Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike....

12
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA - REPUBLIC OF KOSOVO Qeveria - Vlada - Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë | Ministarstvo Trgovine i Industrije | Ministry of Trade and Industry Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë Në bashkëpunim me: Export Control and Related Border Security Program

Transcript of Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike....

Page 1: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

REPUBLIKA E KOSOVËS

REPUBLIKA KOSOVA - REPUBLIC OF KOSOVO Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë | Ministarstvo Trgovine i Industrije | Ministry of Trade and Industry

Kontrolli i Tregtisë me Mallra

Strategjike në Kosovë

Në bashkëpunim me:

Export Control and Related Border Security Program

Page 2: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË

ME MALLRA STRATEGJIKE Si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, Republika e Kosovës e ka përgjegjësinë e dhënies së kontributit në luftën kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (ASHM) dhe destabilizimin e akumulimit të armëve konvencionale. Kosova është duke e zbatuar këtë përgjegjësi duke përcaktuar kontrollin mbi ek-sportimin, importimin, transitin, trans-ngarkimin, ri-eksportimin dhe ri-transferimin e mallrave strategjike – të tilla si materialet për ASHM-të, mallrat me përdorim të dyfishtë të cilat mund të përdoren për zhvillimin e programit për ASHM, sistemet e dërgimit, dhe armët konvencionale. Ky kontroll i tregtisë me mallra strategjike është i domosdoshëm për të siguruar se mallrat dhe teknologjia e ndjeshme të mbahet larg duarve të terroristëve dhe shteteve proliferuese; për mbrojtjen e interesave të sigurisë së Kosovës; për të ku-fizuar ashpërsinë e konflikteve ushtarake; dhe për të nxitur investimet në ndërmar-rjet e Kosovës si partnerë të besueshëm të cilët ushtrojnë kontroll të duhur mbi teknologjinë e përparuar. Kontrolli i tregtisë me mallra strategjike nuk e ka për qëllim pengimin e afarizmit të ligjshëm, por të mundohet të lehtësojë tregtinë e sigurt.Prandaj, si parim udhëzues i kontrollit të tregtisë me mallra strategjike është të promovojë sigurinë globale duke lehtësuar një tregti të përgjegjshme.

Neni 1.2 i Ligjit nr. 04/L-198 mbi Tregtinë me Mall rat Strategjike.

“Qëllimi i këtij ligji është ta avancojë sigurinë shtetërore dhe interesat e poli-tikës së jashtme të Republikës së Kosovës, drejt përmbushjes së detyrimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në lidhje me mos proliferimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe mallrave tjera strategjike të shfrytëzuara për qëllime ushtarake dhe t’i kontribuojë përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajo-nale për rregullimin e tregtisë me mallrat strategjike.”

Baza juridike për sistemin e kontrollimit të tregtisë me mallra strategjike në Kosovë është Ligji nr. 04/L-198,“Ligji për tregtinë e mallrave strategjike” i cili është në përputhshmëri me kërkesat më të fundit të Bashkimit Evropian, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Ligji zbatohet ndaj:

• secilit person fizik ose juridik në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë të gjitha zonat e lira tregtare, zonat e lira doganore, dhe hapësirën ajrore;

• secilit shtetas të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë Republikës së

Kosovës; 3

Page 3: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

• secilit person juridik i cili në Republikën e Kosovës e ka të regjistruar zyrën, selinë ose veprimtarinë e përhershme të biznesit, si dhe zyrat përfaqësuese ose subsidiare të personit në vendin e huaj;

• secilit person të huaj, i cili gjendet jashtë territorit të Republikës Kosovës dhe që

operon në emër ose nën kontrollin e personit nga Republika e Kosovës. Ky ligj paraqet gur themelin e sistemit juridik dhe rregullues të tregtisë me mallra strategjike në Kosovë. Ligji zbatohet përmes akteve juridike si në vijim:

• Udhëzimi Administrativ nr.14/2013 për rexhistrimin, licencimin, dhe zbatimin e procedurave administrative

• Udhëzimi Administrativ nr.02/2016 për formularin e regjistrimit, licencimit, të klasifikimit dhe certifikimit të tregtisë së mallrave strategjike dhe shërbimeve të ndërlidhura

• Rregullorja nr 35/2013 për funksionimin e punës se Komisionit për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike

• Vendimi i Qeverisë për aprovimin e Listës së mallrave ushtarake , • Vendimi i Qeverisë për aprovimin e Listës së mallrave me

përdorim të dyfishtë, • Vendimi për caktimin e taksave për regjistrim në regjistër,

licencim, certifikim ,leje dhe shërbime tjera , .

Ligjet tjera që ndërlidhen me Kontrollin e tregtisë me mallra strategjike janë këto si në vijim:

• Ligji për armët, municionin dhe pajisjet përkatëse të sigurisë nr.05L-017

• Ligji për armët nr.05L-022 • Ligji për tregtinë e jashtme nr.04/L-048

4

Page 4: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

• Ligji për përdorimin civil të eksplozivëve nr. 04/L-022

• Ligji për plehrat artificiale nr. 2003/10

• Ligji për pesticidet nr. 2003/20

• Ligji për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe sigurinë nuk-leare nr. 2010/03-L-104

• Ligji për produktet medicinale dhe pajisjet medicinale nr. 2003/26

• Ligji për pajisjet medicinale nr. 2003/26

• Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik nr. 2010/03-L-166

• Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03-L-196 për parandalimin e

pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit nr. 2012/04-L-178.

• Kodi nr. 04/l-123 i Procedurës Penale • Kodi Doganor dhe i akcizave në Kosovë nr. 03/l-109

i Ju lutem, gjeni të gjitha ligjet relevante, udhëzimet administrative,

vendimet etj, në: www.mti-ks.org

MASAT NDËRKOMBËTARE Bashkësia ndërkombëtare është e angazhuar në kundërshtimin e përhapjes së ASHM dhe rregullimin e tregtisë së armëve konvencionale përmes instrumenteve të ndryshme ndërkombëtare siç janë, traktatet, konventat, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, marrëveshjet dhe nismat rajonale, të tilla sikur:

• Traktati për Mos Proliferimin e Armëve Nukleare (TMAN);

• Konventa për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, akumulimit dhe përdorimit të armëve kimike dhe për shkatërrimin e tyre (KAK);

• Konventa për ndalimin e zhvillimit, prodhimit dhe akumulimit të armëve

bakteriologjike (biologjike) dhe armëve helmuese dhe për shkatërrimin e tyre (KABH);

• Traktati për tregtinë e armëve (TTA);

• Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nr. 1540, me

të cilën përcaktohen detyrimet e të gjitha shteteve anëtare të KB-ve për të zhvilluar dhe zbatuar masat e duhura juridike dhe rregulluese kundër përhapjes së armëve kimike, biologjike, rrezatuese dhe nukleare dhe mjeteve të tyre të dërgimit, veçanërisht për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë tek akterët jo-shtetëror;

• Rregullorja e Bashkimit Evropian nr. 428/2009me të cilën përcaktohet

regjimi i Komunitetit për kontrollin e eksporteve, transferove, ndërmjetë-simeve dhe kalimeve transit të mallrave me përdorim të dyfishtë;si dhe një varg direktivash, veprimesh dhe qëndrimesh të përbashkëta të cilat e përbëjnë acquinë (legjislacionin) e Komunitetit përkitazi me kontrollimin e tregtisë së mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë si dhe shërbimet e ndërlidhura.

5

Page 5: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

REGJIMET DHE MARRËVESHJET

E MOSPËRHAPJES Përmes kontrollit të tregtisë me mallra strategjike, Republika e Kosovës i bashkohet parimeve dhe udhëzimeve të regjimeve dhe marrëveshjeve multilaterale si në vijim: MARRËVESHJA WASSENAAR

Marrëveshja Wassenaar përpiqet t’i kontribuojë sigurisë dhe stabilitetit ndërkom-bëtar duke promovuar transparencën dhe një përgjegjësi të shtuar ndaj transfer-imeve të armëve konvencionale dhe mallrave përkatëse të përdorimit të dyfishtë dhe teknologjisë, duke parandaluar kështu akumulimet destabilizuese të armëve. Shtetet pjesëmarrëse përmes politikave të veta përpiqen të sigurojnë se transfer-imi i këtyre artikujve nuk i kontribuon zhvillimit apo fuqizimit të aftësive ushtarake të cilat i cenojnë këto qëllime; dhe sigurojnë se këto transferime nuk shmangen me qëllim të përkrahjes së atyre aftësive.

i Për informata shtesë ju lutem vizitoni: http://www.wassenaar.org/

GRUPI AUSTRALIA(AG)

Grupi Australia (AG) është forum joformal i shteteve të cilat përmes harmonizimit të kontrollit të tregtisë, përpiqen të sigurojnë se kjo tregti nuk i kontribuon zhvil-limit të armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit Australia në përmbushjen e detyrimeve të veta lidhur me Konventën për armët kimike dhe Konventën për armët biolog-jike dhe helmuese, deri në maksimumin e mundshëm.

i Për informata shtesë ju lutem vizitoni:http://www.australiagroup.net/

REGJIMI I KONTROLLIT TË TEKNOLOGJISË RAKETORE (RKTR)

Regjimi i Kontrollit të teknologjisë raketore është një asociacion joformal dhe vullnetar i shteteve të cilat si qëllim të përbashkët e kanë mos proliferimin e siste-meve dërguese pa ekuipazh (pa pilot) e të afta për dërgimin e armëve të shkatër-rimit në masë, të cilat përpiqen t’i bashkërendisin angazhimet kombëtare rreth licencimit të eksportit që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së këtyre sistemeve.

RKTR pushon me aderimin në udhëzimet për politikë të përbashkët tregtare (ud-hëzimet e RKTR) që zbatohen ndaj listës së përbashkët të mallrave të kontrolluar (p.sh., Shtojca për pajisjet RKTR, softuer dhe teknologji).

i Për informata shtesë, ju lutem vizitoni:http://www.mtcr.info/ 6

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

GRUPI I FURNIZUESVE NUKLEAR (GFN)

Grupi i furnizuesve nuklear (GFN) është një grup i shteteve furnizuese nukleare të cilat përpiqen t’i kontribuojnë mospërhapjes së armëve nukleare përmes zbati-mit të dy grupeve të udhëzimeve për eksportin nuklear dhe eksportin e ndërlid-hur nuklear. Udhëzimet GFN janë në përputhje dhe plotësojnë instrumentet e ndryshme ndërkombëtare me fuqi detyruese në fushën e mospërhapjes nuk-leare duke përfshirë këtu edhe Traktatin për mos proliferimin e armëve nukleare (TMAN). Udhëzimet GFN zbatohen nga secila qeveri e shtetit pjesëmarrës në pajtim me ligjet dhe praktikat kombëtare.

i Për informata shtesë, ju lutem vizitoni: http://www.nuclearsuppliersgroup.org/

KOMITETI ZANGGER

Komiteti, që ka marrë emrin sipas kryesuesit të parë prof. Claude Zangger, është formuar pas hyrjes në fuqi të Traktati për mospërhapje të armëve nukleare (TMAN) me qëllim të harmonizimit të interpretimit të politikave të kontrollit të tregtisë nukleare për palët nënshkruese të traktatit.

Komiteti Zangger mban “listën e masave mbrojtëse” (Trigger List) (ku shfaqen masat mbrojtëse si parakusht për furnizim) të mallrave strategjike nukleare për t’i ndihmuar palët e TMAN në identifikimin e pajisjeve dhe materialeve që i nënsht-rohen masave të kontrollit.

i Për informata shtesë, ju lutem vizitoni: http://www.zanggercommittee.org

LISTA KOMBËTARE E KONTROLLIT

Lista kombëtare e kontrollit përbëhet nga Lista e BE-së për mallrat me përdorim të dyfishtë dhe Lista e përbashkët ushtarake si dhe mallrat të cilat janë vendosur nën kontrollin e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Lista kombëtare e kontrollit është aprovuar me vendim të Qeverisë mbi bazën e propozimit nga MTI-ja.

7 i

Ju lutem gjeni Listën kombëtare të kontrollit në: www.mti-ks.org te Departamenti i Kontrollit te Mallrave Strategjike

Page 6: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

ARTIKUJT DHE SHËRBIMET

QË I NËNSHTROHEN KONTROLLIT MALLRAT STRATEGJIKE Mallrat strategjike janë mallrat ushtarake dhe ato për përdorim të dyfishtë. MALLRAT USHTARAKE Mallrat ushtarake janë artikujt të cilët kryesisht por jo ekskluzivisht të parapara, kon-figuruara, përshtatura, montuara, prodhuara, ose modifikuara për përdorim ushtarak, duke përfshirë softuerët dhe teknologjinë. Lista e përbashkët ushtarake e Bashkimit Evropian i ndan ato mallra në 22 kategoritë si në vijim:

• ML1 Armatimi dhe armët automatike me kalibër 12,7mm ose më pak.

• ML2 Armatimi dhe armët automatike me kalibër më të madh se 12,7mm.

• ML3 Municioni.

• ML4 Bombat, torpidet, raketat, predhat.

• ML5 Pajisjet për kontrollin e zjarrit dhe paralajmërimit alarmues.

• ML6 Automjetet tokësore dhe komponentët.

• ML7 Agjentët kimik dhe biologjik helmues, gazrat lotsjellëse.

• ML8 Eksplozivët ushtarak dhe karburantet.

• ML9 Luftanijet, pajisjet speciale të flotës detare.

• ML10 Fluturaket.

• ML11 Pajisjet elektronike.

• ML12 Sistemet e armatimit me shpejtësi – energji të lartë kinetike.

• ML13 Pajisjet mbrojtëse ose të blinduara.

• ML14 Pajisjet e specializuara për stërvitje ushtarake ose për simulimin e skenave ushtarake.

• ML15 Pajisjet e imazhit ose kundërmasave.

• ML16 Produktet e farkëtuara, për hedhje, dhe produkte tjera të papër-

funduara.

• ML17 Pajisje të ndryshme, materiale dhe pajisje të cilat gjenerojnë energ-jinë nukleare.

• ML18 Pajisjet dhe teknologjia për prodhimin e produkteve.

• ML19 Laserët – sistemet e armëve me energji të drejtuar.

• ML20 Pajisjet kriogjenike dhe super përçuese. • ML21 Softueri. • ML22 Teknologjia.

8

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

MALLRAT ME PËRDORIM TË DYFISHTË Mallrat me përdorim të dyfishtë janë artikujt, softueri dhe teknologjia për përdorim normal civil por e cila ka edhe zbatim ushtarak. Lista e Bashkimit Evropian për mallrat me përdorim të dyfishtë i ndanë artikujt në 10 kategori:

• Kategoria 0 Materialet nukleare, objektet dhe pajisjet.

• Kategoria 1 Materialet speciale dhe pajisjet e nderlidhura.

• Kategoria 2 Përpunimi i materialeve.

• Kategoria 3 Elektronika.

• Kategoria 4 Kompjuterët

• Kategoria 5 Telekomunikimet dhe “siguria e informacionit”.

• Kategoria 6 Senzorët dhe laserët.

• Kategoria 7 Navigacioni dhe aeronautika.

• Kategoria 8 Marina.

• Kategoria 9 Hapësira ajrore dhe forca shtytëse (propulsioni).

9

Page 7: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

KONTROLLI I TRANSITIT Kontrollimi i transitit dhe trans-ngarkimit të mallrave strategjike i jep një kontribut të rëndësishëm përpjekjeve ndërkombëtare kundër përhapjes dhe kufizon mundësitë e akterëve jo-shtetëror që ta shfrytëzojnë territorin e Republikës së Kosovës për qëllim të proliferimit. Çështjet e sigurisë kombëtare/shtetërore janë gjithashtu pjesë e arsyetimit përse ky lloj i kontrollit është i nevojshëm – kontrolli i transitit dhe trans-ngarkimit e minimizon rrezikun që mallrat strategjike që kalojnë nëpër Kosovë të shmangen me qëllim të përdorimit të kundërligjshëm brenda shtetit. Transiti i referohet ngarkesave të cilat hyjnë dhe dalin përmes territorit të Republikës së Kosovës e që destinohen përfundimisht jashtë territorit të shtetit në atë mënyrë që artikujt gjatë gjithë kohës barten nga i njëjti mjet i transportimit. Në anën tjetër, trans-ngarkimi i referohet dërgesave të mallrave strategjike të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, me ç’rast mallrat strategjike shkarkohen nga njëri mjet i transportimit dhe ngarkohet në të njëjtin apo tjetrin mjet transportues, i cili destinohet përfundimisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

i Për informata shtesë lidhur me kontrollin përkatës vizitoni: www.mti-ks.org

KONTROLLI I TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJISË Kontrolli i teknologjisë është i rëndë-sishëm për shkak se transferimet e teknologjisë së ndjeshme nga as-pekti i proliferimit ndihmon aftësitë e pavarura për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, sistemet e dërgimit dhe armëve konvencionale. Teknologjia i referohet informatave specifike të domosdoshme për zh-villimin, prodhimin, ose përdorimin e mallrave strategjike. Kjo informatë merr formën e planimetrisë, plane-ve, diagrameve, modeleve, for-mulave, projekteve inxhinierie dhe specifikave, doracakëve dhe instruk-sioneve (të shkruara ose të incizuara – përfshirë softuerët), dhe çdo media tjetër ose pajisje të tilla si, disketa, shirita magnetoskopike, dhe mem-orie vetëm të lexueshme (read-on-lymemory). 10

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

Transferimi i paprekshëm i teknologjisë krahas transaksioneve me bartës të të dhënave fizike i nënshtrohet kontrollit strategjik. Këtu hyn transmisioni i softuerit ose teknologjisë personalisht apo përmes medias elektronike, duke përfshirë telefaksin, telefonin, postën elektronike (e-mail), ose ndonjë pajisje tjetër elektronike e destin-uar përfundimisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kontrollit gjithashtu i nënshtrohet shpalosja ose transferimi i të dhënave teknike, çoftë personalisht ose përmes telefaksit, telefonit, postës elektronike (e-mail) ose ndonjë pajisje tjetër elek-tronike, personit të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës. KONTROLLI I PËRDORUESIT TË FUNDIT(CATCH-ALL) Ka shumë artikuj për përdorim të dyfishtë të “shkallës” së ultë (të tilla sikur pajisjet për testim të përbashkët, pajisjet de-kontrolluese të makinave, disa lloje të çelikut, dhe pjesët e përbashkëta elektronike) të cilat nuk janë në listën kombëtare të kon-trollit, por edhe më tej do të mund të kontribuonin në zhvillimin e ASHM dhe sistemet e tyre të dërgimit. Prandaj, autoritetet kosovare mund të vendosin kontroll mbi artikujt e përdorimit të dyfishtë që nuk janë në listë (shih nenet 7.4 & 7.5 të Ligjit nr. 04/L-198) varësisht prej rastit në rast. Kontrollet e tilla ad hoc mund të zbatohet kur ekziston rreziku që një eksportim, transit ose trans-ngarkim tek përdoruesi i fundit specifik, të devijojë me qëllim të shfrytëzimit për armët e shkatërrimit në masë, në shkelje të embargos së vënë ose në situatat tjera të përcaktuara me ligj.

11

Page 8: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

KONTROLLI I SHËRBIMEVE Shërbimet e ndërlidhura me mallrat strategjike që konsiderohen të ndjeshme dhe i nënshtrohen kontrollit janë: ndërmjetësimi, transportimi, shërbimet financiare, dhe ofrimi i asistencës teknike. NDËRMJETËSIMI Ndërmjetësimi i referohet negocimeve ose aranzhimeve të transaksioneve për blerje, shitje ose furnizim me mallra strategjike nga Republika e Kosovës tek shteti i huaj ose nga shteti i huaj në shtetin tjetër të huaj; dhe shitjes ose blerjes së mallrave strategjike që ndodhen në shtetin e huaj dhe transferimi i tyre në shtetin tjetër të huaj. TRANSPORTIMI Transportimi i referohet ngarkimit, lëvizjes dhe transportimit të mallrave strategjike në vendin e caktuar, aranzhimit ose lehtësimit të lëvizjes, ofrimit të shërbimeve të përkrahjes ofruesit të transportit, dhe çdo veprim tjetër i kalkuluar për promovimin e furnizimit ose dërgimit të tyre, kur kjo i kontribuon armëve kimike, biologjike ose nukleare or pajisjeve tjera bërthamore ose mjeteve për bartjen e tyre ose të mallrave ushtarake, kur ato i destinohen një vendi nën masat e embargos apo sanksioneve ose tek pala e ndaluar. SHËRBIMET FINANCIARE Shërbimet financiare i referohen ofrimit të ndihmës ose fondeve për të lehtësuar lëvizjen e mallrave strategjike dhe/ose shërbimeve të ndërlidhura, kur kjo i kon-tribuon armëve kimike, biologjike ose nukleare ose pajisjeve tjera nukleare ose mjeteve të dërgimit të tyre, ose kur kjo i kontribuon aftësisë për dërgimin e armëve konvencionale, kur ato i destinohen shtetit nën masat e embargos apo sanksioneve ose palës së ndaluar. ASISTENCA TEKNIKE Asistenca teknike i referohet çdo përkrahjeje teknike që ndërlidhet me riparimin, zhvillimin, prodhimin, montimin, testimin, ose mirëmbajtjen e mallrave strategjike, si dhe çdo shërbimi teknik në formën e udhëzimeve tekstuale ose gojore, trajnimeve dhe transferimit të njohurive afariste ose shkathtësive a shërbimeve tjera të kon-sulencës, duke përfshirë transferimin e të dhënave teknike. Kontrolli i asistencës teknike nuk zbatohet ndaj informacionit në domenin publik, hulumtimet shkencore, ose informatat minimale të nevojshme për aplikacionet për patentë.

12

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

AUTORITETET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PËRGJEGJËSE PËR KONTROLLIN E

TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE Bazuar në Ligjin nr. 03/L-232 për Tregtinë me Mallra Strategjike, janë themeluar dy organe shtetërore të cilat janë autorizuar dhe përgjegjëse për zbatimin dhe koordin-imin e angazhimeve rreth kontrollit të tregtisë me mallra strategjike në Kosovë:

• Departamenti për tregti me mallra strategjike në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

• Komisioni për kontroll të tregtisë me mallra strategjike

DEPARTAMENTI PËR TREGTI ME MALLRA STRATEGJIKE NË KUADËR TË MINISTRISË SË TREGTISË DHE INDUSTRISË (MTI) Departamenti për tregti me mallra strategjike brenda Ministrisë së Tregtisë dhe In-dustrisë është përgjegjës për zbatimin e politikave të Kosovës rreth zbatimit të kon-trollit të tregtisë me mallra strategjike në të gjitha aspektet e saj. Departamenti kryen këto detyra:

• Regjistron eksportuesit, importuesit e mallrave strategjike dhe ofruesit e shërbimeve të ndërlidhura;

13

Page 9: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

• Propozon ndryshimet dhe azhurnimin e Listës kombëtare të kontrollit;

• Verifikon plotësimin e dokumentacionit të aplikacioneve për licencë pas aprovimit nga Komisioni;

• Përgatit politikat dhe analizat teknike;

• Kryen verifikimet para dhënies së licencës dhe pas dhënies së licencës;

• Shqipton gjobat administrative në rastet e shkeljeve;

• Pezullon licencat;

• Përgatit raportet vjetore;

• Kryen punë administrative për Komisionin; etj.

i Për informata shtesë, ju lutem vizitoni ueb-faqen e departamentit: www. mti-ks.org

KOMISIONI PËR KONTROLLIN E TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Vendimi nr. nr. 01/114, më 30 janar 2013 është themeluar Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike. Komisionin e drejton përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe për-bëhet nga pesë (5) anëtarë dhe zëvendës të tyre, të cilët përfaqësojnë:

• Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë;

• Ministrinë e Punëve të Jashtme;

• Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës;

• Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe

• Doganat e Kosovës. Komisioni ka për detyrë të shqyrtojë, aprovojë, anulojë, ndryshojë dhe revokojë li-cencat për eksport, import, transit, trans-ngarkim, eksport jashtë territorial, ri-trans-ferim dhe ofrim të shërbimeve të ndërlidhura. Gjithashtu, kryen edhe punë tjera të parapara me ligj. Vendimet e Komisionit merren me konsensus të arritur nga të gjithë anëtarët. Komisioni mund të kërkojë asistencë dhe këshilla nga Agjencia Kosovare e Intelig-jencës dhe Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit, Agjensioni për produkte dhe pajisje medicinale. Në kryerjen e funksioneve të veta, Komisioni mund të kërkojë asistencë edhe këshil-la edhe nga ministritë tjera, institucioneve dhe ekspertët e fushave përkatëse. 14

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

REGJISTRI I TREGTISË DHE

PROCEDURA E LICENCIMIT REGJISTRI I TREGTARËVE ME MALLRA STRATEGJIKE Personat e interesuar të punojnë në fushën e eksportimit ose importimit të mallrave strategjike, ose në ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura janë të obliguar të regjistro-hen në regjistrin të cilin e mban Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Regjistrimi është parakusht për të aplikuar për licencë të eksportit, importit ose ofrimit të shërbimeve të ndërlidhura. Aplikacionet për regjistrim duhet të dorëzohen në formën e stan-dardizuar të shkruar apo në mënyrë elektronike (shoqëruar me dokumentacionin plotësues) në gjuhë zyrtare dhe pranë Departamentit për tregti me mallra strategjike të MTI-së.

i Forma standarde e aplikacionit dhe informatat shtesë lidhur me proce- durën mund të gjenden në: www.mti-ks.org

PROCEDURA E LICENCIMIT Personat që dëshirojnë të merren me eksportimin, importimin, transitin, trans-ngarkim-in, ri-eksportimin, ose ri-transferimin e mallrave strategjike dhe ofruesit e shërbimeve të ndërlidhura, i nënshtrohen kushteve të licencimit të aplikueshme në Kosovë. Aplikacionet për licencë duhet të dorëzohen në Departamentin për tregtinë me mallra strategjike të MTI-së. I gjithë dokumentacioni, informata dhe të dhënat e paraqitësit të kërkesës ruhen në fshehtësi. Departamenti do të përpiqet ta administrojë në mënyrë sa më efikase sistemin e licencave lidhur me tregtinë strategjike ashtu që barra e pajtueshmërisë tek të gjithë palët e interesuara mbahet në minimum. Kërkesat për licencë zakonisht përshkohen nga një proces i gjerë i shqyrtimit, duke përfshirë shqyrtimin nga Komisioni për tregti me mallra strategjike. Përgjatë këtij procesi, Komisioni shqyrton në mes tjerash edhe këto aspekte:

• Ligjshmërinë e aplikuesit;

• Të gjitha palët e përfshira në transaksion;

• Përshtatjen e cilësisë dhe sasisë në transaksionin e propozuar me për-dorimin e fundit dhe përdorimin e fundit të deklaruar;

• Ndonjë pengesë ligjore për transaksionin e propozuar;

• Implikime të mundshme mbi sigurinë kombëtare të paraqitura në transak-

sionin e propozuar; 15

Page 10: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

• Implikime të mundshme mbi politikën e jashtme, përfshirë në mes tjerash:

• Efektin potencial në stabilitetin rajonal;

• Të drejtat e njeriut; dhe

• Pajtueshmërinë me regjimet multilaterale të kontrollit dhe aranzhimet dhe

sanksionet e KB-ve dhe BE-së. Kriteret për shqyrtim të parapara me nenin 15 të Ligjit për tregti me mallra strategjike kanë për qëllim të sigurojnë në maksimum parashikimin e vendimeve. MTI gjithashtu publikon indikatorët e performancës për shqyrtim të licencës, të cilët përcaktojnë synimet që duhet arritur për procedimin e aplikacioneve për licenca. MTI synon arritjen e caqeve në kohë të duhur. Bazuar në vendimet e Komisionit, Departamenti MTI-së për tregti me mallra strate-gjike lëshon këto lloje licencash: LICENCË INDIVIDUALE – autorizim për një person të caktuar ose ofrues të shërbi-

meve të ndërlidhura për kryerjen e aktiveve lidhur me një përdorues të fundit, një pranues të ngarkesës, ose shitës në shtetin e huaj dhe që mbulon një apo më shumë prej mallrave strategjike. Kjo licencë është e vlefshme deri në dy (2) vite.

LICENCË GLOBALE – autorizim i dhënë eksportuesit të caktuar dhe mbulon një

apo më shumë artikuj të destinuar për një apo më shumë shtete/përdorues të fundit. Kjo licencë është e vlefshme deri në tre (3) vite.

LICENCË E PËRGITHSHME – autorizim i dhënë për importim, eksportim, transit,

ose trans-ngarkim të mallrave strategjike, ose ofrim të shërbimeve të ndërlidhu-ra, në kushtet specifike dhe drejt shteteve të specifikuara në licencën e përg-jithshme. MTI-ja publikon mbulimin dhe kushtet e përdorimit të licencës së përg-jithshme.

16

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

AUTORIZIMET E DHËNA NGA

INSTITUCIONET SHTETËRORE NË

LIDHJE ME MALLRAT STRATEGJIKE Institucionet tjera të Republikës së Kosovës lëshojnë autorizime për mallra strateg-jike në këto raste:

• Autorizimi për importimin e mallrave strategjike të destinuara për Forcën e Sigurisë të Kosovës ose institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë, të cilin e lëshon Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës ose Ministria për Punë të Brendshme.

• Autorizimi për eksportimin e përkohshëm të mallrave strategjike për përdorim

nga Forca e Sigurisë e Kosovës ose institucionet e autorizuara shtetërore të sigurisë, të cilin e lëshon Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe ose Ministria për Punë të Brendshme.

• Autorizimi për importimin e mallrave strategjike të pranuara si donacione për

autoritetet e Qeverisë së Kosovës, të cilin e lëshon Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës ose Ministria për Punë të Brendshme, kur këto mallra i destinohen ministrive përkatëse ose institucioneve të autorizuara shtetërore të sigurisë.

• Autorizimi për eksportimin e mallrave strategjike bazuar në marrëveshjet e

nënshkruara nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të lëshohet nga Min-istria për Forcën e Sigurisë të Kosovës.

• Autorizimi për eksport, transit, trans-ngarkim të mallrave strategjike tek sub-

jektet të cilat operojnë si pjesë e misioneve ushtarake, paqeruajtëse ose hu-manitare do të lëshohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës

• Autorizimi për eksportimin, importimin, transitin dhe trans-ngarkimin e mall-rave

strategjike në lidhje me aktivitet e zbatimit (hetimin e shkeljeve që kanë të bëjnë me mallrat strategjike) do të lëshohet nga organet relevante qeveritare.

INFORMATA PLOTËSUESE Format e aplikacionit dhe informatat mbi atë se si duhet aplikuar për licencë janë paraqitur në ueb-faqen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

17

Page 11: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR Autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës janë duke bashkëpunuar me shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të zbulimit, ndërhyrjes, hetimit dhe ndjekjes penale të transferimeve të kundërligjshme të mallrave strategjike. MTI-ja merr pjesë në shkëmbimet ndërkombëtare të informacioneve për të gjitha aspek-tet e kontrollit të tregtisë me mallra strategjike. Republika e Kosovës ka marrëdhënie të hershme bashkëpunimi me qeveri të shteteve të ndryshme, sikurse në mes tjerash, me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, respektivisht Programin për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufirit (EXBS), autoritetet licencuese dhe agjencitë e ndryshme të zbatimit të ligjit nga Kroacia, Autoritetin e Kontrollit të Eksportit nga Shqipëria edhe Departamentin për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike të Bullgarisë. Fusha e bashkëpunimit përfshinë zhvillimin ligjor dhe rregullativ, ndërtimin e kapac-iteteve, trajnimin e stafit, ndërgjegjësimin e industrisë, zbatimin e ligjit, dhe për-dorimin efikas të pajisjeve për zbulim dhe identifikim. BASHKËPUNIMI ME INDUSTRINË Departamenti i MTI-së për tregti me mallra strategjike kërkon bashkëpunimin e ngushtë me industrinë përmes dialogut me të gjitha palët e interesuara, të cilat do t’ia mundësojnë MTI-së t’i kuptojë shqetësimet e industrisë dhe t’i njoftojë ato lidhur me kushtet dhe kriteret për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike. MTI-ja ka për detyrë që në bashkëpunim me Komisionin ta ndihmojë industrinë që kjo e fundit të jetë në pajtueshmëri me angazhimet përkatëse. Për arritje e këtij qëllimi MTI do të organizojë seminare, punëtori, trajnime etj.

i Këtu mund të gjeni më shumë informacione lidhur me ngjarjet e planifikuara: www.mti-ks.org

Me qëllim të përmirësimit të komunikimit me industrinë, Departamenti i MTI-së për tregti me mallra strategjike, ka hapur një linje telefonike për informata dhe pyetje të përgjithshme lidhur me kontrollin e tregtisë me mallra strategjike: Telefoni: 003813820036626 003813820036567

18

KONTROLLI I TREGTISË ME MALLRA STRATEGJIKE

MEKANIZMAT ZBATUES Republika e Kosovës është e përkushtuar që të ruaj dhe fuqizojë efektivitetin e sistemit kontrollues të tregtisë strategjike dhe ka krijuar mekanizma të ndryshëm zbatues me të cilët do të sigurohet implementimi efektiv dhe pajtueshmëria me leg-jislacionin i cili rregullon kontrollin e tregtisë me mallra strategjike. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (në bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore) është përgjegjëse për verifikimin e pajtueshmërisë të të gjitha palëve të interesuara. Oficerët e Doganave të Kosovës janë të autorizuar që në kufi të kontrollojnë ek-sportimin, importimin, transitin apo trans-ngarkimin e mallrave strategjike nëse ky aktivitet zhvillohet në përputhje me kushtet e licencës. Kontrollimi i pajtueshmërisë bëhet para, gjatë dhe pas lëshimit të licencës. Dënimet penale dhe administrative për shkeljet gjatë tregtimit me mallra strategjike mund të jenë të rënda. Për një shkelje e cila ka shkaktuar dëme ose pasoja të rënda për sigurinë e shte-tit, politikën e jashtme ose sigurinë publike, kryerësit mund të dënohen me një (1) deri në tetë (8) vjet burgim ose me gjobë prej 10,000€ deri në 30,000€. Në raste të veçanta, personi mund të dënohet me gjobë e cila është katër herë më e madhe se vlera e mallrave të përfshirë. Si pjesë e dënimit gjykatat mund të urdhërojnë edhe konfiskimin e mallrave. Personat fizikë ose juridikë të cilët kryejnë shkelje mund të ndalohen të ushtrojnë aktivitetet afariste me mallra strategjike ose ofrim të shërbi-meve të ndërlidhura. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjithashtu mund të shqiptojë dënime adminis-trative siç janë, kufizimi, revokimi ose anulimi i licencës dhe/ose regjistrimit, ose të shqiptojë gjoba prej 1,000 € deri në 5,000 €, ose dyfishin e vlerës së mallrave strategjike ose shërbimeve të ndërlidhura sipas kontratës, ose sipas vlerësimit të Ministrisë, cilado të jetë më e madhe. Duhet vënë në pah se në disa raste mund të zbatohen si dënimet penale ashtu edhe dënimet administrative.

i KONTAKTE TË DOBISHME:

Telefoni: 003813820036626 003813820036567

19

Page 12: Kontrolli i Tregtisë me Mallra Strategjike në Kosovë · armëve kimike ose biologjike. Koordinimi i masave të kontrollit të tregtisë nacionale i ndihmon anëtarëve të grupit

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA - REPUBLIC OF KOSOVO Qeveria - Vlada - Government Ministria e Tregtisë dhe Industrisë | Ministarstvo Trgovine i Industrije | Ministry of Trade and Industry