Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

9
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected] 1 AL-Tax Centre Fiscal Documents, Nr. 2014/11/27 www.al-tax.org [email protected] Date 01.11.2014 Tirane, Albania Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

Transcript of Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

Page 1: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

1

AL-Tax Centre

Fiscal Documents,

Nr. 2014/11/27

www.al-tax.org

[email protected]

Date 01.11.2014

Tirane, Albania

Të ardhurat nga pagat dhe

progresi i tatimit mbi to

Page 2: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

2

© AL-TAX CENTER

DOKUMENTE FISKALE NENTOR, 2014

Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

Pregatitur dhe shperndarja

AL-Tax Center

PËRMBLEDHJE

Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton ecurine e pagave mesatare, per dekaden e fundit duke i

vendosur ne nje projeksion me rritjen ekonomike, inflacionin shikojme se rritja mesatare e pages per sektorin

privat dhe ate publik, ka shenuar nje tendence me te larte duke i paraprire keshtu, presioneve qe kercenojne

mireqenien personale dhe familjare.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve që

mund të mos pëlqejnë këtë vlerësim apo kanë pyetje në lidhje me metodologjinë.

Fjale kyç: paga, ekonomi, tatime, taksa, tatim mbi pagen, progres

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të

kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në

zbatimin e praktikave të tyre.

Autorësia është e ©

AL-TAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë material, kërkohet të shënojë autorësinë si

referencë në materialet që do të përdorë.

Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org

Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te [email protected]

Page 3: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

3

Hyrje

Te gjitha qeverite bejne politiken e tyre pagat dhe taksimin e tyre dhe kjo tregon per nje

perputhje te teorive ekonomike qe normojne pagat dhe punesimin me cmimet qe ofron

tregu. Edhe ne praktike ndodh qe sa here riten pagat per efekte te qendrueshmerise se pages

reale, pra per te normalizuar ritjen e cmimeve dhe per te mos ndikuar ne nivelin e jetese se

popullates shihet nje rritje produktiviteti dhe ulje e papunesise. Kjo ndodh nga efekte te

pershtatshmerise dhe mosnjohjes se fenomenit.

Jo vetem nje model, por te gjitha modelet klasike te teorive makro - ekonomike

konkludojne ose predikojne nje punezenie te plote. Levizjet sa ne nje pune ne nje tjerer,

pagesat me kohe te pjesshme trajtohen edhe nga ne si papunesi friksionale.

Modelet ekonomike qe ofrohen nga teoricienet e ekonomise moderne meqenese nuk

pranojne papunesi jo friksionale na paraqesin, si pasoje faktin qe pagat pecaktohen nga

ndikimi i ofertes monetare mbi cmimet dhe jo nga papunesia.

Teorikisht eshte e njohur Kurba e Filipsit qe shpjegon se pagat dhe cmimet pershtaten

ngadale ndaj ndryshimeve te kerkeses. Kjo teori shpjegon se per ritjen e pagave duhet me

domosdo te ulet papunesia. Lidhje korelative dhe e dreteperdrejte. Dime se pagat jane jo

fleksibel ose pershtaten ngadale ne vend qe te jene menjehere dhe plotesisht fleksibel qe te

garantojne punesim te plote.

Mendimi ekonomik bashkekohor ka treguar se te ardhurat kombetare mund te riten edhe

nepermjet konsumit i cili pershpejton ritjen e prodhimit dhe punesimin.

Ky prezantim merr persiper shqyrtimin e tendences se pagave dhe permiresimet qe

duhen bere si inisiativa qe sherbejne si nxitje per reformime zinxhir te marrdhenieve te punes

dhe efekteve qe prodhojne ato. Ndryshimet reformuese ne kete fushe duan kohen e tyre dhe

jane te ngadalta se pas cdo ndryshimi ne kete sistem detyrimisht preken shume fusha dhe

rreziqet behen evidente. Ne kete kontekst eshte me interes ballafaqimi ne lidhje me pagat dhe

tatimet mbi to pare sipas kend veshtrimit tatimor .

Page 4: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

4

Historik i tatimit mbi pagat 2001-2010

Në dhjetë vitet e fundit, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një prej zhvillimeve më të mëdha në

historinë fiskale të Shqipërisë dhe mbarë historisë fiskale në botë. Në masën më të madhe të

vendeve europiane, administrimet fiskale hynë në periudha të ndryshme në reformime të

sistemeve të tyre, të shoqëruara me reforma në mënyrën e të tatuarit të vlerës së punës, të

kontributeve sociale, si dhe në përdorimin e produktit tatimor në funksion të rritjes së

mirëqenies së qytetarëve duke rritur nivelet e të ardhurave për frymë.

Cfare lidhet direkt me diskutimin tone sot jane pagat, mundesia per reformim e tyre .Ne

konteksin e pages reale merr vlere edhe diskutimi i Tatimit mbi pagen .

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Rritja e pages mesatare sipas viteve 12.2% 7.0% 15.1% 5.0% 5.2% 8.7% 12.7% 30.2% 11.9% 5.3%

Rritja ekonomike 7.9% 4.2% 5.8% 5.7% 5.7% 5.4% 5.9% 7.5% 3.3% 3.8%

Tendenca e Inflacionit 3.5% 1.7% 3.3% 2.2% 2.0% 2.5% 3.1% 2.2% 3.7% 3.4%

Pesha e tatimit pages/Te ardhurat tatimore 7.5% 6.3% 5.7% 5.4% 5.3% 6.3% 10.0% 12.9% 13.8% 14.7%

Burimi: Instat, DPT, BSH

Viti

KRAHASIMI I PAGES MESATARE MUJORE PËR NJË TË PUNËSUAR ME TREGUES MAKRO (SEKTORI PRIVAT DHE SHTETËROR)

Aktiviteti ekonomik

Nese shikojme ecurine e pagave mesatare, per dekaden e fundit duke i vendosur ne nje

projeksion me rritjen ekonomike, inflacionin shikojme se rritja mesatare e pages per sektorin

privat dhe ate publik, ka shenuar nje tendence me te larte duke i paraprire keshtu, presioneve

qe kercenojne mireqenien personale dhe familjare. Megjithese, ne vitet e fundit eshte

ngushtuar diferenca midis rritjes mesatare te pages ne krahasim me rritjen ekonomike dhe

inflacionin mund te thuhet se kjo page ende qendron ne nivele qe perbejne nje tendence

stabiliteti te nivelit te jeteses ne raport me prodhimin e brendshem.

Page 5: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

5

Nje analize me depertuese eshte krahasimi midis ndryshimit te pages mujore dhe cmimeve te

konsumit. Vete ky krahasim tregon se paga mujore ka patur nje tendence rritje me te larte se

ndryshimi i cmimeve te konsumit. Ballafaqimi midis ndryshimeve te pages mujore ne fillim te

dekades ka qene ne nivele mbi 11 perqind dhe ky ndryshim ka krijuar nje stabilitet qe tregon

per nje konsolidim dhe nje baze te forte te sistemit te pagave te dy sektoreve drejt

ristrukturimit te tyre sipas modeleve te vendeve te Bashkimit Europian.

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Ndryshimi i pagës mujore 15.1 14.2 8.5 14.4 9.9 7.5 17.1 8.3 11.9 5.3

Ndryshimi i çmimeve të

konsumit3.1 5.3 2.4 2.9 2.4 2.4 2.9 2.2 3.5 3.7

Ndryshimi i pagës reale 11.6% 8.1% 6.0% 11.2% 7.3% 4.9% 13.8% 6.0% 8.1% 1.6%

Burimi: Instat

Emërtimi

EFEKTE NGA KRAHASIMI I PAGËS ME NDRYSHIMIN E CMIMEVE

Vitet

Nga tabela me poshte, shikojme se niveli i pages mesatare eshte i ndryshem ne sektore te

ekonomise. Ky krahasim nxjerr ne dukje zhvillimin e sektoreve, te cilet ne teresine e tyre na

prezantojne edhe zhvillimin e pagave.

në lekë

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2010/2001 2010/2005

Industri 14,839 15,882 18,286 19,200 20,200 26,567 31,200 31,950 39,433 41,503 280% 205%

Ndërtim 13,416 15,014 15,017 16,055 17,361 22,500 26,100 30,040 36,200 38,101 284% 219%

Transport e komunikacion 18,124 23,434 27,030 27,439 28,144 27,600 32,000 34,480 39,800 41,890 231% 149%

Tregti 12,856 13,924 14,120 15,711 17,561 24,160 28,250 32,000 37,200 39,153 305% 223%

Paga Mesatare 14,809 17,064 18,613 19,601 20,817 25,207 29,388 32,118 38,158 40,162 271% 193%

Burimi: Instat, BSH

PAGA MESATARE MUJORE PËR NJË TË PUNËSUAR (SEKTORI PRIVAT DHE SHTETËROR)

VitetAktiviteti ekonomik

Ndryshimi

Konfirmimi i nje ecurie pozitive te pages ne sektoret e ekonomise, reflektohet edhe te niveli i

rritjes se pages minimale zyrtare. Eshte kjo qendrueshmeri e sistemit te pagave, qe i ka dhene

mundesi qeverisjes qe te beje rritjet radikale, ne kater vitet e fundit me nje ndryshim prej mbi

Page 6: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

6

35 % rritje te pages miniale. Kjo sherbeu si nje baze llogaritje edhe per nivelet minimale te

kontribueteve te sigurimeve, si dhe ndertimin e perfitimeve nga sigurimet.

në lekë

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Paga minimale zyrtare 7,580 9,400 10,060 10,080 11,800 14,000 14,000 17,000 18,000 19,000 151%

Burimi: Instat

EmërtimiNdrysh

imi

PAGA MINIMALE ZYRTARE

Vitet

Mangesite e sistemit te pagave dhe taksimit

Por, natyrisht aty ku ka arritje analizat qe behen nga ekspertet e fushes, por edhe vete

diskutimet e kesaj konference do te ndihmojne per te pare edhe difektet dhe elemente te

mosfunksionimet te vete sistemit. Ne kete mes nderhyn me ndikimet e saj edhe politika fiskale,

e cila nese eshte e pershtatur si duhet me ekonomine rezulton efektive dhe e kunderta.

Dihet qe sistemi tatimor angazohet ne taksimin e dy elementeve baze te krijimit te vlerave dhe

pasurise, te cilat jane kapitalet dhe vlera e fuqise punetore. Ndersa, ndikimi i tatimit mbi

kapitalet ka nje ndikim indirekt ne lidhje me tatimin mbi pagat, tatimi mbi te ardhurat

personale dhe me tej pagesa e kontributeve jane dy shtyllat qe ndikojne direkt ne mbajtjen dhe

forcimin e sistemit te pagave.

mld lekë

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Tatimi mbi pagat dhe

shperblimet3.1 3.2 3.3 3.6 3.8 5.0 8.6 13.3 14.9 16.4 75

Ecuria e tatimit mbi pagat 2% 3% 10% 5% 31% 73% 54% 12% 10.1% 200%

Raporti tatim mbi paga/ Të

Ardhurat Total7.5% 6.3% 5.7% 5.4% 5.3% 6.3% 10% 12.9% 13.8% 14.7% 88%

Burimi: DPT

Ecuria e tatimit mbi te ardhurat nga paga dhe shperblimet

Emërtimi10 - vjecari Pesha ne

volum dhe %

Pesha e tatimit mbi te ardhurat nuk shkon me shume se 15% ne vitin e fundit, te certifikuar

nga te dhenat e buxhetit. Pesha e ketij tatimi ka ardhur ne rritje, per vete faktin se ka ndjekur

Page 7: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

7

tendencen e rritjes se pages. Por, nga ana tjeter aplikimi i te shumediskutuares tatimit ne nje

shkalle, per tre vitet e aplikuara ka nje rritje te peshes se tatimit te pages dhe ky ndikim ka

ardhur me se shumti nga pagat e larta, se nga ato te ulta. Pragu qe egziston per tatimin mbi

pagen lehteson dukshem nivelet e shtresave te varfra, qe perbejne rreth 55% te fuqise se zene

ne pune, duke e cuar nivelin de facto te shkalles se tatimit mbi pagen ne 6%, por nga ana tjeter

jep efekte edhe te niveli i pagave ngjitur me to, duke ndjekur logjiken e taksimit sipas nje kurbe

rritese.

2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

- Ligjvënës, nëpunës të lartë

dhe drejtues29,043 34,477 37,160 37,554 44,297 50,975 59,160 60,500 71,529

- Specialistë 20,217 23,118 26,034 27,018 29,899 33,359 39,118 42,487 50,309

- Teknikë dhe ndihmës

specialistë16,310 18,265 19,431 20,048 24,543 25,891 31,339 33,588 40,733

- Nëpunës të thjeshtë 15,637 16,991 20,308 21,253 23,853 24,245 27,765 29,585 33,988

- Punëtorë 13,846 14,495 16,753 17,082 19,582 21,332 23,932 25,129 31,453

Burimi: Instat

Emërtimi

PAGA MESATARE MUJORE SIPAS GRUP-PROFESIONEVE NË SEKTORIN SHTETËROR

Tatimi mbi të ardhurat personale dhe reformimi fiskal

Ambjenti ekonomiko-shoqeror, qe favorizon fenomene te regresivitetit fiskal egziston ne

vendet, qe kane te ardhura te ulta per fryme, kulture fiskale te paket, moskoordinim te qarte te

ligjeve ekonomike me ato fiskale, nje ambient shoqeror rrethues informal dhe patronazh

politik.

Per shmangjen e ketij realiteti ne shume vende kane aplikuar nje menyre tjeter te tatimit mbi

pagen dhe te ardhurat personale. Administratat tatimore lejojne individet, te zbresin nga te

ardhurat totale te tyre shpenzimet e njohura, kontributet e sigurimeve shoqerore, shpenzimet

mjekesore, interesat e paguara, taksat lokale, sigurimet e jetes, shpenzimet per femijet,

shpenzimet e jashtezakonshme (demet nga zjarret, permbytjet, grabitjet etj.), shpenzimet per

Page 8: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

8

arsimim dhe edukim, kontributet per mireberesi dhe ndonje shpenzim tjeter. E ardhura Neto qe

mbetet tatohet me perqindjen tatimore per kete lloj tatimi dhe derdhet ne buxhet sipas

kerkesave ligjore. Efekti i arritur nepermjet kesaj politike fiskale ka arritur te ndikoje ne sjelljet

personale dhe ka perhapur frymen e shperndarjes se barabarte te te ardhurave dhe

shpenzimeve ne shtresa e grupime te ndryshme te popullsise.

Nje reformim fiskal i tille do te varej nga kerkesa te tilla si:

- Oferta publike. Duhet te behen gjithe perpjekjet qe te ndryshoje filozofia ekonomike

dhe ambjenti ekonomik, ku oferta publike te ndihmoje ne zvogelimin e barres fiskale

dhe rregullimin e shpenzimeve publike

- Vullneti politik. Nuk ka rruge tjeter per suksesin e reformimit fiskal nese lideret politike

nuk do te jene mbeshtetesit dhe avokatet e tij.

- Pregatitje serioze. Tatimet jane nje zone shume komplekse. Autoritetet tatimore duhet

te kene hartuar drafte paraprake te studiuar mire, qe t’i detyrojne dhe politikanet t’i

mbrojne ato sipas programeve te tyre.

- Publiciteti. Reformimi fiskal kerkon gjithashtu dhe nje mbeshtetje te madhe publikuese

e propaganduese.

- Momenti i duhur. Ndertimi i nje politike te reformimit tatimor duhet te gjeje dhe kohen

e vet kur duhet te jete gati te dale ne publik.

Per ta vijuar me tej shpjegimin me poshte vendosen disa te dhena krahasuese 2009/2010.

Page 9: Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

9

Raporte Rritja Raporte

Numri mesatar i te punesuarve dhe qe

paguajne kontribute ka nje ritje 3.4%

Paga mesatare ka nje ritje 5.3%

Fondi mesatar I pagave per kontribute 8.66%

Nese raporti para 5 vitesh punonjes shteteror

/ punonjes privat 50% me 50%

Aktualisht ky raport (ndaj njeri tjetrit) eshte 65% me 100%

Punonjes shteterore / totalin 39%

Punonjes private / totalin 61%

Punonjes buxhetore/ punonjes shteteror jo

buxhetore 16.70%

Nisur nga koncepti i lancuar me lart pra ne konteksin e zhvillimeve makro tregon se jemi ne

percaktimin teorik te Kurbes se Filipsit ku kemi nje pershtatje te ngadalte te ndryshimeve te

kerkeses.

Kjo ka sjelle:

a. Cmime pergjithsisht te niveleve te barabarta midis viteve, pra nuk kemi ndryshime te

cmimeve. Vetem ne disa raste gjate mbiprodhimit vendas kemi nje ulje te tyre .

b. Kompanite dhe firmat vendase por edhe disa te huaja qe operojne ne vend mbajne dy

nivele pagash te cilat deformojne konkluzionet dhe kerkesat.

Prandaj edhe niveli i punezenies eshte me levizje te vogla dhe me shume sforco.

Ne keto kushte sugjerimet dhe konkluzionet mbeshtesin argumentimet se:

1.Duhet te punohet nga te gjitha grupet e interesit me popullaten aktive ne shpjegim te idese

se duhet te jemi te pershtatur dhe pershtates te pagave dhe cmimeve . Vetem keshtu mund

te sigurojme punesim te larte.

2. Ritja e nivelit te pages minimale kerkon te jete ne qender te vemendjes te shume

institucioneve. Ne duhet te shtojme likujditetet aktive ne treg npermjet investimit te

brendshem dhe te huaj nese duam te rritim punesimin.

3. E gjithe puna e institucioneve shteterore dhe shoqerise civile duhet te bashkerendohet drejt

objektivave per uljen e nivelit te korrupsionit. Kjo eshte madhesia ne vlere absolute qe krijon

levizjen e parase jashte kanaleve ligjore .

% Fondit te pagave / totali ( sektori

shteteror ) 48.8%

% Fondit te pagave / totali ( sektori privat ) 51.20%

Sektori shteteror perben 39.6 % te

punonjesve

konsumon fond

page 48.8%

Sektori privat perben60.4 % te

punonjesve

konsumon fond

page 51.2%

Paga mesatare per efekte kontributesh

Sektori privat Sektori shteteror 45.542 leke/muaj

29. 069 leke/muaj

Ne lidhje me fondin e pagave :