etwinning.net
Collaboration in eTwinning
I. Settings & Participants
IV. Management of the Twinspace
Duke u përgatitur për t'ubërë një eTwinner aktivI. Finalizoni regjistrimin tuaj
EDITIMI I PROFILIT
Menu
Edito Profilin
Informacioni Personal
Fotot e Mia
Shkolla(t) e Mia
Interesat e Mia
Privatësia & Siguria
Edito Profilin
EDITO PROFILIN
Finalizimi i regjistrimit tuaj në Platformën eTwinning është shumë i rëndësishëm. Sa mëshumë ju të plotësoni profilin tuaj, njerëzit do t’ju njohin më mirë dhe probabiliteti për tëgjetur partnerë të mirë për projektet rritet.
Futu tek profili yt duke klikuar mbi emrin tuaj ose foton në faqen kryesore të eTwinning Live dhe EDITONI profilin tuaj.
EDITO PROFILIN
Editimi i profilit do ju lejojë ju të ndryshoni INFORMACIONIN PERSONAL, FOTOT, detajet e SHKOLLËS(AVE), INTERESTSAT e tua, si dhe cilësimet e PRIVATËSISË & SIGURISË.
Informacioni Personal
INFORMACIONI PERSONAL
INFORMACIONI PERSONAL ndahet në dy nënseksione : “Informacioni Personal” dhe “Rrethmeje”.
“Informacioni Personal” i referohet detajeve tuaja personale, si: emri, adresa email, dhe fjalëkalimi.
FJALËKALIMI juaj është e vetmja fushë që ju nuk mund të editoni vetë.
INFORMACIONI PERSONAL
"Rreth meje" i referohet të dhënave personale, të tilla si një biografi e shkurtër dhe informacion rreth jush në internet (faqen në internet, Facebook, LinkedIn, Twitter)
Çfarë ju shkruani në BIOGRAFINË E SHKURTËR do të shfaqet në faqen RRETH jush në profiling tuaj dhe duhet të korrespondojë me idetë tuaja mbi punën në eTwinning. Kjo është shumë e rëndësishme që mësuesit e tjerë të mund t’ju njohin ju më mirë. Mos shpërndani këtu asnjë tëdhënë private, të tillë si adresa e-mail, adresa e shtëpisë apo numri i telefonit.
Fotot e Mia
FOTOT E MIA
Tek FOTOT E MIA ju mund të shtoni çfarëdo fotoje të rëndësishme për profiling tuaj.
Zgjidhni njërën si foto të profilit tuaj.
Ju mund të ngarkoni foto jashtë zones së editimit. Mjafton të shkoni tek Fotot në profilin tuaj.
Shkolla(t) e Mia
SHKOLLA(T) E MIA
Në këtë fushë ju mund të konfirmoni detajet e Shkollës(ave) tuaj. Ndoshta ju nuk i kishit të gjitha detajet gjatë regjistrimit. Pra, është shumë e rëndësishme që ju të kontrolloni dyfish informacionin e Shkollës(ave) tuaj këtu.
SHKOLLA(T) E MIA
Tek SHKOLLA(T) e mia kërkohet informacion për kontaktet, drejtorin dhe informacione tëpërgjithshme për Shkollën(at) tuaj.
Nëse ndryshoni shkollë apo punë në më shumë se një shkollë, mos ndryshoni të dhënat e shkollës suaj! Në vend të kësaj, klikoni mbi butonin: SHTONI NJË SHKOLLË dhe shkruani detajete shkollës së re.
Interesat e Mia
INTERESAT E MIA
Tek INTERESAT E MIA ju mund të shprehni interesat tuaja në lidhje me ngritjen e PROJEKTIT tuaj.
Këtu ju mund të tregoni nëse jeni në DISPOZICION për një projekt eTwinning apo eTwinning Plus dhe të përshkruani IDENË E PROJEKTIT (eve) tuaj. Info tjera që mund të përmenden këtujanë gjuhët, lëndët dhe grupmosha nxënësve me të cilët do të donit të punonit. E gjithë kjomund të shihet nga mësuesit e tjerë.
INTERESAT E MIA
PROJEKT-IDEJA e përshkruar tek INTERESAT E MIA mund të gjendet tek PROJEKTE në Profilin tuaj.
Privatësia & Siguria
PRIVATËSIA & SIGURIA
Në eTwinning ne inkurajojmë dhe kërkojmë të ruajmë eSigurinë.
Ju mund të kontrolloni kush sheh dhe komenton në Profilin tuaj. Ju gjithashtu mundtë raportoni sjelljet abuzive duke përdorur butonin raporto.
PRIVATËSIA & SIGURIA
Është e mundur të çaktivizoni dhe / ose të fshini llogarinë tuaj. Gjithmonë kontaktoni Shërbimin Kombëtar të Mbështetjes para se të merrni ndonjë vendim.
Nëse ÇAKTIVIZONI llogarinë tuaj ju nuk do të gjendeni nga eTwinners-at e tjerë. Ju mund të riaktivizoni profilin tuaj në çdo kohë.
Ju duhet të FSHINI llogarinë tuaj, vetëm nëse ju nuk doni të merrni më pjesë në eTwinning.
?
etwinning.netConcept, text and editing by eTwinning Central Support Service - 2015
Under Creative Commons License
etwinning.net
Koncepti, teksti dhe redaktimi nga Shërbimi Qendror i Mbështetjes eTwinning - 2015
Nën Licencën Creative Commons
Top Related