INTERVISTË E ISH5KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, LDK i bën ... · padyshim më të madhin ndër...

2
PERIODICALS T T 1 CYANMAGENTAYELLOWBLACK FROM AUGUST 7 TO AUGUST 9 2012, VOLUME 21 NO. 2173 $1.50 COPYRIGHT © 2012 ILLYRIA THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER, INC. THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER Setting the stage: The Kosova National Ballet Israeli Foreign Minister in Albania, opens new embassy in Tirana Kuci: Nikolic “is having dreams of the 90s” Saying farewell to Hoxha’s bunkers page 2, 5 page 4 page 4 page 8 Pages in English 2-10 Published in New York faqe 16 faqe 12 faqe 36-37 faqe 23 faqe 14-15 faqe 32-33 Ali Podrimja - Poeti që i këndoi gjeografisë së shpirtit duke e sfiduar hartën e grisur INTERVISTË E ISHKRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, PANDELI MAJKO, DEPUTET I PARTISË SOCIALISTE NË OPOZITË DHËNË GAZETËS “ILLYRIA” “Jo” të madhe ndryshimit të kufijve... Rolin e tregtarit të territoreve historikisht si shqiptarë e kemi humbur LDK i bën thirrje Jahjagës të japë dorëheqje Berisha: Referendum popullor për heqjen e imunitetit Analisti Fatos Lubonja thotë se heqja e imuniteteve nuk ndikon në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve sepse mungon vullneti politik i palëve “Mirë se vini në Alpet Shqiptare, Vuthaj 2012” U mbajtën takimet tradicionale Bulo: Ndryshimet në gjuhën shqipe duhen, por me kujdes e maturi, pa paragjykime

Transcript of INTERVISTË E ISH5KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, LDK i bën ... · padyshim më të madhin ndër...

Page 1: INTERVISTË E ISH5KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, LDK i bën ... · padyshim më të madhin ndër shqip - tarët të këtejshëm e të andejshëm...! Megjithëse, sa qe gjallë, madje

PERIODICALS

T

T

1 CYANMAGENTAYELLOWBLACK

FROM AUGUST 7TO AUGUST 9

2012, VOLUME 21

NO. 2173

$1.50

COPYRIGHT © 2012ILLYRIATHE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER, INC.

THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER

Setting the stage: TheKosova National Ballet

Israeli Foreign Minister in Albania, opens new embassy in Tirana

Kuci: Nikolic “is having dreams of the 90s”

Saying farewell to Hoxha’s bunkers

page 2, 5 page 4 page 4 page 8

Pages in English 2-10

Published in New York

faqe 16

faqe 12

faqe 36-37

faqe 23

faqe 14-15

faqe 32-33

Ali Podrimja - Poeti që i këndoi gjeografisë së shpirtit duke e sfiduar hartën e grisur

INTERVISTË E ISH-KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, PANDELI MAJKO, DEPUTET I PARTISË SOCIALISTE NË OPOZITË DHËNË GAZETËS “ILLYRIA”

“Jo” të madhe ndryshimit të kufijve...Rolin e tregtarit të territoreve historikisht si shqiptarë e kemi humbur

LDK i bën thirrje Jahjagës të japë dorëheqje

Berisha: Referendum popullor për heqjen e imunitetitAnalisti Fatos Lubonja thotë se heqja e imunitetevenuk ndikon në luftën kundër korrupsionit tëzyrtarëve sepse mungon vullneti politik i palëve

“Mirë se vini nëAlpet Shqiptare,Vuthaj 2012”

U mbajtën takimettradicionale

Bulo: Ndryshimet në gjuhën shqipe duhen, por me kujdes e maturi, pa paragjykime

Page 2: INTERVISTË E ISH5KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, LDK i bën ... · padyshim më të madhin ndër shqip - tarët të këtejshëm e të andejshëm...! Megjithëse, sa qe gjallë, madje

33#2173 7 - 9 GUSHT, 2012

32#2173 7 - 9 GUSHT, 2012

Nga Mexhid Mehmeti

Ka ca ditë që po përpëlitem t’ithem ca fjalë për Aliun tonë tëdashur, i cili iku në amshim duke ilënë të pikëlluar të gjithë që edeshën dhe e adhuruan. Disa fjalëpër Ali Podrimjen - POETIN,padyshim më të madhin ndër shqip-tarët të këtejshëm e të andejshëm...!Megjithëse, sa qe gjallë, madje edhetani pas ikjes së tij në botën e përte-jme, ishte i të gjithëve. I donte dhee donin, si të këtejshmit ashtu edhetë andejshmit. Kam përshtypjen see njëjta gjë është duke i ndodhuredhe në kontekst të kësaj dhe të asajbote. Sepse: Për Aliun KOMBI ishtenjë - i pandarë... Tjetër punë ështëse kishim fatin t’i (mbi)jetonimshekujt me “Hartën e grisur” (titullii librit të tij në greqishte). Të tjerëtna e kishin grisur atë hartë shpirtipa të drejtë. Na kishin ndarë e bërëcopë-copë, në pesë shtete e “shtete”!Të kufizuar gjithandej shqiptarëtme shqiptarë! Pastaj, ah, diasporae shprishur, në të gjitha meridianet,kontinentet... Pamëshirshëm nakishin shndërruar në “Torzo” (titullii një libri tjetër të Aliut). Pa fajintonë kishim mbetur në “Bisht të sor-rës” (shprehje e shpeshtë e tij). Qëdo të thotë në bisht të Europës hile-qare! Ishim popull fatkeq...

POEZIA – NJOHJA IME E PARËME ALI PODRIMJEN

Gjenerata ime (pak më e re se eAliut), kemi frymuar me poezitë etij, të Esad Mekulit, EnverGjerqekut, Martin Camajt, AzemShkrelit, Din Mehmetit, MuratIsakut, Jakup Cerajës, Mirko Gashitetj. Me ëndje i lexonim krijimet po-etike të tyre, në fillim gegënisht epastaj edhe në gjuhën e unjisuar le-trare. S’di pse, por Ali Podrimja dal-lonte nga të tjerët, jo se ishte(atëherë) më i miri, por se kishtedisi më shumë liri vargu, laryshi

temash, figura artistike e metaforatë bollshme dhe një ritëm, rimë tëpadukshme dhe muzikalitet bren-dapërprenda poezisë, që nuk të lintetë qetë për pa e lexuar edhe një herë,pastaj edhe një herë tjetër... Nukngopeshe dot së lexuari ato vargje,ngjashëm me të uriturin që imungon ushqimi dhe mbetet akomai uritur, i pangopur sa duhet. Përfat të mirë, Ali Podrimja me krijim-tarinë e tij, ishte gjithëherë dhegjithandej i pranishëm dhe i fryt-shëm. Asnjëherë nuk i la të “uritur”lexuesit e tij të devotshëm që e ad-huronin tepër. Poezia, pra, ishtenjohja ime e parë me Ali Podrimjen,të cilin fizikisht e paramendoja “tëpaprekshëm”, ashtu siç i kon-sideroja të gjithë poetët, të jashtëza-konshëm, hyjnor...

Më vonë, gjatë studimeve, pasvitit 1968 (vit ky i kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,të demonstratave të studentëve tëKosovës, të kremtimit të 90 - vje-torit të Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit...), pata rastin t’i njoh edhefizikisht shumë nga “të papreksh-mit”, poetët që asokohe mbanin mbisupet e tyre, jo vetëm zhvillimin eletërsisë shqipe të këndejme (shqip-tarëve në Ish- Jugosllavi), por, deridiku, edhe të andejme, të Shqipërisëlondineze. Pra, të zhvillimit të kul-turës shqiptare në përgjithësi, paqenë të ndarë edhe nga momentetmë kritike të zhvillimeve politike,nga e cila varej fati i popullit shqip-tar gjithandej të martirizuar, madjeedhe në përmasa biblike.

VIZITAT E SHPESHTA NËPRESHEVË

Pasi kisha kryer studimet, unë,mbase “më i vogli” ndër ta, poetët që iadhuroja aq shumë e nga të cilët mëso-ja në vazhdimësi alfabetin e shkrim-tarisë, isha kthyer në vendlindje, nëPreshevën time martire ku zhvillojaaktivitet letrar në krye të “Feniks” - it,

klubit letrar që nxirte revistën “Panora-ma” dhe kishte edhe edicionin botues.Në aktivitete të shumta të këtij klubi,nuk mungonin edhe të ftuarit eshumtë, poetët nga Kosova, në mesine të cilëve asnjëherë nuk mungonte imadhi Ali Podrimja. Publiku preshevare mirëpriste si rrallë dhe që nga atëherëkishte nisur miqësia ime me të. Pasviteve të nëntëdhjeta, sa herë udhëtontepër Europë, në misionet e tij të shenjta,për të përhapur me poezi atdhetarinëndër bashkatdhetarë të shpërndarë sivetë e qyqes e për t’i mobilizuar tandihmojnë atdheun e rrezikuar, udhë-tonte përmes Preshevës për në Aero-portin e Shkupit. Ditën që qëndrontenë Preshevë e kalonim bashkë nëshoqëri edhe me shumë miq të tjerë...Me ndihmën e një agjensie turistikendonjëherë ia siguroja falas biletat

kthyese të aeroplanit për në destina-cionin e udhëtimit dhe e shoqërojaderi në kufirin shqiptaro-shqiptar midisish Republikës së Maqedonisë dheJugosllavisë së mbetur, përkatësishtSerbisë, i ruajtur aq shumë nga forcatsllave. Madje, ndonjëherë na ështëdashur që atë kufi të hekurt ta kalonimilegalisht në këmbë?! O, Zot, në çdoçast mund të ndodhte më e keqja,mirëpo dëshira për të “shpërthyer”,për ta “zhbërë” atë kufi, që na ndantepamëshirshëm, ishte më e madhe sevetë frika nga vdekja, qoftë edhe ngandonjë plumb qorr...

PUNA JONË NË GAZETËNRILINDJA

Pas luftës së Kosovës, me ardhjentime në Prishtinë, pata fatin të jemdhe të punojmë bashkë me Aliun nëtë njëjtën redaksi, redaktorë të rubrikëssë kulturës në Rilindja, gazetë kjo metraditën më të gjatë në Kosovë, botimii së cilës u ndërpre padrejtësisht më2002 nga autoritetet vendore endërkombëtare. Pas mbylljes sëgazetës, mbeta pa punë, kurse Aliuvazhdoi aktivitetin si anëtar i rregullt iAkademisë së Shkencave të Kosovës,anëtar i Bordit të RTK-së etj., mirëpomiqësia mes nesh vazhdoi me takimetë shpeshta e gati të përditshme. Jorrallë m’i ofronte poezitë më të reja qëi kishte shkruar dhe gëzohej si fëmijakur ia lavdëroja, jo vetëm sa për sy efaqe, por sepse ato vërtet më pëlqenin.Ishte mjeshtër markant i vargut. Elakmoja për dashurinë që kishte ndajpoezisë, për gjetjet, figurat stilistike esimbolikat që i inkorporonte brendaatyre vargjeve.

VIZITA QË I BËMË BËRKOVIQITNË PODGORICË

Një telefonatë, paksa jo e zakon-shme, ma kishte nxjerrë gjumin njëpasdite të verës së kaluar. Ishte zërii Ali Podrimjes: Jevremit i ka vdekurbashkëshortja! Nesër me Smajl

Smakën do të shkojmë në Pod-goricë. A dëshiron të vijsh me ne,më pyeti. Po, iu përgjigja pa uhamendur. Të nesërmen, me ve-turën e Smajlit, më morën në Fushë- Kosovë dhe përmes Pejës e Rozha-jës arritëm në Podgoricë. Atje napriti me mirësjellje shkrimtari Mi-rash Martinoviq, autor i romanit“Teuta” të botuar edhe në shqipe,dhe autor i shumë veprave të tjeracilësore. Kur na pa JevremBërkoviqi (shkrimtar malazias mepërmasa europiane), vëllamth meAli Podrimjen, i ndritën sytë, thuaseiu kishte fashitur paksa dhembjanga një humbje aq e madhe. Nakishte falënderuar publikisht përgjestin duke na prezantuar sivëllezër të tij shqiptarë nga Kosova.Edhe me këtë rast isha bindur seAli Podrimja ishte i respektuarshumë jo vetëm në mjedisin ku je-tonte, nga ata që e rrethonin, poredhe në përmasa më të gjera,gjithandej në botë ku respektohejarti poetik, madje edhe nga njerëzite kalibrit të Bërkoviqit. Ishte e qartë:Ali Podrimja, tok me ta qëndronteballëlartë në Panteonin e poezisëbotërore...

GËZOHEJ EDHE PËR SUKSESETE TË TJERËVE

Ali Podrimja u gëzohej edhe suk-seseve të të tjerëve, madje i ndih-monte. Më kujtohet sa me gëzim ikishte marrë lajmet e përfshirjessime në Antologjinë e PoezisëBotërore të Paqës, në Almanakun ePoetëve të Botës, mandej botimet elibrave të mi në gjuhë të huaja siboshnjakisht, rumunisht, kinezisht,italisht... Urime, më thoshte, tëlumtë, më shumë jemi duke bërë nepër afirmimin e çështjes së Kosovësse politikajt... I pata treguar ftesënqë e kisha për pjesëmarrjen nëMaratonën Poetike të Sarajevës (mëi madhi i këtij lloji në botë), ku mëishte botuar libri në gjuhën boshn-

Ali Podrimja - Poeti që i këndoi gjeografisë së shpirtit duke e sfiduar hartën e grisur

jake “Gatanje” (Fall), që duhej tëpërurohej atje në Sarajevë. Ishtegëzuar për këtë të dhënë dhe gati përçdo ditë më pyeste se kur do tëshkoja? Më porosiste t’u bëja të fala,sepse, më thoshte, edhe atje më njo-hin, kam shumë miq edhe në Sara-jevë.

Nuk do ta harroj kurrë çastin kurmë pati përqafuar në kafiterinë Koha,përballë Pallatit të Shtypit, pas redak-timit të librit tim me poezi “Peizazh ingrirë”. Më pati përgëzuar në pranitë recensentit Agim Vinca, duke mëthënë se ishte libri i parë që e nën-shkruante pa bërë farë ndryshimi,madje as të titullit të librit e të cikleve.

Kohëve të fundit më thoshte sh-pesh: Për shumkë kam bërëshumëçka, kurse ata s’bënë asgjë përmua, madje ma kthyen me të keq.Ndërkaq ti ke bërë shumë për mua,kurse unë nuk kam bërë asgjë për ty.E kishte fjalën për Edicionin Botuestë Rilindjes ku ishte redaktor e kunuk më kishte botuar asnjë libër, pas-taj për Antologjitë që i kishte hartuare ku asnjëherë nuk kishte përzgjed-hur ndonjë poezi timen... E ndienteveten keq për këtë fakt, megjithqëishte i bindur se në mua nuk kishinndikuar për të keq. E dinte që e dojapa hile. Se isha mik i vërtetë i tij...

SARANDA - UDHËTIMI IPARAFUNDIT I ALI PODRIMJES

Përjetimi i fundit me Ali Podrim-jen ishte udhëtimi për në Festivaline Poezisë Jonike në Sarandë. Aliu qënga Mali i Robit ku ishte dukepushuar me familje, më kishte tele-fonuar disa herë për t’ia siguruar njëbiletë për Sarandë, sepse edhe aidonte të udhëtonte me mua nga Pr-ishtina?! Nuk i kisha premtuar, sepsekisha marrë përsipër obligimin tabëja të njëjtën gjë për SabahudinHaxhialiqin, shkrimtar dhe mik i iminga Sarajeva, i cili nga atje për në Pr-ishtinë do të udhëtonte përmes NoviPazarit një ditë para se të niseshimpër në Sarandë. Aliu kishte arritur tasiguronte biletën, kështu që udhë-timin e bëmë bashkë. Udhëtuam tërënatën në një kombibus të Agjensisë“Sharri”, unë, Aliu dhe Sabahudini.Bisedat dhe shakatë ishin të pash-mangshme. Aliu si gjithnjë printe meprirjet e tij për shaka... Herët nëmëngjes arritëm në Sarandë, ku mezikontaktuam me nikoqirin BardhylMaliqin, i cili na vendosi në hotel.Meqë Sabahudini na tha se ishte kër-rhaq, vendosëm t’ia lëmë dhomën mëvete, kurse unë e Aliu u vendosëm nënjë tjetër dhomë.

Ende pa u vendosur si duhet Aliun ekaploi një shqetësim i pakuptueshëm.Ishte penduar për ardhjen e tij nëSarandë! Kam gabuar që erdha, mëthoshte, dua të kthehem në Prishtinësepse kam për të shkuar në Paris! (NëParis? O Zot, mos ishte kjo një parand-jenjë? Parandjenjë...? Po në Paris kishtetë shkonte pas një muaji!...) Eja edhe time mua në Prishtinë, më luti! Pastajme rrëmbim nxori bagazhin nga dhomadhe u ul në fotelen e recepcionit! Meziarrita ta bindë të kthehet në dhomë... Ushtrimë për një sy gjumë. Ishim tepërtë lodhur, kurse në mbrëmje na pristeprezantimi i parë...

POEZIA E FUNDIT E TIJ

Aliun nuk e merrte gjumi! Mbaseedhe nuk “donte” të flente?! Herëdilte jashtë, herë hynte brendë nëdhomë me shamatë duke ma prishurgjumin. Zgjohu, më thoshte, e tërëbota po lëvizë, të gjithë janë të zgjuar

kurse ti po fle! Hynte e dilte duke irrapëlluar dyert e duke i ndezur dri-tat. Dhe kjo ndodhte çdo gjysmë ore.Mëkot i lutesha të më linte të qetë,mëkot i përgjërohesha, ai e bënte tëveten, ndërkaq unë nga respekti,mbase i tepruar, nuk më pushtontemllefi, as hidhërimi ndaj tij! Dikur,rreth orës 14, më “zgjoi” sërish, portani mbante në dorë blokun e xhepit.Dëgjo, më tha, e kam shkruar njëvjershë, dhe filloi ta lexonte. Unë edëgjova me vëmendje dhe duke ibuzëqeshur i fola: Hallall të gjithamaltretimet që m’i bëre Mixhë, paskeshkruajtur një vjershë të mirë.Vërtetë?, më pyeti dhe ma lexoi edhenjë herë. Poezia titullohej “Fustani iverdhë”. Sa më kujtohet fillonte mevargun Për hajër të qoftë tradhëtia...,vazhdonte me Kafshim minjësh,gjarpinjsh... fustan të verdhë etj. Mëpëlqeu fort. Ia lavdërova edhe njëherë. Paksa i lastuar më tha, epokështu shkruhet poezia bablok... Uqesha me zë dhe në shaka i thashë:Dëgjo çka po të them. Vaj për gruantënde çka paska hequr me ty! Pse,më pyeti i habitur, pa e kuptuar seku doja të dilja! Fol, më tha, duke mëshikuar drejt në sy si i përhumbur...!Po sa poezinë e ke shkruar ti, o AliPodrimja, mjerë ajo e mjera...Buzëqeshi hidhur duke e futur blokunnë xhep. Gjatë tri ditëve në Sarandë,disa herë më kërkoi t’ia them ato fjalëtë tjerëve. Iu tregova Visarit, Sabahu-dinit, Bardhylit, Fatmirit... Të gjithëe kishin kuptuar, pagjumësia dheshqetësimet e asaj dite që i ndodhënAliut. Ishin, siç thonë, dhembjet paralindjes... Asgjë e mirë nuk mund tëlindte pa dhembje! Konstatim paksai çuditshëm edhe për poezinë...

Në mbrëmje Ali Podrimjashkëlqeu. Atë natë në program ishinvetëm ai, Sabahudin Haxhialiqi dheGjuzepe Napolitano. Një ndër poezitëqë i lexoi Aliu i kushtohej Çamërisë.E lexoi me zë kumbues dhe me mlleftë theksuar, ndoshta për inat të po-etëve grekë që përpiqeshin të domi-nonin në festival...

Pas kthimit në Prishtinë, e takovanë byfenë e RTK-së, u ul në tavolinëntime dhe më tregoi se e kishte hum-bur blokun e numrave të telefonit kue kishte të shënuar edhe poezinë“Fustani i verdhë”. Kërkoi nga unët’ia thoja përmendësh, por unë veçca parafrazimeve të zbehta, nuk arritadot t’ia thoja të tërën... Pas kësaj ekam takuar edhe nja dy herë dhe kampirë kafe me të, por nuk e kemi zënën’goje poezinë në fjalë. Më nuk epashë... Kishte vajtur në Paris, nëtakim me Lumin, me shkrumin e tij.Kishte ikur në pakthim...

U habita tepër kur bashkudhëtarjae fundit e tij Ilire Zajmi më dëftoi seAli Podrimja në Festivalin e Poezisënë Paris e kishte lexuar poezinë “Fus-tani i verdhë”! Bah, si është emundur, pyeta veten në ato çaste, osee paska gjetur blokun ose e paskarishkruar atë poezi. Mbase të funditqë e kishte (ri)shkruajtur dhe (ri)lex-uar në jetë... Unë isha ai që e kishadëgjuar i pari, dy herë radhazi ngagojë e tij, me zë drithërues e shikimtë përhumbur. Se çfarë fati do të ketëtutje ajo poezi nuk mund ta dijëaskush, madje as unë!

Lajmi i hidhur, njëherë për zhduk-jen, pastaj për ikjen e Ali Podrimjesnë amshim, ma ndali frymën... Ishtelajm i trishtë për një vdekje të hi-jshme që lëkundi themelet e poezisëshqipe e asaj botërore. Lajm që tron-diti zemrat e të gjithë atyre që e njih-nin, e admironin e që i adhuroninpoezitë brilante të tij...

Nga e majta: Gjuzepe Napolitano, Vilhelme Vranari - Haxhiraj, Sabahudin Haxhialiq, bashkëshorti i Vilhelmes Fitim Haxhiraj, Mexhid Mehmeti dhe Ali Podrimja në Sarandë.

Nga e majta: Smajl Smaka, Ali Podrimja, Jevrem Bërkoviq, Mexhid Mehmeti dhe Mirash Martinoviq në Podgoricë.

Nga e majta: Mexhid Mehmeti, Ali Podrimja, Gjuzepe Napolitano dhe Sabahudin Haxhialiq në Sarandë.

Bardhyl Maliqi, Fatmir Terziu, Ali Podrimja etj. në Sarandë.

Ali Podrimja duke e lexuar poezinë për Çamërinë në Festivalin e Poezisë Jonike në Sarandë.