A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e...

28
A-Class

Transcript of A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e...

Page 1: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Reset the slide back to its

Change the slide layout

via menu bar:

Alternating between white and

black slide layouts via menu bar:

or

A-Class

Page 2: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Hej Mercedes!Ndonjëherë, kur takoni një të panjohur keni ndjesinë sikur keni

kohë që njiheni. Pikërisht këtë ndjesi të ofron dhe A-Class i ri.

Mjaftojnë disa minuta dhe A-Class “familjarizohet” me Ju, njeh

dëshirat dhe tekat tuaja, çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen.

Të gjitha në mënyrë pothuajse perfekte. Befas, Ju dhe A-Class i

ri do të ndiheni si dy miq të vjetër dhe të pandarë. Ndërsa ju, do

të vazhoni të jeni unikë.

Page 3: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Mund të flasim?!Falë sistemit të ri LINGUATRONIC, A-Class i bindet çdo udhri.

Ju kupton shumë mirë, pa qenë nevoja të mësoni komanda të

veçanta. Ju përgjigjet menjëherë, dikton mesazhet tuaja, ndërsa

jeni në drejtimin e mjetit, ose anasjelltas. A-Class i ri mund t’Ju

informojë për motin në destinacionin e përcaktuar, mund të

ndryshojë kanalin e radios, të zgjedhë muzikën tuaj të preferuar

dhe shumëçka tjetër. Mjaftojnë vetëm dy fjalë: Hej Mercedes!

Dhe A-Class i ri është nën urdhërat tuaj!

Page 4: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Krijuar për Ju!A-Class i ri është përshtatur totalisht me filozofinë e dizajnit

modern “Sensual Purity” të Mercedes-Benz. Linja moderne

dhe detaje fantastike. I mrekullueshëm, apo jo?!

Page 5: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Asistencë e plotë.Pikërisht kjo është një nga risitë kryesore të A-

Class. A-Class i ri ua thjeshton gjërat maksimalisht.

I pajisur me sistem wireless, pa çelës dhe shumë i

thjeshtë për t’u përdorur, A-Class i ri lidhet me çdo

pajisje të rëndësishme për Ju.

Page 6: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Siguria?! A-Class i ri kujdeset për Ju shumë më tepër nga ç’mund

ta imagjinoni. Mund të frenojë në mënyrë autonome dhe

të komandojë shpejtësinë në rrethana të caktuara, duke

ua bërë drejtimin e mjetit shumë më të thjeshtë.

Page 7: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë
Page 8: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

A-Class i ri. Krijuar për Ju!

Page 9: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Hapësira të bollshme.

A-Class i ri do të jetë pak më i madh se modelet e mëparshme; rrjedhimisht

hapësira më të bollshme për drejtuesin e mjetit, pasagjerët dhe bagazhet.

Kapaciteti për pjesën e bagazheve prapa sediljeve është 370 litra - 29 litra më

shumë se modeli i mëparshëm. Falë rikonceptimit të folesë së fenerëve të

pasëm, të cilët do të jenë të ndarë në dy pjesë, pjesa e bagazheve tek A-

Class i ri do të jetë 20 cm më e gjerë dhe 11.5 cm më e gjatë se ajo e modeve

të mëparshme.

Inteligjent Drive i S-Class.

A-Class i ri është i pajisur me sistemet më të fundit të asistencës së drejtimit të

mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i

pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë segment, të njëjta me

funksionet e modeleve S-Class. Për herë të parë, A-Class do të jetë i pajisur me

një sistem gjysëm autonom të drejtimit të mjetit mjetit në situata të caktuara. Për

shembull, Active Distance Assist DISTRONIC, si pjesë e paketës “Driving

Assistence” mbështet drejtuesin e mjetit në situate specifike gjatë udhëtimit dhe

përshtat shpejtësinë e mjetit në kthesa, kryqëzime dhe rrethrrotullime etj. Pjesë

e paketës standarde është dhe “Active Brake Assist”.

Page 10: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Siguri dhe asistencë e plotë.

A-Class i ri është pajisur me instikt mbrojtës. Mund të

ruajë distancën në shpejtësi deri në 200 km/h, duke

ngushtuar diferencën e mëparshme me modele

luksoze. Mund t’i besoni pa frikë instikteve të saj dhe

në shpejtësi të mëdha. Falës sistemit të ruajtjes së

distancës active (Active Distance Assist

DISTRONIC1), mjeti lëviz automatikisht dhe të ruajë

distancën e sigurisë. Sistemi automatik i frenimit

(Active Brake Assist) mund të frenojë në mënyrë

autonome në rast urgjence. Si rezultat, jeni gjithmonë

në duar të sigurta. Çfarë mund të bëjë më shumë një

automjet për Ju?!

Page 11: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Gjithmonë online.

A-Class i ri është modeli i parë Mercedes-Benz që do të jetë i pajisur

me sistemin multimedial MBUX - Mercedes-Benz User Experience,

i cili gjithashtu shënon dhe fillimin e një epoke të re të sistemi

“Mercedes me”. Një tipar unik i këtij sistemi është dhe kapaciteti i

inteligjencës artificiale. MBUX mund të personalizohet dhe përshtatet

sipas dëshirës së përdoruesit.

Mercedes-Benz User Experience.

Ekrani i ri i A-Class ofron një pamje të qartë, pa qenë nevoja që të

shpërqëndroheni. Mjafton një shikim dhe menjëherë mund të mësoni

shpejtësinë, limitet e shpejtësisë dhe udhëzimet e drejtimit të mjetit. Të gjitha

informatat relevante shfaqen në ekranin e gjerë me rezolucion të lartë.

Informacionet mund të përshtaten në mënyrë të personalizuar. A-Classin e ri

ju lejon të përshtasni jo vetëm ndriçimin e ambientit në përshtatje me gjendjen

tuaj emocionale, por dhe ekranin dhe panelin e kontrollit.

Ekrani i madh me rezolucion të lartë.

Kjo krijon një lidhje emocionale të drejtuesit të mjetit dhe

pasagjerëve me automjetin. MBUX është fjalë e fundit e teknologjisë

në industrinë e automobilëve, e cila ofron një sërë lehtësirash dhe

avantazhesh për drejtuesit e mjetit. Ndërkohë, tek A-Class kjo është

prezente me shumë funksione, duke krijuar një lidhje emocionale

dhe inteligjente me mjetin.

Page 12: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Fenerë MULTIBEAM LED

për ndriçim optimal.

Fenerët MULTIBEAM LED janë opsionalë dhe janë një

tjetër shembull i transferimit të teknologjisë më të fundit

nga modelet luksoze në modelet kompakte, të cilët

lejojnë përshtatje jashtëzakonisht të shpejtë dhe të saktë

të ndriçimit, të cilat përshtaten elektronikisht sipas

situatave të caktuara në trafik. 18 LED-ët e instaluar në

fenerët e rinj mund të aktivizohen dhe individualisht.

Kontrolli i nivelit të ndriçimit të dritave është veçanërisht

miqësor për shoferët e tjerë në trafik normal dhe

sidomos në rastet e trafikut të rënduar, pasi

karakterizohen nga një ndriçim i butë dhe natyral gjatë

frenimit. Falë kësaj teknologjie, rruga ndriçohet

saktësisht. Gjithashtu opsionale janë dhe fenerët me

llamba LED High Performance. Si standard, A-Class

është i pajisur me drita halogjene me llamba të

integruara LED për ndriçim gjatë ditës.

Page 13: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Fenerë me drita halogjene me llamba të

integruara LED për ndriçim gjatë ditës.

Fenerë me llamba me performancë

të lartë - LED High Performance Headlamps.

Fenerë MULTIBEAM LED të teknologjisë

më të fundit, të njëjtë me modelet luksoze.

Page 14: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Ndriçim i brendshëm me 64 tonalitete.

Interiori i A-Class të ri është ridizenjuar tërësisht dhe

vjen me një pamje me moderne dhe më avangarde

se modelet e mëparshme. Në arkitekturën unike e

interiorit bie në sy dizajni i avangard i panelit të

aparaturave. Ndërkohë, ndryshim rrënjësor kanë

pësuar dhe gropëzat e ventilimit të ajrit, të cilat

përshtasin ngjyrën me temperaturën e ajrit. Ndriçimi i

brendshëm me 64 tonalitete të ndryshme të ngjyrave,

e bëjnë A-Class e re ri prej modeleve më

emocionuese të Mercedes-Benz.

Page 15: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Gjithmonë online.

Mund të karikoni telefonin tuaj smart thjesht duke e vendosur në

qendër të konsolës. Pra, mund ta karikoni pa patur nevojë për një

karikues. E gjitha realizohet fare teknologjisë më të fundit Qi. Dhe

më kryesorja: Sapo i afrohet zonës së komunikimit NFC (Near-Fild

Communication), celulari juaj automatikisht lidhet me A-Class pa

patur nevojë për veprime të tjera dhe pa qenë nevoja që të

përdorni një kod të caktuar.

Dërgimi i mesazheve me tekst ose gjetja e kontakteve gjithashtu

nuk janë aspak problem. A-Class i ri ju mundëson përdorimin e

smartphone direkt në panelin e kontrollit. Pra, mjafton të përdorni

USB, WLAN ose NFC për t'u lidhur me automjetin. Automatikisht

mund të kontrolloni pothuajse të gjithë aplikacionet dhe funksionet

përmes ekranit dhe sistemit multimedial, duke përdorur butonat e

kontrollit në timonin e mjetit (Touch Control Buttons). Magjike dhe

shumë e thjeshtë.

Falë A-Class të ri ju mund të informoheni për më shumë detaje.

Për shembull, mund të informoheni për njohuri për trafikun*.

Sistemi përdor një aparaturë të veçantë për të treguar mjedisin si

një figurë lëvizëse në ekranin e sistemit multimedial. Është një

mënyrë e re, më inovative dhe më informative. Sistemi mund të

shtojë objekte virtuale ose shenja të caktuara për t’ju lehtësuar

gjetjen e destinacionit tuaj, për shembull.

*Disa opsione nuk mundësohen në territorin e Shqipërisë.

Page 16: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Pamje e qartë.

Ekrani i ri i A-Class ofron një pamje të qartë, pa qenë nevoja që të

shpërqëndroheni. Mjafton një shikim dhe menjëherë mund të mësoni

shpejtësinë, limitet e shpejtësisë dhe udhëzimet e drejtimit të mjetit.

Të gjitha informatat relevante shfaqen në ekranin e madh me

rezolucion të lartë mund të përshtaten në mënyrë të personalizuar.

Ekran i personalizuar.

A-Classin e ri ju lejon të përshtasni jo vetëm ndriçimin e ambientit

sipas gjendjes tuaj emocionale, por dhe ekranin dhe panelin e

kontrollit. Pra, ashtu si me smarphone tuaj, me A-Class e ri mund të

krijoni profilin tuaj personal, përmes butonëve në timonin tuaj në

timon, përmes touchpad me prekje ose në ekran.

Page 17: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

A-Class e ri mund ta porosisni me stil dhe opsione të

veçanta, në ngjyra të ndryshme. Me pamje me rinore,

më dinamike në pjesën e jashtme dhe atë të

brendshme. Kjo përfshin elementë shtesë si p.sh.

disqet me aliazh të lehtë 16 inç dhe tapiceri eksluzive

me qepje në ngjyra dhe kontraste të ndryshme, një risi

kjo për kategorinë e modeleve kompakte.

Stil i veçantë dhe i personalizuar.

Page 18: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

A-Class e ri mund ta porosisni me paketën

STANDARD, pa qenë e nevoja të kontrolloni në listën e

opsioneve. Modelet e reja A-Class vijnë me një paketë

të gjerë opsionesh si standard. Në këtë pikë,

Mercedes-Benz është treguar bujar, duke ofruar më

shumë opsione. Pjesë e paketës standarde janë dhe

sistemet “Active Brake Assist” dhe “Active Lane

Keeping Assist. Sistemi i kontrollit të temperaturës

regullon temperaturën e dëshiruar të ambientit.

Paketa standarde.

Page 19: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Fenerë me drita halogjene me llamba të

integruara LED për ndriçim gjatë ditës. Automjeti juaj dallon nga specifikimet standarde në

stilin e dizajnit dhe paketën e opsioneve. Pamje rinore

dhe dizajn elegant në pjesën e jashtme dhe të

brendshme. Paketa “Style Design” përfshin opsione

shtesë të tillë si disqet 16 inç aliazh i lehtë, si dhe

tapicerinë me ngjyra dhe qepje elengante, kombinime

të trendeve më të fundit të modës, një opsion eksluziv

për linjën kompakte.

Style Design.

Page 20: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Paketa “Progressive Design” dhe opsionet që

shoqërojnë këtë paketë, i shtojnë më shumë hijeshi

pamjes së jashtme dhe të brendshme të A-Class të ri.

Dizajni avangard, i kombinuar me sistemet premium,

teknolonogjinë më moderne të sistemeve të asistencës,

të cilat ofrojnë një sërë lehtësirash dhe avantazhesh

për drejtuesit e mjetit, mund të dallohet lehtë në çdo

detaj.

Progresive Design.

Page 21: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Linja AMG, është edhe më impresionuese në aspekte

të dizajnit të jashtëm dhe dizajnit të brendshëm.

Parakolpi dhe pjesa e pasme e modeleve të linjës AMG

i japin edhe më shumë hijeshi automjetit. Përveç kësaj,

veçoritë teknike janë akoma më impresionuese. Sistemi

komfort i suspensionit është rreth 15 milimetra më i

ulët, çka e bën A-Class të duket më sportiv se modelet

e mëparshme.

AMG Line.

Page 22: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Gjithmonë online.

Ashtu si të gjithë modelet pararendëse, A-Class i ri është i pajisur me

një sistem suspension “McPherson”. Versionet më të fuqishme, të

tilla si modelet A 250 dhe të gjithë modelet 4MATIC janë të pajisura

me një sistem suspension më të sofistikuar.

Suspension i shpejtë dhe komfort.

Si standard, A-Class është i pajisur me susepension komfort me

sustë çeliku dhe DYNAMIC SELECT. Sistemi komfort i suspensionit

është rreth 15 milimetra më i ulët, çka e bën A-Class të duket më

sportiv se modelet e mëparshme.

Page 23: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Suspensioni: I shpejtë dhe komfort

Të gjitha modelet e reja A-Class janë të pajisur me

motorë të rinj efikasë. Modelet A-Class do të kenë në

dispozicion tri lloje motorësh, A 200, 1.4litra (120 kW/

163 PS, 250 Nm) me transmision automatik 7G-DCT

me shtatë shpejtësi ose transmision manual me

gjashtë shpejtësi, A 250, 2.0 litra me transmision

automatik 7G-DCT me shtatë shpejtësi (165 kW /

224 PS, 350 Nm) si dhe A 180 d i disponueshëm

vetëm me transmision automatik 7G-DCT (85 kW /

116 PS, 260Nm). Inovacione tek motorr M282 me

1.4 litra dhe deri në 120 kW, përfshin çaktivizimin e

cilindrit (fillimisht në lidhje me transmisionin 7G-

DCT). Motorri i dytë me benzinë është M 260 2.0

litra, 165 kW dhe 350 Nm. Karakteristika të reja

përfshijnë CAMTRONIC. Të dy modelet e motorët

me benzinë janë të pajisur me një filtër grimcash si

pjesë e paketës standarde.

Motorë të rinj dhe efikasë.

Page 24: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

4MATIC me shpërndarje të

ndryshueshme të momentit rrotullues.

Motorët e rinj diesel me katër cilindra (OM 608) me

zhvendosje 1.5 litra, deri në 85 kW dhe moment

rrotullues 260 Nm. Elementi kryesor i këtij motori është

sistemi i kontrollit të emëtimeve, i cili është i montuar

pranë motorrt dhe është i pajisur me teknologjinë

AdBlue®, një turbocharger me reagim të optimizuar dhe

ftohje të brendshme me ujë. Motorët gjithashtu kanë të

implementuar dhe transmisionin 7G-DCT. Më vonë këto

modele do të pajisen dhe me motorë të tjerë. Paketa

standard përfshin dhe një depozitë karburanti 43 litra

dhe opsionalisht depozita mund të jetë dhe 51 litra.

Sipas preferencave, A-Class do të jetë në dispozicion

dhe në versionin 4Matic, me shpërndarje të forcës

shtytëse plotësisht të ndryshueshme në të katërta

gomat. Ky sistem sportiv është zhvilluar më tej, dhe tani

ofron edhe më shumë kënaqësi dhe efikasitet.

Page 25: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Motori

Transmisioni

Cilindrata

Fuqia

Konsumi i kombinuar

Lloji i karburantit:

Të dhëna teknike.

4 cilindër/linjë 4 cilindër/linjë 4 cilindër/linjë 4 cilindër/linjë

Manuale Manuale Man/Automatike Automatike

1332 cc 1332 cc 1332 cc 1332 cc

109 hp 136 hp 163 hp 224 hp

5,8-5,5 l/100 5,8-5,5 l/100 6,1-5,2 l/100 6,1-5,8 l/100

Benzinë Benzinë Benzinë Benzinë

A 160 A 180 A 200 A 250

Emëtimi i kombinuar i CO2 132-127 gr/km 132-127 gr/km 140-133/128-120 gr/km 149-141 gr/km

Page 26: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

Motori

Transmisioni

Cilindrata

Fuqia

Konsumi i kombinuar

Lloji i karburantit:

Të dhëna teknike.

4 cilindër/linjë

Automatike

1461 cc

116 hp

4,3-4,1 l/100 km

Naftë

A 180 d

Emëtimi i kombinuar i CO2 114-108 gr/km

Page 27: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë
Page 28: A-Class · 2018. 7. 3. · mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe është i pajisur nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë

AUTO STAR ALBANIA sh.a.

Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 7, 1051, Kashar, Tiranë

Mob: +355 69 40 91 642 / +355 69 20 91 638

+355 68 60 60 255 / +355 69 20 28 404

+355 67 40 70 030 / +355 67 60 00 141

E-mail: [email protected]

www.mercedes-benz.al