Kontabiliteti në fermë -...

12
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQESISE PYLLTARISE DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT DEPARTAMENTI I SHËRBIMEVE KËSHILLIMORE TEKNIKE KONTABILITETI Në FERMë

Transcript of Kontabiliteti në fermë -...

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

ministRia e bujQesise pylltaRise dhe zhVillimit RuRalministaRstVo poljopRiVRede, sumaRstVa i RuRalnoG RazVoja ministRy of aGRicultuRe, foRestRy and RuRal deVelopment

depaRtamenti i shËRbimeVe KËshillimoRe teKniKe

Kontabilitetinë fermë

Hyrje

Kjo broshure është e ndarë në dy pjesë. në pjesën e parë është dhënë një përshkrim rreth mbajtjes së shënimeve në fermë, ndërsa në pjesën e dyte është dhënë një përshkrim më i detajuar sa i përket kontabilitetit në fermë apo kompani.

mbajtja e sHënimeve në fermë

mbajtja e shënimeve në fermë do t’i ndihmoj fermerëve të kenë një pasqyrë/fotografi të plote të aktiv-iteteve që ndërmerren në kuadër të fermës. po ashtu mbajtja e shënimeve do t’i mundëson fermerëve që të kuptojnë nëse aktivitetet që ata zhvillojnë në fermat e tyre janë ekonomikisht të arsyeshme, si dhe përmes këtyre shënimeve fermerët më lehtë do të jenë në gjendje të vlerësojnë sa (inpute) mjete janë të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të fermës, sa ditë pune, sa punëtor, sa kohë është e nevojshme si dhe sa kilogram, farë, pleh, pesticide dhe elemente të tjera të nevojshme. Gjithashtu, nëse fermerët mbajnë shënime atëherë, kjo do t’i ndihmoj atyre që më lehtë të vendosin gjatë procesit të vendimmarrjes dhe të tërë planifikimit të prodhimtarisë në fermat e tyre.

fermerët duhet të mbajë shënime në mënyrë që në momente të caktuara ta kenë shumë më të lehtë të dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e brendshme. Gjithashtu, mbajtja e shënimeve siç u cek edhe më lart do tu shërbej për t’i përdorur si një mjet për vendim-marrje, si dhe për të demonstruar përputhshmërinë me rregulloret mjedisore, pastaj mbajtja e shënimeve është e rëndësishme për të siguruar dhe për të ruajtur financimin, por megjithëse është shumë e rëndësishme mbajtja e shëni-meve, fermerët duhet ta kenë të çartë se vetëm ky veprim si i vetëm nuk do të premtojë sukses. mbajtja e shënimeve, fermerëve do të ju ndihmojë shumë në fazën e planifikimit, andaj në këtë fazë është e rëndësishme për fermerët që të kenë njohuri për tri llojet kryesore te aktiviteteve të biznesit që duhet të përfshihen në sistemin e mbajtjes së shënimeve. për shembull, sistemi i mbajtjes së shënimeve duhet të mund të përballoj investimet që ndërlidhen jo vetëm me aktivitetet prodhuese por gjithashtu edhe me aktivitetet investuese dhe financuese.

AKTIVITET PRODHUES AKTIVITET INVESTUESE AKTIVITET FINANCUESE

sistem i lloGarimbajtës

Kontabiliteti nË feRmË | 3

në praktikë hasen lloje dhe mënyra të ndryshme të mbajtjes së shënimeve në fermë, megjithatë thuajse në të gjitha vendet ku fermerët mbajnë shënime në ferma atë mund ta praktikojnë mbajtjen e shënimeve në mënyrë elektronike përmes kompjuterit apo në mënyrë manuale shënime me dorë në fletore të veçanta apo edhe ne fletore të thjeshta por që i dedikojnë vetëm për mbajtje të shënimeve në fermë. pra, pavarësisht nga metodologjia e përdorur, sistemi më i mirë i mbajtjes së shënimeve në fermë do të jetë ai sistem në të cilin të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat janë regjistruar në kohë dhe mënyrë të saktë dhe ky aktivitet të kalon në shprehi. shprehur me fjale të thjeshta mbajtja e shënimeve ka për qëllim mbajtjen, paraqitjen, kategorizimin dhe ruajtjen e informacioneve financiare dhe të prodhimit në fermë.

shënimet që fermerët mbajnë në fermë janë të ndryshme, por zakonisht këto shënime janë te ndërlidhura me shënimet që lidhen me prodhimin dhe shënimet e ndërlidhura me financim. tabela në vazhdim mund të përdoret si model i mbajtjes së shënimeve që kanë të bëjnë me shënimet e ndërlidhura me prodhim. tabela nr. 1 regjistri i Pronës – inventari i farërave dhe materialit furnizues

në kuadër të shënimeve që ndërlidhen me prodhim hyjnë të gjitha të dhënat e artikujve që kanë të bëjnë me sasitë e inputeve dhe nivelet e prodhimit nga ndërmarrja dhe / ose sipas llojit të burimeve. Kurse, në të dhënat e financimit hyjnë të dhënat që kanë të bëjnë me shitjet e produktit, shpenzimet operative, blerjet e pajisjeve, llogaritë e pagueshme, llogaritë e arkëtueshme, inventarët, regjistrimet e amortizimit, bilanci i kredisë etj. tabelën në vazhdim mund ta përdorini si model për mbajtjen e shënimeve që ndërlidhen me paranë/financim.tabela nr. 2 Ditari i shitjes -artikujt:

Përshkrimi njësia matëse

fillimi i vitit fundi i vitit

sasia Çmimi/njësi

vlera totale sasia Çmimi/njësi

farërat për Kulturat

plehra

Kemikale për Kulturatushqimet e kafshëvepjesë Rezerve

Vlera (Gjithsej) Vlera (Gjithsej)

ndryshimi në vlerë – bilanci i suksesit

Data fatura blerësi sasia Çmimi për Kg

totali i çmimit të shitjes

totali i akumuluar

4 | Kontabiliteti nË feRmË

sistem i mirë i mbajtjes së të dhënave në ferme duhet të përmban çdo detal që ndërlidhet me llogarit që i mban transaksionet e biznesit dhe ato personale të ndara, pastaj libri i të ardhurave dhe shpenzi-meve mujore, gjithashtu është e nevojshme të kihet një libër i inventarit, që është i përshtatshëm, që mund të përdoret për të numëruar (shënuar) artikuj të inventarit. po ashtu, edhe plani i amortizimi për çdo pajisje të blerë që është e pranueshme për amortizimin. në vazhdim në mënyrë tabelore do të paraqesim të gjitha format e mbajtjes së shënimeve në fermë që veç i cekëm se janë te rëndësishme. thjeshtë janë tabelat, janë paraqitur vetëm me një ose dy rreshta vetëm sa për shpjegim, mirëpo këto tabela në praktikë mund të jenë me më shumë kolona varësisht nga artikujt, produktet, mekanizmat etj.tabela nr. 3. libri i të hyrave të papranuara (Paratë që të tjerët ju kanë borxh juve)

tabela nr. 4 libri i Pagesave (Paratë që ju i keni borxh tjerëve)

tabela nr. 5 regjistri i Pronës – Pajisjet dhe automjetet në fermë

tabela nr. 6 regjistri i pronës – inventari i prodhimeve

Data faturaemri i

blerësit (borxhliu)

Prodhimi i shitur sasia Çmimi / Kg shuma

totale

Pagesa të bëhet me

datën

Data e Pagesës

totali i akumuluar

Gjithsej

Data faturaemri i Personit apo ndërmar-

rjes

Prodhimi i Porositur sasia Çmimi për/

prodhim Çmimi total Pagesa deri më Datë

Data e Pagesës

Gjithsej euro

Data e Porositjes artikulli Data e

Prodhimit numri serik Çmimi i paguar

amortizimi i këtij viti

amortizimi i akumuluar

vlera e tanishme(Çmimi i Paguar minus amortizimi)

Gjithsej

Përshkrimi njësia matëse

fillimi i vitit fundi i vitit

sasia Çmimi/njësi vlera (Gjithsej) sasia Çmimi/njësi vlera (Gjithsej)

Gjithsej euro

ndryshimi në vlerë – bilanci i suksesit

Kontabiliteti nË feRmË | 5

tabela nr. 7. regjistri i pronës – bagëtia

tabela nr. 8 Ditari i shpenzimeve artikulli:

tabela nr. 9 regjistri i Pronës – objektet dhe Konstruksionet

tabela nr. 10 regjistri i Pronës –toka në Pronësi

tabela nr. 11 regjistri i Pronës – toka në Pronësi

Përshkrimi njësia matëse

fillimi i vitit fundi i vitit

sasia Çmimi/njësi

vlera (Gjithsej) sasia Çmimi/

njësivlera

(Gjithsej)

Vlera (Gjithsej Vlera (Gjithsej)

ndryshimi në vlerë – bilanci i suksesit

Data fatura emri i furnizuesit

Produkti apo shërbimi i

ofruarsasia e blerë shuma e

paguartotali i aku-

muluar

Data e Porositjes artikulli Data e

ndërtimit Çmimi amortizimi i këtij viti

amortizimi i akumuluar

vlera e tan-ishme minus amortizimi

Gjithsej

Data e porositjes lloji i tokës numri i

Hektarëve vendndodhja sa Kushton vlera e

tanishme e përafërt

total

Data e porositjes lloji i tokës vendndodhja sa ka Kushtuar vlera e tanishme e përafërt

6 | Kontabiliteti nË feRmË

tabela nr. 12 regjistri i Pronës – trupat në pemishte

tabela nr. 13 regjistri i Pronës – trupat në pemishte afati i frytë dhënies - Periudha mbi 20 vjeçare

Është e rëndësishme të mbani në mend se deklarata e fletës se bilancit paraqet raportin e të gjitha të hyrave, inventarëve, aseteve në njërën anë dhe obligimeve në anën tjetër. mund të ndodhë edhe pse rrallë, që fleta e bilancit të ketë vlerë negative. po ashtu, edhe deklarata e fitimit dhe humbjes përfshin të gjitha shitjet dhe blerjet me para të gatshme ose veresi. në bazë të kësaj deklarate mund të ndodhë që fermeri punon me fitim por nuk ka para të mjaftueshme të paguaj obligimet. Kështu që, shumë lehtë mund të vij te falimentimi edhe pse ai afaraon pozitivisht. ndërsa, me anë të deklaratës së qarkullimit të parasë vërtetohet se a është në gjendje fermeri të paguaj të gjitha shpenzimet. Është dokumenti më i rëndësishëm dhe i pari për kah rëndësia sepse nëse fermeri nuk ka qarkullim pozitiv të parasë atëherë ai do të falimenton sepse nuk është në gjendje të kryej detyrimet. do të thotë i përfshin të gjitha të hyrat dhe pagesat në kesh.

PërKufizimi DHe llojet e Kontabilitetit.

Kontabiliteti përbën bazën e drejtimit dhe të administrimit të njësisë ekonomike/fermë. ai, nëpërmjet shifrave të pasqyruara në dokumente dhe librat e kontabilitetit, shërben për të përshkruar ngjarjet dhe fenomenet që përbëjnë ekzistencën e njësive ekonomike të çdo lloji dhe për t`i komunikuar informa-cionin e grumbulluar dhe të përpunuar prej tij përdoruesve të ndryshëm. për këtë arsye kontabiliteti shpesh karakterizohet si “gjuha e shifrave të biznesit”. i thënë ndryshe profesioni i shifrave. Çdo njësi ekonomike nëpërmjet shifrave të kontabilitetit do të dijë si po ecën aktiviteti i saj. ai ndërtohet mbi bazën e parimeve e procedurave, kuptimi i të cilave përbën bazën e organizimit të tij, për ti shërbyer sa më mirë vendim-marrjes. meqenëse është një disiplinë e rëndësishme, po japim konceptimin bazë të tij, duke e përmbledhur në këtë skemë:

Data e mbjelljes

numri dhe vari-etetet e fidanëve

të mbjellura

Data e fillimit të frytë dhënies

afati i frytë dhënies për trup (sa ka Kushtuar për një trup deri në frytëdhënje)

Kostoja totale e trupave të

pemëve

Kostoja minus kalimi i afatit

frytdhënës

totali i akumuluar

totali euro

Data e mbjelljesnumri dhe vari-etetet e fidanëve

të mbjella

Data e fillimit të frytë dhënies

afati i frytë dhënies për trup (sa ka Kushtuar për një trup deri në frytëdhënje)

Kostoja totale e trupave të

pemëve

Kostoja minus kalimi i afatit frytdhënës

Kontabiliteti nË feRmË | 7

skema 2

funksioni i kontabilitetit në fermë është të furnizojë me informacion sasior, së pari me natyrë financi-are njësinë ekonomike, me qëllim që të bëjë zgjedhjet e duhura në rrugët e ndryshme për kryerjen e një veprimi në interes të saj”. Ky përcaktim i kontabilitetit e vë theksin më shumë tek qëllimi se sa tek procesi. ai thekson aktivitetin e vendimmarrjes ekonomike më shumë se sa procesin e regjistrimit, klasifikimit dhe interpretimit kontabël. Ky përcaktim thekson rolin e vërtetë të kontabilitetit në kuptimin modern të tij. sipas këtij përkufizimi, kontabiliteti, si një aktivitet shërbimi për menaxhimin e informa-cionit kontabël, vendoset midis jetës ekonomike dhe atyre që marrin vendime për drejtimin e saj. pra, ai përfytyrohet kështu si një mekanizëm që punon duke pasur si lëndë të parë të dhënat mbi aktivitetin ekonomik e financiar të njësisë ekonomike. Këto të dhëna, të matura, të kontrolluara, të regjistruara dhe të përpunuara, ai i ruan (ngurtëson) dhe i vë në shërbimi të drejtimit të njësisë ekonomike, duke ua komunikuar personave që marrin vendime dhe janë të interesuara për to.

Kontabiliteti, si një tërësi mjetesh dhe procedurash, përbëhet nga:• aktiviteti i regjistrimit në llogarit përkatëse,• përpunimi i informacionit në forma të caktuara, • Komunikimi i informacionit në forma dhe afate të caktuara përdoruesve të tij. në një kuptim të gjerë, kontabiliteti është procesi i identifikimit, matjes dhe komunikimit të informacionit financiar të një njësie ekonomike, me qëllim marrjen e vendimeve dhe nxjerrjen e konkluzioneve të rëndësishme për ecurinë e aktivitetit. Kontabiliteti përbën mjetin nëpërmjet të cilit përftojnë:• drejtimi i njësisë ekonomike për arritje më të mira.• ndjekja sistematike e dukurive financiare, me qëllim që të gjenden rrugë për zbulimin e rezervave

për një ecuri më të mirë.• informacioni i të interesuarve (debitorë, organizma financiare, kreditorë, shteti, opinioni) për

rezultatet e periudhës përkatëse dhe ndikimin e tyre në përmirësimin e gjendjes financiare.• studimi i të dhënave për të përcaktuar saktë problemet që kanë të bëjnë me investimet,

zgjedhjen e veprimtarisë, ristrukturimin e saj etj.

BILANCI DHE PASQYRAT FINANCIARE

RAPORTI SPECIALE DHE AVANTAZHET E TYRE

RAPORTE TE DREJTIMIT

RAPORTE FISKALE

DREJTUESINVESTITORESINDIKATAMENAXHERE

SISTEMIKONTABILITETITTE NJESISEEKONOMIKE

8 | Kontabiliteti nË feRmË

pra, rëndësia e kontabilitetit bashkëkohor nuk qëndron vetëm në faktin se ai plotëson mjetin e paraqitjes të të dhënave financiare, por edhe kushtet që ai krijon për informacione të domosdoshme për rezultatet përfundimtare dhe ndihmëse që i jep shtetit, përdorimin me efektivitet të burimeve që disponon dhe zgjidhjen e problemeve që përballon në fushën financiare. Kontabiliteti i shërben çdo njësie ekonomike që operon në fusha të ndryshme. pra, është kontabiliteti ai që i siguron tregtarit të dhëna për koston e blerjes, për shpenzimet tregtare, të ardhurat nga shitja etj. fermerit të dhëna rreth nivelit të prodhimit bujqësor e blegtoral, për shumën e inputeve (farëra, plehra kimike, pesticide, insekticide, ushqime për kafshët) të përdorura në procesin e prodhimit, çmimet e blerjes së inputeve. ai i jep të dhëna për koston dhe të ardhurat e siguruara nga veprimtaria individuale e fermerëve apo shoqatave të tyre etj. Gjithashtu, regjistrimet kontabël tregojnë për paratë e marra apo të shpenzuara gjatë një periudhe (1 mujore, 3 mujore, vjetore), të dhëna të cilat përdoren në planifikimin afatshkurtër apo afatgjatë të veprimtarisë së njësisë tregtare apo fermës.

skematikisht, sa u tha më sipër, mund të paraqitet në këtë skemë:

llojet e Kontabilitetit

ashtu siç është shpjeguar në pjesët e trajtuara më parë të këtij kapitulli, kontabiliteti është përcaktuar si një sistem i vetëm informacioni që identifikon, matë, përpunon dhe komunikon informacionin e nevo-jshëm për marrjen e vendimeve. në përgjithësi mund të thuhet që aktualisht, për nevojat e studimit dhe të organizimit praktik, ekziston një ndarje e sistemit të kontabilitetit, duke bërë dallimet kryesisht midis kontabilitetit financiar, kontabilitetit të kostos dhe kontabilitetit të drejtimit.

në fazën fillestare kontabiliteti organizohet me qëllim që të identifikojë, të matë, të përpunojë e të pasqyrojë veprimet ekonomike dhe në fund të hartojë bilancet e pasqyrat financiare për përcaktimin e rezultateve të përgjithshme (konceptet bazë të kontabilitetit); pas kësaj faze, nëpërmjet bilancit dhe pasqyrave financiare përcaktohet pozicioni financiar i njësisë ekonomike në një periudhë të dhënë (kont-abiliteti financiar); pas kësaj faze ai shoqërohet me evidentimin dhe analizën e kostove të të ardhurave të aktiviteteve të veçanta (kontabiliteti i kostos). në një fazë më të avancuar të njësisë ekonomike, përveç llojeve të përmendura më lart të informacionit kontabël, fillojnë të përpunohen dhe të dhënat në lidhje me parashikimin në të ardhmen të të dhënave të kontabilitetit (të analizës së veprimtarisë financiare të buxhetimit), me koordinimin e kontrollin e aktiviteteve e procedurave të tij, si dhe me përpunimin e

•IDENTIFIKIMI•MATJA•KOMUNIKIMII

INFORMACIONIT FINANCIAR

DREJTUESIT

•VENDIME DHE GJYKIME PËR ECURINË E AKTIVITETIT

VEPRIMETEKONOMIKE

DOKUMENTET

Kontabiliteti nË feRmË | 9

integruar të të dhënave të veçanta të jetës së njësisë në kompleksin e tyre unitar (kontabiliteti i drejtimit).nga sa u tha më lart, mund të nxirret roli i kontabilitetit në mbarëvajtjen e veprimtarisë së njësisë ekonomike: nga njëra anë, në vlerësimin e funksionit të saktësimit kontabël dhe të referimit të sigurt në të dhëna dhe rezultate të dokumentuara rigorozisht dhe shpesh të certifikuara; kurse në anën tjetër, kontabiliteti si një referim i sigurt për përpunimet e mëtejshme për nevojat e drejtimit, kontabilitetit të kostos, ashtu edhe për hartimin e buxheteve dhe për ripërpunimin e mëtejshëm të tyre, të nevojshme për një drejtim të përshtatshëm të njësisë ekonomiket, si në terma operative ashtu dhe strategjik.

Kontabiliteti financiar ka të bëjë me procesin e përgatitjes dhe të raportimit të bilancit dhe pasqyrave financiare të njësisë ekonomike. bilanci dhe pasqyrat financiare paraqesin pozicionin financiar të saj në një moment të dhënë, rezultatet e veprimeve për një periudhë të dhënë kohe, aktivet e fluksit të likuiditeteve (marrje dhe pagesa keshi) dhe informacione të tjera në lidhje me burimet financiare, obligacionet, interesat e veprimet e tjera të njësisë.Kontabiliteti financiar është i orientuar kryesisht nga jashtë. bilanci dhe pasqyrat financiare janë të drejtuara tek individët që nuk janë të përditshëm në veprimet ditore financiare të aktivitetit të njësisë ekonomike. Kontabiliteti financiar, gjithashtu, është i lidhur me rezultatet historike financiare të kësaj njësie. bilanci dhe pasqyrat financiare pasqyrojnë çfarë ka ndodhur në të shkuarën. lexuesve dhe përdoruesve të tyre, mund t`u duhet të mbështeten te veprimet e të kaluarës që t’i përdorin ato për të ardhmen etj.

Kontabiliteti i kostos është një nënndarje e kontabilitetit menaxherial që është i lidhur me caktimin dhe mbledhjen e kostove të produkteve, me proceset ose shërbimet, për të ndihmuar menaxhimin në zgjidhjen e problemeve specifike.

Kontabiliteti i drejtimit (menaxherial) përdor informacionin financiar dhe ekonomik për të planifikuar dhe kontrolluar shumë nga veprimtaritë dhe për të mbështetur procesin e marrjes së vendimeve menaxheriale të njësisë. ai është një proces identifikimi, matjeje, grumbullimi, analize e përpunimi, interpretimi e komunikimi i informacionit financiar e jo financiar, që përdoret nga drejtuesit për të plani-fikuar, vlerësuar kontrolluar pjesën e brendshme të njësisë ekonomike në shërbim të vendimmarrjes. Kontabiliteti menaxherial dhe ai i kostos kanë ngjashmëri dhe dallime ndaj atij financiar. ata ngjajnë me njëri-tjetrin, së pari, sepse përdorin të njëjtin informacion, pra kanë të njëjtin burim informacioni. së dyti, kanë të njëjtën përgjegjësi e të njëjtin përkushtim për realizimin e objektivave.

ndryshimet midis kontabilitetit financiar dhe kontabilitetit të kostos e drejtimit janë: • Përdoruesit e informacionit. në kontabilitetin financiar përdorues janë persona e njësi jashtë njësisë

ekonomike, ndërsa për kontabilitetin e drejtimit përdorues (të interesuar) janë nivele të ndryshme të menaxhimit të brendshëm.

• tipet e sistemeve të kontabilitetit. ndërsa kontabiliteti financiar në përfundimet e tij përdor sistemin e regjistrimit të dyfishtë, kontabiliteti i drejtimit në përfundimet e tij nuk është i kufizuar vetëm në këtë sistem kontabël.

10 | Kontabiliteti nË feRmË

• Pika ku fokusohet analiza. analiza në kontabilitetin financiar përfshin entitetin e njësisë ekonomike, si një të tërë, ndërsa analiza e kontabilitetit të drejtimit përfshin edhe segmente të ndryshme të entitetit të njësisë ekonomike.

• njësitë e matjes. në kontabilitetin financiar si njësi matjeje shërben leku. në kontabilitetin e drejtimit përdoret çdo njësi fizike ose monetare, si p.sh orët e punës, etj.

• frekuenca e raporteve, e pasqyrave financiare. Kontabiliteti financiar harton pasqyra e raporte periodike e të rregullta, të përcaktuara me ligj; ndërsa kontabiliteti i drejtimit harton raporte e pasqyra sa herë i nevojiten.

• Direktivat kufizuese. ndërsa kontabiliteti financiar ndjek parimet e pranuara të kontabilitetit, ai i drejtimit nuk udhëhiqet nga parimet themelore kontabël të miratuara.

Koha. ndërsa kontabiliteti financiar trajton probleme që ndodhin në të tashmen, kontabiliteti i drejtimit përqendrohet në të ardhmen nuk ka kuptim kontabiliteti pa veprimtari ekonomike e financiare, pa aktivitet tregtar prodhimi apo shërbimi. mendoni për një moment, kur s`ka aktivitet, çfarë shërbimi mund të bëjë llogaritari? Çfarë veprimi ekonomik apo transaksioni do të regjistrojë ai në ditar apo në librin e madh? Kjo do të thotë që llogaria, kontabiliteti fillon të funksionojë pasi është kryer veprimi, është kryer një aktivitet i caktuar. Ky aktivitet, ky veprim duhet të pasqyrohet në llogari, për të ditur në çdo kohë se si po ecën, cili është efektiviteti i tij, çfarë probleme ka, etj.

Kur flasim për ekonomikë apo për shkencën mbi ekonominë, kuptojmë rregullat dhe ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ekonomike midis njerëzve, ligjin e ofertës dhe kërkesës, sasinë e prodhimit dhe konsumit, mundësitë dhe nevojat.

Kur flasim për kontabilitetin nënkuptojmë llogarinë, mbajtjen e llogarisë në një njësi ekonomike apo shoqëri. në fakt shumë kohë njerëzit kontabilitetin e kanë njësuar me financën. shpesh financa është konsideruar si produkt i kontabilitetit, ndërsa funksioni i financierit si shtojcë e funksionit të llogari-tarit. megjithëse nuk mund të jenë e njëjta gjë, si kontabiliteti ashtu dhe financa nuk mund të bëjnë pa njëra tjetrën. puna e llogaritarit dhe e financierit nuk mund të ndahet si me thikë. atje ku është puna e llogaritarit, aty afër apo pak më tej është dhe puna e financierit. por kontabiliteti dhe financa përveç se të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, kanë dhe ndarjet e tyre.

për të shprehur në mënyrë sa më të kuptueshme lidhjet dhe ndryshimet midis kontabilitetit dhe fi-nancës, llogaritarit dhe financierit të një njësie ekonomike, po bëjmë një analogji të thjeshtë. përfytyroni një njësi ekonomike si një organizëm të gjallë, si organizmin e një njeriu, kur çdo rrahje e radhës e zemrës së tij është një shitje e re dhe pa dyshim një fluks i ri, para në arkë.

Kontabiliteti nË feRmË | 11

llogaritari është i preokupuar dhe i lidhur me çdo njërën nga këto rrahje. ai ka për mision të marrë në llogari çdo rrahje, të regjistrojë kohën, intensitetin, numrin e rrahjeve brenda një periudhe të caktuar, të formulojë përmbajtjen e tyre e kështu me radhë. ndërsa financa e sheh çdo rrahje të evidentuar në llogari, si pjesë të qarkullimit të përgjithshëm të gjakut të njeriut, si proces që bën të mundur furnizimin me gjak dhe me oksigjen të çdo qelize, si një proces të domosdoshëm jetësor.Që këtej del dhe dallimi midis kontabilitetit dhe financës:së pari: Kontabiliteti dhe llogaria përdorim principe të standardizuara dhe të pranueshme për të treguar në çdo kohë pozicionin sasior, financiar të çdo fluksi, kur është fjala për trajtimin e fondeve dhe të flukseve. ndërsa financa i trajton ato nën preokupimin e analizës skajore, kontabiliteti i shikon transaksionet e fondeve, shitjeve, blerjeve, etj., si shtime apo pakësim sasiore të tyre, apo të flukseve të rritjes apo zvogëlimit, në shuma absolute. pra, financa e sheh çdo veprim si vendim apo lëvizje që shton një sasi, që shkakton një ndryshim cilësor dhe që është e lidhur domosdoshmërish me efekte strategjike, afatgjata dhe të rëndësishme.

së dyti: llogaritari tregon kujdes të madh për regjistrimin dhe përmbajtjen e evidencës së të dhënave, për grumbullimin dhe prezantimin e tyre, për trajtimin një për një të çdo vlere. ndërsa financieri ndjek përmbajtjen e veprimeve, ndjek cilësinë e veprimeve që shkaktojnë dhe sjellin veprime të tjera, shkak-tojnë reagime, shkaktojnë pasoja.

financieri i përdor të dhënat e llogaritarit të përpunuara dhe të pa përpunuara. por, ai nuk mund të parashikojë dot ë efektin e veprimeve që ndodhin, pa të dhënat e kontabilitetit, të llogaritarit. ai nuk mund të marrë vendime dhe të orientojë lëvizjet dhe flukset që ndodhin apo do të ndodhin në të ardhmen në njësinë ekonomike pa u nisur nga një bazë të dhënash. pikërisht këto të dhëna ai i merr nga kontabiliteti.

del qartë se shkenca e kontabilitetit është e lidhur pazgjidhshmërisht me shkencat e tjera, sidomos me financën. llogaritari dhe financieri që të dy ecin në një rrugë, dhe i shërbejnë njëri tjetrit në funksion të qëllimit kryesor, interesave të subjektit, njësisë ekonomike për llogari të të cilit punojnë dhe veprojnë.

për me shumë informata ju lutem kontaktonimbPzHr - Departamenti i shërbimeve Këshillimore teknike Rr. nëna terezë nr. 35zyra nr. a /13tel. 038 200 38 426tel/fax. 038 212 987e-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e mbpzhR. përmbajtja e këtij botimiështë përgjegjësi vetëm e kompanisë n.p.sh. “esG”, implemetuese e projektit,dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e mbpzhR-së.