Punim Diplome Kf (1)

83

Transcript of Punim Diplome Kf (1)

Page 1: Punim Diplome Kf (1)
Page 2: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Universiteti Publik “Haxhi Zeka”

Fakulteti I Biznesit

KRIZA FINANCIARE DHE RISQET BANKARE Punim diplome

Mentori StudentiDr. Fadil Govori Driton Lajqi

PEJË,Mars 2013

Page 2

Page 3: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Universiteti Publik “Haxhi Zeka”

Fakulteti I Biznesit

PUNIM DIPLOME

Lënda nga e cila është berë punimi: Ekonomia Bankare

Tema e punimit: Kriza Financiare dhe Risqet Bankare

Studenti: Emri dhe mbiemrit i studentit: Driton LajqiSatusi i studentit: I pa MartuarNumri i amzës: 16511/2008Drejtimi-Departamenti: Kontabilitet dhe FinancëShkalla e studimit: Baçellër në _________

Mentori: Prof.Dr.Fadil Govori

PEJË, Mars 2013

Page 3

Page 4: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

PËRMBAJTJA

Parathënie

1..Kriza Financiare ne Sistemin Bankare

1. Hyrje

2. Origjina e krizës financiare

3. Fazat e ndryshme të krizës

4. Kontinenti Europian

5. Përgjigja ndaj krizës me politika monetare dhe rregullative

2. Menaxhimi i Riskut te Kredise

2.1 Perkufizimi i Riskut te Kredise

2.2 Komponentet e Menaxhimit te Riskut te Kredise

2.3 Kriza e Riskut te Kredise 2007 - 2010

3. Risku Operacional

3.1 Përkufizimi dhe Elementët e Riskut Operacional............................................................

3.2 Menaxhimi i Riskut Operacional.....................................................................................

3.3 Situata Aktuale dhe Risku Operacional në nivel Global..................................................

3.4 Risku Operacional në Kosovë..........................................................................................

4. Risku i Likuiditetit

4.1 Çfarë është Risku i Likuiditetit........................................................................................

4.2 Ta kuptosh Riskun e Likuiditetit dhe ta Drejtosh atë.......................................................

4.3 Risku i Likuiditetit dhe Mbikqyrja...................................................................................

Konkluzione

Perfundimi

Bibliografi dhe Referenca

Page 4

Page 5: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

PARATHËNIE

Page 5

Page 6: Punim Diplome Kf (1)

Si fjalë e pare gjatë ketij punimi, e falenderoj Zotin qe me ka ndihmuar te arrij në këtë pike te

studimeve tëmia dhe të kem rastin të punoj këtë punim diplome, më të cilin dhe formalisht shënoj

përfundimin e studimeve te mia në fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, dega

Kontabilitet dhe Financë.

Pastaj faleminderoj familjen time për përkrahje gjatë studimeve të mia të deritashme , si dhe

falenderoj Prof.Dr Fadil Govori për literaturen e ofruar gjatë punimit të kesaj Diplome

Qellimi I këtij punimi ka qenë që Njohuritë që I kam fituar ne fakultet gjatë mesimit të kesaj lënde t’I

thelloj dhe me tutje dhe të paraqes në form te Këtij punimi të diplomës

Duke u Ndihmuar në mase të madhe nga libri bazë I profesorit të kësaj lënde,mentorit tim-

Prof.Dr.Fadil Govori si dhe nga materialet tjera ne gjuhen shqipe dhe nga literature e huaj . arritata

të përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën e ketij punimi.

Besoj që kam arritur që sa, do pak, në një masë modeste të përfshij pikat themelore që lidhen me

Ekonomin Bankare,që qdo kush që e lexon ta kuptoj thelbin kryesor të ketij punimi.

Një punim diplome është një punim shkencor , që ka një strukture dhe një qëllim të caktuar dhe

përmes të cilit student simbolikisht I përfundon studimet në nivelin barchellor.

Edhe une jam përpjekur që në këtë punim ti përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore ,

që bashkë me një përmbajtje të mire , e bëjnë punimin më të plotë

Ne fillim jam munduar që të sjell disa informata në lidhje me kuptimin e “Krizave Financiare dhe

Risqet Bankare”më pastaj jam përpjekur të bëj një ndërlidhje mes koceptit të përgjithshëm të lëndes

, Ekonomia Bankare dhe ndermjet tyre kam sjellur një material që e sqaron vlerën në kohe të

parase.

Shpresoj që I jam përmbajtur disa rregullave themelore dhe e kam bërë këtë punim aq thjesht , sa qe

edhe dikush qe nuk e studion këtë fush të jetë në dhendje të kuptojë thelbin dhe përmbajtjen e

saj.Nëse këtë e kam arritur , jam I kënaqur dhe shpresoj që edhe ai që e lexon do të ndihet njëjt!

Page 7: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

1 Kriza Financiare në Sistemin Bankar

I. Hyrje

Kriza financiare globale e 2007 dhe e 2008 është një proces kompleks dhe shumë planësh. Sipas

përcaktimit të Drejtorit të Rezervës Federale, Ben Bernanke, si shkaktar kryesor te kësaj krize mund

të jenë teprica e përgjithshme e likuiditetit, ose një ngopje nga kursimet në tregjet financiare

ndërkombëtare, gjithashtu dhe per shkak te shperndarjes se parregullt te kredive në SHBA, kjo e

ndërlidhur me një praktike të papërshtatshme të manaxhimit të riskut nga institucionet financiare.

Shpërndarja e kesaj krize mund të shpjegohet me faktin e ndryshimit te alokimit të kursimeve

botërore të cilat e bënë gjithnjë e më pak likuide. Duke qënë se këto vendosje lëvizën përgjatë

zëravë të ndryshëm të aktiveve, ata prodhuan vlera aktivesh të fryra artificialisht.

Po ku e kishte zanafillën kjo krize?

E para, çdo gjë filloi me krizën e shtëpive në SH.B.A.

E dyta, kriza u shpërnda në forma të tjera të aktiveve dhe ndikoi jo vetëm në kompanitë

hipotekore e në banka investimesh por gjithashtu edhe në bankat ndërkombëtare.

E treta, kriza globale e likuiditetit, e shoqëruar kjo me një tërheqje të depozitave nga bankat

e ekspozuara me negativisht ndaj krizës, si Northern Rock, Bear Stearns dhe më vonë

Lehman Brothers, duke rritur kështu ankthin për një shpërndarje të epidemisë së

depozitave në një shkallë botërore.

E katerta, kolapsi i produktevë të strukturuara të investimit si obligacionet e borxhit te

kolateralizuara (CDO), ndryshuan shpërndarjen globale të likuiditeteve drejt tregut të

letrave me vlerë duke shkaktuar një fryrje te çmimeve (efekti flluskë) edhe në këtë pjesë.

E pesta, kulmi u arrit në shtator të 2008 kur shumë fonde u zhvendosën në letra me vlerë

pa risk, kur Lehman Brothers shpalli falimentin dhe sistemi bankar amerikan u perball me

fundin e tij.

Page 7

Page 8: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Kriza aktuale ka përfshirë botën e me theks të veçantë, vendet më të zhvilluara të botës, të

atyre shteteve që kanë shumicën e brotuproduktit botëror dhe qe kanë nivelin e lartë

të,jetesës.

Kohë të gjatë, në teorinë ekonomike botërore pati sunduar teoria e ligjeve të tregut të lirë. Me

bindjen se tregu është rregullatori i të gjitha problemeve ekonomike. Tregu si uji i lumit do e

gjejë rrjedhën me të mirë dhe do të gjejë zgjidhjen e nevojshme më të mirën. Prandaj sa më

pak barriera shtetërore tregut, sa më pak intervenime shtetërore dhe vetë tregu është një

autorregullatore ekonomik.

Ekonomia e tregut të lirë u bë model i zhvillimit dhe progresit ekonomik botëror, ajo kaloj

barrierat kombëtare dhe u bë ligji i zhvillimit të mbarë ekonomisë botërore. Globalizmi dhe

tregu i liri botërore u bënë parimet e zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të gjithë organizmat ndërkombëtar, si Banka Botërore, shtetet e fuqishme ekonomike, parime

të zhvillimit dhe bashkëpunimit vunë ekonominë e tregut të lirë dhe eliminimin e

intervenimeve shtetërore. Sa më pak intervenim të shtetit sa më tepër liri veprimit të tregut-

kyishte parimi kryesor nderkombetare

Ekonomia botërore shënojë një hov të madhe zhvillimi, dhe ligji i cikleve të zhvillimit të ekonomisë u

minimizua, krizat kaloheshin më lehtë dhe ekonomitë vazhdoni me ritme të zhvillimit pozitiv ose në

fazat me të këqija niveli i zhvillimit zero. Duke pasur tregu-kapitali si parimin kryesor të saj fitimin, u

realizua një zhvillim i hovshëm dhe fitime të papara më parë.

Kapitali financiar krijoj produkte të reja dhe i freskojë ato të vjetrat, si aksionet, obligacionet dhe

letrat tjera me vlerë për të realizuar rentabilitet sa më të madh. Këto letra me vlerë të natyrave të

ndryshme emetoheshin nga bankat e fuqishme botërore dhe mund t’i bleje kudo që je. Në Amerikë,

Evrope, Azi, Afrike e kudo që je. Mjafton që të kesh kyçje në internet dhe blerjen mund ta realizoje

edhe vetë. Blerja e këtyre letrave me vlerë u bë nevojë e fitimit, domosdoshmëri e rritjes së

rentabilitetit të kapitalit, shpesh pa ditur bazën reale të atyre letrave me vlerë. Nëse nuk bleje ato

letra me vlerë që siguronin fitime të premtuara edhe deri 20 e më tepër % ishe i humbur, kapitali

nuk rritej.

Page 8

Page 9: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Bankat e mëdha dhe ato të specializuara, fondet e plasimit të kapitalit u bënë sektori më fitimprurës

për klientët e vete, të të punësuarve “traderët” dhe për vetë bankën. Fitimi i premtuar i lartë “i

garantuar” me një rrezik shumë të ulët qe ofronin bankat e mëdha amerikane dhe evropiane.

Derisa investimet në ndërrmarje të ndryshme nuk siguronte fitim më të madhe se 4-7% ato bankare

dhe financiare siguronin fitim edhe me mbi 20%. Edhe fondacionet shoqërore që kanë destinim të

caktuar me ligj, siç janë fondet pensionale, edhe ato investuan në këto “produkte financiare” për të

realizuar fitimin e vetë.

_________________

Poverty Declines Slightly in Latin America and the Caribbean, in Spite of Global Financial Crisis, ECLAC Notes Nº 59 (9

December 2008)

http://www.lpk-kosova.com/zik/zik_2009_3.html

Page 9

Page 10: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

II. Origjina e krizës financiare

Thellësia e rrënjëve të krizës aktuale mund të gjëndet te rrjedhja e kapitalit nga shumë tregje në

zhvillim si pasojë e krizës financiare Aziatike dhe Ruse të 1997/1998, gjithashtu dhe shtimi i

likuiditeteve nëpër shtete me një rritje të madhe të llogarive korrente. Megjithëse lidhjet e krizes

shkojnë kaq larg në kohë, në punimin tonë do fokusohemi në faktoret aktual më direkt që ndikuan

në krizën aktuale. Kjo krize ka lidhje me një kombinim faktorësh makroekonomik dhe

mikroekonomik. Ndër faktorët makroekonomik mund të përmendim, ekspansioni monetar në SHBA,

hyrjet e mëdha të kapitalit në tregun e letrave me vlerë në SHBA, bumi në tregun e shtëpive

amerikane. Karakteristikat fillestare të kësaj krize ishin: mbivleresim i shpejtë i aseteve të sigurta

duke ju bashkuar kësaj risitë financiare, si zhvillimi i produkteve të reja financiare si dhe kanali i

mjeteve të strukturuara të investimeve: Një përqasje jo e mirë me riskun e kredidhënies dhe me

modelet e vlerësimit të aktiveve. Ekspansioni monetar ndikoi në norma interesi neto më të mëdha.

Kosto e financimit për bankat ishte shumë më poshtë se normat 30 vjecare te kredive. Ndërmarrja e

politikave më të forta nga ana e FED bëri që marzhet e fitimit për bankat të ulen konsiderueshëm. Në

mënyrë që të mbështesnin huadhënien afatgjatë, duke patur parasysh bumin në tregun e shtëpive,

bankat kërkuan risi financiare.

Meqënëse u përballën me kosto shume të ulta financimi gjatë periudhës së artë të teprices së

likuiditeteve, institucionet financiare përfitonin norma shumë të larta fitimi mbi huatë hipotekore

duke qënë se edhe luhatja e normave nga Fed ishte shume e madhe.

________________________________

Prof.Dr.Fadil Govori Origjina e krizes ka pasur rrjedha nga shume tregje ne zhvillim ato qe kan bruto produktin boteror.1

Page 10

Page 11: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Fig.1:

Gjetja e parasë kaq thjeshtë dhe kaq lirë i inkurajoi bankat që të ndërmerrnin praktika me riskoze të

kredidhënies. Kredidhënia e shtri shumë shpejt dhe në ata kliente që konsideroheshin me risk të

lartë, gjithashtu dhe taktikat e huadhenies u benë me agresive, duke ofruar ne fillim norma interësi

të ulta por dhe mundësi të ndryshme pagesash. Risku i mospagimit nuk ishte më një problem që kur

faktorët e kredidhënies nuk kishin ndërmend të pasqyronin ose të mbanin huatë në pasqyrat

financiare të tyre. Kështu që ndodhi ekspansioni i paprecend i kredive me risk shume te madh.

Volume të mëdha aktivitetesh huadhenie u futën në tregun e fondeve të letrave me vlere duke

krijuar te ashtuquajturat obligacione të kolateralizuara të borxhit (CDO). Këto obligacione u shitën në

treg duke siguruar të ardhura të tjera për bankat dhe duke bërë të mundur vazhdimin e

kredidhënies. Kjo vale e madhe e kredidhënies nuk do të kishte qënë e mundur nëse bankat nuk do

te gjenin mundësinë për të transferuar riskun e mospagimit në tregun e investitorëve, të cilët blenë

CDO. Këto instrumenta financiare kompleks ishin shumë atraktiv sepse ofronin norma më të larta

kthimi krahasuar me instrumenta të tjerë të ngjashëm.

__________________________________

Prof.Dr.Fadil Govori Kjo vale e madhe e kredidhënies nuk do të kishte qënë e mundur nëse bankat nuk do te gjenin

mundësinë për të transferuar riskun e mospagimit në tregun e investitorëve, të cilët blenë CDO. Këto instrumenta

financiare kompleks ishin shumë atraktiv sepse ofronin norma më të larta kthimi krahasuar me instrumenta të tjerë të

ngjashëm.

Page 11

Page 12: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

CDOS=totali i emetimeve në milion USD, CDODOL= emetimet në USD, CDOEUR =

emetimet në EUR. Burimi (SIFMA)

Suksesi i shkurter i CDO-ve u bë i mundur nga ekspansioni global i kursimeve. Investitorët

ndërkombëtar ishin të etur për të blerë produkte me të ardhura të medha duke qënë se bonot e

thesarit amerikane ishin shumë më poshtë se këto.

Kriza e kredive të keqija ka ardhur si rezultat i ndikimit të dështimeve të një numri faktorësh makro

dhe mikroekonomik. Faktoret makroekonomik përfshijnë ngopjen e tregut të kursimeve, teprica e

likuiditeteve të krijuara nga Fed dhe disa banka qendrore. Likuiditetet u shtuan si shkak i

kredidhenies së tepruar dhe i ristrukturimit të aktiveve të bankave duke i futur disa zëra në tregun e

letrave me vlerë. Normat e ulta të bonove të thesarit bënë që investitoret të kërkojnë investime me

norma më të larta kthimi që ishin CDO-te. Ndërsa faktorët mikroekonomik mund të përmëndim,

zgjerimin e dhënieve të kredive me risk shume të lart duke e shoqëruar këtë me thyerje të

standarteve të sigurisë të vendosura, informacion asimetrik ndaj investoreve në CDO, e cila mbase

fshehu riskun e mospagimit të kredive, gabimet që bënë agjensite e kuotimit në vlerësimit të këtyre

instrumentave financiare.

___________________

Prof.Dr.Fadil Govori CDOS=totali i emetimeve në milion USD, CDODOL= emetimet në USD, CDOEUR = emetimet në EUR.

Burimi (SIFMA

Page 12

Page 13: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

III. Fazat e ndryshme të krizës.

Ekzistojne pesë faza të ndryshme të krizës financiare bankare të cilat mund të klasifikohen si me

poshtë:

1. Shpërthimi i krizës së kredive me risk të lartë

2. Shpërndarja e krizes së kredive, së bashku me zgjerimin e humbjeve nga institucionet

financiare.

3. Shpërthimi i krizës së likuiditeve kjo e theksuar ne rënien e pandalshme të Bear Stearns,

duke shprëndarë efektet dhe në banka të tjera me portofole me karakteristika të ngjashme

( si Lehman Brothers)

4. Fryrja e çmimeve (Efekti flluske) të mallrave

5. Ngrirja përfundimtare e tregjeve të kredive

Faza e parë ka të bëjë me shperthimin e krizës së kredive me shume risk në 17 gusht të 2007, si

pasojë e falimentimit te dy fondeve të zotëruara nga Bear Stearns. Në të njëjtën kohë tre fonde

investimesh europiane e patën të pamundur të vleresonin asetet e lidhura me kreditë e këqija si

pasojë e një mungese likuiditeti në këto tregje. Në këtë periudhe, indeksi TED ( Treasury over

Eurodollars) u rrit me 240 pikë, nivel i cili ishte hasur më parë vetëm në vitet 1987 gjatë kolapsit të

tregjëve të aksioneve. Hedhja në treg, ne tetor 2007, e likuiditeve nga Fed ndikoi në uljen e ketij

indeksi në rreth 100 bps. Gjithashtu përhapja u kufizua si pasojë e një ulje të vlerësimeve për

humbjet nga bankat, por kjo vetëm për borxhet e këqija.

Faza e dytë ndodhi në dhjetor 2007, kur u bë e qartë se kriza financiare po luhatej ne një numër të

madh institucionesh financiare. Në 11 Dhjetor 2007, TED u ngrit prap në 221 bps. Përpjekja e Fed

gjatë dhjetorit 2007 dhe Shkurtit 2008 nuk arriti të ndalojë përhapjen e krizës. U pa qartë se risku i

kredive po transformohej në një risk likuiditeti.

Faza e tretë, shpejtësia e rritjes së TED e bë e pa ndalshme. Humbjet në tregjet e kredive dhe risku

shume i larte sollën probleme likuiditeti shume të rënda për bankat. Kjo u përqëndrua më shumë te

Bear Stesrn, rënia e të cilës shkaktoi një rritje të TED në 204 bps në 19 mars 2008.

Faza e katërt pati fillimet e saj në fillimin e 2008 pasi investitoret global u ballafaquan me humbje të

mëdha në CDO-të, ashtu si dhe në disa institucione financiare të aksioneve. Këto menduan se ishtë

më e përshtatshme të transferonin fondet në tregjet future ( të ardhshme) meqë, sipas tyre, këto

Page 13

Page 14: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

ndodheshin në pozita më normale. U pa se investitoret dhe spekulatoret e tregut gjetën stimuj të

fortë për të blere kontrata të ardhshme, dhe kjo çoi ne një rritje të çmimeve të këtyre kontratave. Si

tregu me i përshtatshem për investim u pa tregu i hidrokarbureve, prandaj dhe çmimi per fuci i

naftes u rrit nga 75 $ në fillim të tetorit 2007, në maksimumin e tij qe ishte 147 $ në 11 qershor të

2008.

Rritja e riskut të tregjeve dhe thellimi i problemeve me likuiditetet në sektorin bankar botëror çuan

drejt

fazës së pestë të krizës. Në këtë fazë fryrja artificiale e aseteve u spostua te Bonot Amerikave.

Rrënimi gradual i likuiditeteve në sektorin bankar, e shoqëruar kjo me një paralizë të tregut te

letrave tregëtare, arriti pikun në 29 shtator 2008. Këtë dite u kthye mbrapsht plani për shpëtim i

propozuar nga Sekretari i Thesarit Henry Paulson. Bursa e DJIA ra me 778 pikë. Normat e TED arritën

vlera prej 464 bps në 10 tetor 2008. Megjithë aprovimin e Kongresit për planin e shpëtimit në fillim

të Tetorit, dyshimet mbi tregun e kredive dhe impakti i ngrirjes së tregut të letrave tregtare në

tregun real, nuk arriti të mënjanoj një “rënie të lirë” akoma më të thellë të investitorëve.

________________

Generally speaking, Hungary, together with Latvia as described by LEAP/E2020 in GEAB N°16, borrows without caring about

the consequences, probably expecting the Eurozone to cope with the problem. Source: Rosemanblog, 10/11/2007

Prof.Dr. Aristotel Pano Kriza e tanishme Financiare

Page 14

Page 15: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Për t’u bindur në lidhje me këtë mund të shikohet struktura e mjeteve likuide në gjithë botën dhe

niveli i tyre ndaj Produktit të Brendshëm Bruto të Botës në tërësi

Burimi i të dhënave: Bloomberg dhe gazeta to Vima, 5 prill 2009.

Nga këto të dhëna duket qartë se si në të gjithë botën niveli i mjeteve likuide kishte arritur rreth

812% të PBB së botës dhe kjo vetëm nga rritja jashtë masës e derivateve financiare që përbënin 81%

të të gjitha formave të mjeteve likuide. Nëpërmjet tyre u arrit një shpërndarje kaq e madhe e

rreziqeve dhe krijimi i kaq shumë lidhjeve me burime fiktive që shtuan jashtë masës rrezikun e

falimentimit të institucioneve bankare. Mjafton huamarrësi i parë të mos shlyej në kohë dhe në

shumën e duhur detyrimin e tij dhe atëherë kjo gjë të transmetohet në mënyrë të shumëfishuar në

të gjitha hallkat e tjera ku është shpërndarë ky rrezik nëpërmjet derivateve financiare.

Pika kulminante e këtij proçesi arriti në 15 shtator të 2008 kur kompania e famshme amerikane

“Lehman and Brothers” (që përveç të tjerave merrej edhe me vlerësimin e besueshmërisë së titujve

të borxhit në gjithë botën) në thelb në të gjitha tregjet kryesore të aktiveve të patundshme dhe të

letrave me vlerë. Fillimi i krizës financiare dhe bankare ishte tashmë një realitet i hidhur dhe nga

SHBA u përhap me shpejtësi në të gjitha tregjet e tjera të Botës. Të gjithë filluan të flasin për krizën

më të madhe pas asaj të viteve 1929 – 1932, kurse çmimet e letrave me vlerë në bursat e ndryshme

dhe të pasurive të patundshme në tregjet e SHBA dhe të vendeve të zhvilluara evropiane po binin

nga dita në ditë. Konkretisht rënia në bursat më të rëndësishme të botës në muajt e parë të vitit

2009 (janar – 23 shkurt) dhe si periudhë 12 mujore ka qenë si më poshtë:

Page 15

Page 16: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Burimi: Indekset lokale të bursave përkatëse ku bazohet llogaritja e indeksit botëror të bursave MSCI.

Page 16

Page 17: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

IV. Kontinenti Europian.

Integrimi Europian po shëmbet gjatë përhapjes me shpejtësi të krizës bankare. Në bankat europiane

cdo depozitues është I siguruar për shumat e depozitave të tij, por me krizën aktuale nuk dihet se

për sa kohë do të jetë akoma në këmbë secila bankë. Kriza u thellua kur dështoi plani i shpëtimit te

Germany's Hypo Real Estate, kjo tregoi dy rrjedhime kryesore:

- Falimentimet bankare do të vazhdojnë dhe mund edhe të përshpejtohen.

- Shtetet e Europes do ta konkurojnë njera tjetrën. Pra do të jetë cdo vënd për veten e

tij.

Bankat neper Europe, ne te vertete jane te perfshira ne nje fare niveli por nuk dihet se sa borsh te

keq secila banke po mban,sipasoje ato nuk kane qene te gatshme te japin kredi njera tjetres, pasi do

ktheheshin ne kredi te keqija.

1. Mbretëria e Bashkuar

Situata e tregut te pasurive të paluajtshme te UK, ndryshon nga tregu Amerikan dhe përngjan më

shumë me tregun spanjoll. Njoftimi që, brënda 48 orëve indeksi kryesor FTSE100, regjistroi rënien

maximale brënda një dite, që nga viti 1987 beri qe qeveria britanike deklaroi, më 8 tetor 2008, një

paketë shpëtimi për bankat që arrin në rreth 500 miliardë GBP (përafërsisht 850 miliard $) si një

kunderpërgjigje ndaj krizës financiare globale. Pas dy javëve te paqendrueshme te fundit të shtatorit,

në javën e parë te tetorit pati renie te ndjeshme te tregut te letrave me vlerë dhe u rriten

shqetësimet për stabilitetin e bankave britanike. Plani që synon të riktheje besimin e tregut si dhe te

të ndihmojë në stabilizimin e sistemit bankar britanik, dhe me kusht për një sërë kredish afat-

shkurtëra si dhe garancive te huadhënies nderbankare, si dhe deri në 50 miliard GBP e investimeve

të shtetit në vete bankat. Plani I UK perfshin si aftesine paguese, nepermjet planit te rikapitalizimit

prej 50 bilion £, si dhe financimin , nepermjet garancise shteterore per huadhenien bankare dhe

zgjerimit te Skemes Speciale te Bankes se Anglise per Likuiditetin. Gjithashtu ne 8 tetor 2008 ishte

nje koordinim global strategjik per uljen e normes se interesit me 0.5%, i cili mbeshtetej nga shtate

banka, me qellim qetesimin e krizes financiare .

2. Spanja

Banka Qëndrore Spanjolle si dhe bankat më të mëdha vëndase, deklarojnë që kriza spanjolle është

thjesht një pasojë e lehte e derivuar nga një krizë e madhe botërore

3. Gjermania

Page 17

Page 18: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Në vecanti jane bankat gjermane qe po lekunden me shume dhe German Industry Bank eshte

shembulli kryesor, ndërsa Commerzbank që klasifikhet si banka e dyte me e madhe kredidhenese ka

deklaruar ne fillimin e muajit se ka humbur rreth126 mln. Matthias Joerss Menaxher Strategjik

shpjegon se një klimë e varfër investimesh këtu i lë bankat me një nevojë të dëshpëruar për të gjetur

menyra të reja për të realizuar fitime, kështu u drejtohen mënyrës së financimit me obligacione me

nën prim ku disa prej tyre mund të kenë një klasifikim sigurie me AAA.(S&P). Ai e ka cilesuar këtë

situatë si kriza më e madhe për bankat Gjermane që në ‘31, një krize e tillë e ndihmoi Adolf Hitlerin

te vinte ne pushtet.

4. Rusia

Ndërsa sipas Bankës Botërore themelet e forta makroekonomike afat-shkkurtera te Rusise, bejne qe

ajo te jete me e pergatitur per perballimin e kesaj krize nga shume vende te tjera me ekonomi te pa

forcuar, dobësitë e saj strukturore dhe varësia ndaj të çmimit të një produkti te vetem e bejne

impaktin e saj më te theksuar. Menaxhimi i menjehershem fiskal si dhe rezervat financiare të

konsiderueshme mund të kene mbrojtur Rusine nga pasojat më të thella të këtij shoku. Në fillim të

tetorit Sergej Ignatyev, kryetari i Bankës Qendrore, njoftoi falimentimin e pashmangshem te 50 - 70

banka. Në fakt, në fund të gushtit deri ne fund të nëntorit rregullatori mbylli vetëm nëntë banka.

5. Belgjika

Banka e dytë belge shpëtohet nga Belgjika dhe vendet fqinje nga falimentimi. Luksemburgu, Belgjika

dhe Franca investuan 6.4 bn euro,9bn,5bn për të mos e lënë të fundoset bankën Dexia. Njësoj si

bankat e tjera edhe kjo bankë kishte pësuar humbje të mëdha nga investimet në tregjet financiare

amerikane, si dhe nga falimentimi I Lehman Brothers.

6. Bullgaria dhe vendet e tjera të Ballkanit

Asnjë nga bankat e vëndeve të Europës Lindore nuk mban nje portofol me aksionet “problematike”

të SHBA-së, citoi drejtori Bankës Kombëtare Bullgare Ivan Iskrov. Përgjithësisht përdoren kritere të

rrepta përsa I përket investimeve te institucioneve bankare. Në këtë rajon kriza ka një impakt

indirekt duke rritur normat e interesit të kredive me një mesatare prej 1.5%

.

__________

The Bank of England recently lowered its interest rates but too late: massive credit restrictions entailed by the global

“credit crunch” will cancel the effects.

Page 18

Page 19: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Përgjigja ndaj krizës me politika manetare dhe rregullative

Nga një vëzhgim i krizës aktuale financiare dalin sygjerime të vlefshme për politikat rregullatore që

duht të ndiqen. Fokusi i këtyre politikave duhet të jetë mbi një financim më të strukturuar dhë të

kufizuar.

Çdo financim duhet ti nënshtrohet një survejimi rigoroz në lidhje me kapitalin minimum të

lejueshëm dhe me transparencën e tyre.

Bëresit e politikave duhet të kenë një njohje më të mirë të risqeve ekzistuese dhe të lidhjes midis

tyre. Risku nga mospagimi i kredive, risku i normave të interesit, të likujditetit, të kurseve të

këmbimit etj janë të lidhura midis tyre dhe veprojnë të integruaura.

Mësime të vlefshme duhet të nxjerin bërësit e politikave monetare nga kjo krizë. Politikat monetare

të ndjekura në SHBA dhe Evropë kanë pasur nën fokus nxjerjen nga kriza financiare pikërisht

institucionet financiare të goditura më rëndë. Në Teto 2008 qeveria Amerikane aprovoi një fond prej

$700 biljon (propozuar nga Drejtori i Thesarit Henry Paulson), në Nëntor 2008 $250 biljon u

përdoren për këtë qëllim. Këto fonde u vendosën në kapitalin e bankave në formën e aksioneve të

preferuar dhe u blen nga thesari i SHBA-se. Pjesa tjetër do të përdorej për blerjen ose sigurimin e

garancive për kredit hipotekore problematike.

Metoda e parë, ajo e emetimit të kapitalit në formën e aksioneve të preferuar përbën një metod më

të mirë për përmirësimin e kapitalit të tyre duke u dhënë mundësinë për gjetjen e metodave të tjera

të paksimit të aktiveve problematike. Një metodë tjetër që përdori shteti Amerikan ishte edhe rritja

e limitit të siguruar të depozitave deri në $ 250’000 për depozitor.

Autoriteti monetar Evropian parashikon fonde edhe më të mëdhaja për përmirsimin e situatës nga

kriza financiare, kryeshisht nëpërmjet garancisë së depozitave, kredi afatshkurtëra dhe me terma

lehtësuese dhënë bankave. Kështu në tetor 2008 fondi i shpërblimit i akorduar për krizen ishte

$1370 biljon nga eurozona dhe $680 nga Anglia.

Me gjithë këto përpjekie të autoriteteve në të gjithë botën ato përbëjnë një zgjidhje të perkohsheme

dhe nuk janë gjithperfshirëse. Sot më shumë se kurrë ndjehet nevoja e një reforme gjithperfshirese

në sistemin survejues dhe rregullator të institucioneve financiare dhe tregjeve ne bazë globale.

Page 19

Page 20: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Ndërhyrjet e shtetit për të nxjerë nga kriza institucionet e prekura duhet të jënë të kujdesshme dhe

mundësisht të bëhëj nëpërmjet një sistemi fiskal stimulues dhe jo nëpërmjet injektimit të Cash-it nga

Banka Qëndrore. Një likujditet i tepruar do të sjellë destabilitet çimesh duke cënuar kështu edhe

kredibilitetin e vet Bankës Qëndrore. Gjithashtu një ndërhyrje e tille ng Banka Qëndrore do të rriste

perceptimin tek institucionet financire se çdo veprim i tyre i ardhëshm do të garantohej nga Banka

Qëndrore.

Para se të ndiqet një politikë monetre është e nevojshme ndertimi i një strategjie që do të shërbejë

si një piknisje dhe do ta paraprije atë.

Një variant i politikës monetare mund të jetë edhe ajo që synon një target fleksibël inflacioni. Një

politikë e tillë mund të sjellë njëkohësisht edhe plotësimin e disa qëllimeve makroekonomike si uljen

e papunsisë apo stabilitet të kurseve të këmbimit.

Nisur nga rrethanat dhe zhvillimet e kësaj krize ajo qe nxiret si mësim per politik-bërësit është

kordinimi i përpjekjeve dhe shkëmbimi i eksperiencave. Vetëm në këtë mënyrë poltikat mund të

rezultojnë më efektive ne nivel mikro dhe makro ekonomik.

_______

Mësime të vlefshme duhet të nxjerin bërësit e politikave monetare nga kjo krizë. Politikat monetare të ndjekura në SHBA

dhe Evropë kanë pasur nën fokus nxjerjen nga kriza financiare pikërisht institucionet financiare të goditura më rënd

Page 20

Page 21: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

2.Menaxhimi i Riskut të kredisëi

2.1 Përkufizimi i Riskut të kredisë

Risku kryesor me te cilën përballen bankat është risku i kredisë i cili përkufizohet si:

“Potenciali që një debitor do të dështojë në përmbushjen e detyrimeve te tij (principal, interesa,

komisione), në kohë apo në përputhje të plotë sipas termave të kontraktuara të kredisë”1. Bankave

ju kërkohet me ligj të mirëmbajnë llogarinë e Rezervave të Humbjes së Kredisë 2 për të mbuluar këto

kredi.

Risku i kredisë lind nga potenciali që një debitori ose i mungon dëshira për të paguar detyrimin e tij

ose aftësia e tij për të paguar detyrimin është përkeqësuar duke rezultuar në një humbje ekonomike

për bankën. Humbja mund të jetë e gjithë shuma e kredisë ose shuma pjesore e kredisë dhënë

kredimarrësit.

Humbja rezulton nga nje reduktim i vlerës së portofolit si rezultat i përkeqësimit aktual apo të

përceptuar të cilësisë. Risku real nga krediti është devijimi i performancës së portofolit nga vlera e

pritur.

Risku i kredisë është edhe risku i përkeqësimit të pozicionit financiar të emetuesit të letrës me vlerë

(aksionet, obligacinet).

Risku i kredisë vjen nga marrëveshjet e kredisë së një banke me individët, korporatat, institucionet

financiare apo shtetit. Për pjesën më të madhe të bankave kreditë janë burimi më i madh dhe më i

dukshëm i riskut të kredisë, sidoqoftë risku i kredisë rrjedh nga aktivitete të tjera bankare: nga zërat

në bilanc dhe nga zërat jashtë bilancit3.

Bankat po perballen me riskun e kredis ne instrumenta te ndryshem financiare duke pwrfshire:

Pranimet bankare, transaksionet nderbankare, transaksionet e kurseve te kembimit, kontratat

“Future”, swaps, opsionet

Risku i kredisë mund të kategorizohet në bazë të arsyeve të dështimit. P.sh dështimi mund të jetë në

sajë të shtetit në të cilin banka ka ekspozim apo si rezultat i problemeve në kryerjen dhe

përfundimin e transaksioneve. Jo domosdoshmërisht risku i kredisë ndodh i vetëm. Të njëjtat burime

që ekspozojnë institucionin ndaj riskut të kredisë, mund ta ekspozojnë gjithashtu dhe ndaj risqeve të

tjera, psh një portofol i keq shfaq problem dhe me likuiditetin. Banka duhet të konsiderojë lidhjen

ndërmjet riskut të kredisë dhe risqeve të tjera.

1 Orfea Odhuci, Advanced Bank Management 20092 Loan Loss Reserve3 On and off balance sheet

Page 21

Page 22: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Banka duhet të identifikojë, të matë, të monitorojë dhe të kontrollojë riskun e kredisë që lidhet me

aktivitetet e saj (për të gjithë portofolin, transaksionet dhe kreditë individuale), si dhe të caktojë

mjaftueshmërinë e kapitalit kundrejt këtij risku dhe nëse është mjaftueshmërisht i kompesuar.

Objektivi kryesor i Menaxhimit të Riskut të Kredisë është të maksimizojë normën e kthimit të

rregulluar nga risku duke mbajtur një nivel të pranueshëm të ekspozimit ndaj riskut të kredisë. Risku

duhet të menaxhohet në nivel të “Debitorëve të Lidhur”4.

2.2 Komponentët e menaxhimit të riskut të kredisë.

Menaxhimi efektiv i riskut tw kredisw wshtw thelbwsore pwr suksesin afatgjatw pwr cdo organizwm

bankar. Ekspozimi ndaj kwtij risku vazhdon tw jetw burimi i problemeve nw bankat nw mbarw

botwn, mbikqyrwsit e tyre duhet tw jenw nw gjwndje tw nxjerrin leksione tw vlefshme nga

eksperienca e shkuar.

Pavarësisht se praktikat e menaxhimit të riskut të kredisë mund të ndryshojnë midis bankave, në

varësi të natyrës, kompleksitetit të aktiviteteve të kredisë etj.,struktura e menaxhimit të riskut të

kredisë do të jetë e ngjashme.

2.2.1 Struktura e menaxhimit të riskut të kredisë mund të grupohet në këto komponentë kryesorë:

a) Bordi dhe menaxhimi i lartë,

b) Struktura organizative,

c) Sistemet dhe proçedurat për identifikimin, pranimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin e

risqeve.

Bordi dhe menaxhimi i lartë,

Është përgjegjësia e bordit të bankës të aprovojë strategjitë dhe politikat kryesore në lidhje me

riskun e kreditit dhe menaxhimin e tij, e cila duhet të bazohet në strategjinë bazë të bankës.

Strategjia duhet të rishikohet nga bordi, e preferueshme një herë në vit.

Stategjitë dhe politikat duhet të:

a) Përshkruajnë tolerancën e përgjithshme të bankës ndaj riskut të kreditit.

b) Sigurojnë që ekspozimi i përgjithshëm i riskut të kredisë mbahet në nivele të kujdesshme

dhe në përputhje me kapitalin.

c) Të sigurojnë që menaxhimi i lartë si dhe individët përgjegjës për menaxhimin e riskut të

kredisë zotërojnë aftësitë dhe njohuritë për të kryer sukseshëm funksionet e menaxhimit të

riskut.

4 Connected obligor: Dy ose më shumë individë apo njësi ligjore formojnë nje riks te vetëm 1) ku njeri ka kontroll mbi tjetrin në mënyrë direkte ose indirekte, ose 2) janë të ndërlidhur në mënyrë të tillë që veshtirësitë financiare të njërit do të ketë ndikojnë tek gjithë të tjerët në vështirësi të pagesave të detyrimeve.

Page 22

Page 23: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Qëllimi primar i strategjisë së kredisë së bankës është të përcaktojë dëshirën për risk të bankës. Pasi

përcaktohet niveli i pranimit të riskut banka zhvillon plane për të optimizuar kthimin duke mbajtur

riskun e kreditit brenda niveleve të paracaktuar.

Strategjia e riskut të kredisë duhet të shpjegojë:

a) Planet e bankës për të dhënë kredi bazuar në segmente të klientëve të ndryshëm,

produktet, sektorët e ekonomisë, vendodhjen gjeografike, monedhën dhe afatet e kredive.

b) Tregun e synuar, nivelin e preferuar të diversifikimit dhe përqëndrimit.

c) Strategjinë e cmimeve.

Strategjia duhet të marrë në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme ciklet e ekonomisë së vëndit

dhe ti ndryshojë në përputhje me përbërjen dhe cilësinë e portofolit të kredisë. Nga ana tjetër

strategjia duhet të jëtë e qëndrueshme në terma afatgjata.

Menaxhimi i lartë krijon dhe zhvillon politikat dhe proçedurat për administrimin e kredive dhe merr

aprovimin për to nga bordi i drejtorëve dhe është përgjegjës për implementimin efektiv të këtyre.

Politikat dhe proçedurat duhet të jenë të qarta dhe të komunikohen në të gjitha nivelet hierarkike si

dhe shërbejnë si guidë për stafin mbi tipet e kredidhënies duke përfshirë korporatat, SME,

konsumatorët, agrobiznesin etj.

.

Qëllimet e politikave të kreditit janë:

- Të Organizojnë dhe Implementojnë proçesin e vendim marrjes së kredisë,

- Te Promovojnë aktivisht një kulturë ndjeshmërie ndaj riskut tek banka dhe punonjësit,

- Te Identifikojnë dhe të emërojnë autoritetet për implementimin e manualit te riskut të

kredisë;

- Të Përcaktojnë metoda të përshtatshme për menaxhimin e riskut te kredisë,

- Të Themelojnë një sistem me cilësi të mira, për menaxhimin efektiv të këtij risku.

- Të Krijojnë një mjedis në të cilin ekspozimi i kredisë nga aktivitetet të jetë në përputhje me

objektivat e bankës.

Struktura organizative

Page 23

Page 24: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Stuktura organizative duhet të jetë në përputhje me madhësinë e bankës, kompleksitetit dhe

diversifikimit të aktiviteteve të saj. Struktura mbështet ekzekutimin e duhur të menaxhimit të riskut

të kredisë dhe proceset e kontrollit.

Çdo bankë, krijon Komitetin e Menaxhimit te Riskut të Kredisë që është përgjgjës për

implementimin e politikave dhe proçedurave të aprovuara nga bordi, krijimin e niveleve të

pranueshme te riskut te kreditit që përballet banka.

Monitoron riskun e kredisë, rekomandon bordin për politika të qarta mbi standartet, vendos

përgjegjësitë dhe fuqitë e niveleve aprovuese mbi ekspozimet e kredisë, standartet për kolateralet,

mekanizmat e rishikimit te kredive, përqëndrimin e riskut, monitorimin dhe vlerësimin e riskut,

cmimet e kredive, provigjonet, rregullat dhe përputhshmërinë me ligjet.

Bankat duhet të krijojnë Departamentin e Menaxhimit të Riskut të Kredisë i cili siguron që risku i

ndërmarrë është brenda kufijve të krijuara nga Komiteti i Menaxhimit të riskut të kredisë, siguron që

linja e biznesit është në përputhje me parametrat e riskut. Janë përgjegjes për sigurimin e

provigjoneve të mjaftueshme.

Sistemet dhe proçedurat

- Origjinimi i kredisë

Bankat duhet të operojnë brenda kritereve të mirëpërcaktuara për kreditë e reja dhe ato ekzistuese.

Kreditë duhet të jepen në përputhje me startegjinë dhe brenda tregjeve të synuara. Banka duhet të

sigurohet që kredia është përdorur sipas qëllimit të financimit të kredimarrësit. Nuk duhet të

mbështetet vetëm tek kolaterali për dhënien e kredisë, por fokusi primar duhet të jetë aftësia për të

paguar dhe reputacioni i klientit në treg.

Banka mund të reduktojë riskun nëpërmjet diversifikimit (kredi për biznese të industrive të

ndryshme ose kredimarrësve me vendndodhje të ndryshme), por nuk mund të eleminohet plotësisht

sepse një pjesë e riskut rezulton nga risku sistematik. Risku i kredisë reduktohet edhe nëpërmjet

analizave të kujdesshme të kredisë, analizës së riskut, kërkimi i kolateralit për të mbuluar kredinë,

financimit të klientëve ekzistues për të shmangur zgjedhjet negative.

- Vendosja e limiteve

Një element i rëndësishëm në menaxhimin e riskut është krijimi I limiteve të ekspozimit për një

kredimarrës dhe për grupin e klientëve të lidhur.

Page 24

Page 25: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Madhësia

e limiteve

duhet të

bazohet

në forcën

e kredisë

kredimarrësit, kushtet ekonomike dhe toleranca ndaj riskut. Limite vendosen për produkte,

aktivitete të ndryshme, për industri specifike, sektorë të ekonomisë, apo për rajone gjeografike për

të shmangur përqëndrimin e riskut.

- Administrimi i kredisë

Ndër funksionet e administrimit të kredisë janë plotësimi i dokumentacionit në perputhje më termat

e aprovimit, disbursimi i kredisë, monitorimi i kredisë, shlyerja e kredisë, mirëmbajtja e dosjeve,

ruajtja në kasaforta të dokumentave të garancisë dhe kolateralit.

- Matja e riskut të kredisë

Page 25

Faktorët sasiorë dhe cilësorë në vlerësimin e kredisë per kredimarrësit.

Procesi tipik i ciklit te jetës së manaxhimit të riskut të kredisë

Page 26: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Matja e riskut të kredisë është shumë e rëndësishme në menaxhimin e tij. Shumica e falimentimeve

të bankave kanë ardhur si rezultat i dështimit të portofolit të kredisë. Bankat duhet të krijojnë një

strukturë vlerësimi të kredisë për të gjitha tipet e aktiviteteve. Vlerësimi duhet të përfshijë Riskun e

biznesit (karakteristikat e industrisë, pozicionin konkurues etj), Riskun Financiar (kushtet financiare,

përfitueshmërinë, strukturën e kapitalit, etj).

- Vlerësimi i riskut të brëndshëm

Vlerësimi i riskut të kredisë5 është një përmbledhje e treguesve të një ekspozimi kredie individuale

ndaj bankës. Një sistem vlerësimi i brendshëm i kategorizon të gjitha kreditë në klasa të ndryshme

bazuar në treguesit e cilësisë së kredisë. Një vlerësim i mirë strukturuar i kredisë shërben si mjet i

rëndësishëm për të monitoruar dhe kontrolluar riskun e kredive individuale, portofolin e kredisë së

bankës, afatet dhe cmimet e kredisë, frekuenca e monitorimit, analiza e përkeqësimit të kredive dhe

llogaritjen e saktë të provigjoneve të ardhshme të kredive.

Faktorët sasior dhe cilësorë në vlerësimin e riskut të kredisë

Disa tregues kryesorë që masin cilësinë e një kredie janë:

a) Pozicioni financiar dhe kushtet e biznesit,

b) Analiza e llogarisë, sidomos për klientët ekzistues,

c) Vlerësimi i kolateralit.

Po cilat ekspozime duhet të vlerësohen?

Idealisht të gjitha ekspozimeve duhet tu caktohet një vlerësim risku. Por është shumë e

kushtueshme dhe e pamundur për bankat për ta ndjekur.Vendimi për të vlerësuar kredi të caktuara

mund të bazohet në faktorë si psh shuma e ekspozimit apo linja e biznesit. Bankat përdorin modelet

e vlerësimit me pikë (scoring) për kreditë konsumatore/retail.

- Monitorimi dhe kontrolli i Riskut të kredisë

Monitorimi i riskut të kredisë i referohet monitorimit të vazhdueshëm të kredive individuale, duke

përfshirë ekspozimet jashtë bilancit (Off- Balance sheet) të debitorëve si dhe gjithë portofolin e

kredisë të bankës.

5 Credit Risk Rating

Page 26

Page 27: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Krijimi i një sistemi monitorimi kredie efiçient dhe efektiv do të ndihmonte menaxhimin e lartë të

monitoronte cilësinë e total portofolit të kredisë dhe trendit të tij. Politikat sigurojnë informacion në

lidhje me persona pergjegjës, frekuencën e monitorimit, ekzaminimin periodik të kolateralit,

identifikimi i kredive të përkeqësuar.

Auditi i brendshëm vepron në mënyrë të pavarur dhe siguron që udhëzuesi i menaxhimit të riskut të

kreditit është subjekt i rishikimeve të plota dhe efektive. Auditi i brendshëm e siguron komitetin e

Auditit që kontrollet e brendshme dhe praktikat e riskut te kreditit janë të duhurat dhe të

mjaftueshme për tipin dhe kompleksitetin e aktiviteteve risk marrëse.

- Rishikimi i riskut

Qëllimi është të vlerësojë proçesin e administrimit të kredisë, vlerësimin e saktë të kredive dhe

cilësinë e total portofolit të kredisë.

- Menaxhimi i kredive problematike

Banka duhet të ketë politikë risku të qartë se si duhet të menaxhojë kreditë problematike.

2.2.2 Komiteti i Bazelit6

Komiteti i Bazelit ka identifikuar fushat në të cilat bankat duhet te sigurojnë transparencë të plotë

dhe korrekte dhe ato janë: Praktikat dhe politikat e kontabilitetit, Menaxhimi i riskut të kredisë,

Cilësia e kredisë, Fitimet.

Monitoron bankat për transparencën e riskut të kredisë. Bazel II ka vendosur rregulla se sa duhet te

jetë kapitali i institucioneve financiare për të mbuluar humbjet potenciale. Për matjen e riskut të

kredisë janë propozuar dy opsione. E para është mënyra tradicionale e standartizuar, e dyta është

baza e vlerësimit të brendshëm7,IBR që do të sigurojë një strukturë të vetme nëpërmjet së cilës

komponentët e riskut do të përkthehen në kërkesa minimale të kapitalit.

2.3Kriza e riskut të kredisë 2007-2009

Kultura e kredidhënies në 5 vjecarin e fundit në SHBA ka ndryshuar shumë. Shndërrimi i aktiveve në

letra me vlerë ndryshoi mënyrën se si bankat rritën biznesin e kredidhënies. Më parë bankat

grumbullonin depozita për të financuar një kredi të re po kjo nuk ishte metoda më e shpejtë dhe

efiçiente për të fituar para. Bankat zbuluan se mund të rrisnin biznesin e tyre shumë shpejt

nëqoftëse i drejtoheshin tregjeve të kapitalit sesa duke grumbulluar depozita.

6 Basel Committee on Banking Supervision, Bank of International Settlements. 2008. Principles for Sound Liquidity RiskManagement and Supervision (http://www.bis.org/publ/bcbs144.htm)7 Internal ratings based IRB approach.

Page 27

Page 28: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Diagrami i mëposhtëm tregon pjesën në % të kredive “Subprime” 8 ndaj total kredive të origjinuara si

dhe % e Amerikanëve që jetonin në shtëpitë e tyre kundrejt atyre që jetonin në shtëpi të marra me

qera.

Kreditë hipotekore “Subprime” përbënin më pak se 10% të të gjithë kredive hipotekore të dhëna

deri më 2004 dhe gjatë 2005 - 2006 arritën pikun në 20%.

Këto kredi hipotekore, për individë me histori të keqe kredie, me vlerësimim jo të mjaftueshëm të

kredisë, ishin të preferueshme nga investitorët në tregjet dytësore sepse ofronin norma shumë të

larta kthimi.

Kështu gjithnjë e më shumë po rritjej përqindja e parave të grumbulluara nga shitja lirë e paketave

të kredive “sub-prime”, në tregjet e kapitalit krahasuar me fondet e grumbulluara nga depozitat e

klientëve.

Bankat vepronin në mënyre të tillë sikur të kishin transferuar plotësisht riskun e tyre të kredisë .

Ato i kushtonin vëmëndje sasisë së aktivitetit të kredidhënies sesa cilësisë së tij.

Mbështetja në paketat e kredisë “sub-prime” dhe shitja e letrave me vlerë të siguruara nga këto

kredi hipotekore në tregjet dytësore ishte bërthama e problemeve të tyre sepse ajo inkurajonte

sjellje të shitjes grabitqare dhe standarte kredidhënie jo te forta apo të kujdesshme. Rritja dramatike

e kredive problematike hipotekore e si rrjedhim humbja e vlerës së Letrave me Vlerë të garantuara

me këto lloj kredish çoi në kizë të kredisë, krizë të pasurive të patundshme dhe krizë financiare.

8 Subprime lending (near-prime, non-prime, or second-chance lending) në financë dotë thotë të dhënit kredi me risk shumë të lartë për individët.

Page 28

Page 29: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Rezultati ishte rënie e madhe e kapitalit të shumë bankave në USA, falimentimi i një numri shumë të

madh bankash dhe që pati pasoja negative për tregjet financiare në të gjithë globin. Gjithë tregjet u

tkurrën në kredidhënie.

Pra që prej fillimit të krizës financiare në vitin 2007 numri i bankave të falimentuara në SHBA ka

shkuar në 248, me total aktive prej $615.2 bilion, total depozita $ 430.1 bilion dhe kosto e FDCI 9 $69

bilion.

Gjatë krizës financiare në SHBA falimentuan 3 banka në 2007, 26 banka në 2008, 140 banka në 2009

dhe 80 banka gjatë 2010 (Janar - Qershor 2010).

Burimi: Calculator Plus, Finance & Loan10

Bankat e falimentuara

Viti

Nr. i bankave

falimentuara

Total Aktive të

bankave te

falimentuara

Humbjet e FDIC's

DIF11

2007 3 $2,602,500,000 $113,000,000

2008 25 $373,588,780,000 $15,708,200,000

2009 140 $170,867,000,000 $36,432,500,000

2010 80 $68,171,000 $16,786,600

Totali 248 $615,229,280,000 &69,040,300,00

Pyetja që ngrihej herë pas here ishte: ”Përse bankat ju dhanë kredi individëve, të cilët kurrë nuk do

mund të kthenin kredinë mbrapa”?

Përgjigja do të ishte: ”Bankat nuk donin tia dinin për riskun e kredisë sepse dukej sikur ishte

transferuar nga ato tek investitorët që investonin në letrat me vlerë të tyre”.

Menaxhimi i Riskut te Pro Credit Bank12

Pro credit Bank analizon dhe menaxhon riskun e kredisë me efektivitet bazuar në modelet dhe

rregullat e duhura.

Politika e bankës kërkon që kreditë të rishikohen periodikisht të paktën një herë në vit ose më

shpesh kur klientët shfaqin probleme.

9 FDIC: Korporata e sigurimit të depozitave federale. Kur bankat dështojnë, FDIC caktohet si marrësi i tyre.10 http://www.calculatorplus.com/savings/advice_failed_banks.html, 2010 Bank Failures. 11 DIF: Fondet e sigurimit të depozitave; Depozituesit janë të mbrojtur nga limiti i sigurimit të FDIC.12

Page 29

Page 30: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

2.4.1 Komiteti i menaxhimit të riskut të kredisë është përgjegjës për:

- Zhvillimin e sistemit të menaxhimit të Riskut të Kredisë, analizimi i rezultateve dhe raportimi

tek menaxhimi,

- Përgatitjen e bankës për implementimin e Bazel II,

- Mbajtjen e mardhënieve me Bankën Qendrore tëKosovës , , si dhe autoritete të tjera në

kuadër të efektivitetit të kredisë.

Komiteti i auditit dhe Departamenti i Auditit të brendshëm ndjek përputhshmërinë e politikave dhe

proçedurave.

2.4.2 Matja e riskut te kredisë

Shkalla e vlerësimit të brëndshëm të kredive:

Në grupin A klasifikohen asetet financiare të të atyre kredimarrësve që vlerësohen nga

vlerësues13.

Në grupin B (Standard) klasifikohen asetet financiaretë të:

- Bankës së Kosovës dhe Qeverisë sëKosovës;

- Klientët e rregullt që nuk ka gjasa të dështojnë që paguajnë brenda 30 ditëve.

- Ekspozimet e kredive të siguruara kolateral të klasit të I (me depozita).

Në grupin C (Special Mentioned) klasifikohen asetet financiaretë drejt atyre

kredimarrësve që paguajnë me vonësë rreth 30 ditë, ndonjëherë deri në 90 ditë por që

nuk priten përkeqësime në të ardhmen.

Në grupin D (Sub Standard) klasifikohen asetet financiaretë drejt atyre kredimarrësve:

- Paguajnë me vonesë deri në 90 ditë, ndonjëherë paguajnë 91-180 ditë me vonesë.

- Banka nuk siguron informacion të kënaqshëm apo dokumenta të mjaftueshme në

lidhje me shlyerjet e detyrimeve.

Në grupin E klasifikohen asetet financiaretë drejt atyre kredimarrësve:

- Ka gjasa të forta të humbjes së një pjese të asetit,

- Shlyejnë detyrimet me 90-180 ditë vonesë, nganjëherë dhe me 181- 360 ditë vonesë.

- Janë në proçes likuidimi, kanë deklaruar falimentin apo kanë probleme ligjore.

13 Investment Grade rating : vleresim nga Moody's (Aaa, Aa, A, Baa) dhe Standard & Poor's, (AAA, AA, A, BBB).

Page 30

Page 31: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Burimi: Raporti vjetor i 2009 Bank.

Page 31

Page 32: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

3.Risku Operacionalii

3.1 PËRKUFIZIMI DHE ELEMENTËT E RISKUT OPERACIONAL

Marrëveshja e re e Basel-it, e njohur gjithashtu si Basel II qartësisht e përkufizon Riskun

Operacional14 si klasë të veçantë risku, i ndryshëm nga risku i kredisë apo risku i tregut dhe një

kontribues i rëndësishëm në profilin e riskut të shërbimeve financiare të bankës. Risku Operacional

është ai risk që rrjedh nga zbatimi i funksioneve të biznesit të kompanisë. Si i tillë, ai është koncept

shumë i gjerë duke përfshirë p.sh. risqet e mashtrimit, risqet ligjore, fizike ose risqet mjedisore, etj.

Risku Operacional është një term që ka shumëllojshmëri kuptimesh prandaj, për qëllime të

brendshme, bankat janë lejuar të miratojnë përkufizimet & vlerësimin e tyre të Riskut Operacional,

duke i inkurajuar përpjekjet për të përmirësuar dhe zhvilluar metodologjine dhe mbledhjen e të

dhënave në lidhje me menaxhimin e tij.

Në këtë detyrë do ti qëndrojmë përkufizimit të përbashkët të miratuar nga industria e menaxhimit të

riskut e cila e njeh Riskun Operacional si: "Risku i humbjeve direkte apo jodirekte që rezulton nga

proçese të brendshme të pamjaftueshme ose të gabuara, njerëzit dhe sistemet ose nga ngjarjet e

jashtme."15 Ky përkufizim fokusohet në shkaqet e Riskut Operacional gjë kjo e përshtatshme si për

menaxhimin e riskut dhe për matjen e tij.

Kush janë shkaqet e Riskut Operacional?

Shkaqet standarde – Për të mundësuar identifikimin e faktorëve kryesorë shkaqet ndahen në 8

kategori:

- Cilësia e personelit – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar nga gabime

njerëzore, trajnim i pamjaftushëm, njohuritë, aftësitë, karakteristikat etike të personelit.

- Numri i nevojshëm i personelit – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar nga

numër i pamjaftueshëm i personelit.

- Proçesi i përcaktimit (dizenjimit) të produktit – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve

shkaktuar nga mangësi në dizenjimin e proçesit apo produktit.

- Niveli i komunikimit midis njësive – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar

nga mungesë komunikimi midis njësive.

- Klienti– Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar apo iniciuar nga klientët.

- Kontraktorët – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar nga kontraktorë të

ndryshëm.

- Palët e treta (të jashtëm) – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar nga

ngjarje jashtë Bankës apo palë të treta, që nuk janë klientë apo kontraktorë të Bankës.

14 Risku Operacional gjendet shpesh në literaturat e përkthyera si “Rreziku Operativ”.15 Navin Shankar Patel & Godwin George,2009, Integrated Operational Risk Management

Page 32

Page 33: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

- Sistemi IT – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar nga mungesë, zhvillime

të gabuara, shpërndarje apo përdorim i një aplikacioni të caktuar të IT (psh. Program

softëare) ose mosfunksioni i paisjeve (harëare) eksiztuese & ATMs.

- Paisjet – Ngjarje të Riskut Operacional, humbjeve shkaktuar nga mosfunksionimi i duhur

i paisjeve (përjashtuar hardware apo ATM) dhe infrastrukturës.

Përcaktimi – tregon qëllimin apo mungesën e tij kështu që kemi:

Me paramendim/ i qëllimshëm ose I paqëllimshëm

Një ngjarje e Riskut Operacional mund të rezultojë në një apo disa pasoja me efekt financiar dhe/ose

cilësor. Klasifikimi si më poshtë:

Pasoja me efekt financiar – Në këtë rast Banka njeh vetëm humbjet. Si humbje direkte

konsiderohen ato që kanë efektin e mëposhtëm financiar:

Shënimet – Reduktimet direkte të vlerës së aseteve si pasojë e vjedhjes, mashtrimit,

aktivitetit të paautorizuar ose humbje të tregut/ kredisë të gjeneruara nga risku operacional.

Kosto ligjore –Gjyqe, shlyerje dhe kosto të tjera ligjore.

Penalitete nga Rregullatorët – Gjoba dhe pagesa direkte nga gjithë penalizimet e tjera.

Dëmshpërblime – Pagesa në favor të palëve të treta për llogari të humbjeve operacionale për

të cilat kompania është ligjërisht përgjegjëse.

Humbje e të drejtës së tërheqjes – humbje që ndodh kur një palë e tretë nuk përmbush

detyrimet që ka ndaj firmës, dhe kjo i atribuohet një ngjarjeje apo gabimi operacional (e cila

mund të shmangej edhe pse pala tjetër në kontratë refuzonte apo nuk mund të shlyente

detyrimin).

Humbje apo dëmtimi i aseteve fizike – Reduktim direkt i vlerës së aseteve fizike si pasojë e

aksidenteve, veprimeve keqbërëse apo fatkeqësive natyrore.

Të tjerë – Çdo kosto tjetër që ka lidhje me Riskun Operacional por që nuk përfshihet në

mënyrë direkte te kategoritë e mësipërme.

Pasojat me efekte cilësore, kategorizohen si më poshtë:

Impakt/ efekti ligjor

Pasojë sociale

Efekt në ndërprerjen e proçesit

Efekt në përpuethshmëri

Efekt në reputacion

Kënaqësi e klientit

Efekt në riskun e kredisë

Efekt në riskun e tregut

Page 33

Page 34: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

3.2 MENAXHIMI I RISKUT OPERACIONAL

Menaxhimi i Riskut Operacional duhet parë si pjesë e gjithë platformës së përputhshmërisë që

Banka duhet të respektojë, deçentralizimi i funksionit të menaxhimit të riskut siguron mbrojtje më të

mirë të interesave të aksionerëve. Nëse njëra nga hallkat e ciklit nuk do funksionojë si duhet atëherë

rezultati mund të jetë shumë larg realitetit.

Një nga paradokset e rolit të menaxhimit të riskut është se efiçenca e kontrollit të riskut dhe

mjedisit operues është përgjegjësia bazë e menaxhimit të biznesit. Janë të shumta diskutimet që në

rast problemesh përgjegjësia është e menaxherëve të biznesit dhe jo e menaxherëve të riskut. Në

raste të tilla lind natyrshëm pyetja: kush është përgjegjësia bazë e menaxherëve të riskut? Paradoksi

tjetër që ja vlen të përmendet është fakti që Risku Operacional vazhdon të mbetet si risi në disiplinat

e riskut, me burime të pamjaftueshme informacioni për shkallën e gjerë dhe rolin kritik që ai luan në

bankë.

Kërkesa e lartë për menaxhimin e Riskut Operacional është tregues i rëndësisë që ka ORM-

ja16. Për të kuptuar më mirë këtë çështje le të bëjmë pyetjen e anasjelltë: Nëse gjithë grupi i Riskut

Operacional në industri do të zhdukej brenda natës, çfarë ndryshimi do bënte? Shpresojmë që

përgjigjia të jetë e qartë në fund të trajtimit të këtij risku.

Menaxhimi i Riskut Operacional vazhdon të shtrihet në një spektër të gjerë, nëse do shikonim

strukturat dhe praktikat në një numër të madh bankash, do të identifikonim disa filozofi dhe

struktura të ndryshme. Këto modele varen nga kultura dhe filozofia e bankës, natyra e biznesit dhe

“oreksi” i tyre për risk por edhe nga eksperiencat (sa dhe si janë “djegur” nga ngjarjet e riskut). Fazat

klasike (Basel II) të menaxhimit të Riskut Operacional tregohen në diagramën më poshtë, ku çdo fazë

është e pazëvendësueshme dhe me ndikim të madh në fazat e tjera.

16 Operational Risk Management

Page 34

Page 35: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Burimi: Navin Shankar Patel & Godwin George, 2009, Integrated Operational Risk Management

Beyond Basel II

Nga hulumtimet dhe kërkimet mbi Riskun Operacional, në materiale shumica para 10 vitesh te

krijohet ndjesia e një “déjà vu -je”. Diskutimet dhe pikat kyçe duken po aq koherente dhe të

përshtatshme sot sa dhe atëhere. Të krijohet përshtypja që Risku Operacional ka bërë shumë

përpara por ende duket si në “fëmijërinë” e tij. Sa më shumë përpiqesh ta fiksosh, ta fusësh në

korniza, aq më i pakapshëm bëhet.

3.3 SITUATA AKTUALE DHE RISKU OPERACIONAL NË NIVEL GLOBAL

Nga perspektiva e Riskut Operacional, si risku financiar më i gjerë dhe me ndikimin me të

madh nga gjithë eksperiencat që mund të kalojë një institucion financiar, viti 2008 shënoi

regjistrimet më të këqija. Risqet e kredisë, tregut dhe likuiditetit e theksuan shkallën e efektit. Këtë e

dëshmon masa e dy ngjarjeve që shërbyen si konkluzionet e librave për vitin: transaksioni i

paautorizuar prej $7 bilionë i Societe Generale që u zbulua në Janar ’08 dhe mashtrimi i kompanisë

së Bernard Madoff prej $30 bilionë që u shfaq në Dhjetor ’08.

Të dy ngjarjet e Riskut Operacional përbënin mashtrime të ndërmarra para krizës globale të

kredisë por situata e tregjeve financiare e përshkallëzoi ashpërsinë e tyre.

Page 35

Page 36: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Grafiku 1

Burimi: Penny Cagan, the Journal of Banking Financial Services & Insurance; Compliance Risk &

Opportunity, Shkurt 2009

Grafiku 217

Burimi: Penny Cagan, the Journal of Banking Financial Services & Insurance; Compliance Risk &

Opportunity, Shkurt 2009

Risku Operacional në 2008-ën ishte jashtë çdo parashikimi statistikor18. Grafiku 1 dëshmon se ky nuk

ishte viti i numrit më të madh të ngjarjeve për institucionet financiare por në grafikun 2 duket qarte

që ishte viti më i vështire përsa i përket madhësisë së humbjeve nga Risku Operacional.

17 Bankat tregtare dhe/ose ato të investimit janë pjesë shumë të rëndësishme të grupeve (kompanive të shërbimeve financiare) si: Credit Suisse Group, Societe General Group, Citic Group, etj. Analiza është bërë në total pasi ndarja e efektit vetëm nga/dhe për bankat është i vështirë.18 Studime të bëra nga Algorithmics’ FIRST, 2009

Page 36

Page 37: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Duke marë parasysh rrethanat që këto humbje përfshinë institucione financiare në gjithë globin

grafiku 3 na krijon ide të qartë se sa ishte impakti i humbjeve në tregjet më të turbulluara – Europë &

USA.

Burimi: Penny Cagan, the Journal of Banking Financial Services & Insurance; Compliance Risk &

Opportunity, Shkurt 2009

Numri i ngjarjeve në Amerikën e Veriut në raport me totalin e ngjarjeve në nivel botëror përbën 63%

ndërsa shuma e humbjeve 75%, raporte këto të frikshme. Për Europën dhe Azinë situata paraqitet

ndryshe, ato kanë përqindje më të larta ngjarjesh (përkatësisht 21%; 9%) dhe përqindje më të ulët

në impaktin e humbjeve (përkatësisht 17%; 5%).

3.4 RISKU OPERACIONAL NË KOSOVE

Politika Operacionale e Mbikëqyrjes të Bankës së Kosovës është dokument i cili përcakton

kriteret e një mbikëqyrjeje të vazhdueshme të orientuar sipas riskut. Përcaktimi i profilit të riskut të

bankës, si dhe vlerësimi sasior dhe cilësor i aktivitetit të saj, realizohen nëpërmjet inspektimeve në

vend dhe analizave nga jashtë. Fokusi kryesor i tyre janë: risku i kredisë, risku i tregut, risku i

likuiditetit, risku operacional si edhe ai ligjor, të cilët shoqërojnë aspekte të ndryshme të aktivitetit të

bankave. Profili i riskut të një banke do të vlerësohet kryesisht në bazë të sistemit CAMELS19 që

përditësohet me rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm të risqeve të aktiviteteve bankare.

19 Emri i shkurtuar C.A.M.E.L.S., i referohet treguesve të gjendjes së bankës, të cilët vlerësohen gjatë inspektimit dhe konkretisht:- (Capital adequacy) mjaftueshmëria e kapitalit,- (Asset quality) cilësia e aktiveve,- (Management) administrimi,- (Earnings) të ardhurat,- (Liquidity) likuiditeti,- (Sensitivity to market risk) ndjeshmëria e bankës ndaj riskut të tregut.

Page 37

Page 38: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Përgjithësisht, cikli i mbikëqyrjes të një banke mund të ndryshojë pas një inspektimi të plotë në

vend.

Bankat e Kosovës gjykojn se industria bankare duhet të rishikojë strategjitë e rritjes së aktivitetit

bankar, duke harmonizuar më mirë nevojat për njerëz të kualifikuar si dhe ato financiare dhe

teknologjike. Identifikimi dhe menaxhimi i Riskut Operacional mbetet një përparësi. Në terma më

praktik, ky proçes duhet të synojë në ndërtimin e mekanizmave të brendshëm që përvetësojnë

krijimin e tepricave në drejtime të caktuara të veprimtarisë bankare dhe synojnë një diversifikim më

të mirë të investimeve, si dhe mbështetjen e formave më të qëndrueshme të burimeve financiare.

Të gjitha këto kërkojnë forcimin e sistemit të auditimit të brendshëm, nxitjen e strukturave për të

vlerësuar dhe administruar Risqet Operacionale në përgjithësi, personel me ekspertizë bankare, si

dhe vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me depozituesit dhe klientët e tjerë të shërbimeve

bankare përmes rritjes transparencës.

A ndjekin Bankat që operojnë në Kosovë politika të qarta dhe aktive për menaxhimin e Riskut

Operacional?

Raiffeisen Bank20

Risqet operative lindin si pasojë e të gjithë operacioneve të Grupit dhe shqyrtohen nga të gjitha

njësitë e biznesit. Përgjegjësia parësore për zhvillimin dhe implementimin e kontrolleve për të

adresuar riskun operativ i caktohet Drejtimit të Lartë për çdo njësi biznesi. Kjo përgjegjësi

mbështetet nga zhvillimi i standardeve të përgjithshme të Bankës për menaxhimin e riskut operativ

në fushat e mëposhtme:

kërkesa për ndarjen e duhur të detyrave, duke përfshirë dhe autorizimin e pavarur të

transaksioneve;

kërkesa për bashkërendimin dhe monitorimin e transaksioneve;

përputhja me kërkesat ligjore dhe rregullative;

dokumentim i kontrolleve dhe i proçedurave;

kërkesa për vlerësimin periodik të risqeve operative të analizuara dhe përshtatshmërinë e

kontrolleve dhe proçedurave për të adresuar risqet e identifikuara;

kërkesa për raportimin e humbjeve operative dhe veprimit rregullues të propozuar;

zhvillimi i planeve rastësore;

trajnim dhe zhvillim profesional;

standardet etike dhe të biznesit;

zvogëlim i riskut, duke përfshirë sigurim në rastet kur është efektiv.

20 Raiffeisen Bank Shkurt 2009, Raporti Vjetor 2008,

Page 38

Page 39: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Pajtimi me standardet e Grupit mbështetet nga një program kontrollesh periodike të ndërmarra nga

Auditi i Brendshëm. Rezultatet e kontrolleve të bëra nga Auditi i Brendshëm diskutohen sëbashku

me menaxhimin e njësisë së biznesit me të cilën lidhen, me përmbledhjet e dorëzuara Komitetit të

Auditit dhe drejtimit të lartë të Grupit.

Raifeisen Bank21

Në 2009, për shkak të mungesës së vazhdueshme të likuiditetit në tregun ndërkombëtar dhe

tërheqjen e depozitave me të cilën sektori bankar u ballafaqua gjatë tremujorit të fundit të 2008-ës,

Njësia e Menaxhimit të Riskut vazhdon të jetë e fokusuar në monitorimin periodik të pozitës së

likuiditetit të Bankës, prirja janë kreditë problematike dhe parandalimi i rreziqeve të tjera të

mundshme. Në përputhje me vendimet e Grupit për të miratuar praktikat më të mira të menaxhimit

të Riskut, përveç monitorimit dhe kontrollit, theksohet cilësia e të dhënave dhe reduktimi i kohës së

raporteve.Pika kryesore e aktivitetit në lidhje me Riskun Operacional është:

Kontrolli i Riskut dhe Vetë-Vlerësimi (RCSA) Metodologji që zbatohet nga të gjitha njësitë e biznesit

për të menaxhuar dhe kontrolluar çdo burim të Riskut Operacional.

21 Raifeisen Bank Annual Report 2009, Ans

Page 39

Page 40: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

4.Risku i Likuiditetitiii

4.1Çfarë është Risku i Likuiditetit

Likuiditeti gjithmonë vjen i pari, pa të një bankë, nuk mund ti celë dyert, me të një bankë ka kohë

të zgjidhë problemet e saj bazë. (Donald Howard, Chief Financial Officer, Citicorp).

Sigurisht , nevoja e institucioneve financiare në përgjithësi dhe e bankave në vecanti , për likuiditet

nuk ështe dicka e re . CEO I Citicorp ne vitin 1977 I cituar më lart , shpjegonte që përsa I përket

prioritetit qe duhet të kenë komponentët ne sistemin e retingut CAMEL , duhet te bëjmë rivers të

këtij termi ne LEMAC . duke vënë në radhë të parë likuiditetin , si më të rëndësishmin. Më poshtë po

paraqesim disa përkufizime për likuiditetin dhe riskun e tij .

Sipas Bankës së Shqipërisë

“ Mungesë Likuiditeti” do të konsiderohet çdo situatë në të cilën banka:

i. nuk disponon aktive likuide të mjaftueshme ose ka vështirësi për t’I realizuar ato në treg , me qëllim

përmbushjen e detyrimeve kur ato maturohen dhe kërkohen nga depozituesit ose kreditorët e

tjerë,ose

ii. nuk ka mundësi të financojë rritjen e aktiveve të veta;

Ndërsa

“Rreziku i likuiditetit” është mundësia e humbjes financiare si rezultat i

mungesës së likuiditetit;

Një përkufizim tjeter Shkëlqim Cani - Risku I likuiditetit është shumë dimensional22

Së pari , ai është risku I mosfendesimit të fondeve me kosto normale .Ky risk buron nga perceptimi

që kanë depozituesit dhe kreditorët e tjerë për emetuesin e borxhit( bankën ) dhe politikën e tij të

fondesimit.Ky perceptim lind nga sjellja e bankës në tregun e fondeve si dhe nga pozicioni I tij

financiar.

Së dyti , risku I likuiditetit është risku që tregu I një aktivi të jetë jo shumë likuid,pra të mos ketë

cash të mjaftueshëm në treg.

Së treti, risku I likuiditetit është risku që dhe vetë aktivi të mos jetë likuid, domethënë që të mos ketë

aftësinë për tu shitur lehtësisht, megjithëse tregu vetë është likuid.

22 Gani Gergur , guverator I Bankës së Kosovës

Page 40

Page 41: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Një përkufizim tjetër lidhur me likuiditetin dhe riskun e tij jepet nga Lasse Heje Pedersen23 ,

Sipas tij :

Ka dy lloje likuiditetesh: likuiditeti I tregut dhe likuiditeti I financimit

Një letër me vlerë ka likuiditet të mirë tregu, nëse ajo mund të tregtohet lehtësisht, pra ka një

diferencë të ulët cmim blerje-cmim shitjeje, lehtësisht e gjendshme .

Një bankë ose një investitor ka likuiditet të mirë financimi, nëse ai ka mundë financime te

mjaftueshme, si nga kapitali I tij ashtu dhe nga kreditë e hipotekuara.

Me këtë përkufizim të dhënë me lart, kuptimi I riskut të likuiditetit është I qartë :

Risku I likuiditetit të tregut është risku që likuiditeti I tregut të keqësohet kur nevojitet

tregtimi .

Risku I likuiditetit të financimit është risku që palët të mos kenë mundësi të mbyllin

pozicionet e tyre dhe janë të detyruar të tërhiqen .

Ku na çon mungesa e likuditetit – ilustrim i krizës së likuiditetit

Likuiditeti përgjithësisht varion në kohë dhe tregje të ndryshme . Të gjithë ishim dëshmitarë të krizës

së likuiditetit me të cilën u përball bota financiare gjatë vitit 2008 .Forma më ekstreme e likuiditetit

të tregut është që të ketë vetëm kërkesë dhe të mungojë oferta për fonde, e cila ndodhi gjatë 2008

në disa tregje si ato të tregjeve për bono të konvertushme dhe disa tipe letrash me vlerë të

garantuara .Gjithashtu tregu u përball dhe me mungesë likuiditeti financimi , përsa kohë bankat

ishin me mungesë kapitali dhe bankat u detyruan të shkurtonin financimet në aktivitete që

kërkonin kapitale të shumta , apo shkurtuan finacimet e shoqërive apo individëve . Të dyja format

e likuiditetit janë të ndërlidhura dhe ndikojnë tek njëra–tjetra si një spirale , ku financimi I pakët con

në më pak aktivitet tregtar. I cili nga ana e vet redukton likuiditetin e tregut , duke cuar në rritje t ë

marzheve dhe duke forcuar menaxhimin e riskut , që në fund të fundit, keqëson financimin dhe

kështu me radhë.

Risku i Likuiditetit dhe cmimi i aseteve

Një aset ilikuid ka një kthim të kërkuar më të lartë për të kompesuar investitorët për koston e

transaksionit. Meqë likuiditeti I tregut mund të prishet kur do të duhet te shitet në të ardhmen,

investitorët përballen me riskun e likuiditetit të përmendur më lart. Investitorët natyrisht do të duan

të kompesohen për këtë, kështu risku I likuiditetit të tregut rrit kthimin e kërkuar.

23 Lasse Heje Pedersen? , Professor i Financës tek Stern School of Business at NYU dhe Associate Editor tek Journal of Finance dhe Journal of Economic Theory.

Page 41

Page 42: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Këndvështrim – Risku I likuiditetit dhe kriza e 2008 , spiralja e rënies së likuiditetit

Sic dihet, shkaku I krizës ishte “plasja e flluskave të sapunit: të cmimeve të ndërtesave, e shoqëruar

me një ekspozim të lartë të institucioneve financiare. Kjo coi në humbje te konsiderueshme

financiare e shoqëruar me probleme të likuiditetit të financimit. Kjo filloi spiralen e

likuiditetit .Ndërsa bilancet e bankave pësonin humbje duhej të merreshin masa. Këto masa

përfshinin:

Shitja e aseteve;

Grumbullimi i kesh-it;

Shtrëngimi i menaxhimit të riskut.

Kjo krijoi stress ne tregun e financimit ndërbankar, sepse cdokush po përpiqej të minimizonte

ekspozimin e vet. Problemi i likuiditetit të financimit të bankave u përhap shumë shpejt. Të tjerë

investitorë bankarë , si psh , Fondet e investimeve , të cilat kanë një levë të lartë financiare , u

përballën me riskun e financimit , pasi bankat po bëheshin shumë pak dashamirëse në kredidhënie .

Si rrjedhojë ata rritën marzhin e cmimeve. Dhe në ekstrem situata përfundoi me falimentimin e

Lehman Bank.

Ky risk likuiditeti për financime , coi në ilikuidet të tregut me një variacion të gjerë të cmimeve

shitje –blerje në tregje të ndryshme Ky ilikuiditet I tregut , së bashku me parashikimet për një risk

më të madh të likuiditetit I frikësoi investitorët dhe cmimet ranë , vecanërisht për asetet ilikuide me

marzhe të larta.

Grafiku më poshtë ilustron efektin spirale të likuiditetit të shpjeguar më lart

Dikush është prane riskut, apo ka pësuar humbje dhe merr pozicion mbrojtes duke reduktuar

pozicionin e tij, si rrjedhim

1. Kjo con në ndryshime të cmimeve kundër tyre apo te tjerëve në te njejtin pozicion, duke

cuar në humbje të mëtejshme.

2. Rrit ndryshueshmërinë e tregut, dhe redukton likuiditetin e tregut.

3. Rriten marzhet dhe forcohen masat për mbikëqyrjen e riskut të likuiditetit.

Kjo e gjitha con në probleme më te thella të riskut te likuiditetit të financimit;

Kjo con në pozicione të reduktuara dhe i gjithë cikli tre hapësh rifillon;

E gjithë kjo vazhdon deri sa të arrihet një ekuilibër i ri.

Page 42

Page 43: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Burimi: Garleanu and Pedersen (2007) dhe Brunnermeier and Pedersen (2008)

4.2 Ta kuptosh Riskun e Likuiditetit dhe ta drejtosh atë

Problemet më të zakonshme dhe keqkuptimet

Risku I likuiditetit ështe një nga risqet më pak të kuptuara dhe më të nënvlerësuara me të cilat

pjesëmarrësit në tregun financiar përballen dhe kjo vjen për disa arsye

Risku i likuiditetit nuk ka tregues lehtësisht të përdorshëm

Në kushte normale tregu , problemet e likuiditet nuk vihen re

Pavarësisht rekomandimeve , menaxhimi I riskut të likuiditetit është lënë jashtë

llogaritjeve të mjaftueshmërisë së kapitalit , për shkak të mungesës së kontrollit dhe te

rregullave

Menaxhimi I likuiditetit shpesh ngatërrohet me menaxhimin e riskut të likuiditetit

Page 43

Page 44: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Risku I tregut dhe I kredisë fokusohen tek asetet, ndërkohë që risku I likuiditetit buron

sa tek asetet , po aq dhe tek detyrimet .

Risku I likuiditetit është gjithashtu I ndryshëm nga risku I tregut dhe I kredisë dhe

rrjedhimisht duhet trajtuar ndryshe

Analizat normale të risqeve të tregut dhe kredisë janë të pamjaftueshme , risku I

likuiditetit mund të kuptohet vetëm nëpërmjet skenarëve Nën stres

Matësit historike të likuiditetit shpesh janë të pavend , janë të domosdoshme

perspektiva të reja

Për riskun e likuiditetit nuk mund të përdoren lehtësisht strategji mbrojtëse , ai thjesht

mund të zbutet nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit

Për menaxhimin e riskut të likuiditetit bankat krijojnë strukturë organizative për këtë qëllim

si dhe përcaktojnë qartë kompetencat dhe ndarjen e përgjegjësive të njësive/funksioneve

organizative të bankës që realizojnë monitorimin dhe administrimin e rrezikut të likuiditetit .

Kjo njësi emërtohet ALCO24 . Por si mund të menaxhohet risku i likuiditetit. Cilat janë hapat

që duhet të ndiqen për të realizuar një menaxhim efikas të riskut?

Sipas Michael R. Guglielmo25 Për të pasur një menaxhim të mirë të riskut të likuiditetit çdo

strukturë duhet tu përgjigjet pyetjeve të mëposhtme:

1. Sa likuiditet kemi në dispozicion (operacional, rezerva, dhe emergjence)?

2. Sa I aksesueshëm është ky likuiditet dhe me çfarë kostoje?

3. Sa likuiditet na nevojitet ne për veprimtarinë e përditshme në afat shkurtër dhe në afat

gjatë?

4. Nëse kushtet e tregut apo situatat ekonomike ndryshojnë si do të ndryshojnë kërkesat

tona për likuiditet dhe disponueshmëria e Cash-it?

5. Cfarë krizash dhe kushte ekonomike do të mund të ndikonin nevojat tona për cash dhe

do të na ndërhyjnë në aksesin tonë tek rezervat apo tek burimet e emergjenës?

6. A kemi një sistem të përshtatshëm lajmërimi që na mundëson aksione të

mënjëhershme me shfaqjen e një problemi?

7. Cfarë aksione do të merrnin në rast të një krize likuiditeti dhe për sa kohë do ti

ndiqnim operacionet?

24 ALCO asset-liability management committee – Komiteti per menaxhimin e aktiv-pasiveve25 Michael R. Guglielmo is Managing Director at Darling Consulting Group,Neëburyport, Massachusetts

Page 44

Page 45: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

8. A kemi proçese të përshtatshme dhe sistemi kontrolli të tilla që të na mundësojnë qe

planet e përcaktuara do të ndiqen me sukses?

Nëse një njësi arrin t’u japë në kohë përgjigje këtyre pyejeve, mund të thuhet që ka ngritur

një sistem të mirë për menaxhimin e riskut të likuiditetit.

4.3 Risku i likuiditetitne dhe mbikëqyrja

Parimi nr 1 I Bazelit 26 shpjegon - “Supervizorët duhet të vlerësojnë përshtatshmërinë e

strategjisë për menaxhimin e riskut të likuiditetit si dhe pozicionin e likuiditetit të një banke

dhe duhet të marrin masa të menjëhershme nëse banka ështe deficente në cdonjërën nga këto

fusha , në mënyrë qe të mbrohen depozitorët dhe të limitojnë humbjet potenciale në sistemin

financiar .

Pra , ajo që theksohet dhe në parimin e I të Bazelit është që Supervizorët duhet të sigurohen

që të gjitha instutucionet dhe bankat në vecanti , janë duke përdorur sistemet e duhura për

menaxhimin e riskut të likuiditetit .

Kriza e vitit 2008 në fakt nxorri në dukje që bankat dështuan në menaxhimin e riskut të

likuiditetit , dhe ky dështim erdhi jo vetëm ngaqë bankat nuk kishin strategji të qarta për

riskun e likuiditetit , por I kushtonin rëndësi vetëm riskut në përgjithësi . Shumë banka ,

nuk patën likuiditetin e nevojshëm që atyre u nevojitej për të përmbushur nevojat imediate .

apo detyrimet afatshkurtra . Shumë nga ata I trajtonin problemet e likuiditetit si të

përkohshme , dhe nuk zbatuan stress teste , të cilat të mbështeteshin në

faktin që tregu po ngushtohej dhe problemet e likuiditetit mund të rëndoheshin më tej .

Planet e kontigjencës nuk lidheshin sic duhet me rezultatet e stress- testeve , dhe shpesh nuk

morën parasysh mbylljen eventuale të disa burimeve të financimit . Duke pasur parasysh

zhvillimet më të fundit të tregut , si dhe mësimet , të cilat rezultuan nga kjo krizë , Komitet I

bazelit I bëri një rishikim të asaj që e quante , manual të praktikave për menaxhimin e riskut

të likuiditetit .

Në këtë manual u theksuan sidomos pikat e mëposhme.

Rëndësia e përcaktimit të tolerancës së riskut të likuiditetit.

Nevoja për të mbajtur një nivel të kënaqshëm likuditeti ,

26 Komiteti I Bazelit ështe autoriteti I cili përgatit standarte për supervizionin bankar dhe rekomandime për autoritet mbikëqyrse

Page 45

Page 46: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Nevoja për të shpërndarë kostot e likuiditetit, benefitet dhe risqet në të gjitha

aktivitetet e rëndësishme të biznesit.

Identifikimi dhe matja e të gjitha llojeve të riskut të likuiditetit, duke përfshirë dhe

risqet e likuiditetit imediat.

Dizenjimi dhe përdorimi I skenarëve të stresit

Nevoja për plane financimi të kontigjencës të plota dhe të detajuara.

Menaxhimi i riskut të likuiditetit ditor, dhe kolateralit.

Page 46

Page 47: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Konkluzione dhe mesime qe nxjerim nga kjo krizë

Kriza globale e tregjeve financiare që fillimisht filloi si një krizë e kredive hipotekore në

SHBA ka pasuar dhe është përhapur edhe në tregje të tjera, tituj dhe institucione financiare.

Kriza është një fenomen me ndikim të gjërë dhe të shumëllojshëm.

Ajo çka e beri krizën kaq të paparashikuar dhe me ndikim kaq të madh është pikërisht sistemi

skolastik dhe jo praktik i survejimit dhe asimetria në informacionin rreth produkteve të

ndryshme financiare.

Mësime të ndryshme dhe të vlefshme mund të nxiren nga kjo krizë.

- Nevoja për shpjegimin e arsyjeve që cuan në krizë financiare globale. Pasi vetëm në

këtë mënyre mund të parashikohen më mirë zhvillimet e mëvoshme të krizës. Pas një

parashiki më të mirë është edhe më e lehtë për të gjetur rrugzgjidhjet më të

përshtatshme.

- Metodat e vlersimit të riskut të përdorura deri tani nuk kanë qënë më të mirat, më

perfektet nisur nga situtata ku ndodhemi. Rrisku faktik që shoqëron produktet e

ndryshme financiare rezulton të jëtë më i lartë se ai i vlersuar. Rrjedhimisht norma e

kthimit nga këto produkte financiare nuk është aq e lartë sa të kompesoj edhe riskun

më të madh.

- Nevoja e përdorimit te metodave për vlersimin sa më real të risqeve të ndryshme duke

marë parasysh edhe ndërveprimin e tyre.

- Një mësim tjetër që nxjerim nga kjo krizë ka të bëje me sistemet globale të bankave.

Nga kjo krizë ato që dolën më të fituarat dhe të pa prekura nga kriza ishin pikërisht

bankat universale (me diversifikim të lartë si të aseteve ashtu edhe të burimeve) dhe

bankat tradicionale apo “primitive”. Kjo perben edhe një arsye se pse kjo krizë

globale nuk preku bankat në Shqipëri. Ato jane banka tradicionale dhe “primitive” për

sa i përket llojshmërisë së produktevë. Ato i sigurojë pjesën më të madhe të fondeve

në tregun e brëndshëm dhe i investojnë pjesën më të madhe të tyre po në tregun e

brëndshëm duke qënë kështu të izoluara nga tregjet globale dhe rrjedhimisht nga kriza

globale.

- Mësime të vlefshme nxiren për bërësit e politikave rregullative. Në rrethana e krizës

qeveritë dhe bankat qëndrore u përqëndruan në manaxhimin e ofertës për kredi duke i

kushtuar pak rëndësi kërkesës për kredi.

Page 47

Page 48: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

- Politika makroekonomike rregullative më të matura dhe të koordinuara. Ato nuk

duhet të kufizojnë lëvizjen e kapitalit midis vendeve të ndryshme por duhet ti

ndryshojne drejtimi e levizjes së kapitalit duke e cuar atë drejt rritjes së investimeve

dhe jo drejt rritjes fiktive të çmimit të aseteve.

Page 48

Page 49: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Permbledhje

Kredia eshte sherbimi me tradicional i ofruar nga bankat per klientet e tyre, eshte berthama e

aktivitetit bankar.

Risqet e kredise me te cilat perballet banka mund te permblidhen ne kater kategori:

Risku i vendit - Risku i kreditimit te kompanise ose me monedhe te huaj ose vete kompania

eshte pozicionuar jashte.

Risku i industries- Risku i shoqeruar me industrine ne te cilen kredimarresi eshte pozicionuar.

Risku i kompanise- risqet e brendeshme te kompanise: risku i biznesit, financiar dhe risku i

performances se kompanise.

Risku i garancise dhe dokumentacionit te kredise – risqet e shoqeruara me dokumentacionin e

transaksioneve te kredise dhe garancive te marra per te mbeshtetur kredimarresin.

2. Risku nga ekspozimi (pozicionet e hapura)

Risku financiar mund te perkufizohet si ngjarje e papritur me pasoja (efekte) financiare te

cilat mund te rezultojne ne fitim apo humbje. Pavaresisht faktit nese rezultati eshte pozitiv

apo negativ ngjarjet e paplanifikuara duhet te paraprihen dhe te monitorohen. Zakonisht kur

flasim per riskun, nenkuptojme probabilitetin e nje ndryshimi te demshem te cmimit. Kjo e

ben menaxhimin e riskut shume te rendesishem per kedo qe eshte i perfshire ne tregun

financiar dhe pjesmarresi duhete te jete ne gjendje te identifikoje tipet e ndryshme te riskut qe

ndeshen gjate punes. Ne kete detyre do perpiqemi te trajtojme te gjithe tipet e riskut te

ilustruara me shembuj konkret.

2.1.1. Risku i cmimit qe buron nga kursi kembimit dhe norma e interesit

Risku i cmimit ka te beje me mundesine e ndryshimit te cmimit te instrumentit ne drejtim

pozitiv apo negative krahasuar me vleren e mbajtur. Me poshte po japim dy shembuj duke

mare per baze riskun e kursit te kembimit dhe ate te normave te interesit.

Risku i kursit te kembimit: Nje banke ka blere dollare Amerikan kundrejt markes

Gjermane me kursin USD/DM = 1.4860 dhe i mban duke shpresuar ti shese ne

momentin kur kursi te harrije nivelin USD/DM = 1.4865. Para se kursi i kembimit te

harrinte nivelin e pritur FED-i beri nje njoftim te papritur i cili e levizi kursin ne

USD/DM = 1.4700. Banka gjendet ne humbje krahasuar me pozicionin e saj fillestar.

Risku i normes se interest: Nje banke i ka dhene hua, per afat 90 dite, Paund nje

klienti me norme 6%, por para se dealer-i te mbroje pozicionin norma e interesit

Page 49

Page 50: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

shkon 6.5%. Banka ne kete rast ndesh nje humbje prej 0.5% ( 50 pike baze).

Menaxheret historikisht jane shqetesuar me shume per riskun e kursit te kembimit se sa

per ate te normave te interesit. Por vitet ‘ 70 me normat e paqendrueshme te interesit

ndikuan qe drejtuesit ti kushtonin vemendjen e duhur riskut te normave.

2.1.2 Risku i transaksioneve, transferimit dhe ai ekonomik.

Risku i transaksioneve: eshte i pranishem kur nje banke apo kompani pret te mare

apo te jape nje shume monetare ne te ardhmen, gje e cila do te kerkoje kryerjen e

nje transaksioni te kembimit valuator. Ne rast se kurset e kembimit ndryshojne

para se transaksioni te kryhet, flukset e hyra apo te dala mund te rezultojne te

ndyshme nga ato te parashikuara nga kompania. Kompania do te fitoje apo

humbase ne tregun e konkurrences ne rast se kurset e kembimit ndryshojne nga

njeri vend ne tjetrin.Per shembull nje eksportues ne France tregton te mira ne USA

dhe pagesen e merr ne $. Ne rast se franga Franceze forcohet para arketimit te

pageses, kompania do ti konvertoje $ ne shume me pak Fr, ndoshta edhe me pak

se kosto fillestare e mallrave.

Risku i transferimit: Kemi te bejme me risk transferimi ne rast se nje banke apo

kompani ka asete apo detyrime ne nje monedhe te ndryshme nga monedha e saj e

kontabilizimit (p.sh. nje Banke Franceze qe ka flukse ne $, pasi ka dhene hua ne

kete monedhe). Ne perpilimin e bilancit, principali i kredise do te pasqyrohet per

monedhen respektive por e konvertuar ne ekuivalenten EUR. Ne rast se EUR

forcohet, atehere ekuivalenti per huane do jete nje shume me e vogel duke e beret

e duket sikur nje pjese e huase eshte shlyer edhe pse principali ne USD eshte i

pandryshuar. Per konvertimin e aseteve ne monedhen e kontabilizimit perdoret

kursi i kembimit te fund vitit ose nje kurs mesatar per vitin, te cilet mund te

variojne shume nga njeri vit ne tjetrin.

Risku ekonomik: ka te beje me pozicionin kompetitiv (konkurues) te kompanise. Le

te marim ne considerate nje nga industrite me te fuqishme, ate te makinave. Pozicioni

konkurues i makinave Japoneze ne USA ndikohet nga kursi USD/JPY. Ne rast se ky

kurs ndryshon kompania do te rezultoje ne fitim apo humbje.

* (1 bp = 0.01%. )

2.1.3 Risku i pales se trete: (duke e konsideruar si risk kredie) eshte ekspozimi i

Bankes apo kompanise ndaj humbjes ne rast se pala tjeter deshton ne permbushjen e

Page 50

Page 51: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

pageses.

2.1.4 Risku i dergimit: ne rast se pagesa mbrrin por jo ne daten e pritur (per te cilen

eshte rene dakort) atehere Banka perballet me riskun e dergimit (kjo mund te ndodhe

p.sh per shkak ten je gabimi njerezor)

2.1.5 Matja e riskut ne zerat e bilancit dhe jashte tij

Per te qene ne gjendje qe te masim riskun e nje produkti, pjese e bilancit apo jo, duhet

te kuptojme mire diferencen midis ketyre koncepteve:

a. Bilanci eshte permbledhja e aktiveve dhe pasiveve (detyrime & kapitali i vet)

ten nje Banke ne nje date te caktuar, zakonisht dita e fundit e vitit financiar.

b. Zerat e bilancit, nga vete emri jane ato produkte qe pasqyrohen ne bilanc dhe

ndryshimet ne vlerat e tyre do ndikojne direkt ne totalin e bilancit. P.sh kesh-i,

certifikatat e depozitave, bonot e thesarit etj.

c. Zerat jashte bilancit ,nga ana tjeter, nuk ndikojne ne vlerat e bilancit. P.sh

swap-et, opsion-et dhe leter kredite.

Kur matet risku i produkteve ne bilanc, meret 100% e vleres sepse ne rast deshtimi te

pales se trete Banka apo kompania do te humbe gjithe shumen e investuar. Me zerat

jashte bilancit kompania nuk e humbet principalin por vetem nje pjese te percaktuar

nga diferenca midis kursit apo normes se interesit te rene dakort dhe asaj te tregut.

2.1.6 Risqe te tjera

Te tjera risqe me te cilet mund te ndeshet nje pjesmarres ne tregun financiar jane si

me poshte:

a. Pozicion i parregulluar, eshte ne rastin kur Banka ka dhene apo marre hua per

te mbrojtur nje pozicion por date valutat nuk perkojne me njera tjetren.

b. Pozicion i hapur (naked) , ne rast se nuk e mbrojme pozicionin e hapur.

c. Struktura e limiteve, risku qe shoqeron fitimin dhe kapitalin e nje Banke apo

kompanie varet nga shume faktore te ndryshem. Ne maje te listes eshte

kontrolli i ekspozimit ndaj ketyre risqeve, kjo mund te behet me vendosjen e

limiteve.

Page 51

Page 52: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

2.2 Menaxhimi i Aktiveve dhe Detyrimeve

Risku i normes se interesit ndikon kostot, fitimin dhe per rrjedhoje fitueshmerine e

cdo institucioni. Ky ndikim eshte i ndjeshem si te zerat afat shkurter edhe te ato afat

gjata. Pavaresisht tipit te Bankes, duke qene se normat afat shkurtera jane me te

luahatshme vemendja e menaxhereve eshte e perqendruar ne aktivet dhe pasivet afat

shkurtra. Gjithsesi titujt afatgjate nuk duhet te lihen mbas dore, shume kompani e

kane kuptuar vone se efekti i nje ndryshimi ne normat afat gjata te interesit ka ndikim

serioz ne shendetin financiar te kompanise. Menaxhimi i aktiveve dhe pasiveve mund

te kuptohet si funksion i kontrollit te kohezgjatjes se flukseve dhe maturitetit te

aktiveve dhe pasiveve ne menyre qe te reduktohet risku i normes se interesit duke

synuar maksimizimin e kthimit.

a. Menaxhimi aktiv mund te pershkruhet si marja persiper e riskut te llogaritur,

duke lene pozicione te hapura per te perfituar nga levizjet e tregut;

b. Menaxhim aktiv/pasiv, mbrojtje e plote e pozicioneve kur tregu eshte i

paparashikueshem dhe mbajtja e pozicioneve te hapura ne rast te kundert;

c. Menaxhim pasiv mund te pershkruhet si mbulimi i cdo ekspozimi (vlere mbas

vlere, dite mbas dite) pavaresisht mundesive te favorshme ne treg.

Menaxhimi i siper permendur eshte efikas vetem ne rast se risku i mjedisit ku operon banka

eshte kuptuar dhe vleresuar mire.

Tabela e meposhtme tregon se si mund te ndikoje ndryshimi i normes se interesit disa nga

zerat e bilancit:

Page 52

Page 53: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

“ Peme e familjes” e instrumentave te ndikuar nga risku i normes se interesit.

* There is nothing more frightful than ignorance in action. (Goethe)

Page 53

Page 54: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

.Më së fundi

Duhet thënë se forcimi i kontrollit dhe i mbikëqyrjes të organeve shtetërore mbi veprimtarinë e

bankave dhe të kompanive të tjera do të mund të parandalonte eksportin e kapitaleve ose

keqësimin e gjendjes së tyre me hua të paarkëtueshme. Në përgjithësi, mund të thuhet se në rastin

më të keq, kriza e sotme e ekonomisë globale mund të shkaktojë në Shqipëri një farë ulje të

ritmeve të rritjes ekonomike, 2 ose 3 pika (në përqindje), por pa ato pasoja të dhimbshme që

përballojnë sot vendet e tjera me nivele të larta zhvillimi dhe sisteme shumë të stërholluara

bankare dhe financiare.

Ekonomia globale është akoma e mbërthyer nga një krizë e thellë ekonomiko – financiare që

përkohësisht po ndikon negativisht në të gjithë mirëqenien materiale të vendeve të ndryshme. Por

me masat e marra është e sigurt që edhe këtë herë, ekonomia kapitaliste duke kombinuar recetat

kejnsiane dhe neoliberale të ndërhyrjes së shtetit, do të shpëtojë me siguri edhe nga kjo krizë për

të filluar një cikël të ri të rritjes ekonomike dhe të përparimit të gjithanshëm ekonomiko –

shoqëror, duke përgënjeshtruar sigurisht edhe një herë akoma prognozat utopike të teorisë

marksiste mbi paaftësinë e ekonomisë kapitaliste për një përparim, zhvillim dhe përmirësim të

mëtejshëm të mirëqenies shoqërore dhe individuale.

Page 54

Page 55: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Bibliografi

http://www.lpk-kosova.com/zik/zik_2009_3.html Efektet shkatërruese të kësaj krize do të jenë më

të rënda se asnjë herë më parë dhe nuk mund të parashikohen

Prof.Dr.Fadil Govori Origjina e krizes ka pasur rrjedha nga shume tregje ne zhvillim ato qe kan bruto

produktin boteror.1

Prof.Dr.Fadil Govori Kjo vale e madhe e kredidhënies nuk do të kishte qënë e mundur nëse bankat

nuk do te gjenin mundësinë për të transferuar riskun e mospagimit në tregun e investitorëve, të cilët

blenë CDO. Këto instrumenta financiare kompleks ishin shumë atraktiv sepse ofronin norma më të

larta kthimi krahasuar me instrumenta të tjerë të ngjashëm.

Prof.Dr.Fadil Govori CDOS=totali i emetimeve në milion USD, CDODOL= emetimet në USD, CDO EUR

= emetimet në EUR. Burimi (SIFMA)

Prof.Dr. Aristotel Pano KRIZA E TANISHME FINANCIARE

Navin Shankar Patel & Godwin George, 2009, Integrated Operational Risk Management Beyond

Basel II

Penny Cagan, Shkurt 2009, the Journal of Banking Financial Services & Insurance; Compliance Risk &

Opportunity

Risk Management www.adb.org/documents/reports/consultant/.../42096-reg-tacr.pdf

Acharya, V. V., and M. Richardson (eds.), 2009, restoring financial stability: how to repair a failed

system, Wiley, Hoboken NJ

Orfea Dhuci (2009), “Advanced Bank Management”

Risk Management www.rabobank.com/ir

Risk Report 2009 www.riskwhoswho.com/Resources/RoweDavid2.pdf

http://www.sas.com/industry/banking/credit/

Risk Management Guidelines for Commercial Banks & DFIs www.sbp.org.pk/ riskmgm . pdf

Governance, Risk, Compliance www.infosys.com/FINsights/.../pdf/issue2/Credit-Risk-

Management.pdf

Credit Risk Management’s www.riskwhoswho.com/Resources/RoweDavid2. pdf

Markus K. Brunnermeier and Lasse Heje Pedersen. “Market Liquidity and Funding Liquidity,” June

2008.

Page 55

Page 56: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Nicolae Garleanu and Lasse Heje Pedersen (2007). "Liquidity and Risk Management," The American

Economic Review, P&P, vol. 97, no. 2, pp. 193-197.

Paul A. Decker the Changing Character of Liquidity and Liquidity Risk

Management: A Regulator’s Perspective

Michael R. Guglielmo - Managing Liquidity Risk DECEMBER 2007–JANUARY 2008

Lasse Heje Pedersen Liquidity risk and the current crisis15 November 2008

PDF Interest Rate Risk Management.Associate Professor Department of Finance,The University of

Melbourne

PDF Managing-Market-Risk, KPMG

Europian Central Bank www.ecb.int/home

Page 56

Page 57: Punim Diplome Kf (1)

Risqet Bankare dhe Kriza Financiare ne Sistemin Bankar

Referenca

http://www.onc.hk/pub/oncfile/publication/corporate/

0905_EN_Security_in_Personal_Property_

http://www.pfcu.scot.nhs.uk/Glossary.html

http://www.intedelta.com

TheBank of England recently lowered its interest rates but too late: massive credit

restrictions entailed by the global “credit crunch” will cancel the effects.

enerally speaking, Hungary, together with Latvia as described by LEAP/E2020 in

GEAB N°16, borrows without caring about the consequences, probably expecting the

Eurozone to cope with the problem. Source: Rosemanblog, 10/11/2007

Page 57

Page 58: Punim Diplome Kf (1)
Page 59: Punim Diplome Kf (1)

i

ii

iii