UDHËTIMI I FËMIJËRISËIVA XHELILI • SAMUEL LUSHA • ISMETE DOCI • IGLI GAZIDEDE • SIDORELA HORESHKA • AMBLA TRUPJA • LORENA ALIA • BLEDI MUJA
AMINA CORJA • SONJA HOXHA • MEGIANA SELISHTA • MELISA VOJKA • ANDRINA QOKA
K��������� ������ ��� �� ���� ��� D����:
FOTOGRAFITË: BEVIS FUSHA
Iva është 17 vjeçe, nga Peshkopia. "Kur linda unë të gjithë u mërzitën sepse
donin djalë. Isha vajza e katërt në familje. Të gjithë në fisin tim kanë qarë. Kjo
më bën të trishtohem. Vetëm kur ka lindur vëllai
im kanë nisur të më vlerësojnë, pasi shihesha si
vajza që i hapa rrugën ardhjes së një djali në
familje". Iva dëshiron të bëhet volejbolliste. Ajo
është në ekipin e volejbollit të Peshkopisë.
Lindja
“ Mua më quajnë Ismete. Jam 15 vjeçe.
Prindërit më kanë thënë që emrin ma
ka vënë djali i xhaxhait”. Ismetja
kujton se kur ishte e vogël shpesh qante,
pasi emri nuk i pëlqente. As sot nuk
i pëlqen.
Emri
Samueli është 13 vjeç, dhe është lindur në fshatin Tomin, të Peshkopisë.
“Unë jam fëmija i tretë në familje. Kam dy motra të mëdha të cilat kujdesen
shumë për mua. Prindërit më kanë thënë se në
datëlindjen time të parë është bërë një festë e
madhe”. Samueli tregon se ditëlindjet e motrave të tij,
nuk janë festuar kurrë. “Nëna më ka thënë se vajzat janë për derë të
huaj”, - shton 13 vjeçari.
Ditëlindja e parë
Në Peshkopi, të moshuarit besojnë ende tek syri i keq, apo tek bestynitë. Shpesh herë kur
fëmijët qajnë shumë ose nuk flasin i çojnë pranë një përroi apo një mulliri që punon
me ujë. Nënat besojnë se fëmijët i
qetëson zhurma e ujit.
Bestytnitë
Në fund të çdo viti, nxënësit më të mirë të klasave ftohen në
një mbrëmje. Në këtë festë ka më
shumë vajza se djem. Nxënësit që kanë
rezultatet më të larta në mësime janë
vajzat.
Mbrëmja qëndrore
Lorena është 16 vjeçe. Ajo është një ndër
nxënëset më të mira në klasën e saj. “Kur marr 10-ta prindërit më thonë që e kam për veten time, por
kur marr 9-ta, ata më qortojnë ashpër.
Gjithnjë më krahasojnë me të
tjerët. Prindërit shpesh nuk na vlerësojnë për
arritjet tona”.
Shkolla/Klasa
Amina është18 vjeçe. Ajo ka tre motra të tjera më të
mëdha, dhe një vëlla më të vogël. “Mami gjithmonë më kritikon mua për gabimet e
vëllait, edhe kur nuk jemi bashkë e unë s’kam të bëj fare. Duke qënë se është i
vogli dhe i vetmi, ai gjithnjë favorizohet". Djemve
zakonisht u tolerohen më shumë gabimet se vajzave.
Prindërit u thonë vajzave të tyre se “do të na mbarosh
derën nëse bën gabime dhe atje.”
Gabimet
Sonja është 13 vjeçe, dhe jeton në komunën e
Tominit pranë Peshkopisë. Ajo tregon se një shoqja e saj u fejua me shkuesi sapo mbushi 15 vjeç. “Prindërit e hoqën nga shkolla. Nuk mundi ta mbyllë klasën e
nëntë. Kam një vit që nuk e kam parë. I fejuari i saj
jeton jashtë shtetit. Shoqja ime jeton me prindërit e të fejuarit. Ajo vetëm qante”, - përfundon Sonja. Janë me dhjetra vajza të moshës 15
vjeç, që prindërit i martojnë me detyrim.
Fejesat/martesat
Shumë vajza të fejuara, detyrohen ta braktisin shkollën, pasi prindërit
apo bashkëshorti i ardhshëm nuk i lejon. Sidorela, na tregon se
vajzat e fejuara i përcjell i fejuari ose babai në
shkollë. Kjo i bën vajzat të ndihen keq përpara
bashkëmoshatarëve dhe mësuesve.
Gjimnazi
Megi është 13 vjeçe ndërsa Melisa 14. “Ne jetojmë në
Brezhdan, një fshat afër Peshkopisë. Kur vëllezërit tanë shkojnë në Peshkopi dhe vonohen njerëzit nuk
thonë asgjë. Por, për ne, vajzat, është e kundërta. Kur vijmë nga aktivitetet passhkollore e ndodh të
vonohemi, njerëzit fillojnë të flasin. Djemtë mund të
kthehen dhe natën, vajzat kurrësesi.
Liria
Igli, është 15 vjeç. Ai natregon se janë të shumtë
prindërit që ushtrojnëdhunë ndaj fëmijëve të
tyre. Shoku i tij Laze, keqtrajtohet e dhunohet
nga babai. Laze shpesh zihet dhe dhunon shokët e tij të
klasës apo të lagjes, duke ndjekur kështu modelin e
të atit. I ati e kadetyruar Lazen të braktisëshkollën. Ai tani duhet tëpunojë për t'i siguruar të
ardhura familjes.
Dhuna në familje
Andrina është 11 vjeçe. Ajo na tregon se dhuna në shkolla kalon jo vetëm nga nxënësit tek nxënësit, por
edhe nga mësuesit tek nxënësit. “Shpesh herë mesueset i qëllojnë ose
shkulin veshët nxënësve. Ata justifikohen se u kanë marrë
leje prindërve për ta bërë këtë.” 11- vjeçarja, tregon se fëmijët e drejtorëve apo të
njohurve trajtohen ndryshe, pavarësisht se ne të tjerët
mundohemi e lodhemi për t'u përgatitur. “Kjo na bën të
ndihemi shumë keq.”
Dhuna në shkolla
Ne punojmë me 1500 të rinj aktivë, të cilët organizojnë aktivitete në
komunitetet e tyre për rreth 24 461 fëmijë të rinj të tjerë.
Nëpërmjet këtij kontakti, ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata për t’i shpëtuar varfërisë, abuzimit, neglizhimit, mungesës së përkujdesjes dhe diskriminimit, fenomene me të cilat përballen shumë prej tyre.
Ne punojmë në mbi 200 komunitete,
në 10 zona të Shqipërisë dhe vizitojmë
32 874 fëmijë në shtëpitë e tyre dhe në shkolla, si pjesë e programit tonë të sponsorizimit.
Ne punojmë në afro 200 shkolla.
MBROJTJES SË FËMIJËVE ARSIMIT TË RINJVE
Objektivi ynë është të shohim përmirësime në mirëqenien e 500 000 fëmijëve e të rinjve,
sidomos të atyre më në nevojë, përmes programeve të:
Top Related