Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates · Si e bën këtë? Interneti i ka...

4
73 Biznesi elektronik CopyRight©2008 Mr. Besim V. Abdullai Draft 0.8 Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates.com Vlerësimi i modelit biznesor të e-biznesit Burimi: Roger Fillion, "Rising from the Ashes," Context, June-July 2002, pp. 32-35. Inventari zero: Njejt si eBay, eBags Inc. (www.ebags.com ), nuk duhet të brengoset për inventarin. Kompania private në fjalë, shet çanta dore, çanta kompjuterësh, koferë, etj. Produktet e shitura, ju dërgohen klientëve direkt nga furnitorët e njohur, si: Samsonite Corp, JanSport, dhe Adrienne Vittadini. Shefi i marketingut të eBags, Ztr.Peter Cobb, shpjegon këtë fakt kështu:“Ne ju lejojmë prodhuesve të njohur, që t´i mnaxhojnë vet inventarin e produkteve, sepse ata këtë e bëjnë më së miri. Ata e dinë më mirë se çka do të shitet më shumë“. Figura 24 Pamje e portalit të firmës eBags.com 35 Në secilin rast kompania duhet të shpenzojë në marketing. Që të krijojë listat e klientëve, kompania ofron lojëra shpërblyese, ku klientët joshen të marin pjesë duke i ofruar të dhënat e tyre personale. Deri në Prill, firma kishte grumbulluar, më shumë se 2 milionë emra në bazën e të dhënave, që nga Janari 2001, kur kishte 292,000 emra klientësh. Kompania deklaroi se pret të arijë „profit të qëndrueshëm“, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2002. Për dallim nga shumica e kompanive online, eBags, ka fituar nota të larta vlerësimi, për shërbimet e saja ndaj konsumatorëve, ku me anë të Ueb faqes së sajë ju mundësonte klientëve të zgjedhin vet llojet e çantave, materialin, ngjyrën, me një 35 Ebags.com e vizituar me 11.05.2008

Transcript of Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates · Si e bën këtë? Interneti i ka...

Page 1: Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates · Si e bën këtë? Interneti i ka mundësuar Economy.com, që të bëjë raporte studimore për klientelën e firmave të ndryshme,

73

Biznesi elektronik

CopyRight©2008 Mr. Besim V. Abdullai

Draft 0.8

Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates.com

Vlerësimi i modelit biznesor të e-biznesit

Burimi: Roger Fillion, "Rising from the Ashes," Context, June-July 2002, pp. 32-35.

Inventari zero: Njejt si eBay, eBags Inc. (www.ebags.com), nuk duhet të brengoset për inventarin. Kompania private në fjalë, shet çanta dore, çanta kompjuterësh, koferë, etj. Produktet e shitura, ju dërgohen klientëve direkt nga furnitorët e njohur, si: Samsonite Corp, JanSport, dhe Adrienne Vittadini. Shefi i marketingut të eBags, Ztr.Peter Cobb, shpjegon këtë fakt kështu:“Ne ju lejojmë prodhuesve të njohur, që t´i mnaxhojnë vet inventarin e produkteve, sepse ata këtë e bëjnë më së miri. Ata e dinë më mirë se çka do të shitet më shumë“.

Figura 24 Pamje e portalit të firmës eBags.com35

Në secilin rast kompania duhet të shpenzojë në marketing. Që të krijojë listat e klientëve, kompania ofron lojëra shpërblyese, ku klientët joshen të marin pjesë duke i ofruar të dhënat e tyre personale. Deri në Prill, firma kishte grumbulluar, më shumë se 2 milionë emra në bazën e të dhënave, që nga Janari 2001, kur kishte 292,000 emra klientësh. Kompania deklaroi se pret të arijë „profit të qëndrueshëm“, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2002. Për dallim nga shumica e kompanive online, eBags, ka fituar nota të larta vlerësimi, për shërbimet e saja ndaj konsumatorëve, ku me anë të Ueb faqes së sajë ju mundësonte klientëve të zgjedhin vet llojet e çantave, materialin, ngjyrën, me një

35 Ebags.com e vizituar me 11.05.2008

Page 2: Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates · Si e bën këtë? Interneti i ka mundësuar Economy.com, që të bëjë raporte studimore për klientelën e firmave të ndryshme,

74

Biznesi elektronik

CopyRight©2008 Mr. Besim V. Abdullai

Draft 0.8

fjalë të zgjedhin dizajnin e produkteve përpara se t´i blenin ato. „Firma eBags, nuk u krijua nga personat që kuptonin teknologjinë informative, por nga njerëz që kishin sens për biznesin me çanta.“, ky ishte konkluzioni i Ztr. Don McCubbrey, Drejtor i qendrës për studimet e tregtisë elektronike, pranë Universitetit të Denverit, SHBA. Zgjerimi i bazës së klientëve „me lirim“: Firma për kërkime ekonomike Economy.com, përdorën qasjen në Internet, me qëllim të zgjerimit të bazës të klientëve, përtej mënyrës tradicionale të 500 kompanive më të mëdhaja në botë (Fortune 500). Firma me rreth 770 të punësuar, po ju shkakton tronditje firmave që meren me menaxhimin e parave, konsumatorëve, dhe ndihmave, në Bankat e huaja Qendrore. Si e bën këtë? Interneti i ka mundësuar Economy.com, që të bëjë raporte studimore për klientelën e firmave të ndryshme, edhe ate me një kosto shumë më të ulët se kërkimet e zakonshme të marketingut.

Figura 25 Pamje e portalit Economy.com

Kompania private e cila shet raporte ekonomike, duke detajuar shëndetin e 50 shteteve, 320 Metropoleve Amerikane, dhe 65 industrive, mësoi t´ju dërgon raporte me postë klientëve të vet. Disa vite më parë, një raport prej 50 deri 60 faqeve, në 100 vende me metro, do të kushtonte 15,000 USD, pa marë parasyshë se klienti interesohet vetëm për një numër të caktuar lokalitetesh. Përderisa në vitin 1997, firma me emrin e mëparshëm Regional Financial Associates Inc., filloi të publikojë të dhënat e veta në Internet. Sot, konsumatorët mund të logohen në faqen Economy.com, dhe të zgjedhin, selektojnë, shohin, raportin Sacramento ose Denver, me një shumë prej 200 USD, për secilën prej tyre. „klientët nuk kanë nevojë të paguajnë për ate që nuk duan“, deklaron Menaxheri Ekzekutiv i Economy.com, Ztr.Paul Getman. Ky ndryshim, ka hapur një treg të rri për klientë më të vogël. Individët të cilët migrojnë në qytete të reja, mund të blejnë këto raporte, ashtu që të informohen për karakteristikat e regjionit, të kërkojnë vende pune, shikojnë tregjet, etj. Economy.com, gjithashtu është vërsulur drejt përvetësimit të klientëve të huaj, duke zgjeruar bazën e klientëve edhe ndërkombëtarisht. Përveç rritjes së të ardhurave, përdorimi i Internetit, i lejon kompanisë që më mirë të fokusojë kërkimet e

Page 3: Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates · Si e bën këtë? Interneti i ka mundësuar Economy.com, që të bëjë raporte studimore për klientelën e firmave të ndryshme,

75

Biznesi elektronik

CopyRight©2008 Mr. Besim V. Abdullai

Draft 0.8

saja, duke i ndihmuar që të operojë në mënyrë më efikase, pasi që ka mundësinë të shohë se për çka interesohen më së shumti klientët. Lidhjet: Classmates Online Inc. (www.classmates.com) u themelua në vitin 1995, nga Randy Conrads, të cilit i lindi ideja, pasi që kishte dështuar të gjejë një shok nga shkolla e mesme, duke shfrytëzuar shërbimet për këkrim online, dhe faqet e verdha (Yellow Pages). Ueb faqja Classmates.com, është një shërbim si emisioni „njerëz të humbur“, ku njerëzit mund të gjejnë shokët e shkollës, apo shokët me të cilët kanë mbaruar shërbimin ushtarak së bashku. „Nëse eBay është një firmë për shitjen e gjërave nga „garazhi“, ne jemi një firmë për të gjetur shokët“, thotë Micael Schutzler, Menaxheri Executiv i kompanisë Classmates.com.

Figura 26 Pamje nga portali i kompanisë classmates.com36

Ky lloj biznesi gjeneron të ardhurat, kryesisht nga reklamat dhe pagesat e anëtarësisë. Si edhe tek eBay, secili antar i ri i Classmates.com, rifreskon listën e shokëve, duke e bërë ate më të saktë dhe më atraktive për vizitorët e rrinj. Faqja ka 27 milionë anëtarë, dhe po shton 50,000 çdo ditë. Më shumë se 2 milionë anëtarë paguajnë nga 36 USD në vit, me çka ata furnizohen me e-mail falas, me secilin anëtar të rrjetit Classmates.com, qasje në dhoma bisedash (chat rooms), qasje në pano prezentimesh, di dhe mundësia e shkëmbimit të fotografive. Anëtarët që nuk paguajnë, kanë të drejtë të shkruajnë emrin, shkollën dhe vitin e diplomimit. Ata mund të kontaktohen, por nuk mund të kontaktojnë personat tjerë. Nuk ka e-mail adresa në faqet e Classmates.com, kjo d.t.th. se kjo faqe mundëson vetëm fillimin e kontaktit me ndikend, pastaj gjithçka mvaret prej personave se si do të vazhdojnë komunikimin më tej. Classmates, harxhon shumë pak që të reklamon vetvehten, zakonisht këtë e bën nëpërmjet marëveshjeve me faqe tjera. Kompania Classmates.com, numron 135 të punësuar, shënoi profitin e parë në Nëntor (në bazë .net), dhe pritet të vazhdon

36 Vizituar në Maj.2008

Page 4: Rasti studimor: eBags.com, Economy.com dhe Classmates · Si e bën këtë? Interneti i ka mundësuar Economy.com, që të bëjë raporte studimore për klientelën e firmave të ndryshme,

76

Biznesi elektronik

CopyRight©2008 Mr. Besim V. Abdullai

Draft 0.8

kështu edhe në të ardhmen. Ztr.Schutzler, thotë se faktori i suksesit është, ndjenja e fuqishme dhe emocionet, janë ato që i lidhin vizitorët me këtë faqe Interneti, dhe shkaku i ktyre emocioneve të krijuara tek vizitorët, ka bërë Classmates.com të suksesshme. Konsumatorët tregojnë shumë raste interesante, ku janë bashkuar me njerëzit e tyre të dashur, dhe janë gjetur pas shumë vitesh me prindët, dhe anëtarët e tjerë të familjes. Kjo, ishte marketingu më i mirë i Classmates Online, dhe njihet si shembull tipik i „marketingut viral“. Pyetje lidhur me rastin studimor:

1. A mendoni se eBags do të mund të mbajë tempon e rritjes së vazhdueshme të

profitit? Vizitoni Ueb faqen e tyre, që ta keni më të lehtë të shpjegoni përgjigjen tuaj?

2. Vizitoni Ueb faqen e Economy.com. Si munden ndryshe ata të risin produktet e tyre, tregun dhe profitabilitetin? Arsyetoni qëndrimin tuaj?

3. Si munden llojet tjera të bizneseve, të përdorin modelin biznesor të Classmates.com, me qëllim të përforcojnë suksesin e tyre në e-biznes apo e-tregti? Jepni një shembull që të ilustroni përgjigjen tuaj.