Perse duhet Votoj

16
Vera Moza Lola Monika Iliri romance PËRSE DUHET TË VOTOJ? Autori: Liljana Shanto Layout: Elton Rama Foto: Ledio Topalli Make-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola, Lorenc Kajo 01 Moza dhe Lola janë në dyqanin e Verës. Çfarë kishte bërë ajo shoqja jote moj? S h o q a ta A rtistë v e të R inj të S k e n ë s A s s o c a tio n of Y o uth A rtists o f th e S c e n e S H . A . R . S . S H . A . R . S . A . Y. A . S . A . Y. A . S . A . Y. A . S . Po kush ja kishte mësuar këtë marifet aman? Po ja pra, pas peshës në dyqanin e saj, kishte vënë një alamet pasqyre. Kështu që tërë gratë që vinin për të blerë në vënd që të shikonin peshën , shiheshin në pasqyrë.. dhe ti e kupton vetë.. ha.. ha.. ha.. Shoqata për Integrimin e Zonave Informale HIZI

description

Perse duhet Votoj

Transcript of Perse duhet Votoj

Page 1: Perse duhet Votoj

Vera Moza LolaMonika Iliri

romancePËRSE DUHET TË VOTOJ?

Autori: Liljana Shanto Layout: Elton Rama Foto: Ledio TopalliMake-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola, Lorenc Kajo

01 Moza dhe Lola janë në dyqanin e Verës.

Çfarë kishte bërë ajo shoqja jote moj?

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

Po kush ja kishte mësuar këtë marifet aman?

Po ja pra, pas peshës në dyqanin e saj, kishte vënë një alamet pasqyre. Kështu që tërë gratë që vinin për të blerë në vënd që të shikonin peshën , shiheshin në pasqyrë.. dhe ti e kupton vetë.. ha.. ha.. ha..

Shoqata përIntegrimin eZonave InformaleHIZI

Page 2: Perse duhet Votoj

02

04

03

05

Vera duke shfletuar mendueshëm fletoret.Vera u tregon fletoret e listave.

Vjen Monika.

Po si ja bën o Vera?

E këta me siguri nuk janë ata që shihen në pasqyrë.

Ta pret mendja!

A të paguajnë ndonjë herë këta njerëz?

Ti çfare i ke gjithë ato letra në duar?

Halli o gra. Ja këto, se edhe ajo shoqja ime i ka listat. I keni parë ndonjë herë ju?

Ja shih e shkruaj.Yll fare!

Zonjë grua është

Si jeni o gra?

Janë posterat e Donika Vishës.

Kjo avokatja tek ky pallati përballë mi?

Sa ju zë dora ndonjë lek, menjëherë ma sjelli, të shkretët njerëz.

Page 3: Perse duhet Votoj

06

08

07

09 Ato bisedojnë të katërta. Monika që flet me duar dhe me këmbë dhe të treja gratë më tepër e dëgjojnë

Aaa për të fituar paska.

Mirë e ke ti.Po kush të le?!

Vota është e fshehtë goce.

Unë s’kam votuar ndonjëherë.

As unë.

Do ti vërsulen ata të partive.

Të pamvarurit nuk fitojne zemër.

E pamvarur.Po a thate që është e zonjë grua. Të gjithë e njohin dhe e duan. Përse të mos bëhemi të gjithë me të?

Po me cilën parti do të kandidojë?

Ne do punojmë për të. A t’ju shënoj tek ky blloku im që do të votoni për të?

Page 4: Perse duhet Votoj

10

12

14

11

13

15

Në shtëpinë e Lolës. Moza dhe Lola pijnë kafe.

Lola ngre filxhanet.Eh, ke te drejtë. Prandaj më bëri përshtypje Monika kur na fliste se sa e dëmshme është indiferenca apo nënshtrimi.Pra je ti ajo që

lëshon pe.

Po Dori voton?

Po ti përse nuk ke votuar?

Nuk kam votuar asnjëherë këto vitet e fundit. Ilirit nuk i ka pëlqyer votimi. Motoja e tij si biznesmen është “larg politikës, pra larg votimit.”

Unë kujtoja se gra vullnetare si ajo, nuk ekzistonin më në Shqipëri.

Pse ti jo?

Aaa… ai po!

Tjetër histori kjo imja. Ti e di me Dorin bijem copë se kemi mendime të ndryshme për partitë, e që të mos maiset puna nuk votoj fare.

Të kuptoj!

Eeeh.. është e re.

Më ka ngelur mëndja tek ajo Monika, çfarë dëshire për ti ndryshuar gjërat!

Page 5: Perse duhet Votoj

16

18

20

17

19

21

Vera i bije derës së shtëpisë së Lolës, ajo ka një qese në dorë.

Lola i hap derën, Vera i jep qesen.

Vera hyn e qeshur.

Vera flet duke u vënë në siklet.

Janë të trija duke biseduar dhe qeshur. Lola i ka bërë një kafe edhe Verës.

Vera qesh dhe ngrihet.

Mirë mi mirë – i thashë. Po për të votuar vetë… ehu.. unë pak vite kam që kam ardhur këtu. E andej nga ne votonte vjehrri për të gjithë.

Ne fshatra – thotë Lola- po edhe këtu ai vendos për ne. Ne e kemi sjellë fshatin me vete o motër.Po ika unë.

E pashë dje Monikën në dyqanin tënd. Të kishte mbërthyer keq ë?

Po ku kam kohë unë o gra. Ja e mbylla dyqanin tani, do turrem vrap të bëj punët e shtëpisë.

Ta solla gjizën pa kripë, tani sa më erdhi në dyqan. Ke dy kile.

Po votimet familjare janë të ndaluara?! O Moza, ti

kujton se në fshatra nuk ndodhin këto?

Po rri dhe ca o Vera?

Aaa më vjen përditë. Ti je pikë lidhëse me të gjithë njerëzit në këtë rrugë- më thotë. – Mund të bësh punë për ti bindur që të votojnë Donikën.

Po të bëj një kafe.

Po ti çfarë i the?

Këto punë kanë gratë gjithandej.Po ulu.

Po eja… eja brënda.Se është edhe Moza

Page 6: Perse duhet Votoj

26

24

23

25

22 Në shtëpinë e Mozës. Iliri me laptopin e punës përpara duke punuar. Moza korrigjon disa fletore.

Moza ngrihet në këmbë e nxehur. Përsëri në dyqanin e Verës. Hyn Lola.

Vera e habitur shikon jashtë. Moj. Monika është ajo atje mbështetur pas murit?

Moj. Po si s’ti dhashë lekët e gjizës unë ty.

E ke gabim Ilir. E nesërmja ka ardhur. Një të tillë na kanë sjellë drejtoreshë ne. As arsim, as përgatitje profesionale.Asgjë. Vetëm lidhje politike

Ashtu thua ti ë? Tu vëmë nota të mira këtyre që s’dinë të shkruajnë që nesër të na bëhen drejtorët tanë ë?

Boo ma prishën gjakun me këto detyrat, nuk gjen një fjali pa gabime ortografike.

Ajo është!

Po ec o gru se rregullohemi ne.Mos u kap me gjëra

të tilla. “Në Romë, si romakët” bëj dhe ti si të tjerët!

Ohu… deri sa të bëhen ata drejtorë nesër. Kush e di se ç’është bërë.

Grua!! Mos e vrit mendjen shumë.

Page 7: Perse duhet Votoj

30

27 28

31

Shihet Monika mbështetur pas murit me sy të mbyllur. Vera dhe Lola jo shume larg i thërrasin.

Lola sjell për krahu Monikën dhe Vera i sjell një karrike nga pas banakut.

Mona… o Mona.. çfarë ka kjo kështu?

29

Grate ngrijnë. Vjen Moza dhe habitet kur i gjen të trija gratë aq të mërzitura.

Monikën e kanë sharë dhe kërcënuar.

Çfarë ka ndodhur këtu?

Po kush ishte ai halabak mi?

Na ulu.. ulu këtu.

Po pse, pse?Sepse ata

nuk duan t’iu rrjedhë as edhe një votë. Kupton?

Një nga ata militantët që nuk e kanë për gjë të përdorin edhe drurin.

Si the?

Po çfarë të ndodhi mi?

Më fyen.Më shanë e më kërcënuan.

Page 8: Perse duhet Votoj

32

34

37

33 Te katra gratë me Monikën në mes flasin midis tyre.

36 Moza ndalon dhe i kthehet përballë

35Moza me Lolën duke ecur.

Ajo që tha Monika për shëmbull që po u zgjodh Donika ato katër garazhdet që na kanë mbirë mes pallateve , do ti prishë e do të bëjë një minilulishte me stola.

Drejtoresha, po ma nxin jetën.E pra ajo është atje nga indiferentizmi im, i joti dhe shumë si ne.

Të gjithë duam të bëhet më mirë se ç’është sot. Po për këtë nuk lëvizim as gishtin, presim vetëm nga të tjerët.Monika

ka të drejtë Lola.

Çfarë do të bësh tani? Lëre më mirë.

Oh.. Moza, sikur vetëm kaq të bënte , ja ku po ta them ia vlen të fitojë ajo.

Në fakt. Ke të drejtë, po nuk është kaq e thjeshtë sa e bën ti!

Ç’do të thuash me këtë?

Ehe…

Jo! Do të vazhdoj, por do të doja shumë që edhe ju të më ndihmonit.

Mirë thotë. Po vazhdove mund ta pësosh. Qoftë dhe me fjalë, me të shara.

Page 9: Perse duhet Votoj

38

40

39

41

Monika lë përtokë çantat.Vjen Monika si gjithmonë e ngarkuar me letra e me blloqe.

Vjen Lola.

Moza më duhej për një punë dhe kam gjithë kohës që i bije celularit po e ka të mbyllur.

Moj gra. Mos ma patë gjë Mozën?

Po ti për vete do votosh?

Hë Vera?

Po mbase është në ndonjë provim apo në mbledhje?

Mirë thotë. Prandaj e ka të mbyllur celularin.

Unë jo.

As unë.

Në fakt e kam menduar gjatë Mona. E di që po votova do i dal kundra vjehrit. Po fundja… jam zonjë e vetes.Unë i njoh më mirë se gjithkush këta njerëz. Diçka duhet të ndryshojë.

Ta kam bërë punën . Kushdo që më vjen në dyqan për Donikën i kam folur.

Page 10: Perse duhet Votoj

46

44

42 43

45

Në rrugë duke ecur ngadalë kokëulur Lola shikon Mozën.

Lola nxiton dhe e kap përkrahu. Lola shikon që Moza nuk është mirë.

Lola i del përpara dhe e ndalon Mozën.

Moza nuk dëgjon, ajo vazhdon të ecë.

Po çfarë ke atëherë. Ndalo!

Çfarë ke kështu? Ti je bërë dyll, mos je sëmurë?

Ej Moza. Mos je shurdhuar gjë? U ngjira duke të thirrur.

Moza… o Moza.

Më pushuan nga puna!

Jo,jo!

Ë?

Page 11: Perse duhet Votoj

47

49

51

48

50

Lola e habitur Te dyja gratë ulen në kafe.

Te dyja gratë bisedojnë gjatë. Moza duke shfryrë dhe Lola duke e dëgjuar.

Po çfarë thua o Lola. Drejtoresha jo vetem më pushoi nga puna, por më bërtiste me sa kishte në kokë , mu në mes të shkollës.

Epo unë nuk e kaloja kot. Ai nuk e di se ç’është libri.Mezi e mbanim në shkollë e jo më ta kaloja.

Po pse të pushuan nga puna?

Çfarë the moj? Hajde pimë një kafe.

E paska treguar mirë veten e saj!

Të kuptoj.Po qetësohu Moza!

Më urdhëroi të kaloja, e ti vija nota të mira një nxënësi që ka dy vjet ngels dhe që në shkollë vjen vetëm për sherre dhe zhurmë.

Drejtoresha. Ta kisha thënë.Më ishte qepur ajo.

Page 12: Perse duhet Votoj

56

54

52

55

52Në shtëpinë e Mozës.

Moza i kthen kurrizin Ilirit.

Iliri tërbohet.

Moza ngrihet në këmbë e nxehur.

Jo s’e di, e nuk dua ta di!

Jo. Sepse nuk mund të lëpij atë që kam pështyrë kur të gjithë e dinë se çfarë mendimi kam unë për atë nxënës .

Po ti s’mund ti vije një pesë të qelbur atij mistreci e ta mbyllje këtë punë?

Si the? Me siguri për shkakun e atj debilit që të tha drejtoresha ta kaloje ë?

Po fol moj. Çfarë ka ndodhur?

Ashtu? Epo shko e shit me Verën miell e vaj tani se punë s’ke për të gjetur më.

Moj je në vete ti? Moral do të na bësh këtu? Si moj e humbe punën për një pesë që do të vije. A e di ti se me sa njërez si puna e kësaj drejtorëshës tënde kam të bëj unë në ditë.. dhe i duroj e bëj si më thonë?

Jo!

Po!

Më pushuan nga puna!

Page 13: Perse duhet Votoj

61

59

57

60

58Në dyqanin e Verës sapo ka hyrë Monika.

Të katra gratë takohen të qeshura me përjashtim të Mozës.

Do ju lutesha shumë që të vini.

Të lutem thuaji edhe Mozës edhe Lolës.

Nesër mbasdite Donika do të bëjë një takim me njerëzit e lagjes për t’ju folur vetë se si ka menduar ajo të zgjidhë disa nga hallet tona. Do të vish? Në orën pesë është.

Urdhëro këtë poster dhe më pas do të të sjell edhe një ftesë. A do ta vësh vërtet?

Mos u lut shumë o goce se do vijmë. Apo jo o gra?Unë po. Edhe

unë.

Thuaja vetë. Ja ku po vijnë.

Do të vij patjetër!

Po mi, ja mu këtu do ta ve posterin e Donikës. Po për çfarë është ftesa?

Page 14: Perse duhet Votoj

62

64

63

65

Vera duke i hedhur dorën në sup Mozës.

Vera dhe Lola e shohin të habitura.

Mos do të thuash se më në fund vendose të votosh?

Më hyn në punë –the? Do të të njoh me Donikën. Ka për të të bërë për vete.Ja ke për ta parë.

Ç’ja ke bërë mirë që s’e ke lënë të të shkelin me këmbë.

Ej.. Moza. Sikur s’më dukesh mirë. Mos je semurë?

Po. Madje meqë jam pa punë, do vi të të ndihmoj Monika. Të hyj në punë?

Unë do të vi në takimin e nesërm me Donikën, Monika… e po qe nevoja , do të flas.

Je në vete?

E pse s’e thua.S’ke bërë ndonjë faj, përkundrazi. Mozën e kanë pushuar nga puna se nuk pranoi të zbatonte si në ushtri një urdhër të drejtoreshës.

Jo.. jo.. po..

Page 15: Perse duhet Votoj

66

68

67

69

Te trija gratë duke dalë nga takimi me Donikën.

Nga larg ju thërret Monika . Ato ndalojnë dhe e presin.

Shkëlqyeshëm!

Hë si shkoi?

Më pëlqeu Donika.I vuri pikat mbi i.

Sa e zonja kjo Monika mi?!

Të gjithëve ua mbushi mendjen. Për atë zot po fitoj ajo ti pijnë lëngun atyre mureve ata të garazhdeve.Se ka për ti rrafshu ajo.

Sa bukur foli mi.Sikur të mi dinte të gjitha hallet mua dhe atyre të listave.

Shumë e shkathët. Më bëhet qejfi qe e shkundi Mozën se nuk e shihja dot aq të mërzitur.

Shoqata përIntegrimin eZonave InformaleHIZI

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

Page 16: Perse duhet Votoj

Të rinjtë duke qenë në një moshë ku eksperiencat seksuale sapo fillojnë dhe ata janë të pa ditur në këto eksperienca, rritet mjaft rreziku i infektimit për shkak të pakujdesive apo mos përdorimit të mjeteve mbrojtëse. E njëjta gjë mund të thuhet por në rrethana të tjera më specifike edhe për përdorimin e drogës në grup. Vetë natyra e të rinjve për të cilët çdo problem ndodh, por gjithmonë larg tyre i bën që të jenë të pakujdeshem edhe në qoftë se kanë një informim të përciptë. HIV/AIDS si sëmundja e shekullit ka një përhapje propocionalisht të madhe edhe në Shqipëri. Sidomos këto vitet e fundit rritja e të prekurve të evidentuar është rreth 50 persona në vit e duke shtuar koeficientët botërorë për ata njerëz të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje dhe nuk e dinë, numri i të prekurve nga HIV/AIDS është duke u rritur me të vërtetë shumë në Shqipëri.

Droga tashmë është bërë një fenomen mjaft shqetësues mes të rinjve. Sa më shumë që shtohen të droguarit aq edhe më ekstrem është reagimi i pjesës tjetër të shoqërisë karshi tyre, duke i izoluar apo margjinalizuar në çdo aspekt.

Në mënyrë që të informohen dhe ndërgjegjësohen të rinjtë për jetën e shëndetshme,si dhe të përfshihen e të angazhohen në jetën sociale,në kuadër të Vitit/Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ACA dhe SHARS të mbështetur nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sportit dhe UNFPA, synuan rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe angazhimin rinor, ndërgjegjësimin për një jetë pa drogë dhe sjellje

që rrezikojnë shëndetin e të rinjve, në kuadrin e ndërgjegjësimit dhe informimit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ndikimit të drogës, alkolit dhe duhanit te të rinjtë. Kjo u realizua në një sinergji mes seminareve, debateve publike dhe fushatës së ndërgjegjësimit me artin, nëpërmjet realizimit të fotoromancës.

Shoqëria Shqiptare nuk është mësuar të shohë me syrin e një njeriu normal një të sëmurë me SIDA apo të infektuar me HIV/AIDS.I njëjti trajtim i ndodh edhe të droguarve të cilët edhe këqtrajtohen fizikisht. Ata shihen gjithmonë si kriminelë dhe si një rrezik për shoqërinë. Fatkeqët që kanë një sëmundje të tillë gjithmonë mundohen të mos ia bëjnë të ditur opinionit publik për shkak të diskriminimit, persekutimit dhe margjinalizimin që ata pësojnë gjatë jetës së tyre sociale nga ky opinion publik.

Kurse të droguari konsiderohen si kontigjent kriminelësh duke u krijuar mjaft probleme në jetën e përditëshme.Më të rrezikuar nga sëmundja e HIV/AIDS dhe nga përdorimi i drogës janë të rinjtë si një target grup mjaft sensibël ndaj eksperjencave të ndryshme si; seksuale, drogë etj. Gjithashtu është po kjo moshë që për shkak ndoshta të impulsivitetit dhe mos eksperiences së jetës janë me reaguesit karshi të sëmurëve me HIV/AIDS dhe të droguarve si dhe jetës sociale të tyre.Duke u bazuar përsëri tek natyra e moshës ku ata shohin dhe “imitojnë” njëri tjetrin në shumë tendenca të moshës, “përdorim” këtë fakt për t”a bërë sa më efikas dhënien dhe impaktin e këtij mesazhi.

Adresa:Rr. Thanas Ziko, Pall. 6, Shk. 3,Ap. 41, Tirana, Albaniae-mail: SHARSalbania@gmail. comMob. : 068 20 61 105

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

70 Tani. Mos ma merrni për keq, po më duhët të bëj ca llogaritje.Pra tua shënoj dhe ju të trejave emrat në këtë bllokun tim?

Mua po njëherë.

Edhe mua.

As mos e diskuto. Kësaj here do votoj.!

Shoqata përIntegrimin eZonave InformaleHIZI