Buletini Qershor 2015

49

Transcript of Buletini Qershor 2015

Page 1: Buletini Qershor 2015
Page 2: Buletini Qershor 2015

1 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Page 3: Buletini Qershor 2015

2

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

BULETIN QERSHOR

2015

Adela DANAJ

Blerina LLALLA

Brenton KOTORRI

Elena PICI

Flutura GJANA

Gerion TRESKA

Jona HOXHAJ

Megi LLUBANI

Rezarta CAUSHAJ

Sokol KONDI

Ky publikim u mbështet nga Friedrich Ebert Foundation, zyra e Tiranës.

*Faktet, analizat dhe qëndrimet e publikuara nga APPA,nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

Page 4: Buletini Qershor 2015

3 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

KRYEMINISTRIA

Brenton KOTORRI, BA

1- Kryeministri i të gjithëve, në fushatë për “të vetët”.

Duhet theksuar, që në fillim, se fushata

elektorale për zgjedhjet lokale, e ka

përfshirë të gjithë aktivitetin e

kryeministrit të Shqipërisë brenda gardhit

të kryetarit të partisë. Për të dytin muaj

rresht, në gati çdo dalje të tijën publike,

por në fakt edhe gati në gjithë aktivitetin

e tij faktik, kryeministri nuk është sjellë si

asgjë tjetër veçse si lider i PS. Mjafton pak

vëmendje për të parë se ditari i

përjavshëm i Këshillit të Ministrave nuk

është programuar më që prej datës 29

maj. Ky pezullim i ditarit, nuk ndodhte që

prej shkurtit të vitit 2014, kur edhe nisi të

publikohej.

Në kulmin e fushatës elektorale,

kryeministri gjeti sidoqoftë kohën për të

ftuar investitorët italianë, me një slogan

shumë të gjetur: “Në Shqipëri mund të

hapësh një sipërmarrje brenda 8 orëve

duke paguar 1 euro.” Ndërkohë, në

mbledhjen e Këshillit të Ministrave të

datës 10 qershor, zëvendës-kryeministri,

në mungesë të kryeministrit, ka firmosur

vendimin për “Miratimin e procedurave

për transferimin e të drejtave dhe

detyrimeve, personelit, aktiveve të

trupëzuara dhe të patrupëzuara, të

arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër

zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të

prekura nga riorganizimi administrativo-

territorial.” Transferimi i të drejtave dhe

detyrimeve nga njësitë “Komunë” tek

njësitë e reja “Bashki”, mund të ndodhin

edhe kështu, pra thjeshtë me një VKM,

mirëpo, kjo ndodh vetëm pasi është

hartuar, miratuar dhe hyrë në fuqi, i gjithë

kuadri ligjor për ekzistencën dhe

funksionimin e njësive të reja. Gjë e cila

ende nuk ka ndodhur dhe nuk është

planifikuar të ndodhë së afërmi.

Nga ana tjetër, një vendim

për t’u përgëzuar është

marrë në mbledhjen e Këshillit të

Ministrave më datë 18 qershor në lidhje

me: “Miratimin, në parim, të konventës së

Këshillit të Evropës “Për falsifikimin e

produkteve mjekësore dhe krime të

ngjashme që përbëjnë kërcënim për

shëndetin publik”. Kjo do të thotë, se

tashmë falsifikimi i produkteve mjekësore

do të jetë një shkelje që shteti shqiptar do

ta dënojë bazuar në detyrimet e lindura

nga shkrimi i kësaj konvente, dhe

njëkohësisht, mbrojtja e qytetarëve prej

produkteve mjekësore të falsifikuara do të

jetë një detyrim për shtetin, bazuar pikërisht mbi këtë konventë.

2- Sërish të papunë

Ndërkohë që gjatë ditëve të fushatës secili

prej nesh pati mundësinë të shihte të rinj

të panumërt që brohorisnin dhe tundnin

flamujt e partive politike, INSTAT-i,

publikon një raport mbi forcën punëtore,

ku ndër gjetjet kryesore thuhet se “Për të

rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e

papunësisë është 34,1 %.” Shifër kjo, që

edhe në rastin më të mirë, është sa

dyfishi i Bashkimit Europian. I njëjti

raport jep gjithsesi shifra kontradiktore, si

përshembull: “Numri i të punësuarve

është rritur me 103.945 persona” pastaj

“Numri i personave të papunë është rritur

me 3.279” ose “Shkalla e papunësisë për

femrat ka mbetur në të njëjtin nivel

16,8 %, ndërsa për meshkujt ka rënë me

2,2 pikë përqindje”. Pa dashur të bëjmë

aludime të pabaza, duhet sqaruar se këto

statistika nuk kanë qenë të porositura në

kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale,

për të mbështetur shifrat që kryeministri

prej kohësh proklamon publikisht. Ky

kontradiksion përshembull, ilustrohet edhe

në artikullin e gazetës MAPO, ku thuhet

edhe se “Krahasuar me vitin e mëparshëm

pati një rritje të shkallës së papunësisë

me 1,5 pikë përqindje.”, dhe se :

“Krahasuar me vitin pararendës punësimi

u rrit me 1,3 %.” Kryeministri do duhet të

dalë kështu, në një deklaratë publike, pasi

të realizohet një studim serioz. Duke

dhënë llogari, se si qëndron e vërteta, dhe

se ku është qeveria e tij në raport me

premtimin për 300 mijë vende pune që e solli në pushtet.

Page 5: Buletini Qershor 2015

4

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

3- Zgjedhjet si përgjegjësi e shtetit dhe qeverisë

Organizimi i zgjedhjeve është gjithmonë

përgjegjësi e partisë në pushtet, dhe e

qeverisë së momentit. Keq, apo mirë,

organizimi i sjell pasojë ose progres te

gjithë shtetit. Prej vitesh, në vendet në

tranzicion, raportet e misioneve

ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve,

gëzojnë një respekt të veçantë, për shkak

të objektivitetit që sjellin, dhe

profesionalizmit gjithashtu. Edhe në

Shqipëri, raportet e vëzhgimit të

zgjedhjeve të një institucioni si OSBE-

ODIHR, na kanë paraqitur gjithmonë

mangësi, dhe rekomandime konkrete.

Vlerësimi bëhet për të përcaktuar nëse

zgjedhjet janë në përputhje me

angazhimet e OSBE-së dhe standardet e

Këshillit të Evropës, me detyrimet dhe

standardet e tjera ndërkombëtare për

zgjedhje demokratike dhe me

legjislacionin vendas. Në raportin mbi

zgjedhjet e 2015-ës, duhen shkëputur

vërejtjet më serioze dhe më urgjente për

t’u përmirësuar. Në një vështrim të

përgjithshëm, shkëpusim prej raportit se:

“...ndërkohë politizimi i vazhdueshëm i

institucioneve shtetërore, dëmtoi

administrimin efikas të procesit zgjedhor.”

Përgjegjësi kjo direkte e kryeministrit, i

cili kur u pyet në emisionin “Kapital” në

“Vizion+TV”, rreth angazhimit të qeverisë

së vet në fushatë elektorale, me cinizëm u

përgjigj se karburanti i harxhuar prej

automjeteve shtetërore do të

kompensohet nga rrogat personale. Më tej

raporti thekson se “Mungesa e qartësisë

ligjore solli zbatim të paqëndrueshëm të

legjislacionit, i cili shpesh u perceptua

përgjatë linjave partiake.” Apo “Rezultatet

e monitorimit të medias së MVZ-së së

OSBE/ODIHR-it treguan se të gjithë

kanalet televizive të monitoruara, duke

përfshirë dhe transmetuesin shtetëror

favorizuan një nga partitë më të mëdha

në mbulimin e fushatës së tyre. Edhe pse

kërkohet nga ligji, KQZ-ja nuk vendosi

gjoba kundrejt stacioneve televizive për

shkeljen e dispozitave mbi mbulimin e

paanshëm të konkurruesve.” Tregues ky,

për një mungesë totale transparence dhe

paanësie nga ana e qeverisë

aktuale. Sigurisht që pjesa më

alarmante e këtij raporti

ilustrohet nga ky segment: “Personalitetet

kryesore nga partitë e mëdha qeverisëse

shpërndanë çertifikata për legalizimin e

pasurisë së paluajtshme në aktivitetet e

fushatës, dhe një numër kandidatësh të

ASHE-së përdorën aktivitete dhe burime

shtetërore, duke zbehur kështu ndarjen

midis shtetit dhe partisë dhe duke shkelur

paragrafin 5.4 të Dokumentit të

Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990.”

Për shembull, në 1 qershor Z.Veliaj, u

shfaq me Kryeministrin Rama dhe

Ministren e Arsimit Lindita Nikolla për

fillimin e punimeve të ndërtimit të Parkut

Olimpik në Tiranë.

Të gjitha këto zhvillime, duket se nuk

kanë sjellë rezultat të mirë për politikat

publike kryeministrore të Shqipërisë.

Sidomos, po të mbajmë ndërmend faktin

se kryeministri, u ka premtuar

institucioneve të BE-së, se në vjeshtë të

këtij viti, Shqipëria do t’i ketë realizuar 5

prioritetet që kushtëzojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Referenca:

Webi zyrtar i Këshillit të Ministrave: Lajme

http://www.kryeministria.al/al/neësroom/lajme

Webi zyrtar i Këshillit të Ministrave: Fjalime

http://www.kryeministria.al/al/neësroom/fjalime

Webi zyrtar i Këshillit të Ministrave:

Vendime

http://www.kryeministria.al/al/neësroom/vkm

Artikull i “Die Standard” ne ABC News

http://www.abcneës.al/lajme/politike/1/57994

Statistikat e papunësisë në BE.

Page 6: Buletini Qershor 2015

5 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-

explained/images/2/23/Unemployment_ra

tes%2C_seasonally_adjusted%2C_April_2015.png

Artikull mbi papunësinë në Shqipëri nga MAPO.al

http://www.mapo.al/2015/04/instat-rritet-papunesia-ne-vend

Raporti i OSBE/ODIHR, mbi zgjedhjet lokale në Shqipëri, 2015.

http://www.osce.org/sq/odihr/elections/al

bania/165746?doënload=true

Intervistë e Kryeministrit në Vizion+ TV

https://www.youtube.com/ëatch?v=iëXpNpE0mxU

Reporter.al, artikull mbi pasqyrimin e fushatës në median publike.

http://www.reporter.al/mbulimi-i-

njeanshem-e-majta-ne-kqz-shpeton-nga-

gjobat-televizionet/

Page 7: Buletini Qershor 2015

6

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

Gerion TRESKA, MSc

1- “Shurdhimi” i zgjedhjeve lokale

Muaji Maj ka paraqitur një zgjedhje të

vështirë për Ministrinë e Arsimit dhe

Sportit (MAS). Mes mbështetjes së

fushatës së zgjedhjeve lokale në rang

kombëtar por sidomos me vëmendje nga

Tirana dhe tensionit që sjellin gjithnjë

provimet e maturës, MAS u përpoq të kryejë detyrat e saj në të dyja këto fusha.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur

Ministrja Nikolla është shfaqur në

mbështetje të kandidatit të majtë, me

raste duke sjellë në fokus edhe rezultatet

për të impresionuar elektoratin në

funksion të kandidaturës së kandidatit që ajo mbështeste.

Gjithashtu sipas disa mediave kombëtare

të shkruara Ministrja nuk i është larguar

dot traditës së përdorimit të pushtetit të

saj, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë e

herë tërthorazi, për vënien në dispozicion

jo vetëm të burimeve njerëzore por edhe

të infrastrukturës në funksion të

kandidatëve të majtë gjatë fushatës

elektorale. Përdorimi i pushtetit në të tilla

fushata nuk është diçka që duhet të na

habisë pasi është kthyer nga traditë në

një pritshmëri ku askujt nuk i bën më

përshtypje, duke qenë se është një

teknikë e përdorur gjerësisht edhe nga

qeveritë e mëparshme të majta dhe të

djathta, por diferencim mund të bëjë vetëm kush më shumë e kush më pak.

Por në fund të fundit nuk ka fort impakt të

gjykojmë sot Ministren se sa më shumë të

reflektojmë mbi mënyrën se si populli i

thjeshtë e kupton dhe e përjeton lidhjen e ndërsjelltë të interesave me qeverinë.

Zhurma dhe vrulli i fushatës i fashiti zërat

e studentëve të revoltuar në lidhje me

ligjin e ri të arsimit të lartë. Duket sikur

nuk pati më asnjë mundësi që mesazhi të

shkonte dhe diçka të lëvizte, qoftë një

deklaratë e shtyrë nga përgjegjësia për

t’iu përgjigjur shqetësimeve të kësaj pjese të popullsisë.

Në anën tjetër Ministrja Nikolla ndjehet

mjaft e sigurtë në hapat e ndërmarrë në

kuadër të ligjit të ri të arsimit të lartë

duke e promovuar këtë të fundit me

aspektet pozitive që sjell, sidomos në

lidhje me kërkimin shkencor duke e

cilësuar pozicionin e MAS si një ndihmës

që hap portat për bashkëpunime mes

universiteteve shqiptare dhe atyre

Europiane apo edhe financimin e kërkimit

shkencor përmes fondeve të BE,

megjithëse mjaft universitete shqiptare

kanë nisur bashkëpunimin me BE duke

krijuar edhe raste mjaft të suksesshme edhe thjesht duke vënë në dijeni MAS.

Në përfundim, mund të themi se çfarëdo

që të bëjmë traditës nuk i shpëtojmë dot.

Partitë pushtetin që kanë do ta përdorin,

do të dëgjojnë dhe përgjigjën atëherë kur

u intereson dhe do të luajnë rolin e

ndërmjetësit edhe kur janë një tashmë

dhe loja ka kohë që ka nisur.

2- Panairi i ideve, thjesht një panair më shumë

Me iniciativë të disa aktorëve si “UNICEF”,

“Save the Children”, “World Vision” dhe

donatorët “Alpha Bank”, “Universiteti

Marin Barleti” në ambientet e Muzeut

Kombëtar në fillim të muajit Qershor u

zhvillua “Panairi i Ideve” ku morën pjesë

mbi 45 shkolla të ardhura nga 13

Drejtoritë Arsimore Rajonale në vend. Në

kuadër të Shkollës si Qendër Komunitare

pjesëmarrësit prezantuan projekt-idetë e

tyre për zhvillimin e shkollës. Kriteret e

vlerësimit të këtyre projekteve ishin

pjesëmarrja aktive e fëmijëve dhe të

rinjve, angazhimi i komunitetit, negocim

përmes projekteve, zbatueshmëria e projektit dhe promovimi gjithëpërfshirës.

Gjithashtu përfaqësues të biznesit ishin

ftuar në panair me qëllim njohjen me

projekt-idetë e nxënësve dhe

bashkëpunimin për realizimin e këtyre

ideve, si një domosdoshmëri e mëtejshme

për përmirësimin e shkollave në vend. Në

vazhdën e panaireve që zhvillohen në

Shqipëri një event i tillë patjetër që është

Page 8: Buletini Qershor 2015

7 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

inovator. Por ajo çka përfaqëson më

shumë ky panair duket të jetë krijimi i

disa fakteve dhe hapave konkretë të idesë

së Shkollës si Qendër Komunitare.

Shpesh ndodh që edhe panairet në vendin

tonë përdoren për qëllime politike dhe ky

rast mund të jetë i tillë por prania e

mbështetësve privatë dhe organizatave të

huaja e kamuflon në një mënyrë këtë

qëllim. Megjithëse në fund të panairit pati

disa ide fituese të cilat u përzgjodhën nga

një juri me përfaqësues të MAS dhe

partnerëve të tjerë, nuk u kuptua

qartësisht pjesëmarrja e përfaqësuesve të biznesit.

Ndoshta më shumë se sa për t’u njohur

me këto projekt-ide dhe ndihmesën për

realizimin e këtyre ideve, ajo çka MAS dhe

aktorët e tjerë duhet të bëjnë të qartë

është roli i pazëvendësueshëm i shkollës

në shoqëri dhe në formimin ose

deformimin e tregut të punës. Pra

bizneset duhet së pari të jenë të

interesuar drejt shkollës jo vetëm në

infrastrukturë por edhe në përmbajtjen e

programeve, teksteve dhe zhvillimit të

burimeve njerëzore , të gjitha këto si

elemente të cilat do të “prodhojnë” një

fuqi punëtore dhe sipërmarrëse të

kualifikuar ashtu siç e kërkon tregu

vendas dhe ai ndërkombëtar, në mënyrë

që bizneset të kenë një performancë më

të lartë por edhe në konceptin e pastër të

biznesit të kenë kosto sa më të pakta për kualifikimin e punonjësve të tyre.

Referenca:

Webi zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit: Lajme

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/panairi-i-ideve&page=1

Webi zyrtar i Ministrise se Arsimit dhe

Sportit: Lajme

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/laj

me/nxitja-e-praktikave-politikeberese-te-

informuara-nga-evidencat&page=1

Webi zyrtar i Ministrise se Arsimit: Lajme

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/laj

me/panairi-i-ideve-ceremonia-e-cmimeve&page=1

Page 9: Buletini Qershor 2015

8

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË

UJËRAVE

Adela DANAJ, BA

1- Endrra me eksporte bujqësore në Kinë...

Gjatë muajit Qershor Ministria e Bujqësisë

ka publikuar disa lajme sporadike në

lidhje me aktivitetin e saj ministror. Duke

qenë se jemi në muajin e saj të gjashtë

të raportimeve, kemi konstatuar se kjo

ministri zakonisht është e varfër në

aktivitetin e saj. Kështu gjatë këtij muaji,

në faqen zyrtare të ministrisë janë

publikuar lajme të cilat lidhen me

pjesëmarrjen e ministrit Panariti në

evente të rëndësishme ndërkombëtare të

cilat në fakt, nuk sjellin asnjë lajm

pozitiv në termat e përfitimeve apo

sukseseve që mund të ketë arritur kjo

ministri. Madje dhe ato pak njoftime që

janë publikuar më shumë ngjasojnë me

lajme të karakterit humoristik se sa me lajmërime formale dhe zyrtare.

Më datë 26 qershor, në Sofje të

Bullgarisë, u zhvillua takimi i ministrave të

bujqësisë të Kinës dhe 16 vendeve të

Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë

takim mori pjesë dhe Ministri i Bujqësisë,

Zhvillimit Rural dhe Administrimit të

Ujërave z. Edmond Panariti. Qëllimi i këtij

takimi ishte prezantimi zyrtar i Shoqatës

për Promovimin e Bashkëpunimit në

Bujqësi midis Kinës dhe Vendeve të

Evropës Qendrore dhe Lindore. Sigurisht,

kjo iniciativë tingëllon pozitive për Kinën e

cila është një nga tregjet më të mëdha

botërore dhe domosdoshmërisht duhet të

hapë bashkëpunimet me sa më shumë

vende të Evropës në mënyrë që të

eksportojë mallrat e shumtë që prodhon

apo importojë mallrat dhe shërbimet që nuk mund t’i sigurojë vetë .

Kështu, si një ndër partnerët në këtë

bashkëpunim, ministri Panariti pohoi se ky

takim është shumë i rëndësishëm duke

qenë se Shqipëria së fundmi ka rritur

ndjeshëm prodhimin e perimeve dhe vajit

të ullirit dhe tregu kinez është

një mundësi shumë e mirë

për të eksportuar prodhimet shqiptare.

Vërtet e mendon kështu vallë ministri, apo

ishte rasti për të thënë diçka në takim dhe

u gjend i papërgatitur dhe kështu vendosi

aty për aty se çfarë i erdhi për mbarë?

Shqipëria ka rritur prodhimet bujqësore dhe do t’i eksportojë në tregun kinez?!

Sipas studiuesit Rupert Hoogewerf,

themeluesi i Hurun Report me bazë në

Shanghai, i pari hartues i “listës së të

pasurve” të Kinë, rritja e pasurisë private

në Kinë ka tejkaluar Evropën duke u bërë

rajoni i dytë më i pasur në botë, dhe është

në rrugë për të dalë në krye, pasi në 2016 planifikohet të kalojë edhe SHBA-në.

Kjo do të thotë se tregu kinez është i dyti

në botë për nga madhësia e tij dhe

sigurisht importet që realizon janë të

përmasave në nivel global, ndaj nuk

mund të hamendësosh në asnjë

moment të vetëm se Shqipëria mund të

jetë një vend me potencial për të

furnizuar tregun Kinez më perime apo vaj ulliri.

Jo vetëm kaq, por tregu bujqësor shqiptar

vazhdon të ballafaqohet dhe me incidente

që kanë të bëjnë me garancinë e cilësisë

së ushqimeve që eksporton. Mjafton të

kujtojmë se më 6 Qershor aleati ynë,

Maqedonia, bllokoi eksportet e perimeve

të freskëta, perime që Z. Ministër ka

menduar se mund t’i “bëjnë punë ” Kinës.

Ky bllokim erdhi si rezultat i dyshimeve që

ka pala maqedonase në lidhje me

standardet që përdorin fermerët shqiptarë për prodhimin e tyre.

Madje, dhe pas zgjidhjes së ngërçit, i cili u

realizua 3 ditë pas bllokimit, ministri

Panariti, nuk i bëri thirrje palës

maqedonase duke i dhënë garanci për

cilësinë, por duke e vënë theksin tek

fqinjësia e mirë: “Fqinjësia e mirë duhet

dëshmuar përmes heqjes së barrierave tregtare”- ka shkruar ai.

Ndaj në këto kushte, secili prej nesh ka

dyshime serioze në lidhje me deklaratat

Page 10: Buletini Qershor 2015

9 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

publike që lëshon kjo ministri kur flet për

bashkëpunime apo bashkëpunëtorë,

sidomos kur bëhet fjalë për bashkëpunime

me tregje si ai kinez. Është lehtësisht e

kuptueshme që Z. ministër është ndjerë

mirë mes parterësh të rëndësishëm

globalë dhe është po aq e vërtetë që

ëndrrat janë bërë për t’u jetuar, por kjo

nuk do të thotë që mund të raportohen

në site zyrtare siç është faqja zyrtare e

ministrisë në fjalë. Megjithatë, në raste

të tilla vlen urimi që ëndrrat të të bëhen realitet!

Referenca:

Ministra e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Qershor 2015.

www.bujqesia.gov.al

Ministri Panariti merr pjesë në “Meeting of

the Ministers of Agriculture of China and the 16 CEE countries”, në Sofje.

http://www.bujqesia.gov.al/al/lajme/njofti

me-per-shtyp/ministri-panariti-merr-

pjese-ne-meeting-of-the-ministers-of-

agriculture-of-china-and-the-16-cee-countries-ne-sofje&page=1

Bota.al. Qershor 2015. E dyta ne bote per numrin e milionereve eshte…Kina.

http://www.bota.al/2015/06/kina-e-dyta-ne-bote-per-numrin-e-milionereve/

Gazeta Mapo. Qershor 2015. Maqedonia

bllokon eksportet e Shqipërisë!

http://www.mapo.al/2015/06/maqedonia-bllokon-eksportet-e-shqiperise

Gazeta Panorama. Qershor 2015.

Maqedonia “zhbllokon” eksportin e

perimeve shqiptare. Te parrezikshme per shendetin.

http://www.panorama.com.al/maqedonia-

zhbllokon-eksportin-e-perimeve-

shqiptare-te-parrezikshme-per-shendetin/

Page 11: Buletini Qershor 2015

10

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E DREJTESISE

Elena PICI, BSc

Parathënie

Ministri Naço, ashtu si edhe shumë

ministra të tjerë të këtij kabineti, nuk i ka

shpëtuar angazhimit të tij në fushatë, që

dhe nënkupton lënien pas dore të detyrës

shtetërore. Megjithatë, duhet thënë se si

numër herësh, angazhimet e tij kanë qenë

shumë më të moderuara se e disa prej kolegëve te tij ministra.

Mediat kanë monitoruar dy prej takimeve

të Ministrit Naço në Kuçovë me datë 8 dhe

16 Qershor, që janë përkatësisht ditë e

hënë dhe ditë e martë. Në rastin e parë,

Ministri ka prezantuar kandidatët për

Këshillin Bashkiak, kurse rasti i dytë ka

qenë i paprecedent dhe është denoncuar

në platformën ZaLart. Ministri ka qenë i

pranishëm në një ndeshje mundjeje mes

te rinjsh, ndërkohë që i gjithë aktiviteti

zhvillohej nën flamuj të forcës politike që

Ministri përfaqëson, si dhe nga vajza të

mitura veshur me bluza të vogla që

mbanin logon respektive të kësaj partie.

Mendojmë që do të ishte më e hijshme që

Ministri të kujdesej më shumë për cilëndo

dalje të tij publike, qoftë kjo edhe në periudhë fushate.

1- Finalizohet analiza në sistemin e drejtësisë

Me siguri ngjarja më e rëndësishme gjatë

këtij muaji në lidhje me Ministrinë e

Drejtësisë ka qenë prezantimi i

dokumentit “Analiza e sistemit të

drejtësisë në Shqipëri -2015”, më 8

qershor 2015, në mjediset e Pallatit të

Kongreseve në Tiranë, në prezencën e mbi

200 të ftuarve. Me këtë paraqitje publike

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për

Reformën në Drejtësi dhe Grupi i

Ekspertëve të Nivelit të Lartë përmbylli

fazën e parë të realizimit të Reformës në

Drejtësi. Dokumenti Analitik i Sistemit të

Drejtësisë është një përshkrim tërësor i

mënyrës së organizimit dhe funksionimit

të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe i

rezultateve që ka dhënë sistemi që nga viti 1998.

I gjithë procesi ka marrë komente të

shumta, disa edhe surprizuese nga zyrtarë

të lartë vendas dhe të huaj. Shefja e

Delegacionit të BE, ambasadorja Romana

Vlahutin, ka vlerësuar angazhimin dhe

këmbënguljen e Komisionit të Posaçëm të

Reformës, si dhe shprehu mirënjohje për

ekspertët, të cilët sipas saj, kanë punuar

në mënyrë aq të mirë që të gjejnë

zgjidhje të duhura që të jenë të

përafruara me standardet e BE-së.

Ndërkohe, ambasadori Lu, tekstualisht u

shpreh: “ Mund të ketë reformë në

drejtësi edhe pa opozitën, por reforma

mund të ishte më e mirë, po të ishte e

plotë dhe gjithëpërfshirëse. SHBA e

mbështet këtë proces. Gjyqtarët e

korruptuar duhet të dinë se ndryshimi po

vjen”. Por, presidenti Nishani nuk është i

të njëjtit mendim. Ai ka kritikuar ashpër

shumicën e qeverisë për një reformë të

njëanshme, pa përfshirjen e opozitës dhe pa rezultate konkrete.

Jemi të mendimit që kjo fazë e parë e

reformës ka qenë mëse e nevojshme,

është punuar me ekspertë të fushës, por

ritmi i punës mund të kishte qenë edhe

më efecient, sidomos në një kohë që

Kryeministri Rama ka premtuar

përmbushjen e pesë kritereve të BE-së brenda Shtatorit 2015.

2- Një koncesion i madh në horizont

Procedura është hapur më 19 Qershor dhe

ofertat janë të vlefshme nëse vijnë deri

me datë 20 Korrik. Bëhet fjalë për një

koncesion të madh, me një shtrirje kohore

prej 20 vitesh dhe ku priten të investohen

në formën e shërbimit miliona euro.

Koncesioni ka si synim të privatizojë për 20 vite shërbimin shtetëror përmbarimor.

Portali Shqiptarja.com sqaron se

koncesioni i këtij shërbimi do ketë si

qëllim vetëm ekzekutimin e vendimeve

penale me gjobë, vendimeve për

shpenzimet procedurale në të gjitha fazat

e procedimit penal si dhe detyrimin civil

që shpesh herë gjykata merr në një

vendim penal. Megjithatë mbetet e

Page 12: Buletini Qershor 2015

11 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

paqartë arsyeja e këtij koncesioni, duke

qenë se në Shqipëri përveç përmbarimit

shtetëror ekzistojnë edhe plot subjekte

private të përmbarimit, të cilave palët e

interesuara mund t’u drejtohen. Me siguri

pritshmëria dhe kalimi i këtij shërbimi në

sektorin privat është që t’i japë një tjetër

nivel punës dhe të rrisë shërbimin. Por

njëkohësisht të paqarta mbeten mënyra e

veprimeve në praktikë të këtij shërbimi

dhe çmimet që kompania fituese e këtij

koncesioni do të vendosë për çdo

ekzekutim të vendimeve gjyqësore. Të

gjitha këto detaje janë lënë për t’u

qartësuar në kontratën që do nënshkruhet

me ministrinë e Drejtësisë dhe kompaninë

fituese, megjithëse kjo mund të përngjajë

pak vonë nëse do të ketë kontestime nga ekspertë të sistemit të drejtësisë.

Referenca:

Euralius.eu. Qershor 2015. Prezantim i

dokumenti “Analiza e sistemit te drejtesise ne Shqiperi”. http://www.euralius.eu/

Euralius.eu. Qershor 2015. Takimi i dyte i

komitetit te aktoreve te interesuar.

http://www.euralius.eu/sq/aktivitete/aktiv

itete/139-takimi-i-dyte-i-komitetit-te-

aktoreve-te-interesuar-euralius-iv-

konsolidimi-i-sistemit-te-drejtesise-ne-shqiperi

Gazeta Panorama. Qershor 2015. Nishani

“shperthen” kundra mazhorances.

Reforma ne drejtesi e njeanshme.

http://www.panorama.com.al/nishani-

shperthen-kunder-maxhorances-reforma-

ne-drejtesi-e-njeanshme-spo-perfshihet-

opozita/

Shqiptarja.com. Qershor 2015.

Privatizohet permbarimi.

https://shqiptarja.com/m/aktualitet/privat

izohet-perbarimi-ministri--nasip-naco-

koncesion-20-vjecar-300193.html

Tema Online. Qershor 2015. Reforma ne

drejtesi. Ambasadori Lu “shuplake” PD-se.

http://www.gazetatema.ne

t/web/2015/06/08/reforma

-ne-drejtesi-ambasadori-lu-

shuplake-pd-se-mund-te-behet-dhe-pa-

opoziten-disa-gjyqtare-duhet-te-cohen-

ne-burg/

Page 13: Buletini Qershor 2015

12

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË

Gerion TRESKA, MSc

1- Kur statusi s’të le të falimentosh

Disi nën zë dhe duke u evidentuar vetëm

nga disa media çështja e ARMO-s kthehet

në një gangrenë që ka arritur kulmin e saj

me një borxh prej 400 milionë dollarësh,

nga të cilat 207 milionë kredi për të

shlyer në bankat dhe 53 milionë në

formën e detyrimeve pranë organeve tatimore.

Me një histori të kalimit të aksioneve nga

një kompani në një tjetër dhe një shtet

aksioner minoritar pothuajse inekzistent

në rolin e tij, Shoqëria ARMO sot gjendet

në një gropë financiare mjaft të rëndë nga

e cila e pengon të dalë statusi i cili jepet

sipas ligjit që e klasifikon sektorin ku kjo shoqëri bën pjesë, si sektor strategjik.

Pikërisht kjo e fundit është “kleçka” e cila

e pengon ARMOn të japë një zgjidhje për

situatën e saj financiare. Bazuar në ligjin e

QKR për falimentimin, ARMO duhej

tashmë të kishte nisur procedurat e

parashikuara për faliment, pra si rregull

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duhet

ti kërkojë gjykatës hapjen e procedurës së

falimentit. Ligji për falimentin ndalon

hapjen e procedurave të falimentit në

sektorët strategjikë. E vetmja zgjidhje që

mbetet është deklasifikimi i industrisë së

përpunimit të naftës si sektor, por kjo

duhet të bëhet me ligj të posaçëm të

miratuar në Kuvend. Nëse kjo do të

mundësohet për të shmangur një pjesë të

mirë të detyrimeve, mundet që shoqëria ARMO të hapë procedurat e falimentit.

Disa skenarë hamendësohen dhe

sugjerohen por asnjë sinjal nuk duket të

vijë nga ana e qeverisë. Patjetër që kjo

është një gropë financiare në të cilën kanë

kontribuar të gjitha qeveritë nga pak duke

luajtur me elementë të ndryshëm të

fazave të zhvillimit të jetës së ARMOs.

Megjithëse pritet që zgjidhjen

duhet ta japë shteti, duke

krijuar një ligj për deklasifikimin

e këtij sektori strategjik, nuk përjashtohet

asnjë mundësi tjetër reale e cila mund ta

shpëtojë këtë gjigand që lëngon prej

vitesh. Objektivi mbikëqyrës mbetet mbi

qeverinë mbi mënyrën se si do ta zgjidhë

këtë çështje e cila me një menaxhim të

mirë mund të kishte qenë një burim i

konsiderueshëm të ardhurash për shtetin shqiptar.

2- Kur borxhi shlyhet me borxh

Nëse kujtojmë përmbytjet në Qarkun e

Shkodrës në 2010-2011 pamjet e

dëmtimeve të të gjitha llojeve mund të

jenë ende disi të freskëta në mendjet e

shqiptarëve. Por borxhi që qeveria i ka të

dëmtuarve mbetet ende i pashlyer

plotësisht megjithëse kanë kaluar 5 vjet.

Patjetër që për procesin e

dëmshpërblimeve të kryer gjatë këtyre

viteve, nuk kemi shumë informacion pasi

pagesa ose mospagesa përzihet me

mediat e politizuara të cilat e ndyjnë të

vërtetën duke lënë pas vetëm çoroditje

dhe dezinformim. Megjithatë ajo çka

mësuam nga Ministri i Energjisë dhe

Industrisë është se një pjesë e shumës së

dëmshpërblimeve të papaguara ende nga

qeveria për Qarkun e Shkodrës për

përmbytjet është 222,416,775 lekë.

Por në të njëjtën kohë qeveria është e

vendosur të mbledhë në mënyra të

ndryshme borxhin e faturave elektrike

sidomos në zonat problematike si Qarku i

Shkodrës, si një nga zonat me probleme

të mëdha në këtë detyrim. Për këtë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë

Elektrike ka kryer një rakordim të emrave

të listës së Emergjencave Civile për

banorët e prekur nga përmbytja dhe

detyrimeve të papaguara të energjisë

elektrike që këta banorë kanë. Borxhi

shlyhet me borxh nga ku sipas Ministrit

Gjiknuri, banorët e prekur nga përmbytja,

që sipas vendimit të qeverisë janë në

cilësinë e kreditorit, kanë dhënë pëlqimin

për këtë shuarje nëpërmjet aplikimit të

Page 14: Buletini Qershor 2015

13 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

realizuar në zyrat e OSHEE-së, gjatë procesit të rakordimit të të dhënave.

Në rastin kur detyrimi i energjisë elektrike,

që banorët e zonave të përmbytura kanë

ndaj OSHEE, është më i madh se detyrimi

që shteti u ka atyre, palët janë të

detyruara që diferencën e detyrimit të

energjisë elektrike ta zgjidhin sipas

parashikimeve të kushteve të kontratave

të furnizimit me energji elektrike. Ajo çka

nuk sqaron Ministri Gjiknuri janë rastet

kur shteti ende mbetet debitor ndaj atyre

që kanë qenë të rregullt në pagesat e

energjisë elektrike, duke e përjashtuar

kështu krejtësisht këtë skenar. Patjetër që

kjo është një zgjidhje inteligjente e cila

sipas informacioneve të Ministrit Gjiknuri

është mirëpritur nga banorët, të cilët pas

5 vitesh pritje zgjodhën me siguri këtë

zgjidhje jo sepse nuk do t’i dëshironin

paratë por siguria në të tilla raste për

marrjen në zotërim të atyre parave është

krejtësisht probabilitare.

Megjithatë ky fakt tregon se inteligjenca

kësaj qeverie kur kërkon zgjidhje nuk i

mungon, pra nëse ka raste të cilat nuk po

zgjidhen kjo nuk është sepse nuk dimë

por ndoshta sepse nuk duam ose sepse

nuk përbën pjesë në prioritetet e

momentit të qeverisë. Në përgëzim të

kësaj zgjidhjeje urojmë që kjo qeveri e

ndryshme në disa zgjidhje nga të

mëparshmet, ta përdorë inteligjencën në

shërbim të popullit sepse në fund të fundit

kjo është arsyeja përse shkohet në zgjedhje.

Referenca:

Webi i Agjencisë se Prokurimeve Publike

http://acp.al/news/1012/Zbardhet-

falimenti-i-ARMO-s,-piramida-267-mln-dollare-e-borxheve/

Webi zyrtar i Ministrise se Energjise dhe

Industrise

http://www.energjia.gov.al

/al/njoftime/deklarata-per-

shtyp/permbytjet-e-

shkodres-ne-2010-2011-

qeveria-i-jep-zgjidhje-ceshtjes-se-demshperblimeve

Vizion+ TV, Lajme.

http://vizionplus.al/armo-drejt-mbylljes-mbi-200-mln-borxhe-ne-tatime/

Top Channel TV, Lajme

http://www.top-

channel.tv/lajme/artikull.php?id=301436

Page 15: Buletini Qershor 2015

14

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E FINANCAVE

Elena PICI, BSc

Parathënie

Duke marrë parasysh që Qershori ishte

një muaj elektoral i ngarkuar dhe shumë

Ministra dhe drejtues të tjerë të lartë

anashkaluan shpesh përgjegjësitë e tyre

shtetërore gjatë orarit të ushtrimit të

funksionit, na duhet të përgëzojmë

Ministrin Cani si ndër të paktët më të

përkushtuar ndaj detyrës së tij dhe që

rrallë u shfaq, të paktën publikisht, gjatë

kësaj fushate (prania e tij u vu re vetëm

në një event elektoral, por që zhvillohej

gjatë fundjavës).

Gjithashtu, website i Ministrisë së

Financave dhe Facebook-u respektiv kanë

vazhduar të jenë aktivë, duke publikuar

lajme dhe deklarata. Disi aktiv kanë qenë

edhe mjetet e komunikimit publik të

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të

cilat kanë publikuar kryesisht lista

debitorësh, duke u fokusuar në mbledhjen

e borxhit tatimor. Ndërkohe që Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave duket tërësisht

inekzistente, me asnjë lajm publikim gjatë

këtij muaji, duke na shqetësuar me

“qetësinë” e saj: A punohet në dogana?

Kur do të emërohet një drejtues definitiv? Po me Crown Agent si po vijohet?

1- Borxhi i jashtëm vazhdon të rritet

Ministria e jashtme ka deklaruar se në

tremujorin e parë 2015, stoku i borxhit të

jashtëm vlerësohet në rreth 441.1

miliardë lekë ose 29.57% e PBB, duke

shënuar kështu një rritje me 28.7 miliardë

lekë krahasuar me fundin e vitit 2014.

Leku rezulton të jetë nënvlerësuar më

tepër ndaj monedhave SAR, AED dhe USD,

për secilën me nga 13.40 për qind. Efekti

shtesë në stok nga disbursimet është 10.2

miliardë lekë ose 2.5% e totalit të fundit

të vitit 2014, ndërsa shtesa, e cila vjen si

rezultat i luhatjeve të kurseve të këmbimit,

është 18.6 miliardë lekë ose 4.5%. Efekti i

shtesës si rezultat i ndryshimit të kursit të

këmbimit do të thotë që kemi të bëjmë

me një nënvlerësim të

monedhës vendase kundrejt

monedhave që kompozojnë

stokun e borxhit të jashtëm. E gjithë kjo

situatë tregon se pavarësisht se është një

monedhë e pavarur, leku ka një varësi

ndaj euros, e cila aktualisht po

zhvlerësohet gjithashtu, kryesisht për shkak të krizës greke.

Në parim kjo shtesë ndikon mbi nivelin e

borxhit vetëm gjatë raportimeve, dhe jo

domosdoshmërisht ka efekte financiare

për buxhetin e shtetit. Rëndësi të veçantë

marrin kurset e këmbimit të monedhës

vendase kundrejt monedhave të tjera në

periudhën kohore të disbursimit dhe

periudhën kohore të likuidimit të

ripagesave. Megjithatë duke parë trendin,

Ministria e Financave dhe Banka e

Shqipërisë duhet të marrin masa

paraprake për të mbrojtur vlerën e

monedhës, sepse në një pikë të caktuar

kjo mund të passjellë probleme me

menaxhimin e likuiditetit ose të bjerë

ndesh me politikat monetare dhe të krijojë

çrregullime të treguesve makroekonomikë.

P.S. Sigurisht jo në lidhje me borxhin, por

për ndokënd që parashikon pushime në

vendet që aplikojnë monedha ndaj të

cilave leku është zhvlerësuar, do të duhet

të parashikojnë disa shpenzime më shumë.

2- Të ardhurat buxhetore sërish jo të kënaqshme

“Administrata doganore dhe ajo tatimore

realizuan një nga bilancet më të këqija në

shumë kohë për periudhën Janar - Maj

2015, ndërkohë që shpenzimet buxhetore

u mbajtën të pakta duke hequr nga

ekonomia para për konsum dhe

investime”. Kështu raporton Gjergj

Erebara nga Reporter.al. Sigurisht që

përqasja e gazetarit bie ndesh me shifrat

e publikuara nga Ministria e Financave të

cilat faktojnë se në këtë periudhë ka pasur

një rritje me 5.1 përqind po ta

krahasojmë me vitin 2014, por ama

Erebara ka plotësisht të drejtë pasi kjo

rritje është larg pritshmërive për një rritje

të paktën 10 përqind, sidomos në një

kohë që shumë taksa u rritën që prej

Page 16: Buletini Qershor 2015

15 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Janarit 2015. Në mënyrë të habitshme të

ardhurat tatimore dhe doganore patën

ecurinë më të keqe pikërisht në ato zëra

ku rritja e taksave ka qenë më e ashpër.

Kështu, nga te ardhurat nga tatimet dhe

doganat qeverisë i mungojnë 11 miliardë

lekë, ku problemet më të mëdha u

shënuan te të ardhurat nga akcizat, tatimi

mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale.

Jo vetëm si pjesë e premtimeve elektorale

të kësaj mazhorance, por me siguri edhe

për të kompensuar këtë performancë jo të

mirë në të ardhura, qeveria ka mbajtur të

ulëta shpenzimet, duke shpenzuar për

pesëmujorin Janar-Maj 14 miliardë lekë

më pak se plani. Besojmë se një rishikim i

buxhetit nuk do të jetë i vonë, në mënyrë

që të përballohet sa më mirë zhvillimi

ekonomik me të ardhura më të ulëta se plani.

3- Trajnimi i administratës fiskale: një hap i mirë, por a mjafton?

Ministria e Financave ka raportuar gjatë

këtij muaji se Qendra e Trajnimit të

Administratës Tatimore dhe Doganore

gjatë pesë mujorit të parë të 2015, ka

zhvilluar disa trajnime pa pagesë për

punonjësit e administratës tatimore dhe

doganore. Trajnimet kanë qenë kryesisht

për punonjësit e rinj, por edhe për

trajnimin në çështje specifike që kanë të

bëjnë me njohjen me të rejat në fushën

fiskale. Kjo qendër raporton se janë

trajnuar 950 punonjës të të gjitha

funksioneve dhe së në fund të gjithë iu

nënshtruan testimit të njohurive. Pikërisht

kjo është dhe çështja më e nxehtë e këtij

lajmi. Nëse do të analizonim kurrikulën,

materialet që janë shpërndarë për studim

apo lektorët e këtyre trajnimeve, mund të

përgëzojmë qendrën për punën e saj.

Pikëpyetja qëndron në faktin: A e ndoqën

këtë trajnim të gjithë ata që ishin të

detyruar dhe nëse jo, a pati masa

respektive? Po në lidhje me testimin e

njohurive, cilat hapa pasuan rastet kur të

trajnuarit nuk morën as

minimumin e pikëve?

Procesi në tërësi mbetet

një hap i mirë, por duhet të

vazhdojë të mbështetet në meritokraci.

Referenca:

Gazeta Shqip. Qershor 2015. Ministria e

Financave: Leku eshte zhvleresuar ndaj nente monedhave.

http://gazeta-

shqip.com/lajme/2015/06/18/ministria-e-

financave-leku-eshte-zhvleresuar-ndaj-nente-monedhave/

Ministria e Financave. Qershor 2015. Si

dhe pse u rrit borxhi i jashtem.

http://www.financa.gov.al/al/njoftime/dek

larata-per-shtyp/ministria-e-financave-si-dhe-pse-u-rrit-borxhi-i-jashtem&page=1

Ministria e Financave. Qershor 2015.

Trajnim i Administrates Fiskale

http://www.financa.gov.al/al/njoftime/laj

me/trainimi-i-administrates-fiskale-rruga-

per-mireadministrimin-dhe-rritjen-

profesionale&page=1

Reporter.al. Qershor 2015. Qeveria

deshton me te ardhurat buxhetore.

http://www.reporter.al/qeveria-deshton-

me-te-ardhurat-buxhetore-janar-maj-

mungojne-6-6-miliarde-leke/

Page 17: Buletini Qershor 2015

16

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E INTEGRIMIT

Rezarta Caushaj, BA

1- Ministria e Integrimit vëzhgon zgjedhjet?! – Jo në vendin tonë!

Siç pritej, i gjithë debati publik këtë muaj

është përqendruar te Zgjedhjet Elektorale

Vendore, të cilat janë cilësuar nga

Bashkimi Europian si një test paraprak për

hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe

për këtë qëllim ai ka patur një numër të

madh vëzhguesish në terren. Ose siç

është shprehur Z. Kukan: “Institucionet

evropiane po ndjekin me vëmendje te

posaçme procesin qe i paraprin zgjedhjeve

lokale. Ato do te jene një test shume

serioz dhe i rëndësishëm për vendin dhe

gatishmërinë e tij për te zhvilluar zgjedhje

te lira dhe te ndershme, ne përputhje me

standardet evropiane. Këto zgjedhje,

duhet te jene një mundësi për te provuar

se vendi ka mësuar nga eksperiencat e

mëparshme dhe është gati te riafirmoje

ambiciet evropiane.” Nëse Bashkimi

Europian shpresonte, ashtu si ne, që

titullari i ministrisë së Integrimit të ishte i

angazhuar pikërisht si një vëzhgues e

nxitës i zbatimit të ligjit dhe rregullave

demokratike, ka dalë i zhgënjyer. Me

keqardhje kemi vërejtur se ky institucion

si i tillë nuk ka qenë aspak pjesë e

procesit dhe Znj. Gjosha ka qenë e

angazhuar për prezantimin e kandidatëve

të LSI dhe ka bërë detyrën e saj partiake,

duke anashkaluar detyrimet ndaj

qytetarëve. Do të kishim pritur, duke qenë

një nga kushtet e vendosura nga

Komisioni Europian për marrjen e një

opinion pozitiv në shtator, bënte apel për

pjesëmarrje në zgjedhje, për procedura

transparente, për një dialog politik

konstruktiv, për një vizibilitet më të lartë

të kandidatëve. Përse nuk kemi parë një

apel nga Ministri i Integrimit mbi

deklarimin e burimeve financiare të

partive e kandidatëve respektivë në

fushatë, si detyrim kushtetues që duhet

respektuar? Ministria e Integrimit, do e

përsërisim sërish, duhet të jetë një model

për Ministritë e linjës, por ajo që realisht

bëri është që të përforconte

perceptimin e gabuar të

institucioneve në vend, se e

rëndësishme është vetëm dita e

zgjedhjeve e prej saj ajo që përcakton

nëse këto të fundit kanë qenë të lira,

demokratike dhe bazuar në ligj. Ajo ç’ka

deduktojmë, jo vetëm nga raportet e

vëzhgimit në vend, por edhe nga

deklaratat e zyrtarëve europianë është se

i gjithë procesi elektoral ka qenë nën lupë dhe është gjykuar hap pas hapi.

2- BIG BROTHER is WATCHING YOU!

Në fakt gjithë filozofia e Bashkimit

Europian mbi vendosjen e një vëmendjeje

të madhe mbi zhvillimin e zgjedhjeve

bazohet në faktin se këto të fundit janë

një tregues i jashtëzakonshëm mbi nivelin

e demokracisë apo llojin e saj, pluralizmit

e zbatimit të ligjit, funksionimin e

institucioneve, por sepse pasqyrojnë

mangësitë në të gjitha ato që përmendëm

më sipër. Pyetja është a ka kaluar

Shqipëria testin?! Si do e vlerësonim

vetën tonë nëse do ishim në pozicionin e

Komisionit Europian? Në një krahasim të

raporteve të përpiluara para dhe pas

zgjedhjeve, duke iu referuar në veçanti

Raportit të Tretë të Ndërmjetëm të

Koalicionit të Vëzhguesve Vendor dhe

raportit të Gjetjeve Paraprake të

Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Misioni

Ndërkombëtar i Vëzhgimit. Disa duket se

bien dakord mbi cilat kanë qenë

problematikat, nga të cilat ka vuajtur

procesi: duke filluar nga fakti që qytetarët

nuk kanë marrë lajmërimin me shkrim për

pjesëmarrjen në zgjedhje gjatë periudhës

së përcaktuar nga ligji 14 janar–14 mars,

në mënyrë që qytetarët të sigurohen se

figurojnë në listën zgjedhore dhe mund të

saktësojnë të dhënat e tyre. Problem

madhor ka qenë vetë administrata e

zgjedhjeve, e cila përveç debateve të

politizuara dhe vendimeve jo konsistente,

problemeve për regjistrimin e kandidatëve,

gjithashtu ka vazhduar të projektoj një

imazh si burim i të drejtës elektorale, që e

kthen Kolegjin Zgjedhor nga një organ

garantues i zbatimit të rregullave e

shpeshherë arbitër, në një organ

imponues rregullash të njëanshme. Ndër

Page 18: Buletini Qershor 2015

17 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

të tjera, përmenden shfrytëzimi i mediave

dhe ndarja e pabarabartë e kohës

televizive, eklipsimi i kandidatëve nga

krerët e partive si dhe klasikja, votimi ne

grup. Është për t’u theksuar se nga ana e

vet BE ka shprehur vëmendje paraprake

mbi 3 çështje kryesore: pjesëmarrja,

shitja e votës dhe dekriminalizimi.

Shqetësimi për dy të parat është shfaqur

në trajtën e thirrjeve për pjesëmarrje dhe

moslejimin e shitjes së votës, dy aspekte

që në fakt mendohet nuk varen prej

institucioneve dhe vullnetit qeveritar

sepse të dyja kryhen me bashkëpunimin e

vet qytetarëve. Për këtë arsye edhe Znj.

Vlahutin është shprehur: “Ajo është një

ditë kur ju keni të drejtën tuaj personale

për të zgjedhur atë që do t’iu përfaqësojë.

Vetëm disa vite më parë, e drejta e votës

iu mohohej një pjese të mirë të shoqërisë

edhe në disa vende të Evropës

Perëndimore. Ju sot e keni fituar këtë të

drejtë për të votuar dhe mos ngurroni ta

shfrytëzoni për kandidatin e duhur, që do

të vendosë për shërbimet dhe zhvillimin e

vendit.” Fakti që raporti paraprak i

OSBE/ODIHR, i cili merret parasysh nga

Komisioni Europian, thekson se jashtë

qendrave të votimit vazhdimisht janë

hasur grupe mbështetëse të partive, të

cilat i janë imponuar votuesve nuk është

në favorin tonë dhe as mungesa e një

hetimi mbi rastet e publikuara nga media

mbi tentativat e shitjes së votës.

Problematika e pjesëmarrjes gjykohet si

një shprehje e besimit nga ana e

qytetarëve shqiptarë mbi alternativat

politike të paraqitura, por edhe ndaj

procesit zgjedhor vetë.

Dekriminalizimi nga ana tjetër, është

ndoshta çështja më e mprehtë sepse

lidhet me një axhendë që BE po tenton të

vendosë në bashkëpunim me forcat

politike, mbi vendosjen e një standardi

pranueshmërie të të zgjedhurve në postet

publike, fakti që nuk duhet të jenë të

inkriminuar. Se cili është opinioni i BE mbi

këtë çështje, e pasqyron më së miri Z.

Kukan kur tha se: ”Dekriminalizimi është

një problem serioz, i cili

duhet të adresohet në

mënyrën me te

përgjegjshme te mundshme për të gjitha

zgjedhjet e ardhshme. Duhet të çrrënjoset

njëherë e mire. Është për të ardhur keq

që deri tani, ky problem nuk është

zgjidhur. Mbaj mend se gjatë bisedimeve

me partitë politike në dhjetor 2014, unë

dhe kolegu im Flekenshtein ishim të qartë

dhe mu duk sikur kjo gjë ishte e qartë për

të gjithë. Është për te ardhur keq që ende

ekziston si problem.” Disa nga rastet janë

investiguar prej BIRN-it, në bashkëpunim

me organet hetuese në vendet ku janë

kapur, por që sipas politologut dhe

pedagogut Afrim Krasniqi në total

numërohen rreth 6 të inkriminuar, ku shumica prej tyre mund të dalë fitues.

“Është folur shumë për kandidatë të

inkriminuar. E them zyrtarisht me aq sa di

unë e kam informacion, 6 prej tyre janë

në garë dhe 4 kanë potencial për të fituar,

dhe 5 prej tyre ndodhen në zonat e riskut

të madh elektoral. Ky është problem i

madh, që lidhet me produktin që ne do

kemi dhe atë problematikë që do të përballojnë në të ardhmen”.

A e kemi kaluar testin? Do jetë

përfundimisht një vendim që do të marrë

në shqyrtim të gjitha problematikat, duke

filluar që nga pjesëmarrja e titullarëve të

institucioneve në fushatë, mosdeklarimi i

burimeve financiare, pjesëmarrja e ulët si

tregues i besueshmërisë të institucionet, si dhe dekriminalizimi i dështuar.

Referenca:

Shqiptarja.com Lajme

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=299021

Shqiptarja.com Lajme

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=295403

Mapo.al

http://www.mapo.al/2015/06/ministrja-

gjosha-valle-per-fushate-me-stafin-e-shkolles

Fax.al Lajme

Page 19: Buletini Qershor 2015

18

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

http://fax.al/read/news/511707/9810667/

ambasadorja-e-be-se-romana-vlahutin-

vezhgon-procesin-ne-vore-durres-dhe-kavaje

Mapo.al Lajme

http://www.mapo.al/2015/05/ambasadorj

a-e-be-per-zgjedhjet-mos-lejoni-tiu-

mashtrojne

Raporti i OSBE/ODIHR, zgjedhje 2015

http://www.osce.org/sq/odihr/elections/al

bania/165746?download=true

Raporti i monitorimit te zgjedhjeve

http://www.zgjedhje.al/uploads/File/2014

-2015/KVV-

RaportiNdermjetemMonitorimi-III-ZgjedhjeLokale2015-19Qershor2015.pdf

Ora News TV.

http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-

vlahutin-denonconi-cdo-presion-qe-u-behet-per-voten/

ABC News Lajme

http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/57734

Gazeta “Koha Jonë”

http://www.kohajone.com/index.php/foru

m/afrim-krasniqi-gjashte-te-inkriminuar-do-t-i-fitojne-zgjedhjet

Page 20: Buletini Qershor 2015

19 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E KULTURËS

Blerina LLALLA, MSc

1- Muaj restaurimesh...

Në morinë e aktiviteteve të shumta,

publikimeve dhe daljeve mediatike që

vijnë nga Ministria e Kulturës këtë muaj

spikasin disa veprimtari. Gjatë Muajit

Qershor janë ndërmarrë një sërë

vendimesh dhe iniciativash në lidhje me

objektet e trashëgimisë kulturore në

Shqipëri. Por nëse do të lidhnim aktivitetin

e zgjeruar dhe veprimtaritë publike të

dikastereve të vendit tonë përfshi këtu

dhe Ministrinë e Kulturës, ndonjëherë

mendja të shkon tek çastet paraelektorale

ku vihet re një gjallëri dhe aktivizëm më i madh në çdo nivel, sipas kulturës tonë.

Nëse do të shihnim faqen zyrtare të kësaj

Ministrie do të mendonim se jo vetëm

heshtja parazgjedhore, por edhe ajo

paszgjedhore kanë zënë vend aty që prej

datës 18 Qershor, datë kur janë kryer publikimet e fundit për këtë muaj.

Cilat janë me konkretisht zhvillimet pranë

kësaj Ministrie?

Muaji qershor çelet me deklaratën për

shtyp (publikuar dhe ne ueb sajtin e MK)

mbi vendimin e KKR-së për restaurimin e objektit të ish Hotel-Dajti.

NJOFTIM PËR SHTYP

Vendim KKR për objektin ish-Hotel Dajti.

Më datë 01.06.2015, në mbledhjen e

radhës së Këshillit Kombëtar të

Restaurimeve, që u zhvillua në ambientet

e Ministrisë së Kulturës, u shqyrtua ndërmjet të tjerash, projekti:

"Rikonstruksioni dhe ndërtimi i objektit

ish-Hotel Dajti Tiranë-Projekti i Zbatimit", me porositës Bankën e Shqipërisë.

Pas disa orësh diskutimi, të alternativave

dhe të hapësirave ligjore,

KKR thellësisht e

shqetësuar për gjendjen e

degraduar të godinës së

ish-Hotel Dajtit, me synimin për të

shpëtuar objektin nga degradimi i

mëtejshëm, mbështetur në kompetencat dhe detyrimet ligjore të saj, vendosi:

1) Të miratojë restaurimin e objektit "Ish-

Hotel Dajti", si Monument Kulture i

Kategorisë II, duke ruajtur të

pandryshuar pamjet e tij të jashtme dhe

duke respektuar rifiniturat, volumetrinë

ekzistuese dhe të gjitha dëshmitë historike të tij.

2) Të mos miratojë të gjitha shtesat e

tjera të propozuara nga projekti brenda perimetrit të territorit të objektit.

Pra, pas marrjes së hotel Dajtit nga Banka

e Shqipërisë dhe pas shumë shtyrjesh u

mor vendimi në fjalë. Një vendim i

shumëpritur dhe i drejtë për një objekt të

një rëndësie të veçantë i cili deri më tani

prehet në qendër të kryeqytetit si një prej

atyre mullinjve të vjetër, përroi i të cilit

është shteruar që prej dy dekadash.

Objekt që nuk i ka rezistuar kohërave

moderne të ndërtimeve të shkëlqyera me

fasada xhami, por thjesht prehet si një

objekt trashëgimie. Kur kalon para Hotel

Dajtit ndoshta shumëkush do të

përjetonte një ndjesi angështie, keqardhje

apo përbuzëse për një objekt i cili i përket periudhës së Italisë fashiste.

Por çfarë rëndësie ka Hotel Dajti aktualisht?

Ndërtesat si Hotel Dajti janë më shumë

sesa një hotel. Ato janë monumente

kulture që përfaqësojnë stilin e ndërtimit,

arkitekturën dhe madje janë identifikues

të kulturës së të shkuarës, duke përçuar

vlera, zhvillime dhe elemente historike.

Pas marrjes së vendimit për restaurimin,

ngrihet një pyetje teknike: sa duhet të

ndryshoje (fasada) dhe sa duhet te ruhet

origjinaliteti i objektit?! Një pyetje tjetër

që na vjen ndërmend është për sa i përket

operimit; a do të jetë, do të mbetet nën

zotërimin e shtetit, apo pasi t’i kushtojë

shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë barra e

rikonstruktimit do t’i shitet me ankand të

ndershëm privatëve njëlloj si Hotel Tirana

dhe si shumë objekte e prona të Ministrisë

së Mbrojtjes?! Këtë do ta tregojnë

Page 21: Buletini Qershor 2015

20

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

zhvillimet e mëtejshme gjatë punës dhe

bashkëpunimit të të gjithë aktorëve të

përfshirë kryesisht me Bankën e Shqipërisë.

Një tjetër zhvillim vetëm dy ditë para

zgjedhjeve vendore vjen nga ana e

Ministrisë së Kulturës e cila në një dalje

publike dhe deklaratë për shtyp denoncon

shkeljet e ligjit nga Bashkia e Tiranës

lidhur me prishjen e Monumenteve të

Trashëgimisë Kulturore, siç do të ishte

rasti i një vile në një zonë të Tiranës. Fragment nga Deklarata:

Ministria e Kulturës sqaron sa më poshtë:

Duke u gdhirë data 16-06-2015 Drejtoria

Rajonale e Kulturës Kombëtare u njoftua

se në Tiranë kishte nisur të prishej një vilë.

Pas verifikimit rezultoi se është vila me

numër identifikimi V–11 në rrugën “Asim

Zeneli”. Kjo vilë është vendosur në

mbrojtje paraprake me vendim të KKR-së, të datës 15 korrik 2014 (bashkëngjitur).

Ky vendim prodhoi pasaportën e mbrojtjes

paraprake (bashkangjitur), vendim i cili u

rinovua në datën 16.01.2015 nga KKR,

dhe që vijon të jetë në fuqi.

Pas kësaj ngjarje, Ministria e Kulturës,

Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe

Drejtoria rajonale përkatëse, u vunë në

lëvizje menjëherë dhe ndërmorën të gjitha

hapat e parashikuar nga ligji.(...)

(deklaratën e plotë e gjeni në faqen zyrtare te MK).

Reagime dhe ndërhyrje të kësaj natyre

duhet të jenë të vazhdueshme dhe në

mënyrë konstante nga institucionet e

vartësisë dhe në vëmendjen e vetë

Ministrisë, jo vetëm në raste të veçanta

apo momente parazgjedhore, të çfarëdo niveli.

Një tjetër zhvillim i muajit qershor me

mbështetjen e Ministrisë së Kulturës është

mundësimi i funksionimi sistemit Wireless

në te gjithë mjediset e Muzeut Ikonografik

Onufri dhe Muzeut Etnografik të Beratit,

sistem i cili do të ndihmojë në lehtësimin

e marrjes dhe aksesimit të informacionit

për muzeumet, nëpërmjet sistemit QR

code, që është një produkt i cili

ndihmon vizitorët për të marrë

informacion Audio-guidë për të

dy muzeumet, nëpërmjet faqes saj të

uebit. Ky është një shërbim që ofrohet pa

pagesë për vizitorët, vendas dhe ata të

huaj.

Çdo vizitori i bëhet e mundur aksesimi i

informacionit me sallat në 3 gjuhë të

ndryshme: (shqip, Anglisht, Italisht), në përdorim personal.

Këto janë nisma dhe zhvillime të cilat

tashmë nuk duhet të mungojnë në asnjë

prej muzeve apo objekteve të

trashëgimisë kulturore të vëna në

dispozicion të publikut vendas apo atij të

huaj, madje duhet të zhvillohen më tej

për të ofruar me shumë opsione dhe

shërbime, si nga afër po ashtu edhe në

distance, për të folur në gjuhën

bashkëkohore të teknologjisë botërore

dhe për të lehtësuar shumë procedura.

Natyrisht një vëmendje e veçantë i do

kushtuar edhe mirëmenaxhimit të faqeve

zyrtare të institucioneve publike shqiptare,

këtu që nga ajo e vetë dikasterit në fjalë

deri te të gjitha institucionet e vartësisë

(përfshi muzetë apo objektet e tjera të

trashëgimisë), që te mos kemi te bëjmë

vetëm me projekte periodike apo të

copëzuara, por të unifikuara në një rrjet

të vetëm shërbimesh dhe sa më cilësor.

Një element shumë i rëndësishëm i

zhvillimit dhe mirëfunksionimit të çdo

projekti do të ishte bashkëpunimi sa më

efektiv ndërmjet Ministrive, si përshembull

ai ndërmjet asaj të kulturës me të

Inovacionit për të gjeneruar projekte

bashkëkohore që do ta çonin përpara

zhvillimin kulturor dhe do të ndihmonin në

promovimin, aksesimin dhe ofrimin e

shërbimeve në një shkallë më të gjerë dhe

sa më pranë publikut të interesuar, jo të

mbetemi vetëm në zhvillimin e projekteve

brenda kuadrit Ministri dhe institucion

vartësie. Gjithashtu i rëndësishëm do të

ishte dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me

atë të Turizmit sidomos në çastet e pikut

turistik në kohë sezoni, kur prurjet janë

shumë herë më të mëdha dhe duhet

promovim më i gjere, atëherë trinomi

Turizëm, Kulturë dhe Inovacion do të ishin

Page 22: Buletini Qershor 2015

21 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

ideale për një impakt dhe punë më të

mirë kundrejt çdo niveli publik dhe do të

ofronin produkte e shërbime shumë herë

më cilësore dhe efiçente. Asnjëherë nuk

është vonë për të shqyrtuar plane dhe

strategji të reja, mendojmë se duhen

konsideruar.

2- Valë restaurimesh

Ndërsa në datën 15 qershor, në Shkodër u

prezantua projekti ri i Teatrit "Migjeni".

Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare

e konsiderojnë këtë projekt një operacion

shpëtimi për Teatrin Migjeni, pa asnjë

ndërhyrje nga viti 1958. Projekti është

hartuar nga Instituti i Monumenteve të

Kulturës dhe fondi i akorduar për fazën e

parë të punimeve kap shifrën e 86 milionë lekëve të reja.

Faza e parë e projektit , quajtur edhe faza

e shpëtimit është menduar të ndërhyjë në

impiantet dhe sistemet teknologjike.

Konkretisht do të ndërhyhet në impiantin

elektrik, i amortizuar dhe pa asnjë projekt

që nga koha e ndërtimit, në impiantin

mekanik të skenës dhe në impiantin e

ndërrimit të ajrit. Projekti parashikon edhe

ndërhyrje emergjente në sistemin e

mbrojtjes nga zjarri, ku ekspertiza e kryer

e gjen jashtë çdo sistemi funksional. Në

aspektin struktural do të ndërhyhet në

strukturën e mbulimit në holl, skenë dhe

sallë. Elementet arkitektonikë

parashikojnë ndërhyrje në çati, ku do të

merren masa për vendosjen e kapriatave,

binarëve, etj. Projekti parashikon

ndërhyrje në katin e nëntokës në

sistemin e drenazhit dhe në fasadën e të

gjithë ndërtesës. Ky fond, i hapur nga

qeveria shqiptare shkon paralelisht me

rikonstruksionin e Teatrit “Andon Zako

Çajupi” në Korçë, faza e pare e të cilave do të realizohet brenda vitit 2015.

Në të njëjtën kohë nisin punimet e

restaurimit për Kishën e Shën Thanasit-

Karavasta, projekti i të cilit u prezantua

nga vetë Ministrja e Kulturës, Mirela

Kumbaro dhe deputeteti Erion Braçe në

vigjilje të Pashkëve. Kisha

e Shën Thanasit ndodhet

në fshatin Karavasta e Re,

në afërsi të lagunës së Karavastasë.

Ndërtesa përfaqëson një monument

historik dhe kulturor, i shpallur me vendim

nr. 6, dt. 15. 01. 1963, nga Rektorati i Universitetit Shtetëror.

Kisha e “Shën Thanasit” daton në gjysmën

e dytë të shek.XVIII në vitin 1778. Në

vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët)

Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën

me afreske. Ndërhyrjet e fundit

restauruese janë kryer në vitin 1986.

Projekti është hartuar nga IMK dhe arrin

vlerën e 12 milionë lekëve, punimet do të zgjasin për 6 muaj.

Ajo që vëmë re përgjatë gjithë

veprimtarisë së ushtruar nga Ministria e

Kulturës, është një përqendrim i theksuar

i investimeve në zonën e Shkodrës. Nuk

do të ishim kundër duke pasur prezente

vlerat dhe rëndësinë historike e kulturore

të këtij qyteti, por do të ishim për një

ndarje më racionale dhe proporcionale të

përqendrimit të restaurimeve dhe në zona

të tjera të vendit ku mund të jenë të

nevojshme dhe ndërhyrje emergjente.

Sikurse në të njëjtën kohë vëmë re se

janë nisur shumë projekte dhe ende nuk kemi të finalizuara konkretisht.

Prandaj theksojmë nevojën e një plani

strategjik dhe vendosjen e prioriteteve në

fushat e kulturës në mënyrë që në fund të

mandatit të mos gjendemi me një mori

projektesh të nisura, nja mal parash të

shpenzuara, dhe asnjë produkt konkret, qe do të thoshin investime të paqena.

Referenca:

Webi Zyrtar i Ministrise se Kultures

http://www.kultura.gov.al/

Webi i muzeut te Beratit

http://www.muzeumet-berat.al/

Qendra Kombetare e Muzeumeve

https://www.facebook.com/pages/Qendra

-Komb%C3%ABtare-e-Muzeumeve-

Berat/629687400420578?fref=ts

Page 23: Buletini Qershor 2015

22

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Webi i Ministrise se Kultures, Lajme

http://www.kultura.gov.al/al/neësroom/la

jme/shpeton-teatri-migjeni-86-milione-

leke-per-projektin-e-restaurimit-nga-

qeveria-shqiptare&page=1

Webi i Ministrise, Lajme

http://ëëë.kultura.gov.al/al/neësroom/laj

me/restaurohet-kisha-e-shen-thanasit-

karavasta-asnje-nderhyrje-nga-viti-1986&page=2

Page 24: Buletini Qershor 2015

23 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E MBROJTJES

Megi LLUBANI, MSc

1- Një qershori dhe festimet

Mund të thuhet me bindje se muaji

qershor ka qenë një muaj tepër i ngarkuar

me aktivitete nga më të ndryshmet.

Aktivitete që në pjesën më të madhe të

tyre lidheshin fatkeqësisht më tepër me

fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të

21 qershorit, se sa me performancën e

Ministrisë së Mbrojtjes.

Për ta nisur me një notë pozitive, dita e

parë e këtij muaji e gjeti ministrinë në

festimet e ditës ndërkombëtare të

fëmijëve. Ndërkohë që një pjesë e mirë e

shoqërisë ishte kapur nga ethet e fushatës

zgjedhore të zgjedhjeve lokale, ministrja

Kodheli nuk hezitoi ta fillonte muajin

qershor, duke festuar me fëmijët e

ushtarakëve shqiptarë.

2- Askush nuk bën dhurata ‘’falas’’

Javën e parë të muajit, disa lajme në

faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, i

kushtohen ndihmës së çmuar të qeverisë

së Turqisë ndaj zhvillimit të kapaciteteve

materiale dhe njerëzore të forcave të

armatosura shqiptare. Sikundër muaj më

parë, Turqia sërish dhuron një numër

automjetesh që sipas ministrisë do të

përdoren për transportimin e ushtarakëve

në misione të ndryshme. Fatkeqësisht e

njëjta pyetje duhet të ngrihet: Cilat janë

kushtet e këtij dhurimi (ose bashkëpunimi

siç e quan ministria, ndërkohë që të

paktën nga jashtë bashkëpunimi duket i

njëanshëm)? Për hir të mungesës së

transparencës mbi këtë dhurim duhet të

pyesim veten rreth detajeve të këtij

bashkëpunimi, çfarë kërkohet në këmbim

dhe si do të përdoren

ekzaktësisht këto mjete të

reja të dhuruara? Një nga

mësimet kryesore të marrëdhënieve

ndërkombëtare, e veçanërisht të

marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

është se asnjë entitet shtetëror dhe jo

shtetëror nuk bën ‘’dhurata falas’’, por ato

kanë pothuajse gjithnjë një prapavijë të

ushtrimit të influencës diplomatike. Cila

është në këtë rast interesi pas këtij

dhurimi të dytë e të vazhdueshëm nga

ana e Turqisë?

3- 2000 lekë për dëshmorët

Në datë 10 qershor Ministria e Mbrojtjes

përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në

internet paraqet një vendim të Këshillit të

Ministrave për rritjen e masës së trajtimit

financiar të familjarëve të dëshmorëve me

2000 lekë. Ky vendim i referohet Vendimit

nr. 151 datë 25.04.2002 ‘’Për statusin

dëshmor i atdheut’’. Këtij të fundit i janë

bërë ndryshime të vazhdueshme deri në

vitin 2008, kryesisht lidhur me rregullime

estetike. Por ajo që vihet re është se

masa e shpërblimit për herë të parë

ndryshohet pas 13 vitesh nga hyrja në

fuqi e vendimit dhe shtesa është tejet

qesharake, sikur të mos ishte

mjaftueshëm qesharak shpërblimi origjinal

prej 5000 lekësh. Me shtesën e re familjet

e dëshmorëve shqiptarë do të jenë në

gjendje të mbulojnë shpenzimet

ushqimore për 1-2 ditë maksimumi. Përtej

anës pozitive të rikujtimit se ekziston

edhe kjo kategori në shoqërinë shqiptare,

vetë masa e shpërblimit dhe shtesa prej

2000 lekë është pak të thuhet se janë

qesharake.

4- Çudira elektorale

Pjesëmarrjes në mënyrë të drejtpërdrejtë

në fushatën e muajit maj dhe qershor për

zgjedhjet lokale në vend nuk i shpëtoi as

ministrja e Mbrojtjes, e cila e kish

fokusuar vëmendjen e saj në qytetin e

Lezhës. Megjithëse një prej takimeve të

para të fushatës u zhvillua në një ditë

pushimi nga detyra zyrtare e Znj. Kodheli

Page 25: Buletini Qershor 2015

24

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

si ministër i mbrojtjes, ajo gjithsesi nuk

mund t’i shpëtojë tagrit të këtij roli dhe

institucionit që ajo përfaqëson. Për më

tepër takimi u zhvillua me mësues të këtij

qyteti ku ministrja foli për një temë që në

fakt nuk i takon aspak asaj: reformat në

arsim dhe domosdoshmërinë e zgjedhjes

së kandidatit të majtë si drejtimi i duhur

për vijimin e tyre.

Ku duhet të qëndrojë vija ndarëse

ndërmjet figurës së zonjës Kodheli si një

politikane e partisë që tashmë është në

qeverisje dhe figurës së saj si një

tekniciene ose ministre të cilës i është

besuar një institucion tejet i rëndësishëm

për sigurinë e shtetit shqiptar. Së bashku

me kolegët e saj në ministritë e tjera, Znj.

Kodheli duhet të ruante paanshmërinë në

këto zgjedhje për dy arsye: Së pari për të

mos lëkundur besimin e qytetarëve tek ky

institucion dhe personi që e drejton atë

dhe së dyti për të mos lejuar abuzimin me

detyrën për shkak të angazhimit në një

fushatë elektorale lokale. Sikundër

identifikohet edhe në raportin e

OSBE/ODIHR ‘’Një numër personalitetesh

të larta nga partitë e mëdha qeverisëse

përdorën aktivitetet dhe burimet

shtetërore për qëllimet e fushatës’’, diçka

që krijon një lloj frike tek votuesit për

hedhjen e votës pa frikë ndëshkimesh të

mëvonshme.

Për më tepër, në këtë fushatë është vënë

re një fenomen jo etik në karakterin e

premtimeve ndaj votuesve. Jo vetëm

ministrja e Mbrojtjes por edhe politikanë

të tjerë të partisë në pushtet kanë

përdorur këtë kartë për të ‘’bindur’’

votuesit shqiptarë të votojnë këtë

alternativë në konfiguracionin e ri lokal të

Shqipërisë që prej këtij viti. Premtimi se

qeveria do të mbështesë kandidatët e

majtë nëse ata zgjidhen në krye të

bashkive tashmë të reformuara të vendit

është jo etik dhe krijon devijim në

preferencat e votuesve, duke i bërë ata të

ndjehen se nuk mund të ketë alternativë

tjetër përveç asaj të

mbështetur nga qeveria.

Shumë vende dhe organizata të ndryshme

kanë krijuar Kode etike për punonjësit e

administratës publike dhe ministrat, të

cilat rregullojnë sjelljen e këtyre të fundit

gjatë zgjedhjeve. Një analizë e detajuar e

këtyre të fundit do të ndihmonte

Shqipërinë të vendoste një vijë të qartë

ndarëse ndërmjet këtyre dy aspekteve të

një shteti demokratik.

Ndër shembujt e shumtë të suksesshëm

mund të përmendim vendimin e

Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të

Bashkuara, parimi 11 i së cilës shprehet

se ‘’aktiviteti politik i zyrtarëve publikë

jashtë qëllimit të pozicionit të tyre, në

përputhje me ligjet dhe politikat

administrative, duhet të jenë të tilla që të

mos pengojnë besimin publik tek

performanca e paanshme e funksioneve

dhe detyrave të tyre’’. Megjithatë

problemi në Shqipëri nuk fillon tek

adoptimi i këtyre rregulloreve, por

implementimi në praktikë.

Referenca:

Ministria e Mbrojtjes. Qershor 2015.

Ministrja Kodheli mes fëmijëve të

ushtarakëve në festën e 1 qershorit.

Online:

http://www.mod.gov.al/index.php/neësro

om-2/1150-ministrja-kodheli-mes-

femijeve-te-ushtarakeve-ne-festen-e-1-

qershorit

Ministria e Mbrojtjes. Qershor 2015.

Ministrja e mbrojtjes Kodheli në 70

vjetorin e clirimit të Lezhës. Online:

http://www.mod.gov.al/index.php/neësro

om-2/781-ministrja-e-mbrojtjes-kodheli-

ne-70-vjetorin-e-clirimit-te-lezhes

Ministria e Mbrojtjes. Qershor 2015. FA

shqiptare i dhurohen 27 mjete transporti

trupash ushtarake nga Turqia. Online:

http://www.mod.gov.al/index.php/neësro

Page 26: Buletini Qershor 2015

25 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

om-2/1162-fa-shqiptare-i-dhurohen-27-

mjete-transporti-trupash-ushtarake-nga-

turqia

Ministria e Mbrojtjes. Qershor 2015. Rritet

në masën e 2000 leke trajtimi financiar

mujor i familjarëve të dëshmorëve të

atdheut. Online:

http://www.mod.gov.al/index.php/neësro

om-2/1178-rritet-ne-masen-e-2-000-leke-

trajtimi-financiar-mujor-i-familjareve-te-

deshmoreve-te-atdheut

Këshilli i Qarkut Kukës, Publikime. 2002.

Vendim nr. 141 ‘’Per statusin e dëshmorit

të atdheut’’. Online:

http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/

publikime/vkm_nr.151_date_25.04.2002.

pdf

Shqiptarja.com. Maj 2015. Kodheli: Votoni

drejtimin e duhur; Tusha: Do hapim

universitet në qytet. Online:

http://shqiptarja.com/zgjedhjet%20lokale

%202015/2760/kodheli-votoni-drejtimin-

e-duhur-tushado-hapim-universitet-ne-

qytet-294400.html

OSCE/ODIHR. Qershor 2015. Deklaratë e

gjetjeve dhe përfundimeve paraprake.

Online:

http://www.osce.org/sq/odihr/elections/al

bania/165746?doënload=true

Gazeta Tema. Qershor 2015. Tushaj

premton mbështetje për biznesin. Kodheli:

Projektet për Lezhën me mbështetjen e

qeverisë. Online:

http://www.gazetatema.net/ëeb/2015/05/

31/tushaj-premton-mbeshtetje-per-

biznesinkodheli-projektet-per-lezhen-me-

mbeshtetjen-e-qeverise/

Electoral Knoëledge Network. Conduct

during elections for civil servants and

ministers. Online:

http://aceproject.org/electoral-

advice/archive/questions/replies/9151473

17

United Nations Economic

and Social Council.

International Code of Conduct for Public

Officials. Online:

http://unpan1.un.org/intradoc/groups/pub

lic/documents/un/unpan039934.pdf

Page 27: Buletini Qershor 2015

26

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE

DHE RINISË

Jona HOXHAJ, BSc.

1- Zgjimi i MMSR

Kur të gjithë po punonin për “drejtimin e

duhur” të Tiranës, Klosi po mundohej të

kthente MMS-në që la Veliaj në “drejtimin

e duhur”! Në datën 29 Maj Blendi Klosi

zyrtarisht u betua si Ministër i Mirëqenies

Sociale dhe Rinisë në ambientet e

Presidencës. Kuvendi miratoi 4 ditë më

parë me 75 vota pro, asnjë kundër dhe

asnjë abstenim zgjedhjen e Blendi Klosit

për Ministër të MMSR-së, për të vazhduar

punën në krye të programeve që Veliaj la

në gjysëm.

Muaji qershor filloi me prezantimin e parë

publik të Klosit. Si fillim u prezantuan

rezultatet e Veliajt për punën e tij 18

mujore në MMSR, që ai vetë i konsideron

të majme si kundër varfërisë, papunësisë

dhe pakënaqësisë së popullit për

mirëqenien në vend. Ky i fundit prezanton

historinë e suksesit të tij 18 mujor dhe

gjithashtu shprehu besimin se vijimësia e

punës do jetë e sigurt nën lidershipin e

Klosit.

Shpresojmë se Klosi do të arrijë të

balancoje daljet në media dhe në rrjetet

sociale me rezultatet e arrira të

programeve më shumë se Ministri i

larguar! Në këtë prezantim hapësirë iu

dha dhe Ministrit në ardhje, i cili premtoi

se në fokusin e tij do të jetë punësimi i të

rinjve të cilëve do të iu krijohen më

shumë hapësira, pasi punësimi i tyre

konsiderohet i domosdoshëm, theksoi

Klosi në fjalën e tij.

2- Prova nr.1 për Klosin

Problematikat e KEMP-it të krijuara në Fier

kërkojnë zgjidhje ndaj neglizhencës së

muajit të kaluar kur MMRS “de facto” nuk

kishte Ministër, sepse fushata ishte

primare! Një numër i madh i

personave me aftësi të

kufizuara në Fier kanë hasur

probleme me marrjen e përfitimeve

ekonomike dhe shërbimeve shoqërore që

i’u takon në bazë të ligjit, pasi nuk janë

diagonostifikuar dhe rikomisionuar. Pas

evidentimit të problemit madhor në Fier,

qeveria bëri ndërhyrje duke ngritur tre

grupe pune për të zgjidhur këtë problem

në mënyrë emergjente për një afat të

shkurtër. Z. Klosi pas inspektimit të punës

nga afër me datën 9 qershor, u shpreh se

përveç problemeve administrative të cilat

do të zgjidhen jo vetëm në Qarkun e Fierit

por në të gjitha zonat që personat me

aftësi të kufizuara kanë probleme në

përfitimin e asaj që ju takon sipas ligjit,

do të merret dhe me rishikimin e të gjitha

kritereve të njerëzve që përfitojnë ndihmë

nga shteti shqiptar, ai premtoi se brenda

muajit do të mbyllet rivlerësimi i të gjitha

kritereve që përcaktojnë KEMP-in si dhe

rishikimi i skemave dhe mënyrës së

vlerësimit. Nën urdhërin e Kryeministrit

lidhur me problemin e Fierit, numri i

mjekëve u shtua në 12, si dhe 3 punonjës

të shërbimit special u dërguan për të

punuar atje deri me 15 qershor. Po ashtu

KM ka marrë një vendim për zgjidhje

afatgjatë të situatës së personave me

aftësi të kufizuara në shkallë vendi, ku do

të krijohen dhe 3 KEMP-e Eprore shtesë

për të anashkaluar afatet e tejzgjatura të

pritjes për t’u ankimuar e rivlerësuar.

Gjithashtu Ministri i MMSR-së paralajmëroi

se të gjithë strukturat përkatëse që

veprojnë konform me rregullat dhe

legjislacionin gjatë shqyrtimit të ankesave,

do të përballen me ligjin. Duket sikur Z.

Klosi e ka marrë punën me MMSR-në më

seriozisht, përtej ekspozimit. Në Gjenevë

flitet për ulje varfërie dhe rritje punësimi

në Shqipëri, e në Shqipëri shkurtohet

fondi buxhetor në kurriz të të varfërve! Me

11 qershor Z. Klosi në Konferëncën e 104-

të Ndërkombëtare të Punës, shprehu me

bindje që qeveria po punon për zbutjen e

Page 28: Buletini Qershor 2015

27 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

varfërisë e cila mund të arrihet përmes

rritjes ekonomike dhe punësimit. Nëse

bëhet një kërkim amatoresk në të dhënat

e INSTAT shihet qartë që as rritje

ekonomike e as punësim në rritje nuk ka

në tremujorin e fundit, për t’i shtuar kësaj

fatkeqësie që po i ndodh shtresës së

varfër të popullsisë, pa punë dhe pa

ndihma të mjaftueshme, qeveria i futi

gërshërët edhe fondit të buxhetit që i

takonte atyre!

Shqipërisë vazhdimisht i kërkohet nga

FMN që të ulë deficitin buxhetor, por

mënyra më e lehtë që qeveria ka zgjedhur

është të punojë në kurriz të të varfërve,

që janë më të pafuqishëm që t’i

kundërvihen! Qeveria po shkurton fondet

e shpenzimeve për ndihmën ekonomike,

për pagesën e papunësisë, pensionet e

invalidëve, kompensimet e shtresave në

nevojë dhe çdo lloj shpenzimi tjetër me

natyrë sociale. Me justifikimin e pastrimit

të listave pasi paska patur abuzime nga

qeveria e kaluar me këto lista.

Mungesa e theksit që ra mbi zbutjen e

varfërisë në fjalën e Z. Klosit në Gjenevë

kishte të bënte me këtë “zbutje” mbi

kurrizin e të varfërve?! Qeveria me në

krye Partinë Socialiste ka humbur rrugën

gjatë rrugëtimit, pasi këto çdo gjë tjetër

mund të jenë, por vetëm pikëpamje

sociale nuk janë.

Referenca:

Gazeta Tema. Qershor 2015. Blendi Klosi

betohet si Ministër i Ministrisë së

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

http://www.gazetatema.net/web/2015/05

/29/blendi-klosi-betohet-si-minister-i-

mireqenies-sociale-dhe-rinise/

Faqja Zyrtare e MMSR-së. Qershor 2015.

Ministri Klosi Inspekton gjendjen e KEMP-

it në Fier

http://www.sociale.gov.al/

al/te-reja/lajme/ministri-

klosi-inspekton-gjendjen-e-kemp-it-ne-

fier&page=1

Gazeta Tema. Qershor 2015. Klosi Brenda

Javës zgjidhet problemi për 1200 pak në

Fier

http://www.gazetatema.net/web/2015/06

/06/klosi-brenda-javes-zgjidhet-problemi-

per-1200-pak-ne-fier/

Portali Monitor. Qershor 2015. Shkelen të

varfërit për deficitin buxhetor.

http://www.monitor.al/shkelen-te-varfrit-

per-deficitin-buxhetor/

Portali Mapo. Qershor 2015. Turp

Buxhetor qeveria u heq lekët të varfërve.

http://www.mapo.al/2015/06/turp-

buxhetor-qeveria-u-heq-leket-te-varferve

Faqja zyrtare e MMSR-së. Qershor 2015.

Klosi në Gjenevë po punojmë për zbutjen

e varfërisë përmes rritjes ekonomike dhe

punësimit.

http://www.sociale.gov.al/al/te-

reja/lajme/klosi-ne-gjeneve-po-punojme-

per-zbutjen-e-varferise-permes-rritjes-

ekonomike-dhe-punesimit&page=1

Page 29: Buletini Qershor 2015

28

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E MJEDISIT

Flutura GJANA, BSc

1- Pak fushatë partiake

Ministri Koka ka qenë një nga ministrat

aktiv në fushatën elektorale gjatë muajit

qershor. Kjo ndoshta shpjegon dhe

aktivitetin e pakët që është publikuar në

faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit. Pra

ministri ka lënë pas dore detyrën për të

cilën paguhet nga taksapaguesit shqiptarë

për të mbështetur kandidatët e partisë së

tij në zgjedhjet vendore.

Ai ka qenë pjesëmarrës në takime të

zhvilluara me kandidaten/in e koalicionit

“Aleanca për Shqipërisë Europiane” për

Bashkinë e Tiranës, Kolonjës dhe

Gjirokastrës, ku ka shprehur qartë dhe

mbështetjen ndaj kandidatëve.

2- Toka shqiptare po zhduket

Në Ditën Ndërkombëtare kundër

Shkretëtirëzimit të Tokës ministria nuk

raporton asnjë aktivitet. Por ekspertët e

mjedisit shprehen për median të

shqetësuar për rrezikun që po i kanoset

tokës shqiptare. Toka po tkurret nën

veprimin e erozionit apo rrëshqitjes së

dherave dhe territori shqiptar po ndryshon.

Shumë zona bregdetare, sipërfaqe të tëra

toke po zhduken si pasojë e erozionit

detar. Zona bregdetare e Semanit është

një rast ku dukshëm shihen pasojat e tij.

Vite më parë, vija bregdetare e plazhit të

Semanit ishte me dhjetëra metra më në

brendësi të detit. Sot situata është për të

ardhur keq, dallohen gjurmët e bunkerëve,

që janë nën ujë. Dikur zona ka qenë e

mbushur me pisha, sot ato nuk janë më.

Mungesa e tyre lejon veprimin e erozionit

dhe erërave të fuqishme, çka sjellin

zhdukjen e tokës vit pas viti.

“20 ton për ha në vit, ka raste

100 ton për ha shkojnë në det.

Në qoftë se për 100 vjet

formohet një shtresë toke prej 1 mm ose

për 1000 vjet 1 cm, dëmi është shumë i

madh”- shprehet për median Luan

Ahmetaj, ekspert i mjedisit.

Këto dëme shkaktohet përmes kushteve

klimaterike të disfavorshme, aktivitetit

njerëzor, prerjes së pyjeve, shpyllëzimeve,

mungesës së sistemimit të tokave,

mungesës së sistemit kullues e mbulesës

bimore. Pra kuptohet qartë që kjo është

një përgjegjësi e banorëve të këtyre

zonave, por mbi të gjitha e institucioneve

që nuk kanë përmbushur detyrat dhe

përgjegjësitë për të monitoruar aktivitetin

njerëzor dhe për të shmangur çdo

ndërhyrje të jashtëligjshme. Ekspertët

deklarojnë se nevojitet një ndërhyrje

emergjente nga Ministria e Mjedisit me

projekte të dedikuara për të ulur rrezikun

që po i kanoset tokës shqiptare. Por MM

nuk është ndjerë.

Ministria e Mjedisit ka publikuar në dhjetor

të vitit të shkuar një aktivitet me

temë: ”Harmonizimi i planit kombëtar të

veprimit kundër shkretëtirëzimit në

Shqipëri”, projekt që pritet të mbarojë në

nëntor të këtij viti. Një projekt që ngelet

në nivel politikash dhe jo në aksione

konkrete. Akoma nuk janë marrë nisma

konkrete si fillim për të mbajtur nën

kontroll situatën, e më pas për ta

përmirësuar atë, me qëllimin risjellje në

gjendjen e mëparshme.

3- Lajm i mirë, Monitorim dixhital i cilësisë

së ujërave larës të bregdetit shqiptar

Më 9 qershor u prezantua monitorimi

dixhital i cilësisë së ujërave larës përgjatë

gjithë vijës bregdetare në vend për vitin

2015. Punë kjo e Agjencisë Kombëtare të

Mjedisit, e cila kryen çdo vit monitorimin e

cilësisë së ujërave bregdetare të larjes.

Qëllimi i studimit është vlerësimi dhe

Page 30: Buletini Qershor 2015

29 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

njohja e cilësisë mikrobiologjike e ujërave

bregdetare të larjes në 12 plazhet

kryesore të vendit. Monitorimi është

parashikuar të ndahet në dy seri, ku është

realizuar seria e parë gjatë periudhës 11-

25 Maj 2015. Në 1 qershor ka vazhduar

seria e dytë e monitorimit, e cila do të

zgjasë deri më 30 Shtator 2015. Për

serinë e parë të monitorimit rezultatet

kanë qenë pozitive, është ulur numri i

plazheve me ndotje të lartë, krahasuar kjo

me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky përmirësim është ndjerë për plazhin e

Durrësit, kjo pas futjes së shkarkimeve

urbane në sistemin e kanalizimeve dhe

dërgimi i tyre në Impiantet e Trajtimit të

Ujërave urbane të Durrësit.

Rezultatet e monitorimit vendosen në

dispozicion të publikut dhe janë lehtësisht

të aksesueshme. Çdo individ ka mundësi

të kontrollojë online

(http://134.0.34.146/bregdete.html)

cilësinë e plazhit që ka zgjedhur të

frekuentojë. Kjo punë e Agjencisë

Kombëtare të Mjedisit duhet përgëzuar,

urojmë që të vazhdojë me të njëjtin

seriozitet aktivitetin e saj.

Referenca:

Video: Alarmi për mbrojtjen e tokës

https://www.youtube.com/watch?v=Jvnl4

4CjvOI

Artikul: Harmonizimi i planit kombëtar të

veprimit kundër shkretëtirëzimit në

Shqipëri

http://www.mjedisi.gov.al/al/newsroom/la

jme/harmonizimi-i-planit-kombetar-te-

veprimit-kunder-shkretetirezimit-ne-

shqiperi

Artikull: Monitorim dixhital i cilësisë së

ujërave larës përgjatë gjithë vijës

bregdetare

http://www.mjedisi.gov.al/

al/newsroom/lajme/monito

rim-dixhital-i-cilesise-se-

ujerave-lares-pergjate-gjithe-vijes-

bregdetare&page=1

Page 31: Buletini Qershor 2015

30

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E PUNËVE TË

BRENDSHME

Megi LLUBANI, MSc

1- Prokurime publike për interesa private

Ndërkohë që Ministria e Punëve të

Brendshme ekzaltohet me suksesin

‘’marramendës’’ të aplikacionit Policia

Dixhitale, në vendosjen e ca gjobave më

tepër për shoferët shqiptarë, paratë e

taksapaguesve të këtij vendi shkonin në

xhepat e punonjësve të kësaj ministrie.

Ironikisht, në datë 1 qershor, buletini

numër 21 i Agjencisë së Prokurimeve

Publike përmban në faqen e parë një

njoftim ku i bën thirrje të gjithë

qytetarëve të raportojnë rastet abuzive që

lidhen me prokurimet publike. Në të vihen

në dispozicion një numër telefoni dhe një

adresë elektronike për raportimin e këtyre

rasteve. A thua se kjo ka sjellë ndonjë

rezultat deri më tani.

Abuzimi me fondet publike nuk është

fenomen as i ri, as i pazakonte e as i

kufizuar në një institucion në Shqipëri.

Megjithatë, këtë muaj një skandal i madh

përfshiu këtë të fundit. Në datë 26

qershor Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një

auditim të kryer për periudhën shtator

2013 – dhjetor 2014, njofton se buxhetit

të shtetit në këtë kohë i është shkaktuar

një dëm prej 607 500 euro, për shkak të

përdorimit të standardit të dyfishtë në

vlerësimin e ofertave. Megjithëse kjo i

është njoftuar Ministrisë së Punëve të

Brendshme që në javën e parë të muajit,

nuk ka asnjë reagim publik të kësaj të

fundit dhe titullarit të saj për akuzat e

ngritura.

Është bërë tashmë praktikë e kësaj

ministrie të publikojë lajmërime për masa

disiplinore të marra ndaj punonjësve të

saj që shkelin ligjin. Por në një rast kaq të

rëndë përgjigja është heshtja. Si pasojë e

auditimit të KLSH-së 12

punonjës të Ministrisë së

Brendshme janë kallëzuar në

prokurori. Në dokumentin e Kontrollit të

Lartë të Shtetit thuhet se dokumentacioni

do t’i bëhet me dijeni edhe kryeministrit të

vendit, Z. Edi Rama. Ndërkohë nga ky i

fundit nuk ka ende asnjë reagim mbi këtë

skandal që i rëndon edhe më tej jo vetëm

buxhetit të shtetit por shkon edhe në

vazhdën e humbjeve që ky i fundit pëson

për shkak të abuzimit me detyrën dhe

korrupsionin endemik që karakterizon

administratën publike në Shqipëri.

Përtej fakteve, kush duhet të mbajë

përgjegjësi për këtë ndodhi? Vetëm

personat e përfshirë drejtpërdrejt në

drejtorinë e prokurimeve publike pranë

kësaj ministrie, apo edhe drejtuesit e saj

të lartë që duhet të kenë si detyre

kryesore garantimin e profesionalizmit dhe

etikës në institucionin që ata përfaqësojnë

para elektoratit që i ka zgjedhur në atë

pozicion? Është bërë tashmë modus

operandi në Shqipëri, që përgjegjësia dhe

faji ose mbeten jetime ose janë diku

gjetkë, diçka që ka promovuar mungesën

e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në

drejtimin e institucioneve shtetërore.

Një tjetër çudi e këtij institucioni në lidhje

me prokurimet publike është fakti se

Ministria e Punëve të Brendshme mund të

procedojë prokurime për institucione të

tjera që nuk kanë lidhje me të. Për

shembull, në fillim të muajit qershor, në

buletinin e Agjencisë së Prokurimeve

Publike gjendet një lajmërim nga ana e

Ministrisë së Punëve të Brendshme për

sistemet e printimit të përqendruar për

Ministrinë e Mbrojtjes; prodhim

materialesh promovuese për Avokatin e

Popullit; blerje kancelarie për Ministrinë e

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; blerje

automjetesh për Agjencinë Kombëtare të

Bregdetit; blerje karburanti për Drejtorinë

e Shërbimit Spitalor në Skrapar; blerje

materialesh pastrimi për spitale të

ndryshme etj.

Page 32: Buletini Qershor 2015

31 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Më në detaje, me Vendim të Këshillit të

Ministrave nr. 28 datë 14.01.2015

Ministria e Punëve të Brendshme

ngarkohet si organ qendror blerës për

kategoritë e mëposhtme (me përjashtimet

përkatëse):

a) Blerje automjetesh;

b) Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet

A1 dhe karburantit për nevojat e bordeve

të kullimit

c) Blerje materialesh kancelarie;

ç) Blerje orendish dhe pajisjesh për

mobilim zyrash; d) Blerje materialesh të

ndryshme për pastrim;

dh) Blerje uniformash, veshmbathjesh dhe

elementesh të tjera, përbërëse të tyre;

e) Blerje këpucësh;

ë) Blerje pjesësh ndërrimi për automjete,

për shërbimet profilaktike, përveç filtrave

të automjeteve;

f) Blerje tonerësh;

ag) Blerje pajisjesh elektronike dhe

telekomunikacioni;

gj) Shërbim gatimi dhe shpërndarje

ushqimi;

h) Sigurim automjetesh;

i) Shërbim pastrimi;

j) Shërbim lyerje ndërtesash.

Siç duket kësaj ministrie i kalohet një

barrë e madhe prokurimesh për mjete dhe

shërbime të shpeshta në të gjitha

institucionet shtetërore. Megjithëse

ekziston një bazë ligjore që justifikon

kalimin e këtyre përgjegjësive tek

Ministria e Punëve të Brendshme, kjo ka

krijuar gjithashtu mundësinë për më tepër

përqendrim pushteti dhe/ose korrupsioni

në këtë institucion.

Ngjarja e publikuar këtë

fillim muaji, me kërkesën

për procedim penal të 12 punonjësve të

kësaj ministrie, që merren pikërisht më

çfarë është përshkruar më sipër e

përkeqëson edhe më tej situatën dhe rrit

përgjegjësitë e titullarit të këtij institucioni

ndaj abuzimeve të hapura të punonjësve

të tij me paratë e taksapaguesve

shqiptarë.

Në vijimësi të ironive të fatit për

institucionet shtetërore shqiptare, në datë

5 qershor, Z. Bledi Çuçi, njëherësh

koordinator kombëtar kundër korrupsionit

shprehet se: ‘’Gjithashtu inkurajojmë

prokurorinë të veprojë në të njëjtën

mënyrë me të gjitha denoncimet e bëra

nga Qeveria, qoftë për zyrtarë të 18

muajve të fundit qeverisje, qoftë për

zyrtarë të qeverive të kaluara çfarëdo

pozicioni dhe niveli qeverisës që ato kanë

qenë. Kultura e pandëshkueshmërisë nuk

do të ketë vend në qeverinë tonë dhe ky

fenomen do të marrë fund njëherë e

përgjithmonë.’’ Në një pikë ka të drejtë Z.

Çuçi, kur i referohet kulturës së

pandëshkueshmërisë që është në nivele

problematike në Shqipëri. Përtej rasteve

të ndryshme që kanë shkuar deri në

gjykatë, asnjë zyrtar i lartë në Shqipëri

nuk është dënuar ndonjëherë për

korrupsion, edhe kur provat kanë qenë të

pakundërshtueshme dhe pothuajse në

fillim të gjysmës së dytë të mandatit

qeverisës kjo thënie është ende e

vlefshme. Më tepër ka ‘’shumë zhurmë për

asgjë’’ se sa vepra konkrete. Sikurse

thuhet edhe në raportin e Freedom House,

dënimi i zyrtarëve të lartë dhe gjykatësve

për korrupsion dhe abuzim me detyrën

mbetet i rrallë’’. Ndërkohë buxheti i shtetit

vijon të ‘’shpohet’’ nga njerëz të

papërgjegjshëm në kurriz të pjesës tjetër

të shoqërisë.

Referenca:

Kontrolli i Lartë i Shtetit. Qerhsor 2015.

KLSH kallzon në prokurori drejtoreshën e

Drejtorisë së Prokurimeve Publike të

Page 33: Buletini Qershor 2015

32

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

përqëndruara në Ministrinë e Punëve të

Brendshme. Online:

http://www.klsh.org.al/ëeb/KLSH_KALL_Z

ON_N_PROKURORI_DREJTORESH_N_E_D

REJTORIS_S_PROKURIMEVE_PUBLIKE_T_

P_RQ_NDRUARA_N_MINISTRIN_E_PUN_V

E_T_BRENDSHMEDHE_11_PUNO_1456_1.

php?kc=0,3,3,0,0

BalkanWeb. Qershor 2015. Abuzuan me

tenderat: KLSH kallëzon në prokurori 12

zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Online:

http://www.balkanëeb.com/site/abuzuan-

me-tenderat-klsh-kallezon-ne-prokurori-

12-zyrtare-te-ministrise-se-brendshme/

Vendim i Këshillit të Ministrave. Janar

2015. Vendim nr. 28 ‘’Për ngarkimin e

Ministrisë së Punëve të Brendshme për

kryerjen e procedurave të prokurimit

publik në emër dhe për llogari të

kryeministrit, ministrave dhe

institucioneve të varësisë, për disa mallra

e shërbime. Online:

file:///Users/atom/Doënloads/19%20VEN

DIM%20NR.%2028%20DAT%C3%8B%20

14.01.2015_NDRYSHUAR_VKM176_date_

25.2.2015.pdf

Agjencia e Prokurimeve Publike. Qershor

2015. Buletini 21. Online:

file:///Users/atom/Downloads/Buletini_Nr

_%2021_date_01.06.15_perfundimtar.pdf

Freedom House. 2015. Freedom in the

world 2015. Online:

https://freedomhouse.org/report/freedom

-world/2014/albania#.VZBsJe2qqko

Page 34: Buletini Qershor 2015

33 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

Sokol KONDI, MSc

1- Rizgjimi i Shqipërisë me të cilin fqinjët

do të mësohen

Gjatë dhe pas vizitës zyrtare të

kryeministrit serb Aleksander Vuçiç më 27

prill në Tiranë, që shënoi padyshim një

hap përpara në marrëdhëniet mes

Shqipërisë dhe Serbisë, ka vijuar të jetë

në rendin e ditës së axhendës së politikës

së jashtme shqiptare marrëdhënia

delikate ndërmjet vendit tonë dhe dy

Shteteve fqinje, Maqedonisë dhe Greqisë.

Ndërkohë që ndaj të parës tonet janë

zbutur disi pas luftimeve të armatosura në

lagjen shqiptare të “Trimave” në

Kumanovë, ku u shënuan viktima të të dy

etnive sllave dhe shqiptare, nuk do të

thuhej e njëjta gjë për sa i takon

tensioneve me helenët.

Ndaj Maqedonisë, nga qëndrimet që

tingëlluan si një veto e Shqipërisë për

anëtarësimin e Shkupit në NATO në rast

se nuk zbaton marrëveshjen e Ohrit dhe

kërkesave për një hetim ndërkombëtar

për ndodhinë e Kumanovës, ka mbetur

vetëm kërkesa e parë ndërkohë që e dyta

ka rënë. Në fakt gjatë qëndrimeve që ka

mbajtur ministri Bushati gjatë qershorit,

ndryshe nga muaji prill, fjala

“ndërkombëtar” është hequr nga retorika

e diplomacisë shqiptare dhe ka mbetur

vetëm kërkesa për “hetim transparent”.

Ky çtensionim dhe zbutja e qëndrimit vjen

në një moment kur në Maqedoni situata

është qetësuar dhe BE-ja po

ndërmjetëson gjetjen e një zgjidhjeje

ndërmjet palëve politike. Duke qenë se

Shqipëria është një faktor i jashtëm dhe

palë presioni në çështjen maqedonase,

është për t’u përgëzuar qëndrimi

pragmatik dhe

përshkallëzimi i reagimeve

të MPJ-së në varësi të

tensionimit apo çtensionimit të situatës.

Ndërsa në rastin e Greqisë tensionet

mbeten dhe madje janë shtuar. Në rastin

helen vihet re një hierarki në përparësinë

që politika jonë e jashtme ka dashur t’i

japë dy çështjeve të ndjeshme rajonale.

Për shembull, ndërkohë që për çështjen

greke, ka qenë vetë kryeministri Rama ai

që ka dalë në vetë të parë për të mbajtur

qëndrimet zyrtare të Shqipërisë, çështjen

e Maqedonisë ka qenë kryesisht ministri

Bushati ai që e ka trajtuar. Për nga vetë

pozicionet që kanë dy shtetarët, kuptohet

edhe se cila çështje është më e

rëndësishme për momentin. Sigurisht në

rastin e fërkimeve me Greqinë, janë në

lojë sovraniteti dhe tërësia territoriale e

Shqipërisë, si dhe interesat jetike

ekonomike të vendit tonë. Bëhet fjalë për

zonën 5 në Detin Jon, ku të dy shtetet

kanë pretendime për të kryer kërkime për

hidrokarbure. Si duket, Greqia e

konsideron të sajën këtë zonë në bazë të

marrëveshjes së kufirit detar të

nënshkruar me Shqipërinë më 2009, që u

miratua nga parlamentet e dy vendeve,

por që në bazë të së drejtës

ndërkombëtare nuk është në fuqi, sepse

shtetet nuk kanë shkëmbyer mes tyre

instrumentin e ratifikimit, që është edhe

shprehja më e qartë e vullnetit shtetëror

që një marrëveshje të konsiderohet e hyrë

në fuqi.

Është konstatuar se Greqia ka zgjedhur ta

nënçmojë kryeministrin shqiptar, pasi në

të gjitha reagimet e saj ndaj qëndrimeve

të Shqipërisë, ato kanë ardhur në një rang

më të ulët protokollar, pra në nivel

zëdhënësish të ministrisë së Punëve të

Jashtme greke, apo ministrit të

Brendshëm helen. MPJ e Greqisë në një

rast arriti ta kërcënojë thuajse në mënyrë

eksplicite Shqipërinë se mund t’i bllokojë

rrugëtimin drejt BE-së, në rast se vendi

ynë nuk i rikthehet logjikës dhe

marrëdhënieve të bazuara te e drejta

ndërkombëtare, gjë e cila sipas Greqisë

nuk po ndodh. Edhe mosardhja e

Page 35: Buletini Qershor 2015

34

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

kryeministrit grek Tsipras në Tiranë më 28

Prill me rastin e Forumit Ekonomik të

Vjenës qe një shenjë se marrëdhëniet

janë në faza delikate.

Këtu nuk ka vend për kritika ndaj

Shqipërisë. Të mësuar me një pozicion të

plotë inferioriteti dhe mefshtësie nga ana

e politikës së jashtme shqiptare gjatë 23

viteve të fundit, sigurisht që aktorë të

brendshëm dhe të huaj mund të shfaqin

habira apo skepticizma përballë këtij

rizgjimi shqiptar. Sidoqoftë parapëlqehet

ky rol i ri i Shqipërisë në rajon, rol

inekzistent dhe i munguar deri dje dhe që

sot nuk është destruktiv, por thjesht

shprehës i ekzistencës dhe i peshës reale

që vendi ka në rajon dhe më gjerë.

Me këtë realitet të ri do të nisin të

mësohen dhe të bashkëjetojnë edhe

fqinjët (të cilët fillimisht mund të kenë

ndonjë përpëlitje, të mësuar mbase me

ndonjë “dhuratë” komode), në momentin

që do ta kuptojnë se koha e inferioritetit

të Shqipërisë ka shkuar për t’ia lënë

vendin marrëdhënieve reciproke korrekte,

të bazuara te e drejta ndërkombëtare.

Vizita e ministrit të Jashtëm grek në

Tiranë që pritet të ndodhë në mesin e

korrikut, do të jetë një mundësi e

mëtejshme e Shqipërisë për ta ritheksuar

vendosjen e marrëdhënieve me Graqinë

bazuar te parimet e reciprocitetit dhe të

fqinjësisë së mirë dhe jo më tek

inferioriteti në dëm të shtetit më të vogël,

apo në këmbim të mosvendosjes së

bllokadës greke në rrugëtimin europian të

Shqipërisë. Sovraniteti dhe interesat

kombëtare nuk mund të këmbehen me

heqjen e ligjit të luftës, njohjen e Kosovës,

apo çdo premtim tjetër të palës greke.

2- Ministri në fushatë

Këtë muaj, ndryshe nga muajt e

mëparshëm, do të na ishte dashur të

thurnim thuajse vetëm lavde, në rast se

një ditë të bukur ministri Ditmir Bushati

nuk do ta braktiste zyrën e tij gjatë orarit

të punës dhe në një ditë zyrtare

pune për të dalë dhe për të

bërë fushatë politike në favor të

shumicës qeverisëse dhe kandidatit të saj

për kryetar bashkie në Tiranë. Në fakt,

ministri postoi në profilin e tij në Facebook

më 4 qershor, në orën 12:25 një album

fotografik në të cilin shkruante: “...Vota

në 21 qershor për #‎ErionVeliaj‎ nr 6 dhe

për #‎PartiaSocialiste‎ nr 23 është

vendimtare për të zgjidhur problemet e së

shkuarës dhe për të ndërtuar Tiranën

evropiane.” ‎‎‎‎

Ora kur është postuar albumi në faqen e

ministrit në Facebook bën të mendohet se

ai duhet të ketë qenë në këtë takim

elktoral pak më herët gjatë ditës zyrtare

të punës. I mbetet atij të dëshmojë të

kundërtën, nëse ka dëshirë ta bëjë një gjë

të tillë, sigurisht.

Përndryshe, i bie që në këtë mënyrë

ministri të ketë braktisur zyrën, në të cilën

paguhet me taksat e të gjithë shqiptarëve,

për të mbështetur vetëm një pjesë të tyre

në një shfaqje elektorale.

3- Strategji joeficente lobimi në BE

Është për të ardhur keq, sepse vetëm dy

ditë më parë ministri e kishte bërë më së

miri detyrën e tij gjatë vizitës zyrtare në

Suedi, ku i kërkoi vendit anëtar të BE-së,

që Shqipërisë t’i caktohet një agjendë e

qartë prioritetesh që duhen përmbushur

në mënyrë që t’i çelen negociatat për

anëtarësim me të drejta të plota në BE.

Në fakt, një kërkesë të tillë ministri e ka

bërë në të gjitha kryeqytetet europiane ku

ka qenë këtë vit, vetëm se është e

vështirë të thuhet se kërkesa e tij të ketë

marrë ndonjë feed-back pozitiv. Nuk dimë

ndonjë rast që ky lobim i vazhdueshëm i

ministrit të ketë prodhuar rezultate, apo

të ketë marrë në këmbim ndonjë premtim

se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga

institucionet e BE-së. Në këtë pikë duhet

shtruar pyetja, a ja vlen që të vijohet me

këtë strategji, e cila nuk ka prodhuar

Page 36: Buletini Qershor 2015

35 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

rezultate deri më tash, apo duhet

përdorur një e re? Një ide mund të ishte

për shembull që MPJ të paraqiste një

kërkesë formale gjatë vizitave zyrtare të

ministrit ndaj vendeve anëtare dhe vetë

institucioneve të BE-së, që të hartonin një

listë prioritetesh konkrete që duhen

përmbushur për hapjen e negociatave.

Referime:

Gazeta Mapo, 27 Prill 2015,

http://www.mapo.al/2015/05/rama-

kulacin-maqedonise-kerbacin-greqise

Gazeta Shqip, 02 Qershor 2015,

http://gazeta-

shqip.com/lajme/2015/06/02/pakti-detar-

greqia-kercenon-me-veto-ne-be/

Ministria e Punëve të Jashtme, 26 Prill

2015,

http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-

e-shtypit/lajme/ministri-bushati-pret-

sekretarin-e-pergjithshem-te-osbe-se-

lamberto-zannier&page=1

Ministria e Punëve të Jashtme, 2 Qershor

2015,

http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-

e-shtypit/lajme/ministri-bushati-zhvillon-

vizite-pune-ne-mbreterine-e-

suedise&page=1

Gazeta Mapo, 4 Qershor 2015,

http://www.mapo.al/2015/06/ministri-

braktis-zyren-per-te-bere-fushate

Gazeta Tema, 31 Gusht 2013,

http://www.gazetatema.net/web/2013/08

/31/nje-pakt-i-ri-historik-per-

marredheniet-shqiperi-greqi/

Televizioni Ora News, 11 Qershor 2015,

http://www.oranews.tv/vendi/greqia-do-

propozoje-pakete-zgjidhjesh-per-

shqiperine/

Page 37: Buletini Qershor 2015

36

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Adela DANAJ, BA

1- Fundi i një “lajthitje”?

Ministria e Shëndetësisë nuk ka publikuar

asnjë lajm në faqen e saj zyrtare gjatë

muajit Qershor. Hamendësojmë disa

alternativa në lidhje me këtë situatë:

1.Ministria në fjalë nuk ka patur asnjë

ngjarje të rëndësishme për të publikuar

dhe nëse është kështu, çfarë ka bërë

kjo ministri gjatë një muaji në një kohë

ku skandalet nuk kanë qenë të vogla? 2.

Lodhja nga fushata elektorale që sapo

lamë pas mund t’i ketë lodhur aq shumë

punonjësit e ministrisë me në krye

ministrin, sa mund të kenë vendosur të

bëjnë një muaj pushim përpara se të

nisin pushimet e tyre verore. 3. Skandali i

skemës së vjedhjes së ilaçeve të

rimbursuara, mund të ketë shtyrë

ministrin të reflektojë, se ndoshta nuk

është koha të “shesë mend” me arritjet

e ministrisë që përfaqëson.

Megjithatë, cilado që të jetë arsyeja, APPA,

ngre supet përpara një situate të tillë , në

një kohë kur media e shkruar dhe më

pak ajo vizive, kanë denoncuar një rast të

paprecedent në lidhje me abuzimet që

kanë ndodhur me medikamentet.

Më datë 21 Maj, ish-kryeministri i vendit,

Z. Sali Berisha, deklaroi në Parlament se

shëndetësia është përfshirë në një skandal

të madh, ku është abuzuar me 1.5

miliardë lekë. Ministri Beqaj pranoi rastin

dhe menjëherë pas aprovimit të tij nisën

hetimet në Prokurori. Ky rast supozohet të

ketë funksionuar sajë një skeme të

mirëorganizuar e cila konsiston në

importimin e ilaçeve në Shqipëri përmes

recetave false të porositura nga farmaci

inekzistente duke përfituar shuma të

mëdha parash, kryesisht për

medikamente të cilat përdoren për

sëmundje të rënda. Ky skandal nuk është

mohuar nga ministri i

Shëndetësisë, gjithashtu,

dyshohet se në lidhje me këtë

skandal ka nisur një verifikim edhe

Organizata Botërore e Shëndetësisë. Lista

e gjatë e barnave dyshohet se

rimbursohej ende pa u futur në Shqipëri,

pasi jepeshin receta false rimbursimesh

për sasi të mëdha që në vendin tonë hynin

disa muaj më vonë.

Duket e habitshme se si përpara një

ngjarje të tillë, i vetmi reagim i ministrit

është dakordësia me ngjarjen dhe nuk ka

preferuar ta bëjë publik këtë lajm

skandaloz në faqen zyrtare të ministrisë.

Mos ndoshta ky rast është më pak i

rëndësishëm për qytetarët krahasuar me

inaugurimet e ndonjë aparature në

qendrat shëndetësore? Megjithatë, bërja

apo jo publike e këtij lajmi në faqen

zyrtare të ministrisë nuk është qëllimi

kryesor i këtij raporti. Do të ishte vetëm

në rast se çështja do të ishte zbardhur,

do të gjendeshin përgjegjësit e vërtetë,

do të merrnin dënimin e merituar dhe në

fund do të jepej një zgjidhje dhe një

garanci që një ngjarje e tillë nuk do të

përsëritej më në të ardhmen.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, prokuroria

ka treguar gatishmërinë e saj, kur vetëm

pak ditë pas denoncimit të skandalit me

rimbursimin e recetave të falsifikuara,

urdhëroi arrestimin e 10 personave, mes

të cilëve zyrtarë e pronarë farmacish. Nën

hetim u përfshinë dhjetëra zyrtarë e

farmacistë dhe mes të arrestuarve gjendet

edhe Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të

Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani

Të ndaluar deri tani:

1. P. Xhuvani, Drejtor i FDKSH.

2. E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë

Rajonale të Fondit.

3. K. Mahmutaj, Punonjëse pranë

Drejtoria Rajonale e Fondit.

Page 38: Buletini Qershor 2015

37 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

4. H. Roci. Administrator i Farmacisë,

Lundër.

5. M. Tufi, Drejtuese teknike e

farmacisë Lundër.

6. N. Thanasi, Drejtues Teknik i

farmacisë “Nutrimed”.

7. A.Spahiu, Drejtues Teknik i

farmacisë Bërzhitë.

8. Manaj, Drejtuese Teknike e

farmacisë “Adelina”.

Ndërkohë, vjedhja nëpërmjet skemës së

rimbursimit të barnave, përveç ndjekjeve

penale, pritet të shoqërohet dhe me

largime nga puna. Pas denoncimit të këtij

skandali, dha dorëheqjen drejtori i Fondit

të Kujdesit të Sigurimeve Shëndetësore,

Astrit Beci, ndërkohë Drejtoresha e

Komanduar e Fondit të Kujdesit të

Sigurimeve Shëndetësore, Milva Ikonomi,

pritet të vërë në zbatim masat

administrative të parashikuara për

personat e implikuar dhe që u përmendet

emri në raportet e auditit të njësisë

antikorrupsion, ndërmjet tyre, zv.drejtori i

Fondit Sokol Skuraj.

Në këtë rast, është për t’u përgëzuar

qëndrimi i ministrit Beqaj, i cili ka pohuar

se masat administrative dhe ato penale do

të vazhdojnë si në Fondin qendror, ashtu

dhe në atë rajonal. Pas përfundimit të

hetimeve, ministri ka pohuar se kjo

çështje nuk do të mbetet vetëm në duart

e prokurorisë, por edhe Ministria e

Shëndetësisë do të marrë masa ndaj

zyrtarëve të cilët do të rezultojnë të

implikuar në skemën e vjedhjes së

ilaçeve që jepen me rimbursim.

Referenca:

Ministria e Shëndetësisë:

http://www.shendetesia.go

v.al/al/newsroom/lajme

Gazeta Mapo. Qershor 2015. Skandal me

ilaçet, ja si funksiononte skema e

mashtrimit.

http://www.mapo.al/2015/05/skandal-

me-ilacet-ja-si-funksiononte-skema-e-

mashtrimit

Gazeta Mapo. Qershor 2015. Skandali i

ilaçeve! Pranga edhe Xhuvanit, drejtor i

FDKSH.

http://www.mapo.al/2015/06/skandali-i-

ilaceve-10-zyrtare-e-pronare-farmacish-

ne-pranga

Gazeta Mapo. Qershor 2015. Skandali i

ilaçeve, përgatitet largimi i Sokol Skurajt.

http://www.mapo.al/2015/06/skandali-i-

ilaceve-pergatitet-largimi-i-sokol-skurajt

Gazeta Panorama. Qershor 2015. Skandali

i barnave, ILKDP nis hetimet te Sigurimet.

http://www.panorama.com.al/skandali-i-

barnave-ildkp-nis-hetimin-te-sigurimet/

Page 39: Buletini Qershor 2015

38

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTIA E SHTETIT PËR ÇËSHTJET

VENDORE

Brenton KOTORRI, BA

1- Eksperiment për mbështetje partiake

Në kulmin e fushatës elektorale për

zgjedhjet lokale në Shqipëri, as ministri

Bled Çuçi nuk mund të qëndronte larg

mbështetjes së bashkëanëtarëve të

partisë së tij. Në kulmin e fushatës, ky

ministër inauguron me pretekstin e një

eksperimenti pilot, 2 zyra shërbimi. E para

në Ishëm të Durrësit, e dyta në

Bradashesh të Elbasanit. Të dyja komuna,

të cilat elektoralisht, Partia Socialiste i

kërkonte t’i zotëronte patjetër, pasi këto

zona, me hartën e re territoriale, i japin

një peshë të madhe zgjedhjes së kryetarit

të bashkisë së re. Pse u zgjodhën pikërisht

këto dy komuna, dhe jo dy komuna të

tjera të cilat mund të kishin larmi më të

madhe demografike, apo rajonale, nuk u

dha kurrë si përgjigje publike. Pse

përshembull nuk u eksperimentua në një

komunë ne veri të vendit dhe në një tjetër

në jug. Apo në një komunë me më shumë

biznese dhe në një tjetër me më shumë

dendësi banorësh, etj. Zgjedhje që do të

bënin më shumë sens për të pilotuar një

projekt të tillë. Mbetet padyshim për t’u

lavdëruar gjithsesi, iniciativa e Zyrave të

Shërbimi me një Ndalesë. Gjithmonë e më

shumë këto zyra pritjeje mund të

shmangin burokracitë dhe ecejaket e

tepërta të qytetarëve.

2- Tranzicioni pa ligj

Gjatë të njëjtit muaj, ministri mbajti një

prezantim lidhur me rrugëtimin e

Reformës Territoriale – Administrative.

Një prezantim në të cilin nuk thuhej asgjë

konkrete, përveçse retorikës së

përgjithshme se “… Ministria ka përgatitur

një manual udhëzues për të gjitha hapat

në ditët dhe muajt e parë pas

konstituimit.” Apo në fjalët po aq retorike

të vetë kryeministrit të vendit “Këto njësi

të reja ekonomike zhvillimi do të jenë një

instrument jashtëzakonisht i

vlefshëm për të adresuar

pikërisht nevojën për një qasje

të re ndaj burimeve natyrore dhe për një

qasje të shumëllojshme, në bazë të

territoreve dhe të specifikave të

territoreve. Vlen të thuhet që ky është një

organizim si asnjëherë më parë, përgatitet

me shumë kompetencë dhe me shumë

sens përgjegjësie nga qeveria, për t’ju

vënë në dispozicion të zgjedhurve të rinj

dhe kuvendeve të reja vendore,

instrumentet për të përballuar shokun e

tranzicionit.” Thënë shkurt, asnjë prej

fjalive të mësipërme që konsiderohen

sqaruese, nuk na sqaron asgjë se si do të

kalohet juridikisht nga sistemi i

deridjeshëm, te sistemi i nesërm. Kjo

teksa aktualisht nuk kemi një të sotme

për këto njësi të reja juridike. Aktet

nënligjore dhe rregulloret e funksionimit

të njësive të vjetra nuk mund të aplikohen

automatikisht tek njësitë e reja. Kjo, pasi

juridikisht, aktet “e vjetra” nënligjore,

kanë vdekur bashkë me njësitë e “vjetra”

të pushtetit lokal. Kjo do të thotë se që

prej 22 qershorit, 61 bashkitë e reja kanë

të drejtë të ekzistojnë juridikisht, por nuk

kanë asnjë të drejtë të veprojnë dhe

funksionojnë. Çdo veprim institucional pa

një bazë ligjore, është shkelje jo thjesht e

Kushtetutës në nenet 108, 113, dhe 115

të saj, mbi Qeverisjen Vendore, por

praktikisht del jashtë sensit të parimit të

shtetit ligjor që qeveriset përmes ligjeve

dhe jo përmes hamendësimit.

3- Shifrat pa dobi

Së fundmi, edhe pse në mënyrë jo shumë

të dukshme, diku nëpër Website-in zyrtar,

mund të gjenden statistikat e reja të

stopkorrupsionit.al, e sidoqoftë, askund

brenda apo jashtë organeve të

komunikimit publik të shtetit nuk u jepet

përgjigje këtyre katër pyetjeve:

Ministria tregon se denoncime të mbyllura

janë 3853.

Page 40: Buletini Qershor 2015

39 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

1- Çfarë domethënë në këtë rast “të

mbyllura”?

2- Sa është raporti i pasverifikimit kur të

drejtë ka pasur qytetari denoncues me

rastet kur nuk ka pasur të drejtë (në

pretendimin e tij)?

3- Nëse ka pasur ndonjë rast (në këto

3853 raste të mbyllura), në rastet kur

qytetari ka pasur të drejtë, si është

proceduar me zyrtarin përkatës?

4- Sa zyrtarë, të verifikuar si të

korruptuar janë paralajmëruar, sa janë

pezulluar dhe sa janë pushuar nga

shërbimi?

Ndërkohë askush në media, as nga

opozita politike, dhe as nga shoqëria civile

nuk i bën këto pyetje.

Referenca:

Webi Zyrtar i Ministrise se Shtetit per

Ceshtjet Vendore

www.ceshtjetvendore.gov.al

Webi Zyrtar i Ministrise se Shtetit per

Ceshtjet Vendore: Lajme

www.ceshtjetvendore.gov.al/lajme

Facebook: Ministri per Ceshtjet Vendore

www.appatank.org Raport, Prill Ministria e

Shtetit per Ceshtjet Vendore.

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.

(PDF)

Page 41: Buletini Qershor 2015

40

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E INOVACIONIT DHE

ADMINISTRATES PUBLIKE

Blerina LLALLA, MSc

1- Qetësi për inovacionin?

Përgjatë muajit Qershor Ministria e

Inovacionit vjen me vetëm dy dalje

publike, dy ngjarje përgjatë gjithë kësaj

hapësire kohore një-mujore. Ndryshe nga

aktivizmi i muajve paraardhës gjatë këtj

muaji dhe në ubsajtin e kësaj ministrie do

të gjejmë të publikuar vetëm ngjarjen mbi

trajnimin për nënshkrimin elektronik të

sektorit privat dhe publik, si dhe fjalën e

Ministres gjatë konferences së Sistemeve

të Informacionit dhe Inovacionit në

Teknologji.

Referuar raportit të muajit Maj për

Ministrine e Inovacionit duhet të kujtojmë

se u njohëm me prezantimin e platformës

më të re të shërbimit ndaj qytetarëve,

Portali i shërbimeve online të shtetit

Shqiptar, e-Albania, me më shumë se 150

shërbime që përfshijnë rreth 30

institucione shtetërore. Kjo nismë vjen në

sajë të modernizimit të qeverisjes

nëpërmjet teknologjisë. Ne kuadër të

këtyre nismave dhe programeve sipas

prioritetit të këtij dikasteri për rritjen e

transparencës dhe përmirësimin e

shërbimeve në administratën publike sipas

parimeve të iniciativës Open Government

Partnership vijon dhe programi i portalit

e-albania dhe po kështu trajnimi në fjalë.

2- Përdorimi i produkteve të sigurta në

shërbimet publike.

Nënshkrimi elektronik, 2 muaj trajnime

me 350 pjesëmarrës nga sektorët publik e

privat. Ky aktivitet është konceptuar si

mbyllja e fushatave ndërgjegjësuese mbi

përdorimin e produkteve të sigurta

elektronike të cilat kanë filluar që prej

muajit prill për punonjësit e administratës

publike, me qëllim rritjen e performancës

së tyre dhe për sektorin privat me qëllim

lehtësimin e procedurave administrative.

Sipas publikimit të këtij lajmi dhe ne

faqen zyrtare të kësaj ministrie, ky

trajnim vjen në funksion të rritjes së

cilësisë së shërbimeve publike, si një nga

prioritetet kryesore të qeverisë, Ministri i

Shtetit për Inovacionin dhe Administratën

Publike në bashkëpunim me kompaninë

ALEAT dhe Qendrën Kombetare të

Regjistrimit, organizuan sot aktivitetin me

temë “Përdorimi i produkteve të sigurta në

shërbimet publike”

Gjatë fjalës se mbajtur në këtë aktivitet,

ministrja Harito u shpreh: “Qeveria është

e angazhuar në mënyrë shumë të

vendosur, me një plan shumë të qartë

veprimi, për të nxitur shërbimet inovative,

shërbimet online, lehtësimin e shërbimeve

publike për qytetarët, por njëkohësisht

për të lehtësuar edhe jetën e biznesit

duke përmirësuar me të gjitha mjetet që

na jep sot teknologjia, mënyrën se si i

ofrojmë shërbimet si në sektorin publik

ashtu dhe në atë privat”.

Sipas ministres së Inovacionit në muajt e

fundit vetëm nëpërmjet QKR kanë

qarkulluar rreth 4000 mijë dokumenta

elektronikë dhe ky është një hap i mirë

për t’a zgjeruar edhe më shumë rrethin e

përdoruesve të këtij shërbimi.

Ministrja Harito thekson se; “Qëllimi ynë

është t’ju lehtësojmë jetën qytetarëve, të

pakësojmë burokracitë dhe nëpërmjet

kësaj të pakësojmë mundësitë për

korrupsion, sepse sigurisht aty ku nuk ka

më sportel, ka një mundësi më pak për

korrupsion dhe kjo është ajo që kemi

thënë gjithmonë, ngritja e sistemeve për

të luftuar korrupsionit”. Nënshkrimi

elektronik sot konsiderohet si mjeti më i

sigurt në komunikimin elektronik, i cili

garanton vlefshmërinë ligjore të

dokumentit elektronik dhe fuqinë

provuese të tij, të njëjtë me formën

Page 42: Buletini Qershor 2015

41 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

shkresore. Identifikimi i sigurtë dhe

nënshkrimi elektronik, të cilat gjenerohen

nga çertifikatat elektronike të

inkorporuara në letërnjoftimin zyrtar,

mundëson për qytetarët përfitimin e

shumë shërbimeve në distancë. Këto

çertifikata elektronike, ofrohen falas për

qytetarët nga kompania ALEAT. Nga ana e

saj QKR është duke ofruar nëpërmjet

portalit e-Albania, ekstraktet si dokument

elektronik si dhe mundësinë e aplikimit

online nëpërmjet përdorimit të

letërnjoftimit elektronik dhe çertifikatave

elektronike të vendosura në të, për

regjistrimin e një biznesi. Çdo dokument i

nevojshëm për këtë proces, mund të

shkakrkohet nga qytetarët, duke përdorur

identifikimin e sigurt elektronik dhe

nënshkrimin elektronik, si dhe të

përfitohet çertifikata e regjistrimit me

nenshkrim elektronik nga QKR.

Sikurse kemi theksuar dhe më parë kjo

është një nismë e cila vlen të vlerësohet

pozitivisht pasi është një iniciativë e drejtë

dhe e duhur në përrputhje dhe me

modelet bashkëkohore ndërkombetare

dhe sipas standarteve Europiane e

botërore të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gjithashtu vlen dhe për rritjen e

kapaciteteve të Administratës publike

Shqiptare njëkohësisht dhe sektorit privat

në ofrimin dhe përdorimin e shërbimeve

publike. Por nëse kemi trajnuar një brez,

natyrisht nuk duhet të ndalemi me kaq,

pasi nevoja për informim është më e gjere

në nivel institucional publik po aq dhe

privat apo më gjerë. Do të ishin te

vlefshme dhe fushatat e tjera

sensibilizuese, informuese ndaj publikut

dhe çdo qytetari që do të jenë përfituesit

direkt të këtyre shërbimeve, ndaj për këtë

themi se duhet një informim akoma me i

gjerë dhe instrumenta adeguatë në

sensibilizimin dhe nxitjen e përdorimit të

këtyre platformave

bashkëkohore.

Mund të ritheksojmë se

sfidë mbetet çdo nismë

Inovative në të gjithë shoqërinë si mjet i

zhvillimit dhe punësimit në përputhje me

trendet bashkekohore dhe modelet e

vendeve të përparuara. Gjithsesi ne

mirëpresim rezultatet nga çdo iniciative,

project apo politikë e aplikuar nga

institucionet e pushtetit qendror sikurse

dhe na shqeteson heshtja e gjatë apo

mungesa e dialogut me publikun për

pothuaj një muaj të plotë.

Referenca:

Webi Zyrtar i Ministrise se Inovacionit dhe

Administrates Publike

http://www.inovacioni.gov.al/al/neësroom

/lajme/nenshkrimi-elektronik-2-muaj-

trajnime-me-350-pjesemarres-nga-

sektoret-publik-e-privat&page=1

Agjencia Telegrafike Shqiptare

http://www.ata.gov.al/nenshkrimi-

elektronik-2-muaj-trajnime-me-350-

pjesemarres-nga-sektoret-publik-e-privat-

278466.html

Page 43: Buletini Qershor 2015

42

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E SHTETIT PËR

MARRËDHËNIET ME PARLAMENTIN

Jona HOXHAJ, Msc.

1- Ministria pa sens ekzistence

Kaq shumë punë është bërë dhe kaq

shumë kanë mësuar punonjësit në MMP,

sa tani do e përçojnë këtë njohuri dhe tek

praktikantët! Duke qenë konfuz në

vazhdimësi për nevojën e të pasurit një

ministri për Marrëdhënie me Parlamentin,

vjen lajmi se ata kanë hapur dy vende për

internshipe, në kuadër të programit të

praktikave të studentëve të Ministrisë së

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Gjeja e parë që të vjen në mendje pas

këtij lajmi është: a thua çfarë do të

mësojnë këta studentë; që në Ministri nuk

punohet, se në Shqipëri ekzistojnë Ministri

që praktikisht nuk bëjnë asgjë, por

ekzistojnë për inercinë e hapjes së disa

vendeve të punës për disa njerëz, gjë e

mirëmenduar para se të ekzistonte

Ministria?!

I gjithë ky dyshim dhe argumentim nga

muaji në muaj, që nga Shkurti, për

mosnevojën e të pasurit një Ministri për

Marrëdhënie me Parlamentin vjen nga

fakti se Ministria meqenëse është pa

portofol, edhe veprimtarinë e ka të

kufizuar, veç rakordimit të procesit

legjislativ me atë ekzekutiv. Gjithashtu

mosekspozimi në media, mospërmbushja

e atyre pak objektivave dhe programeve

që janë prezantuar zyrtarisht nga ta i

përforcojnë bazat e dyshimeve për “punën”

dhe obligimet që ata mund të kenë!

Në shkurt kompetencat e tyre u zgjeruan

duke shtuar dhe kontrollin e nismave

ligjore që sjellin ministritë përkatëse. Por

puna e tyre është shumë specifike dhe ka

një shtrirje të ngushtë për të funksionuar

si një Ministri e një Shteti. Gjithashtu një

handikap madhor i identifikuar është

mungesa e transparencës në

postimin e projekt-akteve të

propozuara për shqyrtim nga

Këshilli i Ministrave dhe atyre që votohen

nga Kuvendi. Kjo bën që dhe puna që ata

bëjnë të vihet në dyshim, pasi nuk e

shpallin informacionin e punës që mund të

jenë duke bërë!

Referenca:

Webi Zyrtar i Ministrise se Shtetit per

Marredheniet me Parlamentin

http://www.marredhenietmeparlamentin.g

ov.al/

Webi zyrtar i Kuvendit te Shqiperise

http://www.parlament.al/web/Banka_e_te

_dhenave_123_1.php

Page 44: Buletini Qershor 2015

43 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE

INFRASTRUKTURËS

Flutura GJANA, BSc

1- Çfarë po bëhet me ujësjellës-

kanalizimet?

Gjatë monitorimit tonë të përmuajshëm

gjatë 6mujorit të vitit 2015 është vënë re

që Ministria e Transportit dhe

Infrastrukturës (MTI) nuk ka realizuar

asnjë veprimtari me rëndësi që lidhet me

sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve. Duhet

të mos harrojmë që në pikën e parë që

citohet në misionin e MTI, ajo ka për

detyrë: “Përgatitjen dhe zbatimin e

objektivave e të politikave të qeverisë

për zhvillimin e transportit e të

ujësjellës-kanalizimeve në të gjitha

elementet përbërëse të tyre...”. Pra

shprehet mjaft qartë rëndësia e njëjtë që

ka sektori ujësjellës-kanalizime krahasuar

me sektorin e transportit.

Rikujtojmë se në fjalën e mbajtur (më

nëntor të 2014) në Kuvendin e Shqipërisë

mbi Miratimin e Projektbuxhetit 2015,

Ministri Haxhinasto është shprehur: “...Do

të realizojmë zgjerimin dhe përmirësimin

e rrjeteve dhe cilësisë së shërbimeve,

veçanërisht me ujë të pijshëm, nëpërmjet

rrjetit të ujësjellësit në zonat urbane në

masën 95% dhe në atë rurale rreth 79%

dhe sigurisht do të rrisim mesataren e

furnizimit në shkallë vendi me ujë të

pijshëm në 16 orë/ditë. Po kështu një

objektiv i rëndësishëm në shërbimin dhe

rritjen e cilësisë në kanalizime është

mbulimi me rrjet kanalizimesh në zonat

urbane me rreth 86% dhe atyre rurale

rreth 25%. ...”.

Sipas parashikimeve të ministrit

investimet në këtë sektor do të kishin një

rritje me 14.8% krahasuar me buxhetin e

kaluar. Kanë kaluar 6 muaj

dhe nuk është bërë publik

asnjë projekt që do të

ndihmonte MTI për të arritur objektivat që

i ka vënë vetes për këtë sektor. Si do të

arrihet të kemi një rrjet të ujësjellësit në

masën 95% dhe 79%, përkatësisht për

zonën urbane e rurale? Si do të rritet

mesatarja e furnizimit me ujë të pijshëm

në 16 orë në ditë?

2- Arnime rrugësh me rastin e sezonit

turistik

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

ka deklaruar se po finalizohen punimet për

riparimin e disa segmenteve rrugore që

mundësojnë transportin drejt zonave

turistike të vendit. Autoriteti Rrugor

Shqiptar është institucioni që ka

përgjegjësinë e realizimit të këtyre

punimeve. Ndërhyrje ka në segmentet

Orikum-Llogara, Qafë Thanë-Lin-Pogradec,

Gjirokastër-Korçë, Ura e Leklit–Përmet.

Edhe këtë vit nuk mund të mungonte

arnimi i rrugëve. Kjo është zgjidhja më e

thjeshtë por me kosto më të lartë që

ndërmerret para çdo sezoni turistik.

3- Ministria përballë akuzave të një

investitori gjerman

Kompania EMS operon në terminalin lindor

të portit që nga korriku i 2013-s. Aktiviteti

i saj përfshin transferimin dhe depozitimin

e mallrave rifugio, si minerale, qymyr,

skrap, çimento, vaj ushqimor etj.

Përpunimi i mallrave në terminalin lindor

të Portit Detar të Durrësit është bllokuar,

duke shkaktuar dëme të shumta

financiare për palët kontraktore në

operacionet e ngarkim-shkarkimit e

transportit. Kompania EMS e ka shprehur

këtë shqetësim edhe në mediat gjermane,

pikërisht në gazeta “Handelblatt” ku

drejtuesi i saj shprehet: “Ne nuk kemi

bërë asgjë të gabuar, përveç e kemi

refuzuar të paguajmë ryshfet».

Në mes të këtyre akuzave janë përfshirë

dhe Ambasada Gjermane dhe Kryeministri

Rama. Administratori i kompanisë

gjermane deklaron se ka mjaftuar një

telefonatë e Ambasadorit Gjerman me

Page 45: Buletini Qershor 2015

44

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Ramën dhe ky i fundit ka urdhëruar

largimin e zaptuesve. Autoriteti Portual

Durrës ka deklaruar se për aktivitetet

stivadore që EMS është përpjekur të

ushtrojë në mënyrë të paligjshme

kërkohet licencim i posaçëm. Nuk dihet

pse ka ndërhyrë Kryeministri Rama në

mbështetje të EMS kur APD deklaron se

kompania në fjalë nuk posedon licencimin

për të kryer aktivitetet stivadore.

Referenca:

Misioni Ministrisë

http://www.transporti.gov.al/al/ministria/

misioni-ministrise

Artikull: Fjala e Ministrit Haxhinasto në

Kuvendin e Shqipërisë mbi Miratimin e

Projektbuxhetit 2015

http://www.transporti.gov.al/al/newsroom

/fjalime/fjala-e-ministrit-haxhinasto-ne-

kuvendin-e-shqiperise-mbi-miratimin-e-

projektbuxhetit-2015&page=1

Artikull: Përplasje në Portin e Durrësit,

koncesionari gjerman ankohet te Rama

http://gazeta-

shqip.com/lajme/2015/06/20/perplasje-

ne-portin-e-durresit-koncesionari-

gjerman-ankohet-te-rama/

Artikull: Prioritet mirëmbatja e akseve

kryesore për sezonin turistik

http://www.transporti.gov.al/al/newsroom

/lajme/ministria-e-transportit-dhe-

infrastruktures-autoriteti-rrugor-shqiptar-

prioritet-mirembatja-e-akseve-kryesore-

per-sezonin-turistik

Page 46: Buletini Qershor 2015

45 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK,

TURIZMIT, TREGTISË DHE

SIPËRMARRJES

Sokol KONDI, MSc

1- Institucion turizmi apo riedukimi?

Jemi të detyruar të trajtojmë një tjetër

rast skandaloz, sikurse kemi bërë çdo

muaj në raportet tona për institucionin e

skandaleve, Agjencinë Kombëtare të

Turizmit.

Bëhet fjalë për një punonjës të saj, i cili

është rekrutuar pa konkurs dhe në shkelje

të çdo ligji në AKT, pasi është i dënuar për

veprën penale të falsifikimit të

dokumentav dhe me vendimin penal Nr.

190, datë 01.03.2004 dhënë nga Gjykata

e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kërkojmë

publikisht nga ministri Arben Ahmetaj të

japë sqarime nëse ka patur dijeni për

rekrutimin e këtij personi dhe përse nuk e

ushtron autoritetin e tij si ministër për ta

larguar dhe për të marrë masa ndaj atyre

që kanë punësuar dhe vazhdojnë të

mbajnë në punë një person me

precedentë penalë.

Kërkojmë gjithashtu që ministri Ahmetaj

të informojë publikun nëse ka dijeni që

ndaj këtij personi ka nisur në AKT përpara

disa muajsh procedura e shkarkimit, por

befas komisioni disiplinor që u mblodh për

rastin në fjalë i pezulloi mbledhjet,

kushedi për cilën arsye të brendshme apo

të jashtme. Personi në fjalë po procedohej

nga institucioni i tij për mosparaqitje pa

arsye në vendin e punës prej rreth dy

javësh, e verifikueshme kjo në

dokumentin e list-prezencave apo

dokumenteve zyrtare ku gjatë asaj

periudhe punonjësi nuk ka nënshkruar

asnjë dokument edhe pse pozicioni që ka

ja kërkon detyrimisht një

gjë të tillë, për përpilimin e

saktë ligjor të

dokumenteve. Për më tepër

ai po gjykohej për shkelje të rëndë dhe të

përsëritur të etikës dhe disiplinës, për

fyerje të rënda ndaj kolegëve.

Arsyet përse ky komision i ka pezulluar

mbledhjet mund t’i japë vetë institucioni

dhe punonjësi i DAP me emër Shtjefën,

gjithashtu pjesë e komisionit të mbledhur

për trajtimin e rastit të personit në fjalë.

Të gjitha këto janë të verifikueshme në

forma shkresore dhe procesverbalesh të

mbajtura, gjithnjë nëse institucioni nuk i

ka zhdukur, pranë protokollit të AKT.

Ftojmë Ministrinë e linjës, Prokurorinë,

DAP, dhe KLSH të hetojë për këtë rast dhe

të mëposhtmit që do të trajtojmë.

2- Biznes privat me AKT

Gjatë qershorit është zhvilluar Rally

Albania, një aktivitet privat garash me

makina, i cili është promovuar fort në

faqen e saj personale në Facebook nga

Drejtoresha e AKT-së, e cila në sajtin

zyrtar të Rally Albania rezulton si

administratore e këtij biznesi privat.

Pyetja që lind është: Drejtoresha paguhet

që të promovojë turizmin shqiptar, apo

biznesin e saj privat? Për më tepër në

aktivitetin e vjetshëm të Rally Albania,

disa punonjës të AKT kanë braktisur

vendin e punës në ditë dhe orar zyrtar

dhe për disa ditë me rradhë kanë marrë

pjesë në aktivitetin privat të kompanisë së

drejtoreshës. Jemi të gatshëm t’i ofrojmë

çdo institucioni hetimor, dokumentet që

provojnë këtë rast dhe çdo akuzë tjetër që

ngrëmë lidhur me shpërdorimin e detyrës

nga ana e disa personave të stafit të AKT.

Sikur të mos mjaftonin dëmet që i ka

shkaktuar Shtetit për një vit, të vlerës së

92 mln lekëve, pushteti trajtohet me këtë

babëzi dhe paturpësi, si të ishte një pronë

private e trashëguar dhe jo institucion

shtetëror që duhet t’i shërbejë të gjithëve

dhe jo vetëm disa individëve.

3- Ekonomia në stanjacion

Page 47: Buletini Qershor 2015

46

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Për sa i takon situatës ekonomike, që nga

janari kur kemi nisur raportet e APPA,

eksportet, importet dhe deficiti tregtar çdo

muaj kanë qenë negative (të paktën deri

në Maj, muaji i fundit që mundëm të

marrim si referencë nga ISTAT).

Sipas INSTAT në Prill, eksportet e

mallrave u ulën 10,0 % në krahasim me

Prill 2014 dhe 7,8 % në krahasim me Mars

2015. Edhe importet u ulën me 2,0 % në

krahasim me Prill 2014 dhe 2,2 % në

krahasim me Mars 2015. Deficiti tregtar i

këtij muaji është 23 mld lekë, duke u

rritur me 6,5 % krahasuar me Prill 2014

dhe 3,3 % në krahasim me Mars 2015.

Sa për sipërmarrjen, ka një rritje të

kompanive që figurojnë aktive në treg për

2014-n, ashtu sikurse edhe punësimi

muajin e fundit u rrit me 0,9%. Por ky

është një realitet krejt ndryshe nga ai që

paraqet shpesh ministri Ahmetaj, i cili i

kthen mbrapsht këto shifra, kushedi mbi

bazën e cilave të dhëna dhe flet për

punësim në rritje 9 % për 2014-n. Herën

e fundit ministri tha se janë punësuar mbi

100 mijë persona të rinj. Me shifrat e

INSTAT-it në dorë, që jep të dhëna se në

Shqipëri janë shtuar rreth 1000

ndërmarrje të reja në 2014, i bie që secila

prej tyre të ketë punësuar nga 100

persona për të përmbushur profecitë e

ministrit.

Qeveria aktuale e cila shquhet për një PR

të jashtëzakonshëm edhe atëherë kur nuk

ka lajme, imagjinoni se çfarë trumbetimi

do t’iu kishte bërë këtyre 1000 kompanive

që na paskan punësuar nga 100 persona

secila. Por Ku janë? Me siguri vetëm nëpër

fantazi! Ministri mund të argumentonte se

janë punësuar në bujqësi apo blegtori, por

as rritja e këtyre sektorëve që vërtitet

duku te rreth 1% për muajt e fundit nuk

do ta justifikonte dot këtë pretendim.

Referenca:

Ministria e Zhvillimit Ekonomik,

11 Qershor 2015,

http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom

/lajme/mbi-106-mije-vende-te-reja-pune-

suksesi-i-reformave-ne-ekonomi&page=1

Gazeta Mapo, 23 Qershor 2015,

http://www.mapo.al/2015/06/blegtoria-

rritje-modeste-me-2014-kreret-shtohen-

vetem-me-03

Rally Albania,

http://rallyalbania.org/ra_15/o_team_14.

html

Instituti i Statistikave,

http://www.instat.gov.al/al/home.aspx

APPA, Ministria e Zhvillimit Ekonomik,

Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,

Raporti i Muajit Maj 2015,

http://www.appatank.org/raport-maj-

2015-ministria-e-zhvillimit-ekonomik-

turizmit-tregtise-dhe-sipermarrjes/

Gazeta Mapo, 30 Qershor 2015,

http://www.mapo.al/2015/06/rritja-

spektakolare-e-eksporteve-e-ahmetajt-

bien-4-1

Page 48: Buletini Qershor 2015

47 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

Rezarta Caushaj, BA

1- Më në fund raportim ?!!

Ministria e Zhvillimit Urban ka raportuar

në Parlament mbi ecurinë e ligjit “Për

legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e

ndërtimeve pa leje” si dhe një projekt ligj

i ri, i cili do të tentoj të përfshijë nën

petkun e vet edhe ndërtimet të cilat janë

bërë pas vitit 2009. Kjo është sipas

Ministrit e nevojshme, që procesi i

legalizimit t’i japë fund informalitetit.

Ndonëse në raportimin në fjalë ka patur

mjaftë shifra të hedhura nga Znj.

Gjermeni, një praktikë e preferuar

natyrisht për t’i krahasuar me mosarritjet

e qeverisjes paraardhëse. Ajo theksoi se:”

Në vetëm 12 muaj, falë përkushtimit të

punonjësve të ALUIZNI për të qenë në

shërbim të qytetarëve dhe falë

bashkëpunimit me qytetarët, për

periudhën maj 2014 – maj 2015, ne

arritëm të legalizonim tridhjetë e dy mijë

e nëntë qind objekte. Në 8 vite të

qeverisë së kaluar, u kryen vetëm njëzet e

njëmijë e shtatë qind legalizime, që do të

thotë mesatarisht 2500 leje në vit.” Nuk

vëmë në dyshim që kjo Ministri ka qenë

shumë aktive apo reformimin apo faktin

hapja e zyrave të reja është

domosdoshmëri, ajo që ne presim prej një

institucioni serioz, i cili pretendon se ka

bashkëpunuar me qytetarët dhe ka bërë

studime në terren, është minimalisht një

bazë të dhënash statistikore të publikuara

në Faqen Zyrtare të Ministrisë.

Nga ana tjetër projekt-ligji i ri, ndonëse

me të drejtë evidenton se problematika e

legalizimit në mjaftë raste është e lidhur

ngushtë me problem te mungesës së

strehimit dhe varfërisë

ekstreme, nga ana tjetër

nuk është e qartë së çfarë

integrimi hapësirash do tentohet të bëhet

në rast se çdo objekt i ndërtuar jo vetëm

pa leje, por në shkelje flagrante të ligjeve

përkatëse. Cili është kuptimi i zhdukjes së

informalitetit nëse banesat nuk kanë

respektuar rregullat për ndërtimin e tyre,

jo vetëm rregullat urbanistike, por edhe

ato inxhinierike. Në fakt ky është një

problem, i cili as është përmendur nga kjo

Ministri. Akoma nuk kemi një vëmendje

ndaj zhvillimit të ndërtimeve në përputhje

me rregullat arkitekturore e inxhinierike

që ndërfut në ligjin në fjalë një

problematikë të tërë mbi sigurinë e

qytetarëve, duke qenë se pjesa më e

madhe e ndërtimeve janë bërë pa u

bazuar në një planimetri të caktuar.

Akoma nuk kemi një diferencim mbi

ndërtimet e bëra nga nevoja, sic është

qartësisht rasti i ndërtimeve pa leje dhe

për ato ndërtime të bëra për interesa

shfrytëzimi ekonomik, të cilat duhen

trajtuar në mënyrë të ndarë. Akoma nuk

dëgjuam nga raportimi në fjalë mbi

dënimet mbi abuzuesit dhe mbi të gjitha

mbi institucionet abuzuese. Qytetarët

shqiptar nuk duhet të presin të bekuarën

strategji kombëtare, për të ditur fatin e

tyre.

Të shpresojmë që projekt-ligji i ri të hap

një debat të gjerë, ku të adresohen

dilemat e sipërpërmendura.

2- Dëgjesat Publike

Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje

është gjithnjë një politikë shumë e

mirëpritur, por natyrisht kur i shërben një

qëllimi të caktuar. Rëndom në Faqen

Zyrtare të Ministrisë gjen këtë lloj

paragrafi: “Vazhdojnë dëgjesat publike në

kuadër të projektit “Urbanizimi dhe

integrimi social-mjedisor i zonave

informale, në drejtim të ndërgjegjësimit

dhe pjesëmarrjes së komunitetit” që

MZHU dhe REC në bashkëpunim me NJQV

dhe ALUIZNI, kanë ndërmarrë për disa

zona informale në të gjithë vendin.

Page 49: Buletini Qershor 2015

48

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Specialistë të Drejtorisë së Ndërtimeve

Informale, Legalizimit dhe Urbanizimit në

Ministrinë e Zhvillimit Urban , patën më

15 qershor dëgjesën me banorët e zonës

informale, “Lagjja nr. 1” në Sarandë.

Takimi u fokusua tek diskutimi i hapur me

banorët dhe përfshirja e tyre në procesin

e urbanizmit dhe integrimit të kësaj zone.”

Ajo që ndryshon është zakonisht vendi I

zhvillimit, por asnjëherë nuk jepet

informacion se çfarë problemi hasin këta

banor apo në ç’mënyrë do të pasqyrohet

kjo në implementimin e politikave të

caktuara nga ana e Ministrisë. Apo mos

vallë edhe këta banor janë duke pritur

Strategjinë Kombëtare?!

Ndërkohë që qytetet, lagjet e të cilave

janë përfshirë në projekte ndërtimi

lëngojnë tashmë jo vetëm nga masakrat

urbane, por edhe nga prishjet e IKMT-së,

e cila nuk merr përsipër të pastrojë pas

vetes. Pyesim veten a ka menduar

ndonjëherë Minstria të hedhë një plan

ndërtimi para se të angazhohet me prishje?

Referenca:

Webi Zyrtar i Ministrise se Zhvillimit Urban

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/newsr

oom/lajme/degjesa-publike-me-

komunitetin-e-zones-informale-ne-

sarande

Webi Zyrtar i Ministrise se Zhvillimit Urban:

Lajme

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/newsr

oom/lajme/fjala-e-ministres-gjermeni-

mbajtur-sot-ne-kuvend-mbi-projektligjin-

per-disa-ndryshime-ne-ligjin-per-

legalizimin-urbanizimin-dhe-integrimin-e-

ndertimeve-pa-leje&page=1