mbisundon punësimi informoi. Duhet të merren masa aktive për përfshirjen e këtyre komuniteteve në tregun e punës.

5. Është shënuar progres në lidhje me zgjidhjen e problemeve të regjistrimit për fëmijët dhe qeveria ka zgjeruar asistencën e saj në procesin e regjistrimit të mbi 600 romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Mal të Zi. Në mungesës të dokumenteve të identifikimit, Kosova ende duhet të prodhoj të dhëna të besueshme mbi komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

6. Qeveria i ka vazhduar veprimet për të parandaluar braktisjen e hershme të shkollës, veçanërisht për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Sidoqoftë, zbatimi i legjislacionit për t’iu përgjigjur mos regjistrimit dhe braktisjes së hershme të shkollës duhet të përmirësohet më tutje.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

39

DREJT NJË POLITIKE TË RE: STRATEGJIA 2016-2020

Në dy raportet e fundit të progresit për Kosovën (2014 dhe 2015), Komisioni Evropian, në mënyrë eksplicite, i bën thirrje Qeverisë së Kosovë që të përgatitet të marrë masa për të zhvilluar një politikë të re për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Derisa Raporti i Progresit për vitin 2014 kërkonte nga Qeveria e Kosovës që ‘‘duhet të zhvillohen politika realiste për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian pas vitit 2015’’.25, Raporti i Progresit për Kosovën i vitit 2015 kërkonte më shumë se kaq dhe ishte edhe më eksplicit. Ky raport kërkon nga Qeveria që të “demonstrojë përkushtim në praktikë për të vazhduar zhvillimin dhe hartimin e një politike të besueshme, reale dhe të matshme pas vitit 2015. Të gjithë akterët relevant, përfshirë shoqërinë civile dhe anëtarët e parlamentit që i përfaqësojnë të tre këto komunitete duhet të përfshihen dhe të inkorporohen rekomandimet e tyre” dhe se ‘‘Zyra për Çështje të Komuniteteve ka nevojë të marrë një rol më të fuqishëm mbi politikat e pakicave, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me Grupin Punues Teknik dhe politikën post-2015 për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët’’.26

Më 12 nëntor 2015, Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Komisionin Evropian kanë organizuar “Seminarin mbi Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë dhe më Gjerë – 2015 – Politikat dhe Zotimet”. Në këtë seminar kishin marrë pjesë Zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Marta Garcia Fidalgo e cila është koordinatore për romët në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit për Politikën e

25 European Commission, Kosovo 2014 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-kosovo-progress-report_en.pdf.

26 European Commission, Kosovo 2015 Progress Report. Qasur në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo.pdf.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

40

Fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit. Në këtë takim kishin marrë pjesë 60 persona. Seminari kishte dy qëllime. Së pari, që të prezantohen rezultatet e deriatëhershme për zbatimin e strategjisë dhe, së dyti, të inicioheshin angazhimet dhe politikat e reja që do të duhej të ndiqeshin pas skadimit të afatit kohor të Strategjisë paraprake. Në konkluzionet e këtij seminari ishte thënë se angazhimet e reja politike për këto komunitete ‘’duhet të jenë realiste, të besueshme dhe të matshme me tregues dhe afate kohore të qarta’’.27 Po ashtu, ishte evidentuar edhe hartimi dhe zbatimi i një plani koordinues dhe bashkëpunues ndërinstitucional me ministrinë e linjës dhe komunat. Në këtë seminar ishin identifikuar pesë sfida.

• Sfidat në qasjen e arsimit fillor, të mesëm, të lartë dhe segregacioni në shkolla për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

• Mungesa e kualifikimeve të duhura dhe diskriminimi si pengesa për punësimin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve.

• Vaksinimi, martesat e hershme dhe diskriminimi nga stafi mjekësor.• Vendbanimet joformale.• Regjistrim civil.

Në konkluzionet e këtij seminari, në formë tabelare, ishte planifikuar që zhvillimi i Strategjisë së re dhe Planit të Veprimit të ndodhte në dhjetor 2015, kurse finalizimi i tij të bëhej në afatin kohor prill-maj, kurse publikimi i Strategjisë së re të ndodhte në qershor-shtator 2016.

27 ZQM & BE, Konkluzionet: “Seminari mbi komunitet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë dhe më gjerë – 2015 – Politikat dhe Zotimet”. 12 nëntor 2015.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

41

DRAFT-STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT 2016-2020 PËR PËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

Draft-Strategjia dhe Plani i Veprimit 2016-2020 për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (më tutje: Strategjia e re) u hartuar gjatë muajit dhjetor 2015. Për dallim nga Strategjia 2009-2015 e cila kishte 11 sektorë, në Strategjinë e re janë prioritizuar katër sektorë. Këto janë: a) edukimi; b) punësimi dhe çështjet sociale; c) shëndetësia; dhe d) banimi. Në draft tekstin e Strategjisë, thuhet se Strategjia e kaluara ishte shumë ambicioze dhe, rrjedhimisht, aktivitetet e planifikuara ishin ‘‘zbatuar pjesërisht për shkak të burimeve të pamjaftueshme financiare dhe njerëzore, përcaktimit jo të mirë të treguesve/indikatorëve, monitorimin dhe raportimin jo të plotë të aktiviteteve, bashkërendimin e dobët midis ministrive të linjës dhe në mes institucioneve të nivelit qendror dhe lokal’’.28 Në Strategjinë e re 2016-2020 theksohet se duhet të parashihet koordinimi institucional, mbikëqyrja dhe të adresohet metodologjia e raportimeve edhe në nivele komunale.

Sipas draft-Strategjisë, Zyra për Qeverisje të Mirë ka bërë përpjekje maksimale për të konsultuar me përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, OJQ e tyre, dhe deputetët që vinë nga këto komunitete. Sidoqoftë, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare janë ankuar se nuk ka pasur shpërndarje të duhur të informatave rreth takimeve që janë zhvilluar në nivel regjional dhe nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme sidomos në nivele lokale. Procesi i

28 ZQM, Draft-Strategjia dhe Plani i Veprimit 2016-2020 për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (draft fillestar). f.4.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

42

hartimit të Strategjisë është paraparë të ndodh në tre faza. Në fazën e parë janë planifikuar konsultimet me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, OJQ-të që punojnë me këto komunitete në nivel lokal dhe qendror, konsultime me deputet e tre komuniteteve dhe me organizata ndërkombëtare. Gjatë fazës së dytë, janë paraparë punëtoritë për zhvillimin e katër objektivave të Strategjisë së re dhe lëshimin për diskutim publik të këtij dokumenti, kurse në fazën e tretë finalizimi i saj.

Në raportin pe ZQM-së “Përmbledhja e Rekomandimeve nga Takimet Informative Rajonale për Hartimin e Strategjisë së re për Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë’’, raportohet se në fazën e parë të hartimit të dokumentit janë zhvilluar takime në 29 komuna dhe në 5 rajone, përfshirë këtu takime në Komunën e Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malisheve dhe Mamushë), në komunën e Pejës (Deçan, Gjakovë, Pejë, Istog, Klinë, Junik), në Komunën e Gjilanit (Gjilan, Kamenicë, Ferizaj, Viti, Novobërdë), në komunën e Mitrovicës (Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok) dhe në nivel qendror në Prishtinë (Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime). Po ashtu, gjatë kësaj faze, ZQM ka organizuar takime edhe me deputetët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe zëvendësministrat që vijnë nga këto komunitete.29

Një koment i përgjithshëm para se të analizohen katër fushat e Strategjisë së re është shpërputhja metodologjike dhe mungesa e qartësisë mes synimeve, objektivave, aktiviteteve dhe veprimeve. Objektivat duken më shumë si qëllime, kurse aktivitetet duken më shumë si masa. Rrjedhimisht, objektivat nuk janë të thjeshta, të

29 ZQM, Përmbledhja e Rekomandimeve nga Takimet Informative Rajonale për Hartimin e Strategjisë së re për Rom, Ashkali dhe Egjiptian ne Kosovë. Prishtinë, 30 korrik 2015.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

43

matshme, të arritshme, që prodhojnë një rezultat brenda një afati të kufizuar kohore. Po ashtu, vërehet qartë se sektori i shëndetësisë dhe banimit janë punuar pa vëmendjen e duhur, me aktivitete minimale dhe buxhetim të papërcaktuar. Fjala vjen, i gjithë sektori i banimit, i cili ka tri objektiva, nuk është i mbuluar financiarisht. Në 4 synimet/sektorët e Strategjisë çështjet gjinore dhe diskriminimi si problem ndërsektorial nuk është adresuar në mënyrën e duhur. Po ashtu, hartuesit e Strategjisë së re shpesh ngatërrojnë institucionet përgjegjëse dhe institucionet mbështetëse që duhet të përfshihen në zbatimin e Strategjisë së re. Së fundi, por jo për nga rëndësia, treguesit kohor se kur do të zbatohen aktivitetet në strategji janë të përgjithësuar, dhe nuk janë të kufizuar në aspektin e raportimit. Fjala vjen, tek treguesit kohor për realizmin e aktiviteteve të Strategjisë së re, përdoren indikatorë si “2016-2018”, “2016-2020” ose “gjatë tërë kohës”.

Siç e kemi theksuar më lartë, janë katër sektorë të Strategjisë së re: edukimi, punësimi dhe mirëqenia social, shëndetësia dhe banimi. Sektori i banimit ka 4 objektiva dhe 24 aktivitete. Sektori i punësimit dhe mirëqenies sociale ka 3 objektiva dhe 28 aktivitete. Sektori i shëndetësisë ka 3 objektiva dhe 4 aktivitete. Sektori i banimit ka 3 objektiva dhe 17 aktivitete.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

44

GJETJET NGA PUNËTORIA E PLATFORMËS PËR VLERËSIMIN E DRAFT-STRATEGJISË

Ndonëse Zyra për Qeverisje të Mirë kishte marrë zotime që të monitorojë, vlerësojë dhe raportojë për të arriturat e zbatimit të Strategjisë 2009-2015, shtatë vite nga aprovimi i kësaj të fundit, raportet e ZQM-së as nuk janë të plota dhe as nuk janë periodike. Pra, në mënyrë që të fillonte një proces i mbarë në hartimin e Strategjisë së re 2016-2020, baza mbi cilën do të duhej të ndërtohej kjo do ishte përmes një vlerësimi real, të matshëm dhe empirik se çka është arritur, ku janë hasur pengesat, cilat kanë qenë pengesat kryesore gjatë implementimit të Strategjisë së mëparshme. Bazuar në “mësimet e nxjerra” nga Strategjia e kaluar, dhe me një konsultim të gjerë të gjithë hisedarëve të interesuar, dhe me një vullnet të qartë politik të Qeverisë së Kosovës për t’u marrë me problemet e këtyre komuniteteve do të duhej të fillonte procesi i hartimit të Strategjisë së re.

Strategjia për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009-2015, përkundër investimit të madh të të gjithë akterëve vendor dhe ndërkombëtar për të prodhuar një dokument serioz dhe të pranueshëm, në fund rezultojë i pazbatueshëm. Ndonëse në draft-Strategjinë e re thuhet se Strategjia e kaluar ishte shumë ambicioze, në fakt zbatimi i standardeve të pranuara ndërkombëtarisht për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave, me theks të veçantë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, nuk do të duhej të shihej si një proces ambicioz, por si një diçka e arritshme me përkushtimin e të gjithë akterëve, e para se gjithash institucioneve lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, përgjegjëse për zbatimin e ligjit për të gjithë barabartë.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

45

Gjatë punëtorisë së 13 dhe 14 prillit 2016, Platforma e organizatave jo-qeveritare që punojnë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, por edhe organizata të tjera, kanë adresuar disa prej shqetësimeve kryesore të tyre në lidhje me draft-Strategjinë e re.

Më poshtë janë listuar 15 sfida që janë identifikuar në punëtorinë e 13 dhe 14 prillit 2016:

1. Ka mungesë të informacioneve në mesin e përfituesve dhe organizatave të shoqërisë civile për draft-Strategjinë e re.

2. Nuk ekziston një komunikim i mirëfilltë institucional mes ZQM-së dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe ZQM-së të cilët nuk kanë treguar gatishmërinë e plotë për transparencë dhe llogaridhënie për punën e bërë.

3. Nuk ka pasur informata të mjaftueshme për takimet që ka organizuar nga Zyra për Qeverisje, për të diskutuar draft-Strategjinë e re 2016-2020.

4. Ato OJQ që kanë marrë pjesë në këto takime kanë nënvizuar se komentet dhe rekomandimet e tyre nuk kanë qenë të përfshira mjaftueshëm në draft-Strategjinë e re.

5. Secila prej 4 fushave të Strategjisë ishte hartuar brenda një periudhe shumë të shkurtër: thuajse për çdo fushë ishin planifikuar vetëm dy ditë për hartim.

6. Nuk ka pasur konsultime me përfituesit dhe organizatat e shoqërisë civile rreth buxhetimit të aktiviteteve të Strategjisë së re.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

46

7. Gjatë procesit të buxhetimit të aktiviteteve të Strategjisë së re komunat nuk janë konsultuar, në mënyrë që të planifikohet dhe ndahet buxheti i duhur komunal për implementimin e aktiviteteve të përcaktuara.

8. Gjatë procesit të hartimit të Strategjisë së re nuk janë përfshirë mësimet e nxjerr nga Strategjia e kaluar, dhe nuk janë marrë për bazë vërejtjet e raporteve të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, si UNICEF, OSBE etj.

9. Objektivat dhe aktivitetet nuk janë konkrete.

10. Nuk ka ndarje buxhetore për secilin veprim, në mënyrë që të dihet saktësisht kohëzgjatja e aktivitet dhe kostoja e tij. Buxheti zakonisht është planifikuar si total i të gjitha veprimeve, duke e pamundësuar kështu edhe raportimin për progresin që do të mund të realizohej por edhe raportimin efikas të mëvonshëm.

11. Ka aktivitete që tashmë vetëm ekzistojnë edhe jashtë strategjisë, si p.sh Programet për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve, prandaj aktivitete të ngjashme nuk ka nevojë që të përfshihen në Strategjinë e re. Për shembull, aktiviteti 1.2 i objektives së parë, në sektorin e arsimit, do të duhej të hiqej nga drafti. Po ashtu, edhe aktiviteti 1.4 “Ofrimi i programeve ri-integruese për fëmijët nga diaspora”, në sektorin e arsimit duhet të hiqet nga drafti, për faktin tashmë ky program ekziston dhe është paraparë në strategjinë për riatdhesim.

12. Para vlerësimit të secilës prej nevojave në aktivitetet e katër sektorëve të Strategjisë së re, do të duhej paraprakisht të bëhej një vlerësim i nevojave në këto sektorë. Për shembull, në sektorin

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

47

e punësimit, para se të bëhet vlerësimi i nevojave, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale do të duhej të organizonte një fushatë informuese për regjistrimin e të gjithë punëkërkuesve rom, ashkali dhe egjiptian dhe të dizajnonte një bazë të dhënash të regjistrimit të këtyre komuniteteve ndaras.

13. Objektivat, aktivitetet dhe masat në sektorin e shëndetësisë janë më shumë informuese dhe vetëdijesim. Do të duhej të parashihej që pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për sëmundjet që nuk trajtohen brenda vendit, të marrin mbështetje financiare për t’u trajtuar jashtë Kosovës. Buxhetimi total i sektorit të shëndetësisë në Strategjinë e re nuk është llogaritur në mënyrë të duhur. Shembull, i gjithë ky sektor është mbuluar, në kohëzgjatjen prej 5 vitesh, vetëm me 21 mijë euro. Nuk ka as një aktivitet për shëndetin sekondar dhe terciar.

14. Tek sektori i banimit, po ashtu, ka paqartësi rreth aktiviteteve. Nuk parashihen aktivitete që kanë të bëjnë me legalizimin e të gjitha pronave dhe, ndonëse përmendet kthimi, nuk është paraparë asnjë aktivitet. Për më keq, i gjithë sektori i katërt, respektivisht ai i banimit, nuk është buxhetuar fare.

15. Buxhetimi i aktiviteteve për të gjitha aktivitetet është minimal dhe joreal.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

48

REKOMANDIME

TË PËRGJITHSHME:

1. Objektivat, aktivitetet dhe mjetet e verifikimit dhe buxheti për zbatimin e Strategjisë së re 2016-2020 duhet të konkretizohen. Ndonëse Strategjia e re 2016-2020 tregon qartë përkushtimin dhe angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të adresuar në mënyrë institucionale gjendjen e rënduar socio-ekonomike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, megjithatë, në formën ekzistuese, kjo strategji mbetet ende larg një standardi të pranueshëm.

2. Meqenëse kanë kaluar gjashtë muaj nga viti 2016 dhe një pjesë e konsideruar e aktiviteteve, veprimeve dhe masave janë planifikuar të ndërmerren në 2016, afati kohor i Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë (2016-2020) duhet të zgjatet për një vit shtesë, për faktin se Zyra për Planifikim Strategjik nuk mund ta aprovoj buxhetin e Strategjisë për vitin 2016. Titulli dhe afati kohor i rekomandueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është “Strategjia për Gjithëpërfshirje të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, 2017-2021”.

3. Ministritë e linjës duhet të marrin rolin kyç në rishikimin dhe hartimin përfundimtar të katër fushave të Planit të Veprimit.

4. Duke qenë se draft-Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë (2016-2020) është hartuar brenda një kohe shumë të shkurtër dhe pa konsultimet e mjaftueshëm dhe gjithëpërfshirës të të gjithë akterëve dhe, pa

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

49

konsultim të përfituesve, Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët e angazhuar, duhet të ndërtojnë një plan komunikimi, gjithëpërfshirje, konsultimi dhe ekspertize në muajt qershor-dhjetor 2016 në mënyrë që Strategjia e Re të jetë një dokument legjitim dhe i pranuar nga përfituesit, me synime, objektiva, aktivitete, veprime dhe buxhetim të qartë dhe konkret i dal nga një proces adekuat dhe gjithëpërfshirës i hartimit.

5. Përgjegjësia kryesore për koordinimin e zbatimit, monitorimin e zbatimit dhe raportimin duhet të bëhet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Duhet të zhvillohet një plan konkret për koordinim dhe bashkëpunim ndërinstitucional mes ministrive të linjave, në njërën anë, dhe organeve qendrore dhe komunave, në anën tjetër.

6. Në mënyrë që të ndërtohet një raport bashkëpunimi institucional mes Zyrës për Çështje të Komuniteteve dhe Platformës së organizatave të shoqërisë civile, përkatësisht, rrjetit të organizatave të shoqërisë civile që punojnë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të dy palët do të duhej të nënshkruajnë një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes së cilit memorandum do të përcaktoheshin mënyrat e bashkëpunimit dhe bashkërendimit në hartimin e Strategjisë së re. Në këtë frymë, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vitit 2015 për Kosovën nënvizonte se “Të gjithë hisedarët relevant, përfshirë shoqërinë civile dhe anëtarët e parlamentit që i përfaqësojnë të tre këto komunitete duhet të përfshihen dhe të inkorporohen rekomandimet e tyre”. Në këtë bashkëpunim, mund të shfrytëzohet mbështetja nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

50

7. Zyra për Çështje të Komuniteteve duhet të obligoj komunat që të hartojnë planet e veprimit lokal. Kurse, komunat që i kanë aprovuar planet e veprimit, duhet t’i revidojnë ato në përputhje me Strategjinë e re.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

51

TË VEÇANTA:

Gjatë procesit të hartimit të mëtutjeshëm të strategjisë së re:

Mos diskriminimi dhe barazia gjinore do të duhej të jenë të përfshira në mënyrë ndërsektoriale brenda katër fushave të Strategjisë. Do të duhej të konkretizoheshin objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e pritura dhe mjetet e verifikimit të realizimit të aktiviteteve do të duhej të diversifikohen. Kohëzgjatja e aktiviteteve do të duhej të precizohej me afat kohor. Të gjitha veprimet e parapara në katër fushat e Strategjisë së re do të duhej të buxhetoheshin veç e veç. Secili aktivitet do të duhej ta kishte të precizuar koston financiare dhe kohëzgjatjen e saktë.

Buxhetimi i aktiviteteve duhet të llogaritet me saktësi dhe jo me hamendësime. Ky proces duhet të bëhet nga ministritë e linjave në bashkëpunim me komunat, dhe këto të fundit duhet të ndajnë buxhet specifik vjetor për realizimin e aktivitetet të planifikuara me Strategjinë e re.

Meqenëse Strategjia e re është një dokument strategjik afirmativ, aktivitet, programet dhe masat që tashmë ekzistojnë dhe janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse nuk është e nevojshme që të përfshihen në Strategjinë e re. Siç janë p.sh. Programet për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve, ose ofrimi i programeve riintegruese për fëmijët nga diaspora.

Do të duhej të ndërtohej një sistem monitorimi, vlerësimi dhe raportimi efikas mes organeve të pushtetit qendror dhe atyre lokale. Vendosja e një sistemi të raportimit online do të përmirësonte komunikimin.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

52

Komunat e Kosovës duhet të përfshihen drejtpërdrejtë në hartimin e Strategjisë së re dhe Kryetari i Komunës duhet të siguroj në nivel komunal zbatimin e Strategjisë.

Drejt një politike të reStrategjia për gjithpërfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë 2016-2020

54

Balkan SunflowersVolunteers for Social Reconstruction

Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”, financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Agjencionin e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK), Akademinë e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK.

Ky dokument është publikuar me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”, që menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

DREJT NJË POLITIKE TË RE

STRATEGJIA PËR GJITHPËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALI

DHE EGJIPTIAN NË KOSOVË 2016-2020

Prishtinë, Maj 2016