Albania Ballet

181
ATJE KU PLAZMOHET MADHËSHTIA E ARTIT Ferdinand Ndocaj - Blerina Arbana NË 50-VJETORIN E “SHKOLLËS KOMBËTARE KOREOGRAFIKEATJE KU PLAZMOHET MADHËSHTIA E ARTIT ATJE KU PLAZMOHET MADHËSHTIA E ARTIT

description

Albania Ballet

Transcript of Albania Ballet

Page 1: Albania Ballet

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Ferdinand Ndocaj - Blerina Arbana

Në 50-vjetoriNe “ShkollëS kombëtare koreografike”

Atje ku plAzmohetmAdhështiA e ArtitAtje ku plAzmohetmAdhështiA e Artit

Page 2: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Atje ku pl Azmohet mAdhështiA e ArtitAtje ku pl Azmohet

mAdhështiA e Artit

Në 50-vjetorine “Shkollës Kombëtare Koreografike”

tiranë, dhjetor 2009

Ferdinand NdocAj-Blerina ArBANA

Ky libër publikohet në faqet Web për të gjithë ish-pedagogët dhe ish-nxënësit

e “Shkollës Kombëtare Koreografike”që tashmë janë larg Shqipërisë,

por edhe për artdashësit e të interesuaritmbi zhvillimet 50-vjeçare që lidhen me

drejtimet specifike të këtij artimjaft të suksesshëm për Shqipërinë!

Në përvjetorin e artëtë “Shkollës Kombëtare Koreografike”

për gjithçka mund të na shkruani në:[email protected] [email protected]

Page 3: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

50-vjetshkollë komBëtAre koreogrAFie

Titulli i librit:“Atje Ku plAzmohet mAdhëShtiA e Artit”

Autorët:Ferdinand NdocAj-Blerina ArBANA

Konsulent:Agron AliAj

(Artist i Popullit)

Arti grafik në kompiuter - për shtyp dhe faqet Web:Ferdinand NdocAj

shumë falënderime mAsh-itdhe veçanërisht ministrit të kulturës së vitit 2007

z. genc pollo,nën mbështetjen sponsorizuese të të cilit,

ky libër pa dritën e botimit

© të gjitha të drejtat e autorit:Ferdinand NdocAj

Shtëpia Botuese: Asd

Dalja nga shtypi:tiranë, dhjetor 2009

vendosja në faqet WEB:gjatë kohës së shtypit

Page 4: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

të NderuAr kolegë, miq, BAshkudhëtArë të jetës Artistike!

Dëshiroj, si artiste, t’ju përgëzoj për këtë nismë kuptimplotë, duke shprehur emocionin dhe vlerësimin tim, lidhur me rëndësinë dhe kontributin që përmban ky libër në pasurimin e historiografisë së artit koreografik kombëtar. Padyshim, përvjetori jubilar, tashmë gjysmë shekullor i shkollës së baletit, përhap jehonën e vet, përmes gjurmëve e mbresave të ngrohta që baleti ka lënë dhe vazhdon të shënojë, në të gjitha hapësirat e artit dhe të kulturës sonë. Lexuesi që do ta marrë në dorë këtë libër, do të vlerësojë edhe më shumë atë zell e përkushtim, që tejçon përpara formimin e shpirtit të pastër të artistit, tek nxënësit e kësaj shkolle model.

Edukatorëve të këtyre fëmijëve të talentuar, puna u matet me koherencën e mësimdhënies pasionante në mjediset e sallave të baletit, me përpikërinë e lëvizjes së përpunuar të nxënësit, por, u vlerësohet edhe në saje të lodhjes që nuk rresht për të hyrë në botën e atyre krijesave të njoma, nga të cilat skena e së nesërmes kërkon formimin e nocioneve të qëndrueshme artistike.

Në përgatitjen e mjaft gjeneratave, përgjatë jetës sime artistike, gjithmonë jam inspiruar drejt arritjes së niveleve të larta të muzikës dhe në kontaktet e shumta me skenën, më është dashur të ballafaqohem shpeshherë me talentin e performancën që me aq kujdes i mëkohet nxënësve-balerinë. Nëse sot pohohet nga të gjithë,

që baleti shqiptar ka këtë rezultat, i cili është mjaft i vlerësuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, ku mund të themi se shfaqet denjësisht tempulli i përfaqësimit tonë artistik, duhet të vetëdijësohemi për të lartësuar kontributin e pamatshëm në këto 50-vjet të ndritura të “Shkollës Kombëtare Koreografike”, institucionit të vetëm që ka hedhur bazat në përvijimin e atij korpusi vlerash që përbën një nga trashëgimitë më të vyera të artit skenik shqiptar.

suzana turku dirigjente

zëvëndësministre e kulturës

kolANA e BrezAve

Nga kursi i parë, baleti u ngrit pranë “Filarmonisë“ dhe më pas pranë “Teatrit të Operas”. Nga klasa e baletit pranë Operas, u bë “Shkolla e Baletit”. Ky tregim i thjeshtëzuar si fjalët lapidare, që prindi i tregon vogëlushëve të dashur, është esenca e një lidhjeje ombelikale që ka vijuar e do të vijojë pambarimisht, sepse Arti, përfshirë dhe atë koreografik është përtëritje; madje Arti i Terpsikorës është arti i rinisë. “Mjelmat e vogla” që më vonë transformohen në trupë, janë ajo çka ndodh në jetën e institucionit, biologjikisht dhe artistikisht.

Në realizimet madhore të skenës kombëtare, balerinët e vegjël dhe ata të adoleshencës, kanë qenë pjesë e “Liqenit”, “Bajaderës”, “Gjergj Elez Alisë” apo “Silfidës”.

Kolana e brezave, funksionon nga klasat në skenë. Ajo danson dhe shkëput herë pas here Yjet e së ardhmes. Ata më me fat i përkasin galaksisë…

zhani ciko drejtor i tkob

Urime, PerSheNDetje...

Page 5: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

hulumtim Në spirAleN e meNdimit Artistik, por edhe të NdjeNjës

Diçka rreth librit

“S hkolla Kombëtare Koreografike”, është burimi nga ku ka marrë kulturën artistike, përgatitjen profesionale dhe nismën e rrjedhës së debutimit skenik, plejada e balerinëve, për më se gjysmë shekulli eksperience e vlerash prioritare për artin shqiptar. Aktualisht, e tendosur për të qenë koherente dhe për t'iu përgjigjur me përpikëri kërkesave të zhvillimeve të sotme të baletit

bashkëkohor, me stafin e saj të përgatitur, shkolla përpiqet të punojë në gjurmët e përvojës së akumuluar, që transmetohet nga gjenerata në gjeneratë, duke përforcuar gjithmonë e më shumë, nuancat e profesionalizmit, në formën e njëherësh në përmbajtjen kombëtare. E pikërisht për këtë periudhë, të kuadruar në përurimin e Jubileut të Madh të 50-vjetorit të shkollës, hedh dritë kjo vepër historike, me titull: “Atje ku plazmohet madhështia e artit”.

Është një vepër, e cila përpiqet të evidentojë tërë ato vlera, që përmes përbërjes dhe metodikave të konsoliduara prej shtresës së specialistëve të baletit shqiptar, u përçuan me pastërti në përshkallëzimin e gjeneratave të nxënësve-balerinë, kontingjent ky, i efektshëm dhe i përhershëm për skenën shqiptare të baletit.

Libri ka pasur për qëllim, që të flasë përmes një gjuhe me shprehjen e qartë dhe të shtrirë në tendencat e një rrjedhe të lehtë artistike, por sidomos me zërin aktual të atyre që nga hiçi, strukturuan

hYrje ...për të sjellë këtë çAst historik

Është në nderin tim, që para botimit të këtij libri, më kërkoni ta jap edhe unë mendimin e urimin lidhur me përkujtimin e lartësimin që po i bëhet atij gjysmë shekulli krijimi e formimi të gjeneratave të balerinëve tanë.

Në të vërtetë, është një përkujtim që i bëhet një jubileu, i cili nuk vdes kurrë, por që do vazhdojë të gjallojë në atë farë të kultivuar, që hodhëm pesëdhjetë vite më parë. Ajo ndjenjë, që na përshkonte hovin e brëndshëm rinor, të atyre viteve të para të krijimit të shkollës, sot na bën të meditojmë thellë të mallëngjyer, mbi atë çfarë u desh për të sjellë këtë çast historik.

Ka qenë një investim kolosal, i nxjerrë nga shpirti e nga trupi ynë, që vazhdon ta japë frytin e begatë. Ashtu si pastërtia e ndjenjave të nënës për fëmijën e saj, përkushtimi ynë sot pas 50 vitesh, çuditërisht në thinjat që sjell mosha e tretë, bën që ta ndjejmë të rinuar ritmikën e rrahjeve të zemrës për “baletin shqiptar”. Ishim në një trup të brishtë prej pesë personash: sot ngazëllehemi tek shikojmë pikërisht ato gjymtyrët tona të brishta, të feksin në shkëndijat e panumrueshme të “talenteve shqiptare”, që shfaqen me madhështi në skenat më dinjitoze të pesë kontinenteve.

Agron AliAj Artist i popullit

Page 6: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

baletin klasik të formateve të mirëfillta shqiptare. Që në kapitullin e parë, lexuesi do të përballet drejtpërsëdrejti me protagonistët, që krijuan pak e nga pak lëndën esenciale të përmbajtjes së këtij sistemi specifik arsimor, por edhe strukturat e nevojshme periferike; dhe jo vetëm ideore, por njëherësh arritën t’i materializojnë e t’i zhvillojnë ato gradualisht ndër vite. Pra, pikë së pari, në libër pasqyrohet puna që nga zanafilla, si një hulumtim i vazhdueshëm në spiralen e mendimit artistik, por edhe të ndjenjës. Kërkohen nënvizimet e sakta të klasifikimeve kohore e po ashtu edhe të arritjeve artistike-skenike, të cilat dalin nga ajo punë e përqendruar e gërshetimit në hapësira plotësisht të studiuara të mendimit pedagogjik, që vjen në përmasat e shkollës së vërtetë kombëtare. Dretpërsëdrejti, por edhe në mënyrë të tërthortë, reflektohet mbi fenomenet artistike, që e kanë bërë të njohur emrin e “Shkollës Kombëtare Koreografike” në mjediset shqiptare, por edhe arenën e konkurrencës së artit ndërkombëtar.

Për të skicuar profilet artistike të individëve, që kanë qenë pararendësit dhe vazhduesit e ecurisë së shkollës, por dhe në përgjithësi të baletit tonë, enkas është zgjedhur detaji fokusues. Mbizotëron përpjekja që cilitdo, t’i jepet hapësira e vet, në tërërsinë e një mozaiku individualitetesh e vlerash. Për këtë është kontaktuar, është biseduar e janë marrë intervista ose të dhëna, mbi të cilat janë përpiluar shkrimet përkatëse, që gjejnë shtrirje në kohë, duke nisur nga tetori i 2007-ës e deri pak kohë para botimit.

Për të arritur në këtë përfundim, ka qenë disi e lodhshme, që të krijoheshin urat e lidhjes, sidomos me elementin që ndodhet jashtë Shqipërisë. Gjithësesi, pavarësisht vështirësive të shumta, tashmë mbetet që të shprehet sodisfaksioni i arritjes së pikave të takimit dhe orientimit të punës ashtu siç u programua, duke bërë pjesë të dukshme të librit edhe mendimin e ish-mësuesve dhe ish-nxënësve të shkollës, që sot e shikojnë veten të pozicionuar denjësisht nëpër institucionet e zgjedhura të këtij arti skenik, ngado ku janë, nëpër botë. Sigurisht, jashtë dëshirave dhe insistimit autorial të librit, mbeten disa individë (të pakët), që nuk i janë përgjigjur thirrjes së bashkëpunimit në realizimin

e planit strukturor, mbi të cilin u procedua që nga tratativat e para të grumbullimit të lëndës formuese të librit. Megjithatë, përfundohet kjo punë me bindje të plotë, se kriteri i mendimit alternativ përfaqësues, nuk lë shtigje për boshllëqe, madje gjithpërfshirjen e bashkëpunëtorëve (që u shprehim falënderimet dhe mirënjohjen e thellë) e konsiderojmë si pasurinë më të madhe të punës në një ekip tepër të zgjeruar.

Kompozicioni letrar i veprës, është strukturuar sipas kritereve, të cilat i përgjigjen klasifikimit grupues të shkrimeve, duke u nisur që nga përparësia apo kontributi promovues në rrjedhën kohore e deri në modalitetet e shprehjes së idesë së lidhur me nevojat e shtruara përpara aktualtetit. Pas “Diçka rreth librit” që ndiqet nga “Vizion aktual” si tema të hyrjes, fokusohen pesë nismëtarët. Vazhdohet me kolegët e tjerë të menjëhershëm, të kualifikuar po jashtë shtetit. Më pas, evidentohen disa prej drejtuesve të shkollës ndër vite. “Kujtesë dhe analizë me vështrimin nga horizonti”, titullohet kapitulli, ku nga memoria historike, kalohet në shoshitjen e çështjeve që vendosin në qendër të vëmendjes zhvillimet e shkollës, për të dalë pastaj edhe në konkluzione, në shërbim të së ardhmes. Pas një gjenerate artistësh të shquar që pasionin për skenën, nuk e ndanë nga dëshirat për të kontribuar edhe në formimin e nxënësve-balerinë (Gëzim Kaceli, Engjëll Tërshana, Pllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Fatos Zajmi, Mukades Erebara, Skënder Jazexhiu), kthehet vështrimi nga aktualiteti, që flet me zërin e mësimdhënësve, shoqërueseve në piano dhe nxënësve të shkollës. Urimi dhe nostalgjia për vitet e kaluara në “Shkollën Kombëtare Koreografike”, në kapitujt që përmbyllin shkrimet, shpalosen në një bllok mendimesh, të cilat, i përkasin ima-zhit të disave prej yjeve të baletit ndërkombëtar të dalë nga kjo shkollë. Gjithçka mbyllet me listimin e nxënësve në 50 vite shkollë.

Në tërësi shkrimet, intervistat, bashkëbisedimet, por edhe urimet e falënderimet, që shpesh kalojnë nëpër tisin e lehtë të nostalgjisë, sjellin mendimin e kultivuar në të vërtetën e sukseseve të gjysmë shekullit të ndritur të “Shkollës Kombëtare Koreografike”.

Ferdinand NdocAj

Page 7: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

duke kërkuAr ArdhmëriNë:“GjithNjë Në mAje të GiShtriNjVe”

Vizion aktual

E ntuziazmin, emocionin dhe dinamiz-min e nxënësve aktualë, do të desha t’ua transmetoj, pikërisht ashtu siç e ndjej thellë në shpirt, për çdo ditë, në mjediset e në klimën e ngrohtë, që krijon bashkëpunimi i ndërsjelltë i të gjithë komponentëve përbërës të shkollës sonë. Për të krijuar pafundësinë e linjave, formave, shpejtësive, të cilat vihen në shërbim

të së bukurës duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave specifike të kërcimit me nxënësit e “Shkollës Kombëtare Koreografike”, sigurisht që meritë të madhe ka stafi pedagogjik i kualifikuar, i cili brez pas brezi, ka çuar përpara pastërtinë e arritjet e paimagjinueshme të baletit shqiptar. Në hapjen e faqeve të këtij libri, si drejtore aktuale, në reflektimin tim fillestar, së pari dua të falënderoj, të gjithë ata që kanë përftuar artin nga arti i thellësisë së zemrave të tyre, kanë dhënë të bukurën që i lulëzon në shpirt, kanë ofruar me përkushtim ato përpjekje të stërmundimshme fizike që kërkon kjo gjini mjaft e vështirë artistike dhe kanë bërë të lindin ato ndjenja të fisnikërisë, të cilat për t’i shpërfaqur në skenë, balerinët shqiptarë i kanë kultivuar para së gjithash në levat e në sallat e kësaj shkolle.

Në faqet e librit, mendoj se përçohet atmosfera festive e 50 viteve të shkollës sonë, me një përmbajtje të bukur të përkushtimit për magjinë e artit të baletit, i cili mbush çdo hapësirë të jetës sonë, jo vetëm si artistë por njëherësh edhe si mësues e edukatorë që kemi zgjedhur me ndërgjegje jetën e vërtetë të sakrificave, pasi ashtu siç e theksoj shpesh herë në mjediset e punës, pedagogu nuk është vetëm pedagog, por është misionar. Dhe ky mision i yni, konsiston në

domethënëse të lëvizjes së ngritur në art. Dhe arti, ka karakter universal. Ai pasqyron kushtet shoqërore në periudha konkrete, mirëpo shoqëria zhvillohet dhe evoluon duke nxjerrë struktura e forma të reja. Në çdo brez e në çdo kohë zbulohen vlera të reja estetike me anën e gjuhës specifike artistike, pasi arti ka objekt por edhe subjekt. Vepra e artit na jep kënaqësi, sepse është përqendrim vlerash estetike, pa mohuar edhe vlerat edukative. Në një kënd më të ngushtë shikimi, estetikisht por edhe në linjën teknike, arti i baletit shfaq veçoritë e tia. Përpjekjet për ta ndarë kërcimin nga muzika, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv.

Stafi i mësuesvetë “Shkollës Kombëtare Koreografike”,dhjetor2008-të

zgjedhjen, përpunimin, latimin e trajtave të atij brumi njerëzor me të cilin ne aspirojmë të arrijmë vlerat skenike. Jo çdokush mund ta ketë një fat të tillë: pasi veç insistimit dhe punës sonë me vetëmohim, ka edhe faktorë të tjerë objektivë e subjektivë, që ndikojnë në formimin e figurës së balerinit të kompletuar. Është edhe ndikimi i natyrës që shpesh arrin të bëjë mrekulli, por mund të ndodhin edhe devijancat, që mund të shfaqen normalisht edhe gjatë punës së formimit të nxënësit-balerin. E përsëris: puna jonë s'mund të kuptohet pa sakrificat, pasi baleti gjithnjë presupozon lodhjen, sfilitjen, punën e tensionuar orë e pa orë dhe dedikimin me mish e me shpirt, për këta nxënës të mrekullueshëm, që ne duhet t’ua komunikojmë shprehitë më

Page 8: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

Kërcimi klasik, në qoftë se në hapësirë udhëhiqet nga ligjet e veta kërcyese, për sa i përket kohës, ai bashkohet plotësisht me muzikën dhe ecën me atë gjatësi kohore që ajo ka. Kësisoj pedagogët tanë të baletit bashkëveprojnë në harmoni të plotë me pianistet për të arritur të përçojnë tek nxënësi më të mirën e lidhjes së baletit me muzikën.

“Shkolla Kombëtare Koreografike” duke qenë shkollë e profilizuar, ka disa specifika që e dallojnë nga shkollat e tjera si në drejtim të formimit të përgjithshëm, ashtu edhe të disiplinave, ku stafi pedagogjik angazhohet, prandaj përcaktimi i prioriteteve të punës në përshtatje me kërkesat e kohës, ka qenë për mua, çështja kryesore. Pikë së pari, qëllimi i shkollës sonë është formimi kulturor dhe profesional i të gjithë nxënësve që paraqesin të dhëna specifike për kërcimin: krijohet kështu bagazhi i domosdoshëm për disiplinat koreografike, duke latuar figurën profesionale me baza të mira për hyrjen denjësisht në botën e spektaklit, si balerinë.

Në këtë shkollë, nxënësi pajiset me diplomën e maturitetit artistik dhe është i disponueshëm për të dalë në skenat si brenda edhe jashtë vendit. Kontakti me publikun nën drejtimin e profesionistëve të kualifikuar, e formon nxënësin nga dita në ditë, nëpërmjet një praktike të pandërprerë për t’iu përgjigjur spektaklit dhe kjo arrihet me punë sistematike, disiplinë artistike dhe përgjegjësi profesionale. Në shkollën tonë punohet si në ekip nga bashkëveprimi i stafit, që zbaton periodikisht detyrat që udhëheqin jetën e shkollës, por edhe në mënyrë autonome mbështetur në kompetencën e në aftësitë individuale të pedagogut, që ngulmon të arrijë në shfrytëzimin me kriter të leksikut dhe të procedurave që bëjnë pjesë në gjuhën specifike të mësimit tonë. Veçanërisht të zotërosh instrumentet teknikë dhe kompetencat kulturore-fondamentale të disiplinave që përbëjnë adresën e kërcimit klasik (por edhe atij bashkëkohor), të repertorit në formimin teorik-muzikor, të historisë së dancit e të muzikës, nuk është e lehtë. Një gjë e tillë arrihet duke zhvilluar aftësitë e nxënësve në përputhje me koloritin e sotëm skenik, por edhe të elementeve të stilit koreografik si prurje e epokave të ndryshme.

Kur flas për disiplinë unike e për kulturë artistike, kam parasysh baletin klasik që është baza (duke nxitur punën individuale dhe duke krijuar një klimë të ngrohtë miqësore e bashkëpunimi ndërmjet nxënësve të rinj e të vjetër); kam parasysh edhe kërcimin popullor, që ka të bëjë me vallen popullore dhe tashmë në shkollën tonë, them se po lëvrohet edhe baleti kontemporan, përmes work-shop-eve të ndryshme; megjithëse përpjekja e herëpashershme për t’i dhënë një drejtim të institucionalizuar, specializimit përkatës të pedagogëve, nuk na kanë munguar. Sigurisht baleti ka disa ligje dhe kodifikimin e tij në lëvrimin e klasikes. Këtu qëndron edhe kyçi i suksesit për lëvrimin e zhanreve të tjera. Shpresoj se kur kam marrë detyrën e të drejtuarit, vizioni im ka qenë i qartë: të përqendrohem sistematikisht tek pedagogët e mi dhe të eci në gjurmët e të mrekullueshmit Petrit Vorpsi. Rëndësia që i është dhënë përgatitjes nga viti në vit, ka të bëjë më tepër me ruajtjen e tendencave të një pune sistematike e me fanatizëm për sa i përket mësimdhënies, duke u mbështetur në metodikën e shkollës ruse, e cila ka qenë stimuli për zhvillimin e baletit klasik duke ndërtuar shkollën e mirëfilltë klasike shqiptare, që nga pesë themeluesit (ikona e shkollës sonë koreografike). Shkolla jonë mbetet një institucion, ku nxënësi formohet dhe është i gatshëm për të realizuar vepra artistike të një niveli nacional dhe internacional me impenjim të koordinuar dhe duke pranuar shumë realitete e përvoja të shkollave nacionale, aktive këto në sektorin e spektaklit. Kështu, ne edukojmë e formojmë nxënës të denjë artistikisht, teknikisht e profesionalisht.

Ndryshimi i sistemeve politike, ka shtruar fuqishëm alternativat, që sot të çojnë drejt hyrjes në Europën e përparuar, sidomos përmes thesarit shpirtëror të zhvillimit të artit e kulturës - si të thuash të globalizuar. Shumë kush thotë, se në shoqërinë pluraliste, shndërrimet politike dhe periodiciteti i përzgjedhjes demokratike, mes alternativave që mund të shfaqin potencialin momental, e çojnë shoqërinë përpara. Por sot ka ardhur koha, që të mendojmë edhe më në qetësi e me një mendim më të pjekur për hapjen e dritareve të ngrehinës së shpirtit

Page 9: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

tonë, që e quajmë me emrin e shenjtë Shqipëri. Me gishtin të drejtuar nga horizontet e së nesërmes, para së gjithash njeriu duhet të mendojë: si edukohen brezat e rinj, ashtu do të jenë edhe tendencat lëvruese të progresit të shoqërisë. Në çdo shkollë, për personelin arsimor kërkohet kthjelltësia në vizionin e së nesërmes, çka edukon që në embrion përshkallëzimet e zhvillimit social. Sigurisht që, shoqëria njerëzore mund të kthehet në një kaos, nëse njerëzit nuk janë të përgatitur për të jetuar atë çfarë të kërkon komportimi struktural i aktualitetit.

Duhet të mendojmë, se para së gjithash, drejtimi i artit e kultura që reflektohet nga çdokush, shpreh katërcipërisht përmbajtjen e brendshme. Avantazhet e shkollës, duhet t’i shfrytëzojmë me nikoqirllëk dhe për të arritur në skalitjen e kësaj bote të brendshme të një individi, që hedh shtat dhe për të cilin na kërkohet përgjegjësi e jashtëzakonshme, në një mënyrë apo në një tjetër, arti, estetikisht të disiplinon me të bukurën. Është pikërisht kjo e bukur, që në specifikat e shkollës sonë, më shumë se kudo tjetër, frymëzon e edukon formimin e balerinit, por edhe të nxënësit, prandaj puna pedagogjike e shkollës, falë manierave të kushtëzuara nga spektri artistik kërkon përshtatjen e një punë më të madhe të përkushtuar, ndryshe nga ajo çfarë mund të kërkohet në shkollat e tjera jo të profilizuara.

Duke qenë shkollë arti, rëndësi e veçantë vazhdon t’i jepet organizimit të jetës artistike të nxënësve, si pjesë e procesit mësimor, për më tepër duke ndërmarrë aktivitete suplementare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Gjithçka ka qenë e menduar mirë duke u planizuar sipas një kalendari vjetor pune dhe më e rëndësishmja për këto aktivitete, ashtu edhe për përgatitjen e tyre, mbetet fakti i moscënimit të procesit mësimor. Është e rëndësishme t’i japësh përparësi dhënies së kompetencave dhe inkurajimit të vetëveprimit të stafit, për të mbajtur të gjallë frymën e kolegjialitetit. Së bashku ndjekim nga afër proceset e zhvillimit të talenteve që lëvrohen në kohë. Puna e diferencuar me talentin, është përherë për t’u çuar përpara dhe për t’i dhënë dorën atij. Kështu, kërcimi ka disa veçori: për të formuar nxënësin, ndërhyhet përmes kuptimit dhe krijimit të së bukurës në kërcim, zhvillimit

të mëtejshëm teorik dhe praktik, hapjes së horizonteve të reja për njohjen dhe zhvillimin historik të kërcimit në kontekste dhe kultura të ndryshme, pasi elementet dhe parimet specifike të kërcimit: hapësira, koha, energjia, forma, hapat, figurat e fiksuara, plastika e trupit, gjestet e duarve dhe shoqërimi muzikor, lidhen drejtpërsëdrejti me nocionet e investimit mbi karrierën e balerinit të ardhshëm.

Kushtet aktuale më kanë imponuar të reflektoj dhe të arrij të punoj me synime dhe objektiva të qarta për të arritur që plani i veprimtarive dhe i vëzhgimit, drejtpërsëdrejti të na çojë në rritjen e mëtejshme të niveleve bashkëkohore të shkollës, me metoda të matshme në rezultat, si dhe me përvetësimin sa më cilësor të njohurive artistike për t’u ballafaquar denjësisht me skenën. Formimi i një nxënësi-balerin, mbi një platformë të kontrolluar mirë profesionalisht, është diçka mjaft e ndërlikuar. Të kemi parasysh se kërcimi ka brenda gjestin, ka

Pjesëmarrja në vePrimtaritë

jashtëshkolloreështë Pjesë

e Pandarë testimi në formimin

artistik

Page 10: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

muzikën por mbi të gjitha ka vitalitetin emocional. Pikërisht këtë ne e diskutojmë me njëri-tjetrin në staf, duke kërkuar që mësimdhënies, të mos i mungojnë këta elementë që së bashku formojnë dialogun e brendshëm të balerinit.

Reminishencat e para të artit bashkëkohor, që dikur ka qenë tabu e që është luftuar në mënyrë permanente me thundrën e hekurt të censurës janë shqetësimi ynë i ditës. Kjo, për mua si drejtore aktuale, do të thotë disiplinë e domosdoshme për shkollën, do të thotë ta përditësoj shkollën në baza shkencore metodologjike në të gjitha zhanret e kërcimit. E me të vërtetë, ia vlen të sakrifikosh kur punon për të ngjitur në skenë, atë talent që me sa duket shqiptari, e paska në gen. Vetë libri jep përshkrime të gjata e shembuj të balerinëve shqiptarë, të dalë nga shkolla jonë, që kanë prekur e prekin zenithin e skenës botërore të baletit klasik.

Por çdo gjë e ka një origjinë dhe ky identitet që është skalitur ndër vite, i përket para së gjithash pesë nismëtarëve që thyen tabutë e asaj kohe: Petrit Vorpsi Zoica Haxho, Agron Alija, Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu, që unë i konsideroj edhe ikona e shkollës apo guri themeltar i kësaj ngrehine që brezi i balerinëve të sotëm e gjeti në lulëzim të plotë. Tërë respekti, tërë mirënjohja jonë, tërë ato arritje të mësuesisë në sensin e specialitetit, për të gjithë ata breza pedagogjie që kanë aderuar në sallat e shkollës sonë, i dedikohen punës së palodhur deri në vetëflijim të promotorëve tanë, që me devotshmëri përçuan energjitë, edukatën e stilin e punës, për të mbjellë filizin premtues të së ardhmes së baletit shqiptar.

Jemi të ndërgjegjshëm për përpjekjen e madhe të brezave të pedagogëve, që bënë të mundur kalimin e sistemit pedagogjik deri në ditët e sotme, nga nismëtarët tek produkti i tyre dhe kështu në vazhdimësi. Falë punës serioze në atë laborator të parë, ku u gjet edhe kodifikimi i vlerave të baletit që do të garantonin një të ardhme të madhe, nivelet u shfaqën me një rrjedhë normale balerinësh, duke nisur nga brezi i artë i fillesave, si Nermin Ahmeti, Mukades Erebara, Bardha Bengu, Aishe Tota, Keti Trojani, Hyrije Ahmeti etj.. Ishin këto

individualitete të baletit shqiptar, që e mbajtën peshën e Teatrit, por edhe të shkollës sonë, për vite me radhë. Pikërisht kjo prurje e parë, doli e konsoliduar edhe në saje të përforcimit që iu bë prej promotorëve apo pedagogëve të tjerë që ndoqën shkollën jashtë shtetit, si Panajot Kanaçi, Skënder Selimi, Miltiadh Papa, Luan Shtino. Është një itinerar i gjatë, brenda një hapësire pune që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë me profesionalizëm rezultatet që kalojnë kufijtë e Shqipërisë.

Ballafaqohemi sot me mjaft vlera që baleti shqiptar po i shfaq me abondancë duke nisur nga solistët e mrekullueshëm, si: Albana Sulejmani, Ludmill Çakalli, Ilir Kerni, Julika Islami, Lindita Ahmataj etj., të përgatitur me mjeshtëri nga pedagogët e sipërpërmendur. Pas sukseseve dhe afirmimit në TKOB, fillimet e viteve ’90 i dhanë të tjera dimensione artit tonë. Ilir Kerni ngriti në piedestal vlerat e baletit shqiptar, ngado ku shkeli. Ai nuk shkëlqeu vetëm si solist i parë i Teatrit Kombëtar të Kroacisë, por edhe si koreograf i talentuar, e për më tepër shpirti i tij i madh zgjodhi siparet skenike në atdhe për t’i thënë lamtumirën e fundit debutimeve dinjitoze skenike me “La Sylphide”. E le të vazhdojmë me zgjuarsinë, formimin e prirjet që e bënë metodist të shkëlqyer, balerinin Ludmill Çakalli, i cili vazhdon të performojë vlerat e baletit shqiptar në Itali së bashku me bashkëshorten dhe ish-solisten e mrekullueshme dhe të pazëvendësueshme të TKOB Albana Sulejmanin. Pas sukseve të skenës, sot ata përfshihen në botën e mrekullueshme të pedagogjisë, duke marrë edhe tituj profesionalizmi (Ludmilli docent). Julika Islami, e cila denjësisht për vite me radhë ka debutuar si soliste përkrah Albana Sulejmanit, sot talentin dhe pasionin e saj për baletin i evidenton edhe në Kanada. Mund të kalojmë edhe në gjeneratën tjetër së cilës i përket Marjola Kuqo. Ajo tashmë ka krijuar reputacionin e koreografes dhe pedagoges së afirmuar, përmes dy shkollave të veta të baletit në Itali. E kështu mund të përmend edhe shumë yje të tjerë të baletit shqiptar, si Tomorr Kokona apo edhe talentin Leonard Xhokaxhi (Ajkuni), i cili është pozicionuar me kompaninë e tij të njohur në SHBA, mes përvojave multinacionale New York-eze. E kjo nuk është e pakët. Nuk mbeten

Page 11: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

nëfokusin,epesëtëparëve

PetritvorPSi

agroN aliaj

Zoica haXho

gaNimet veNDreSha

Xhemil SimiXhiU

me përjetimet e themeluesve

1. Historiku i "Shkollës Kombëtare Koreografike"

2. Me pedagogun e mjeshtrin e shquar, baletmaestrin Agron Aliaj (intervistë)

3. Pasioni ynë i çmendur.

4. Pjesë e pandarë e materies formuese

pas edhe shumë të tjerë si Resmi Malko, Julind Shkreli, Enkel Zhutri, Altin Kaftira, Gentian Dode, Aristidh Golemi, Astrit Zejnati, por edhe mjaft balerinë të tjerë të talentuar, të cilët debutojnë sot në skenat e botës duke ngritur në piedestal edhe emrin e shkollës sonë. Falë tyre, është ky realitet që ne sot e shikojmë të amplifikuar edhe përmes televizionit nga e mrekullueshmja Anbeta Toromani, e cila mbetet idhulli im. Ajo të imponon të lësh gjithçka e t’i kthehesh ekranit të TV-së, duke u përpjekur që të hysh e tëra në magjinë që prodhohet nga harmonia e atyre gjymtyrëve, e atij trupi që në kompleks shpreh vetëm fluksin e ndjenjave me një rrjedhë të vetme: autentike, të papërsëritshme e me artin që ajo prodhon, këdo e bëjnë për vete. Në imazhin e krijuar prej saj, përmes plastikës përrallore, jam e sigurt, se përherë do të zbuloj diçka të fshehtë, diçka të papritur, diçka që të ndryn në botën e saj të emotivitetit, diçka të ngërthyer në esencën e pastërtisë më të madhe dhe që për zemrën njerëzore shpesh mbetet latente në drejtim të shprehjes artistike. Performanca e saj por edhe e Kledi Kadiut, Leon Cinos, Ilir Shaqirit (që qëndrojnë në të njëjtin vend nderi) i bën ata sugjestionues, me plastikë të jashtëzakonshme, me figuracion, interpretim, ndjesi dhe emocion që e bën shpesh median, të kthejë vështrimin. E si do të lija pa përmendur balerinin tonë të famshëm Eno Peçi, që prej disa vitesh konfirmohet në rolin e solistit të parë, në baletin e shumënjohur vjenez. Nuk është e pakët të shikosh, që një ish-nxënës i shkollës sonë, të aderojë në nivelet solistike, pikërisht në tempullin klasik të baletit, në Teatrin e Vjenës, pikërisht në “Koncertin e 1 janarit”. Përpikmëria, sharmi, figura e tij madhështore skenike mbresëlënëse, janë jo vetëm dhuntia e natyrës, por është edhe vullneti i hekurt e fantazia artistike. Do të dëshiroja të shkruja gjatë për tërë ato talente, që kanë dalë e vazhdojnë të dalin nga shkolla jonë, por ndoshta për lexuesin e nderuar, një gjë e tillë mendoj se do të ezaurohet më së miri, në materialin gjithëpërfshirës të pasazheve të ndryshme të librit. Blerina ArBANA

drejtore Aktuale

Page 12: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

historiku i "shkollës komBëtAre koreogrAFike"

“Shkolla Kombëtare Koreografike", u themelua me vendim të Këshillit të Ministrave, të asaj kohe, në vitin 1957. Kjo ngjarje historike e një rëndësie epokale, përbën evoluimin e mëtejshëm të mendimit profesional koreografik, për të kaluar nga një fazë amatore-profesioniste, artistike interpretative e

ekzekutive, në krijimin e kuadrove të arsimuara profesioniste.Mendimi për të pasur një shkollë baleti, në një vend të vogël si

i yni, pa përvojën e artit të kultivuar koreografik, përbënte luks për buxhetin financiar shtetëror. Kjo e vështirësonte shumë idenë tonë. Megjithatë ekzistonin disa premisa kulturore artistike e sociale, që ëndrra jonë të bëhej realitet edhe falë talentit e frymëzimit, çka nuk i ka munguar popullit tonë, i cili në shekuj ka krijuar një folklor letrar, muzikor e koreografik me mendim e fantazi të pashoqe; cilësojmë hapat e para të emancipimit të femrës shqiptare me “Institutin Femëror në Tiranë” në vitet 1930 dhe pjesëmarrjen e saj masive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare etj..

Lindën në pranverë si lulet aromatike, trupat teatrale, kore, grupe vallesh amatore, dhjetëra shtëpi pionieri, me dhjetëra rrethe artistike e sportive ku rinia, vajza e djem shqiptarë, fëmijë, aktivizoheshin me pasion e dashuri të madhe. Këtej do të dalin edhe elementet fillestare të trupave teatrale, koret, grupet e valleve profesioniste... Nga një grup i tillë i “Pallatit të Pionierëve”, e ka zanafillën edhe trupa e baletit, që iu atashua “Filarmonisë Shqiptare” dhe më vonë nga një grup i tillë vallesh, dolën edhe gjashtë studentët, të cilëve iu akordua bursa për në Shkollën Koreografike të "Teatrit Akademik Balshoj”

të Moskës. Duhet të ndalemi, sado pak, në atmosferën e përgatitjes didaktike të këtij grupi, që përbëhej nga Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Melushe Bebeziqi, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu, Petrit Vorpsi, pasi kjo përbën një tregues thelbësor në fillesën e mbarë, ecurinë, rigorozitetin e kërkesave etj., si dhe në përgatitjen cilësore të kuadrove profesioniste të baletit nga shkolla jonë koreografike. Nuk është e tepërt të thuhet se gjashtë vitet e studimit në Shkollën Koreografike të “Teatrit Balshoj” në Moskë, që të gjashtë studentet shqiptarë, u dalluan duke fituar zemrat e personelit drejtues artistik e shtetëror. Në dispozicion të këtyre të rinjve, vendosën mjeshtra të talentuar të skenës e të Teatrit, si M. Meserer, V. Matorin etj... dhe janë pikërisht këta kolosë të koreografisë ruse e botërore, që u interesuan t’i përgatisin edhe si pedagogë të ardhshëm, duke parashikuar se një ditë edhe në vendin tonë do të krijohet një shkollë baleti...

Pedagogu i shquar N. I. Tarasov, artist e autor tekstesh, organizoi në mënyrë të përkryer lëndën e formimit didaktik “Metoda e mësimdhënies”, praktikën pedagogjike në ecurinë përgatitore të ciklit të ulët e të lartë të shkollës Balshoj, e cila formoi në mënyrë solide pedagogët e parë të shkollës shqiptare të baletit.

“Shkolla Kombëtare Koreografike”, plotësonte një boshllëk në arsimimin artistik kombëtar. Në një kohë që ekzistonte "Liceu Artistik” dhe në arsimin e përgjithshëm ekzistonin disa shkolla profesionale si dhe “Universiteti Shtetëror”, “Shkolla Kombëtare Koreografike” do të plotësonte këtë kuadër të arsimit artistik në vendin tonë.

Perspektiva dhe hapësira për të organizuar një mendim të ri cilësor artistik koreografik, ecuria krijuese kombëtare dhe kontemporane, e bënë të domosdoshme krijimin e kësaj shkolle, që u dallua shumë shpejt për nivelin e lartë të përgatitjes komplekse të kuadrit koreografik.

krijimi Dhe Problemet e orgaNiZimit të ShkollëS Shtetërore të baletit

Udhëheqja dikasteriale me të deleguarin e saj, Ismail Hoxha (ish student i “Institutit Shtetëror të Artit Teatral” në Moskë), pasi na

Page 13: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

komunikoi vendimin e qeverisë, kërkoi mendimin tonë (Z. Haxho, G. Vendresha, A. Aliaj, Xh. Simixhiu, P. Vorpsi), se kush nga ne do të drejtonte “Shkollën e Baletit”. Të gjithë njëzëri votuan për Petrit Vorpsin. Besimi i shoqeve e shokëve të mi, është konsideruar nder i madh nga unë dhe më ka dhënë forcën e impenjimit total për të vënë në jetë aspiratën e ëndrrën tonë të bukur. Për të vënë në dukje, është se shokët e mi i kam pasur gjithmonë pranë, në zgjidhjen e problemeve të përditshme e të panumërta si dhe për t’i treguar brezave të ardhshëm të pedagogëve, nxënësve e artistëve të baletit, rrugën që kemi përshkuar për të ngritur “Shkollën e Mesme Koreografike të Baletit”: rrugë e komplikuar dhe plot pengesa, por edhe mbresëlënëse.

Programet mëSimore

Shkolla e Baletit e nisi rrugën e saj me programe 6-vjeçare e pastaj kaloi në ato 8 vjeçare. Programet ishin ato të “Shkollës së Baletit të Teatrit Balshoj” të Moskës. Kjo përbënte nismën e mirë, mbasi ishin programe që i njihnim e i kishim analizuar në mënyrë shkencore në lëndën “Metodika e Dansit Klasik”, por ishin edhe elemente që i kishim asimiluar gjithashtu në praktikën e përditshme. Në kontrollet për ecurinë e asimilimin e lëndës, debatohej me kërkesa rigoroze e gjithnjë në rritje, në drejtimin e përmbajtjes, formës dhe ekspresivitetit plastik. Që të pestë, ishim rigorozë ndaj nxënësve si edhe ndaj njeri-tjetrit. Ishte frymë e shëndetshme krijuese artistike e pedagogjike që dha rezultate të shkëlqyera, që në përgatitjen e kontigjentit të parë.

SelekSioNimi i elemeNtit Për “ShkollëN e baletit”

Ky problem ka qenë tepër i komplikuar. Për kontigjentin e parë u hulumtua, për të gjetur vajza e djem sa më të përshtatshëm e me të dhëna natyrore e ekspresive. Kemi kërkuar ndër fëmijët e shkollave, në qendrat sportive, në “Pallatin e Pionierëve” në Tiranë dhe më së fundi u kompletuan dy klasa (vajza e djem). Kjo nismë, qe kaq e

Djem:

I.HajdarShtuni2.PëllumbAgalliu3.BesimJazexhiu4.AhmetAgolli5.FatosIdrizi

Pedagog P. Vorpsi

mbarë, sa që edhe sot në “Shkollën e Mesme Koreografike” çdo klasë vajzash, ka klasën paralele me djem. Kjo zgjidhje që për ne është kaq e natyrshme, në shkollat e baletit evropian (në Itali p.sh.) nuk është zgjidhur ende. Në këto shkolla ka pranime disproporcionale mes vajzave me bollëk e djemve të pakët. Nxënësit e Shkollës së Baletit, me kërkesën tonë, u trajtuan edhe nga ana ushqimore, për të lehtësuar ekonomikisht sado pak familjet e tyre.

Shumë nga këta elemente, në ciklin e lartë u aktivizuan edhe në trupën e baletit të TOB-it. Më vonë ata u bënë artistë e solistë të trupave

1. Vera Sojli2. Servete Fida3. Lili Vendresha4. Lida Trajani

vajza:

1. Mukades Erebara2. Nermin Ahmeti3. Keti Trajani4. Fatbardha Bengu5. Aishe Toto6. Hyrije Ahmeti

pedagog A. Alija

koNtigjeNti i Parë i ShkollëS Në vitiN 1957

vajZa të aNgaZhUara me PUNë

që PaSDiteve vaZhDoNiN ShkollëN:

artistike të baletit të kryeqytetit. Flasim gjithnjë për kontigjentin e parë, atë të vitit 1957, ku ish nxënësit tanë M. Erebara, K. Trajani, H. Shtuni, P. Agalliu, B. Jazexhiu, A. Agolli, u bënë solistë e kolegët tanë. N. Ahmeti u bë pedagogia e parë stabël e “Shkollës së Baletit”, ndërsa P. Agalliu e B. Jazexhiu, u aktivizuan edhe si krijues në fushën koreografike...

Page 14: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

mjeDiSet kU Zhvillohej ProceSi meSimor

Mjediset ku zhvillohej procesi mësimor-edukativ, përbënin një problem serioz kompleks, që vështirësonte punën dhe bëhej pengesë serioze për zhvillimin normal të lëndëve formuese koreografike. Dy sallat që na u vunë në dispozicion, ishin salla e baletit e “Institutit të Lartë të Arteve” dhe salla e baletit pranë “Teatrit Popullor”. Orari i zhvillimit të lëndëve fillonte nga ora 14.30-16.00 dhe nga ora 16.00-17.30. Si për nxënësit ashtu dhe për pedagogët, ky orar ishte i papërshtatshëm e megjithëkëtë vështirësi, procesi mësimor-edukativ, zhvillohej normal dhe e tëra kjo, falë zellit të pashoq të nxënësve e pasionit të mësuesve të tyre. Me kërkesën e këmbënguljen tonë sistematike, pranë “Institutit të Lartë të Arteve”, u ndërtua edhe salla e dytë e baletit. Kjo sigurisht lehtësoi punën, pasi nxënësit djem e vajza i kishim së bashku dhe mund ta ndërtonim më lehtë procesin mësimor-edukativ, të klasave mikse: djem e vajza.

Oraret lëviznin në kohë provimesh, kur trupa e baletit punonte me orë të zgjatura në të dyja sallat. Orët lëviznin sidomos në dimër, kur në mungesë të mjeteve të komunikacionit, nxënësit na vinin të lagur deri në palcë e detyrohesha në fillim të merrja masa për tharjen e rrobave e pastaj të zhvilloja mësimin. E gjithë kjo ngarkesë fizike sfilitëse u harrua, kur në premierën e baletit të parë kombëtar “Halili

dhe Hajria”, publiku ynë artdashës vlerësoi pa masë kontributin e jashtëzakonshëm të nxënësve të “Shkollës së Baletit” dhe aftësitë pedagogjike të mësuesve të tyre për të përgatitur këtë kontingjent artistësh të rinj e të talentuar. Kërkesa për të pasur një shkollë baleti me mjedise speciale e komode i është paraqitur dikasterit përkatës që nga viti 1957. Në një seminar artistik, drejtues të dikasterit, më kanë akuzuar se nuk njoh realitetin ekonomik të vendit dhe jetoj me iluzione. Me gjithë këto sulme publike, kërkesat tona vazhduan pa reshtur. E sot ne kemi shkollën tonë të baletit, sigurisht jo në ato parametra që dëshironim; megjithëse ajo mbetet shkolla e parë shtetërore koreografike e vendit.

haPëSira e meNDimit krijUeS, teorik Në "ShkollëN e baletit"

Zhvillimi dhe evoluimi i procesit mësimor-edukativ dhe pasurimi i këtij procesi me lëndë artistike e koreografike, si “Vallja Popullore Shqiptare”, “Ushtrime të Karakterit Shqiptar”, “Folklor Koreografik Kombëtar", sinkronizimi i tyre me lëndët që përbëjnë traditën klasike akademike të shkollave koreografike europiane, është meritë e mjeshtrave që udhëhiqnin këto lëndë, si Gëzim Kaceli, Fatos Zajmi, Sadik Batku (i cili shkroi edhe metodikën e lëndës “Ushtrimet e Karakterit Shqiptar” e Ramazan Bogdani. Aftësitë e talenti i tyre, ngjallën tek nxënësit, dashurinë e pasionin për kulturën koreografike kombëtare. Organizimi i sesioneve shkencore me temë:

1. Leksiku tradicional dhe qasjet e tij me tërësinë e lëndëve artistike formuese.

2. Fabulat në krijime koreografike dhe përshtatshmëria e tyre me formimin psikik-kulturor të nxënësve, ngjallën interes të madh në opinionin publik artistik të kryeqytetit. Në këto sesione, morën pjesë dhe u aktivizuan mjeshtrit: Ç. Zadeja, T. Daija, F. Ibrahimi, N. Zoraqi, R. Bogdani. Në këto sesione, asistuan autoritetet më të larta artistike e shtetërore të vendit. Në këto dy veprimtari të shquara të Shkollës, u theksua se “Shkolla e Baletit” është një laborator i mendimit teorik koreografik duke i paraprirë edhe dikastereve shtetërore me emër.

Mbrëmja “Gala e 50-vjetorit”:z. P. Vorpsi nderohet me diplomën e mirënjohjes

Page 15: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

PeDagogë të ShqUar e të DevotShëm

Një numër i madh pedagogësh, pasuan 5 pedagogët e parë të kësaj shkolle baleti. Emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Nermin Ahmetit, Gëzim Kacelit, Sadik Batkut, Fatos Zajmit, Mihallaq Stojës, Ramazan Bogdanit e Vlash Kallamatës, përbëjnë atë plejadë mësuesish, që arritën rezultate të shkëlqyera në përgatitjen e artistëve të baletit. Një brez i ri artistësh dhe solistësh të baletit të dalë nga kjo shkollë, pasuruan trupën e baletit të “Teatrit të Operës dhe Baletit”: Emrave të pedagogëve të lartpërmendur, u shtohen më vonë emra të rinj mësuesish, si Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Skënder Jazexhiu, Llaqi Nako, Leonard Papuli, Ilir Kerni, Ljudmill Çakalli, Arjana Pertena, Vera Fida, të cilët me pasion çuan më përpara arritjet në fushën e pedagogjisë koreografike. Për të gjithë këtë plejadë mësuesish e pedagogësh të pasionuar, nuk do të mungojë asnjëherë mirënjohja

dhe respekti. Në planin e shoqërimit muzikor, nga pianistët e parë, si Fatmira e Lili Tafaj, Mira Gjoni, Limoz Dizdari, Johan Botka, Liliana Papuçiu, Dhoksi Priftuli, kanë një meritë të veçantë në këtë aspekt, por nuk duhen lënë pa përmendur kontributi i pianisteve shoqëruese, si Tamara Kushe, Ilda Nenshati, Iris Hakiraj, Alida Avrazi, Eda Ostreni, Elda Liku etj. apo edhe i instrumentistëve popullorë si Reshit Shehu.

Praktika SkeNike Dhe krijimet koreografike

Shkolla Koreografike, gjatë viteve krijoi një repertor të gjerë. Një grup krijuesish, si Gëzim Kaceli, Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, Panajot Kanaçi, Sadik Batku, Luan Shtino etj., angazhoheshin me krijimet e tyre për “Koncertet e Majit”. Juria e këtyre koncerteve, e ka nderuar shkollën me çmimet më të larta, duke cilësuar arritjet e kësaj shkolle si origjinale e plot fantazi.

"Shkolla e Baletit” u pasurua edhe me repertor nga baletet tradicionale, që përbëjnë repertorin bazë të teatrove më në zë të botës.

Si artist, krijues, pedagog e drejtues i “Shkollës së Baletit” për 20 vjet, nisur nga përvoja e gjatë drejtuese e njohja e problemeve didaktike-artistike, hodha në letër të gjitha fazat e krijimit të “Shkollës së Mesme Koreografike”, përshkrova përpjekjet e shumë artistëve si unë, për t’i dhënë emër e personalitet kësaj shkolle, si e vetmja e këtij lloji në vendin tonë.

E gjithë kjo punë e shkruar me njohje, pasion e dashuri e që u la në dokumentacionin e shkollës, u zhduk. Me të u zhduk dhe i vetmi libër i shkruar nga unë, mbi “Dansin Klasik” për vajza e djem, aq i domosdoshëm për pedagogët e shkollës. Sikur të mos mjaftojnë këto, në vitin 1997, drejtuesi i shkollës më njofton që janë zhdukur programet mësimore, të cilat u detyrova t’ia dërgoj nga Italia.

Nxënësit e kësaj Shkolle Koreografike Shtetërore Shqiptare po tregojnë si në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, një nivel të lartë interpretativ-artistik dhe janë të aftë të çajnë në tregun e lirë botëror të artit koreografik. Shumë pedagogë e artistë shqiptarë të baletit, janë

Edlira Athanas(pedagoge zoica haxho)

Ilir Kerni,Ludmill Çakalli,Remzi Malko,(pedagog miltiadh papa)

Arben Kuci,Sokol Noga,(pedagog petrit vorpsi)

Kristaq Rada,Skënder Jazexhiu,Llaqi Nako(pedagog Xhemil simixhiu)

Julika Islami,Domenika Ndreca,(pedagoge zoica haxho )

Albana Sulejmani(pedagog Agron Aliaj)

Lindita Ahmataj,Holta Bitri,Ermira Fili,(pedagogë petrit vorpsi e ganimet vendresha)

Page 16: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

aktivizuar nëpër vende të ndryshme të botës, duke dhënë mësim apo duke hapur akademi e shkolla baleti private.

Në itali: për shumë vjet, janë aktivizuar në shkolla prestigjioze, por aktivizohen edhe sot pedagogë e nxënës të “Shkollës së Baletit Shqiptar” si: P. Vorpsi, G. Kaceli duke hapur shkolla dhe akademi; L. Çakalli, M. Kuqo, K. Kadiu, I. Shaqiri, H. Bitri, E. Fili; L. Ahmataj, R. Kaceli, A. Toromani.

Në greqi: H. Shtuni, K. Gjika Në Amerikë: L. Xhokaxhi; P. Agalliu (në Azerbajxhan), Në gjermani: B. DrishtiTë gjithë këta dhe shumë të tjerë bëjnë pjesë në elitën e artistëve

që debutojnë në skenat e ndryshme të botës. Ky aktivitet i artistëve të baletit jashtë shtetit, lartëson emrin e mirë të vendit tonë dhe përbën krenari për arritjet cilësore të Shkollës sonë të Baletit. Është për të shënuar se përherë e më shumë, në programe televizive të shtetit fqinj, ltalisë, vijnë e konkurojnë çdo vit djem e vajza të talentuar të shkollës sonë të baletit. Drejtuesit e programeve televizive, me shumë respekt, vënë në dukje seriozitetin e cilësinë e klasit të parë, me të cilin përgatiten artistët e rinj në “Shkollën Kombëtare Koreografike”. Më gëzojnë pa masë arritjet e shkollës sonë të baletit, që jo vetëm përgatit artistë të rinj baleti, por tashmë edhe një numër të konsiderueshëm pedagogësh. Në këtë drejtim e quaj fatlum vendimin e dikasterit që mbulon Shkollën e Baletit për të pasur në drejtim të kësaj shkolle një ish nxënëse si Blerina Arbana, që më mirë se kushdo tjetër, i njeh sekretet e shkollës, pasi në formimin e saj 12 vjeçar, si balerinë, pedagoge e koreografe i ka njohur strukturat organizative të shkollës, jetën plot vështirësi e sakrifica të nxënësve e pedagogëve dhe pasionin për të arritur të bukurën e cilësoren, nëpërmjet punës së kualifikuar.

biografi artiStike e Petrit Vorpsit (Artist i merituar)

U lind në Tiranë në 2 qershor 1933, në një nga familjet më të vjetra autoktone tiranase. Fillon jetën artistike që në moshë të re. Në vitin 1947, krijohet rrethi akrobatik i “Pallatit të Pionierëve”, ku

Petriti bashkë me shokët e tij, zhvillojnë një veprimtari të shquar, si brenda vendit, ashtu edhe në “Festivalin e I-rë të Rinisë Botërore” në Pragë (Çekosllovaki). Në vitin 1948, Petriti rreshtohet në grupin e valleve të “Pallatit të Pionierëve”, që shumë shpejt u bë i njohur në tërë vendin tonë. Në vitin 1949, ky grup u paraqit me shumë sukses edhe në “Festivalin e II-të të Rinisë Botërore” në Budapest (Hungari). Me krijimin e “Filarmonisë Shqiptare”, “Ansambli i Valleve" inserohet në këtë Filarmoni dhe Petriti ishte një nga valltarët solistë të këtij ansambli. Në vitin 1950, “Ansambli i Valleve” kryen një turne artistik në të gjithë vendet e lindjes: Bullgari, Rumani, Poloni, Çekosllovaki dhe me përfundimin e këtij turneu, Petriti bashkë me artistë të këtij ansambli: Ganimet Vendresha, Zoica Haxho, Melushe Bebeziqi, Agron Aliaj, Xhemil Simixhiu, shkojnë me studime në shkollën e “Balshoj Teatrit” në Moskë. Në këtë shkollë të shkëlqyer të baletit, ai ka pasur fatin e madh të ketë si pedagog të disiplinave didaktike artistike, artistë të famës botërore si Asaf Mihajlloviç Meserer, Nikollaj Ivanoviç Tarasov etj.. Pas 6 vjet studimesh, merr diplomën e kualifikimit -Artist Baleti. Presidente e komisionit të kualifikimit ishte Galina Sergejevna Ullanova, e cila ka krijuar portrete të shkëlqyera të literaturës botërore

Në stacionine trenitnë Moskë

Page 17: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

lëmin e koreografisë kombëtare. Nga nxënësit e tij, që filluan shkollën e baletit në vitin 1957, dallojmë Hajdar Shtunin, Pëllumb Agalliun, Besim Jazexhiun, Ahmet Agollin, Fatos Idrizin, Naim Mesitin, Vera Vorpsin, Servete Fidën, Lili Vendreshën, Lida Trajanin, e pas tyre klasa e Edmond Dhimës, Arben Kurtit, Leonard Papulit, Kujtim Hoxhës, Sokol Nogës, Dashnor Çakallit, Riza Tjegullës, Nikolla Dorit, Mira Filit, Urjanita Garulit, Lindita Ahmatajt, Holta Bitrit etj., etj. dhe përfundon me klasën e Elona Nallbanit, Alba Sefës, Ermira Gorës, Elvis Tanes, Edis Harizajt, Hyeda El Sajedit, Elona Llupos, që kaloi më vonë, me largimin e Petritit në Itali nën drejtimin e pedagoges Kozeta Bakiu. Nëpër duart e Petritit kanë kaluar të gjithë nxënësit e shkollës koreografike, për arsye se përveç “Dansit Klasik”, Petriti ka dhënë edhe “Duetin Klasik”, “Dansin Historik” dhe për "Shkollën e Baletit", ai ka krijuar një sërë numrash koreografikë, solistikë e masivë, ku përfshiheshin të gjitha klasat e kësaj shkolle. Në këto vepra dallohen: “Debatikasit”, “Gjuha jonë” (Shupo), “Dje pa diell, sot pa natë” (Zadeja), “Romnancë” (Tonin Harapi) etj..

Petriti ndihet krenar dhe i lumtur, që nga “Shkolla e Baletit Shtetëror Shqiptar”, kanë dalë pedagogë të talentuar si N. Ahmeti, P. Agalliu, H. Shtuni, Ll. Nako, S. Jazexhiu, V. Fida, A. Pertena etj., kanë dalë artistë të shkëlqyer si L. Xhokaxhiu, A. Toromani, K. Kadiu, I. Shaqiri etj., që debutojnë me sukses në skenat e botës. Një sërë pedagogësh e artistësh të rinj, do ta çojnë emrin e mirë të kësaj shkolle akoma më lart me arritjet e tyre, me kërkesën për të bërë punë kërkimore të kualifikuar me elementet e rinj e të talentuar, që “Shkolla e Baletit” përgatit çdo vit, nën drejtimin e Blerina Arbanës një ish nxënëse, pedagoge e koreografe e talentuar e kësaj shkolle.

Në “Teatrin e Operës e Baletit” ka vënë në skenë një sërë numrash, me solistët e këtij teatri dhe trupën e baletit, si: “Mirënjohje për jetë” (Lara), “Kthimi” (Dalja), “Motive me valle të Dropullit” (Çene), “Kënga Partizane” (Zoraqi), “Vals rinor” (Daija) etj., si dhe baletin me temë bashkëkohore me dy akte e katër tablo “Vajzat e qytetit të gurtë” (Zadeja). Në vitet 1976-1978 punon në Gjirokastër, ku krijon një sërë numrash, duke përgatitur dy koncerte me numra koreografikë që patën

koreografike dhe për dekada ka qenë një-shi i artit skenik koreografik.Petriti si solist i baletit të “Teatrit të Operës dhe Baletit”, ka krijuar një galeri personazhesh nga baletet kombëtare e botërore, si edhe ka pasur një bagazh të gjerë me numra koncertalë. Ka luajtur rolet kryesore në baletet: “Romeo e Zhuljeta” –Uverturë- (Çajkovski), “Shatërvani i Bahçisarajt” -Zarema e humbur -(Asafjev), “Zhurale” (Jarullin), “Halili dhe Hajria” (Daija), Delina dhe Arbani (Zadeja), “Fatosi partizan” (Lara), “Cuca e Maleve” (Zoraqi), “Historia e një kënge” (Zoraqi) etj.. Në jetën koncertale ka debutuar me Pas de deux nga “Liqeni i Mjelmave” (Çajkovski), “Kujdesi i kotë” (Hertel), “Vals” (Shopen), “Shitësja e luleve” (List), “Netët e Valpurgut” (Guno), “Vals” (Shmukler) etj. dhe shumë numra koncertalë me tema bashkëkohore e të repertorit tonë kombëtar.

Petriti është drejtori i parë i “Shkollës Kombëtare Koreografike” dhe e ka drejtuar atë për afro 20 vjet, që nga viti i themelimit 1957. Ka përgatitur tekste shkollore, ka hartuar e modifikuar programe shkollore të karakterit didaktik artistik dhe ka organizuar struktura bashkëkohore, për përgatitjen sa më të plotë me dije koreografike të artistëve të rinj të baletit. Nxënësit e tij, kanë qenë jo vetëm artistë baleti të “Teatrit të Operës dhe Baletit”, por edhe të “Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore” apo edhe të “Ansamblit të Ushtrisë” e me kohë u bënë pedagogë të shkollës koreografike dhe krijues në

Mësohet arabeskui parëme klasën

Page 18: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

jehonë në atë qytet dhe jashtë vendit në turneun artistik të Ansamblit “Çerçiz Topulli” në Maqedoni. Petriti ka ndihmuar në përgatitjet e rrethit të Gjirokastrës për në “Festivalin Kombëtar Folklorik” të atyre viteve.

Sot Petriti ndodhet në ltali dhe është aktivizuar në stag-e (mësime të “Dansit Klasik” në Akademinë e Arteve) në shkollën qendrore të baletit të Romës (Itali) dhe disa herë ka marrë pjesë në stafin drejtues të F.I.D.-as (Federata Ialiane e Dansit) në konkurimin e baletit në qytete të ndryshme, ku është zgjedhur si drejtues dhe anëtar komisionesh për vlerësimin e trupave dhe shkollave të baletit të qyteteve të ndryshme të ltalisë.

petrit vorpsiArtist i Merituar

me pedAgoguN e mjeshtriN e shquArAgroN AliAj (Artist i popullit)

N ga studimet, u kthyet në Shqipëri me shumë entuziazëm, shumë shpresa, por edhe njëherësh me disa drejtime pune. Në ato vite të fillimit, ideja e institucionalizimit të shkollës së baletit, në thelb shqiptare, ka qenë njëra nga ëndrrat, por edhe njëri nga projektet kolosalë për ju të pestë, profesor Agroni. Ç'farë ndjenjash përjetoni, tek shikoni

madhështinë që prodhoi realizimi i kësaj ëndërre, që tashmë mbase i ka kaluar edhe caqet e parashikimeve tuaja të atëhershme?

Nuk ka linjë më të bukur, nuk ka detyrë më të përsosur, se kur njeriu në jetën e vet arrin të realizojë ëndrrën e rinisë dhe pikërisht themelimi i shkollës së baletit shqiptar, është realizimi i ëndrrës rinore të disa artistëve të baletit shqiptar, që patën mundësi të studiojnë në shkollën më të mirë të botës - në shkollën e “Balshoj Teatrit” në Moskë. Ajo ëndërr e lindur dhe e nisur që në vitet e shkollës, duke shkruar programet, duke parë me kujdes ecuritë, duke u munduar që studimi të ishte i tillë, që të nesërmen të mund të transmetohej ajo çfarë ndër ne ishte ëndrra e rinisë: për të ardhur në Shqipëri e për të hapur Shkollën e Baletit Shqiptar. Megjithatë ishte tepër e vështirë, pasi “atyre kushteve, që ne donim të hapnim një shkollë baleti”, i dhanë përgjigjen se ne jemi një komb i vogël e që s’mund të kemi komoditete të tilla. Dhe ka qenë pikërisht këmbëngulja, konsekuenca, pasioni i ynë, që u bë realitet hapja e kësaj shkolle koreografike. S’ka kënaqësi më të madhe, kur sot shikon, se në tërë botën, në kryeqytetet

Petrit vorPSi Dhe agroN aliaj

Në kohën e studimeve,kur larg Shqipërisë ëndërrohej, por edhe piqej ideja e krijimit të shkollëssë baletit shqiptar...

...dhe në Tiranë, kur festohen sukseseset e "Shkollës Kombëtare

Koreografike" në pragun e jubileut gjysëmshekullor

Page 19: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

e botës, kemi artistët tanë të baletit, që demonstrojnë këtë art të bukur duke shprehur pikërisht fisnikërinë e kombit shqiptar nëpërmjet kësaj shkolle. Kanë kaluar shumë breza, kanë kaluar shumë drejtorë, kanë kaluar shumë pedagogë, por një gjë mbetet: është ajo që shkolla ekziston dhe shkolla do të jetë e tillë që në të ardhmen të zërë nivelet edhe më të larta, sepse kombi ynë është një komb me një potencial të jashtëzakonshëm artistik, është një komb me vitalitet e me një valle të mrekullueshme, me folklor për tu admiruar, me histori folklorike të atillë që radhë gjendet. Dhe jo më kot ne sot nëpërmjet këtij arti, rrezatojmë të gjithë botën e brendshme të kombit tonë. Mua më bëhet shumë qejfi, se sado që do të ketë periudha të ndritura, sado që do të ketë periudha edhe më pak të ndritura, baza e hedhur me kaq pasion, nga artistët e baletit të atyre viteve që patën fatin të mbarojnë në Moskë, do të shkojë përpara. Por nuk është vetëm shkolla që e bëri këtë realitet. Ishte ajo ndjenja e përgjithshme e dashurisë për folklorin shqiptar, për vallen shqiptare, festivalet që janë realizuar gjatë gjithë viteve; e të tëra këto, tregojnë se kombi ynë është një komb që e dashuron dhe e do shumë vallëzimin. Në shumë festivale të botës që kam qenë edhe me vallen popullore, kam vënë re se folklori shqiptar është tepër i vjetër, i veçantë; dhe pikërisht mbi këto baza kombëtare, është ndërtuar kjo shkollë. Prandaj ajo ka edhe suksesin e vazhdueshëm. E unë mund të kujtoj atë, që në fillim u hap një kurs, siç mund të thuash, me element vajza e djem, të cilët vunë më vonë themelet e TOB-it. Më pas këto themele, u fuqizuan me talente të rinj, të cilët dhanë shumë.

Nga kolegët, ju përfiguroheni si njëri ndër kolosët e shkollës: të fillimeve, por edhe të vazhdimit. Metodika e mësimdhënia juaj, konsiderohet bazë fillestare e shkollës. Ju dalloheni në individualitetin e komunikimit të formateve artistike dhe të shpirtit me të cilin keni punuar. A mund të transmetoni diçka nga mendimi, përvoja dhe ideimet e organizimeve thjesht personale. Si e mendoni

se duhet të shpërfaqet mësimdhënia e këtij profili arti (ç’ka mund të vlejë shumë edhe për pedagogët e sotëm)?

Kënaqësia, është se sot kemi një realitet që flet vetë. Metodika jonë e punës, në radhë të parë, ka qenë pasioni. E mbaj mend veten, mes kalamajve, duke ia shtrënguar e duke ia shtrirë këmbët, duke ia kthyer

ato; ka pasur raste, kur edhe këmbët e ovale janë drejtuar në sajë të punës, por edhe në sajë të përgjigjes së fuqishme që jepte vetë nxënësi ndaj ngulmimit të pedagogut. Kam pasur raste të ndërhyrjes edhe në defektet natyrore. Nëpërmjet ushtrimeve, është arritur në këmbë

Të pestë, në sallëne provave,gjatë kohës së studimeve në Moskë...

...dhe pas disa viteve me nxënëset e tij në Tiranë

Page 20: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

të bukura e në këmbë kërcyese. T’i transmetosh fëmijës shpirtin e vallëzimit, të kërkosh estetikën e interpretimit të lëvizjeve, të kërkosh nga ai ngulmimin e përditshëm, i cili do të japë rezultat për arritjen e baletit klasik, është mjaft e rëndësishme. Janë edhe disa aspekte të tjera, që unë, e kam parë metodikën e punës sime të mishëruar edhe në pedagogë të tjerë, si Nermin Ahmeti, Vera Fida, Arjana Pertena. Kjo është një kënaqësi e madhe edhe për sot e kësaj dite, pavarësisht se unë asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur deri në fund. Puna e fillimit është trashëguar 100% e deri në fund (nga shkolla e Moskës e Asaf Mesererit, i cili ka qenë një nga pedagogët më të mirë të botës për baletin klasik), gërshetuar kjo me vrullin temperamentin e valles popullore shqiptare; e tëra kjo, bëri që sot të kemi një shkollë me individualitet, e cila ka dhënë rezultat dhe do të vazhdojë të japë rezultat edhe më të madh.

Baza e shkollës sigurisht është klasikja. Ju po përmendni vallen popullore, e cila erdhi në po atë rrjedhë, duke hyrë krejt natyrshëm. Si kanë lindur ndërthurjet e para dhe çfarë proporcionesh jeni përpjekur t’i vini klasikes ndaj popullores shqiptare.

Sigurisht, në fillim ka qenë një metodikë e mirëfilltë, që të bënim baletin klasik. Pra ishte një shkollë për baletin klasik, porse duke u thelluar në problemet e mësimdhënies, menduam që t’i jepnim fizionominë kombëtare kësaj shkolle dhe e pasuruam jo vetëm me baletin klasik, ushtrimet klasike, duetin klasik, me dancin historik, me mjeshtërinë e aktorit, por për një balerinë e pamë të udhës që të pasurohej mësimdhënia edhe me folklorin shqiptar e me vallen popullore shqiptare, sepse nga kjo shkollë nuk dilnin vetëm kërcimtarë të baletit klasik kombëtar, por edhe të interpretimit të valles popullore. Dhe kjo shkollë, mori një karakter të përgjithshëm kombëtar, pasi u pasurua me të gjithë elementët teorikë ashtu edhe praktikë, duke mësuar vallet popullore e po ashtu lindën edhe ushtrimet e karakterit

kombëtar dhe sot duhet të pasurohet edhe me mësimdhënien e baletit modern për mendimin tim. Duhet që nga kjo shkollë të dalin balerinë, të cilët të interpretojnë baletin klasik, baletin kombëtar, vallen popullore por edhe baletin modern. Në bazën e çdo lloj kërcimi që del, është baleti klasik dhe kjo është më se e qartë. Dihet nga të gjithë e kështu do të vazhdojë përjetësisht, sepse është një sistem i tillë, i ndërtuar pak nga pak, që nga lashtësia, nga Egjipti, nga Kina, nga Greqia e lashtë, nga Roma e deri në ditët tona dhe kjo vazhdon duke u perfeksionuar e madje sot ka arritur që trupi i njeriut të japë të tilla multishprehje, të tilla nuanca, pasi teknikisht ky balet, është jashtëzakonisht i arritur. Dhuntitë e kërcyeshmërisë së brendëshme të njeriut, vijnë ndërkohë që përpunohet trupi, përpunohen elementet, por ai talent që shfaqet, është i brendshëm. Andaj në vitet e para, në saje të pasionit dhe dashurisë së madhe që kishim, 16 vajzat që unë kisha në fillim, u përgatitën e mbajtën skenën TOB-it për disa vite rrjesht. Kjo erdhi sepse ishin të zgjedhura me kujdes, por edhe të punuara nga pedagogët me kujdes.

Cilat do të veçonit nga këto vajza?

Po nga këto vajza, për herë të parë ishte Mukades Erebara, e cila porsa mbaroi shkollën, doli e kërceu në baletin “Paganini”, ishte Aishe Tota, Nermin Ahmeti, Hyrije Ahmeti, Keti Trojani, Bardha Bengu etj. dhe po të shikoni ato elementë të viteve të para, ato u bënë solistet e para dhe punuan për 20 vjet dhe kjo, jo vetëm për baletin klasik, por edhe për baletin kombëtar. Ato dhanë rezultat të shkëlqyer. Pas tyre erdhën edhe elementë të tjerë, por gjetja dhe puna që u bë me elementin e parë ishte me mjaft rezultat. Kështu pas disa vjetëve është pastaj Tatjana Sulejmani, për të kaluar tek Reida Dobi, që mbajti për dhjet vjet skenën, së bashku me Resmi Malkon. Në këtë periudhë u bë edhe “Romeo e Zhuljeta”, u bë edhe “Hirushja” e u bënë edhe shumë vepra të tjera. Elementi që kërkohet, luan shumë rol e ky element

Page 21: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

duhet të dihet të zgjidhet. Në qoftë se elementi zgjidhet i mirë edhe pedagogu me punën e vet ka rezultat.

Sot, janë të dukshme ato tendenca, që në shkollën shqiptare të hyjë baleti modern. Në fakt ekzistojnë, disa fillesa inkurajuese, disa përçapje duke nisur nga stage-t, që ndoshta mund të konsiderohen, si hapje e rrugës së institucionalizimit. Si e mendoni ju hyrjen e kontemporanes në shkollën tonë kombëtare; sigurisht larg përçapjeve të një arti emergjent, e për të arritur me gjykim, deri tek ato sfera të profesionizmit apo jashtë shkollores së baletit, në të cilat duhet të krijohet baza e qëndrueshme. Pra, duke qenë një person kompetent e me vlerë për brezat e pedagogjisë shqiptare, si e konceptoni përafrimin me baletin kontemporan?

Unë mendoj, se fuzionomi i kulturave luan një rol të rëndësishëm. Bota gjithmonë perfeksionon metodikat, perfeksionon rrymat, perfeksionon mënyrën e shprehjes dhe prandaj çdo epokë ka shprehjen e vet. Aq më tepër, sot edhe në baletin shqiptar, u vu “Katedralja e Parisit”, janë vënë një seri numrash me gjuhë kontemporane, por për të hyrë në shkollë kjo, duhet që pedagogët, të shkojnë sa më shpejt për specializime jashtë vendit dhe në këtë mënyrë të mund të arrijnë ta perfeksionojnë gjuhën kontemporane. Po aq e rëndësishme sa ç’është metodika e baletit klasik, aq e rëndësishme është edhe metodika e baletit kontemporan. Kjo nuk mund të fitohet me një javë a dy javë, që vijnë pedagogë nga jashtë, por kjo fitohet duke çuar solistë të “Teatrit të Baletit”, duke çuar pedagogë për një periudhë të gjatë pesë, gjashtë vjeçare, që të studiojnë metodikën dhe pastaj të vijnë e ta demonstrojnë në vendin tonë. Përpjekje të tilla për gjuhën kontemporane ka, por nuk janë mbi bazën e asaj siç është baleti klasik. Duhet që po i njëjti mund të bëhet edhe për baletin kontemporan. E gërshetuar kjo me elementët folklorik shqiptar, mund të krijojë fizionominë e baletit kontemporan shqiptar. Kjo do periudhën e një studimi të zgjeruar dhe jo të stag-eve

Në këtë përvjetor të ndritur jubilar, çfarë do t'i uronit Ju, “Shkollës Kombëtare Koreografike”?

Urimi në këtë 50-vjetor nga ana ime është që pedagogët e “Shkollës Kombëtare Koreografike” të shumëfishojnë forcat e mësimdhënies, sepse në sytë e artistëve të vegjël të kësaj shkolle, unë shikoj një pasion të jashtëzakonshëm dhe ky pasion i këtyre fëmijëve, që nesër do të bëhen vipat e baletit klasik, duhet ndihmuar me mësimdhënie të arritur në të gjitha drejtimet. Jam i bindur se kjo punë do të bëhet, pasi edhe pedagogët janë artistë, që kanë kontribuar në këtë zhvillim.

Një tufëlulepër maestro Aliaj

ose të ushtrimeve, për të cilat mund të vijnë njerëz për një ose dy javë. Duhet të çohen jashtë njerëz, si u çuan atëherë dhe mundësitë pastaj bëhen të pafund. Shkolla botërore e akademive të kërcimit, ka nivele të tilla, që të studiohet dhe aq më tepër një njeri, i cili di metodikën e baletit klasik, arrin ta marrë e ta sjellë këtu shumë mirë metodikën e baletit kontemporan.

Page 22: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

shikuar mjediset, sepse kjo ndoshta pak rëndësi ka, por për t’u takuar me fëmijët... Nuk e di nëse do të keni qejf. Sigurisht të tërë nxënësit, ju njohin shumë mirë, se cila jeni ju: do t’u jepnim edhe atyre kënaqësinë e takimit. Ardhja e juaj sot, është eveniment për tërë shkollën”. “Po si jo, do të kënaqesha pa masë...” tha ajo. Ndërkohë hynë në shkollë brenda dhe teksa ngjisnin shkallët, ashtu në grup së bashku, ajo fliste e fliste pa pushim. Pyeste e interesohej, për numrin e nxënësve, për zellin e tyre etj., etj.. Sapo hynë në njërën prej sallave ku punohej, ajo tek shihte fëmijët emocionohej: herë qeshte duke komentuar lëvizjet e fëmijëve, herë mallëngjehej ndërsa përqaste ndonjë moment të së kaluarës së vet. Të gjithë e rrethonin me dashuri e i bënin pyetje. Pas vizitës, nëpër mjediset e ndryshme, ajo tha: “Ishte tepër e nevojshme: u çmalla dhe tani jam e kënaqur”...

Në sa grupi i vogël zbriti shkallët e po i afrohej drejtorisë, i del përpara mësues Luan Shtino, që sapo kishte mbaruar orën e mësimit. Skenë mjaft e bukur. Mësuese Zoica u step, ngriti duart në gjysmë lartësie dhe thirri me habi: “Ua Luani-i-i-i..., po u bë goxha kohë që s’jemi parë” dhe iu hodh në qafë. Të dy kolegët u përqafuan e ia nisën të qeshnin duke kujtuar fluturimthi me pak fjalë, momente të skenës e të shkollës... Mes asaj atmosfere mjaft të ngrohtë Bela, duke bërë shenjë me dorë për nga drejtoria, ftoi vizitoren, sëbashku me kolegët e saj të shkollës: “Urdhëroni mësuese Zoica! Të rrimë e të bisedojmë një copë herë. Kjo vizitë është e veçantë...”.

Të gjithë së bashku hynë në drejtorinë e shkollës. Rreth tavolinës zunë vend shumë mësues të baletit e të pianos. E pyesnin për gjithçka. Mësuese Zoica, filloi të flasë lidhur me përjetimet në SHBA... Shprehte nostalgjinë për të kaluarën, për ato vite kur ajo ishte ende e re dhe përkushtimi i baletit, ia mbulonte çdo hapësirë të jetës personale; pastaj ajo e kthente fjalën sërish nga aktualiteti, duke vënë theksin mbi jetën e saj në New York: “Shumë shpejt, atje u njoha me njerëzit, por kam pasur vështirësi në fillim, pasi anglishten nuk e flas aq mirë. Jam njohur me njerëzit edhe në rrugë e kur më pyesnin, u tregoja mbi profesionin tonë. Shumë prej tyre nxitonin e më thoshin: ‘Ua, është

pAsioNi yNë i çmeNdur

H yri në oborrin e shkollës dhe ish-nxënëset e rrethuan me përshëndetje të ngrohta. Rolet - të këmbyera: nxënëset e saj të dikurshme, tani janë mësuese baleti dhe vazhdojnë atë rrugë, që kishin nisur sëbashku me të, pikërisht me mësuesen e tyre - balerinën Zoica Haxho (Artiste e Merituar). Ajo përpiqej të kujtohej dhe qeshte ashtu çiltërsisht: “U bënë shumë

vite” thonte dhe ndonjërës ia kujtonte emrin, ndërsa dikujt tjetër i afrohej pranë e duke ulur zërin i pëshpëriste: “Është e kotë, s’më bie ndër mend emri yt...” e qeshte pastaj me gjithë shpirt. Ishin emocione që hasen rrallëherë. Sytë e saj tërë gjallëri, shikonin herë njërën mësuese e herë tjetrën, duke iu përgjigjur të gjithave me të njëjtën energji të brendshme. Iu drejtua Belës dhe i tha: “Nga Amerika, kam ardhur disa herë për t’u çmallur e për të kaluar pak kohë në Shqipëri. Shpeshherë kam kaluar këtu pranë shkollës, e më ka mbetur e fiksuar në kujtesë ajo gjendje stresuese: kam parë gjithnjë po atë mjedis të rrethuar nga plehrat e papastërtitë apo edhe njerëzit që shisnin rroba të vjetra buzë mureve të shkollës. E revoltuar, ia kam bërë pyetjen vetes. Si nuk shikojnë këta njerëz? Aty ku duhet të lulëzojë arti dhe e bukura, s’duhet të ketë vend për papastërtitë. S’më kanë bërë këmbët të hyja brenda, të them të drejtën, pavarësisht nëse këtu unë kam derdhur shumë djersë, kam investuar mjaft energji e kam përjetuar shumë e shumë emocione që i ruaj ende me nostalgji të madhe. Por këtë herë, shikoj se keni bërë lëvizje. Shkolla paska marrë formë tjetër, së paku, kështu me xhama të bukur nga jashtë, megjithëse nga brenda nuk e di sesi është”. “Bëjmë diçka atëherë” i propozon qetësisht e me një buzëqeshje të lehtë Bela: “do të hyjmë në klasat, jo vetëm për të

Page 23: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

fat i madh për ne, jeni balerinë e paskeni mbaruar studimet në Moskë! Kemi fëmijët tanë...’ dhe kështu qysh në fillim, nisën të mi binin një nga një fëmijët”. Vijoi të tregonte se ishin fëmijë të gjatë e me trup shumë të rregullt, por u mungonte talenti: “...Pastaj edhe tek ata që shikoja se kishin talent, u mungonte gjallëria dhe lëvizja e duhur. Ishin dembelë e nuk punonin” vijoi. Nuk kishte pasur asnjë shqiptar në ato kurse të para. Papritmas tërhoqi konkluzionin: “prej nxënësve që kam pasur në këtë shkollë, kam vënë re të tjera premisa e tjetër predispozicion pune, pasi kjo ka të bëjë edhe me atë që ai i shkretë talent është në gjak, është në gene..., por sigurisht edhe do zhvilluar, pasi po se zhvillove ngelet...”. U përqendrua pastaj edhe në një vajzë shqiptare të quajtur Rusha (me të cilën kishte punuar kohët e fundit në Amerikë). Ajo ndiqte shkollën e duhej të hynte në konkurs për të fituar. “...Çdo herë më vinte e më thonte: ‘Zyshe, shiko se çfarë kam mësuar’ (duke filluar qysh nga tarantelat e deri tek valsi). Nga ana tjetër, unë vetë, ua mësoja edhe atyre të voglave fare mirë, sesi kërcehej valsi. Nuk kisha mosha të mëdha, që t’ua jepja kapacitetet e plota apo të punoja me variacione të plota... E megjithatë, ajo vajzë, variacionin e arriti dhe që thoni ju, arriti të bënte gjithçka, duke i lënë pas tërë të tjerat. Ama ishte diçka që e frenonte. Ajo kishte frikën e konkurrimit dhe thoshte: ‘Mësuese ata nuk do më pranojnë’. ‘Po pse?’ i thoja. ‘Po ja, e kam qafën e shkurtër, i kam këmbët të holla..., i kam kështu e i kam ashtu...’. E unë i thosha: ‘Me këto këmbë që ke ti, nuk e kuptoj, se çfarë shkolle bëhet atje e që s’të marrin ty!’. Erdhi vajza edhe dy tri herë, e më në fund në një ditë të bukur më tha: ‘do të bëhem balerinë’. ‘Tani, ti po i ngjet plotësisht mësues tënde’ i thashë: ‘se edhe unë kështu thoja: Do të bëhem balerinë’. Erdhi një herë tjetër e më tregoi: ‘Mësuese e fitova konkursin!’. E ajo vazhdoi shkollën e tani ka vitin e fundit. Me siguri që do ta marrin ato kompanitë e mëdha të kërcimit. E pra e fitoi bursën, sepse ishte me të vërtetë e talentuar dhe e mirë. Edhe atje ka vështirësi e të çash atje, nuk është kollaj. Pastaj, kur do të jepte provimin, unë hyra dhe e pashë. Atje, të them të drejtën i kanë kushtet, por ndryshe punonim ne. Vërtetë i kemi pasur kushtet e vështira, por për ne pasioni

ishte i çmendur; ka qenë me të vërtetë pasion i çmendur ai pasioni i ynëi. Prandaj duhet të mësojnë të rinjtë sot. Për baletin, unë nuk pashë me sy burrë, e të them të drejtën, as djalin s’e rrita unë, por e rriti mamaja...”. Ajo heshti për një çast e zhytur në mendime. Në atë dhomë të madhe të drejtorisë mbretëronte qetësia e plotë. “A është e vërtetë se kur ke qenë në ‘Shtëpinë e Fëmijës’, lidheshe me litar nga këmba e majtë në të djathtën?” theu heshtjen Bela. “Po, po është e vërtetë dhe a e di se kam filluar pikërisht atje në ‘Shtëpinë e Fëmijës’, pasi pashë balerinën e shtëpisë së pionierit Nini Laca. E kujtoj se ajo kërceu dhe më kujtohet si tani: vajzat ishin të veshura me ata fustanet e gjatë të fashizmit. E pashë atë që bënte sparkatën dhe më pëlqeu: thashë se do bëhem si ajo. Megjithatë në atë kohë unë s’dija gjë, e pyesja veten sesi mund të qëndrohet në atë mënyrë në sparkatë? Mbyllesha në banjë për të mos më shikuar të tjerat e provoja. Por s’hapeshin të shkretat këmbë kollaj. Kjo në fillim, dihet që është e vështirë. E po se pate një çikë edhe nga natyra nuk mund të arrish. Por ishte vendosmëria e puna ime me ngulm, që arrita të bëja sparkatën. Dhe dorën e parë kush ma dha atje në ‘Shtëpinë e Pionierit’? Agroni. Kishin qenë vite mjaft të vështira për familjen time dhe goditja e fundit më pati hedhur në ‘Shtëpinë e Fëmijës’. Si kisha përfunduar atje? Me pak fjalë, në luftën e dytë botërore mu dogj shtëpia. Në ato rrethana, ndodhi që kisha mbetur pa nënën e pa babanë... Me të hyrë në pedagogjike, frekuentova ‘Shtëpinë e Pionierit’. Atje rastisi edhe një drejtoreshë që më pranoi edhe për të ngrënë e për të pirë. E dinte që isha nga ‘Shtëpia e fëmijës’ dhe më merrte gjithashtu edhe në rrethin e punës së dorës. Në atë kohë me Nini Lacën, nisa të shtrija këmbën, por jo të bëja balet. Edhe Agroni ishte në ato valle. Shkonim në ‘Shtëpinë e Pionierit’ e Agroni më dha dorën. E kujtoj atë vallen popullore dardhare: një dy tre... kështu filloi e tëra. Pak nga pak hyra në brendi. Shkoja natën në konvikt e as të haja nuk arrija, sepse ikte ora e darkës. E duhet të dëgjoja pastaj edhe ato vajzat e konviktit që më thoshin: ‘Do të bëhet edhe kjo balerinë..., i ka këmbët si shishe’. Më vrisnin shumë ato fjalë, por s’kisha ç’bëja e kur bija të flija,

Page 24: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

mbuloja kokën e thoja: ‘Përse më shajnë, çfarë kanë me mua?...’ Gjithçka, në fakt, do durim e të tëra vështirësitë duhen kaluar pak nga pak. Pak nga pak rrodhën edhe historitë e tjera, sesi u formua grupi i madh dhe si vajtëm për të kërcyer jashtë shtetit. Në fillim vajtëm në ato turnetë në vendet e demokracisë popullore. Erdhi Georg Perkuni këtu. Panajoti kishte ‘Grupin e Parë’ dhe ‘Grupi i Vogël’ ishte në ‘Shtëpinë e Pionierit’. Perkuni i bashkoi të tërë dhe mua më erdhi ai fat i madh, që shkuam në Moskë...”. Ajo mendohet e hesht për një çast. Luan Shtino që i qëndronte pranë, kërkon t’i kujtojë edhe ai ato kohë të studimeve në shkollën e ‘Balshoj Teatrit’ të Moskës: “ Nuk harrohet lehtë periudha e studimeve, pikërisht kur erdhëm edhe ne atje. Së bashku me Miltiadhin ishim tre vjet prapa e vetëkuptohet se edhe ne do të hynim në rrugën e të tjerëve. Kishte një gjë, që ndaj të tre vajzave, ke qenë më punëtorja. Në kuptimin e një egoizmi të mirë, dy të tjerat nuk i lije të dilnin përpara, por edhe ajo pedagogia juaj Zhukova, që nuk e hiqte nga dora cigaren, megjithëse ishte e hollë dhe dobët fare, ç’është e vërteta, të donte pa masë. ‘Zajçi, Zajçi...’ të thonte. Kishte një gjë: Zhukova të donte edhe ty edhe Agronin; e këtë e vërtetoi edhe më mirë me pas des deux-të që kërcyet qysh në shkollë, me ‘Kujdesin e kotë’ me ‘Flakët e Parisit’ etj., pastaj ishte edhe ajo vallja tjetër që ju kërcyet, kur erdhën delegacionet e huaja...”. “Po, po, kujtohem shumë mirë” vijoi mësuese Zoica, “ka qenë ajo periudhë kur ka ardhur Zherar De Filipi. Ishin të tëra delegacionet e huaja në atë koncert. Ishte gjithçka e përgatitur mirët. Hymë edhe ne balerinët shqiptarë. Kërcyem ‘Vallen Moldaviane’, se s’kishim filluar ende në maje të gishtave. Në atë koncert, që u bë për të nderuar Zherar De Filipin, neve u prezantuam në veçanti nga drejtoresha. Ajo i tha aktorit francez, se ishim shqiptarë e mësonim atje. Ai iu përgjigj: ‘O-o-o, shumë mirë, i uroj sukses të plotë e ndoshta do të shihemi ndonjëherë në Shqipëri’, por një rast të tillë koha nuk e solli kurrë... Koncertet, kuptohet se kërkojnë shumë mobilizim, por ne lodheshim shumë edhe me punën e përditshme. Artisti atje i kishte të gjitha kushtet, pasi që të ngjitesh në skenë, ke nevojë edhe për shërbime të domosdoshme,

duke nisur nga doktori që të kontrollon e deri tek masazhatori. Dhe ëndrra jonë e tillë ishte, që shkolla jonë, të bëhej me masazhatorë, me doktorë e me të gjitha komoditetet e tjerat, po s’u bë. Bëjeni ju! Mbetet ta bëni ju tani, me të gjitha të tjerat çfarë mund të duhen. Gjithsesi, ne atje studionim e përpiqeshim deri në maksimumin e kapaciteteve tona...” Mësues Luani duke tundur kokën e duke i vënë dorën në sup koleges së tij ia ktheu: “Po, po, të gjithë ne që ishim atje, në atë shkollë, lamë një emër të mirë, një emër shumë të mirë, që na bëri të nderojmë jo vetëm veten, por edhe Shqipërinë”. Artistja e ndjente veten shumë mirë në gjirin e këtij kolektivi, shumicën e të cilit e njihte mirë, prandaj fliste tërë ndjenjë duke mos e fshehur nostalgjinë: “Shkollimi ynë, si kuadro të para, kaloi përmes një përgatitjeje speciale jo vetëm si artistë të parë, por njëkohësisht edhe se ne do të na binte barra e rëndë e themelimit të shkollës shqiptare në baza klasike. Ishte kusht i domosdoshëm për brezat e balerinëve shqiptarë. Pati filluar diçka Panajoti, me ata kërcimtarë që përpiqeshin të kërcenin në majë të gishtave, por bazën e parë e hapëm ne, me metodikë të rregullt ushtrimesh klasike, pasi ne erdhëm të përgatitur me programe të posaçme që të ushtronim pedagogjinë e kohës”.

“Ashtu është”, ndërhyri mësues Luani, “të gjithëve ne që studiuam atje, na u dha pedagogji e veçantë, të cilën rusët nuk ua bënin nxënësve”. “Ndoshta sforcimi për të arritur që të zhvillonit programin e plotë sa më shpejt, lidhet edhe me nevojat Shqipërisë...” ndërhyn Bela. “Po, po, ashtu është, programin e shkollës që ishte nëntë vjet, ne e bëmë në gjashtë vjet”. “Dhe kështu, ju u kthyet në vitin ‘56...” shton Shpëtim Dajçi. “Po, po dhe ishte ëndërr që të bëheshim balerinë. Nga ana tjetër, kishim ëndërra të bënim edhe balerinë të tjerë, në mënyrë që arti e kultura të shkonte përpara. Paraqitëm programin e shkollës. Por ishte problem, se programi duhej zhvilluar në një shkollë. E ne, këtë shkollë nuk e kishim. S‘na mbetej tjetër, veçse ta fillonim pa shkollë. A e dini si filluam? E filluam atje ku sot është ‘Teatri Popullor’. Ishte salla e madhe dhe atje, u fillua me ato balerinat që sot kanë dalë në pension apo kanë ikur andej-këndej. I mësuam të bëjnë ushtrime, i

Page 25: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

mësuam të ngrihen në majë të gishtave: e tëra kjo bëhej në ato kushte mjaft të vështira për ta dhënë mësimin. E kemi qenë pikërisht në magazinat e Teatrit Popullor. Ndërsa në Institutin e Lartë të Arteve, ishim më mirë, sepse kishim edhe sallë. Në sallën e madhe, kush ka qenë dhe ka punuar, ishin gjithashtu edhe piktorët edhe skulptorët. I hoqën materialet dhe i futën në një gropë aty. Madje tek ajo gropë zhvisheshim edhe ne. Bënim mësimin pra, në sallën e madhe që është lart. Duke qenë pranë Liceut Artistik, u mendua të kalonim atje dhe pikërisht aty, ka filluar puna në kondita më të mira. Dalëngadalë hodhëm këmbën për të kërcyer, por edhe për të mësuar të tjerët. Dhe ishin përpjekje shumë të mëdha nga ana jonë. Për ne, ishte një fond tepër i vogël, që edhe ai harxhohej nga të tjerët. Kërkonim shumë nga vetja, por kushtet ishin jashtë mase të vështira. Opera kërkonte që të kërcenim ne si të shkolluar, por duhej edhe brezi i ri”. Ajo flet për vështirësitë dhe detajet se si arritën të nxjerrin fondin e nevojshëm nga qeveria e kohës dhe pastaj shton: “...morëm Mira Lufin të bijën e inxh. Lufit dhe ajo erdhi e bëri arkitekturën e kësaj shkolle. Ne kishim pasionin e një dashuri të madhe për të bërë një shkollë të mirë; edhe më të mirë se në Bashkimin Sovjetik, sepse nuk ishte ndonjë gjë e madhe edhe ajo shkolla atje. Dhe u ngrit grupi, i cili u muar me këtë punë. Me atë grup, bëmë projektet e shkollës, për sallat e të gjitha të tjerat. Merreni me mend, se si kemi punuar: unë e merrja dhe shoqëroja Petritin, pasi kisha figurën e artistes dhe të deputetes. Shkonim në dyert e bashkisë në ‘21 Dhjetori’ etj.. Kur vajta një herë atje në bashki, kryetari më pyeti: ‘Ku e ke menduar ti Zoica shkollën e Baletit?’. E kam menduar tek kodrat, atje ku është edhe ajri i pastër, se balerina ka nevojë, pasi tërë jeta i shkon në skenën me pluhur. Dhe i thosha: fëmijët praktikën skenike do ta bëjnë këtu dhe ashtu e ëndërroja unë. Tani them se është bërë mirë dhe uroj të bëhet edhe më mirë. Në 2004 pashë ato plehrat, pashë njerëzit që blinin e shisnin rroba e më erdhi për të qarë. Thashë, kjo shkollë të bëhet kështu...

Do të kisha dëshirë të kthehesha edhe një herë në ato fillime, kur ne kishim nxënësit e parë. Ishin Nermin Strazimiri, Mukades Erebara,

Keti Trojani etj.. Erdhëm me atë vrull të madh e iu përveshëm punës. Rrinim e punonim tërë përkushtim e unë e kam pasur fatin, që të dilja jashtë e të shikoja më shumë se të tjerat. Në fakt, kjo nuk më pëlqente. Më rastisi për ta paraqitur artin e kulturën shqiptare me Agronin. Po ajo mbyllja e përgjithshme ishte e keqe, se trupa ka nevojë të lëvizë, të shikojë, të njihet e të dijë se ç’bëhet larg vetes. Tani, ne po rrimë këtu, por koha që ecën bën të ndihet nevoja për ta lëvizur pak perden e për të hapur dritaren, që të hyjë ajri i pastër. Thoshim: mirë ne patëm fatin të përgatitemi jashtë, mirëpo trupa s’e kishte dhe megjithatë nuk arrij ta kuptoj nga i vinte ai nivel përgatitje. Madje kjo na vinte para pyetjes: si ka mundësi që të bënim të mundur të vinim një vepër të mirë, në ato kondita të trupës. D.m.th. me pak fjalë, nga ato fillime ne punuam dhe e vendosëm një bazament të mirë në këtë shkollë. Synonim që të përgatitnim elementin për t’i bërë të tëra punët ashtu siç duhet, pikërisht siç u përgatitën me kalimin e kohës. Për shumë vite të fillimit, ndihej së tepërmi mbyllja që kishim me botën e jashtme: Zoica dhe Luani p.sh., ishin të mirë për atë kohë. Por koha ecën e të lë pas. Po të hapeshim e të krijoheshin marrëdhënie të rregullta me botën artistike, nuk është çudi që të thuash se mund të bëhej një punë shumë më e mirë. Në atë kohë për aq sa bëmë, nuk ishim në nivele të këqija. Dhe çmimet që i merrnim nuk ishin pak. Ja për shembull nuk ishte e vogël që të na jepeshin çmimet e nivelit botëror, në Helsinki...

Kemi punuar bashkarisht si me programin që kishim për ushtrimet klasike, ashtu edhe për karakterin popullor e të huaj. Një punë të madhe kanë bërë pastaj edhe specialistët e tjerë, me Gëzimin, me Bogdanin e çfarë kanë qenë marrë me folklorin, vallen popullore etj.. në artin e në kulturë edhe ky drejtim është tepër i rëndësishëm. Nësa u hodhën themelet e parë të baletit klasik, të kësaj kulture që ne mësuam ‘në maje të gishtrinjve’, ata janë themeluesit e parë të këtij drejtimi tjetër po aq të dashur”. Në 57-ën a u fillua direkt edhe me lëndën e ‘Folklor’-it krahas ‘Karakterit të Huaj’...?” e ndërpret Shpëtim Dajçi. “Jo, jo ne filluam vetëm me mësimet e ‘Baletit Klasik’, që të mësohej ngritja e këmbës apo të qëndrohej në maje të gishtave.

Page 26: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

atë kos e dinim ne si e merrnim. Me siguri që ndokush këtu mund ta kujtojë se si merrej kosi. Ngrihesha në pikë të mëngjesit. Zija dy radha dhe shpesh zemërohesha, se nuk arrija të merrja dot. Më vinte keq për vjehrrën time që më ndihmoi tërë jetën. Doja që ajo të kishte diçka për të ngrënë. Ajo ishte koha jonë e vështirë e në ato vështirësi mbijetuam. Edhe kur vinte makina me dru, ta hidhte aty tek dera... dhe Zoica pastaj me legena... unë mbaja legenin, ndërsa mamaja e shkretë mbante një thes të vogël...”.

Dikush nga mësuesit e pyet se: “Cilët nga nxënësit tuaj kanë qenë më të mirët e që ju i mbani ende në kujtesë?”. Ajo i thotë: “Nxënësit nuk mund t’i quaj të mitë. Ata duhen konsideruar të gjithë shkollës. Nuk kam sesi të them, se unë bëra këtë artiste e atë artiste, pasi ka qenë në këmbë një staf i tërë për atë punë. Në fillim ishim vetëm, pastaj bëmë asistencën, që të mësonin edhe mësueset e reja dhe në vazhdim e morën stafetën edhe nxënëset e nxënëseve tona; e kështu me radhë...”. Në derën e hapur shfaqet një nxënëse e vogël, e veshur me paçka. Përshëndet me kokë duke përkulur paksa gjunjët. I qeshin sytë. Rrezëllin e tëra. Me një buqetë lulesh në duar, fëmija i drejtohet mësuese Zoicës, e cila e përqafon fort pa përmbajtur dot lotët. Të gjithë mësuesit i afrohen e blici i aparatit fotografik nuk ka të sosur. Të gjithë duan të kenë kujtimin e kësaj dite, me ish-mësuesen e fillimeve. Ajo qesh dhe i përqafon njërin pas tjetrit, mësueset e mësuesit që i ka rritur vetë. Fëmija i qëndron pranë e s’i shqitet kësaj gjysheje, të veçantë që se ka parë kurrë, por ka dëgjuar të flitet shumë për të...

“Më emocionuat e faleminderit për nderimin që po më bëni” thotë ajo, duke kthyer vështrimin nga drejtorja e pastaj vijon: “Kisha kohë pa ardhur në Shqipëri dhe kudo që të shkosh, s’ka si vendi yt. Atje në Amerikë, siç e dini, jetoj me djalin, i cili më shikon që unë tërë ditën jam në lëvizje..., po po, në këmbë; e më thotë: ‘Nënë, hë... a u lodhe?’. E unë i përgjigjem me shaka: ‘nëna nuk është mësuar të ulet kurrë... ka ndenjur tërë jetën në këmbë. Unë kam qenë balerinë dhe pavarësisht nga mosha vazhdoj të jem e tillë. A nuk të dukem balerinë?!...”.

Pastaj pak nga pak filluan të tjerat. Me kalimin e kohës filluan lëndët. Konkretisht viti i parë dhe i dytë me tre lëndë si të thuash mbyll ciklin tonë të fillimit; kultura e përgjithshme bëhej tek Kristoforidhi. Po..., bëhej edhe pianoja, pastaj vijnë të tjerat. Më vonë, dalëngadalë njëra pas tjetrës u konsoliduan lëndët e tjera praktike. Ka qenë kjo situatë që pak e nga pak u shtua ‘Folklori Ynë’, ‘Folklori i Përpunuar’ e me radhë, për të arritur pastaj edhe në krijimtarinë më të mirë e atë kompleks lëndësh të domosdoshëm për formimin e balerinit...”.

Bela i kujton edhe ngarkesën e dyfishtë të shkollës e të Operës, duke vënë në dukje: “...e marr me mend, ka qenë mjaft e vështirë, që për tërë atë kohë keni pasur jo vetëm ngarkesën e shkollës, por edhe të ‘Teatrit të Operës’... Në fakt, gjithmonë jeta e balerinës është tepër e vështirë. Edhe për ne sot nuk janë të pakta vështirësitë, por për ju ka qenë stërmundim edhe për vetë konditat e jetës që kanë qenë atëherë...”. “Padyshim, unë kisha peshën e balerinës së parë të Teatrit të Operës. E që të mbaja edhe shkollën ishte tepër vështirë. S’kisha kohë as për të ngrënë. E kam mbajtur veten me një copë byrek: mbaroja ushtrimet vija këtu në shkollë dhe përfundoja në tre e gjysmë mësimin. Në katër e gjysmë shkoja në Opera, pastaj në darkë shkoja në shtëpi e vdekur. Për të ngrënë haja vetëm një kos dhe

Në drejtorinë e shkollësnë njëmomentgjatë bisedës

Page 27: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

qenë ndër vajzat e para shqiptare, që keni thyer tabu dhe jo vetëm për baletin por për tërë nismën e ngritjes në këmbë të artit shqiptar...”. “Po moj Bela, po...”, më ndërpreu “është e vërtetë se flitej e çfarë nuk thuhej për ne pas krahëve. Megjithatë, ne nuk i morëm parasysh fjalët e liga dhe me sa duket, pasioni ynë ishte aq i madh, sa që së bashku me shoqet e mia, kaluam çdo pengesë... A e dini se deri në ‘49-ën, unë nuk e njihja fare këtë profesion...”.

Ferdi që i kishte zgjatur diktofonin, pa hezituar e pyeti: “Interesant..., po nga se morët shkas dhe cila ka qenë shtysa, që iu afroi në botën e baletit?”.

“Po-o-o..., në vitin shkollor 1949-’50, unë hyra në ‘Liceun Artistik’ e studioja për piano. Që në fillim, aty më pa Agroni. Unë isha e hollë dhe e gjatë. Me sa duket i tërhoqa vëmendjen e iu duka e përshtatshme për balet dhe ai përditë insistonte: ‘A i the në shtëpi, që të vish në balet?’. Më në fund vendosa t’i thoja prindërve. Kur fola me nënën, e cila ka qenë me origjinë turke, më dëgjoi e më dëgjoi e më në fund tha: ‘Por mirë moj nëne, çfarë do të bëhesh ti, do të më bëhesh çingije?’ Kjo ishte fjala e saj e parë. ‘Jo’ i thashë unë, ‘si do të bëhem çingije. Çfarë thua kështu moj nënë?’. Nuk e dinte askush, se çdo të thotë të kërcesh balet. Pas shumë peripecish e të qarash (si puna e fëmijës, pasi unë s’isha më tepër se 15 vjeçe, por sidoqoftë më konsideronin më të rritur), në fund të fundit pranuan. Mendoj tani me vete, se kam qenë 15 vjeçe. Përzgjedhja sot bëhet në moshën 9 vjeçare... Sipas gjykimit të tyre duket, unë i kisha të dhënat e duhura, se më pas edhe Perkuni dha të njëjtat mendime... Mjaftoi që të më linin të shtëpisë dhe kështu shkova e konkurrova. Në atë kohë mblidhnin elementin dhe zgjidhnin. Perkuni menjëherë pati dhënë aprovimin për zgjedhjen time. Ka qenë në ’49-ën o ’50-ën”. E kishin sjellë në Shqipëri si baletmaestër. Panajoti kishte bërë një punë kolosale. E kam thënë përherë këtë e vazhdoj ta them, se Panajot Kanaçi ishte zheni. Po, po, ky është një fakt i padiskutueshëm... Shfaqja e parë ka qenë ‘Vëllazërimi i Popujve’ e në këtë shfaqje, Perkuni, më kish vënë soliste

pjesë e pANdArë e mAteries Formuese

M e buzën në gaz, na u shfaq në derë dhe na bëri shenjë që të hynim brenda. Ish-mësuesen e dikurshme të shkollës dhe ish-balerinën e njohur Ganimet Vendresha (Artiste e Merituar), kisha shumë vite pa e parë. Gjithsesi nuk vura re ndonjë ndryshim të madh. Në fakt, fytyra e saj nuk më fliste për vitet që ikin... Ruante po atë të folur me tonin e fortë të

sigurisë, por edhe përzemërsinë që të bën për vete në bashkëbisedim. Na tha të uleshim e nisi të pyesë me mjaft interes për mbarëvajtjen e shkollës. Pastaj duke vendosur mbi tavolinë një nga një disa foto, tha: “U bënë goxha vite... është një jetë e tërë nga ajo kohë e fillimit...”.

Mbi kontributin e bashkëshortëve Ganimet e Xhemil Simixhiu (Artistë të Merituar), lidhur me hapjen, përvijimet dhe institucionalizimin e “Shkollës Kombëtare Koreografike”, kishim akumuluar një farë informacioni, por nga goja e artistes në sa shikonte fotot dhe qeshte tek kujtonte segmentet e jetës, ishte ndryshe. U ndal duke na treguar një foto, ku dukej vajzë ende e mitur. Pas xhamave të syzeve, shikimi i saj i gjallë, dalëngadalë

nisi të tretet në një tis nostalgjie. “Me siguri, për ju, do të ketë qenë koha e fillimeve të baletit.” i thashë.

“Pikërisht në ato vështirësi, kur psikologjia e kohës së vendit, ka qenë e tillë, që e shikonte shtrembër pjesëmarrjen në balet. Ju keni

Page 28: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

në dy valle: në ‘Vallen Çeke’ dhe në ‘Vallen Ruse’. Në 'Vallen Ruse' kërceja me Xhemilin. Ajo ndaloi e filloi të mendohet për një çast.

E pyeta: “Sigurisht, nuk keni qenë të dashuruar në atë kohë?”. “Jo…, jo përkundrazi, unë edhe po të dëgjoja diçka, isha tepër naive. Por pas ca kohe, nisën të më thoshin: ‘Shiko, se Xhemili të do ty’. ‘Si moj më do Xhemili mua... e pse më do Xhemili mua!’ i thosha unë. Rastisi pra, që me Xhemilin të njiheshim në rolin e dy të porsadashuruarve. Dilnim në skenë e ai më kapte për dore, siç e parashikonte roli e unë e ktheja kokën mbrapsht. S’doja ta shikoja në sy. Ky ishte një numër pas des deux, valleje ruse, ku ne ishim dy të rinjtë, që uleshin në gjunjë e ngrinin shaminë për t’u puthur. Vinte trupa nga mbrapa, na trembnin dhe pastaj fillonte vallja... Në tetor, unë hyra në trupën e baletit, ndërsa më 1 maj të pesëdhjetës, pra pas disa muajsh, dola në shfaqen e parë. Aso kohe nuk kishte balet klasik, pra ishte vetëm vallja popullore. Kujtohem se ishte edhe ajo ‘Vallja Çeke’, të cilën unë e kërceja me të vëllanë e Miltiadh Papës. Kur bëmë një turne në gusht, patëm shumë sukses. Kjo shfaqje që po ju them, fillimisht u bë në ‘Teatrin Popullor’: ka qenë e vetmja skenë e kohës. Nuk kishte skena të tjera. Aty bëhej teatri, koncertet e çdo gjë. Ishin vitet e para pas çlirimit, e tradita mungonte krejtësisht. Para se të shkonim në Moskë, bëmë një turne në vendet e demokracisë. Në gusht u nisëm dhe në përfundim të turneut në nëntor, na thanë: ‘Ju të gjashtë nuk do të ktheheni në Shqipëri, po do shkoni drejtpërsëdrejti në Moskë. U nisëm nga Rumania dhe vajtëm në Odesë e prej aty shkuam në Moskë. Aty na priti shkolla. Na bënë një pritje të jashtëzakonshme. Nuk e harroj...!”.

“Në atë moshë, a e patët të vështirë që të ambientoheshit mes njerëzve, që s’i kishit parë kurrë?” e pyet Ferdi.

“Ishte shumë e rëndë” vazhdon ajo, “Mezi prisja që të kthehesha në Shqipëri, sepse më merrte malli shumë. Imagjinoni, se nuk na ishte thënë asgjë përpara se të niseshim nga Shqipëria. Kur në përfundim të turneut na thanë: ‘do të shkoni në Bashkimin Sovjetik’, ne vajzat qamë shumë... Atje komunikonim vetëm përmes letrave, që shkonin e

vinin një herë në dy muaj. Mezi prisnim që të merrnim ato letra. Kur kaluan dy vjetët, në 1952-shin, erdhëm në Shqipëri. Ka qenë edhe një herë tjetër në ’54- që patëm ardhur në Shqipëri…”.

Për ta futur në kujtesën e atyre ballafaqimeve të para, me shkollën e Balshoit e pyes: “Sa orë balet bënit atje?”. “Baleti vinte duke u shtuar për çdo vit:” ma kthen “vitin e parë kemi bërë vetëm ushtrimet klasike. Dhe kjo vetëm dy orë paradite, pasi ne ishim vetëm për kulturë të përgjithshme. Në këtë vit të parë, kishim gjuhën që duhet ta mësonim, ndërsa në vitin e dytë, filluan të shtohen edhe orët dhe kultura e përgjithshme”. Duke kujtuar emrin e profesorit të falshëm Meserev, interesohem edhe për mësuesit e tjerë. Ajo shton: “Po, po... djemtë kanë punuar me Meserevin. Më duhet t’ua them se kemi bërë shkollë në ajkën e artit e me pedagogët më të mirë të kohës. Ne vajzat, kemi bërë me Maria Aleksejevna Kozhukova. Ka qenë nga mësueset, për të mos thënë më e mira. Nuk na lanë menjëherë me të. Vitin e parë punuam bashkarisht edhe vajzat edhe djemtë, pastaj u ndamë. Kishim mësues të tjerë. Pastaj në vitin e tretë; na dhanë pedagogët më të mirë. Dhe na kanë parë shumë. Jashtëzakonisht...”.

“Si zhvillohej dita e mësimit, kur për ju u normalizua gjendja?” i thotë Ferdi. “Dita fillonte nga ora 9 e mëngjesit me ushtrimet. Pas

GanimetVendresha,Xhemil Simixhiu e Melushe Bebeziqi

Në skenëne Moskës: Ganimeti dhe Xhemili

Page 29: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

ushtrimeve, visheshim dhe kishim kulturën e përgjithshme. Pastaj hanim drekën në dymbëdhjetë e gjysmë. Pasdite kishim lëndët e tjera që janë ato artistiket si paddierzhkë...” më shtyn kureshtja për të kuptuar se a e kanë pasur të drejtpërdrejtë nismën e vërtetë të klasikes dhe i them: “Po pointe kishit?”.

“Të gjitha i bënim në ushtrime dhe nuk kishim lëndë më vete. Bënim karakter... pastaj më vonë bënim mjeshtri aktori, ku kishim skena të ndryshme. Literatura ishte e bollshme. Në kulturën e përgjithshme, futeshin të gjitha. Të tëra këta ishin pasdite. Kishte valle nga të gjitha republikat. Kishte valle nga Taxhiku, valle armene, gjeorgjiane etj.. Paddjerzhkë, bënim jashtëzakonisht, sepse është e domosdoshme. Gjithmonë është ecur në nocionin e lidhjes me kavalierin dhe për më tepër, kavalieri duhet të mësohet qysh i vogël të përballojë edhe ngarkesat e rënda e të vështira. Paddjerzhka, në fund të fundit, presupozon ngritjen e mbajtjen. Kishim gjithashtu edhe numra të ndryshme koncerti. Kur punonim p.sh. që vinim 'Arrëthyesin' me baletin e shkollës, mbaronim në shtatë o shtatë e gjysmë në mbrëmje. Ne shqiptarëve, na u bë privilegji që të shkonim e të shikonim shfaqjet në Teatër. Vazhdimisht shkonim, sepse kishim nga një fletë-hyrje (propusk), pa pagesë e posaçërisht për ne. I ndiqnim të gjitha shfaqjet, si baletet, operat, gjithnjë sipas mundësisë së përfundimit të mësimit të pasdites. Ishte me të vërtetë gjë e madhe, që i shërbente shkollimit tonë, në mënyrë që ne të kulturoheshim dhe të merrnim sa më shumë nga arti i tyre, d.m.th. jo vetëm nga shkolla që bënim, por ta merrnim nocion drejtpërsëdrejti nga skena...”.

Në sa mësuese Ganimeti pi ujë, dua ta bëj që të flasë edhe për Xhemilin. Me një ton disi gazmor i drejtohem: “Po mirë, po me Xhemilin, si u lidhët?” E qeshura ime pasohet më tej e ajo vijon: “Po u lidhëm de... (e vazhdon të qeshë). Ishte shumë i mirë..., shumë i mirë ka qenë..., po fati i tij i keq që iku kaq shpejt...”.

“Çfarë nxënësi ka qenë Xhemili?” i them. “Ka qenë nxënës shumë i mirë. Qysh këtu në Shqipëri, gjithmonë ai ka qenë i pari i shkollës e

jo më i pari klasës. Ishte jashtë mase korrekt, përgatitej vazhdimisht dhe vetëm notën dhjetë njihte. Edhe në shkollën e atjeshme, Xhemili ishte shumë i aftë. Ishte pastaj edhe aktor shumë i mirë... Po, po, shumëplanësh ka qenë. Ishte me aftësi komike, dramatike...”. Ajo vazhdon të tregojë mbi rrjedhën e lidhjes me Xhemilin: “Siç ju thashë, fillimisht unë kisha inat përse më donte... nuk e di përse më ishte fiksuar kështu. Mentaliteti i fëmijës e ndoshta ashtu ka qenë edhe koha. E lidhja jonë, erdhi krejt rastësisht. Ai, diçka se si më pati kapur për dore gjatë ushtrimit, por pak më ndryshe. Unë u hutova një çikë. Si duket ishte ajo ndjenja ime e brendshme, por që nuk e reflektoja. Nga ana tjetër, kisha edhe atë inatin që ‘pse më do ky’... megjithatë në atë përzierje ndjenjash, nuk e di ç’të them: më tërhoqi dhe u krijua një afinitet shumë i vogël mes njëri-tjetrit. Nga ai çast, unë mendova se u lidha me këtë person. Dhe aq ishte. Shpejt e shpejt ua them shoqeve të mia. Që aty, lajmi mori dhenë e vajti deri në ambasadë, që “Gano dashurohet me Xhemilin”, kur ai vetëm sa më kishte kapur për dore. Kaq kishte qenë guximi i tij...”.

Në sa na vë përpara kafenë që e bëri duke vazhduar bisedën, ajo shton: “A e dini se me Petritin, unë kam kërcyer më shumë. Unë dhe Melushja ishim në një gjatësi të dyja, por në pamje Melushja dukej më e gjatë sesa unë. Bënim provat: unë punoja me Petritin e Melushja punonte me Xhemilin... e shkreta Melushe... u bë balerinë shumë-shumë e mirë dhe kishte rezultate të shkëlqyeshme edhe në Balshoj... Po, po..., ajo fitoi në një konkurs ku doli e para, mirëpo jeta e së shkretës ka qenë e shkurtë: i ndodhi fatkeqësia. Një aksident me makinë i mori jetën. E kam parë edhe ç’njoftim patën dhënë gazetat e Moskës, ku shkruhej për atë dhe për Perkunin. E quanin me mbiemër Perkun (Bebeziqi). Me Perkunin, u dashurua qysh kur ishim këtu. Ka qenë shumë e mirë e ka pasur një trup shumë të bukur. Pastaj në shpirt ka qenë tepër e mirë..., shumë e dashur ka qenë. S’ka qenë aspak ambicioze dhe bënte punën e saj me tepër pasion. Kemi punuar jashtë mase. Ndryshe nuk do ta arrinim atë çfarë arritëm.

Page 30: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

Des Trois ‘Oqeani dhe Perlat’ pastaj ishte vallja hungareze... Ndërsa ajo mendohet pak, i them: “Erdhët pastaj në Shqipëri, për të nisur një jetë me preokupime edhe më të mëdha”. “Erdhëm këtu e siç thua ti, do të fillonte një jetë tepër e ngarkuar. Por ishim të rinj e ishim me pasione të mëdha: gjetëm një atmosferë shumë të përshtatshme, e na pritën mirë.

Ne erdhëm e filluam me një koncert që e kishim gati qysh në Moskë. Patëm shumë sukses e shkruan edhe gazetat. Më pas qemë mbledhur të pestë dhe patëm diskutuar. I paraqitëm një kërkesë Ministrisë. Vajtën djemtë. Unë me Zoicën nuk vajtëm. I shqyrtuan problemet që kishim ne dhe ranë dakord menjëherë. Kështu që në ’57-ën, u hap klasa e parë e degës së veçantë të Liceut Artistik. Mbaronim punët tona me trupën dhe pastaj atje fillonte shkolla. Vetëm një sallë ishte. Një klasë kishim ne. Punonim zakonisht me dhjetë-dymbëdhjetë nxënës. Por ka pasur edhe rast, që unë kam përfunduar me klasë të reduktuar p.sh. më ka ndodhur, që të përfundoj me katër vetë. Largoheshin, pasi nuk e përballonin dot. Sigurisht nga ana ekonomike e kam fjalën, se baleti kërkon të ushqehesh një çikë më ndryshe. Ndër nxënëset e para kanë qenë, Mukades Erebara, Keti Trajani, Aishe Toto, Fatbardha Bengu, Nermin Ahmeti me të motrën Hajrijen. Nga djemtë ishin Hajdar Shtuni, Pëllumb Agalliu, Besim jazexhiu etj.”. “Po brezi i dytë apo viti pasardhës, çfarë përbërje ka pasur?” i drejtohem. “Pas të parëve, më duket se në klasën time kanë qenë Violeta Hoxha, Drita Konçi, Nadire Laçi, Natasha Tafilaj; ka qenë pastaj edhe Jordanka. Ndërsa Zoica me sa mbaj mend, ka pasur klasën e Vera Fidë-s... dhe drejtor i parë ka qenë Petrit Vorpsi. Thamë që ta merrte përsipër Petriti. Petriti në fakt, e mbajti në këmbë atë shkollë. Ka punuar jashtë mase. Ka qenë një drejtor i shkëlqyer. Ka punuar jo vetëm nga ana profesionale me kërkesat që kishte, por edhe për edukimin e nxënësve. Merrej shumë me këtë anë ai. I ndihmonte të gjithë nxënësit. Edhe kur i bënte vërejtje, ishte me shumë-shumë takt. Ka qenë i shkëlqyer e i rrallë...”.

Patëm vetëm një moment të vështirë në vitin e parë. Gjatë ditës bënim ‘Gjuhë Ruse’ e pastaj shkonim nëpër klasa, ku sigurisht e ndjenim veten keq, kur ballafaqoheshim me ato klasa që kishin nisur qysh në mosha shumë të vogla. Sidomos në paddierzhkë: ata bënin lëvizje të avancuara. Pastaj në ushtrime, na kërkohej tepër. Patëm një moment, që e humbëm besimin në vetvete. Nxënësit e tjerë ishin më të vegjël në moshë e ne ishim 15 - 16 vjeçarë. Ka qenë një moment mjaft i rëndë psikologjikisht. Vajtëm në ambasadë e u thamë se ‘nuk jemi për balet’. Pikërisht kështu u thamë, mirëpo atje na doli Spiro Koleka dhe na bëri rezil. Na shau: ‘Si s’ju vjen turp...!’. Ikëm e s’u dukëm më atje. Punonim e punonim, aq shumë, sa duke punuar qanim. Ngrinim këmbën dhe s’e mbanim dot. Që të veprosh vetë në atë moshë ishte tepër e vështirë, pasi në të vërtetë, ka qenë një fillim i vonë. Imagjinoni, në moshën 15 vjeçe. Vështirësitë i thyem, pak nga pak, sepse punonim që të gjashtë dhe me një punë kolektive, arritëm t’ia dalim mbanë për të kaluar atë moment aq të vështirë... Kur erdhi koha e diplomës, ndieheshim shumë mirë. Kishim punuar pa masë. Në diplomë, bëmë skenën e tretë të ‘Shatërvanit të Bahçisarajt’ që ka tre personazhe. Ishte Xhemili - Gireji, Ishte Melushja - Zarema dhe unë isha Marija. Pas këtij akti të tretë, filluan numra të tjerë koncerti. Me Xhemilin, unë kisha Pas Des Deux: numra koncerti. Bëmë Pas

Me klasën nësa u mësonqëndrimin në arabesk

Page 31: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

Një moment Ganoja pushon së foluri për të marrë frymë. Ferdi pret një çast dhe i thotë: “Ndoshta ju lodhëm...”. “Jo, jo aspak, është kënaqësi të kujtoj sesi e filluam baletin...” shton ajo. Ferdi vijon: “Sigurisht që secili nga ju të pestë, ka pasur anët e veta profesionale. Në se do t'ju veçonim, shkurtimisht, çfarë e ka bërë të dallueshme mësimdhënien tuaj? Ku insistonit më tepër ju tek vajzat tuaja?”.

“Po unë kam pasur primare tërheqjen” vijon Ganoja, “ka mjaft rëndësi si tërhiqet balerina në ajër, se në fund të fundit pse i thonë balerinë? Balerinën nuk e mban toka, ajo thuajse duhet të fluturojë. Të duket sikur qëndron në ajër. Kaq shumë duhet të tërhiqet. Mësohet kjo, edukohet e qysh në fillim përpjekjet bëhen që të tërhiqet çdo pjesë e trupit, duke filluar nga maja e gishtërinjve, këmba, kofshët, tërë pjesa e trupit deri tek qafa e koka. Ti lëmë pastaj duart që duhet të përshkojnë hapësirën. Duart duhet të marrin ajër, të bëjnë që balerina të fluturojë me duar. Unë kam insistuar gjithnjë në këtë pikë, megjithëse nga fillimi, me katër nxënëse, më ka qëlluar që nuk u zhvilluan sa duhet, pasi i mungonin edhe të dhënat. Duhet pasur para sysh, se në fillim ne nuk kishim nxënës që të bënim përzgjedhje siç duhet. Kështu pra, kam pasur në klasën time dhjetë ose dymbëdhjetë nxënës dhe kam përfunduar deri me katër nxënës-balerinë. Pastaj kishte edhe vajza shumë të mira, por ka pasur edhe largime. P.sh. Zoica ka pasur një vajzë..., kryevepër ishte: me të dhëna mjaft të mira. Ajo iku, dhe e la shkollën... Në atë kohë, ne shkonin dhe e kërkonim elementin, kudo që mund të ishte. Brenda ditës, deri në Rubik shkonim e ktheheshim. Sidomos me Hajdar Shtunin, një periudhë, jemi lodhur shumë. Nuk e mbaj mend mirë se ç’vit ka qenë: 'Hajde ikim se është e pamundur' më thoshte Daku. Në të gjithë Shqipërinë shkonim për të zgjedhur, por edhe nuk na vinin. Pastaj pak nga pak erdhën ndryshimet: publiku nisi ta shikojë baletin me një sy tjetër. Ishte ajo psikologjia që dikur thonin, se ky nuk është profesion e fëmija nuk do të mund të hajë bukë me baletin. Pak nga pak, u rritën kërkesat e kujtoj që deri dy-treqind veta, vinin për të konkurruar tek ne. Ka qenë një periudhë, që

kishte shumë kërkesa. Jo se ka qenë zgjedhja e jetës për ne, por baleti klasik është me të vërtetë i bukur estetikisht. Baleti klasik është stadi më i lartë i kërcimit, prandaj merr edhe emrin klasik e ashtu si muzika klasike, ai është i pastër e të ofron kulmin e zhvillimit: jo vetëm fizik por të bën të ndjesh pulsimet e botës tënde shpirtërore. Sot ka rryma të ndryshme, ku mund të hyjë edhe dikush që nuk është marrë fare me balet dhe kështu pra, ka marrë një zhvillim tjetër tani arti i baletit...”.

Ajo merr në dorë një fotografi dhe shton: “Dale me, ja... shiko sesi janë tërhequr muskujt këtu. Ky është Llaqi. Shiko se çfarë tërheqje ka. Qysh nga këmbët duket i tërhequr, a e kupton: ky është në esencë baleti klasik, për mua. Ja tek është edhe Xhemili... Shiko pra edhe këtu. Shiko ç’figurë krijohet kur tentohet të arrihet maksimumi i tërheqjes gjatë kërcimit. Janë pikërisht, klasa ime dhe e Xhemilit. Kjo është Natasha, kjo Piti, kjo Vera Laçi dhe kjo pra është Mukadesi”. “Ka qenë mjaft e bukur. Ka pasur një prezencë, që kur dilte, e pushtonte skenën” i them unë. “Ashtu është... e prandaj me Mukadesin kam punuar jashtë mase. Kam punuar, sepse unë e shikoja se ishim vetëm ne të dyja, me Zoicën, soliste të para. Sigurisht kanë qenë jo Flora e jo Sekineja e ndonjë tjetër, por nevoja për soliste në ato vite ka qenë. Është e qartë, se edhe mosha do ta bënte të veten në profesionin tonë. Baleti mund të thuash, se është edhe profesioni i të rinjve. E unë e mendoja këtë dhe fillimisht punova me Mukadesin, në rolin e cucës tek baleti ‘Cuca e Maleve’. Doli shumë mirë. Në fillim Mukadesi hezitonte shumë, pastaj më tha: ‘Zysh Gano, mos ki merak se do ta bëj mirë’. E në fakt doli mjaft mirë. Ç’është e drejta ajo në fillim nuk ishte e bindur. Kishte frikë se ishte balet shumë i lodhshëm. Mendonte se nuk do ta përballonte dot. Edhe për lodhjen duhet përgatitje graduale. Rolet episodike mund të arrihen fare mirë, po të rezistosh në role të gjata duhet shumë punë. Asgjë nuk vjen vetë. Pastaj, kur fillova të bëja rolin e Hajries, me Mukadesin, thoja nuk ka tjetër e dikush duhet të më zëvendësojë. Zoica e unë po iknim. Thashë ta punoj me dikë. Të bëja atë çka dija unë, çfarë bëra unë e çfarë krijova mbi këtë

Page 32: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

rol. E mora Mukadesin. Ishte një pjesë, ku Hajrija tërhiqej mënjanë, bashkë me vajzat. Edhe unë insistoja dhe i kërkoja të vazhdonte. ‘Mu lodh shpina zysh Gano’ më thonte; po unë nuk toleroja. Kam qenë me kërkesa shumë të forta... Pas ‘66-’67-ës, punoja vetëm në Opera dhe shkollën e lashë për një periudhë të gjatë. Më iku zëri, e nuk flisja dot në mjedise të mëdha. Këtu më duket, se e ndërpreva. 1967-a duhet të ketë qenë. Dhe pas shumë vitesh, kam punuar përsëri në shkollë. Nja tre-katër vjet së bashku me Petrit Vorpsin, punova me klasën e Urjanitës, Mira Filit dhe Lindita Ahmatës”. Kam dëgjuar se edhe profesor Xhemili ka pasur shumë angazhime të tjera prandaj i kërkoj të dhëna të mëtejshme. “Xhemilin e hoqën nga shkolla, në ‘67-ën për të vazhduar studimet. E patën hequr një vit edhe nga Teatri, pasi bëri kursin e lartë të filozofisë. Që aty nuk e sollën më në Teatër, por e çuan në Institut, ku jepte mësim për psikologji dhe estetikë. Bëri dhjetë vjet në Institut e pastaj e sollën përsëri në Teatër. Për tre vjet rresht, Xhemili ka mbajtur gjithë repertorin e Teatrit. Vonë është kthyer në shkollën e baletit, ku më duket se jepte ‘Histori Baleti’. Ai ishte i jashtëm. Po, po është kthyer për të dhënë lëndët e ‘Mjeshtërisë së Aktorit’ dhe ‘Historinë e Baletit’...

Biseda vijon me zhvillimet e fundit të baletit shqiptar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke nënvizuar përfaqësimin e jashtëzakontë të balerinëve tanë... E mësuese Ganimeti, jeton ende në emocionin e në dëshirat e artit që i kushtoi një jetë të tërë së bashku me të shoqin. Ajo nuk ka ndryshuar. Ka mbetur po ajo: rigoroze dhe ekzigjente në çdo gjë. Madje shprehet se është e gatshme që të kontribuojë edhe tani, në këtë moshë, për shkollën. Ndjen ende një farë përgjegjësie morale, në dhënien e mendimit të specializuar pedagogjik, që shkolla të ecë përpara. Dalim duke u përshëndetur e duke marrë me vete përshtypjet më të mira për ish-mësuesen Ganimete Vendresha, por edhe për ish-mësuesin Xhemil Simixhiu: që të dy së bashku, do të mbeten gjithnjë si pjesë e pandarë e materies formuese të themeleve mbi të cilat qëndron “Shkolla Kombëtare Koreografike”.

…sërisht me protAgoNistët e Fillimeve

miltiadh pApA

luan shtiNo

sadik BAtku

Menjëherë pas pesëshes së parë, erdhën edhe:

1. Mbreti i fluturmit

2. Me mjeshtrin dhe mësuesin e përvojës që nga fillimi

3. Metodisti i "Ushtrimeve të Karakterit Shqiptar"

Page 33: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

mreti i Fluturimit

K am kënaqësinë më të madhe dhe prej kohësh, e kam pasur dëshirën për ta shprehur mendimin tim lidhur me mikun tim të famshëm, mbretin e ajrit, artistin e merituar zotin Miltiadh Papa. Shkurtimisht i thërisnim Milto ose Misha. Jemi rritur të dy bashkë e shtëpitë i kemi pasur pranë. Kemi qenë qysh nga klasa e pestë e fillores e deri sa

mbaruam shkollën e mrekullueshme koreografike të “Bolshoj Teatrit” të Moskës së bashku. Milto ishte një amator, i cili kontributin e tij, e dha në grupin e baletit, pranë Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi”. Aty, pranë grupit të baletit, ai evidentohej nga të tjerët për aftësitë e veçanta kërcyese. Në vitin 1953, që të dy me të njëjtin fat, duke na zgjedhur pedagogia ruse, përfituam bursën për jashtë shtetit pranë shkollës së baletit në qytetin e Moskës. Me sa më kujtohet, Misha ashtu siç e thërrisnim të gjithë ne në shkollë, shumë shpejt ra në sy të pedagogëve të asaj shkolle. Qysh në vitin e parë, shkolla na aktivizoi në një numër solistik: “Akrobati fluturues” quhej. Kërcente kërcimtari i famshëm rus Livshits, nga trupa e “Teatrit Kirov” të Leningradit të asaj kohe, që kishte ardhur posaçërisht për këtë shfaqe në qytetin e Moskës. Debutimi u bë në sallën e famshme të koncerteve të “Çajkovskit”. Në koncertin e asaj nate, ne e shoqëruam Livshits-in dhe pasi mbaroi numri, Milto më tha: “Unë do të bëhem si ai dhe mbase më i mirë se ai e do të kërcej po të njëjtin numër që kërceu ai”. Dhe ç’është e vërteta, krahas shumë numrave të tjerë, si “Vallja me fjongo”, variacioni i sllavit nga “Bajaderka”, “Kërcimi Kazakistanas” me shkop bambuje, “Elegjia nën Dritën e Hënës”, dueti “Arlekini dhe Kolumbina”, kërcimi i kinezit në baletin “Arrëthyesi” (që ishin disa nga numrat koncertalë, të cilët Milto i kërceu në mjaft koncerte

e turne të ndryshme në Rusinë e asaj kohe), numri i tij mbretëror mbetet “Akrobati Fluturues”. Nuk e la kurrë në harresë atë dëshirë për ta realizuar këtë numër, që u debutua në koncertin përfundimtar të dipllomës së majit të vitit 1959. Në shkollë, Milto shquhej për dëshirën e madhe që ta arrinte me çdo kusht suksesin. Ishte shumë këmbëngulës e kishte një ego profesionale shumë të madhe. Pavarësisht nga trupi i vogël që kishte, natyra i pat dhënë një fuqi e një muskulaturë të përsosur për të përballuar elementet teknikë, toksorë e ajror.

Ka qenë një natyrë e veçantë. Me fizikun, ai nuk abuzoi kurrë në jetën e tij. Nuk u dha kurrë pas pijes, as pas cigares e as pas veseve të tjera të këqia. Megjithëse ndodheshim në një ambient, ku vodka përdorej pa masë, Misha bënte përjashtim nga të tjerët. Mëndjen e trupin e vet, gjithmonë ai i vuri në funksion të profesionit.

Kërkonte pa masë nga vetja e nuk donte që t'ia kalonte asnjë nga nxënësit e shkollës. E ndjente veten se qe më i miri mes të mirëve. Më kujtohet se në një moment të caktuar, djali i pedagogut tonë të famshëm Meserer, donte t’ia zinte vendin. Pasi mbaruam levën dhe dolëm në mesin e sallës, shumë i inatosur, profesori Meserer, iu drejtua të birit: “Ik prej aty, se ai vend i takon Miltiadhit, pasi prej atij mësoni të gjithë ju”. Që prej asaj dite, në klasën tonë, në levë dhe në messallë mbretëronte vetëm Miltiadh Papa.

Misha ishte një pauses shumë i denjë i kërcimtarëve më të mirë të shkollës së Moskës, krahas Vasiljevit, Katja Maksimovës, Livshitcit, Barashnikovit etj., të cilët përfaqësuan me dinjitet të jashtëzakonshëm baletin e famshëm rus jo vetëm në Rusi, por në të gjithë botën. Por ashtu siç u bënë të famshëm ata, për të cilët ka folur e do të vazhdojë të flasë bota e artit, Misha nuk e pati atë fat. Arsyet ishin, se pas 1960-ës, për artistët shqiptarë (me ndonjë përjashtim të rallë të “Ansamblit të Këngëve dhe Valleve”), kufijtë u mbyllën. Miltiadhit, iu dha vetëm një herë mundësia për të shprehur aftësitë e tij jashtë shtetit, pikërisht atëhere kur trupa e baletit shkoi në Kinë me baletin “Cuca e Maleve”. Roli që kërcente Miltiadh Papa (ai i Pjetrit), pavarësisht se e kërceu në mënyrë të shkëlqyer, nuk e lejonte dhe nuk e kishte atë ngarkesë

Page 34: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

tekniko-emocionale, sa të mund të tregonte se qe një kërcimtar me aftësi shumë më të mëdha tekniko-profesionale. E megjithatë kinezët e vlerësuan me të drejtë talentin e tij. Një tjetër arsye që mbylli rrugët për Miltiadhin, ishte se njëri prej vëllezërve të tij, Timoleo Papa, pjesëtar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, kur po vinin nga Festivali i Rinisë Botërore në Moskë, nuk u kthye më në Shqipëri, por siç thuhej aso kohe, u arratis në Greqi. Kështu që Miltiadh Papa, e ndjeu izolimin shumë më tepër se mjaft artistë të tjerë. Atë nuk e lanë të fluturonte nëpër botë, ashtu siç e kishte krijuar vetë Zoti, por ia prenë krahët e i thanë zvarritu këtu dhe mos kërko më shumë, se për ndryshe të pret burgu e internimi. Megjithatë, ai e gjeti mundësinë dhe forcën shpirtërore për të fluturuar si një akrobat i vërtetë dhe si një pelivan i rrallë në tokën e bukur shqiptare.

Milto kishte një karakter shumë të fortë dhe një “un” të veçantë. Ai gjithmonë donte të ishte i pari kudo dhe për çdo gjë. Kjo dukej shumë qartë, jo vetëm në profesion por edhe gjatë garave të ndryshme rinore, që zhvilloheshin në atë periudhë. Shkolla jonë, kishte kampin e saj veror 60 km. larg qytetit të Moskës dhe atje na çonin gjatë muajve të verës. Përditë ne ushtroheshim dhe merreshim me aktivitete të ndryshme sportive. Bëheshin gara midis, kampeve të institucioneve të tjera aty rrotull. Misha ishte i jashtëzakonshëm. Merrte pjesë në shah e në shumicën e rasteve fitonte. Merrte pjesë në pin-pong, ku po ashtu dilte fitues. Merrte pjesë në kërcim së gjati, ku gjithnjë mbetej i pari. Merrte pjesë në gara atletike, në 100 e 200 m dhe kur dilte ndonjëherë i dyti zemërohej. Gjithashtu në skuadrën e shkollës, ai merrte pjesë edhe në futboll. Ishte përherë në mbrojtje, si një portier fantastik, që do ta kishte zili edhe Zofi. Një nga pasionet e tija të veçanta ishte noti. Gjatë periudhës dimërore, mësimin e notit e bënim në pishinën “Dinamo” të Moskës, ku shkonim për çdo të premte. Kishte dy yje: Misha një dhe i famshmi Vasiljev, i dyti. Të dy rivalizonin kush të hidhej nga trampolina më bukur e kush të qe më i shpejti. Të dy ishin tepër kokëfortë dhe nuk e pranonin kurrësesi humbjen, por do të përpiqeshin ta gjenin justifikimin… Për të mbyllur ciklin e shkollës,

më duhet të kujtoj një tjetër moment shumë të këndshëm midis Nurejevit, si përfaqësues i shkollës së Leningradit dhe Mishës si përfaqësues i shkollës së Moskës. Gjatë muajit janar të çdo viti, të dy shkollat bënin ballafaqimet e tyre për arritjet artistiko-profesionale. Në vitin 1958, të dy kërcenin një variacion “skllavi”: Misha nga baleti “Bajaderka”, kurse Nurejevi nga baleti “Korsar”. Për çudi të dy në rol ishin “skllevër”, pavarësisht se të dy qenë “mbretër”. I pari që kërceu e që tregoi aftësitë e tia ishte Misha. Kërceu në mënyrë të shkëlqyer. Ç’ishin nxënës e pedagogë e duartrokitën duke u ngritur në këmbë e duke thirur “Malladjec, Malladjec…”. Pas pak çastesh, afrohet Nurejevi dhe e uron me gjithë zemër Miltiadhin. I thotë: “Të lumtë, më impresionove. Do të bëhesh një kërcimtar i mrekullueshëm, veçse je pak i shkurtër” përfundoi ai. Misha ia ktheu duke buzëqeshur: “Faleminderit e të uroj susksese edhe ty”. Pas pak çastesh i erdhi radha edhe Nurejevit që të kërcente variacionin e dytë të skllavit, nga “Korsari”. Ishte i mahnitshëm. La mbresa të jashtëzakonshme. U brohorit e u duartrokit nga të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë moment euforie, Misha iu afrua: “Dolfi,” i tha: “kërceve në mënyrë të shkëlqyer. Ke teknikë të përsosur. Bota jote shpirtërore është shumë e fuqishme. Do të bëhesh artist i madh e do të njohë e tërë bota, që do të flasë për ty. Por kjo nuk do të thotë që je më i talentuar se unë, ndonëse je pak më i gjatë”. Të dy u përqafuan përzemërsisht. Misha qe një përfaqësues me të vërtetë i denjë i shkollës së “Bolshoj Teatrit”. Asaf Messereri, tek ai shikonte vetveten, pasi ishin që të dy të një trupi dhe me po të njëjtin karakter në kërcim. Të gjitha numrat e sipërërmendura janë kërcyer nga vetë Asafi, për t’u transmetuar pastaj edhe tek Miltiadhi.

Në shtator të ‘59-ës, pasi u kthyem në Shqipëri, dhamë koncertin e parë para publikut, me pjesëmarrjen e Miltiadhit, timen, Sadik Batkut e Mihallaq Stojës, të cilët mbaruan shkollën e Leningradit. Në koncert merrte pjesë edhe i famshmi bariton Ramiz Kovaçi, së bashku me këngëtarë të tjerë. Milto në këtë koncert, u prit në mënyrë të shkëlqyer nga publiku artdashës shqiptar. Ai me këtë natë hapi perden e madhe të jetës skenike të cilën e ruajti me dinjitet për rreth 30 vite.

Page 35: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

Atë natë, ai i tha publikut: “Erdha unë me Akrobatin Fluturues, për të mos ikur më kurrë nga mendja e vizioni juaj…”. Siç e theksova më lart, së bashku ne filluam punë në Teatrin e Operës e Baletit, si solistë të trupës së baletit. Krahas kërcimit që ishte detyra jonë kryesore, na u dha për detyrë, që t’i jepnim mësim edhe trupës e solistëve të baletit. Dhe këtë detyrë ne e kryem për më se 20-vjet, pa asnjë shpërblim financiar. I vetmi shpërblim që merrnim ishte ai shpirtëror, kur pjesëtarët e trupës së baletit na përgëzonin dhe na uronin për ushtrimet e bukura e tepër profesionale, të cilat i krijonin mundësinë atyre që të kërcenin sa më mirë e më bukur. Kjo periudhë, ishte shumë e vlefshme për Milton, pasi këtu filloi të grumbullohej bagazhi teknik i mësimdhënies. Miltiadhi, përveç se në Teatër, nisi të japë mësim edhe në shkollën e dramës pranë Teatrit Popullor. Me kalimin e viteve, dha mësim në Akademinë e Arteve e në Shkollën e Baletit. Ardhja e tij në Shkollën e Baletit u bë me pak vonesë. Ai erdhi në vitet ‘70. E kjo për dy arsye: e para pasi kurset në shkollën e baletit ishin të pakta dhe shkolla nuk e ka pasur vazhdimsinë siç e ka sot dhe e dyta nuk e lejonte ligji që një pedagog i jashtëm të paguhej në dy vende. Milto është një nga pedagogët e profesorët më të mirë e më të denjë të shkollës dhe artit koreografik shqiptar. Ai ishte kërcimtar i shkëlqyer, koreograf i mirë dhe mësues i

veçantë. Të treja këto gjini, ai i zotëronte në mënyrë të shkëlqyer, pasi ishte i paisur me një kulturë shumë të gjerë artistiko-profesionale, të cilën pa diskutim e pa mëdyshje e kishte marrë nga shkolla e madhe e artit të “Balshoj Teatrit”. Karakteritika më dalluese dhe më e veçanta e mësimdhënies së Miltiadh Papës, qëndronte tek besnikëria e mësimdhënies së profesorit tonë të mrekullueshëm Asaf Meserer. Milto i bënte fëmijët që ta donin profesionin e ardhshëm. I mësonte ata si të mendonin për të ardhmen. Që në kursin e parë që mori në shkollë, ku në klasë kishte Ilir Kerrnin e Ludmill Çakallin, ai vërtetoi se ishte një pedagog i cilësive shumë të larta. Agron Aliaj ka thenë, se Miltiadh Papa është pedagog shumë i madh. Dhe kjo është mëse e vërtetë. Unë këtu do të desha të shtoj vetëm dy fjalë: të gjithë ata që mbaruan shkollën e Moskës ishin pedagogë e profesorë shumë të mëdhenj. Me kursin e parë të dy palët patën fat, fëmijë të talentuar dhe pedagog të zoti. Dhe koha vërtetoi se nga duart dhe mendja e tij dolën artistë të mrekulllueshëm si Ilir Kerrni, Ludmill Çakalli, Resmi Malko, Sadedin Saliasi, Mikael Vidhi etj..

Milto si kërcimtar pranë Teatrit dha një kontribut të veçantë në rritjen e cilësisë artistike të trupës së baletit. Me mënyrën e të kërcyerit dhe me mënyrën e mësimdhënies trupa e baletit filloi të bëhet më profesionale. Ai kërceu në shumë role, si tek baleti “Halili dhe Hajria”, “Cuca e Maleve”, “Paganini”, “Laurencia”, “Petriti dhe Ujku”, “Familja e Peshkatarit”, “Shqiponja sypatrembur” etj.. Rolet e interpretuara prej tij, ishin të një niveli shumë të lartë dhe një nga rolet më të veçantë pa diskutim ishte Musta i vogël tek “Halili dhe Hajria”. Shumë të tjerë e provuan dhe e kërcyen këtë rol, por asnjëherë dhe asnjë nuk arriti nivelin e lartë të Miltiadh Papës. Ai tek roli i Mustës, fluturonte e fluturonte, si një luftëtar i madh me shpatë në dorë.

Milton e kisha koleg, e kisha shok dhe mik të familjes. Kemi ndihmuar njëri-tjetrin në momentet e vështira të jetës. Nuk e harroj momentin, kur ai mori lajmin e arratisjes së vëllait në vitin 1957, pikërisht kur ne ishim në vitin e katërt të shkollës. Ai u frikësua shumë dhe u trondit pa masë. Thoshte: “Nuk më vjen edhe aq keq për vëllanë

Në TOB: roli i Mustës, baleti “Halili dhe Hajrija”

Page 36: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

që iku, sesa për familjen, të cilën mund ta interrnojnë” dhe mbi të gjitha kishte frikë se mos ia ndërprisnin bursën. Po për fat kjo e keqe nuk ndodhi. Më kujtohet si tani, kemi ndenjur tre ditë e tre netë, duke pritur se mos vinte ndonjë lajm i keq dhe ato tre ditë as në shkollë nuk kemi shkuar. E ndjeja se ai kishte nevojë për mua, ashtu siç edhe unë kam pasur nevojë gjatë jetës për të.

Në shkollën e baletit e kam ndjerë për detyrë, të propagandoj talentin e Miltos. Gjithnjë fëmijëve u kam folur për karakterin e jashtëzakonshëm të tij, për forcën shpirtërore, për dëshirën për të qenë gjithnjë i pari. Ju kam folur për mënyrën sesi ushtrohesh dhe kërcente Miltiadhi. Ju kam folur për mënyrën sesi hidhej Miltiadhi, mënyrën sesi rrotullohej ai, për mënyrën sesi e interpretonte rolin, për të cilin nuk kishte dallim në ishte rol i madh apo i vogël. Për Milton kam folur e do të flas gjithnjë, sesi ai fluturoi e fluturoi, si një mbret i vërtetë. Fatkeqësisht jeta e tij ishte pak e shkurtër, e cila u mbyll jo në Shqipëri, por në Greqi, ku edhe ai si shumë të tjerë, pas viteve ’90, iku për një jetë më të mirë e më të begatë. Atje u sistemua në qytetin e Prevezës, ku bëri një revolucion të vërtetë në shkollën e posakrijuar të atij qyteti dhe ku arriti të bëjë një koncert të mrekullueshëm me krijimtarinë e tij, që u dha në stadiumin e qytetit. Por jeta e tij artistike, nuk zgjati shumë. Ai u sëmur rëndë dhe në mars të vitit 1994 ndërroi jetë. Por Greqia e ndjeu talentin e tij dhe televizioni kryesor i Greqisë, kur vdiq, dha një emision të posaçëm për veprimtarinë artistike të këtij talenti të madh duke e cituar atë që nga vitet e para të shkollës, kur sapo filloi të zhvillohej talenti e deri në përsosmërinë e këtij artisti e pedagogu të mrekullueshëm, për mua me famë botërore. Dhe më vjen keq që TKOB në bashkëpunim me ndonjë nga stacionet e shumtë televizivë shqiptar, nuk e mori asnjëherë mundimin për të bërë ndonjë emision mbi këtë artist të vlerave të mëdha artistiko-profesionale, nga i cili mësojnë e do të mësojnë në të ardhmen artistët e baletit si dhe pedagogët e ardhshëm. Këtu mendoj ta përfundoj këtë shkrim për shokun tim të paharruar Miltiadh Papën.

luan shtiNo

me mjeshtriN dhe mësuesiNe përvojës luAN shtiNo

P ërvojën e viteve, ju sërisht vazhdoni ta përjetoni njësoj, aktivisht. Në përgjigje të jubileut të madh, ç'bilanc emocional, mund të shprehin preokupimet e tërë asaj plejade nxënësish, që së bashku e nën drejtimin e brezit tuaj të artë, kanë krijuar kolosin e baletit tonë kombëtar?

Meqenëse po nisim në pyetjet kyçe të kësaj interviste, është më se e vërtetë

që unë jam një ndër mësuesët e plejadës së parë e të mrekullueshme, por jam edhe i fundit i asaj plejade, që vazhdoj ta jap sërisht kontributin pranë kësaj shkolle, si krijues, si pedagog dhe mbi të gjitha si edukator. Lidhur me këto vite të shumta pune, mundi, djerse e sakrifice, të veshura edhe me emocione të pafund, është e lidhur e gjithë jeta jonë artistike e pedagogjike, për edukimin e artistëve të rinj të baletit shqiptar. Në këtë jubile, emocionet janë me të vërtetë shumë të mëdha dhe sa më shumë afrohet dita për ta festuar këtë eveniment madhështor, ato bëhen akoma më të fuqishme: midis tyre ka edhe shumë keqardhje, jo për punën e madhe që kemi bërë, por për mungesën dhe prezencën e shokëve të mi, të atij brezi të artë, ashtu siç e shprehni ju: të kollosëve të koreografisë shqiptare. Këta janë artistët e famshëm dhe pedagogët e mrekullueshëm si Xhemil Simixhiu e Miltiadh Papa, të cilët nuk janë më mes nesh, por njëkohësisht do të kisha shumë dëshirë që në atë ditë festive të jenë të pranishëm Zoica Haxho, Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, Ganimet Vendresha, Hajdar Shtuni, Pëllumb Agalliu etj..

Çdo artist ka një nismë arti, por ka edhe ato copëza jete të paharruara, që i ruan me fanatizëm në botën e vet shpirtërore. A mund të skiconi një tablo, të viteve fillestare, përmes këtyre copëzave jete?

Page 37: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

Ashtu si çdo fëmijë tjetër, edhe unë, kërcimin e fillova pranë “Pallatit të Pionierit” në Tiranë. Ishte viti 1951 dhe mësuesi im i parë, ka qenë Met Vorpsi, vëllai i Petrit Vorpsit. Nxitësi i kësaj dëshire, ka qenë një shoku im, regjizori i mëvonshëm pranë Kinostudios, Xhezair Dafa. Në “Pallatin e Pionierit” vazhdova të shkoja për dy vjet rrjesht. Nga mosha 11–13 vjeçare. Por familja ime, këtë aktivitet, e mori vesh vetëm pas një viti e gjysmë, rastësisht kur në shfaqet e mbrëmjes së Vitit të Ri, shkuam edhe në Ministrinë e Arsimit, atje ku punonte babai im. Dhe për koincidencë, duke kërcyer vallet e Tiranës, mua më qëlloi të isha përballë babait. Ai, ç’është e vërteta, qeshi dhe mua nga frika e emocioni nisën të më dridheshin gjunjët e fillova të harroja edhe lëvizjet. Ky ishte prezantimi im i parë, jo në publik, por në familjen time. Siç e kuptova më vonë, kjo frikë vinte nga mentaliteti i asaj periudhe që kishte depërtuar deri tek ne fëmijët. Në verën e vitit 1953, erdhi në Shqipëri një regjizor Rus bashkë me të shoqen, e cila ishte pedagoge e koreografisë dhe në një ditë të bukur, të shoqëruar nga Ministri i atëhershëm Tuk Jakova, erdhën në “Pallatin e Pionierit” për të zgjedhur elementë për studime jashtë shtetit. Por unë për çudi, ngaqë e ndjeja veten të shëndoshë, nuk vajtja fare të paraqitesha në atë konkurs. Qëndrova pikërisht atje ku ne i thonim fusha e zezë e basketbollit. Isha me Arjan Milukën (i cili më pas do të bëhej akrobat), duke ekuilibruar në një tel. Ishte momenti, që sapo kishim parë të famshin Ali Xhixha. Papritmas, kalon zysh Petrika e muzikës, e cila më pa dhe më tha: “Po ti, përse nuk ke shkuar të konkurrosh?”. Unë i thashë se nuk bëj për atje. Megjithatë ajo insistoi, më mori më lau dhe më dha një veshje të përshtatshme për të shkuar në dhomën e konkurrimit. Ç’është e vërteta, ata po përgatiteshin për të ikur. Mësuesja iu lut me fjalët: “Është edhe ky fëmijë për të parë!”. Si tani më kujtohet. Ata nuk kundërshtuan dhe pedagogia ruse, mu afrua. Me sa kuptoj sot, ajo bëri po të njëjtat veprime (për të parë të dhënat e mia natyrore), që unë i kam kryer dhe vazhdoj t’i kryej tanimë në çdo konkurs të këtyre 50 viteve. A ishte fati a ishte talenti,

unë nuk dija ç’të thoja, porse me Miltiadh Papën, na u dha e drejta për të shkuar në shkollën e famshme koreografike të “Balshoi Teatrit”. Pas 15 ditësh, vjen babai me një letër në shtëpi, ku thuhej se unë kisha fituar në konkurs dhe duhej të plotësoja dokumentat për jashtë shtetit. Ai i drejtohet nënës dhe i thotë: “Djalit i ka dalur bursa për jashtë shtetit”. “Po përse” i thotë nëna, “ai është i vogël”. “Po ja” ia kthen babai “për ato lodrat dhe ato vicklat që hedh…”. “Si ta çojmë se, ai është i vogël”. Me të qeshur, babai i përgjigjet: “Po kemi katër fëmijë de: ta pakësojmë një gojë, se kemi vështirë t’i ushqejmë”. Dhe kështu një ditë të bukur në shtatorin e 1953 unë u nisa…

Do të ishte në interesin e brezave të sotëm, të dinë se si keni punuar në BS, për fomimin e konsolidimin në specialitet, por edhe në ngulitjen e të dhënave artistike - si e ardhmja e një artisti?

Ç’është e vërteta kur vajta në BS, mendova se do të flija në ndërtesën e madhe të “Lomonosovit”, por realisht bashkë me Miltiadhin kemi fjetur, për më shumë se gjashtë muaj në dyshekë të shtruar përtokë. Arsyeja ishte se shkolla e Balshoit, nuk kishte konvikt e nuk pranonte studentë, jo vetëm të huaj, jo e jo, por edhe të brendshëm rusë. Por ishin përshtypjet e mrekullueshme të studentëve të parë shumë të talentuar e shumë të edukuar: Agron Alia, Petrit Vorpsi, Xhemil Simixhiu, Melushe Bebeziqi, Zoica Haxho e Ganimet Vendresha, të cilët i kishin bërë vend vetes. Me atë rast, na pranuan edhe neve, pasi fillimisht donin të na çonin në Leningrad. Ditët e para kanë qenë tepër të vështira. Nga ana profesionale, nuk kishim asnjë njohuri. Nuk dinim se ç’ishte as plie-ja e as tendy-ja. Gjuhën nuk e njihnim, të ftohtët e bënte të vetën dhe ushqimi ndryshonte shumë e ne na dhimbte edhe stomaku. Më vjen keq ta përmend, se shoku im i ngushtë, Miltiadh Papa, i dha lamtumirën kësaj bote pikërisht nga stomaku... Për sa i takon formimit e krijimit të një artisti, në atë shkollë mundësitë që ofroheshin ishin shumë të mëdha. Ajo shkollë ishte aso kohe, me një eksperiencë 220 vjeçare. Dhe ishte një ndër shkollat më

Page 38: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

të mira të kohës. Pedagogët dhe profesorët, që jepnin mësim ishin nga yjet e baletit rus dhe ishin të gjithë artistë të “Balshoi Teatrit”. Edhe fëmijët që mësonin në atë shkollë, ishin po fëmijët e këtyre artistëve. Pra gjithçka ishte e trashëguar. Unë dhe Miltiadhi, nga një ambient siç ishin ambientet e shkollave të Tiranës së asaj kohe, ramë në një tjetër që të vetmësonte e të vetedukonte, për të hyrë në radhët e shokëve. Kemi punuar shumë. Të gjithë ne që ishim në atë institucion, për nevojat e shtetit, shkollën nëntë vjeçare e kryem brenda 6 viteve, me program të përshpejtuar. Vitet kaluan dhe ndjej kënaqësi të kujtoj se kam pasur fat, që qysh në moshë të vogël, të kërceja në skenën e “Balshoj Teatrit”, në pjesë masive dhe në solo. Edhe Miltiadh Papa, ç’është e vërteta ishte yll. Në koncertin diplomë ai bëri furore. Jam shumë i kënaqur me atë diplomë, se kam kërcyer numra solistikë, që i takojnë princërve nëpër balete (pra role parësore).

Kam dëgjuar se gjatë praktikës mësimore në një moment të punës intensive, kur po bënit një frape, ndodh një incident që iu la për gjashtë muaj pa u ushtruar. Janë incidente që mund t’i ndodhin kujtdo, por sigurisht janë momente të vështira e traumatike, që kërkojnë forca të mëdha për t’u kaluar. Si e kaluat ju këtë pengesë?

Në fillimin e vitit të katërt, në një ditë dimri të ftohtë, nga muaji nëntor, isha pak vonë dhe kur hyra në klasë, i kisha këmbët akull. Dhe nuk arrita të bëja ngrohjen e zakonshme para ushtrimeve. Në një moment të caktuar, duke bërë një frape, e përplasa gishtin e madh në tokë. Ndjeva një dhimbje therëse, megjithatë vazhdova. Konkluzioni i tërë kësaj, qe i hidhur. Shkova tek mjeku i shkollës dhe më bënë një radiografi të gishtit të madh. Dukej qartë se ishte frakturë. U pezmatova pa masë. E ndieja se do të mbetesha prapa. Kjo mërzitje e ky pezmatim, zgjati për gjashtë-shtatë muaj. Shkoja në shkollë e bëja të gjitha lëndët e përgjithshme, kurse në lëndët profesionale, vetëm rrija e shkruaja. Pas këtij momenti tepër të vështirë, unë gjeta forcat si dhe përgatitjen e domosdoshme psikologjike dhe me ushtrime të veçanta e njëkohësisht duke shkuar edhe në “Det të Zi”, atje ku ishte ajo balta

e famshme e zezë. Kam qenë dy vjet rrjesht dhe më ka rastisur të isha me kërcimtarin e famshëm Nurejev, i cili kuronte gjurin. Dhe të dy bashkë, e patëm humbur festivalin e pesëdhjetë e shtatës, në gusht. Kanë qenë festivale të famshme ato të rinisë botërore. Për koincidencë, në ato sanatoriume (kushtu i quanin ato pika kurativa) kishte shumë të sëmurë, që kishin pësuar aksidente sidomos në miniera e aviacion. Mendoj, ç’është e vërteta, se ata ishin tepër rëndë dhe përpiqeshin të ktheheshin në jetë. Nuk e harroj një minator, që nuk shikonte fare nga sytë: ai brenda tre muajve, pa i rënë kurrë pianos përpara, arriti tek veprat e mëdha të Bethovenit, Çajkovskit etj.. E përsa i takon në përgjithësi përgatitjes në shkollën e atjeshme, dua të kujtoj me shumë respekt, të gjithë stafin pedagogjik të asaj shkolle të famshme koreografike të Moskës dhe të gjithë ne që kemi mbaruar atje, i jemi shumë mirënjohës pedagogut të famshëm Asaf Mihailloviç Meserer, i cili punoi me shumë dashuri, me të gjithë ne dhe këtë e vërtetoi vetë koha se ne u bëmë edhe artistë por edhe pedagogë të mrekullueshëm. A. Alija ka thënë: “Po të mos ishim nxënësit e Mesererit, nuk do të ishte ky balet e kjo shkollë sot në Shqipëri.

A mund të kujtoni diçka mbi momentet e para të kësaj shkollë: si ishte gjendja e mjediseve të punës dhe çfarë angazhimi tregonit?

LuanShtino, pianistjaMeritaLolja me klasën e 2008-ës

Page 39: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

Le të kalojmë atëhere në vitin 1957, në vitin e parë të krijimit të kësaj shkolle. Unë nuk kam qenë prezent atë vit, sepse shkollën e mbarova në vitin 1959. Që nga viti 1960 m’u dha mundësia për të dhënë mësim pranë kësaj shkolle - studio koreografike. Fillimisht kam dhënë lëndën e “Valles Popullore Botërore”. Vështirësitë ishin tepër të dukshme. Atëherë ekzistonte vetëm një sallë baleti e atje punonte trupa e baletit dhe njëkohësisht edhe nxënësit e shkollës. Rreth dy vite më pas, po në atë godinë (në “Akademinë e Arteve” të sotme), ambientet nuk ishin fort të përshtatshme. Oraret ishin tepër të vështira, pasi në momentet që ne duhet të pushonim, në piskun e vapës, ktheheshim për së dyti, në Teatër, për të bërë mësimin me kurset e para të kësaj shkolle. Megjithatë ishte dashuria për profesionin që të përgatisnim sa më shpejt dhe sa më mirë artistët e rinj të baletit, për të zëvendësuar shumicën e artistëve, të cilët dhanë një kontribut shumë të madh për realizimin e disa veprave skenike koreografike. Por gjithnjë ato mbeteshin jo të realizuara plotësisht nga pikëpamja profesionale, pasi shumica e tyre ishin dhe mbetën amatorë. Shumë prej tyre u bënë artistë të mrekullueshëm, pavarësisht se u mungonte shkolla, por vetë esperienca e jetës dhe njohuritë e shumta profesionale që ne sollëm nga shkolla e famshme, bënë që ata të ingranohen duke dhënë një kontribut tepër profesional. Mund të përmendim si p.sh. Albert Jankun, Sami Bakallin, Hysen Këllezin, Sakine Sharofin, Vera Mesitin etj.. Duke hyrë konkretisht në punën e bërë me nxënësit e shkollës, u vërtetua menjëherë, se ata do të ishin tepër të aftë, për të hyrë në trupën e baletit dhe të gjitha spektaklet e asaj periudhe që nga “Halili dhe Hajria” i famshëm, u realizuan me pjesëmarrjen e tyre. Pa ata nuk mund të realizohej një nivel i lartë artistik. Fatmirësisht, kursi i parë dhe ai i dytë i shkollës, qëlluan në 95 % të rasteve, shumë të talentuar. Prej tyre dolën solistët e mrekullueshëm të prodhimit të parë të kësaj shkolle, si Mukades Erebara, Keti Trojani, Fatbardha Bengu, Hajdar Shtuni, Pëllumb Agalliu, Ahmet Agolli, Kristaq Rada, Skënder Jazexhiu, Llaqi Nako etj.. Pra u vërtetua që nga kurset e para, se puna pedagogjike tepër profesionale, e bërë me nxënësit e

parë, vërtetoi më së miri aftësitë e trupës pedagogjike, e cila qysh në vitet e para transmetoi mënyrën e shkëlqyer të mësimdhënies së fituar e të mësuar në shkollën e Balshoit... Dihet që me kalimin e viteve, kushtet e shkollës filluan të përmirësohen dhe në vitin 1973 u ndërtua godina, ku sot e kësaj dite është shkolla e baletit. Me rikonstruksionin e fundit, ajo ka një formë më të plotë, duke i plotësuar afërsisht të gjitha kushtet e nevojshme.

Përgjithësisht, cilat kanë qenë tendencat e punës suaj në formimin e një nxënësi për të qenë një balerin shumëplanësh dhe i vlerësuar: më konkretisht, gjatë tetë viteve me një klasë baleti, të cilën e shoqëroni deri në fund, si e bëni shpërndarjen e ngarkesave dhe ku insistoni?

Lidhur me këtë pyetje mbi mënyrën time të mësimdhënies, mund të citoj disa gjëra. Në radhë të parë, kam pasur për detyrë që të kërceja, se shkolla që mbarova ishte për kërcimtarë dhe them se atë e kreva më së miri pranë “Teatrit të Operas dhe Baletit”, si solist i parë i trupës, ku njëkohësisht i kam dhënë edhe mbi 20 vjet mësim trupës së baletit dhe solistëve. Së dyti, e ndjeva për detyrë, që të merresha edhe me krijimtarinë. Kam dhënë kontributin tim, gjatë 30 viteve, që nga “Teatri i Operas”, pa përmendur këtu veprat deri tek shkolla e baletit, ku krijimtaria ime pranë kësaj shkolle është më e madhja. Vetëm balete për shkollën kanë qenë tre: baleti “Bolero” me muzikë Ravel, baleti “Francesca da Rimini” me muzikë të Çajkovskit dhe aktin e dytë të “Arrëthyesit” po të Çajkovskit. Njëkohësisht në këtë shkollë, kam realizuar shumë shfaqje dhe mbrëmje mature me numra të ndryshëm koncertalë dhe me këtë rast dua të them, se shumë nga solistët dhe artistët e mëvonshëm, të gjithë, kanë përfituar nga ndihma ime duke krijuar ose duke menduar numra koreografikë apostafat për to. Duke filluar nga Ilir Kërrni, Ludmill Çakalli, Julika Islami, (në Spanjë) Leonard Xhokaxhiu, Anbeta Toromani, Gentian Doda, Donald Martini, Eno Birko, Gerti Vaso e deri tek i famshmi i fundit Edi Blloshmi, i cili jep kontributin e tij në Montreal të Kanadasë. Së treti, është puna ime e madhe pedagogjike që kam bërë gjatë 48 vjetëve,

Page 40: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

pranë kësaj shkolle. Unë jam njëri nga pedagogët e maturës së parë. Si mësues i brendshëm i kësaj shkolle, kam qenë vetëm 6 vjet, kurse pjesën tjetër kam qenë i jashtëm, por asnjëherë nuk e kam ndjerë veten si të jashtëm, për arsye se gjithnjë kam qenë i azhurnuar në mënyrën më serioze, me problemet e shkollës. Metodika ime pedagogjike dhe sekreti i suksesit tim, qëndron në atë, që unë i dua shumë fëmijët. Ata gjithmonë i konsideroj si fëmijët e mi. Unë kujdesem për ta, që nga veshja, të ngrënit e deri tek ecuria e tyre profesionale. Lidhur me mënyrën e mësimdhënies unë mundohem që t’i përshtatem sa më mirë asaj klase që marr. Mundohem që fëmijët t’i zbërthej nga ana e karakterit të tyre, dhe njëkohësisht t’u tregoj rrugën e duhur drejt suksesit. Në klasë punoj shumë për disiplinën, për rregullin, për pastërtinë, për sinqeritetin dhe për konkurrencën e pastër. Njëkohësisht punoj së tepërmi për elementët kyçë të baletit klasik, siç janë nuanca, poza, ndjeshmëria, kërcyeshmëria, bota shpirtërore, shkathtësia dhe shumë elementë të tjerë teknikë. Bëj një punë jashtëzakonisht të madhe mbi muzikalitetin e klasës dhe mundohem të gjej vepra sa më të mira muzikore, për t’ia bashkangjitur lëvizjes. Por puna muzikore, më ka detyruar që unë të njoh mjaft mirë të gjithë repertorin muzikor botëror dhe në bashkëpunim me pianistet shoqëruese, arrij të bëj edukimin ritmik e shpirtëror të këtyre fëmijëve. Fatmirësisht kam punuar me shumë pianiste të mira dhe njëra prej tyre është Merita Ormëni, e cila jo vetëm që e njeh mirë repertorin botëror, por ka edhe një temporitëm të lindur profesional për shoqërimin e ushtrimeve klasike. Jam shumë i kënaqur me të. Ajo nga ana muzikore m’i plotëson të gjitha dëshirat dhe me mënyrën se si luan në piano frymëzon jo vetëm fëmijët por edhe mua. Së fundi, lëvizjet që janë në programin mësimor, unë nuk i transmetoj në mënyrë shabllone tek fëmijët por i zbërthej deri në imtësitë më të vogla, duke u munduar t’i bashkoj me lëvizjen që i përshtatet. Që kur janë të vegjël, unë i njoh fëmijët me veprat më të mira të baletit botëror, nga të cilat i mësoj pjesë të veçanta që me kalimin e viteve bëhen ushqim përditshëm.

Çfarë momentesh apo episodesh jete të përbashkëta me personelin pedagogjik, do të zgjidhnit për të kujtuar në këtë 50 vjetor?

Vetë vitet e punës që punoj pranë kësaj shkolle, me personelin pedagogjik të tre brezave, ka shumë epiosode të mira të këndëshme dhe sidomos bashkëpunimi. Më e mira dhe më e bukra, është kur të gjithë së bashku, bëjmë provimet profesionale dhe kur diskutojmë të gjithë, me shumë pastërti e me shumë profesionalizëm. Bashkëpunimi profesional, ka qenë njëri nga sekretet më të mëdha të arritjes dhe sukseseve të kësaj shkolle. Unë personalisht kam bashkëpunuar shumë, për mënyrën e mësimdhënies me të famshmin Miltiadh Papa, me të mrekullueshmin Petrit Vorpsi dhe me shumë të respektuarën zonjën Nermin Ahmeti. Bashkëpunimi mes këtyre pedagogëve dhe mënyra e komunikimit me njëri-tjetrin, hapi një rrugë të re në mënyrën e edukimit të fëmijëve pranë kësaj shkolle nga ana profesionale. Të gjithë ne i kemi thenë jo “unit”, por në unitet të përbashkët për më të mirën. Kam dhënë një ndihmë, mendoj se jo të vogël për edukimin e pedagogëve të rinj, të cilët me të vërtetë janë të talentuar si Blerina Arbana, Teuta Bashari, Shpëtim Dajçi, Florian Saqellari etj.. Në shkollë, përveç këtyre, ka pasur edhe pedagogë të tjerë të talentuar si zonja Arjana Pertena, Ilir Kerrni, Ludmill Çakalli. Por më kryesorja, është se të gjithë këta pedagogë e mësues të mrekullueshëm, i qëndruan shumë besnikë, metodikës së baletit klasik. I uroj dhe i përgazoj për vazhdimsinë e kësaj pune aq të vështirë dhe fisnike.

Shumë nga kolegët tuaj, në vitet ’90 u larguan jashtë shtetit. Po qëndrimi i juaj, duke pasur parasysh profesionalizmin, si motivohet?

Është e vërtetë se shumë nga pedagogët e pianistet e kësaj shkolle u larguan jashtë shtetit, për një jetë më të mirë e më të begatë. Do të thoni përse ju nuk u larguat? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Sa herë kam shkuar jashtë shtetit dhe sidomos në Itali ku kam djalin tim Julian Shtinon, i cili kërceu për dhjetë vjet pranë trupës së operetës së qytetit Reggio Emiglia dhe tani merret konkretisht me mësimdhënien,

Page 41: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

�0

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

(duke përgatitur artistë të rinj baleti), gjithnjë kanë kërkuar që unë të jap mësim dhe të qëndroj atje. Por përgjigja ime edhe një here po e theksoj është se unë e dua këtë vend, me të mirat dhe të këqiat e tia. Kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk e duan Shqipërinë, por unë e kam ndjerë për detyrë që kontributin tim, sado të vogël, ta jap në Shqipëri pranë kësaj shkolle perlë.

Në këtë 50 vjetor, me zemrën tuaj të pedagogut e të artistit por edhe në aspektin human, çfarë mendimi përcillni e çfarë dëshironi për “Shkollën Kombëtare të Koreografisë”?

Me rastin e këtij përvjetori, jubile 50 vjeçar, të gjithë nxënësve, të gjithë mësuesve të lëndëve të përgjithshme, administratës dhe të gjithë mësuesve e pedagogëve që kanë dhënë mësim e vazhdojnë të japin, do t’u uroja shëndet, shëndet dhe suksese të vazhdueshme në punën e tyre fisnike. Do të dëshiroja që të gjithë së bashku, të festojmë dhe të gëzojmë sa më shumë jubile pranë kësaj shkolle, e cila shpresoj që së shpejti të marrë statusin e akademisë së dancit shqiptar.

metodist uNik i ushtrimevetë kArAkterit shqiptAr

P rej disa vitesh, ai është i sëmurë dhe nuk mund të ngrihet më në këmbë. Një ndjenjë mjaft e hidhur, mund të të përshkojë, kur shikon në karrocën me rrota, një njeri që tërë jetën ia dedikoi baletit, duke iu përkushtuar lëvizjes së përkryer të atyre këmbëve që tashmë e kanë mbyllur funksion vital.Tek hymë brenda në soxhorno, qëndron i

ulur në karrocën me rrota. Ndeshemi me një fytyrë që përçon çiltërsinë e buzëqeshjen. Një jetë të tërë ai ka qenë kështu i përzemërt me këdo dhe sërisht në sytë e tij, shprehet po ajo përzemërsi për vizitën. Përshëndetet së pari me ish-kolegun e tij pedagogun Faruk Koka. Duke u përpjekur me të gjitha forcat, ai hap duart për ta përqafuar, çfarë na emocionon. E shpreh në mimikën e fytyrës e në çdo lëvizje se është i kënaqur pa masë...

Ai, por edhe familja e tij jetojnë ende me një të kaluar, e cila e njeh Sadikun, si figurën e rëndësishme të artistit, që ka dhënë mjaft për baletin shqiptar. Fotografinë me Nurejevin, me të cilin, ka kaluar disa vite së bashku, kur kryente studimet, ai e ruan në një kornizë të varur në mur...

“Sadiku, ndoqi shkollën koreografike ‘Kirov’ të Petërburgut. Aty pati studiuar katër vjet. U njoh me Rudolf Nurejevin, me të cilin ishte në një dhomë të konviktit…”. tregon e motra e tij Qamo: “Kur Sadiku mbrojti diplomën, drejtori i shkollës i tha: ‘Të na bësh diçka, që të jetë shqiptare’. Sadiku punoi e vuri ‘Vallen Zebegçe’ që ia mësoi edhe Rudolf Nurejevit. Muzikën e kishte gjetur, në një nga ato pllakat e gramafonit që kanë qenë në atë kohë. Bënin prova herë pas here në sallë. Doli një kërcim i hatashëm, për të cilin drejtori i shkollës

Në Koncertin Galatë 50-vjetorit: z. Luan Shtinonderohetme diplomë nderi

Page 42: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

tha fjalët më të mira: ‘Sadik ti je një kërcimtar shumë i mirë’. Me që kishte ardhur fundi i vitit shkollor, Nurejevi i thotë: “Sadikçev (se kështu e thërriste gjithmonë ai), ti do të rrish këtu e do të kërcejmë gjithmonë bashkë. Mirëpo, sigurisht që s’mund të rrinte. Atëherë, regjimi ka qenë i atillë, që pasojat do të binin mbi ne të tjerët, porse edhe vetë Sadiku dëshironte të kthehej në vendlindje”.

Ndërsa në atë mjedis familjar zhvillohej kjo bisedë e ngrohtë, në tavolinë, ndodheshin disa fotografi të cilat i mori në dorë Bela. Duke komentuar ato episode jete të mjeshtrit, vë në dukje: “Kjo është ‘Vallja e Gotakut’, kurse kjo është ‘Vallja e Shpatave’ më duket”. E motra konfirmoi me kokë dhe duke drejtuar gishtin tek pozicioni i fiksuar në foto, shtoi: “...shikojeni: ka pasur një prijok të paparë. Dhe kjo mbase vinte edhe nga fillimet, kur ai u përgatit si akrobat. Edhe Miltiadh Papa ka qenë i mrekullueshëm. Edhe ai e kishte prijokun të hatashëm, sidomos me atë ‘Vallen e Shpatave’...

Pasi u kthye nga B.S., Sadiku hyri në ‘Estradën e Shtetit’ si koreograf. Gjithmonë ka qenë i urtë e donte të shikonte vetëm punën. Nuk donte t'ia dinte se çfarë thuhej rreth e rrotull: ishte shumë punëtor dhe unë e kujtoj fare mirë atë kohë, pasi isha në moshë të re dhe për më tepër isha tepër e apasionuar pas baletit. Kam shkuar e kam dhënë prova në 'Anasamblin e Shtetit' që ka qenë bashkë me Estradën”.

I drejtohem: “Përsa i përket fillimeve të 'Shkollës së Baletit', a kujtoni ndonjë gjë pasi edhe interesat e kësaj bisede aty na çojnë: duke nisur që nga Liceu?”.

“Po, në fillim ka qenë në Lice Artistik. Po, po..., ka qenë në atë kohë tek ‘Rruga e Durrësit’. Ishin një grup mjaft i mirë dhe ne shpesh herë thonim: 'Sikur t’i kishte mbledhur njeri me kokrra'.

E shoqja e Sadikut, kujton krijimin e ansamblit të parë amator, nga grupi i akrobatëve më 47-48 dhe thekson: “Gjatë 1 Majit, nga universiteti e deri poshtë tek ministritë, rrugën e bënin me vertikale:duke ecur me duar. Ka qenë shumë i shkathët, këmbëngulës e për një gjë që e kishte në gjak, do ta arrinte me çdo kusht”. Ajo vazhdon të tregojë se jeta artistike e Sadikut kishte qrnë gjithmonë premtuese.

Nga tavolina, Bela tashmë ka marrë në dorë një libër. Ndërsa e shfleton, ajo nuk ngurron të vlerësojë punën, që Sadiku ka bërë për metodikën e ushtrimeve të karakterit popullor shqiptar: “...Këto ushtrime, kanë ndikuar pozitivisht në ndihmë të valles popullore shqiptare dhe në formimin e artistëve balerinë. Edhe sot e kësaj dite, kjo lëndë zhvillohet me përparësitë e karakteristikat veta, duke gjykuar se është e nevojshme gjithmonë të mbahet në këmbë ajo traditë e mirë

që Sadiku me shokë, ditën ta kultivojnë brez pas brezi, në tërësi për shkollën shqiptare të baletit”.

Dhe e motra e Sadikut shton: “Sadiku, fillimisht donte që ushtrimet klasike, të cilat zhvilloheshin si në ‘Teatrin e Operës’, ashtu edhe në ‘Ansamblin e Këngëve dhe Valleve’, të përshtateshin me ushtrime në përmbajtje shqiptare. Në bazë të literaturës që kishte studiuar për baletin klasik rus, po me aq pasion Sadiku ka punuar për mjaft vite me radhë, sa që ne në shtëpi thonim: 'Sadik, ti po lodhesh shumë…'. Në

Prof. Sadik Batku në një orë mësiminë lëndën“Ushtrimete karakterit shqiptar”

Page 43: Albania Ballet

FerdiNANd NdocAj - BleriNA ArBANA

��

Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

��

fillim ka shkuar e ka marrë material në Malësinë e rrethit të Tiranës. Nga Shupali, ai merrte rrugët drejt Tropojës, Kuksit, Peshkopisë etj. Ndërsa në rrethin e Tiranës, ka punuar kokë më kokë me fshatarët, duke e marrë motivin bazë popullor, të cilin e përpunonte më pas. E në bazë të këtyre grumbullimeve të materialit, Sadiku i ka vënë ushtrimet klasike, mbi tabanin popullor”.

Vihej re se herë pas here Sadiku përpiqej të ndërhynte në bisedë, mirëpo ishte e pamundur. Gjendja e tij e brishtë dhe sëmundja nuk e lejonin as të artikulonin fjalët.

Më pas e motra, Qamo, shtoi: “Punonte aq shumë..., e më thonte mua ‘Hajde tani e të bësh ushtrimet, pasi aty qëndron edhe vështirësia më e madhe, për ta aplikuar mendimin e tij teorik, në praktikën e ushtrimeve. Pastaj nga ‘Ansambli i Këngëve dhe Valleve’, u largua dhe më pas filloi punë në ‘Pallatin e Kulturës’. Atje ka punuar me punëtorët dhe me fshatarët duke krijuar dhe një grup kërcimi për amatorë. Këtu kam marrë pjesë edhe unë. Sadiku na mësonte sesi ta përdornim dorën por edhe lëvizjen e këmbëve, po ashtu siç parashikon kërcimi i valleve tona popullore. Në ato dy vjet të kursit të koreografisë pranë ‘Pallatit të Kulturës’, ai përgatiste ushtrimet dhe materialin e

këtyre librave. Nuk bënim më ushtrimet e kërcimit klasik, por mbi punën që bënte me ne, hodhi bazat e ushtrimeve të karakterit shqiptar. Në qoftë se me metodologjinë ruse gjatë ushtrimeve, balerini punon me këmbët vivërna, në karakterin shqiptar ndodh e kundërta. P.sh. më kujtohet lëvizja shqiptare e ‘Malsisë së Madhe’, e Tiranës apo ajo e veriut. Bëri një punë të jashtëzakonshme. Me mundim dhe me një luftë të madhe, Sadiku donte që t’i vinte këto ushtrime, në baletin e Operës dhe në ‘Ansamblin Popullor’. Pati shumë debate, mirëpo këmbëngulja e Sadikut, ishte tepër e madhe. Duke bërë këto ushtrime, ai kishte punuar që kjo metodikë të kishte në themel një diçka tjetër edhe më të madhe: ngrohja e trupit vinte gradualisht, pa e dëmtuar muskulaturën. Kishte formuluar ushtrime të studiuara, që të mos dëmtoheshin këmbët e kërcimtarëvet. Këto ushtrime që gjetën zbatim, i dhanë një kënaqësi të madhe Sadikut...".

Ajo tregon librat, në të cilët koha ka lënë gjurmët e veta dhe shton: “Tërë ajo punë që ka bërë, ndodhet në këto katër libra..., ku ushtrimet klasike i ka kthyer në bazën popullore; mbi tabanin tonë popullor, por duke u mbështetur gjithashtu edhe në muzikën tonë...”.

E motra e Sadikut vijon: “Në të njëjtën kohë ai punonte me zell të madh në kurset e përgatitjes së valltarëve të rinj. Në këto kurse 2-vjeçare ai ka punuar me Lili Cingun, Irma Xhakolën, Rexhep Çelikun etj... Janë pikërisht ata artistë, që kanë debutuar edhe jashtë me sukses. E Ludmill Çakalli, në një koncert të sukseseshëm, është takuar me Nurejevin, i cili e kishte pyetur: 'Nga jeni?'. Kur Nurejevi mësoi prejardhjen e artistit nga Shqipëria, i befasuar i tha: 'O-o-o..., po kam mikun tim më të ngushtë atje: Sadikçiev, Sadik Batkun...'. Ludmilli i kishte thënë: 'Ai është profesori im i parë'. 'Të mi bësh të fala' qe fjala e Nurejevit të madh, i cili kishte arritur deri në atë pikë të bisedës, sa me përmallim të madh ta ftonte Sadikun në Paris...'. Dhe e motra e Sadikut vijon të tregojë: “Është interesante, se gjatë kohës së studimit në Leningrad, atje kishte ardhur ‘Filarmonia Shqiptare’. Kanë qenë pikërisht vitet 1957-‘58-të, kur Sadiku studionte në Lenigrad dhe për këtë eveniment, iu bë një ftesë për të marrë pjesë në

Kontrolli vjetor në praninë e stafit pedagogjik

Page 44: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Drejtuesit e shkollës

1. petrit Vorpsi

2. nermin Ahmeti

3. Vlash kAllAmAtA

4. Faruk kokA

Veshje e shprehje konceptuAle

5. miranda shehu

6. ramazan këllezi

7. Arjan sukniQi

8. Blerina ArBAnA

1. Të gjithë i kam konsideruar si fëmijët e mi2. Një njeri me zemër të madhe3. Në vështirësitë e tranzicionit4. Tre drejtues ndër vite

'Festivalin e Moskës' me grupin nga Shqipëria. Kërceu e mori çmim me ‘Vallen Zebegçe’...”. Ajo herë pas here shprehte keqardhjen për gjendjen shëndetësore të të vëllait, duke kujtuar kështu edhe meritat e tij. Përfundoi: “...dikur i kanë pasë fluturuar këmbët...”.

Dhe në vazhdim të bisedës së ngrohtë, në sa kujtohen edhe ato vite, kur Sadiku vinte nga “Pallati i Kulturës”, duke nxituar për të arritur orët e mësimit me nxënësit, Faruku Koka sjell në bisedë shumë momente që mbeten të paharruara: "...Është një kohë, që lidhet edhe me brezat e balerinëve, të cilët sot kanë bërë emër dhe e nderojnë me respekt profesorin e tyre...". Sadikun ai e kujton si një njeri mjaft të prirur për punën. "...Pastaj, në raport me zhvillimet e asaj kohe, metodologjia e Sadikut qe pranuar të hynte edhe në programin mësimor të shkollës. Dhe e kryente mësimin, në mënyrë perfekte. Nga shkolla largohej pa u ndjerë...; e me të njëjtin zell, me të njëjtën devotshmëri, ai ka punuar kudo, përfshirë këtu edhe me koreografët e ‘Akademisë së Arteve’”.

E shoqja e Sadikut, ndërkohë na tregon fotografitë me nxënësit e shkollës, të cilat bëhen objekt për të tërhequr vëmendjen e Sadikut. Bela shikon Sadikun mes nxënësve të shkollës dhe duke njohur tiparet e fëmijëve që rrethojnë profesorin, ajo njeh edhe ata të cilët sot janë ndër figurat më të shquara të baletit shqiptar.

Në sa përpiqet të identifikoj personat, në ato mosha fëminore, shpesh Sadiku konfirmon me kokë mes buzëqeshjes së lehtë karakteristike. “Për ato vite pune që Sadiku ka kontribuar në formimin e nxënësve-balerinë, ‘Shkolla Kombëtare Koreografike’, vazhdon e do të vazhdojë ta vlerësojë me mirënjohje të thellë”. Ajo çka Bela vlerëson, ndiqet edhe nga kujtimet e bashkëmoshatarit profesorit Faruk Koka... Dhe ato momente që rikonstruktojnë vitet e historisë së ‘Shkollës Kombëtare Koreografike’ janë objekt bisede, që në fund të fundit, japin profesionalizmin, por edhe dimensionet tepër njerëzore të Sadik Batkut, të cilin vitet do ta evidentojnë përherë si njërin prej mësuesve që bëri shumë për "Shkollën Kombëtare Koreografike", por edhe për aspektin kombëtar të artit të baletit tonë.

86

Page 45: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artittë Gjithë i kAm konsideruAr

si Fëmijët e mi

P rita sa përshëndeti prindërit, të cilët kishin ardhur në palestrën e saj private, për të kryer ritualin e shoqërimit të vajzave të tyre për në shtëpi. Më pa si një fytyrë të re dhe pa hapur gojën mirë për t’u prezantuar, buzëqeshi. Më zgjati dorën. Sigurisht i ra ndër mend biseda telefonike e një nate më parë, por duke shikuar edhe diktofonin, më tha: “A rrimë

këtu më mirë?!...”. Ishte vendi, ku ajo kishte improvizuar mjedisin e pritjes e njëherësh të dokumentacioneve të punës, ku kishte edhe disa libra teorie baleti.

Ajo është një mësuese veterane, tepër e nderuar - një mësuese që gjithçka pati në jetën e saj, e lidhi dhe e animoi brenda hapësirave të ‘Shkollës Kombëtare të Koreografisë’. Zysh Piti e kanë thirrur gjithmonë dhe ndokush sot e kësaj dite, ende nuk e njeh me emrin Nermin (Ahmeti) Strazimiri... Shkëmbyem fjalët e njohjes dhe nisi të më tregonte: “...kulturën e përgjithshme e kemi bërë tek ‘Rruga e Kavajës’, tek ‘21 Dhjetori’, ku ka qenë Liceu, ndërsa mësimin e baletit, fillimisht e bënim ku ka qenë ‘Teatri Popullor’ dhe pastaj kemi kaluar tek ‘Teatri i Operas’ apo siç quhej atëherë Opera, sot “Akademia e Arteve”. Rrinim deri në nëntë të darkës, duke bërë prova me pedagogun tim të parë që mbetet edhe idhulli im Agron Aliaj. Ndonëse sapo ishte kthyer nga Moska, ai me mish e shpirt, çka kishte marrë atje, në lëndën e “kërcimit klasik”, brezit tonë të parë ia e transmetoi me të gjithë komponentët artistik si teknikë, kërcyeshmëri etj.. Dua të kujtoj me nostalgji edhe të mrekullueshmin Petrit Vorpsi, i cili edhe ai na u përkushtua për duetin klasik që është baza e formimit artistik. Me një ëmbëlsi e me një disiplinë të hekurt na dha gjithë bagazhin e

88

vet. Ky brez i parë që i rezistoi kohës duke qenë edhe elementi bazë i Teatrit të Operës për vite të tëra. Kemi pasur fatin që kolosët e artit baletit, kanë qenë pedagogët tanë si Panajot Kanaçi, Skënder Selimi, Gëzim Kaceli etj.. Çdo shfaqje, balet o opera, nuk e linim pa parë. Kjo na mbushte emocionalisht me kulturë muzikore, çka është vendimtare për formimin e artistit. Shkollën e ndiqnim me shumë pasion. Në çdo provim, na vinin profesionistët por edhe autoritete qeveritare. Pra kishte një vlerësim të madh për ne. Komisionet mblidhnin shumë njerëz...”. Në sytë e saj sa të butë e miqësor, rrezatohej ai entuziazëm e pasion i akumuluar për 40 vitet e jetuara mes nxënësve. Fliste shpejt e tërë gjallëri duke ruajtur ngrohtësinë e nuancat e dialektit të bukur të Tiranës: “...kujtohem, se isha shumë e vogël dhe vinim në shtëpi së bashku me motrën. Babai nuk arrinte ta kuptonte, kur ne i thoshim në darkë: ‘Jam e lodhur’. Por një herë, qëlloi që babai të vinte në shkollë: ‘Hajde, se kemi provim!’, i pata thënë unë. Mirëpo atje ai mbeti keq. U impresionua, kur pa se ç’djersë derdhnim ne fëmijët, ende të njomë. Shkuam në shtëpi: ‘Na lodheshin vajzat’: përsëriste herë pas here me keqardhje, duke turfulluar nëpër shtëpi: ‘lodhshin shumë…’ i përsëriste nënës. Qysh nga ai provim, na mbante si të privilegjuarat e

Nermin Ahmeti,Mukades Erebarae ServeteFida

89

Page 46: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

shtëpisë. Klasa jonë ka qenë e para fare. Punohej seriozisht e me baza. Nga ana fizike, por edhe nga ana teknike, çuditërisht ne e përballonim lodhjen. U lidhëm menjëherë edhe me skenën. Merrnim pjesë si kërcimtarë në shfaqje të ndryshme, si tek ‘Fadeta’, tek ‘Zhuraleja’, nëpër shfaqje e koncerte të ndryshme. Ishte tepër e rëndësishme për formimin tonë. Kur mbaruam shkollën, në 1963-shin, unë u caktova soliste në ‘Teatrin e Operës’. Nuk kam kërcyer shumë kohë: nga 1963-1968. Kujtohem sesi punonim me Panajot Kanaçin, Skënder Selimin, duke marrë drejtpërsëdrejti pjesë solistike. Ishte një brez vajzash shumë të talentuara si: Mukades Erebara, Fatbardha Bengu, Keti Trojani, Hyrije Ahmeti, Aishe Toto etj.. Kam kërcyer tek “Fadeta”, tek “Sheherezade”, “Halili dhe Hajria”, “Baleti Lola” etj.. Kam kërcyer pastaj edhe në ‘Detashmenti i kuq i grave’, ku edhe aty kam pasur rol solisteje. Mbaj mend, se ishin role për natyra pakë të forta. Me pushkë në dorë kërcenim. Edhe role të tjera kam pasur, por i fundit ka qenë tek ‘Cuca e Maleve’, ku kam luajtur Dranden...”.

Ajo vazhdon të flasë mbi shanset e jetës, të cilat njeriu nuk është në gjendje t’i parashikojë aspak. “...dhe ja pra në 1968,” shpjegon qartë “unë kalova në Lice. Atje ndihej shumë nevoja për mësuese. Për dy vite kam qenë mësuese e jashtme dhe kam pasur atë kohë Tatjana Sulejmanin, Mimoza Bekteshin, Flora Resulin etj.. Të gjithë mësuesit ishin të jashtëm. Pas dy vite pune, unë u bëra mësuesja e parë e brendëshme. Në atë ambient, ku veç baletit ishin edhe degët e tjera, kishte harmoni të plotë dhe ne shkonim shumë mirë. Secili kishte degën e vet dhe kishte punën e vet. Ato mbledhjet apo edhe

Në ‘Teatrin e Operës në rol solistik

90

shfaqjet, ishin momente ku ne shkëmbenim mendime reciproke si mes vëllezërish e motrash të mira…”. E ndërpres: “Duke iu munguar përvoja e mësimdhënies, a keni ndjerë vështirësi në ato fillime?”. “Nuk e di..., ndoshta ka qenë dhunti e imja. Ishim fare të vegjël, e unë kam qenë ndër të vetmit nxënës që regjistroja gjithçka në kujtesë dhe nuk më kalonte as miza. Profesor Agron Aliaj jepte ushtrimin, duke filluar p.sh. nga diagonalja e vazhdonte të shpjegonte me gojë çdo lëvizje përbërëse të motivit, në 16 ose 32 masa; dhe kur vinte fundi, më thonte: ‘Gati Nermin…?’. Duhet ta filloja unë. Deri në fund, ushtrimin e nxirrja me përpikëri, sikur ta kisha të incizuar. E kam pasur dhuntinë e kapjes së shpejtë. Por s’më mungonte as vullneti. Për dy vjet me radhë, mbaroja orët e mia dhe shkoja e asistoja në klasat e Agronit, të Petritit ose edhe të Zoicës. Ulesha atje, përqendrohesha e mendoja duke thënë me vete: ‘Çfarë kërkojnë nga vetja e çfarë presin të nxjerrin nga aftësia e talenti i nxënësit?’ Po po, ata ishin pedagogët e mi, që kur kisha futur këmbët si fëmijë në këtë shkollë dhe e ndjeja se duhet t’i rrija pranë, të mësoja sërish kokulur prej profesionalizmit të tyre. Petriti në fakt, ka qenë shumë dashamirës e të ndihmonte me shpjegime të hollësishme. Është për të theksuar edhe kjo, se i riu duhet të mësojë gjithmonë nga i vjetri. I vjetri ka përvojën dhe mendon e vepron me tjetër pjekuri. Këtu, pastaj kishte një tjetër fenomen. Unë mora një klasë të pestë dhe e çova deri në klasën e tetë. Po, po… kisha emocione të mëdha. Imagjino, erdhi çasti që profesorët e mi, do të më shikonin klasën. Nuk më zinte as gjumi i natës. Rrija dhe më mbërthenin emocionet, më keq se fëmijët. Dola shumë mirë e mora përgëzime. Kam qenë shumë rigoroze në kërkesat e bazës katërvjeçare dhe kur ata do të hidheshin në vit të parë, mendova e thashë me vete ‘duhet të kthehem edhe një herë prapa’. E shihja të arsyeshme të krijoja bagazhin tim dhe të isha më e fortë nga pikëpamja pedagogjike. Thashë se është më mirë të kthehem edhe një herë me klasën e pestë e pastaj ta çoj deri në fund atë. Ashtu bëra. I kërkova Zoicës e i thashë: ‘A mund ta mbash ti Zoica vitin e parë?!... Unë dua të kthehem përsëri me fillestaret”. “Posi jo” më tha ajo, duke e gjykuar drejt e me vend idenë time. U ktheva edhe një

91

Page 47: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

herë, e kam marrë pastaj në atë kohë, Mariola Kuqon, Ariste Liton, Silvana Roshin e shumë e shumë të tjera. Tani ato kanë hapur shkolla në Itali, në Greqi e në shumë vende të tjera. Vijnë pastaj gjeneratat e nxënësve të mi që i kam çuar deri në fund, duke filluar nga Miranda Shehu që ka qenë drejtore për një farë kohe, Teuta Bashari, Kozeta Bakiu, Irena Meka, Ani Grillo, Tatjana Çarçani e për të vazhduar tek nxënëset që i mora në të mesme, si Blerina Arbana drejtore aktuale, Etleva Seraj, Edi Mata, Roberta Mone, Rezarta Sulejmani etj., me të cilat kam punuar pa ndërprerje. Punoja shumë e kërkoja që nxënësi në sallë, të më jepte edhe atë, çka nuk ia merrte mendja se arrihej.

Kam qenë shumë autoritare, e rreptë e doja rregull dhe disiplinë në të gjitha drejtimet. Përgjigjesha për të gjitha vetë: kujdesesha edhe për veshjen edhe për krehjen. Unë i shikoja shumë fëmijët. I kisha thënë edhe prindërve se i dua të rregullt: ‘më erdhën me diçka të tepërt, do t’ua çoj në shtëpi’. Klasën e doja të ishte model në pastërti, në rregull, por edhe në paraqitje të ishin me të njëjtën uniformë. U thoja për shembull: ‘mos i prisni flokët, do t’i lidhni të gjitha njësoj’. Shkonin në shtëpi dhe i thonin prindërve. Që të gjithë, i kam konsideruar si fëmijët e mi. Nuk lejoja që edhe qimja t’i prekte. I thoja përherë ‘se një artiste e mirë duhet të jetë pozitive në çdo drejtim të jetës’. Edhe për shqetësimin më të vogël, unë thërrisja prindin.

Sot e kësaj ditë, shumë nga nxënësit e mi kanë ikur nëpër botë së bashku me prindërit, të cilët ë telefonojnë apo edhe kur vijnë këtu, më thonë: ‘Ti Nermin, ia ke kaluar nënës me fëmijët tanë’. Duhet kuptuar drejt: profesioni i baletit është luftë. Po nuk punove, po nuk ishe korrekt në të gjitha drejtimet, nuk mund ta nxjerrësh balerinin tek nxënësi yt. Jo, jo, ka rregulla e pa rregulla, absolutisht je e destinuar të dalësh e humbur, por edhe ajo çfarë është më e rëndësishme: humbet jeta dhe e ardhmja e fëmijës. Vit pas viti, klasat kanë kaluar e unë gjithmonë kam thënë, se mësuesit i duhet autoriteti, përgjegjësia për nxënësin, vullneti e pasioni i pa reshtur, por mbi të gjitha i duhet zemra e gjerë që vuan dhe dashuria për ato krijesa të brishta që presin nga ti...”. Dukej se e përjetonte në mënyrë të pandryshueshme dhe thellë në shpirt, magjepsjen e atij arti të mrekullueshëm, të nisur

92

qysh në zanafillë - në klasën e parë të baletit shqiptar. Specifikat e pasionit të saj për baletin, mësuese Nermini, me sa duket i kërkoi dhe i gjeti në praktikën e përditshme të sallës së baletit, mes dedikimit të stërmundimshëm tek fëmijët. Ajo është modeste.

Ndërsa flasim për periudhën, kur ka qenë drejtore e shkollës, kërkon t’i shmanget argumentit, duke theksuar se: “Suksesi i drejtorit, qëndron tek fakti se si e kërkon rregullin e disiplinën. Në shkollën e baletit, cilido mësues i mirë, fare thjesht mund të bëhet një drejtor i mirë, mjafton që të dijë ta kërkojë disiplinën në plan më të gjerë...”. Pastaj duke më folur për disiplinën artistike, ndalet edhe në vlerësimin e rolit të pianistes: “Në shkollë, gjithmonë, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me pianistet. Pianistët kanë trashëguar disa vlera të jashtëzakonshme, brez pas brezi. Kujtoj shumë prej tyre, siç kanë qenë Fati Tafain, Anila Toka, Alida Avrazi, Lidiana Morcka, Eda Ostreni, Tefta Koja, Ilda Nënshati,..., po në fillim fare të shkollës, orët i kemi zhvilluar me Lili Tafain, por edhe me Ferdinand Dedën”... “Po me klasat e djemve, si keni bërë?” e pyes: “A keni hasur ndonjë vështirësi?”. “Natyrën e kam pasur të egër e kam punuar njësoj si me vajzat edhe me klasat e djemve” thekson ajo “Hyja brenda e nuk doja që as miza të më dëgjohej: si për klasat e vajzave ashtu edhe ato të djemve. Familje, halle, probleme, njeriu mund të ketë, por kur shkoja në mësim, unë i harroja të gjitha. E bëja mësimin deri në sekondën e fundit. Asnjëherë nuk kam dalë përpara kohe. Ndoshta do të kalonte ndonjë minutë, por jo përpara. Pastaj kur hyja në atë botën time, puna më jepte kënaqësinë, më hiqte çdo stres që mund të ta japë jeta. Me kaq shumë pasion e kam pasur, sa nuk di ç’të them! Në të gjitha klasat, për të dyzet vitet si mësuese e shkollës, nga ana tekniko-profesionale, nxënësit që dilnin, ishin të padiskutueshëm. Para daljes në pension, një ndër klasat e viteve të fundit, ka qenë ajo e Esdalin Goranit. E pra ishte klasë djemsh. Ishte Dion Gjinika, Irdi Shaqiri, Fatjon Sulstarova, Julian Malku etj.. Ajo klasë, ishte me brumë e kishte mjaft djem të mirë. Në parantezë dua të tregoj edhe diçka, që sa herë e kujtoj më vjen për të qeshur. Teknikisht klasa ishte shumë mirë. Ishte një klasë tepër e kompletuar. Po çfarë më ndodhi me ta?!... Ditën e provimit

93

Page 48: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

salla ishte e mbushur plot. Nuk i ndruhesha aspak. Por... vura re, se para se të fillonte provimi, një shishe e vogël (nga ato të koka-kolës) qarkullonte dorë më dorë. E kthenin nga një gllënjkë herë njëri e herë tjetri. Më lindi një farë dyshimi, por fakti se shishja qarkullonte hapur fare, nuk më lejonte të mendoja më shumë... Kishin futur konjak. Kur filloi provimi, mbeta shumë keq. S’arrinin të mbanin as ekuilibrin. Më panë në atë gjendje të merakosur e të dërmuar shpirtërisht e sapo mbaruar gjithçka, erdhën pranë meje e më kërkuan ndjesë: “Na fal zyshe, ishim shumë të emocionuar, patëm frikë dhe morëm atë shishe me konjak...”. U nevrikosa e i bëra rezil... Meqenëse po flas për incidente, që unë i quaj të jashtëzakonshme në 40 vitet e mësimdhënies, dua të kujtoj edhe diçka tjetër. Ishte edhe një klasë tjetër djemsh, ku ka qenë edhe Florian Saqellari. Një dite më ndodh, që i shikoj të më bënin çë-çë-çë… me njëri tjetrin dhe i them: ‘Ç’është ky muhabet në mësim, baleti s’ka gojë. Baleti ka këmbë dhe vetëm këmbët duhet të lëvizin.” Ishin pak më ndryshe se zakonisht. Sigurisht ndodhin edhe këto situata. I them tepër e inatosur: ‘Kush më flet, do ta nxjerr përjashta. Nuk dua as një fjalë në orë të mësimit. Ju e dini mirë këtë!’. Me sa duket e ngrita zërin tepër. Të nesërmen sa po dilja nga salla e mësuesve, më vjen Floriani me vrap. I merrej fryma. “O mësuese, o mësuese…”. “Avash more’ i them: ‘Çfarë ke?’ Ngaqë unë i kisha bërtitur shumë, një ditë përpara, ata kishin marrë ngjitëse nadërband dhe e kishin vendosur në gojë. Po më prisnin. Aq sa i desha aq edhe i bërtisja e nuk doja kurrë të mi shante njeri. Nuk i çoja kurrë në drejtori e të gjitha problemet i zgjidhnim bashkë. Sigurisht, mësuesi duhet të jetë elastik e ta psikologjisë mirë nxënësin. Më erdhi për të qeshur, por u përmbajta. Nuk i thashë gjë. Ishte një skenë komike. Kishin marrë nadërband dhe e kishin vënë në gojë. Hyra mes tyre dhe iu drejtova Florjanit: ‘Shumë mirë kanë bërë: paskan mësuar edhe më mirë, se në balet s’ka gojë’. Vazhdova me indiferencë në të timen, sikur të isha pjesëtare e lojës së tyre. Mbaruan levën e sikur të mos kish ndodhur gjë, i thashë: ‘Hiqeni tani ngjitësen’. Ata hiqnin ngjitësen dhe unë s’kisha si e mbaja më të qeshurën… e qeshëm të gjithë së bashku. Eh!... Jetë e gjatë, e pafund... Gjatë karrierës sime 40-vjeçare,

94

kam menduar vetëm këtë: ‘Është shkollë sakrificash, kjo e jona dhe duhet shumë kujdes qysh në zgjedhjen fillestare. Nuk ka alternativa’. Prandaj s’na lejohej që të merrnim më tepër se dhjetë fëmijë. Edhe kur thonim, fjala vjen: ‘është edhe një më shumë... e dua ta marr”. “Pse do ta marrësh na thonin?”. Vetëm me proces-verbal e pasi shkonim në ministri tre-katër herë e u thonin arsyen e daljes nga normativat, na duhej të prisnim vendimin. Pas argumentimit, i dihej se si do të merrte rrugë puna. Në fakt, vetëm këtu nuk luhet. Nuk është se po bën një hartim, që e korrigjon e vë një notë. Aty duhet të ballafaqohesh me një grup, ku kërkohet që tërë elementët të jenë kompaktë. Ballafaqohesh me vetveten. Qysh në fillimet e shkollës, diferencimi duhet të jetë i dukshëm. Ai i miri ecën. Ai që ka vështirësi shmanget vetvetiu. Por kur kalon një farë kohe, fëmija vritet shpirtërisht... Çfarë të bësh, ta mbash më kot. Ndodh edhe kjo: nuk ka dhjetë për të zgjedhur, merr nëntë. Kështu punonim. Qysh nga zgjedhja, ne kemi qenë rigorozë. Qysh pa filluar, e pe që nxënësi nuk premton e nuk mund të përgjigjet, hiqe sepse shpëton jo vetëm shkollën, po edhe nxënësin. Unë jam shumë e prerë për këto gjëra. Ky defekt, që arriti deri në gangrenizim, tanimë është në rrugën e riparimit...”. “Lidhur me punën për të arritur ta ngjitni nxënësen tuaj në skenë, çfarë përpjekjesh keni bërë?” i them. “Ndoshta do të jetë me interes, të dihet diçka mbi vitet e fundit të kontributit tuaj të madh?”. “Për 40-vjet në shkollë, jam lodhur, por kam ndjerë edhe kënaqësinë e madhe të frytit të punës. Nuk i doja diferencimet në klasë. Punoja me të talentuarin, por i kushtohesha, shumë e më shumë edhe të tjerëve që ishin pak më dobët. E doja këtë, që të ruhej niveli i klasës: të mos të binte në sy diferencimi i madh. Kur bënim koncerte pastaj, kujtohem se kam pasë vënë atë vallen popullore “Tirr, tirr”, të cilën e ngrita në pointe. E pata vënë në dekadat e majit, ku fitoi çmim. Kanë qenë Mariola Kuqo, Ani Grillo, Miranda Shehu, Ariste Lito, Brunilda Komnino, Teuta Bashari, Tatjana Çarçani... U pëlqye shumë. Ka qenë një popullore e gërshetuar me klasiken. Pastaj, kemi bërë ato 'Valset e Shtrausit', pikërisht kur ishte drejtor Ramazan Këllezi. Shkuam tek Pallati i Kongreseve. E ka qenë diçka e bukur me të vërtetë. Kur e

95

Page 49: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

panë baletin tonë në TV, kujtuan se ishte baleti i Vjenës. Ambienti shumë i bukur. Nuk mungonin as shatërvanët aty. Ishte Anbeta Toromani, Manjola Hasani, Ada Strazimiri, ishte Isida Meçani, Migena Alite etj.. Duke zbritur ato shkallë... nuk mund të imagjinohet se çfarë pamje qiellore ishte krijuar. Doli një xhirim kaq i bukur sa nuk bëhet më...”. Dikush në mjediset e shkollës, më kishte thënë se e quanim Nënëmadhja. E unë ndërkohë thoja me vete: Veçse me njerëz të tillë, mund të arrihej ajo çfarë shikojmë ne sot në suksesin e baletit shqiptar... Për punën e saj, Nermini është dekoruar me Urdhërin e Punës "Naim Frashëri". Ia kujtova këtë fakt dhe me modesti ajo qeshi: "Pak rëndësi ka". Ndërkohë ngjitëm ato pak këmbë shkallë dhe bëmë një pjesë rruge së bashku. Ishim në të njëjtin drejtim. Do të shkonte nga e bija... Vazhdonte të më fliste për ‘Vajzat e saja’ që sot janë shpërndarë ngado nëpër botë, pikërisht ku baleti shqiptar shpërthen përmes sytheve të gjelbërta të shartuara në Shkollën Kombëtare Koreografike. Ajo më flet për prindërit e ish-nxënësve, që shpesh i telefonojnë e bisedojnë me të duke i shprehur mirënjohjen. Pastaj ajo kujtonte edhe letrat që i vinin nga nxënësit jashtë. Veçanërisht u ndal në nxënësen e saj Viola Hajati, e cila edhe nga Belgjika por edhe nga Franca i shkruante se e kishin pyetur se me çfarë mësueseje ke punuar për të arritur këtë nivel të baletit klasik... kishin mbetur të mrekulluar dhe i kishin thënë se mësuese të tilla e kanë vendin e hapur kudo, në çfarëdo lloj shkolle... “Janë shumë nga vajzat e mia që kanë dalë në

Në klasën e vitit 1973

Me nxënësen Viola Hajati

96

jetë dhe janë të suksesshme, ngado ku kanë shkuar jashtë shtetit”. Rruga po kalonte shpejt e ndërsa fliste për trashëgiminë e profesionit tek e bija Ada Strazimiri, të cilën do ta gjesh përditë të tensionuar me nxënësit, në po të njëjtat salla baleti të ‘Shkollës Kombëtare të Koreografisë’, unë mendoja: ‘Atë çfarë kërkoi e ëma, e përkushtuar tërësisht ndaj fëmijëve, vazhdon ta kërkojë e bija, duke ecur mbi të njëjtat gjurmë të endjes e dëshirës së transmetuar gjenetikisht… “A ka pasur motive që ju shtynë t’i jepnit profesionin e baletit edhe vajzës?”. “Sigurisht që nuk mungon motivi...” përgjigjet: “Vajza në fakt, ishte taman natyrë balerine: trupin e hollë, këmbët e gjata d.m.th premisat për balet, nuk i kanë munguar. Por burri im donte t’i jepte ndonjë degë shkencore, sepse gjithmonë ajo ka studiuar mirë. ‘Po pse i thashë unë, a ka më mirë, se ta kem para syve të mi e të kujdesem vetë për edukimin e profesionin e së ardhmes se vajzës’. Iu mbush mendja. Dy javë i kam bërë spërkatë e ushtrime të ndryshme përgatitore dhe vajza hyri për të konkurruar në komision. Kështu pra, ka qenë një vendim momental. Brenda dy javësh Vajzës iu përcaktua shansi i jetës. Fitoi. Shkoja e vija në shkollë me të. Ajo ishte korrekte, studionte e doli me rezultate shumë të mira. Mbaroi “Akademinë e Lartë të Arteve” dhe erdhi në shkollë, në këmbën time. Dje isha nga shkolla e kam qeshur. Ishim së bashku, me disa mësuese, ish-nxënëse të mia, që më thanë: “Zysh Piti, a e di se vajza s’të ka lënë gjë mangët. Është e egër në mësim: është tipike, natyra jote...”.

KoncertiGala i 50

vjetorit:nderohet

me diplomë

nderit

97

Page 50: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artitnjë njeri me zemër të mAdhe

N ë vlerësimet që i bëhen zotit Faruk Koka, ai përcaktohet ndër të parët që për “Shkollën Koreografike Shqiptare”, kontribuoi si “pedagog, studiuesi me frymë krijuese e pasionante për ruajtjen dhe kultivimin e traditës. Faruku, është dalluar për punë të përgjegjshme e të ndërgjshme lidhur me formimin e atyre brezave të parë që e çuan më tej traditën.

Ai vazhdon të punojë me dashuri për lëndën e tij, duke shfaqur gjithmonë ato vlera të shpirtit të artistit”. Këtë vlerësim e pasqyron pikërisht me të tilla cilësime, urdhëri “Naim Frashëri” i artë, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Faruku aktivizohet në shfaqet premiera duke nisur nga 1947, por edhe në Festivalin Ballkanik zhvilluar në të njëjtin vit në Manastir (i cili shënohet edhe si turne i parë jashtë shtetit). Më 1950, emërohet anëtar i Grupit të Valleve Profesioniste dhe kështu karriera e tij artistike do të gjallërohet e do të marrë hov. Faruku ka dhënë mësim në “Shkollën Kombëtare Koreografike” madje ka qenë një prej drejtuesve ndër vite. Por një ditë, me lotë ndër sy, nxënësit e tij u ballafaquan me dënimin e padrejtë të profesorit, nga regjimi i kohës. Kur ai u rikthye në shkollë, nuk shprehu asnjë shenjë urrejtjeje e hakmarrjeje për ata që i bënë keq. Edhe sot e kësaj dite, sa herë i kujtojnë burgun, ai e anashkalon këtë temë, duke thënë: “Nuk ka arsye të vras mendjen mbi atë çfarë pësova nga ligësia njerëzore. Unë nuk dua të gjykoj askënd. Kushdo në fund të fundit, ka treguar veten duke i shërbyer asaj epoke të perënduar...”.

Ai sot, vazhdon të kontribuojë me mendimet e mësimin e tij të vyer në auditorët e “Akademisë së Arteve”. Konsideratat, falë natyrës babaxhane dhe urtësisë e buonsensit, e bëjnë Farukun figurë karizmatike, jo vetëm brenda fushës së baletit, por në të gjithë artin

98

shqiptar. Më mirë, jeta e tij artistike dhe çfarë është më e rëndësishmja, puna e tij në “Shkollën Kombëtare Koreografike”, pasqyrohet në atë çfarë rezulton nga biseda e drejtpërdrejtë me Farukun:

“Ishin vitet e para kur baleti shqiptar do të niste të hidhte shtat, e për tërë brezin tim, përvoja e asaj kohe të fillimeve, nuk është se mund të premtonte diçka të madhe, por ajo që na çoi përpara, ishte vetëm kurajë e dëshirë për të ecur në jetën e artit. Ish kolegët tanë me të cilët ne kërcyem, u shkolluan dhe u përgatitën jashtë, duke u kthyer në atdhe me bagazhin e bollshëm për të vënë gurët e themelit të shkollës e për të hapur së pari “Degën e Koreografisë Shqiptare”. Kur grupi i solistëve studionte në Moskë, ne të tjerët kemi mbajtur të gjallë “Filarmoninë e Shtetit”: i siguruam Shqipërisë përfaqësimin, në një numër të madh veprimtarish ndërkombëtare. Pjesëmarrja në festivalet botërore të rinisë, turnetë e ndryshme nëpër vendet e demokracisë popullore, bënë që të përfitonim së tepërmi. Pasioni për baletin u shtua nga dita në ditë. Me përvojën skenike, me shumë kërcimtarë të tjerë, kemi qenë mësuesit e parë të “Degës së Koreografisë”. Këtu, për mendimin tim, ka nisur lulëzimi i vërtetë i baletit shqiptar, pasi shkolla, ka vijuar lulëzimin, aromën e të cilit, po e ndjejmë të mrekullueshme edhe sot.

Në 57-ën, kur u hap shkolla, unë ndiqja 'Faluktetin Filologji-Histori'. Krahas plotësimit kulturor profesional, personalisht më dilte për detyrë, që duke qenë student i kësaj dege, të jepja kontributin tim në 'Shkollën Koreografike', nëpërmjet lëndëve specifike, që i përmblidhte

Fillimet me grupin profesionist të valleve

99

Page 51: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

fakulteti ynë. Pas disa viteve kur përfundova fakultetin, isha përgatitur për të dhënë lëndën e 'Teorisë së Letërsisë Shqipe', 'Folklorin Koreografik Shqiptar' (Pjesë e folklorit shqiptar). Por duke kërcyer për rreth 20 vite, si dhe duke ndjekur fakultetin e lartpërmendur, mua më krijohej materiali i nevojshëm për të dhënë 'Historinë e Baletit Shqiptar' dhe 'Historinë e Baletit Botëror'. Pra edhe kontributi im fillestar modest në këtë shkollë, lidhet pikërisht me tre lëndët e lartpërmendura. Ish-kolegët e miqtë tanë të skenës, pra 5 të parët, u bënë starti i personelit arsimor të shkollës. Ishin disa vite punë, që na kthyen në mësues edhe ne kërcimtarëve të tjerë, për të vazhduar kështu së bashku këtë rrugë të gjatë e të mundimshme gjysmëshekullore. Formimi nga përvoja e viteve pune dhe pastaj edhe shkolla e lartë që unë kreva, mendoj se ishin gjithçka për të dalë përpara nxënësve me reputacionin e duhur.

Në tërë ato vite, baleti shqiptar jetonte zenithin e tij. Për të hyrë në shfaqe, dyert e 'Teatrit Popullor' thyheshin. Kishte një frekuentim të jashtëzakonshëm. Nuk gjendeshin bileta... Pastaj, kujtohem sërish për ato turnetë tona në vendet e demokracisë, si Rumani, Bullgari, Poloni, Çekosllovaki, Hungari etj., që kur shkonim nëpër qytete të ndryshme, s’kishte gjë më të bukur: mbylleshin dyqane, lokale etj., dhe ne shikonim nëpër rrugë, të ngritur lart flamurin tonë - flamurin shqiptar. Ishte e mrekullueshme. Edhe tani i jetoj ato emocione të atyre kohëve. Shpesh na rastiste të përjetonim manifestime të jashtëzakonshme, të pritjeve festive që organizoheshin për ne. E kur hynim në ato skena, e ndjenim veten sikur fluturonim... Ka qenë koha kur u kthyen nga Moska, Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, Xhemil Simixhiu, Zoica Haxho e Ganimet Vendresha, të cilët hodhën themelet e shkollës. Më pas u kthyen edhe Miltiadhi me Luanin, pa harruar edhe shumë të talentuarit Sadik Batku e Gëzim Kaceli. Është për t’u çuditur, se me çfarë shpejtësie punohej në ato vite: Unë i përkas atij brezi të specialistëve të parë të baletit, që u formuan në vend, së bashku me shokët e mi Ramazan Bogdani, Engjëll Tërshana, Vlash Kallamata, Fatos Zajmi etj.. Patëm privilegjin, por edhe fatin që të quhemi kontingjenti i parë në përfshirjen me ato lëndë, që iu bashkëngjitën programit të brishtë të 'Degës Koreografike'.

100

Dalëngadalë, shkolla do të merrte më shumë formë dhe nuk mund të konsiderohej më e përqendruar në atë stad të një baleti vetëmklasik.

Sot unë kthej sytë prapa dhe kujtoj atë numër të madh nxënësish, me të cilët kam punuar dhe që mendoj se janë shembull i mirë edhe për shkollën sot, duke nisur nga Blerina Arbana drejtore e Shkollës, Alma Mushani, Teuta Bashari, Shpëtim Dajçi, Sokol Kurti, Donald Martini, Artan Ibërshimi, Roberta Mone, Kozeta Bakiu, Kejda Luga etj.. Është për t’u përmendur fakti se unë kam qenë gjithmonë pro asaj ideje se formimi si balerin, është problemi kardinal i shkollës, por pa u shkëputur asnjëherë nga formimi me kulturën e domosdoshme të botës së balerinit të ardhshëm. Me lëndën time, unë jam përpjekur që të krijoj ato vlera të domosdoshme për nxënësin, pasi dalja në skenë përfaqëson një figurë komplekse, e cila duhet të reflektojë para së gjithash, kulturën në të gjitha aspektet e veta. Me anën e 'Historisë së Baletit Shqiptar' unë kam dashur të krijoj ato baza të nxënësit, që kanë të bëjnë me klasifikimin në trajta shkencore të të gjitha veprave kombëtare, duke insistuar në njohjen e përthelluar të përmbajtjes, të ekzekutimeve ndër vite, çka shoqërohet natyrisht edhe me diferencimet e evoluimin e çdo numri kombëtar. Kam qenë pro idesë, se njohja e mirë, arrihet edhe nëpërmjet metodologjive krahasimore; kështu duke folur mbi veçoritë artiske të vënies në skenë, të pjesëve të njëjta të baletit, në kohë të ndryshme, arrihet në nxjerrjen e niveleve të përfaqësimit të një vepre arti. Këto vlerësime të vënieve skenike, të punës ekzekutuese, të pasurimit të roleve, me veçori gjithmonë e më tërheqëse për spektatorin, duhet të jenë edhe ushqimi teorik i historisë së baletit tonë kombëtar.

Programi im është hartuar mbi disa kritere që kanë të bëjnë me anën kronologjike të krijimtarisë në fjalë, të klasifikimit sipas zhanreve: (në valle epike dhe valle lirike). Dhe nuk ka qenë vetëm puna në klasë, ajo çka mund të hapte horizontin e nxënësve, por edhe ballafaqimi me materiale konkrete. Është shfrytëzuar shpesh "Instituti i Folklorit', ku nxënësit-balerinë, kanë parë materiale të festivaleve kombëtare folklorike të Gjirokastrës, duke nisur nga 1968 e për të shkuar më tej në 1973, 1978, 1983 e deri tek i fundit. Të kemi parasysh,

101

Page 52: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

se nxënësi nuk mbetet vetëm në pozitat e ekzekutuesit, por ai mund të përçojë edhe vlera të ndryshme krijimtarie. Për këtë, shtrirja e veprave kombëtare dhe larmia e tyre, detyrimisht duhet të nguliten thellë në njohjen artistike të balerinit të ardhshëm. Idea e ngritjes së një kabineti të pasur me eksponate, me material viziv e auditiv, ka qenë ëndërra ime. Në 1983-1984, kur unë isha edhe drejtor, e nisa me

Prof. Faruk Koka me nxënësit e tij: fillimi i viteve ‘80

102

shumë pasion këtë punë dhe arrita të bëj diçka. U grumbullua literaturë e ndryshme profesionale me një skedar modest, shoqëruar me inçizime manjetofoni, madje ishte edhe një aparat filmimi. Më pas, ato hapa të para, nuk gëzuan fatin për t’u çuar më tej. Nxënësit dihet se janë të predispozuar për skenën, por që të shkojnë në këtë skenë, duhet ta njohin shumë mirë atë. Në praktikën e punës jam munduar ta lidh këtë hallkë, duke krijuar një urë të vazhdueshme me Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore. Solistët si Besim Zekthi, Enver Birko, Lili Këlliçi, Mediha Lubonja, Liliana Cingu, Rexhep Çeliku, Brikena Kurti etj., kanë demonstruar kërcime para nxënësve duke paraqitur zbërthimin karakterial të valles. Si pedagog, unë kam tentuar të shikoj edhe talentet e prioritetin individual. Duke klasifikuar prirjet sipas dhuntive natyrore, kam nxitur vlerat specifike të nxënësve. Mbi bazën e përparimit të një grupi nxënësish më të talentuar, zakonisht krijuesi gjen mbështetjen më të madhe dhe këtu priret: për vendosjen e personazheve që në rastin tonë janë solistë. Nga pikpamja metodike çdo klasë ka një grup nxënësish që e udhëheqin praktikën mësimore në përmasat e duhura të kolektivit.

Dhe dritaret e jetës së këtij arti aq të bukur që unë përpiqesha me gjithë shpirt t’ua hapja edhe nxënësve të mi, papritmas një ditë të bukur do të mbylleshin, nga dhuna e hekurt. Isha drejtor e nësa kthehesha në shtëpi, më dolën përpara të ngarkuarit e organeve të diktaturës. Ai arrestim për të cilin, u desh të humbja dritën e diellit të jetës sime, do të mbyllej me rreth shtatë vjet heqje lirie.

Ndoshta këto vite rënduan së tepërmi në fizikun e ndërgjegjen time artistike, por jeta është e gjatë, ka oshilacione, ka pengesa që shpesh nxjerrin në pah edhe padrejtësinë njerëzore... E pra erdhi më në fund ajo ditë, që gjërat të shkonin në vendin e duhur. Për të mos e zgjatur, pasioni i jetës sime, baleti, do të zinte përsëri dimensionet e të gjithë jetës sime; pikërisht të kësaj jete në harmoni me artin, por edhe me familjen e njerëzit që gjithmonë i kam dashur me gjithë shpirt. E gjeta shkollën pikërisht në ato çaste tepër të vështira, kur njerëzit e lodhur nga e kaluara, të varfëruar në kulm e të pleksur me njëmijë e

103

Page 53: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

një preokupime, të cilat nuk gjenin zgjidhje, morën rrugën e emigrimit. Edhe ky përjetim, për mua si për çdo artist tjetër ishte mjaft i rëndë. U ktheva pra në shkollë, por shumë nga ish-kolegët e mi kishin marrë rrugën drejt perëndimit. “Një komb pa intelekt, një komb pa pjesën elitare të inteligjencës e pa atë ferment që përçon vlerat e formimit njerëzor, të artit e të specialiteteve të ndryshme, tek gjeneratat e reja, nuk mund të ketë prosperitet”: kështu mendoja në atë kohë e gjatë atyre viteve aq të rënda të fillimit të tranzicionit.

Në këtë etapë të shkollës, përveç emigrimit, unë do të theksoja edhe faktin se në radhët e pedagogëve kish ardhur edhe një gjeneratë tjetër e re. Ish-nxënësit tanë, me kualifikimin e duhur e me shkollë të lartë, duke i shtuar arritjet profesionale e njëkohësisht duke shtuar kontaktet me botën (e cila në fund të fundit, tashmë u hap edhe për sytë tanë), arritën të marrin masa për rivendosjen e gjendjes në shkollën e atyre viteve të para të tranzicionit.

Në sa shikoj hapat e fundit që shkolla po hedh, sidomos tani duke u drejtuar nga Blerina, them se pozitivja qëndron në atë, se duke u bazuar në leksikun klasik të kërcimit, po bëhen përpjekje edhe për kontemporanen. Blerina po përpiqet të ndërtojë strategji të reja pune, duke kërkuar edhe ndihmën e shqiptarëve, që jashtë e kanë marrë kulturën e profesionalizmin e kontemporanes. Unë, si Faruk, gjithnjë kam qenë pro së resë në art. Format standarde të realizmit socialist, sunduese për gjysmë shekulli në art, sot na bëjnë t’i kthejmë sytë, e të shikojmë shumë larg. Ai art që u mbyll në “kafazin e hekurt”, sot e ka gjetur një herë e mirë lirinë e plotë. Liria e mendimit sfidon çensurat e stimulon krijimtarinë e lirë, që të shtrihet ashtu siç e mendon çdokush brenda vetes. Është mrekulli, të kesh mundësinë të ecësh përpara, pa u kufizuar nga të tjerët. Në të tilla pozita, mendoj se shkolla koreografike, po hyn në rrugën e vërtetë të disiplinës së punës. Uroj që edhe ata mangësi që kanë ardhur objektivisht edhe nga ndryshimet rrënjësore politike të sistemeve, të gjejnë zgjidhje! Jam optimist se shkolla jonë do të mbetet në ballë të artit shqiptar e në formimin e atyre artistëve që ia kanë ndriçuar fytyrën Shqipërisë.

104

në Vështirësitë e trAnzicionit

N ë shtator të 1989-ës, Ramazani Këllezi, emërohet mësues në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në “Degën e Koreografisë”, me detyrën e Kryetarit të Komisionit të "Valles Popullore" si dhe të "Karakterit Shqiptar". Gjatë këtij viti, dega koreografike drejtohej nga Miranda Shehu, e diplomuar në vitin 1987, në specialitetin e koreografisë

pranë “Akademisë së Arteve”. Më 1990-ën, kryetarja e degës, për një periudhë të caktuar largohet nga Shqipëria, duke ia besuar drejtimin e shkollës kolegut Këllezi. Kështu, prej Marsit të atij viti e deri në shtator të 1992-shit, drejtimi i "Degës së Koreografisë" kryhet prej Këllezit. Në kërkimin e hapësirave të reja për një jetë më të mirë, nga Shqipëria u larguan pedagogët Petrit Vorpsi, Miltiadh Papa, Hajdar Shtuni, Gëzim Kaceli e pastaj plot të tjerë. Sigurisht, që u krijua një vakum i madh në mësimdhënie e për rrjedhojë në nivelin e përgatitjes së balerinëve të rinj. Me ç’frymë duhej vazhduar ecja përpara e shkollës në këto kushte?

së pari: Vëmendje parësore iu kushtua procesit mësimor në tërësi, duke vlerësuar njësoj të dy komponentët dhe jo vetëm përkushtimin në kulturën e baletit. U punua që të ngulitej tek të gjithë ideja, se mësimi është i shenjtë dhe askush nuk mund ta cënojë atë.

së dyti: Duke qenë shkollë arti dhe e vetme në të gjithë Shqipërinë, një rëndësi e veçantë iu dha organizimit të jetës artistike të nxënësve, si pjesë e procesit mësimor, për më tepër duke ndërmarrë aktivitete të ndryshme. Ky është edhe hopi cilësor i konceptimeve të reja, që do të hapnin shtegun, për të kaluar lirshëm në një rrugëtim tjetër drejt së ardhmes.

105

Page 54: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

së treti: Organizimi i stafit mbështetës të shkollës, por edhe promovimi i idesë së krijimit të një miniteatri brenda shkollës. Për të qartësuar më mirë sa u parashtrua, duhet të bëjmë një zbërthim të detajuar të pikave që vijojnë:

a. Krijimi i një stafi pedagogjik më të kompletuar (për kulturën e përgjithshme) dhe me specifikë vetëm për shkollën e baletit, pasi mësuesit e kulturës së përgjithshme, gjithnjë vinin nga “Liceu Artistik”. Kjo bëri që të respektohen më mirë oraret dhe të disiplinohet puna me nxënësit. Ishte një ndërhyrje e domosdoshme që me të vërtetë i kishte munguar kësaj shkolle.

b. Shtimi i stafit të pedagogëve të kulturës artistike, duke kaluar nga pedagogët e jashtëm në ata definitivë, çka bëri që të rritej përgjegjësia dhe kërkesa tek secili. Duke qenë të brendshëm, mësuesit bëhen më kërkues dhe e ndjejnë ndryshe peshën e detyrës së marrë përsipër.

c. Një pikë tepër delikate që kërkonte zgjidhje të menjëhershme, ishte rishikimi i programit mësimor. Disa lëndë, të cilat u konsideruan se kishin shtrirje artificiale prej 8 vitesh, në programin e ri u ngjeshën: “Karakteri Shqiptar” që në klasat e pesta binte në kundërshti me njohuritë dhe kërkesat e mësuesve të lëndës së “Baletit Klasik”, u gjykua të reduktohej nga tetë, në katër vite. Kështu kjo lëndë do të fillonte në klasën e shtatë të shkollës tetëvjeçare e do të përfundonte në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Një tjetër moment, tepër i rëndësishëm në këtë program të ri, ishte organizimi i ekspeditave folklorike me nxënësit e viteve të treta dhe të katërta. Kjo praktikë do të realizohej çdo 2 vite, duke alternuar punën me koncertet e detyruara që u futën në program. Pra në njërin fundvit do të vihej në skenë një vepër baleti dhe në fundin e vitit të ardhshëm do të kryhej ekspedita folklorike.

d. Për herë të parë, për të kaluar në ciklin e mesëm, u vendos konkursi.

Përsa i përket kulturës së përgjithshme, organizimi ishte më i lehtë, sidomos pas sigurimit të stafit pedagogjik definitiv, pasi

106

kishte plot modele sesi ta organizoje punën. Fatmirësisht pjesa më e madhe e këtij stafi, ishte me një përvojë të madhe, e cila e pati nismën në “Liceun Artistik”. Kjo gjë bënte që edhe puna të kthehej në kënaqësi. Natyrisht këtu e ka rolin e vet edhe bashkëpunimi, por edhe mirëkuptimi.

Me respekt mund të diferencohen për punën e zellshme, mësuesit Kozeta Lelo, Liri Todi, Valbona Rrapi, Eleonora Thomai, Mimoza Tabaku, Metulla Qoku, Vera Kollazi, Sabire Asllani, por edhe shumë të tjerë. Në realizimin e suksesshëm të procesit mësimor, kontribut të veçantë kanë pedagogët e pianos, të cilët kanë ndikuar së tepërmi në nivelin e klasave, në kulturën artistike si dhe janë bërë mbështetja potenziale për pedagogët e rinj. Mund të përmendim pianistet: Iris Bijo, Anila Toka, Edlira Ostreni, Alida Avrazi, Nausika Lacaj, Eda Liku, Ilda Nënshati, Lidiana Morcka, Liliana Papuçiu, Tamara Kushe, Tefta Kapaj, Iliriana Duka, Valbona Muho, Merita Ormënji etj., të

Para shfaqjes:z. RamazanKëllezi,znj. Nermin Strazimiridhe disa nxënëse

107

Page 55: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

cilat me përvojën e profesionalizmin e tyre, procesit mësimor i kanë dhënë muzikën e vërtetë të harmonisë e të ritmit.

Organizimi i detajuar i nxënësve në periudhën 1992-93, nuk ishte i lehtë. Shkolla ndodhej në një impas, që fare thjesht mund të arrinte deri në shpërbërje të plotë. Duke vënë në qendër të vëmendjes moton “Shkolla është e shenjtë”, të gjithë e kuptuan dhe e zbatuan atë ekzigjencë që çdo aktivitet (brenda dhe jashtë vendit), të zhvillohej pa cënuar aspak procesin mësimor. Kështu në këtë periudhë, duke iu përgjigjur nevojave të kohës, krejt natyrshëm u krijuan tre grupime, brenda për brenda shkollës: aktivitetin e zhvillonin në mënyrë të koordinuar (pasi disa nxënës të talentuar mund të bënin pjesë në të treja grupimet).

1. U krijua grupi i solistëve klasikë nën drejtimin e zj. Nermin Ahmeti.

2. Në historinë e shkollës, u krijua për të parën herë, Ansambli i Shkollës, që u quajt “Të rinjtë e Tiranës” nën drejtimin e Ramazan Këllezit.

3. U krijua grupi i kërcimit modern nën drejtimin e zj. Kozeta Bakiu.

Duke pasur në qendër të vëmendjes baletin klasik, si lënda bazë e kësaj shkolle dhe destinacioni primar për të nxjerrë artistë klasikë, iu kushtua një interes i madh kësaj forme grupimesh, që do të paraprinin aktivitetet më të rëndësishme të shkollës.

Në vazhdë të traditës së mirë të shkollës për sa i përket aktiviteteve të kryera që nga nisma, u vijua edhe me vënien në skenë të Aktit të II-të nga baleti “Arrëthyesi” i Çajkovskit në vitin 1993. Këtë veprimtari e drejtoi baletmaestri Agron Alija, me kostumografi të Anila Zajmit, korepetitor Albert Jankun, Nermin Ahmetin, Arjana Pertenën, Aishe Toton, Bardha Bengun, etj.. Në pjesën e parë të mbrëmjes së baletit, nxënësit prej klasave të VI-ta deri në maturë, interpretuan: duete, variacione e pas de deux, nga baletet më të njohura nën drejtimin e pedagogëve të talentuar si Ganimet Vendresha, si p.sh. “Shopeniana”, “Vdekja e Mjellmës”, “Pas de deux nga baleti Zhizel”, valle nga

108

baletet shqiptare etj.. Në këtë koncert të parë për nivelin e lartë interpretativ, vlen të përmendim nxënëset e talentuar Migena Alite (në rolin e princeshës), Enada Hoxha, Astrit Zejnati, Isida Meçani, Elton Dimroçi, Ada Strazimiri, Jashar Karemani, Ilir Llakmani, Irdi Shaqiri, Edina Guri, Inis Gjoni, Helga Saraçi, Dion Gjinika, Jurgen Qirjaqi, Leonard Mitrushi, Fatjon Sulstarova, Elton Cefa, Erisa Gina. Mësuesit e apasionuar Mukades Erebara, Silvana Roshi, Luan Shtino, Nermin Ahmeti, Arjana Pertena, Teuta Bashari, etj., kishin punuar që ngarkesa teknike e këtyre pjesëve të përballohej me sukses nga balerinët-nxënës, që përcollën emocione të paimagjinueshme tek spektatorët. Emigrimi po tërhiqte edhe një pjesë të mirë të artistëve dhe kjo bëri që numri i balerinëve profesionistë në institucionet qendrore të artit, të binte ndjeshëm. Këtë do ta kompensonte shkolla e baletit me nxënësit e saj, të cilët tashmë ishin të kudondodhur: në TOB, në Teatrin Kombëtar, në Televizionin Kombëtar e ngado që ftoheshin. Tërë përgatitjet bëheshin jashtë procesit mësimor, mbi bazën e dëshirës e vullnetit të mirë të nxënësve. Trupa e re, me kërcime të avancuara që i përgjigjeshin deri diku edhe kërkesave në rritje të publikut, drejtohej nga mësuesja Kozeta Bakiu. Ishte kjo trupë që realizoi me sukses spektaklin e parë televiziv “Rreth fatit për 12 javë”, i cili u ndoq me shumë interes nëpërmjet sinjalit të TVSH-së në të gjithë Shqipërinë. Po kjo trupë, një vit më vonë, mbajti peshën kryesore në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë”. Spektakli “E shtuna gazmore e një qyteti” me koreograf Ramazan Këllezin, u realizua po nga nxënësit e kësaj shkolle me dinjitet e profesionalizëm. “12 në Hol1ivud” konkurs i këngës popullore, ndërthurur natyrshëm me balet, u realizua përsëri nga kjo trupë e kërcimit të lehtë, që konsolidohej vit pas viti. Vlen të përmendim këtu nxënësit që spikatën me talentin e tyre në këtë gjini si Ilir Avduli, Huejda El-Said, Ema Troplini, Elton Picari, Inis Gjoni, Ilir Sipri, Suela Llaci, Gentian Doda etj..

Një tjetër moment i rëndësishëm në këtë periudhë, ishte krijimi i “Ansamblit të shkollës”. Ishte një ide e re e lançuar për herë të parë. Ideatori ishte drejtori i shkollës z. Këllezi. Falë mbështetjes së

109

Page 56: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

mësuesve të talentuar Bashkim Braho, Hysen Male e Vasilika Cfarku dhe punës që ata kishin bërë prej vitesh, me nxënësit në drejtim të përvetësimit të karakterit dhe motiveve të valles popullore, u bë më e lehtë puna për përzgjedhjen e elementit të duhur lidhur me krijimin e këtij ansambli. Disa prej nxënësve që kanë qenë pjesëtarë të këtij ansambli janë: Ema Troplini, Kledi Kadiu, Irma Duka, Eno Birko, Elona Nallbani, Majlinda Gonxhe, Inis Gjoni, Enada Hoxha, Elton Picari, Ilir Avdyli, Huejda EI-Said, Adrian Rusmajli, Elvis Leksani, Anbeta Toromani, Elton Dimroci, Ada Strazimiri, Isida Meçani, Helga Saraçi, Esdalin Gorani, Rovena Shqevi, Dion Gjinika e shumë e shumë të tjerë.

U krijua nisma e sektorit të rrobaqepësisë, që nuk ka qenë kurrë në këtë shkollë. Në këtë sektor, u realizuan me mjeshtri kostume klasike e popullore, për të gjitha koncertet e aktivitetet e shkollës. Rrobaqepësja zj. Sabire Kodra, është dalluar për durimin e profesionalizmin e saj në realizimin e dhjetëra e qindrave kostumeve, shpesh edhe në kohë rekord. Tepër i rëndësishëm për procesin mësimor: krijimi i sektorit të këpucarisë në fillim me 2 specialistë, por shumë shpejt ata u bënë 5 vetë. Puna e tyre e palodhur, bëri që nxënësit për asnjë moment të mos mbeteshin pa papuçe e puante, të domosdoshme në punën e përditshme në studio. Ata arritën të prodhonin këpucë karakteri apo edhe opinga të trevave të ndryshme të Shqipërisë. Ishte një punë me të vërtetë e lavdërueshme. Riorganizimi i magazinës, e cila në vitet 1992, nuk kishte veçse vlera minimale, ndërsa pas disa vitesh pasurohet me kostume klasike e popullore nga të gjitha trevat.

Nuk mund të mos kujtohemi në veçanti edhe për ata nxënës që sot janë ikona e vlerave të kësaj shkolle e që kanë ndryshuar imazhin e Shqipërisë si: Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Anbeta Toromani, Leon Çino, Eno Peci, Astrit Zejnati, Altin Koruti, Isida Meçani, Migena Alite e shumë e shumë të tjerë, që kur vijnë në atdhe për të shuar mallin, nuk harrojnë të kthehen e të falënderojnë mësuesit e tyre të devotshëm, të cilët vazhdojnë t’i dedikojnë jetën këtij arti të mrekullueshëm, që me sa duket rrjedh në dejet e shqiptarit.

110

tre drejtues ndër Vite

A rjan Sukniqi, fill pas përfundimit të “Akademisë së Arteve", në periudhën kohore të eksodit të viteve '90-të, shkon në Gjermani si emigrant ku punon për rreth gjashtë vite. Kthehet në Shqipëri, ku për tetë vite me radhë drejton “Shkollën Kombëtare Koreografike”. Gjatë periudhës kur ai drejtoi, u përpoq

që të vijojë punën e nisur qysh nga 1992-'93, për promovimin e baletit modern me nxënësit e shkollës. Por sigurisht disiplina kryesore, baleti klasik edhe në ato vite të vështira të përpjekjeve të gjithanëshme të mëkëmbjes së vendit, në saje të bashkëpunimit dhe të angazhimit të pandërprerë të punës së stafit pedagogjik, e ruajti karakterin përcaktues të shkollës. Gjatë drejtimit të Sukniqit (deri në 2005), janë të shumta rastet kur Shqipëria, në evenimente të ndryshme ndërkombëtare, është prezantuar me nxënësit-balerinë të shkollës. Në turne të kësaj natyre, nën organizimin e Sukniqit (në SHBA, Danimarkë, Austri, Itali, Greqi, Turqi etj., etj.), ka pasur jo pak raste që shkolla është vlerësuar me trofe të ndryshme. Disa nga veprat që janë lëvruar me nxënësit, përgjatë periudhës së drejtimit tetë vjeçar të Arjan Sukniqit Z. Në Turqi: trofe për shkollën

111

Page 57: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

janë: baleti “Bukuroshja e Fjetur” me koreograf Agron Aliaj, “Karmen” me Pëllumb Agalliun, “Bolero” me Luan Shtinon, “Zhizel” me Alma Mushanin, “Cuca e Maleve” Arjan Sukniqi, “Françeska da Rimini” Arjan Sukniqi, “Karmina Burana” Arjan Sukniqi etj..

V lash Kallamata drejtoi shkollën, në periudhën 1982-1983. Gjatë këtij fragmenti kohor, ruajti të paprekura arritjet në disiplinën klasike të shkollës duke i lënë hapësira vetëveprimi të gjithë stafit pedagogjik. Vlashi, karakterizohej nga gjallëria dhe prakticiteti në rolin e drejtuesit., duke mbajtur komunikim të pandërprerë me kolegët e tij. Për më tepër,

me prirjet e tij individuale organizuese në drejtim të folkut apo kërcimit popullor, Kallamata u përpoq të bënte hapa përpara në angazhimet e shkollës. Ai vuri në skenë disa valle popullore e organizoi me nxënësit koncerte të ndryshme jashtëshkollore.

M iranda Shehu, u diplomua në specialitetin e koreografisë pranë “Akademisë së Arteve”, në vitin 1987. Emërimi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në “Degën e Koregrafisë”, bëri që brenda një periudhe të shkurtë kohe, tek Miranda të vihen re vlerat organizuese për sa i përket ndërtimit të marrëdhënieve shumëplanëshe që kërkojnë klasat e baletit. Në 1989, Miranda caktohet në drejtimin e “Degës së koreografisë”. Me përpjekje konsekuente për të ruajtur normat e disiplinës artistike e me kërkesë llogarie ndaj stafit të saj pedagogjik, ajo për vitin shkollor që ishte në drejtim, çoi përpara gjeneratën e nxënësve-balerin. Më 1990-ën, Miranda Shehu, për një periudhë të pacaktuar largohet nga Shqipëria, duke ia besuar drejtimin e shkollës kolegut Ramazan Këllezi. Sot e kësaj dite ajo ndodhet jashtë shtetit.

112

kujtesë dhe AnAlizëme Vështrimin nGA horizonti

Agron AliAj

skënder selimi

Albert jAnku

1. Nga fluturimi i ëndrrës në realitetin fluturues

2. Të ecësh mbi pasuritë e traditës

3. Që të përçohet më tej çdo impuls...

Page 58: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

ngritur duart. Por mbi çdo gjë që lidhet me formën e përgjithshme estetike të fizikut, më tërhiqte ekspresiviteti i lëvizjes. Më rëndonte shumë mendimi i arritjes së kërcyeshmërisë. Doja t’ua imponoja edhe fëmijëve, ëndrrën e mrekullueshme të fluturimit kërcyes, të lëvizjes së lehtë në tokë, të vallëzimit me sa më pak zhurmë, mundësisht që të fluturonin duke u mbështetur thellë në plie, sepse që të fluturosh lart, duhet të kesh mbështetje të fuqishme në tokë. U thoja fëmijëve, se “duhet të rrëshqasësh lehtë si ajo pupla, që e shtyn flladi i mëngjesit”. Në fund të çdo ushtrimi, unë doja që ata të merrnin poza të ndryshme: si zogjtë apo si fluturat, jo vetëm duke u shëmbëllyer asaj çfarë shfaqet reale në natyrë, por doja të provokoja fantazinë e tyre fëminore. Me pak fjalë, punoja që nxësve t’ua jepja besimin se mund të kthehen nga qenie “krejt të zakonshme”, në qenie artistike “jo të zakonshme”. Në psikologjinë time, buçiste fjala: “fëmija imiton më mirë se i rrituri”, prandaj e demonstroja vetë lëvizjen, jo thjeshtë mekanikisht, por me një qëllim tjetër. Kam dashur përherë t’ua nxjerr jashtë e t’ua vë në shërbim të kërkesave artistike, botën e tyre shpirtërore. Këtu e kam parë çelësin e suksesit. Në fakt, këtu qëndron edhe sekreti që çdo artist i mirë, ta pushtojë skenën.

Në përmbajtje, kjo është edhe pedagogjia e sotme e kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ora e mësimit është një komunikim i vazhdueshëm, i panxituar, me vëmendje, me dëshira e me ndjenjën e së bukurës në mendjen tënde, për t’ua rrënjosur fëmijëve dëshirën ëndrrimtare të kërcimit. Nuk mund të ketë kënaqësi më të madhe për mësuesin, që e shikon lulëzimin e idesë së vet, në krahët fëmijës, në ato krahë të njomë që hapen e hapen duke u ngritur lart për të pushtuar hapësirat e pafund të jetës me emocionet gjithëpërfshirëse që fshehin kërkesat e përkryera të mjedisit skenik. Për t’i lidhur ato vajza e djem të vegjël me valët magnetike të këtij artit tonë, seriozitetin, unë e kam konsideruar si elementin vendimtar në punë. Serioziteti është për mua kumti i parë, i cili duhet ngulitur në mendjen e shpirtin e fëmijës që ka zgjedhur të bëhet balerin. Ky seriozitet, duhet kthyer në një tatuazh që nxënësi ta shikojë në trupin e vet, në çdo moment të jetës madje edhe

115

ngA Fluturimi i ëndrrësnë reAltetin e Fluturimit

I shin fillimet e punës, kur sapo kishim ardhur nga studimet. Më shumë se çdo gjë tjetër, na hante meraku për të ngritur shkollën. Në aparencë, ëndrra jonë shkonte shumë larg: një vend ballkanik si i yni, më i prapambeturi të kishte shkollën e vet të baletit. Megjithatë në vjeshtën e 1957, bashkë me kolegët e mi, pas shumë vështirësish, pranë Teatrit të Operës dhe

Baletit, e hapëm këtë shkollë baleti, e cila tashmë u bë 50 vjeçare. Në qoftë se shumë njerëz të kulturës e të artit, në atë kohë, e quanin të panevojshme, ne e kishim shprehur mendimin se kjo hapje e shkollës, do të ishte një eveniment tepër i rëndësishëm për të gjitha sferat tona artistike. Brenda pasionit tonë, do të përjetonin përpjekjen e fuqizimit e të institucionalizimit. Dikujt vazhdonte t'i dukej një aventurë e kotë "për një vend të vogël siç është Shqipëria jonë...".

Isha i ri dhe e mora me shumë energji këtë aventurë, që lodhjen ma kthente në pasion. Nuk duhet harruar, se përgjegjësia për të mbajtur në këmbë repertorin e teatrit, për mua nuk ishte e pakët: kërkohej sforcim i jashtëzakonshëm, fizik e shpirtëror. Dhe vitet, që nxitimthi i linim pas, treguan se kjo do të bëhej stili i jetës (për ne që e kishim zgjedhur me vetëdije këtë rrugë të mundimshme të baletit). Në çdo orë mësimi, që unë nisja, e konsideroja veten të ndarë e të stërndarë në shumë pjesë: kujdesi dhe serioziteti i mësuesit që synon të arrijë suksesin në mënyrë të përditshme, i përkiste proporcionalisht dhe pa bërë diferencime, çdo nxënësi. Hyja në klasë me mendimin se çfarë të metash ka secili nga nxënësit e mi. Shpesh mes fëmijëve, më dukej vetja si mjeku, që kujdeset për shëndetin e së ardhmes së tyre. Ua ktheja thembrat, u rregulloja shpinën e qëndrimin, duke ua

114

Page 59: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

ngjyrimi të përkuljes, të madhështisë e të krenarisë. Pikërisht në shpatullat qëndron bukuria e gruas, por edhe e burrit dhe në vendosjen së bashku me bustin ato krijojnë atë harmoni me duart e tërë trupin, që e bëjnë leksikun koreografik të aftë për të përftuar një oqean lëvizjesh.

Është në vijim pastaj, mezi, që bashkon pjesën e sipërme me atë të poshtme duke i dhënë jashtëzakonisht hijeshi trupit tonë. Vithet me linjat e ngritura i përkasin një elementi (mjaft të spikatur në skulpturën antike), ku realizohet një thyerje trupore, për të krijuar harmoninë e bukurinë e lidhjes me çapokun e pastaj me këmbët (si pjesë e sipërme e gjymtyrës: femurit). Këmbët e fuqishme të skalitura nga muskujt, mbërthyer bukur me gjunjët, krijojnë hirin e lëvizjes - hedhjen, amortizimet e buta të zhvendosjes dhe rendjen. Këtu në këtë pjesë trupi, realizohet zhvendosja, ku natyrshëm marrin pjesë edhe duart. Pulpa kur është e bukur, të mahnit me formën e rumbullakosur që formon kofshën me muskujt e përpunuar, të cilët përçojnë elasticitetin në të gjithë trupin. Qafa e këmbës, gjithmonë elegante, sikur e zbut goditjen e pulpës, për të krijuar ritmikën e domosdoshme estetike deri në perfeksion. Këmba me padjomin ose trinën e ngritur, zbukurohet nga falangat, që herë të shtrira e herë të ngritura, japin zhdërvjelltësinë e një lëvizje deri në kontaktin me tokën.

Në këtë përshkrim të përciptë, dua të shpreh adhurimin që çdo koreograf, çdo pedagog e madje çdo njeri, shpreh për perfeksionin e trupit njerëzor. Kërkohet të jesh poeti, piktori, skulptori, muzikanti e të shikosh në të, pafundësinë e së bukurës, “çmendurinë artistike” kur trupi lëviz për të shprehur çfarë ka mendja, zemra e shpirti brenda tij. Ndërkohë, përvoja e jetës sime pas këtyre 50-viteve, në përpjekjen e pandërprerë për të transmetuar, para së gjithash, “çmendurinë artistike”, më ka mësuar se kualitetet artistike përpunohen e arrihen, në radhë të parë në mendje e pastaj, për pasojë, s’ka sesi të mos shkojnë, të bëhen të përvetësueshme dhe të zbatueshme nga trupi apo muskujt.

Kur hapen siparet e skenës, ai që e njeh deri diku se çfarë është kërcimi (por edhe atë që shijet estetike për art e çojnë drejt një shfaqjeje koreografike), qysh në hapat e para, arrin ta dallojë pasionin

117

kur të rritet. Është padyshim kjo, shenja që e bën të kujtojë kualitetin e lëvizjes vallëzuese. Dhe qysh në pozicionin e parë të kërcimtarit, unë kam synuar ato rregulla të arta që ta ngrenë lart aspektin ekspresiv: Sytë janë gjithçka për kërcimtarin. Në shikim, reflektohet qëndrimi i të gjithë trupit në përputhje të plotë me atë çfarë ndjen brenda vetes: pikërisht këtu hidhet shkalla e parë interpretative e kërcimtarit të ardhshëm që do të depërtojë hapësirat e pafund të qiejve të baletit. Qëllimi është gjithmonë ngritja lart, sforcimi për të fluturuar, çka bëhet edhe lajtmotiv i pliesë. Duke punuar në thellësi, këtë lëvizje të vështirë, duhet ta ndihmojë fantazia, se ideja e kërcimit është ai vrull i brendshëm, që të jep shkëputjen nga toka, për të fluturuar lart drejt ëndërrimit të lumturisë.

Edhe çasti i mësimit të ngritjes në maje të gishtërinjve, buron nga e njëjta dëshirë dhe ndoshta bëhet edhe më sinjifikative shprehja e dëshirës për lartësimin e ngritjen nga toka. Lart, lart, lart, me fizik, me psikikë dhe me zemër. Edhe çdo lëvizje tjetër, veç figurës estetike, për mua ka pasur qëllime të caktuara në përfaqësimin e logjikës së përgjithshme artistike... Dua ta jetoj në thellësi edhe skalitjen e krijimit koreografik dhe kjo më dhuron atë forcë që më bën ta harroj jetën përreth, për të hyrë në jetë tjetër: atë të lëvizjes. Dua ta shpreh pa fjalë ndjenjën që e mbart në qënien time, atë çfarë më nxit fantazinë, dua ta kthej në realitet. Si me skenën ashtu edhe pa skenën pranë, unë kërkoj në plotësi misionin ku e kam gjetur veten. Si kompozitori me muzikën, si piktori me ngjyrat dhe si skulptori me baltën edhe unë dua të përfshihem i tëri në magjinë e lëvizjes njerëzore. Nuk ngopem së pari mrekullinë e krijesës sonë njerëzore, të përshtatur absolutisht për lëvizjen e përkryer koreografike: tek qëndrimi i kokës, gjej delikatesën që zbërthen ligjet e ekuilibrit: sa bukur qëndron ajo mbi shpatullat për të shprehur çdo gjendje shpirtërore përmes gjestikulacioneve që pasqyrohen në fytyrë.

Pastaj vijnë krahët. Sa gjëra mund të thuash me to: të gjitha mendimet njerëzore, ëndrrat, tmerrin, urrejtjen, mëshirën etj. Shpatullat e fuqishme ose të brishta, gjatë rrotullimit krijojnë mijëra variante

116

Page 60: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

gjymtyrëve dhe tërë trupit, koordinimin e lëvizjes përmes koordinimit të gjymtyrëve dhe çdo pjese trupore, luftën vetijake për të arritur të bukurën, duke ua demonstruar vetë nxënësve gjatë gjithë kohës.

Pedagogu ka në dorë shumë mjete për të përcaktuar temporitmin e klasës së tij, por ai shfrytëzon edhe çdo kategori estetike, për të edukuar me të bukurën. Prandaj është e domosdoshme që tek nxënësi të nxisësh vlerësimin artistik. Skulpturat antike, greke e romake, pikturat e të gjitha kohërave, të flasësh për muzikën klasike por edhe atë moderne, janë norma pune që duhet të edukojnë shpirtërisht nxënësin-balerin me standartet e vlerësimit artistik. Po aq të domosdoshme janë, lidhjet e botës së nxënësit me të gjitha shprehjet aplikative të ditës në artet e ndryshme pamore. Koncertet e ndryshme jo vetëm në fushën e baletit, por ato simfonike, interesimi për ekspozitat e pikturës e skulpturës e për të kaluar deri në vlerat edukative-njohëse të filmit (për të cilat sot nuk ka asnjë vështirësi), janë pjesë e formimit artistik të nxënësit, që nuk mund të kontrollohet siç duhet nga mësuesi, pa pasur para së gjithash formimin e mirë, vetë ai i pari. Sinqeriteti dhe dashuria për këtë punë që nuk mund të vlerësohet (kur bëhet me ndërgjegje të pastër), duke qëndruar pa u shkëputur asnjë moment nga vështirësitë që shfaqen natyrshëm në ato krijesat të njoma e pa përvojë, përcaktojnë edhe nivelin e pedagogut. Largpamësia e pedagogut vetëveprues është e domosdoshme, por edhe përshtypjet e mbresat e nxënësit, që të udhëzojnë nga dita në ditë duhen kërkuar në forma të ndryshme: gjithmonë me urtësinë pedagogjike. Nënvleftësimi, për të mos thënë përbuzja, që mund t’i bëhet nxënësit, për të kaluar në krahun tjetër të nëpërkëmbjes së autoritetit të pedagogut, trajtimi i diferencuar dhe hatërzimet që shkojnë e lidhen me njohjet familjare, korruptimi materialisht, padrejtësia në dhënien e vlerësimit, kalimi i problemeve përciptas ose ndëshkimet dashakeqëse, rrënimi shpirtëror duke e lënë nxënësin në rrugë të gabuar dhe shumë e shumë vese të tjera që mund t’i kem hasur gjatë këtyre pesëdhjetë viteve të ushtrimit të pedagogjisë, sot më flasin shumë mbi rolin që ka pedagogu në formimin e individualiteteve artistike. Kapaciteti pedagogjik, vlerësohet me mirënjohjen, që nxënësi yt shpreh për sa i takon arritjes

e kërcimtarit - si thirrje e brendshme të këtij të fundit. Pedagogët e artit të kërcimit, shpesh bien në mendime. Shpesh dukuritë e rritjes fizike (materiale trupore) gjejnë mospërputhje me zhvillimet dhe pasqyrimin e perceptimit të brendshëm të ngacmimit artistik shpirtëror. Pedagogu i mirë duhet t’i japë zgjidhje, këtyre dy rrugëve, që përcaktojnë individualitetin e artistit të ardhshëm. Çudirat dhe diferencimet, sesi mund t’i përgjigjet gjuhës koreografike, njëri nxënës apo tjetri, për pedagogun janë shqetësimi i vazhdueshëm, që kalohet me dashurinë, e cila i vlon përbrenda, pikë së pari, atij vetë. Shpjegimi i dashurisë për kërcimin, asnjëherë nuk mund të harrohet, se mbështetet edhe në dëshirat njerëzore të një qenie të lirë. Kështu në sallë vihen përballë dy krijesa: pedagogu me eksperiencë artistike dhe fëmija që në vështrim të parë është si një kartë e bardhë cigareje. Ke përpara teje, nxënësin, i cili vjen për të mësuar, pa pasur asnjë përvojë në lëmin e kërcimit. Nuk duhet harruar se edhe ai fëmijë që të lihet ty në dorë, ka personalitetin e tij, dhe në fund të fundit është një qenie e lirë ashtu si dhe ti. Problemet janë komplekse qysh pa nisur nga puna, e cila varet se si do të shkruajë pedagogu mbi këtë kartë të bardhë. Vërtetë mosha, por edhe vetë pozicioni i punës mund ta imponojë respektin tek nxënësi, por komunikimi presupozon shikim të drejtpërdrejtë, me sytë e artistit para artistit. Fillimet janë të vështira. Druajtja, pasiguria, heshtja totale e brendshme ndaj reagimit që kërkon salla, janë pengesat e para që i kemi kaluar edhe vetë ne pedagogët, për të arritur pastaj deri në atë fazë ku zë fill zbërthimi i brendshëm i shpirtit artistik të një nxënësi.

Këtu psikologjia jonë, përcakton edhe mjetet e përshtatshme të komunikimit të gjatë, me mirëkuptim të dyanshëm. Ky komunikim për ty si pedagog duhet të jetë harmonik, duke imagjinuar se në sa nxënës ka klasa, në aq pjesë është ndarë mendja jote por edhe dashuria jote për këta balerinë të ardhshëm që presin fjalën tënde të ngrohtë. Pedagogu i mirë shkrihet i tëri, për të arritur që qysh në fund të vitin të parë, ta shikojë veten në unitet të plotë veprimi. E hyrja në baletin klasik është një proces i gjatë dhe shumë i durueshëm. Me të njëjtën harmoni e unitet veprimi, duhet të flasësh për misionin e kërcimit, të përpunuarit e

119118

Page 61: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

mund të bëhesh artist. E bëj baba duhet të thoje”. Por kjo nuk do të thotë se besimi në vetvete mund të marrë përmasa që të të çojë në delirin e madhështisë. Gjithçka ka masën e vet, na thonte Mesereri. E deri në moshën 50 vjeçare ai kërceu si solist i parë i “Balshoit”. “Deri këtu tha”. Çdo gjë mbyllet me nder. Atë natë të daljes në pension, ne nxënësit e tij e ngritëm në krahë dhe çuam në gabinën e tij. Kishte mbushur të 50 vitet, aq sa ka mbushur edhe shkolla jonë (e në të vërtetë, ai nuk doli në pension, pasi deri në moshën 80 vjeçare me metodologjinë e tij perfekte formoi breza të panumërt balerinësh). Edhe shkolla jonë i mbushi pra të 50 vitet, por këtu ka diçka tjetër. Nuk kishte asnjë suport. Ajo ëndrra jonë e rinisë nisi nga zeroja dhe u realizua nëpërmjet një sërë brezash balerinësh shqiptarë, të dalë nga duart tona. Kur kujtoj klasat e shumta me të cilat kam punuar apo meditoj mbi atë investim energjish mendore e fizike, mbi tërë ata balerinë ose në dhënien e profesionit të mësuesit tek shoqëruesit e baletit, nuk më besohet. Puna e dyanshme në teatër e në shkollë, ka bërë që unë të mos kisha asnjë moment për ta jetuar jetën time. I tërë mendimi im ka qenë përqendruar në marrëdhëniet e ngushta për skalitjen dhe arritjen e përkryerjes së lëvizjes e formës së nxënësve dhe balerinëve. Provë pas prove, gjetje pas gjetjeje, për të arritur ringjalljen e figuracionit artistik të mbështetur në zbërthimet e harmonisë muzikore, që gërshetohej me fantazinë time, përjetimet e ndryshme emocionale deri në kulminacionet e interpretimeve skenike, ku, ndonëse urimet e përshëndetjet e sinqerta për nivelet nuk kanë munguar, mua shpesh më ka shoqëruar heshtja: boshllëku i brendshëm i atij që mendon edhe detajin më të vogël, duke bërë bilancin se çfarë u realizua e çfarë mbeti pa bërë siç duhet.

Procesi i punës pedagogjike, lidhet ngushtë me krijimtarinë e vëniet në skenë. E vetmja pasqyrë ku duket sesi është pjekur fryti i punës me nxënësin, mbetet skena. Këtu duhet insistuar gjithnjë e më shumë. Veç punës krijuese të koreografit, skena zbulon mundin e djersën e derdhur nga pedagogu, për skalitjen e tipareve artistike të nxënësit të tij, të cilit skena i jep emrin e bukur të “artistit të baletit”. Janë një sërë procedurash, që t’i kërkon njësoj formimi i nxënësit,

në adhurimin e artit të bukur të baletit. Sa kënaqësi ndjen, kur ia mbërrin ta kontrollosh energjinë e brendshme që ka çdo pjesëtar i klasës tënde, për ta drejtuar e bashkuar atë më pas, deri në shpërthimin e vërtetë të një stuhie artistike në procesin tënd mësimdhënës. Kuptimi i nuancave të interpretimit epik, lirik, humoristik etj. merret nga krijimtaria e mirëfilltë poetike, por edhe përmes skenave të ndryshme që janë në përfytyrimin e pedagogut.

Kësisoj konkluzioni i punës pedagogjike, duhet t’i krijojë nxënësit një shembull të padiskutueshëm. Sot e kësaj dite, në këtë moshë, unë kam qejf ta shpreh se kam punuar me pedagogun më të mirë të “Teatrit Balshoj”. Nëse në shkollën shqiptare kam dhënë profil pune, është merita e tij që më ka mësuar shumë gjëra të drejta. Mirënjohjen unë vazhdoj ta shpreh, në të njëjtën mënyrë, ngado ku udhëtoj edhe nëpër botë. Porositë e tia në jetën gjashtëvjeçare të studimit, që më kanë drejtuar në çdo veprim artistik, për mua kanë qenë një ushqim i pasosur. Asaf Mesereri ishte i thjeshtë, i ngrohtë dhe nuk dinte kurrë ta ngrinte zërin. Për çdo mbrëmje, unë i shkruaja porositë e mësimet e tia. Thoja me vete: “do të më shërbejnë për tërë jetën...”. Në çdo veprim artistik, siç thoshte ai, unë kam kërkuar qetësinë e harmoninë e “bashkëbisedimit të mënçur” në dobi të mësimdhënies.

E kujtoj fare mirë mësuesin tim, kur më porosiste: “Të paaftët, do t'i keshë kudo në jetë. Ruaju prej tyre, kujdes Agron, sepse janë në gjendje të përpijnë e të të pengojnë në çdo hap që me talentin tënd nuk ia del dot. Sidomos në fillimet e mia të pedagogjisë, porositë e tia, më shoqëronin në çdo orë mësimi. Jam përpjekur t'ua jap nxënësve të mi, forcën e brendshme të përballimit të situatave me besimin në vetvete. Si në çdo fushë tjetër arti, në balet s'mund të bësh as edhe një hap të vetëm pa kurajën e ushqyer nga “çmenduria artistike”.

Qëllonte që ne, në momente të veçanta, të topiteshim dhe të binim në pesimizëm. Mesereri na vinte dorën në qafë: “Kurrë nuk duhet thënë nuk e bëj dot këtë apo atë lëvizje". Kur Shaljapin, pyeti të birin që studionte për pikturë: “A mund ta bësh një pikturë të tillë kaq të bukur?” dhe djali i tha: “Ta provoj baba”, atëhere ai i tha: “Ik, se nuk

121120

Page 62: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

apo heraherës e ndjej zbehjen e axhilitetit të lëvizjeve, them se në saje të pasionit e fantazisë, mund ta përballoj ende gëlltitjen e pluhurit të sallës e të skenës, për ta dhënë ende përvojën time.

Kur më del herët gjumi i mëngjesit, më pëlqen pamasë ta dëgjoj, ta ndjek e ta prek me dorë zbardhjen e ditës së re përreth meje. S’ka më bukur se ta përjetosh qetësinë e çastit të lindjes së ditës së re, nga mahnitja shpërthyese e agimit në pafundësinë e ngjyrave. Në të vërtetë aspirojmë në një shekull të ri, e në çdo ditë të re, nuk dua t’i bëj më ata llogaritë se “çfarë bëra e ç’lashë pa bërë”. Pi kafenë dhe në imagjinatën time, rrafshohen të gjitha kodrinat e vështirësive të asaj epoke të mbarsur me kufizimin e artit.

Për atë hapësirë që na u lejua, jam i ndërgjegjshëm se kam bërë sa munda. Jetën e jetova plot pasion. Shqetësimin dhe ethet e artit tim, i ndjeva në emocionin, por edhe duartrokitjen e artdashësve. Gjurmët e këtij arti të mrekullive, tani bëhen të pranishme në trupat e artistëve që e kanë çuar emrin e Shqipërisë në maja të paimagjinueshme. Paradoksi i një Shqipërie të superndrydhur, që duke nisur nga koha e eksodit, do të konfirmonte më mirë, ekzistencën e një baleti klasik të restauruar, për ne artistët do të thotë, se me vullnet e me punë arrihet çdo gjë. Nga ajo prapambetje e rrënjosur, në përpjekjen për të ndryshuar rrënjësisht, d.m.th. për të rrënuar ferexhenë e injorancën, të dalësh e të kërcesh me paçkë nëpër skena e nëpër fshatra, do të thotë që me frymëmarrjen e artit, të përmbysësh një epokë e t'i japësh drejtimin nga liria e zhvillimi.

Pavarësisht se shoqëria, e pa veten të ndrydhur nën rreptësinë e një kontrolli që çensuroi përpjekjet e artistëve, zhvillimi nuk kishte sesi të frenohej. U arrit deri në sulmin e drejtpërdrejtë ndaj lirisë estetike që shpesh pengohej me dogmën e kohës. Donin që baleti klasik të përçudnohej, por si perla që bie në tokë dhe shkelet nga kalimtari e mbulohet me baltë, me të dalë moti i mirë ajo shpërtheu në lulëzimin mijrangjyrësh.

Agron AliAj (Artist i Popullit)

por edhe njëherësh ai i balerinit: duhet të interesohesh deri për jetën private të tjetrit, në harmoninë familjare, në shëndetin e përditshëm, hallet e mosmarrëveshjet që e shoqërojnë, ushqimin, humorin e për të përfunduar deri në korrektesën e shpërblimit për të mos ia ngrënë hakun e punës tjetrit. E tëra kjo të bën të harrosh veten e hallet e tua.

Sot në këtë moshë, pas 50 viteve të shkollës, nxënësit e mi unë i shikoj si zogjtë që kanë fluturuar në katër anët e botës, dikush me suksese e dikush me vështirësi dhe jam i kënaqur se në përpjekjet e arritjet e tyre të vazhdueshme jam edhe unë. Kanë sukses, rriten e plaken pak nga pak. Por unë qesh me veten time, sepse sado që të kalojnë vitet, ata do të mbeten “fëmijët e asaj çmendurie artistike” që më rrëmbeu jetën time dhe tanimë qarkullon në limfën e degëve të pemës 50 vjeçare. Janë degë të shtrira anë e kënd nëpër botë. Nxënësit nga shkolla i drejtohen skenës e ky është një proces i pandërprerë. Vinë gjithnjë të rinj... të tjerë... të tjerë: kjo është jeta. Shtatë breza kanë kaluar nëpër duart e mia, e ka mjaft nëna e baballarë që sot gëzojnë pensionin prej asaj skene të shenjtë, që e kam dashur dhe e dua më shumë se jetën time.

Unë vazhdoj të punoj me fëmijët e tyre për t’i dhënë perfeksionin e asaj lëvizje që ma mbush çdo ditë jetën time. Vazhdoj t’i shërbej Terpsihorës (perëndesha e vallëzimit sipas mitologjisë greke), me të njëjtën devotshmëri e dashuri për “çmendurinë time artistike”, pa ndërruar vend. Shpesh më merr malli për shumë nga kolegët e mi, që vendosën të largohen qysh nga fillimet e demokracisë. Megjithatë, rrallëherë dëgjohemi në telefon. Në atë zile telefoni, pres informacione nga më të ndryshmet. Ish-nxënësit, entuziastë, më njoftojnë për arritjet e jetës së tyre, shpesh duke më falënderuar.

Natyrisht ka edhe nga ata që s’duan t’ia dinë se ç’ndodh me vendin e tyre e jo më për ish-profesorin që u dha jetën e baletit... Ç’të bësh, indiferenca dhe egoizmi, për të arritur tek ajo që është më e madhja “mosmirënjohja”, e kanë shoqëruar gjithmonë këtë njerëzim të mjerë... Gjithsesi, unë ngrihem çdo mëngjes me po të njëjtat energji “që mi jep Terpsihora”. Ndonëse në pasqyrë, syrit tim nuk i shpëtojnë rrudhat

123122

Page 63: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Premisë organizimi: minishkolla në “TeaTrin e oPerës”

Po, në vitin 1956, në Teatrin e Operës dhe Baletit, erdhi grupi i parë që kishte mbaruar shkollën jashtë shtetit dhe të gjithë ishin të përgatitur shumë mirë nga ana profesionale. Kjo bëri që të vihej re një ndryshim i aktivitetit të përgjithshëm. Por, çështja kryesore, ishte se ne, trupën e kishim akoma të paformuar nga ana profesionale. Unë atëherë kam qenë udhëheqës artistik i “Trupës së Baletit” dhe si baletmaestër më duhej të kisha një trupë të mirë. Të sapoardhurit, ishin solistë dhe solistët kanë nevojë për trupë, kanë nevojë për atmosferë, kanë nevojë për mbështetje. Skena domosdoshmërisht i kërkon këto. E unë atëherë mendova, që pranë teatrit, të hapej një studio. Natyrisht u mor një vendim i brendshëm nga teatri, pasi nuk ishte e nevojshme që të përcaktohej nga Ministria. Zgjodhëm disa elementë me të dhëna profesionale të mira dhe filluam të punojmë pranë teatrit. Aty ishte vetëm një lëndë: “Baleti Klasik”. Qëllimi ishte të arrihej formimi nga pikëpamja profesionale, për t’i dhënë përgjigje interpretimit skenik. Kështu u punua për rreth dy vjet pranë teatrit. Ndërkohë ne i bëmë rë gjitha përpjekjet, për të pasur shkollën e baletit ashtu siç duhet dhe që ajo të ishte shkollë e përpiktë për të na e siguruar vazhdimësinë, pasi kuadri gjithmonë duhet të përtërihet. Kjo studio u mbyll, kur u hap shkolla e baletit, por këtu patën fat gjashtë vajza, nga të cilat mbetën vetëm pesë. Nga të gjashtat, njëra u ndryshua, për arsye të politikës duke hyrë një tjetër. Por atje ku shkuan, kishte konkurse që s’të linin. Kështu pra konkluzioni: ajo që duhej të hynte mbeti jashtë, ndërsa kjo që i zuri vendin, nuk u pranua. Vajzat, studiuan derisa u prishën marrëdhëniet me B.S. dhe u kthyen, me një kualifikim të mirë. Filluan punë në teatër, duke u bërë soliste të dyta e duke e forcuar masën profesioniste.

Themelimi i shkollës shqiPTare: sisTemi unik klasik

Pra, erdhi momenti i duhur dhe u hap shkolla e baletit. Natyrisht, këtë shkollë, i gjithë grupi ynë që erdhëm nga jashtë, e kishim për detyrë ta organizonim sa më mirë. Unë isha caktuar në teatër, ku isha

të ecësh mBi pAsuritë e trAditës

N ë një emision televiziv, më pati bërë përshtypje mënyra e tij krejt origjinale në lançimin e problemeve lidhur me zhvillimet dhe pritshmëritë në art. Ai është në një moshë që reflekton pjekurinë dhe koncentratin e mendimit. Nuhatja artistike e tij dhe background-i, si figurë multidimensionale, bënë që ta fiksoja në kujtesë shikimin e tij të zgjuar. Në bisedat

fillestare që patëm konsumuar me kolegen, gjatë piketimit të punëve, patëm nënvizuar emrin e prof. Skënder Selimit, në hapësirat e njohjes së mirëfilltë e të kualifikuar të hallkave të baletit shqiptar…

Prof. Selimi, kaloi nga shkolla për të tjera probleme dhe e bëmë me dije për librin e saponisur. Shprehu menjëherë pëlqimin për këtë ide dhe pikërisht këtu, nisëm të shkëmbenim mendimet ashtu së bashku. Më në fund kërkesës për një intervistë, ai iu përgjigj me thjeshtësi: “Çfarë t’ju them më tepër, mendimet e mia mund t’i gjeni fare mirë në botimin tim të kohëve të fundit”. Duke qeshur i shtova: “Sigurisht që është një preokupim më tepër për ju, por do të ishte me mjaft vlerë që ta ruanim sa të mundnim origjinalitetin e freskinë e argumentit të këtij libri unik për dimensionet e shkollës së baletit shqiptar…”. Pranoi e vazhdoi të tregojë interes për këtë nismë të angazhimit tonë. Na inkurajoi, për t’iu përgjigjur me durim akumulimit të lëndës dhe më së fundi ramë dakord të takoheshim të nesërmen... Sigurisht, të nesërmen, u nisa nga shtëpia me një mendim të saktë: profesori e kuptoi mjaft mirë, se cila do të ishte specifika e argumentit por dhe konturimi i përgjithshëm ideor të intervistës... dhe në të vërtetë, u desh të bëja pak ndërhyrje (ndoshta edhe të parëndësishme), për të regjistruar të pastër, tërë mendimin e tij, pa ia shkëputur fillin:

125124

Page 64: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

përpara dhe disa gjëra, dalin të përshtatshme për t’u vendosur, por gjithnjë brenda sistemit e jo për ta minuar këtë sistem, sepse ai e ka vënë vulën tashmë. Është pikërisht ky sistem, që mbart emërtimet e caktuara. Ndërkohë manierat moderne, nuk përmbajnë asnjë emërtim. Arti zhvillohet në opera dhe në gjini të mëdha. Të shkosh në “Operën e Parisit” ose në “La Scala” të Milanos, këto gjëra nuk shkojnë. Të shkosh p.sh. qoftë edhe në Gjermani, që ka një tendencë, një farë modernizmi dhe përsëri nuk hasen këto shprehje. Në të gjitha teatrot e mëdha, në teatrot shtetërorë, njihet respektivisht rruga e sistemit klasik të baletit. Në 1555, kur është krijuar baleti i parë në botë, ekzistonte një strukturë tjetër, se dominonte vallja popullore. Me t’u krijuar Akademia e Artit, u përcaktua sistemi klasik, si formë e veçantë që kishte edhe emërtimet përkatëse, të cilat lindën në Francë. Kjo lëvizje emërtimi edhe sot njihet në të gjithë botën. Gjatë kësaj rruge të gjatë u krijuan lëvizje të reja që nuk njiheshin në atë kohë. Sigurisht, u krijuan nga autorë me eksperiencë dhe me kulturë të madhe profesionale. P.sh. kemi lëvizjen që i themi arabesque. Këtë e krijoi baletmaestri Vigano - ai është krijuesi. Kjo lëvizje e re u ngjit brenda kulturës klasike dhe e zhvilloi akoma më tepër dinamikën shprehëse të baletit. Përmes arabesque-ut, artisti mund të shprehë kush e di se sa emocione, përfshirë: gëzimin, harenë, dhimbjen, vuajtjen, armiqësinë, dhunën dhe sshumë ndjenja të tjera. Prandaj arabesque-u u bë baza e baletit. Kështu, ne nuk mund të jemi kundra asaj. Me kalimin e kohës dalin elemente shprehëse, të cilët mund t’i pranojë baleti klasik. Insistoj gjithmonë, që këto vlera inkuadrohen në sistemin klasik, ndryshe do të dilnim sërisht tek komercialiteti.

shkolla e baleTiT shqiPTar: e suksesshme ndër viTe

Ne kemi një bazë pune të vërtetë, për të cilën na admirojnë shtete dhe nuk është diçka e rastit. Suksesi i tanishëm, është i lidhur me kërcimtarët tanë, që janë pikërisht nxënësit e kësaj shkolle. Ne i kemi vendosur bazat e shëndosha profesionale të shkollës sonë dhe kjo bazë mbështetet tek sistemi rus, në perfeksion. Mund të jap këtu,

udhëheqës artistik. Kisha për detyrë të vija shfaqje dhe balete pas baletesh; kurse solistët që ishin më të lirë nga kjo anë, u veçuan dhe u ra dakord të punonin më shumë në shkollë. Unë u mora më tepër me programet teorike si historija e baletit shqiptar, ajo e baletit botëror, kërcimet historike dhe ato të karakterit të huaj. Drejtor u caktua Petrit Vorpsi, një person që ishte shumë i kualifikuar dhe që kishte edhe një karakter të përshtatshëm d.m.th. e kishte figurën e një mësuesi me autoritet. Dhe natyrisht ne e ndihmonim, por merita kryesisht është e tia. Ai e organizoi shkollën shumë mirë. Shkolla u ngrit mbi bazën e sistemit klasik, sepse ky sistem profesional është i përbotshëm. Jo sot, po ka dyqind vjet që është ngritur ky sistem, që ruhet edhe sot e kësaj dite me ngjyra të veçanta. Natyrisht janë tre shkolla sistemi klasik, që ruhen në të gjitha trupat profesionale të teatrove të baletit d.m.th. Italia, Franca, Gjermania, Anglia e në mënyrë të veçantë dhe Amerika, që në atë kohë nuk e kishte një shkollë të atillë, por atje shkuan rusët e organizuan dhe e bënë shkollën sipas sistemit klasik.

Edhe ne, në këtë bazë punuam dhe patëm shumë rezultate. Kjo është shkollë jashtëzakonisht e mirë, madje është shkolla më perfekte që njeh bota. Në qoftë se ne duam artista, që të mos rrëshqasin nga profesionalizmi, duhet të mbështetemi në klasiken. Rrugë tjetër nuk ka. Po në rast se duam të rrëshqasim nga ky sistem dhe të biem në ngushticat e disa pikëpamjeve aventureske, që vijnë nga njerëz jo të kualifikuar, atëherë puna ndryshon. Këto forma, këto shprehje si moderne, kontemporane e të tjera me radhë, janë shprehje të ngushta kohore, siç është moda e veshjes. Pra, janë disa shprehje mode, janë maniera që s’kanë të bëjnë aspak me profesionalizmin, nuk kanë të bëjnë aspak me shkollën, por kanë të bëjnë me qëllime thjesht tregtare, fitimi. Ata përdorin elemente të jashtme që mbështeten kryesisht në një gjë: në erotizmin e ekzagjeruar ose më mirë të themi në seksin, duke i dhënë ngjyrë seksuale gjithçkaje në skenë, në një kohë kur arti, ka edukuar shpirtin e pastër të njeriut, ka edukuar karakterin e lartë njerëzor, duke dënuar të keqen. Pra është njësoj si me dramën e me operën, në teatër. Janë këto aspekte të larta, të vetë artit, që nuk duhen ngatërruar. Duhet kuptuar edhe diçka, se jeta me të vërtetë ecën

127126

Page 65: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

tek ajo se unë dhe të gjithë mbështetëm një shkollë të mirë. Shkolla na mësoi si të punojmë e si të krijojmë, gjithnjë nën frymën e të dhënit gjithçka të mirë, të re, të bukur e profesionale.

Për Të ardhmen e shkollës:mjafTon Të eceT mbi PasuriTë e TradiTës

Pa njohur klasiken s’mund të bësh asgjë, madje nuk mund të bësh as edhe përpunimin e një valleje krejt të njohur (dhe të thjeshtë popullore) e jo më një vepër të plotë baleti. S’ka sesi të ecësh përpara pa njohur klasiken, pa njohur ligjet e përpunimit të lëvizjes, ligjet e ndërlidhjes që kanë lëvizjet me njëra-tjetrën, ligjet e shprehjes së emocionit, pra tiparet e kërcimit, ku del emocioni më i fortë. Janë pra, lëvizjet e përshtatshme, të cilat shprehin më mirë një gjendje të caktuar emocionale. Në morinë e veprimtarisë, që shfaq baleti sot, ka gjëra që edhe i duhen baletit klasik p.sh. ta zëmë, kur kemi një personazh negativ të shtrembër, që mishëron në vetvete egërsinë, mishëron ligësinë dhe të keqen në përgjithësi. Sigurisht, ti mund të marrësh motivet nga baleti modern, duke i trajtuar pastaj në baza profesionale, për ta trajtuar atë si karakter. Kaq mund të bëjmë, tjetër s’bëjmë dot. Mund të marrësh një element që të ndihmon për krijim figure, por jo që të mbështetesh si sistem. Sistemi është ky. Sistemi ynë është njësoj sikurse janë notat e muzikës: do, re, mi. fa, sol, la, si. Këto janë notat e asnjë si ka ndryshuar deri më sot. Mbi atë bazë, kanë bërë simfoni, kanë bërë opera e balete, por asgjë nuk mund ti ndryshojë ato nota. E pra, më kot dalin njerëz e përpiqen të ndryshojnë atë, që ne i themi sistem. Këtë sistem: do, re, mi..., ne e kemi në gjuhën tonë të baletit me ushtrime të tilla si demi-plye, tandy, jétè, ron de jan parte, pyri ket noye etj. etj.. Pikërisht ky është sistemi i baletit e nuk mund t’i fshish të gjitha. Mirë se ti po i fshin, por nuk ke krijuar asgjë tjetër. Tjetër s’ke. Këto janë predikues - janë forcca të paafta, pa baza profesionale, që dalin duke bërë bujë se gjoja po bëjnë artin modern. Forma, është gjithmonë në funksion të mendimit. E reja nuk është ajo

në parantezë, një shembull shumë interesant: Vite përpara, vjen në Shqipëri shefi i koreografisë së Berlinit. Me pak fjalë vjen, për të parë tek ne se si zhvillohet baleti. Kërkon andej-këndej dhe më në fund e orientojnë të vijë në mësimin tim. U prezantua si shef katedre; edhe unë, në atë kohë, isha shef katedre dhe vazhdoja të jepja mësim, e natyrisht nuk isha thjesht një administrator. Ai pa mësimin dhe mbeti plotësisht i habitur. “Më falni” tha, “ju me siguri duhet të keni mbaruar studimet në Rusi”. “Po i thashë”. Ma ktheu pastaj “Duket. Ne jemi gjermanë, i kemi dhënë botës shumë gjëra: në letërsi, muzikë, pikturë etj,. por ne duam që edhe në balet të jemi primar!...”. Por, kjo është diçka tjetër? Siç thuhet, janë të përcaktuara punët. Italia ka belcanto-n dhe s’e konkuron kush. Edhe Bethoveni ka bërë opera, por nuk mund ta konkurrojë kurrsesi operën e Verdit, Puçinit e të tjerëve me radhë. Pse ndodh kjo? Është vendi atje dhe është populli vetë këngëtar. Vetvetiu ka lindur ajo shkollë e të kënduarit. Kështu ka ndodhur dhe me Rusinë, ku çdo rus kërcen. Ti të marrësh këdo, vëri pak muzikë ruse atij dhe do të fillojë të kërcejë. Është në gjak kjo. Edhe ne e kemi këtë privilegj, se në shpirt jemi kërcyes. Madje edhe ata që s’dinë të kërcejnë, dëshirën e kanë. Shko në një dasmë: edhe ai që s’di të kërcejë, i vlon në gjak ndjenja e kërcimit... Kjo ka të bëjë me genin e popullit. Gjermani e ndjeu dhe më pas u shpreh: “Ju keni një fat të madh që keni marrë atë shkollë. Rusija ka kupolën e baletit në botë. Ju uroj me gjithë zemër! Ju do të keni sukses” më tha. Dhe ç’është e vërteta suksesi na ka shoqëruar ngado. Kemi marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare, p.sh. kujtohem: në konkursin e baletit klasik në Helsinki, viti 1959. Morëm shumë numra të njohura, si “Don Kishot”, “Zhizel” etj.. Dërguam interpretues të zot, nga ana teknike: të përgatitur mirë. Në atë kohë unë pata bërë baletin “Anusha”, nga e cila dërgova për konkurrim një pas des deux, e cila u vlerësua me çmim të dytë. Ishte diçka me të vërtetë e madhe, sepse konkurronte e gjithë bota dhe këtij numri iu dha çmim i dytë: "medalja e argjendë", ishte një temë e re, në esencë kombëtare, por klasike e mirëfilltë shqiptare. Ajo la shumë mbresa. Nuk e kam aspak tek aftësia individuale, por

129128

Page 66: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitQë të përÇohet më tej Çdo impuls...

Intervistë me z. Albert Janku (Artist i Merituar)

Z. Albert, nënvizoheni për role solistike të spikatura, por edhe si korepetitori TKOB. Një pjesë të mirë të elementit, që ka ushqyer periodikisht trupën e teatrit, e keni pasur nga “Shkolla Kombëtare Koreografike”. Në aspektin individual, a mund të bëhet fjalë për nivele bashkëveprimi me shkollën?

Unë kam qenë një periudhë të gjatë në detyrën e korepetitorit dhe pedagogut ose më mirë me thënë “balet maestër-përsëritës” në TOB, nga viti 1972 deri në vitin 1998. E thënë kështu, unë kam kontribuar në formimin profesional të artistëve të rinj, që punësoheshin në “Trupën e Baletit”. Për disa dekada, kam qenë në kontakt dhe e kam njohur më së miri, ecurinë e tyre përgjatë asaj kohe që aktivizoheshin tek ne. E kam parë si imerative ndihmën që duhej t'i jepej elementit të ardhur nga bankat e shkollës. Kjo ndihmë dhe punë individuale e baletmaestrit dhe drejtuesve të tjerë në trupë, më është dukur dhe e kam konsideruar një periudhë specializimi e viteve të parë, kur artistët e rinj, atashoheshin pranë “Trupës së Baletit”. Arti i baletit, në fund të fundit është arti i të rinjve. Specifika e këtij arti pëlqen trupin e njeriut, kur ai është në kondicionet dhe parametrat optimalë dhe këto veti i kanë artistët e moshës së re. Ndaj edhe brezat në artin e kërcimit zëvendësohen më shpejt në kohë, në krahasim me atë që ndodh në teatrot e dramës dhe tek instrumentistët muzikorë. Mosha për artistët e baletit është përcaktuese, nga se shpejt vjen një kohë, që elasticiteti dhe fluiditeti i plastikës ndjejnë vështirësi dhe nuk mund të rigjenerohen më. Kjo bën që drejtuesit artistikë të trupës së baletit, të angazhohen dhe punojnë shumë me artistët e rinj. Kështu është vepruar dhe kështu duhet vepruar gjithmonë.

që shtrembërohet, por ajo që paraqitet e bukur, që ka mendimi të lartë dhe emocione të mëdha. Ajo i shërben njeriut për të mirë. Ky është arti, këto janë funksionet e tij. Gjithmonë kanë qenë të tilla. Pse? Kur ne shohim një pikturë të Da Vincit (edhe pas 600 vjetëve), sot përsëri emocionohemi. Sepse na pëlqen. Ose pse themi s’bën kjo apo s’është moderne. Ne çuam në Amerikë, një pikturë të një piktori tonë, i cili ka bërë portretin e një gruaje shkodrane me shami. Në New-York është ende dhe ka bërë bujë jashtëzakonisht të madhe, sepse ka brenda art. Por të synosh sot, duhet të kesh kulturë. Ai që nuk e ka kulturën, nuk arrin t’i kapë të gjitha. I padituri s’kap dot: i padituri vetëm shkatërron dhe kërkon të fitojë. Këto probleme janë të pafund, por ne duhet t’i ruhemi këtij ndikimi mjaft negativ. Kjo bëhet me shumë zgjuarsi, shumë profesionalizëm, sepse ka ecje dhe unë jam vetë i pari që kam synuar në këtë drejtim. Në 1972-shin, ka qenë kërcimi “Alba” që u hap shumë në Shqipëri. Pastaj “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, vënë në dramë, në skenë e quajtur “ëndrra e ushtarit”, që dukej moderne, por mbetet në esencë klasike, se mbi atë bazë, unë trajtoja tematikën e shfaqjes.

Si konkluzion, kam mendimin, që shkolla e baletit të ushqehet me me spektakle të vogla, ku të përgatiten profesionalisht nxënësit për të shkuar më tej, drejt krijimit të figurës artistike. Nuk duhet mbetur në rangun e sistemit të përgjithshëm të levës dhe të përpjekjeve për edukimin fizik. Kjo është e domosdoshme, por nxënësi ka nevojë të dalë periodikisht në skenë, qoftë me numra koncertalë, por sidomos me shfaqje. Me mundësi të pakta, ne jemi munduar për të bërë edhe shfaqje të vogla si “Petja dhe Ujku”, por dhe balete të ndryshme. Kjo është e domosdoshme dhe mendoj se në shkollën tonë, kjo rrugë, do të vazhdojë ta lëvrojë këtë gjini gjithmonë të pastër, me tema nga tradita kombëtare. Që të arrihet kjo, duhet perfeksionimi i kuadrit profesionist, që do të thotë luftë kundër depërtimit amatoresk në art.

Baletmaestër prof. dok. skënder selimi MjeshtëriMadh

131130

Page 67: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

për çdo natë, nivelin e lartë tekniko-profesional. Aty konstatova dhe e pashë të konkretizuar punën e madhe që është bërë në “Teatrin e Operës dhe Baletit”, për ngritjen dhe formimin e artistëve të vërtetë që vinin nga bangat e shkollës koreografike. Arti ynë në atë eveniment koreografik, është shfaqur me kaq dinjitet sa edhe në evenimente të tjerë të rëndësishëm që i kanë ndodhur trupës sonë si në Kinë, Greqi, Itali, Turqi, me baletet “Halil dhe Hajrija”, “Cuca e Maleve”, “Don Kishot”, “Mbrëmja e Madhe Gala” etj. Kam pasur momente, që kam përjetuar emocione të thella. E ndiqja shfaqen nga afër e nuk merrja pjesë në kërcim. Isha korepetitor. Bëja gjithashtu inspektorin e skenës, drejtoja ndriçimin dhe muzikën, pasi gjithçka kryhej me magnetofon. Kështu që përjetoja me zemër të ngrirë çdo çast. Më ndante kuinta nga kërcimtarët, por i tëri përjetoja veprimin skenik. U arrit dhe u shfaq një nivel i lartë artistik, kur i shikoja vajzat me interpretimin korrekt të stilit romantik, atë stil kaq akademik dhe kaq të përsosur, impresionet e momentit më shpinin prapa në kohë, në ëndrrat e brezit tim, që mbetën të parealizuara deri në fund. Fatkeqësisht nuk patëm me vete operatorë, që ta filmonin këtë eveniment. Shqipëria ndodhej në prag të tranzicionit, dhe shtypi italian, ndonëse i angazhuar me afirmimin e ngjarjeve të reja në Shqipëri, nuk harroi të shkruajë me konsideratë të lartë për këtë shfaqje që u dha për tetë mbrëmje në qytetin e Milanos.

Keni qenë afër në teatër, por keni konsumuar mjaft biseda pune me pedagogët e parë të shkollës. A mund të jepni një konsideratë të diferencuar, nga mendimi i sintetizuar i metodikës së tyre?

Në këtë pyetje, kam dëshirë të përgjigjem, mbi atë çfarë e ka karakterizuar metodikën dhe mësimdhënien e disa pedagogëve të kësaj shkolle. Agron Aliaj, Petrit Vorpsit dhe ndoshta më vonë edhe Miltiadh Papa e Luan Shtino, janë që të katër, me të njëjtën shkollë të kryer në Moskë, që shfaqin ndryshime në individualitetin e tyre të mësimdhënies (çfarë më duket mëse normale). Ndryshojnë këndvështrimet për sa i takon mënyrës, sesi e transmetojnë programin mësimor për në destinacionin përfundimtar, në formimin e nxënësit

Në bashkëpunimin me shkollën, spontanisht, a kujtoni ndonjë episodet që të lidhet me formimin e gjeneratave të baletit shqiptar?

Po-o-o…, një moment tepër emocionues, që unë e kujtoj, ka të bëjë me vitin 1994 ose 1995, kur zhvillohej një program në formën e një konkursi: “Rreth fatit për 12 javë”. Pata rastin të punoj me një çift baleti (djali ka qenë Astrit Zejnati dhe vajza Migena Lito). Punova me ta për një kohë të gjatë dhe ata fituan duke u klasifikuar të parët. Ata ishin nxënësit më të mirë të shkollës. Sigurisht, nuk ka qenë përzgjedhja ime, por ata vetë u afruan tek unë dhe kërkuan ndihmesën time. Ishte natyrisht edhe kënaqësia ime, të punoja me artistë të talentuar. Po kështu, kujtoj festimet e 35-vjetorit të shkollës dhe 40-vjetorin, 5 vjet më vonë. Edhe në këto raste, më është kërkuar ndihma e unë kam kontribuar me të gjitha kapacitetet e mia. Në 35-vjetorin kam bashkëpunëtor për vënien në skenë të baletit “Arrëthyesi” me mjeshtrin Agron Aliaj. Kemi punuar goxha dhe e kujtoj shumë mirë atë kohë; ndërsa në 1997, në 40-vjetorin, përsëri ndihmova Agron Alinë në shfaqjen që ai realizoi. Ka qenë një fragment nga “Bukuroshja e Fjetur” dhe e famshmja valle simfonike e Pjetër Gacit në numrin koreografik “Shqiponjat”. Në këto dy raste, u dalluan një grup i vogël solistësh që sot zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri dhe jashtë saj: Astrit Zejnati, Migena Lito, Ezdalin Gorani, Eno Peçi etj. etj.

Po jashtë shtetit a keni përjetime të sukseshme me shkollën?

Kam ndjerë një krenari të madhe, një krenari kombëtare, janarin e vështirë të vitit 1990, në qytetin e Milanos, me shfaqen e baletit “Zhizel”. Kam qenë dëshmitar i një ngjarje të madhe për baletin shqiptar dhe si gjithmonë me Agron Alinë, kemi marrë emocione të fuqishme dhe konsiderata të mëdha për nivelin artistik të trupës shtetërore të baletit. Shkuam në Milano me kërcimtarë, që ndër vite kishin mësuar artin e të kërcyerit në sallat e shkollës koreografike. Të vjetër dhe të rinj, artistët, nga nxënës modestë të shkollës, ishin kthyer për disa vite në solistë të mirënjohur dhe anëtarë të trupës që shfaqnin

133132

Page 68: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Mukades Erebara, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Albana Sulejmani, Ilir Kerni, Ludmill Çakalli, Eno Peçi, Edi Blloshmi etj. etj.. Agron Alinë dhe Petrit Vorpsin, i kam ndjekur më në vazhdimësi nga Miltiadhi e Luani. Këta të fundit kanë qenë pedagogë shumë të përgatitur, mjaft rigorozë dhe origjinalë e me rezultate të konsiderueshme. Fola për katër pedagogë të cilët kontributin e tyre pedagogjik e kanë dhënë edhe në teatër dhe i kam njohur më mirë dhe më nga afër se të tjerët që erdhën më vonë, ndaj u ndala edhe tek ata.

Për momentin le të marrim si objekt studimi dy periudha të ndryshme kohore: një gjeneratë të viteve para ‘90-ës dhe një tjetër pas ‘90-ës. Me zhvillimet e kohës ndoshta shfaqet një lëvizje e atyre trajtave të reja, disi ndryshe nga ajo e përcaktuar me zhvillimin e mbikqyrur "rigoroz ndaj kanoneve". Si i shikoni këto drejtime zhvillimi?

Eksperienca që është përjetuar nga viti 1957-të, që i përket krijimit të klasave eksperimentale të baletit, shkon në disa dekada deri në 1990, kur dega koreografike pranë “Liceut Artistik”, ishte shndërruar në shkollë koreografike në fillim të viteve '80-të. Gjithë kjo periudhë është pasqyrë e një përkushtimi të madh për të konsoliduar një eksperiencë të madhe dhe shumë të suksesshme. Me fillimin e një epoke të re në zhvillimin e vendit, pas ‘90-ës, kur çdo gjini e artit u hap disi dhe filloi të pranojë puhizën që vinte nga jashtë, trupa pedagogjike u lehtësua e u çlirua nga disa ngërçe dhe skorie të ndikuara nga e kaluara. Përzgjedhja e pranimi i elementit të ri në “Shkollën koreografike”, si gjithmonë edhe pas viteve -90, është bërë shumë profesionale dhe studiuar mirë. Ndikimi i atyre pak të rejave, që ndërkohë hyri në mësimdhënie, solli rezultate që u vunë re në vitet e para, me ardhjen e një grupi kërcimtarësh të formuar mirë. Ata vazhdojnë të kërcejnë edhe sot në “Teatrin e Operës dhe Baletit”, në kanale televizive dhe një pjesë jo e vogël e tyre, kanë zënë vend të merituar në kompani baleti jashtë vendit. Në shtyllat kryesore të mësimdhënies, me inciativën e pedagogëve të veçantë dhe aprovimin e drejtuesve të shkollës, janë shfaqur dhe kanë zënë vend, dëshira të mira për ta prekur dhe për ta vënë në jetë atë që ka ndryshuar

deri në vitin e fundit. P.sh. të marrim Agron Aliajn: përveç kërkesës dhe insistimit të vendosjes së nxënësit në klasat e para - të elementeve bazë dhe orientimit apo çimentimit të themeleve të ndërtimit të një kërcimtari (le ta kuptojmë kështu, momentin kur fëmija që nga dita e parë kap me dorë drurin (levën) - Agroni shpërfaq karakteristikat e tia pedagogjike. Por edhe Petrit Vorpsi, ka diçka më tepër nga kjo, ashtu siç Miltiadhi mundohej që të ishte shumë i saktë në këtë fillim. Në shikim të parë, këta pedagogë, e kanë pasur të njëllojtë këtë moment të parë, por më skrupuloz dhe që insistonte së tepërmi, në marrjen e elementeve të parë të vendosjes bazë, nga nxënësi, që nga klasa e parë e deri në fund, do të dalloja Petrit Vorpsin. Ndërkohë Agron Aliaj, ka qenë gjithmonë me prirje të atilla, që fëmija qysh në vitet e para, nuk duhet të mbahet me mënyrën strikte, nën atë rreptësinë e respektimit të elementeve bazë “pa neglizhuar asgjë” siç vepronte Petriti. Ndërsa Agroni, Miltiadhi e Luani, nuk harronin që “të mos neglizhonin natyrshmërinë e vendosjes së gjymtyrëve të trupit dhe kapacitetin e tyre", për t'iu përgjigjur rreptësisë së modelit të përkryer, që kërkohej jashtë mundësive anatomike të kërcimtarit të ardhshëm. Plus kësaj Agroni, Petriti dhe të tjerët, vështronin dhe konstatonin tek nxënësit, dhuntitë që ata përmbanin në botën shpirtërore të tyre. Pa u rritur dhe formuar plotësisht, madje që në hapat e para, Agroni kërkonte dhe donte që fëmija të kërcente copëza dhe variacione të ndryshme baleti, ta ndiente vallëzimin, ta ndiente ritmin, për ta pasur më të qartë kombinimin e gjymtyrëve, të duarve, të kokës, por edhe të syve. Ai dëshironte, që nxënësi i tij të ishte sa më vallëzues dhe i formuar.

Jo se Petriti nuk ishte i tillë e Miltiadhi dhe Luani nuk e aplikonin këtë gjë. Petriti insistonte shumë dhe e edukonte nxënësin që të shkonte përpara, duke i qëndruar kategorikisht besnik normave strikte të formimit. Agroni reflektonte dhe në mësim i vinte rëndësi dhënies së eksperiencës personale e që në vitet e para të shkollës. Por duhet vënë theksi, që të katër këta pedagogë, rezultatin përfundimtar, pavarësisht nuancave të ndryshme në mësimdhënie e kanë pasur arritje pozitive, që për pasojë kanë sjellë në teatër, elementë shumë të talentuar si

135134

Page 69: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Pra mendoni, se mund të veprohet si me pesëshen tonë të parë klasike, duke marrë bazën jashtë dhe duke e sjellë në Shqipëri?

Ashtu siç e quani ju, pesë të parët, që kryen mësimet në shkollën koreografike në Moskë, aplikuan më të mirën, për atë kohë në vendin tonë. Tek ata dhe tek të tjerët më vonë, vlera është: themeli bazal i shkollës sonë që më vonë u pasurua dhe me eksperiencën e madhe të fituar në vite, të shkollës shqiptare të kërcimit. Lind pyetja: A duhet që shkolla jonë ta përfitojë gjithçka të re, e cila paksa, është zhvilluar dhe evoluar gjatë dekadave edhe në kohën kur ne ishim fare të izoluar? Besoj që ne, jo se nuk e kemi pasur kapacitetin apo na mungon kultura mësimore që ta bëjmë këtë. Mua më duket, se neve nuk e kemi vënë drejt theksin e duhur, sikurse është vënë dikur tradita e baletit klasik, në baza shumë të mira, që u morën nga shkolla ruse e mesit të shek XX. Shpresoj se ajo çka është arritur më vonë, në gjysmën e dytë të shek. XX dhe fillimet e shek. XXI, të studiohet, të afrohet dhe të aplikohet përmes një metodike të mirëfilltë dhe shkencore. Flitet se baletet klasike-romantike, kanë vlera për traditën dhe duhen mbajtur në muzeum. Koha po tregon se nuk ishte dhe se nuk është me vend të hiqen e të mos jenë në repertorin e teatrove. Gjithësesi nuk duhet të mbetemi vetëm në idealizimin e këtij repertori. Duhet të shikojmë përpara, të shkojmë më tutje, sepse njerëzimi e vetë zhvillimi shoqëror dhe teknologjia në fund të fundit, ka marrë përmasa e proporcione të tjera, më dinamike. Në koreografi, tashmë operohet me tema më të stërholluara dhe trupi i njeriut (kërcimtarit), gjymtyrët e tij kanë frymëzuar koreografët, të gjejnë shprehje shumë më të rafinuara për të shprehur simbolikisht ide më të sofistikuara. Njeriu mund të krijojë një shfaqe, një shkrim e një diçka tjetër (në çdo gjini) dhe kur vepra ekspozohet, bëhet e prekshme nga publiku, meditohet mbi të e thuhet “more, po çfarë ka dashur të thotë me këtë apo si e ka parë ai?”. Sigurisht një njeri percepton në një mënyrë e një tjetër ndryshe. Cilido shikues e dëgjues ka perceptimin e tij vetjak, siç mund të ndodhë edhe me muzikën e kompozitorëve të mëdhenj. Fjala vjen, Bethovenin: si e dëgjon dhe e percepton ti, nuk e perceptoj unë e

me kohë në botë. Ishte fat i mirë, që në fund të viteve '80 dhe në fillim të 90-ës, erdhën mjaft fëmijë të talentuar. Për mendimin tim pati një farë ecje në këtë drejtim, pavarësisht se shkolla ka mundësinë gjithmonë të ketë zhvillime të reja, në një farë mënyre jo për të ndryshuar, por për t'u pastruar në programin e saj mësimor dhe metodik. Zhvillimet e bëra në botë, qoftë me baletin klasik bashkëkohor, qoftë me dancet e reja që janë e luhen në skenat e teatrove, duhet të aplikoheshin edhe tek ne. Nuk duhet të ishte dhe të ndodhte që kjo e re të futej në mënyrë empirike duke u mjaftuar me një lexim të sipërfaqshëm të literaturës dhe shikimin e videove dhe të mjaftohej me kaq. Jo, jo, përkundrazi, kjo e re do pedagogë, të cilët ta kenë ndjekur vetë këtë shkollë, madje deri në perëndim e në lindje, ku lëvrohet gjithçka me metodologji të pasur, të studiuar mirë dhe në vazhdimësi. Sikurse ka ndodhur me klasiken e pastër, dhe kjo e re duhet të transmetohet e saktë në shkollën tonë.

Mos vallë doni të thoni se ka ardhur koha, që të tentohet më fuqishëm drejt formimit të pedagogëve jashtë?

Patjetër, për shumë gjëra, mos harroni se baleti klasik apo edhe ai kontemporan, në botë kanë arritur zhvillime shumë të mëdha. Ne me të vërtetë kemi një shkollë të mirë, të konsoliduar për të përgatitur fizikisht kërcimtarë të mirë e të formuar, por për sa i takon asaj që zhvillohet sot në shkollat e huaja - programet mësimore, tek ne vijnë me vonesë dhe jo të përsosura, siç është ecuria e vazhdueshme në botë. Kanë ndryshuar shumë gjëra, jo në koncept themelor, por ka pasurim të vazhdueshëm në elementët e rinj, të cilat janë pasojë edhe e progresit që kanë arritur në krijimtari, koreografë me ide dhe imagjinatë të pashtershme. Kemi pasur nevojë dhe dëshirë të kontaktonim me këto dukuri dhe e kuptonim që ishte domosdoshmëri, për të ecur e për të arritur aty ku duhej, por nuk mundëm dot ta realizonim. Siç dihet gjatë viteve të fundit, kjo mundësi ekziston dhe në mënyra të ndryshme, ka pasur përpjekje. Por nuk mjafton një kontakt sipërfaqësor me wor-shope një ose dyjavore dhe specializime disaditore. Duhet të jetohet me të renë, të ndiqen ato shkolla me cikël të plotë për t'i përdorur dijet e fituara më vonë.

137136

Page 70: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

1. gëzim kAceli

2. engjëll tërshAnA

në shpirtin e Artistit, pedAgogjiA troket në Çdo kohë

3. pllumb AgAlliu

4. hajdar shtuni

5. Fatos zAjmi

1. Kurajë, mund të arrish edhe ti!...2. Një misionar i zjarrtë për artin shqiptar3. tre momente usha artitike e Pllumb Agalliut 4. Vulë dinjitoze - edhe përtej kufijve5. Po i marr të shumëfishuara kënaqësitë e punës sime6. Nuk është gjithçka vetëm teknika

6. mukades ereBArA

7. skënder jAzeXhiu

kjo pavarësisht, se për dramacitetin që ka muzika, jemi në një mendje që të dy. Edhe në koreografinë kontemporane me këto parametra perceptohet e njëherësh bëhet vlerësimi. Për këtë menduan e krijuan e patën rezultate shumë koreografë të shekullit të kaluar e po ashtu edhe në këtë shekull. Prandaj edhe në shkollën tonë koreografike, prej kohësh duhet të ishin aplikuar dukuritë e reja që kërcimtarët të jenë të përgatitur, për të përballuar më mirë, të gjitha teknikat dhe stilet bashkëkohore.

Në fakt, disa shkëndija të modernes vihen re. Gjithësesi, krahas klasikes, që është bazamenti i shkollës, është lëvruar me përparësi edhe karakteri kombëtar shqiptar. Shkolla, çka nuk ka asgjë të keqe: pasi është një zgjedhje që ka qenë e pëlqyeshme, i ka rezistuar kohës dhe po vijon të japë frute shumë të mira në shërbim të baletit kombëtar. Si e mendoni këtë gërshetim të ri, të klasikes, tashmë me rrymat më aplikative e më të pëlqyeshme të kontemporanes?

Ashtu është, në Shqipëri, koreografët janë munduar të krijojnë dhe punojnë në këtë mënyrë. Kanë bërë përpjekje për të ndryshuar diçka pozitive në individualitetin e spikatur të tyre. Panajot Kanaçi, Agron Aliaj, herë pas here, në periudha pak të qeta të luftës së klasave, janë shfaqur me krijimtari që përçonte veçori të reja, ndryshe nga dukuritë e përhershme që sundonin artin tonë. Krijime si “Trio me daulle”, “Shqiponjat”, pjesërisht “Historia e një kënge”, “Shote dhe Azem Galica”, valle të Ansamblit Shtetëror dhe ndonjë duet në baletin e operës, kërkonin teknika të reja dhe të ndryshme: të kohëve moderne. Ka pasur pra edhe këtu në vendin tonë, tentativa që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Por përse të mos thellohej kjo gjë, me hapjen e çdo lloj kufiri pas nëntëdhjetës? Theksoj edhe një herë, se asgjë nuk mund të arrihet me mënyra intuitive dhe empirike. Kjo do të arrihet, nëse të dy shkollat, ajo koreografike dhe dega e saj në “Akademinë e Arteve”, të bashkëpunojnë dhe të rendisin detyrat me një studim dhe përkushtim, jo vetëm të drejtorive përkatëse, por kjo edhe nga dikasteret që kanë në varësi këto shkolla.

138

Page 71: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

konsideruar e nderuar si një mësues ekselent, në zonën e Kalabrisë, ku ka edhe një numër të konsiderueshëm arbëreshësh...

Duke biseduar me z. Llaqi Nako mbi përjetimet në fillimet e “Shkollës Kombëtare Koreografike”, ai kujton: “Kur Gëzimi nisi të jepte 'Vallen popullore' në shkollë, për hir të së vërtetës, duhet thënë se në atë periudhë kjo lëndë, kish një vlerë disi periferike. Të gjitha interesat dhe përqendrimi i stafit pedagogjik, kalonin tek lënda e “Mjeshtërisë së kërcimit klasik”. Ishte kompetenca profesionale e Gëzim Kacelit, që zgjoi interesin e nxënësve duke i dhënë kësaj lënde një vlerë parësore...”.

Nismat e organizimeve me fëmijët

Nismat e baletit profesionist kombëtar...

kurAjë, mund tA Bësh edhe ti ! ...

N dërsa shkolla ziente, nën përgatitjet e “Koncertit Gala të 50-vjetorit”, na thanë se kishte ardhur nga Italia e bija e Gëzim Kacelit - ish-mësuesit të shkollës dhe njërit ndër personalitet më të spikatura të koreografisë shqiptare. Kontaktuam telefonikisht duke lënë takim në orët e pasdites…

Po cili është Gëzim Kaceli? Emri i tij është në nderin e shkollës, pasi tashmë ka zënë vend në aureolën e figurës së ndritur të skenës shqiptare të baletit. Talenti i tij, bie në sy qysh në grupet e para të angazhuara në artin e bukur të kërcimit shqiptar, me “Grupin e Vogël” në Tiranë, çka më pas do t’i hapë shtigjet e formimit artistik deri në Akademinë e Lartë “Gitis” në Moskë për baletmaestër. “Instituti i Lartë i Arteve” në Tiranë është një tjetër institucion që e diplomon Gëzimin për regji.

Si solist ai ka kërcyer në një numër të konsiderueshëm të baleteve të para shqiptare si “Dasma Shqiptare”, “Vëllazërimi i Popujve”, “Shatërvani i Bahçisarait”, “Esmeralda” etj.. Formimi i tij ideo-emocional dhe pjekuria e mendimit koreografik, e rendisin Kacelin si koreograf që ka lënë gjurmë të dukshme në baletin shqiptar.

Ai njihet si koreografi e njëherësh themeluesi i gupit të valleve të AKVP, ku drejtoi deri në 1978-ën. Studimi pasionant e gjithpërfshirës krahinor për të hyrë thellë në zemrën e motivit popullor, kapacitetet përpunuese e krijuese për të arritur në një produktivitet të lartë krijimtarie mjaft të larmishme, janë tiparet që përçohen me efikasitet edhe më tej në vazhdim, në grupin e valleve të “Ansamblin Artistik të Ushtrisë”, ku ai drejtoi si koreograf e si baletmaestër deri në mbylljen e këtij Ansambli. Pas viteve 90-të, deri sa u nda nga jeta, Gëzimi është

141140

Page 72: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

mësimdhënies si pranë “Shkollës Kombëtare Koreografike” ashtu edhe në “Institutin e Lartë të Arteve”. Duhet të ketë qenë rreth mesit të viteve shtatëdhjetë, kur babai nisi të jepte mësim në “Shkollën e Baletit”. Si në çdo institucion tjetër e ndoshta këtu edhe më shumë, në sytë e tij dallohej pasioni që e përfshinte të tërin. Ai fliste me entuziazëm dhe shpeshherë tregonte detaje të ndryshme të punës, lidhur me ecurinë e kësaj shkolle. Me hyrjen e vëllait tim në këtë shkollë, ky argument do të ishte i pranishëm shpesh në familjen tonë dhe unë në një farë mënyre jam rritur duke u ushqyer me “lajmet” rreth shkollës. Me ka mbetur në mendje, një nga saxhot e para, që pata rastin të shikoja pranë shkollës së baletit. Atëherë isha fëmijë por kujtimet, ndonëse disi të vakëta nën ndikimin e rrjedhës së kohës, janë ende të shumta. Sigurisht, atëherë nuk isha në gjendje të bëja një vlerësim objektiv për sa i përket nivelit të përgatitjes së nxënësve, por vendosmëria, impenjimi i tyre dalloheshin qartë, gjiithçka më dukej e përsosur, gati magjike. Më pat bërë përshtypje atmosfera që mbizotëronte në sallë. Nga njëra anë ndiheshin rreptësia e disiplinës e njëfarë tensioni, me se natyral në raste të tilla, por nga ana tjetër mbizotëronte edhe një lloj ndjesie feste dhe solemniteti. Komisioni i pedagogëve ndiqte gjithçka me shumë vëmendje. Lëvizjet e nxënësve, herë delikate, herë energjike, shtrëngimet e emocioneve, buzëqeshjet e çiltra kryqëzoheshin e reflektoheshin si grimca e fragmente shumëngjyrësh nga pasqyrat e mëdha që rrethonin sallën.

Seleksionimi për të hyrë në këtë shkollë ishte me të vërtetë shumë i rreptë. Përpara periudhës së konkurrimit, qëllonte shpesh që në shtëpinë tonë të vinin, të nxitur nga dëshira e baletit, fëmijë të ndryshëm për të kontrolluar aftësitë e tyre. Shumë prej tyre vinin nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë, duke sjellë me vete grimca nga realiteti ku jetonin dhe jo rrallë dhoma me parket druri e prindërve të mi transformohej në sallë provash. Zakonisht ata adresoheshin nga koreografët apo profesionistët e muzikës së shtëpive të kulturës, me të cilët babai kishte krijuar lidhje të forta gjatë shërbimeve të shumta në rrethe. Me fantazinë prej fëmije, mundohesha të përfytyroja vendet

Mbi këtë jetë tërë pasion ndaj baletit, por edhe mbi përkushtimin, që Gëzimi ka demonstruar në “Shkollën Kombëtare Koreografike”, biseduam me vajzën e tij Sonilën në drejtorinë e shkollës. Në sa shfletonim bashkërisht fotografitë e të jatit, lindi ideja që në këtë shkrim, do të ishte me vend sikur të përqasnim, ndjenjën e mendim e drejtpërdrejtë të familjes (të dy fëmijët e Gëzimit, tanimë janë të afirmuar në jetën e artit, në Itali). Vajza na premtoi se shumë shpejt do të na shkruante dhe letra e saj në fakt, veç mesazhit krejt specifik, përmban edhe mjaft ndjenjë:

“…Baza e gjithçkaje, më thonte im atë, është klasikja. Në rastin tim, ai i referohej kantos, studimet e së cilës atëherë sapo kisha ndërmarrur, por ky ishte parimi i tij edhe për sa i përket kërcimit apo çdo forme tjetër arti në përgjithësi. I formuar vetë me një teknikë të përsosur, ashtu si një pjesë e mirë e kolegëve të tij, pranë akademive ruse të mirënjohura për nivelin e tyre të lartë, të njëjtat kërkesa dhe disiplinë, ai u përpoq t’i transferonte edhe në mësimdhënien e degëve të tilla si ajo e valles popullore. Njohës i thellë i folklorit koreutik, kërkoi tu transmetonte brezave të rinj këtë thesar të çmuar, duke e ngritur në një nivel të lartë dhe pa tjetërsuar aspak thelbin e tij xhenuin. “Sigurisht”, më përsëriste shpesh, “teknika nuk është gjithçka, sepse pa pasur një zemër që rreh në akord me ritmin e brendshëm të fshehur brenda nesh dhe në fund të fundit, pa atë lloj prirjeje të pashpjegueshme të brendëshme që të shtyn gjithnjë e më shumë drejt fenomeneve që lëvrohen në lëmin e artit, nuk mund të realizohemi në të 360 gradët, si këngëtar, kërcimtar apo në çfarëdolloj përfaqësimi artistik. Teknika është ajo që të ndihmon të nxjerrësh në pah në mënyrën e duhur këto prirje të brendshme, t’i lirosh drejt qiellit e ti japësh jetën”. Këto parime, e kanë shoqëruar atë gjatë gjithë aktivitetit të tij profesional, edhe në konteste të tilla, siç mund të jenë ato të grupeve amatoriale apo gjysmëprofesioniste. Përveç angazhimit të koreografit, pranë “Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore” dhe më pas pranë “Ansamblit Artistik të Ushtrisë”, si edhe veprimtarisë në “Institutin e Kulturës Popullore”, me shumë pasion, ai i është përkushtuar

143142

Page 73: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

çfarëdoshëm passhkollor. Bëhet fjalë për shkollat private, disa prej të cilave të një niveli të larte, por ku krahas, nxënësi i interesuar me shpirt pas artit të baletit, mund të gjejë edhe atë për të cilën shkolla e baletit ishte thjeshtë një zbavitje apo një lloj mjeti për të arritur drejt programit televiziv në modë të momentit. Megjithatë, edhe në situata të tilla, jo krejtësisht të favorshme, ai diti t’u imponojë nxënësve, me ëmbëlsinë e vendosmërinë e tij, një tjetër këndvështrim drejt këtij arti të përkryer.Besoj se nuk mund të ketë mbyllje më të mirë për këtë shkrim sesa një fragment nga letra që pak muaj para vdekjes ai mori në spital nga nxënësit e tij: “…Na mungojnë buzëqeshjet tuaja, inkurajimet

tuaja e pse jo edhe momentet, në të cilat ashtu disi i zemëruar, na korrigjonit, pasi ne çapkënët nuk donim të përmirësoheshim.

Por e gjithë puna që keni bërë e që sigurisht do të vazhdoni të bëni në këtë shkollë, ia vlen për diçka: keni bërë të kuptojmë që nëse duam vetë ne, mund të bëjmë gjithçka e mund të bëhemi çfarëdolloj personi në jetë; nëse e duam me të vërtetë baletin

dhe nëse bën pjesë me të vërtetë në formimin tonë, duhet ta kultivojmë e ta çojmë përpara, porse për t’u çliruar tek ne ajo forcë, kemi nevojë të dëgjojmë të na e thoni: Kurajë, mund ta bësh edhe ti!...”.

Letra nga nxënësit e tij gjatë qëndrimit në spital

nga vinin ata, teksa ndiqja nga një kënd hapjen e spërkatës, urën, pozicionin e këmbës, shtrirjen, aftësitë ritmike etj.. Babai e kryente këtë gjë me shumë dedikim e seriozitet, por edhe me delikatesë të rrallë. Me ëmbëlsinë dhe taktin që e ka karakterizuar gjithmonë, vinte në pah prirjet pozitive, por edhe defektet e mundshme, pa i fshehur ata. Nuk pranoi kurrë shpërblimin më të vogël dhe shpeshherë i përgatiste fëmijët deri në fund edhe pse nuk donte të krijonte iluzione të kota tek ata të cilët kishin prirje të kufizuara. Siç u tha më lart, seleksionimi për në shkollën e baletit ishte dhe sigurisht besoj se vazhdon të mbetet, shumë i rreptë. Kjo ka bërë të mundur, së bashku me aftësitë e pedagogëve dhe drejtuesve të saj, që shkolla shqiptare e baletit të arrijë maja me të vërtetë të larta e që nga gjiri i saj, të dalin elemente që e kanë bërë të famshme atë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Me ardhjen tonë në Itali në fillim të viteve nëntëdhjetë, babai vazhdoi mësimdhënien e baletit, deri pak muaj para se të vdiste. Më kujtohet, sesa të vështirë e kishte fillimisht, të hynte në optikën e konceptimit të shkollës së baletit, si diçka aksesoriale, si një aktivitet të Në fillimet e vendosjes në Itali

145144

Page 74: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

që përpiqen ta ruajnë fort ndjenjën e tyre. Engjëlli ishte etaloni i temperamentit sanguin, me një forcë morale të çuditëshme që e bënte stoik dhe të papërkulur në mendimin dhe veprimin e tij. Shokët e thërrisnin zgalem, sepse i ngjante shpendit që kërkon hapësira të lira. Po të shohim me vëmendje veprimtarinë e Engjëllit do të kuptojmë se si e shprehin dëshirën e zjarrtë, krahët e hapura, trupi drejt, koka lart dhe këmbët në lëvizje të gjera. Engjëlli ishte aq i sinqertë sa mund ta krahasoje me një afishe të madhe të varur në mur, ku ndër të tjera shkruhet: kush nuk di të shtiret si mik, nuk di të jetë armik.

Ishte trim e nuk e njihte frikën. Mendoj se njeriu i guximshëm posedon një dhunti të madhe, pasi di të ecë në jetë i sigurtë, është krenar dhe i rrethuar nga miq që e vlerësojnë. Ai nuk e njihte hakmarrjen. Gjithmonë shprehej: Hakmarrja nuk i bën të lumtur shpirtërat xhentilë…”

Blerina nisi të më flasë për gjallërinë e shkollës dhe për përpjekjet e saja, për t’i dhënë vitit të ri shkollor, një nismë të mbarë. Ia aprovova, atë pasion që e bënte të shndriste e tëra, përmes atij shikimi të ngrohtë që buronte nga sytë e saj, duke i thënë se “Moti i mirë duket në mëngjes” dhe pastaj ajo më pyeti: “Me sa ke arritur të kuptosh nga bisedat tuaja, ç’farë ndjenjash e udhëhiqnin Engjëllin, në marrëdhëniet me nxënësit që i kishte për çdo ditë nëpër mjediset e studimit?”. “Në raport me nxënësit e studentët, ai reflektonte po atë ndjenjë të pandryshueshme: i donte, i afronte e ngandonjëherë u fliste me ton të lartë, luftonte për t’u dhënë gjithë atë përvojë artistike të jetës së tij, u mbronte të drejtat dhe gjithë kjo botë shpirtërore e vënë në të mirën e tyre, kishte krijuar atë më të madhen dhe më të vështirën që mund të fitojë njeriu në jetë – respektin. Nxënësit e studentët e donin shumë, sepse nga Engjëlli mësuan të lexojnë çdo zemër dhe së fundi kuptuan se kishin përpara një misionar të zjarrtë të artit shqiptar. Në “Monografinë e Tërshanës”, me të cilën studenti Fatos Starova mbrojti diplomën shkruhet: “Kurrë nuk i harrojmë fjalët e profesorit: “Jeta dhe nderi shkojnë bashkë, asnjëra nuk vlen pa tjetrën…”. i thashë ndërsa ajo nuk donte të më ndërpriste mendimin.

një misionAr i zjArrtë për Artin shQiptAr

E rrësira ende flinte mes mureve dhe unë, e prirur nga një gjendje e dendur emocionesh, e shikoja veten në shfletimin e qetë të atyre faqeve të së kaluarës, që gjithkush i ruan me fanatizëm si të vetat e që s’do t’ia hapin të tjerët. Teksa po mendoja për vitet e shkuara, shoh sesi nata u fik, ora që lajmëron agimin buisi nëpër

rrugë si mjegull dhe matanë lagjeve, befas e butë, e virgjër, rozë në gri të argjendë, me një tufë resh sa andej këndej, u shfaq dita e re, e cila kish hedhur rrezet e para të dritës në katet e sipërme të ndërtesave më të larta. Kishte ardhur një ditë e re… Por ç’farë do të sillte vallë?…

Aty nga ora 10 bie zilja e derës. E hapa pa vështruar në syrin magjik. Para meje ishte vajza simpatike, elegante dhe e lindur për të qenë balerinë, ish-studentja e bashkëshortit tim, e tani drejtoreshë e shkollës së baletit: Blerina Arbana. Në fillim thellë në kraharor, ndjeva një dhimbje të lehtë, sikur dikush po më shtrëngonte zemrën, por kur mora vesh arsyen e vizitës, e mora veten menjëherë. I bëra rrugë deri sa zumë vend të dyja. Pas përshëndetjes së shkurtë, Blerina më vuri në dijeni mbi 50-vjetorin e shkollës dhe mbeta e entuziazmuar pa masë, mbi librin që kishin nisur të punonin. “…së bashku me shumë e shumë kolegë të tij, duam të kujtojmë edhe prof. Engjëllin në faqet e këtij libri të jubileut të madh të shkollës.” tha ajo duke më buzëqeshur. “Eh…, jam njohur me Engjëllin qysh kur isha adoleshente 16 vjeçare dhe kemi kaluar një jetë të tërë sëbashku, prandaj çdo imtësi e jetës së tij është edhe imja dhe e ruaj me fanatizëm. Së bashku ecëm në jetë herë si fitimtarë e herë si të mundur, por gjithmonë si dy të dashuruar

147146

Page 75: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

e Filologjisë, natën, sepse ditën punonte. Ishte i pari artist që po ndiqte mësimet e larta. Po në këtë vit u krijua AKVP. Engjëlli u emërua solist i parë. Ishte muri i skenës. Në vitin 1959 koreografi Gëzim Kaceli, niset për studime në Moskë. Në vend të tij emërohet Engjëlli. Peshë e rëndë për 24 vjeçarin, por forca e karakterit dhe dashuria për artin ishin motivet e forta që i dhanë suksesin. Ai kërkonte e brenda në valle kishte shpirtin: aty shihte pikturën, poezinë, këngën, melodinë. Ja përse “Vallja e Valbonës”, “Vallja e Komitëve”, “Vallja e Myzeqesë”, “Vallja e Tiranës”, do të mbeten përherë në fondin e artë.

Në qershor të vitit 1961, ishte diplomuar në Fakultetin e Filologjisë. Ky eveniment kishte shënuar një kthesë të fuqishme pozitive në jetën e Engjëllit, duke i dhënë një siguri dhe dëshirë jo vetëm për të qenë artist skene, por edhe një teoricien e një specialist i aftë për të depërtuar edhe në qelizën më të thellë të artit. Në janar të vitit 1964, kthehet nga turneu në Egjipt. AKVP kishte bërë figurën më të mirë ndër vendet e Mesdheut. Engjëlli, solli me vete shumë materiale interesante nga Egjipti dhe për herë të parë në jetën e tij shkroi dokumentarin: “Vizitë në tokën e faraonëve”, që u shfaq me shumë sukses. Në vitin 1957 u krijua “Shkolla e Baletit” në mjediset e Liceut Artistik “Jordan Misja”. Profesori i nderuar dhe intelektuali i shquar Xhemal Broja, jepte lëndën e “Historisë së Baletit Botëror”.

Një ditë u takuan rastësisht në rrugë. Gjatë bisedës me Engjëllin, i lindi idea dhe iu duk person i përshtatshëm për ta zëvendësuar si pedagog i jashtëm në lëndën e tij, pasi edhe mosha e pensionit po i afrohej. Engjëlli ishte i pari kërcimtar që vazhdonte fakultetin. Kështu pas dy vejtësh e pas shumë takimeve me prof. Brojën, nisi të japë lëndën e “Historisë së Artit Botëror” në “Shkollën e Baletit”. Kështu pra, Engjëll Tërshana radhitet së bashku me pedagogët e parë të kësaj shkolle koreografike, qysh nga themeli e pa u shkëputur asnjëherë prej saj. Tani ai e kishte njohur nektarin e krijimtarisë popullore, kishte krijuar vetë dhe kishte interpretuar kushedi sa e sa role në balete të huaja dhe shqiptare, kështu që shkollës i bëri dhuratë librin e tij “Historia e Koreografisë Shqiptare”, duke i bërë një analizë të

Jeta e tij artistike është mjaft e pasur dhe interesante: Veprimtaria e tij drejt baletit filloi shumë shpejt. Që në moshën 10 vjeçare, prof. Belul Hatibi, e zgjodhi në grupin e akrobatëve së bashku me Gëzim Kacelin, Sadik Batkun, Petrit Vorpsin... Në vitin 1947, Panajot Kanaçi vuri në skenë një montazh koreografik me valle të riteve të dasmës.

Ishte vetëm 12 vjeç, kur Engjëlli u shqua në disa valle si “Jargavani në mes luleve të tjera”. Ky ishte fillimi i jetës artistike të Engjëllit, jetë që e kaloi në kërkim të së bukurës, në kërkim të asaj që do t’u shërbente emocioneve njerëzore duke përtërirë kështu edhe forcat e tij të pashtershme. Në vitin 1950, ndodh një ngjarje ose një rastësi ose më saktë do të thoja: fati hapi një portë. Në ndihmë të koreografisë shqiptare, vjen në Tiranë baletmaestri i dëgjuar rus, artisti i shquar Georgi Perkun, i cili krijoi një trupë baleti të zgjedhur, të përbërë me elementë, me dispozita natyrore dhe paraqitje skenike. Engjëlli ishte më i vogli, vetëm 15 vjeç, kur u paraqit në konkurs. Perkuni u habit nga zhdërvjelltësia dhe dinamizmi i tij. Po në vitin '50 Perkuni vuri në skenë montazhin koreografik “Vëllazërimi i Popujve”. Engjëlli solist, rrëmbeu menjëherë zemrën e spektatorëve. Në vitin 1952 ishte përsëri solist në koncertin koreografik “Flamuri i Paqes”. Në vitin 1953, kemi evenimentin artistik – inskenimin e baletit “Esmeralda”, sipas romanit të Viktor Hygoit “Katedralja e Shën Marisë së Parisit”. I besohet roli më i vështirë, personazhi i ndërlikuar që kërkonte një interpretim virtuoz, që mund të harmonizonte vlerat kërcyese me ato interpretuese, përfshirë këtu edhe përçmimin fizik. Perkuni provoi disa kërcimtarë, por në fund vendosi t’ia besonte Engjëllit. Dhe Engjëlli arrititi suksesin më të madh, në interpretimin ekselent të rolit të gungaçit, me fytyrë të shtrembër dhe gojë të gjymtuar, por që dinte të dashuronte përjetësisht. Engjëlli e paraqiti Kuazimodon, sikur të kishte dalë nga mendimet e fshehta të autorit. Më pas, Perkuni vuri në skenë baletin “Shatërvani i Bahçisarajt”, vepër e Pushkinit.

Ai kishte një lirizëm të thellë, që i shpërthente bukur. Kush ka jetuar në ato vite, nuk e harron Engjëllin në “Valsin Hungarez” me Alma Radovickën. Në shtatorin e vitit 1957, u regjistrua në Fakultetin

149148

Page 76: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

nga shtypi monografia e Panajot Kanaçit, shkruar me aq saktësi, me aq përkushtim dhe me aq dashuri nga Engjëll Tërshana.

Kjo ishte vepra e fundit e Engjëllit, sepse në kulmin e pjekurisë intelektuale, Engjëllin e rrëmbeu vdekja. Personi i fundit që takoi në sallën e baletit ku jepte mësim, ishte pedagogu e artisti i madh, që Engjëlli e vlerësonte aq shumë, Luan Shtino. Ai e pa në luftë me vdekjen tinzare, e cila tregoi se di të zgjedhë. Engjëlli u nda nga jeta më 30 tetor 1999, u nda qetë, bukur, ëmbël, pa dhimbje, pa sfilitje e ashtu siç dëshironte. Sigurisht, se me jetën dhe talentin, me përkushtimin dhe djersën, me karakterin dhe dinjitetin, Engjëlli fitoi të drejtën e

përmbledhur në 29 faqe, episodet e romanit 340 faqësh. Nuk pushonte së krijuari, për asnjë ditë me ansamblet amatore në “Dekadat e Majit”, por në shpirt i qëndronte si një dritë që nuk shuhet kurrë, dëshira për të përçuar tek brezi i ri i artistëve, njohuritë për “Historinë e Koreografisë Shqiptare”. Ai kishte bagazhin e duhur arsimor dhe intelektual, si dhe dëshirën e mirë për vazhdimësinë e artit, prandaj pa i thënë askush, filloi hartimin e tekstit “Horizonti i Koreografit”. Në vitin 1997, doli

EngjëllTërshana(në qendër): rolii Kuazimodos,baleti“Esmeralda”

plotë, të thellë e shkencore baleteve, në subjektin, në personazhet, në muzikën e në skenografinë. Sido që librin e kishte botuar vetë, ai çdo orë mësimi shkonte aq i përgatitur, saqë nxënësit dhe më pas studentët nuk mund ta shkëpusnin vemendjen nga fjala e tij. Më vonë në operën e Prenk Jakovës “Skënderbeu”, Engjëlli interpretoi figurën e Hasan Bej Vërzezhdës, sundimtarit të Krujës. Një vit më vonë interpreton “Gjeneralin në Ëndërr”, në dramën “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”,

së bashku me Sandër Prosin, që ishte generali i vërtetë. Të gjitha rolet janë veshur me petkun e suksesit dhe kjo e bën Engjëllin që të mbetet figurë e rëndësishme e artit tonë koreografik, çka i ka shërbyer pozitivisht edhe mësimdhënies në shkollën e baletit. Vallet e krijuara dhe rolet e tij janë të panumërta. Sikur të fliste toka, do të tregonte se sa bukur kishte shkelur mbi të, herë lehtë e herë ashpër, por gjithmonë me ritmin e valles popullore.

Në vitin 1992, u shfaq premiera e baletit “Para Stuhisë” me muzikë të Çesk Zadejës. Libretin e shkroi Engjëlli, duke u bazuar në romanin e Jakov Xoxës “Lumi i Vdekur” Engjëlli punoi shumë për të

Në baletin“Esmeralda”

151150

Page 77: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artittre momente:

udhA e Artistit pllumB AgAlliut

disa mendime nga Përvoja e Tij

Ë shtë me të vërtetë paradoksale, se për një numër jo të vogël të balerinëve shqiptarë, që nga dita në ditë, ngjisin shkallët e Teatrove më në zë në metropolet jo vetëm europiane, shpesh konfirmohet se pas “Shkollës Kombëtare Koreografike” të Tiranës, kanë marrë specializimin disavjeçar në vendet e

lindjes. Deri këtu, duke njohur potencialin e këtyre shkollave, nuk ka asgjë paradoksale, por duke njohur më në thellësi itinerarin e formimit artistik të dancimit aktual, të këtyre djemve e vajzave, që zgjedhin si hap kalimtar specializimi, lindjen, zbulon një të vërtetë tjetër mjaft interesante: pjesa dërrmuese e tyre rrezatojnë në mënyrë të përsëritshme sentimentin e emocionin e sallës së koreografit shqiptar Pllumb Agalliu.

Ish mësuesi i “Shkollës Kombëtare të Koreografisë” së Tiranës, qysh nga 1993-shi, në Baku, nderohet si një koreograf e artist i madh. Në ditët e fundit, kur punohej për të mbyllur shkrimet e librit, më telefonuan e më thanë se ka ardhur në Tiranë i mirënjohuri Pllumb Agalliu.

Nxitova në shkollë, ku u vura përballë një mesoburri me beretë, me mustaqe e me një shikim të qetë. Veç mendimeve e përshtypjeve të marra nga Rexhep Çeliku dhe Skënder Jazexhiu (që janë në vijim të këtij shkrimi), nuk kisha mundur të siguroja asnjë fjalë të drejtpërdrejtë nga ai. Shumë tentativa për lidhje telefonike me Agalliun, patën dalë pa sukses dhe ja më në fund, me dialektin e bukur të kryeqytetit, ai nis të më tregojë: “Kujtoj vitet e para... Ishte e vështirë për ne, sepse kjo lloj shkolle nuk njihej dhe s’kishim asnjë gjurmë eksperience...

madhe, që edhe brezat e ardhshëm, të përulen me nderim përpara veprës së tij...

Pas një heshtje të shkurtër Blerina, filloi të më fliste për kulmet e tia si pedagog dhe më kërkoi edhe opinionin tim më të afërt. I thashë: “Në qoftë se do të kujtoj Engjëllin si shok jete, do të thoja se për mua ajo ishte një kohë dashurie dhe Engjëlli ishte bota ime. Por Engjëlli ecte shpejt, koha nuk mundi ta ndjekë, në kulmin e punës si pedagog në Akademi, atëhere kur kish arritur përsosjen artistike dhe intelektuale, Engjëlli largohet nga jeta. Engjëjt e morën në vallen e tyre të përjetshme. Dihet se yjet shndrisin më shumë, para se të fiken. Të gjithë nxënësit dhe studentët e përcollën të përlotur e secili prej tyre ruan kujtimet më të bukura nga profesori që gjithë jetën kërkoi t’u dhuronte sa më shumë dije. Jam dëshmitare e përpjekjeve që bëri Engjëlli, për t’u lidhur me dy revista italiane “Sipario” dhe “Balleto”, me qëllim që të rejat botërore, nxënësit t’i kishin në shënimet e tyre. Që në vitin 1990, çdo muaj na vinin në shtëpi këto dy revista. Edhe unë i kisha mësuar përmendësh materialet aq interesante. Sa shumë i vlerësonte Engjëlli kolegët e tij pedagogë: sa bukur fliste për Luan Shtinon, artistin e madh, elegant e të përkushtuar? Sa e çmonte dhe e donte Miltiadh Papën e papërsëritshëm! Sa shumë stimë kishte për balerinat e reja që u bënë famoze, falë kulturës së marrë në shkollën koreografike. Sa shumë do të kisha unë për të thënë për Engjëllin si artist, si intelektual dhe si pedagog. Por më bukur shprehet prof. dok. Ramazan Bogdani: “Engjëll Tërshana do të mbetet pedagogu dhe vulëvënësi origjinal dhe i papërsëritshëm në dobi të koreografisë e zhvillimeve të artit koreografik shqiptar dhe të kulturës sonë mbarëkombëtare”. Sa të dhimbshme janë kujtimet, sidomos kur lidhen me një njeri që nuk është më. Por të gjithë e dinë se një jetë mund të fiket si drita e skenës. Ndërsa, gjurmët që lemë pas, mund të jenë herë të errëta e herë të arta. Është i lumtur ai që mbetet gjallë në memorien e kombit, siç mbeti Engjëll Tërshana.

terezina tërshAnA

153152

Page 78: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

se ishte një koreograf, që vazhdonte studimet në Moskë dhe vinte në Baku, me ftesë nga Ministria e Kulturës e BS. Ai vuri dy numra koreografikë me tematikë shqiptare, që u pritën me shumë sukses në “Teatrin e Bakusë”...

Në 1961-shin, u kthyem në Shqipëri dhe përfunduam studimin me të njëjtin intensitet. Ishim me pedagogun Petrit Vorpsi. Nuk mund të mos e them, se ka qenë një mund i madh i pedagogëve tanë, që nuk lanë asgjë mangët, prej asaj çfarë pretendohej të merrej në Baku. Janë pikërisht ato momente, që ne nisëm të kërcenim numra koncertalë nga

Pllumb Agalliu tek “Cuca e Maleve”

Pllum Agalliu me Hyrije

Ahmetintek “Liqeni i

Mjelmave”

Për mua mbetet i paharruar, ai moment kur erdhën nga Moska të diplomuarit e parë. Para dy ditëve, rastisi që këtu në Shqipëri, të shikoja disa fotografi, që lidhen me atë periudhë... po, po, emocione që nuk shpjegohen: të kujtosh vitet e fëmijërisë tënde... Të diplomuarit e parë, vendosën në skenë disa balete, të cilat u bënë për ne mësimi i parë. Për disa vite, arritëm të kuptojmë sesi duhej krijuar imazhi dhe sesi do të duhej të promovohej kjo fushë e artit koreografik. Personalisht: në ato fillime, në kokën time qarkulloja idenë, se duhej të bëhesha sportist. Vij nga një familje me tradita në sport dhe për një kohë, ky fakt ka qenë një realitet, që më qe tiposur në kokë. Vëllai, Bilal Agalliu, ka qenë kampioni i vendit në çiklizëm. Për 13 vite rresht, e ka mbajtur këtë titull...

Por dalëngadalë, tek unë, lindi pastaj ajo mëdyshja për t’u shkëputur nga sporti. Ishte e thënë, që ta lidhja jetën me baletin...” e ndërpres duke vazhduar në shakanë e të të qeshurën e tij: “kështu, ishte e thënë që të dominonte arti mbi sportin pra...”.

“Ashtu është" më thotë dhe vijon: “Ndikimi i pedagogëve, ka qenë një tjetër shtytje e jashtëzakonshme. Pedagogët tanë Petrit Vorpsi, Agron Alija, Xhemil Simixhiu etj., kanë një kontribut shumë të madh. Mënyra e tyre e mësimdhënies, na frymëzonte gjithmonë, që të rrisnim kërkesat ndaj vetes për të arritur rezultate sa më të mira.

Shkova në B.S. dhe atje, qysh në fillim e pikasën bazën e mirë, që kishim ne shqiptarët. Ishim tre shqiptarë bashkë dhe që të tre, mësonim shumë. Kjo bëri, që nga Tirana, formimin tonë ta vazhdonim me pedagogun më të mirë të Bakusë. Na caktuan me Gamar Almaz Zade, e cila kishte titullin Artiste e Popullit në B.S.. Rezultatet, ishin të përditshme dhe mjaft të dukshme.

Menjëherë erdhi ajo kohë, që të na jepnin debutimin drejtpërsëdrejti në premierat që viheshin në skenën e “Teatrit të Bakusë”. Janë pjesë të asaj kohe të rinisë, që brenda meje, ruajnë të gjalla emocionet e ngjitjeve të shkallëve në formimin artistik. Pastaj, më kujtohet fare mirë, kur një ditë, tek ne erdhi Panajot Kanaçi. Të tre ne shqiptarët, u informuam dhe sigurisht ndjenim kënaqësi, sepse do të takoheshim me një bashkatdhetar. Unë nuk e njihja. Na qe thënë

155154

Page 79: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

kanë lënë mua në dorë. Për çdo natë, sistematikisht nga ora pesë e mbrëmjes e deri vonë, unë kam punuar me ta. Është kënaqësia ime, që atje kam kaluar në duart e mia 33 nxënës të ardhur nga vendi im dhe që janë diplomuar me rezultate të shkëlqyeshme...”. Për momentin unë interesohem për metodikën, që ai përdor; sigurisht duke ia shprehur idenë se çdokush, që në sensin e përgjithshëm përqaset ndaj metodologjisë së baletit klasik e cila ndonëse është një e vetme, në rrafshin pedagogjik individual, domosdo do të shfaqë prirje nga më të ndryshmet.

“Në metodikën time, si pedagog” shton Pllumbi, “baza ka qenë dhe mbetet e tillë, që krahas programit ekzistues të punoj në logjikën e eliminimit të gabimeve, por diçka tjetër që gjithmonë e kam vlerësuar (qysh nga fillimet e mësimdhënies), lidhet me rritjen e nivelit të kërcyeshmërisë duke i dhënë prioritetin e duhur krijimit të emocionit. Rezultati për mua, sot e kësaj dite, qëndron në formimin e nxënësit jo vetëm me përgatitjen teknike, por edhe me bagazhin intelektual, që të kërcejë me botën e individualitetin e tij, për ta arritur nivelin interpretativ, në radhë të parë brenda vetes. Kështu dhe vetëm kështu, mund të ngresh sytë nga majat më të larta të artit koreografik.

Vite më parë, kur ne bënim analizat e klasave të kësaj shkolle, ka pasur një larmi mendimesh për sa i përket metodikës, se ku duhej kushtuar më tepër vëmendja. Më ka mbetur në mendje, se shumë nga pedagogët e atëhershëm, sikur nuk kanë qenë dakord me zhvillimin e kërcyeshmërisë qysh nga vitet e para të nxënësit. Koha po tregon, se kjo është një ndër pikat kyçe, ku fëmija duhet edukuar fort, krahas teknikës. Kjo kërcyeshmëri duhet shoqëruar patjetër me ndjenjën e pozës. Emocioni për mua është gjithçka. Edukimi i nxënësit me ndjenjën dhe ushqimi i përditshëm me shprehjen emocionale, për mua mbetet e ardhmja e balerinit. Balerini e tërheq më shumë spektatorin apo e bën për vete, duke i transmetuar emocionin që është pasqyra e individualitetit artistik”.

Kërkoj të kthehem sërish në paradoksin, me të cilin e kam nisur edhe këtë shkrim dhe e pyes për të përbashkëtën që ai ka vënë re tek nxënësit shqiptarë, që nga shkolla e Tiranës, kanë zgjedhur palestrën

Straus-i etj., por më interesante ka qenë se ne filluam të montonim edhe për baletin e parë kombëtar. Niveli i asaj kohe, për të gjithë ne, pak a shumë paraqitej i barabartë. Secili përpiqej të krijonte personalitetin e tij artistik sipas një profili të caktuar: njëri popullor, tjetri klasik, tjetri demiklasik etj..

E rëndësishme ka qenë, se nxënësit e parë, u bënë solistë të mirë. Ishim mbështetja e parë. I vumë shpatullat artit tonë kombëtar: duke filluar nga baleti “Halili dhe Hajria”, “Shote e Azem Galica”, “Para Stuhisë”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” etj., si baletet për fëmijë “Kecat e ujku”, “Shqiponja”, “Duarartët vigjilentë”, por edhe shumë numra koncertalë apo debutimet e suksesshme në dekadat. Shumë numra të mia, janë cilësuar të mira duke u vlerësuar me çmim, siç ka qenë “Tirana në Festë”, me kompozitor Thoma Gaqi.

Kryesorja për mua, ka qenë krijimi i portretit, si figurë kombëtare, çfarë shprehet edhe në baletet tona më të mira si “Cuca e Maleve” etj.. I gjithë repertori, krijoi një shtrat të fuqishëm në rrugën e pedagogjisë, për shkollën tonë. Kam dhënë mësim për shumë vite në këtë shkollë dhe e kam parë fare mirë kujdesin që është treguar me nxënësin. Ish-nxënësit e mi, kontribuojnë sot në teatrot më prestigjiozë. Punën e mësuesit po e bëj edhe në Baku, ku shanset e jetës shpesh më kanë sjellë nxënësit e talentuar shqiptar... Jam i kënaqur, kur dëgjoj suksesin e ish-nxënësve të mi, si Altin Kaftira që është në Amsterdam, Enkel Zhuti në Itali, Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Bruna Kosova (po në Itali), Genti Doda në Angli e shumë e shumë të tjerë. Ndër të parët që ka ardhur në Baku, ka qenë im bir Ledian Agalliu, të cilin pas një viti shkolle në Tiranë, e mora atje. Për 7 vite kemi punuar pa ndërprerje dhe pa u lodhur. Qysh në moshën 14-vjeçare, djali im, ka kërcyer në “Liqenin e Mjelmave”. Ka luajtur në rolin e Shutit. Kur ishte 16 vjeç, realizoi rolin e Bazilios (që është një rol kryesor) tek vepra madhështore “Don Kishot”. Për mua si baba, shpërblimi më i mirë, them se ka qenë laureimi në “Konkursin Ballançin”, i cili zhvillohet me koreografët më mirë të botës...

Qysh nga 1993 ndodhem në Baku. Janë një numër i madh nxënësish që kanë ardhur nga Shqipëria për t’u kualifikuar dhe m’i

157156

Page 80: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Operas dhe Baletit, sot Akademia e Arteve të Bukura). Unë kujtohem shumë mirë për atë periudhë. Pëllumbi kishte talent të rrallë, ishte një ndër më të mirët. Së bashku, nga ky konkurim fituan, Besim Jazexhiu, Hajdar Shtuni, Fatos Idrizi (me pedagog kryesor Petrit Vorpsin). Me Besim Jazexhiun dhe Hajdar Shtunin, në vitin e dytë u zgjodh për të ndjekur studimet në BRSS, në Baku, ku të tre së bashku, u evidentuan edhe atje si më të talentuarit duke u aktivizuar njëherësh edhe në repertorin e Teatrit të Bakusë. Vëllai im Besimi, kur erdhi me pushime në Shqipëri më tregonte që Pllumbi, vlerësohej shumë nga pedagogët rusë, sidomos në zhanrin klasik. Studimet iu ndërprenë, për arsyet që tashmë dihen, prishja e marrëdhënieve me BRSS.

Pëllumbi dhe të tre së bashku, u rikthyen në Shqipëri po në Shkollën e Baletit dhe e përfunduan këtu gjithçka të lënë në mbarim. Gjatë kësaj kohe që unë kam qenë në shkollë një vit pas tyre rrija shumë me ta dhe kam përjetuar momente nga të cilat them se përfitova pa masë nga përvoja që kishin marrë në Baku. Gjatë kohës kohe, që ndiqnin studimet, shkolla ishte pranë Teatrit dhe më kujtohet mjeshtri i madh Panajot Kanaçi, baletmaestër pranë Teatrit, i cili i mori pranë Trupës së Baletit, duke i aktivizuar në të gjithë repertorin e trupës. Pa mbaruar shkollën u punësuan me pagesë në Trupë TOB-it. Ishin në repertor, “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Carmen” etj..

Më ka mbetur në mendje përfundimi i shkollës dhe më konkretisht provimi i maturës, ku Pllumbi i la të mahnitur të gjithë me ekzekutimin e tij perfekt të të gjithë klasës. Pllumbi shquhej jo vetëm nga ana e pastërtisë së ekzekutimit të lëvizjeve, por edhe nga ana teknike. Dalloja tek ai edhe një farë sensi poetik të lëvizjes dhe të gjithë, në mbarim të këtij provimi, shprehjet e të pranishmëve nënvizonin se e ardhmja e Pëllumbit në mënyrë të padiskutueshme ishte e ardhmja e një solisti të mirë.

Si natyrë, Pllumbi ishte krijues. Pikturonte shumë bukur. Sigurisht ai i kushtonte kohë edhe leximit dhe në specialitet si koreograf ai filloi shumë shpejt, qysh në Ansamblin e Ushtrisë, kur të tre së bashku shkuan ushtarë. Më kujtohet një premierë e Ansamblit, kur Pllumbi bashkë me Besimin, vunë një tabllo koreografike me temë nga lufta, e

e tij, të largët atje në Baku. Duket sikur mendohet pak dhe pastaj me zërin e ngadaltë e duke kërkuar fjalën, ai thotë: “Vitet e fundit, që jam në kontakt të vazhdueshëm me nxënësit, që edukon shkolla e Tiranës, mund të nxjerr edhe disa konkluzione. Sigurisht ka lëvizje dhe shikoj progresin. Është fakt, se fëmijët e shkollës sonë shqiptare, po i përgjigjen të gjitha niveleve ndërkombëtare. Sigurisht që këtu, mund të ketë edhe të dobët, çfarë është normale për të gjitha shkollat në botë. Por unë kam vënë re diçka, se të gjithë nxënësit e ardhur nga Tirana në Baku, sot debutojnë në skenat më të mira të botës. Meqenëse po më kërkon konkluzione pune, gjej rastin të shpreh edhe një mendim, se në rrugën e formimit të nxënësit ka shumë ndryshime si negative ashtu edhe pozitive. Kujtoj Altin Kaftirën. Kur e kam parë, dukej një djalë i imët, proporcional, por me shkëputje të vogël. Tek ai, zgjuarsia dhe vullneti, nga viti në vit kanë bërë mrekullira. Arriti në rezultate, që edhe unë vetë, nuk mund t’i imagjinoja dot. Tani që po flasim, kam parasysh debutimin e tij në baletin “Enigma”. Për atë kohë, kanë qenë hapat e parë të baletit modern. Me plastikën e tij, më dha mundësinë që të fantazoja e të arrija në disa kërkesa, të cilat skena jonë ende nuk i kishte parë. Padyshim, ai djalë më dha edhe një mësim mjaft të mirë: me fëmijët duhet punuar me durimin e atij që nuk udhëhiqet nga paragjykimet dhe që nuk mund të pretendojë kurrë se e njeh të nesërmen e nxënësit të tij. Ka pasur mjaft raste (ngado nëpër botë), që për shtat të shkurtër në vitet e para, t’i pritet rruga e baletit një fëmije që mund të ketë zhvillim të vonshëm ose pikërisht gjatë këtij zhvillimi të vonshëm, në mënyrë të papritur të shfaqen rezultate që siç e thashë me rastin e Kaftirës, të lënë me gojë të hapur. E tillë ka qenë edhe jeta artistike e Vallaçkovës. Në shkollë, për të ka pasur shumë probleme mangësish niveli, por në jetë, ajo u zhvillua dhe u rrit duke u bërë një ndër balerinat më të famshme të kohës.

nga biseda me skënder jazexhiun

Është një ndër nxënësit, që kemi konkuruar së bashku për të parën herë në atë grup, kur sapo u krijua shkolla e baletit (në Teatrin e

159158

Page 81: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

sysh kapacitetin e tij, baletmaestri Kanaçi e zgjodhi Pëllumin edhe për të punuar drejtpërsëdrejti në montimin e baletit.

Ka qenë pikërisht ajo kohë, kur në Kosovë u krijua ajo mundësi, që artistët shqiptar mund të hynin për të dhënë ndihmë, konkretisht në fushën e baletit. E në atë kohe të monizmit, ideja ishte që atë çfarë bëri Shqiperia, ta bënte edhe Kosova. Veç dy solistëve, maestro zgjodhi pikërisht Pllumbin, sepse ai ishte një ndër kërcimtarët më të mirë në “Teatër të Operës”.

Gjatë kësaj kohe, Kosova kishte elemente për vallen popullore dhe jo për klasiken. Kanaçi, patjetër që hasi vështirësi, sepse elementet ishin përgatitur në karakter popullor dhe jo klasik. Por mjeshtria dhe zgjuarsia e Kanaçit, bëri që të bënte kthesën e të krijonte dy grupet: klasik dhe popullor. Pjesa dërrmuese e “Ansamblit Shota” të asaj kohe, luajti edhe rolin e baletit “Halili dhe Hajria”. Mund të themi se rolin e Halilit, e ka luajtur Elez Nokshiqi. Pllumb Agalliu, si një ndër kërcimtarët kryesor të baletit kombëtar shqiptar, plus ekzekutimit dhe dhënies së materialit për “Halilin dhe Hajrien”, dha ndihmë të madhe për trupën artistike të “Ansamblit Kombëtar Shota”, pasi së bashku arriti të ndërtojë edhe “Vallzimin e Shqipeve”, që luhet edhe sot. Pllumb Agalliu bashkë me Hajdar Shtunin dhe Mukades Erebarën, me koreografi të baletmaestrit të madh Panajot Kanaçi, kanë luajtur edhe një ndër numrat më të bukur. Nuk mund të thuhet as balet e as valle popullore, por dëmi-klasik (që është cilësuar edhe numër modern) në fazën e shkrirjes së popullores në klasike). Kjo, u quajt një ndër triot më të bukura e ndër nummrat solistike më të bukur që janë luajtur deri më sot. Atje demonstrohej forca, puna, në një kohë, kur u bë elektrifikimi i vendit.

Të gjitha këto elemente, u shkrinë mes valles e kërcimit. Këto kërcime, ishin pak a shumë në karakter verior. Pllumbi ka qenë edhe një ndër pedagogët kryesorë të shkollës sonë kombëtare. Sot të gjithë ish-nxënësit e tij, e kujtojnë me nostalgji kohën që kanë punuar me pedagogun e tyre Pllumb Agalliu. Ata thonë “krenohemi, që jemi nxënësit e Pllumb Agalliut”.

cila u vlerësua me çmim dekade të majit. Pas mbarimit të ushtrisë, ai u emërua si solist në TOB. Ai shquhej si metodist dhe nuk neglizhonte asgjë gjatë punës, duke lënë premisa që të bëhej një Pedagog në shkollën e baletit.

Në Shkollë unë kam kaluar një periudhë të gjatë duke punuar paralelisht me të dhe kemi ndarë shumë momente të bukura e të vështira së bashku. Përgjegjësinë e të dhënit mësim ai e vlerësonte shumë. Ishte shumë rigoroz dhe kërkonte ndaj vetes dhe këtë shpirt pune, donte me çdo kusht t’ua transmetonte nxënësve të tij. Para rreth një viti, kur ai ishte në Shqipëri, jemi takuar e kemi kujtuar shumë nga nxënësit. Ai kujtonte Artistë të mirënjohur që sot kërcejnë jashtë vendit si, Mimoza Bekteshi,... Enkel Zhuti...

Fliste për shkollën e gjithmonë e ka pasur të tiposur që të kishte tipare të plota kombëtare. Dëshironte që klasës së tij t’i jepte tipare burrërore. Ne kishim diçka të përbashkët që këshilloheshim shumë shpesh për problemet e ndryshme, që normalisht shfaqen gjatë procesit të mësimit.

Gjithmonë në metodikën e punës, nxënësit i ballafaqonim me njëri-tjetrin, për të stimuluar tek ata ndjenjën e ambicies së mirë në punë. P.sh në sallë kërkohej reciprokisht numri i piruetave, i turrave apo i grand zheteve etj.. Kjo ishte një nxitje që në parim të jep shumë. Pllumbi ka vënë edhe disa numra koreografikë me nxënësit e shkollës dhe së fundi i ftuar nga shkolla, ai erdhi nga Baku-ja dhe vuri baletin me një akt “Carmen”. Në mos gaboj, i takon vitit 2001. Ishte një version i përpunuar prej tij, me një gjuhë koreografike moderne dhe mjaft i arritur artistikisht...

nga biseda me rexheP Çelikun

...Në vitin 1981, Kanaçi u ftua në Kosovë, për të montuar baletin “Halili dhe Hajria”. Ai zgjodhi e mori me vete Ganimet Vendreshën, Zoica Haxhon dhe Pllumb Agalliun. Veç të tjerave, duke pasur para

161160

Page 82: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

dhe ecurinë e zhvillimet individual të nxënësit. I pëlqente së tepërmi të punonte kokë më kokë me nxënësin, duke i hyrë problemeve në brendësi e duke i çuar deri në fund. Lënda e “Karakterit të Huaj” njihej jashtëzakonisht mirë dhe kur ai fliste apo ekzekutonte ndonjë lëvizje të re, klasa mbetej e mahnitur. Kërkesë primare për të, ka qenë paraqitja estetike e artistike e nxënësit. Në çdo orë mësimi, ai para së gjithash, hidhte një shikim të përgjithshëm të kompleksit estetik të klasës të tij. “Veshja, duhet të jetë e njëjtë, uniforma e thjeshtë dhe e pastër për të gjithë”, ishin normat e punës së Shtunit. Këto kërkesa, ai i konsideronte pjesë të domosdoshme të edukatës artistike, pa të cilën nuk arrihet mbarëvajtja e orës së mësimit. Ai ishte një mësues i thjeshtë dhe i dashur, që kur e shikonte të nevojshme kthehej në një shok ose edhe në një prind të mrekullueshëm për nxënësit. Në mënyrë perfekte, gërshetonte autoritetin e pedagogut me “buonsensin” e prindit shembullor e sjellje të tilla ngjallnin respektin e mirënjohjen tek çdo njeri. Dhe këto vlerësime, nga nxënësit e studentët e tij, sot nuk kanë ndryshuar. Respektin e dashurinë, ai vazhdon ta ruajë të paprekur. Kolegët e tij, vazhdojnë të flasin me po atë konsideratë dhe janë të interesuar për angazhimet e tia në Greqi.

Të hysh në detajet monografike të jetës artistike të Shtunit, në radhë të parë është kënaqësi pasi hedh vështrimin në rrugën e formimit profesional të një njeriu e të një artisti, që shquhet për punë të larmishme e mjaft të suksesshme.

Shtuni lindi në Tiranë, më 6 Shkurt 1942, në një familje të thjeshtë, por artdashëse. Qysh në fëmijëri ai mbruhet me dashurinë për artin, nga i ati, i cili aso kohe luante në mandolinë pjesë të ndryshme. Në vitin 1951, në moshën nëntë vjeçare, hyn në “Rrethin e Baletit” të “Shtëpisë së Pionierit”. Pas tre vjet përgatitje intensive, kalon në grupin e valleve të të rriturve (pranë “Pallatit të Kulturës”), ku merr pjesë në veprimtari të ndryshme. Pastaj, ai vendoset në “Shtëpinë e Kulturës”, ku punon me pasion e dashuri, për të penetruar më thellë në zemrën e artit, prej të cilit nuk do të ndahet kurrë. Ardhja e artistëve të parë, që kishin përfunduar studimet jashtë, hapi perspektiva të reja

Vulë dinjitoze - edhe përtej kuFijVe

G jurmët e gjalla artistike të koreografit Hajdar Shtuni, përmes një shtrirjeje relativisht të gjatë në kohore interferojnë edhe në aspektin pedagogjik. Është për t’u shënuar kontributi mjaft i vyer, që Shtuni i ka dedikuar e vazhdon t’i dedikojë kësaj sfere mjaft delikate të përgatitjes së gjeneratave me radhë në gjininë e artit të kërcimit. “Mjeshtëria e

Kërcimit” ka qenë lënda bazë, që ai e ka zhvilluar me aq pasion pranë “Shkollës Kombëtare Koreografike”, por edhe pranë “Akademisë së Lartë të Arteve”. Kontributi i tij lidhet me një punë serioze e të diferencuar, për të përpunuar siç duhet prurjet e suksesshme që ka pasur shkolla ndër vite. Sot, nxënësit e tij, janë artistë të talentuar, kërcimtarë e koreografë të afirmuar. Shumë prej tyre, e nderojnë emrin e baletit shqiptarë. Të tillë janë, artistët Leonard Xhokaxhi, Ilir Shaqiri, por edhe koreografët e talentuar si Artan Ibërshimi e Tomor Kokona, që me punët e tyre të bukura, ia kanë shpërblyer mundin, djersën dhe kujdesin këtij pedagogu të apasionuar. Për të, nuk qe e lehtë të bëhej pedagog kërcimi. Nxënësit e tij, e kujtojnë sot e kësaj dite, duke folur për taktin e pasionin gjatë shpjegimit të lëvizjeve, ku ndalej madje në prejardhjen dhe zhvillimin e tyre. Ai fliste tërë përqendrim mbi amplitudën e virtuozitetin, duke bërë të qartë gjithçka edhe me anën e vizatimit. Shtuni, gjithnjë kërkues, i referohej shumë literaturës së huaj, duke u mbështetur edhe në atë pasuri të përvojës individuale, që nuk i ka munguar. Ai gjithnjë e llogariste në mënyrë perfekte shpërndarjen e ngarkesës së muskujve. Gjithnjë përpiqej ta rriste këtë ngarkesë gradualisht për nxënësin e tij, deri në masën e përballueshme, duke gjykuar përherë edhe kapacitetin

163162

Page 83: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Bengu, Besim Jazexhiu etj.. Pas dy vitesh, pra në vitin 1959, në saje të paraqitjes së tij të mirë, fiton në konkurrimin për të ndjekur studimet jashtë. Kthehet në 1961 pa përfunduar dhe vazhdon të studiojë edhe në TOB, ku aktivizohet suksesshëm në shfaqe të ndryshme. Si gjithmonë dallohet për nivelin e lartë të debutimit.

I vjen thirrja për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak e caktohet në “Estradën e Ushtarit”, duke mos e ndërprerë veprimtarinë si kërcimtar. Me të mbaruar shërbimin ushtarak, kthehet në TOB, ku vazhdon punë deri në vitet ‘90. Iu besuan një sërë rolesh mjaft të rëndësishëm. Sapo filloi punë, nga mjeshtri Panajot Kanaçi, iu besua roli i Selim Bajraktarit tek “Halili dhe Hajria”.

Më pas do të vinë një sërë rolesh të tjerë me peshë, si Pali tek “Cuca e Maleve”, Pablo tek “Lola”, roli i Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur tek “Tokë e Pamposhtur”. Ky i fundit, është edhe një ndër rolet më të spikatur në të gjithë karrierën e tij artistike. Për rolet që i jepeshin, të rëndësishëm ose jo, Shtuni punonte duke i jetuar në psikologjinë e vet, për të arritur deri sa të thonte: “rolet mund të luhen, por edhe mund të dashurohen”. Repertorit të tij artistik, më pas Shtuni, do t’i shtojë edhe rolin e Pilo Shpiragut nga “Para Stuhisë” apo rolin e Nallban Jaranit nga “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Në gamën e personazheve të gjithfarshëm, negativë, pozitivë, tragjikë, por edhe komikë, këto dy role paraqesin pikën më të lartë të skalitjes së individualitetit artistik të Shtunit.

Duke qenë i zënë me një sërë angazhimesh, në telefon ai e priti shumë mirë njoftimin mbi librin si dhe u kënaq pa masë kur mori vesh lidhur me përgatitjet për koncertin me rastin e 50-vjetorit. Me keqardhje u shpreh, se kishte mjaft dëshirë që të shkëputej për të ardhur në kremtimet e 50-vjetorit, por “është e pamundur për vetë natyrën e punës që kam në dorë këto kohë” tha ai. Megjithatë, dërgoi një e-mail të cilin po e publikojmë në vijim:

E dashur Bela, drejtore e ish-nxënësja ime! Në radhë të parë uroj me gjithë zemër që përvjetori i 50-të i

shkollës sonë të festohet me madhështi dhe të kurorëzohet me sukses

në zhvillimin e artit të baletit shqiptar, drejt një rruge më profesionale. Aso kohe, shfaqet ishin mjaft të shpeshta, si brenda dhe jashtë rrethit. Repertori i këtyre shfaqjeve ishte mjaft i gjerë dhe i pasur. Luheshin valle të popujve të ndryshëm, si p.sh. valle ruse, hungareze, polake, rumune, bullgare, etj., por vendin më të rëndësishëm, natyrisht për preferencat e kërcimtarit Shtuni, e zinin vallet shqiptare, si: “Kargjyli”, “Zejbegshe”, “Vallja e Zileve”, “Vallja e Kukësit”. Këto veprimtari dhe pjesëmarrja e përhershme në grupet e valleve, bënë që talenti i tij

të binte në syrin e specialistëve. Këta të fundit, ishin edhe nxitja, që ai të merrte pjesë në konkursin e pranimit për në “Shkollën e Baletit”, që u hap për herë të parë në 1957. Kështu Shtuni, në listat e sotme të “Shkollës Kombëtare të Koreografisë”, radhitet me gjeneratën e parë të nxënësve, së bashku me emrat mjaft të dëgjuar që kanë dalë nga kjo shkollë si Mukades Erebara, Nermin Ahmeti, Fatbardha

Shtuni: në rolin e Palit tek “Cuca e Maleve” 165164

Page 84: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

krenar, është që: nxënësit e shkollës sonë koreografike, si kudo nëpër botë janë shquar pa diskutim edhe këtu në Greqi.

Ka disa vjet që baza e skenës lirike (TOB) të Athinës, përbëhet nga shkolla jonë koreografike (djem). Pjesa më e madhe e tyre, janë nxënësit e mi. Altin Koruti (solist i parë), Hektor Bollano (solist), Danilo Zeka, i cili së shpejti do të debutojë në rolin kryesor të baletit Zhizel, nga ku do të emërohet solist i parë. Të tjerë janë: Ilir Sipri, Blendi Latifi (solist), Taulant Ferra, Florian Papa, Elton Dimroçi, Elton Picari etj..

Në një nga shfaqjet e kohëve të fundit, Drejtori i Trupës së Baletit, i mirënjohuri Irek Mamedov (i ardhur nga Rusia), gjatë bisedës që patëm, më shprehu fjalët më të mira për djemtë tanë shqiptarë. Për mua ishte vërtetë një sadisfaksion i madh.

Uroj ta mbani me nder dhe ta çoni më tej traditën e shkëlqyer që i dhanë pedagogët e parë kësaj shkolle.

hajdar shtuni

Arjan Bejko, Tasim Dajçi,Hajdar Shtuni, Ilir Kerni,Hektor Mezini, Ludmill Çakalli

të plotë sepse kështu i takon. Me vjen keq që për arsye të ndryshme nuk do të ndodhem edhe unë bashkë me ju në këtë eveniment. I kam ende të gjalla kujtimet e përurimit të shkollës në vitin 1957, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit. Dhe unë, si njëri ndër 6 fituesit e konkursit, që u bë ndër 400 pjesëmarrës, ndihesha krenar dhe aq më tepër, kur pas 2 vjetësh në klasën e pedagogut të shkëlqyer të shkollës sonë Petrit Vorpsi, mu dha e drejta për studime në Bashkimin Sovjetik.

Që prej vitit 1991, punoj në Athinë (Greqi), ku kam zhvilluar aktivitetin tim si artist baleti dhe si pedagog. Kam pasur kontakte pune me shumë pedagogë dhe koreografë që janë me shumë reputacion në Greqi, në Europë dhe në USA, nga të cilët mund të përmend: Sonja Morianova, Harry Mandfouni, Leonidha De Pian, Sophia Spiratou, Lilly Trasta, Vili Aleksiou etj., etj.. Vlerësimet e tyre ndaj meje kanë qenë të jashtëzakonshme. E ajo çka më bën të ndjehem edhe më

Në botën e brendshme të nxënësit që sapo nis, duhet kërkuar potenciali interpretativ 167166

Page 85: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

të pjekur dhe kjo përforcohej më shumë, kur e vinim re dashamirësinë e tij, ndaj cilitdo që hynte në bisedë me të... kur kam qenë e vogël dhe ai hynte në klasë, më dukej disi hijerëndë. Ndoshta një ndjenjë e tillë vinte edhe prej mustaqeve. Por, në fakt ishte një person i dytë, i fshehur në prezencën e tij hijerëndë: ndjeshmëria dhe brishtësia në shpirtin e tij, me të vërtetë prej artisti ....”.

Duke thyer çastin e heshtjes, që na kishte bërë të përqëndroheshim tek planet e videos, Flora vijoi: “Këtë kasetë, bashkë me shumë tjera i kishim me vete në spital, në Itali. Më kërkonte që t'i shikonte. Deri në çastet e fundit, ai ka jetuar me baletin... rastiste që hynin mjekët, të cilët e donin pa masë. 'Si ka mundësi të nxirrni kaq talente ju shqiptarët' shprehnin habinë... Eh, në ato ditë të spitalit, megjithëse i sëmurë rëndë, ai e ruante humorin shumë mirë. Ndoshta me keqardhje, por duke bërë shaka me veten, thonte: 'Kur të shkojmë në Tiranë, si do të bëni ju o këmbë, të më çoni deri tek “Pallati i Kulturës. Nuk e dini, se atje më presin njerëz për të pirë kafenë'. E unë i jepja kurajo: 'S'është problem, mund të çoj edhe unë me karrocë me rrota'. Fatosi nuk rrinte kurrë kot. Ishte shumë punëtor nga natyra. Shkruante e lexonte shumë edhe nga fundi. E njihte aq mirë folkun shqiptar, sa të gjitha trevat e vendit, kërkonte të tipizoheshin me rigorozitet”.

Bela shton: “Nuk mund t’i harroj kurrë edhe detajet e punës me ne nxënësit e asaj kohe. Ishte konkret në çdo shpjegim. E pastaj, kur i thonë fjalës, edhe gurin e latonte. Të gjithë nxënësit ishin aktivë në orën e tij, falë mësimdhënies, që shkonte në zbërthim të përsosur të lëvizjes. Po... po, ritmin e njihte në mënyrë të shkëlqyer. Sa herë mungonte shoqëruesi i daulles, ishte i gatshëm dhe e bënte krejt dëshirë këtë punë, duke e marrë gjithë qejf instrumentin popullor. Gëzonte respektin e gjithë stafit pedagogjik, sepse ai ishte i shpejtë dhe i kudondodhur, por çfarë ka rëndësi nuk abuzonte askund me punën”. “Ju nuk e dini se keni qenë të vegjël,” vazhdon Flora: “prej orës së mësimit me ju, shpesh herë pa ardhur në shtëpi për të ngrënë drekën, ai shkonte në kurset parapërgatitore me koreografët amatorë. Por me fëmijët, unë e kam pikasur përherë edhe nëpër bisedat që bënte

e thërrisnim mes nesh BABAXhAni

T irana është mbushur me ndërtime dhe shpesh herë për të gjetur një adresë (megjithëse ta kanë shpjeguar), të qëllon të pyesësh fqinjët dhe askush nuk di të japë një përgjigje të përpiktë. Kështu na ndodhi, tek endeshim për të gjetur shtëpinë e të ndjerit Fatos Zajmi. Pas rreth 20 minutash, më në fund, në celular, Bela telefonoi të jatin, Eqeremin, i cili pa

ngurruar e me dashamirësi erdhi e na çoi në atë shtëpi ku na priste e shoqja e të ndjerit Fatos Zajmi. “Kjo është shtëpia. Punë të mbarë e mirupafshim!” tha Eqeremi dhe zgjati dorën për t'u përshëndetur. “Përse po ikni” i thashë, “ju njiheni me njerëzit e Fatosit. Marrim atë informacion që duhet dhe ju shoqërojmë për në shtëpi”. Për një çast hezitoi dhe pastaj për të mos na e prishur dëshirën: “Po mirë pra...” tha...Na doli në derë e shoqja e Fatos Zajmit, së cilës i shpjeguam peripeciptas. Duke qeshur i treguam edhe numrin e telefonit të saj (që ishte marrë gabim), ku nuk na përgjigjej askush. Zumë vend dhe ajo dukej mjaft e emocionuar. Flora (siç quhej e shoqja e të ndjerit), e kishte të qartë se të gjitha bisedat e asaj paradite, do të vërtiteshin tek i shoqi, me të cilin ajo kishte ndërtuar një jetë të lumtur. E ndjente thellësisht kujtimin e tij dhe ndërsa i përgjigjej interesimit tonë, me përpikmëri zgjidhte e shfletonte njërin pas tjetrit, albumet fotografike, për të na treguar momentet e ndryshme të impenjimit artistik. Nuk reshtëte së nxjerri foto, kaseta e libra... Më në fund, na vuri një video, ku Fatosi, zhvillonte mësim në shkollë...

“E thërrisnim mes nesh babaxhani”, vijoi bisedën Bela: “nga vetë mënyra se si sillej me ne nxënësit. Na krijonte figurën e një njeriu

169168

Page 86: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

të karakterit të valles popullore, nga ku sillte larminë e folklorit, që në një etapë të dytë merrte prej tij drejtimin profesional, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me kolegët si Gëzim Kaceli, Engjëll Tërshana, Bashkim Braho etj.. Ndërsa shikuam albumet e shumtë, me foto që ishin ruajtur me kujdes të madh, para se të ngriheshim, Flora na tregoi edhe një ditar, ku ruheshin mbresat e një turneu në Kinë me AKKVP. Lexuam së bashku disa fragmente. Veç gjetjes së fjalëve të goditura, arrita të vë re edhe natyrshmërinë e humorin e këtij artisti të talentuar që i mungon skenës, artit por edhe shkollës koreografike me ngjyrat shqiptare.

e falënderoi dhe duke qeshur i tha: “Kjo është një shenjë e shpirtit të pastër të profesor Fatosit, që nuk po kursehet edhe tani për shkollën. Ai na ka qëndruar pranë të gjithë ne mësuesve të rinj dhe nuk është kursyer kurrë për të na dhënë sekretet e profesionit. Edhe një herë dua ta përsëris, se ai e njihte motivin popullor në mënyrë të shkëlqyeshme. Prof. Fatosi i përket një brezi që bëhej copë, për ta marrë motivin të pastër, puro nga terreni: shpeshherë me ditë të tëra zëvëndësohej nga mësues të tjerë sepse, largohej me shërbime ekspedita, në gjurmim

Edhepensionist:

përherë mes

nxënësvetë shkollës

me kolegët. Bënte konkurset dhe ishte strikt. Donte drejtësinë dhe realen. 'Baza janë këta fëmijë. Janë e ardhmja. Prindi do të investojë shumë dhe s'duhet lejuar askush që të merret në qafë jeta e fëmisë e të sakrifikohet kot. Kur i binin fëmijë për t'i parë, rastiste që punonte me muaj të tërë për t'i përgatitur. Po, po ky bëhet... ka të dhëna... Vinin në shtëpinë tonë e nganjëherë për disa muaj. Ai punonte pa shpërblim, vetëm për pasionin e vet. Deri në ditën e fundit ai ka punuar me nxënësit e shkollës edhe pse kishte dalë në pension. Ishte po ai - pasioni i skenës që i binte rrotull, për çka e njeh më mirë edhe Eqeremi, si shok e koleg i tiji...” vijoi Flora duke kthyer shikimin e duke i kërkuar mendim Eqeremit. “Ka pasur energji të jashtëzakonshme si kërcimtar. Lëvizja e këmbëve të tia mund të krahasohej shumë mirë me një sustë në hapje e mbyllje të shpejta. Kur flitet për Fatosin, shumëkush sot kujton “Festën e Madhe”. Në atë numër, që i ka dhënë famë Shqipërisë, kudo jashtë shtetit, Fatosi me daulle, dukej sikur rrëshqiste në të gjithë skenën, taman si në çastin kulmor, kur rrëshqitja e tij e hatashme me gjunjë, të impononte të çoheshe në duartrokitje. Askush nuk e arrinte në atë rrëshqitje, që me siguri t'i bënte gjunjët copë”. “Po, po nga ajo rrëshqitje kockat e gjunjëve i kishte disi të nxjerra...” thotë Flora, e cila ndërkohë kishte sjellur disa libra teorie të ruajtura mirë: “Merri këto Bela. Jam e sigurtë se nuk i keni dhe do t'ju shërbejnë në shkollë”. Pastaj duke vënë në tavolinë dhe duke shfletuar një fletore me partitura tha: “Ndërsa këtu, do të gjesh shumë pjesë, që tani vështirë t'i ketë ruajtur ndokush”. Bela

Pasuria e magjepsja e ritmit tonë popullor

171170

Page 87: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Me nxënësit e saj në shkollë...

...dhe në TKOB

po i mArr të shumëFishuArAkënAQësitë e punës sime

K ur kemi filluar shkollën ishte shumë vështirë, pasi nuk ishin aspak konditat siç janë sot: aty shkolla e po aty sallat. Telefona nuk kishte. Bënim mësimin tek një sallë e pastaj dëgjonim muzikën. Kishte shumë angazhime të tjera: të lemë mënjanë vështirësitë e jetës së asaj kohe, kur në mes të natës, që pa gdhirë

shkonim e mbanim radhën për qumështin. E pastaj, të nesërmen, na thuhej: “Ka shfaqje e duhet të prisni”. E hajde të prisnim me orë të tëra, deri sa të mbaronin provat të tjerët. Nga mëngjesi deri në darkë, dita ishte tepër e lodhshme. Erdhën në fillim rolet e para, me Cucën, me Hajrijen etj..

Do të vinte edhe koha, që në karrierën time të balerinës, të kthehesha e të jepja mësim në shkollë. Tek nxënësit unë kërkoja punën, rregullin, disiplinën e cilësinë. Nuk mbaj mend, që sot e kësaj dite, të jem ulur ndonjëherë. Edhe tani në Itali, e ruaj atë zakon: nuk ulem kurrë. Kam natyrën time, që rri në këmbë edhe në këtë moshë.

Pasioni, them se e ka bërë të vetën. Pasionin, dëshirën dhe dashurinë për punën, kur njeriu i ka në rini, vazhdon t’i ruajë tërë jetën, të pandryshuara. Nga një herë mendoj me vete: ndoshta edhe i kam mërzitur nxënësit, me ato kërkesat e mia, pasi kur mësuesi është i rreptë, ndodh që prej ndonjërit të mos pëlqehet. Gjithësesi, tani pas shumë viteve, i marr të shumëfishuara kënaqësitë e punës sime. Ata nxënës të asaj kohe, janë pjekur dhe i mbajnë mend mirë ditët e shkollës. Për ne mësuesit, kjo kthehet në një tregues kuptimplotë, që

173172

Page 88: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Maestro më në fund më tha: “Mua më pëlqeu gjithçka..., nuk e di, nuk e di..., puna jote me klasiken është art i vërtetë” dhe rrinte duke më falënderuar. Ndjehem me të vërtetë mirë nga ajo punë, nuk e ndjej as moshën e as lodhjen edhe nëse më duhet të bëj rreth dy orë për të shkuar dhe dy orë për t’u kthyer, pasi shkolla nuk është në Romë, por është në Godonia. Vajzat e gupeve të vogla e të mesmet, më bëjnë letra me figura balerinash; i nxjerrin nga interneti: “të duam shumë...” shkruajnë aty dhe përpiqen të fantazojnë me fjalë të zgjedhura.

Puna e vëshTirë Të jeP kënaqësi më Të madhe

Kam qenë për 40 vjet balerinë, por në krye të kërkesave të kësaj pune, kam qenë edhe në shkollë. Shkolla ishte paradite e pasdite, por më ka ndihmuar burri, sepse edhe ai si artist e kuptonte lodhjen.

E tani unë e kuptoj çdo gjë, duke parë edhe mbesën time me të cilën nuk ngopem. Vinte momenti (në ato kohë) dhe i thoja Lokut: “Vetëm ujë me kripë. Si më janë bërë këmbët...! pasi të punosh në puante të bëhen copë, ato të shkreta këmbë. Nuk kishte natë, që të flija e qetë. Edhe sot më ka mbetur ajo pagjumësi e atëhershme. Po shkolla, të jep kënaqësi të madhe dhe kur e ke përvojën, t’i e di ku i kanë difektet nxënësit e tu.

Tani në këtë moshë, çdo njeri mund ta dojë rehatinë, por unë nuk e bëj dot atë jetë. Kënaqësinë vazhdoj ta marr pikërisht tek ai që ka vështirësitë: dua ta bëj të ecë me këmbët e veta. Ai që ka talent ka gjithçka, po ai që është i vështirë dhe bëhet dikush, është ndryshe. Puna e vështirë të jep kënaqësi më të mëdha, kolosale. Këtë edukatë dhe koncept për punën, ne e kishim që të reja.

Tre vjet e gjysëm në Moskë, e përforcuan. Në këtë kontekst, më vjen ndër mend dhe ruaj përshtypjet më të mira për maestro Panajotin, me të cilin nisëm plot pasion hapat e para por edhe i vazhduam. me të njëjtin seriozitet. E talentit, ishin të detyruar t’ia hapnin rrugën edhe

të impresionon: na japin kënaqësi të pamasë në shpirt. S’ka më bukur: kthehem për dy tre muaj në Shqipëri, e kur shkoj me tim shoq Lokun, në ndonjë bar andej nga Akademia ose nga liqeni, shpesh më qëllon, që papritmas të vijë kamarieri e të thotë: “këtë e keni të paguar nga ish-nxënësi yt...”.

E tëra kjo, për kohën që jetojmë, nuk është ndonjë gjë e madhe, por për moshën që jemi, kjo kthehet në një ndjenjë me domethënie të madhe që të tregon, se nxënësi yt e ruan të paprekur respektin dhe sapo të shikon përpiqet e kërkon qoftë në heshtje, një formë nderimi... Padyshim, kjo është kënaqësi mjaft e madhe, është një farë shprehje e mirënjohjes, të cilën, kur ata ishin ende nxënës, as prindërve të tyre, kurrën e kurrës nuk do të mund t’ua pranoja.

s'mund Të vraPosh Pa ecur këmbadoras

Në jetë, s’mund të vraposh, pa ecur këmbadoras. Kështu e ka edhe baleti. Bëhet kush ka vullnet. Por ndodh që kush ka talent, nuk ka shumë vullnet dhe ai që s’ka talent ndodh që të ketë më tepër punë e vullnet. E atje në Itali, kur çdo gjashtë muaj, organizohet komisioni, unë nuk kam dashur që t’i marr kurrë problemet e zgjidhura. Një fëmijë që ka ardhur në shkollë dhe ka fituar, dua vetëm që të jetë i dedikuar. T’i dedikohet mësueses dhe prindërve. Kjo është për mua kënaqësia më e madhe e jetës.

Edhe kur na erdhi Anbeta në shkollën tonë: “Ju nuk e dini...”, i thanë “bëjmë saxhion e pastaj një ditë bëjmë tregim për prindërit”. Dhe si i ndjekin prindërit ata fëmijë! Në një saxhio që bëmë sivjet, ishte Giro Orlandi, që është edhe maestro i RAI-it: “Unë e kuptoj diletantin” më tha. “Duhet ta marrësh me të mirë, sepse të ikin dy tre vetë dhe të ikën gjithçka”. Kurse unë i kam bërë jo të punojnë, por të vijnë me kënaqësi; dhe ai maestro i madh, i kupton format e punës, por unë disiplinën, kam arritur ta shkrij tek puna artistike.

175174

Page 89: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artitnuk është gjithÇkA Vetëm teknikA

K ur morëm vesh se u hap shkolla e baletit, bashkë me vëllanë tim, Besimin, ishim akrobatë në “Estradën e Ushtarit”. Tezja ime Ganimet Vendresha, si dhe bashkëshorti saj Xhemil Simixhiu (të dy pedagogët e parë të shkollës, që kishin ardhur nga studimet në Rusi) gjatë një prove panë në sy njeri-tjetrin dhe qeshën. Iu duk se ishim premtues të dy. Ndoshta ata

na e propozuan këtë drejtim jete, pasi siç na e thanë, baleti është shumë më lart se skena e estradës. Në atë kohë, ne gjykonim pak përciptas, sepse edhe baleti nuk njihej mirë. Dihej vetëm se ç’ishte vallja popullore dhe kaq. Kujtoj shumë mirë sallën e baletit në TOB të asaj kohe, (sot Akademia e Lartë e Arteve)... Aty, midis shumë konkurrentëve, vëllai im Besimi, fitoi konkursin, ndërsa unë (për arsye moshe: isha vetëm 9 vjeç, më i vogli i konkurrentëve), mora këtë përgjigje: “Talenti nuk të mungon e si akrobat ke aftësi, por je i vogël. Duhet të presësh për vitin e ardhshëm shkollor, që të mbushësh moshën”. E ashtu u bë: pas një viti, fillova shkollën me profesor Xhemil S i m i x h i u n . Klasa ime, në përbërje të saj, kishte elementë që do të bëheshin figura arti të skenës shqiptare si: Kristaq Rada (solist i parë në Çastet e para me mësuese Ganimet Vendreshën

pse atëherë bënin ato mbledhjet e partisë e thonin: “ky është komunist e ky jo...!”. Edhe tek djemtë e mi, që origjinën e kanë në këtë shkollë të Tiranës, unë shikoj se u dallohet ajo prirja dhe ai sensi tërheqës që ta jep koreografia (Iliri po e po, që 14 vjeç kur u largua nga Shqipëria ishte kështu, por edhe Olti). Krijojnë e punojnë shumë, kurse unë të them të drejtën, se marr dot guxim e tyre. Anojnë tek rrymat moderne. Klasiken në shkollën tonë e kam unë.

Nganjëherë thërras Ilirin dhe i kërkoj mendim e Iliri më thotë: “O mami, po unë s’jam mësuar kështu...”. Ai përpiqet së tepërmi që ta krijojë figurën, të pastër madje edhe ashtu siç i vjen nga reminishencat e brendëshme të krijuesit. E kupton fare mirë krijimtarinë e vet, pasi iu bënë vite që punon intensivisht. Siç e vura në dukje, ai më shumë është marrë me modernen, prandaj edhe shpesh më thotë: “Unë nuk mund të jap atë që duhet në zhanrin klasik”. Ndërsa unë, që e konsideroj veten veçse pedagoge (nuk jam marrë me krijimtari). Sigurisht që mund ta krijoj lëvizjen, pasi një jetë të tërë që jam njohur, stërnjohur e merrem me të, por nuk e marr atë guxim.

Gjithësesi dua që ta vras mendjen shumë dhe dua të arrij perfeksionin e mësimin tim. Është interesante: natën, më vijnë në kokë, të gjithë ato lëvizje. Mendoj gjithë natën që të arrij larminë e bukurinë e lëvizjes, në përshtatje të harmonishme me klasën.

Kujtohem përherë... e nuk e heq nga mendja, se sa i mirë ishte në sytë tanë Agron Aliaj! Tek ushtrimet, na e kërkonte pastërtinë, me një insistim e një ndjenjë që të vinte plotësisht në moto..., kjo është baza. S’ka asgjë tjetër. Edhe unë këtë kam kërkuar: t’i qëndroj besnike kërkesave të mësimdhënies së baletit klasik.

Gjithmonë do ta kujtoj me nostalgji, punën që bënim me Agronin. E pra, vazhdoj të jem konsekuente dhe do ta ruaj të pastër atë çfarë kultivuan tek unë të gjithë mësuesit, që nga fillimet...

mukades ereBArA

177176

Page 90: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

edhe gjatë shfaqjeve që unë isha shumë i aktivizuar. Në klasën tonë të baletit kishim edhe vajzat që ishin shumë të talentuara si p.sh. Violeta Niço, Natasha Zekthi, Pranvera Laçi, Silvana Nenada, Pranvera Fida, Nermin Ranku etj.. Disa prej tyre kaluan shumë shpejt edhe në skenën e TOB-it, Por për mua, kishte diçka: isha më i vogël në moshë ndaj të tjerëve, por edhe në trup nuk isha i gjatë. Kjo ishte një farë vështirësie për mua, pasi kur punohej në lëndën e duetit klasik, duhej të përballoja fizikisht edhe partneren. Shkoja mirë në trup me Drita Konçin. Të dy së bashku mundoheshim që çdo mësim ta kryenim sa më mirë dhe na hante nga brenda ajo ambicie për të mbetur në nivelin e më të mirëve. Unë studioja shumë dhe kisha qejf lëndët si “Karakter i Huaj”, e më në detaj më tërhiqte karakteri spanjoll por edhe karakteri shqiptar.

Me shokët gjatë këtyre viteve ne e ndjenim shumë pranë, kujdesin e profesor Xhemil Simixhiu, i cili nuk bënte diferencime, por na trajtonte me dashuri prindërore të gjithëve njësoj. Klasa jonë ishte kompakte dhe shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Për mua, të shtatë vitet e shkollës, kanë përjetime të jashtëzakonshme dhe mbajnë kujtime të pashlyera. Kur unë kisha bërë një vit shkollë, im vëlla Besimi bashkë me Pëllumb Agalliun dhe Hajdar Shtunin, morën bursën për në BS, në shkollën e baletit të Baku-së. Unë lexoja letrat e vëllait, ku tregonte se edhe ai si unë aktivizohej shumë në skenën e

Në studio me profesor Petrit Vorpsin

TOB), Llaqi Nako (ai u bë solist i parë në të njëjtin vend), Jerasim Popi (edhe ky solist i parë në TOB), Timoleo Koka, Muhamet Muça, Dionis Romano, Skënder Velçani, Bajram Kastrati, Bashkim Agalliu. Kjo ishte klasa ime me të cilën kaluam së bashku 7 vite përgatitje, për të hyrë në skenën e madhe të baletit. Unë isha më i vogli në klasë, por eksperienca skenike 5 vjeçare si akrobat, më jepte shumë kurajo. Kjo bëri, që unë të aktivizohesha shumë më shpejt se shokët e mi në skenën e TOB. Në vitin 1960 (isha në vitin e dytë) dhe mu besua roli i Silvestrit tek baleti “Fadeta”, me koreografi të baletmaestrit Skënder Selimi. Kjo provë e sukseshme, për mua, bëri që në të gjitha rolet fëminore, të më zgjidhnin më pas mua. Kështu pas baleteve të para “Fadeta” e ”Zhurale”, që do të ndiqeshin nga shumë të tjera, filluan të më marrin ngado, madje kam luajtur si figurant edhe në shumë pjesë operistike si “Rigoleto”, “Lulja e Kujtimit”, “Pranvera” etj.. Por ajo çka unë e kujtoj me shumë nostalgji dhe më ka dhënë tepër emocion ka qenë pjesëmarrja në të famshmen “Vallja e Akrobatit” ku kam kërcyer së bashku me të madhin Miltiadh Papa, i cili sa kishte ardhur nga “Bolshoi Teatër” (pra i përket vitit 1961). Profesori im duke parë karakterin këmbëngulës që kisha, bashkë me tim atë, Mustafain, më këshillonin “që të arrish Miltiadh Papën (sepse pikërisht në këtë zhanër më shikonin ata mua), duhet punë, punë dhe vetëm punë.

Nuk ishte vetëm i ndjeri Xhemil që na dha mësim. Kërkesat ishin të mëdha edhe nga të gjithë mësuesit e tjerë. Petrit Vorpsi në atë kohë na jepte “Duetin Klasik”, edhe kjo një lëndë tepër e rëndësishme. Luan Shtino, na jepte lëndën e “Karakterit të Huaj”; “Dancin Historik Botëror” na e jepte Skënder Selimi dhe një balerinë ruse që quhej Tamara, e cila në atë kohë kërcente edhe në trupën tonë. Një gjë më bënte përshtypje. Tendenca ime ishte në anën teknike. Sigurisht kjo vinte edhe nga puna e mëparshme si akrobat. Profesor Xhemili së bashku me Ganimetin, sa herë që vinin në shtëpi më këshillonin, “kujdes në anën emocionale. Aty duhet të punosh shumë, sepse figura e balerinit nuk është vetëm teknikë. Emocioni ka të bëjë shumë në kontaktin me publikun. Dhe emocioni nuk më ka munguar. Shokët e mi e vlerësonin paraqitjen time edhe në orët e mësimit në shkollë, por

179178

Page 91: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Domenika Ndreca, Llaqi Nako, Kristaq Rada, pa harruar në asnjë mënyrë shumë të talentuarit Ilir Kërrni, Ludmill Çakalli, Albana Sulejmani, por edhe me artistët e ASHKVP si Besim Zekthi, Besim Jazexhiu, Enver Birko, Mediha Lubonja, Lili Cingu etj.. Në formimin tim si artist i skenës, më kanë ndihmuar pa masë edhe mjeshtrit e mëdhenj të baletit shqiptar, si Panajot Kanaçi dhe Agron Aliaj, të dy Artistë të Popullit, përmes të cilëve, unë arrita të formohem jo vetëm si solist baleti por edhe si krijues.

Jeta si kërcimtar ka pasur bukurinë e vet, por unë ruaj mbresa edhe nga rikthimi në atë shkollë që më përgatiti: tashmë unë isha mësues. Dhe këshilla e mësuesit tim, Xhemil Simixhiu, qe e drejtë: “Mbaji mend mirë ushtrimet, jo vetëm nga ana teknike, por edhe teorike, pasi do të shërbejnë një ditë…”. Rreth 1981 ka qenë, kur unë për herë të parë mora klasën e djemve për ta çuar përpara në lëndën e kërcimit klasik, me nxënësit shumë të talentuar si: Sokol Kurti, Shpëtim Dajçi, Donald Martini, Luis Daka, Blendi Latifi, Artan Abedini, Agron Gjuzi, Jeton Malaj, Gjergj Kozeli.

Në ato fillime të mia, ishte tepër e vështirë. Petrit Vorpsi më inkurajonte shumë shpesh dhe më thonte “Mos e merr me ndrojtje: kur të kesh nevojë vetëm një fjalë më thuaj dhe unë do të jem pranë me ndihmën time. Mjafton që atë eksperiencë të skenës t’ia transmetosh këtyre fëmijëve dhe gjithçka do të jetë mbarë.” Në përbërje të kësaj klase ishin edhe vajzat ndër të cilat si më të talentuarat do të veçoja Eva Seraj (soliste në TOB), Edi Mata (sot pedagoge në një shkollë prestigjioze në Greqi), Blerina Arbanën (Drejtore e sotme), Roberta Mone (pedagoge në Akademinë e Lartë të Arteve), Almira Murati, Rezarta Sulejmani, Lindita Miti, Denada Çollaku, Anila Mustafa, Suela Sejdo, etj.. Me këto mundohesha që nëpërmjet mësimdhënies, të fusja edhe repertorin e TOB-it në shkollën tonë. Pas kësaj klase, ekzakt pas katër vitesh, m’u besua klasa ku ka qenë edhe Ilir Shaqiri me të tjerë si Altin Koruti, Altin Huta, Artan Ibrahimi, Taulant Ferra (të tre balerinë shumë të konfirmuar në trupën kombëtare të Athinës) Aristidh Golemi (që kërcen në SHBA), me të cilët sërish unë kam insistuar të transmetoj eksperiencën skenike. Pas tre viteve shkëputje, në shkollë unë u riktheva si i jashtëm dhe ka qenë viti 1992-’93, kur mu

shkollës ku studionte. Kjo ishte një nxitje për mua për të mos rënë më poshtë se vëllai që studionte në një shkollë të atillë të famshme, që për të gjithë ne ishte ëndërr. Mbarova me rezultate të kënaqshme dhe më emëruan në trupën e TOB në vitin 1965. Nga ky vit e deri në 2005 (kur dola në pension), unë nuk jam shkëputur nga kjo trupë. Formimi i mëtejshëm profesional u konsolidua në veprimtaritë e shumta të trupës, ku unë kam pasur role të larmishme. Kështu rolet e para “Halili dhe Hajria” (roli i Mustës), “Detashmenti Kuq i Grave” (roli i korrierit), “Fatosi Partizan” (roli i borizantit Met), “Cuca e Maleve” (roli i Pjetrit), “Petja dhe Ujku” (roli i Petjas), “Lola” (roli i Nengos), etj. etj., do të ndiqeshin nga “Bijtë e Peshkatarit” (në rolin e Petritit), “Duarartë vigjilentë” (në rolin e Gilmarit), “Shqiponja sypatrembur” (roli i syprehtit), “Shota dhe Azem Galica” (në rolin e Zubiçit), për të kaluar pastaj edhe në “Tokë e Pamposhtur” sipas romanit të famshëm të Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” (ku kisha rolin e ushtarit), tek “Para Stuhisë” edhe kjo sipas romanit të Jakov Xoxes “Lumi i Vdekur” (në rolin e Llazit i vëllai i Vitës); “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alia” (në rolin e adjutantit të Balozit), “Don Kishot” (në rolin e Sanço Panços), “Arrëthyesi” (në rolin e spanjollit) etj., etj.. Gjatë kësaj periudhe të gjatë, unë kam pasur kënaqësinë të debutoja me artistë të mëdhenj të skenës si Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, Xhemil Simixhiu, Ganimet Vendresha, Zoica Haxho, Albert Janku, Miltiadh Papa, Luan Shtino, Mukades Erebara, Keti Trojani, Fatbardha Bengu,

Në rol solistik, skena e “Teatrit të Operës”

181180

Page 92: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitAtA Që përditë mëkojnë pAsion in e BAletit

6. Ada strAzimiri 7. eno Birko 8. denisa lleshi 9. Florian hodo10. ermelinda ÇelA (Vojo)

1. Blerina ArBAnA2. teuta BAshAri3. shpëtim dAjÇi4. Alma mushAni5. dionis romAno

1. Ngarkesë pune që ta jep sodisfaksionin2. Puna me nxënësin nuk është lodhje, as sakrificë, por fitore3. Nuk do ta lija kurrë baletin4. të hysh në brendësinë e rolit5. Puna komplekse lind emocionin dhe i jep forcë pedagogut6. Përfundoja nxitimin tek salla e baletit7. ...të mëson me rrëzimet e ngritjet8. Shkëlqimi i pasionit nuk mund të reshtë kurrë9. Shumë urime shkollës ku jam rritur

besua një tjetër klasë me mjaft talente, Ervis Nallbani, Rinold Gjocera, Evis Nezha (sot i specializuar në Teatrin e Skalës në Itali) etj. Në këtë brez, ishin edhe nxënëset, që sot janë pedagoge si Kejda Luga, Sonja Boshnjaku, Denisa Lleshi, Ermelinda Vojo. Në këtë klasë vajzash kur unë jepja mësim, mundohesha që t’i përçoja edhe drejtimet skenike e pedagogjike. Në qendër të vëmendjes sime në shkollë, përherë ka qenë bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi i përvojës me kolegët e mi. Ballafaqimi, dashamirësia, dhe eksperienca, kanë qenë gjithmonë tipar dallues midis nesh. Mund të përmend këtu më të vjetrit si Petrit Vorpsin, Agron Aliajn, Ganimet Vendreshën, Zoica Haxhon, Miltiash Papën, Luan Shtinon e për të kaluar tek Pëllumb Agalliu, Daku Shtuni, Llaqi Nako, Nermin Ahmeti, Arjana Pertenën, Ilir Kërrni, Ludmill Çakalli dhe më vonë me Teuta Bashari, Florian Saqellarin, Shpëtim Dajçin, Blerina Arbana, Alma Mushani, dhe shumë të tjerë.

Për mua mbetet peng që kjo shkollë me vlera shumë të mëdha jo vetëm për vetveten, por për tërë suksesin e baletit shqiptar, nuk trajtohet në atë nivel akademik, siç trajtohen simotrat e saj nëpër botë. Dhjetëvjeçari i fundit, për mua mbetet, një periudhë e rritjes së veprimtarive të shkollës. Prestigji i Shqipërisë në arenën botërore nga nxënësit e shkollës rritet (konsolidohet prania skenike e televizive e shumë ish-nxënësve tanë si Enada Hoxha, Gerti Vaso, Esdalin Gorani, Manjola Hasani, Ledio Agalliu, Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Leon Çino etj.). Të shumta janë aktivitetet e shkollës brenda e jashtë vendit. Unë kam marrë pjesë e kam shoqëruar nxënësit e shkollës në një serë vendesh si Itali, Turqi, Maqedoni, Poloni, Suedi, Danimarkë etj., ku duartrokitjet e vlerësimi maksimal nuk ka munguar kurrë për nxënësit tanë virtuozë. Jam ndjerë krenarë për atë punë që kemi bërë ndër vite të gjithë së bashku si staf pedagogjik.

E në fund, përmes këtij shkrimi, do të uroja të gjithë stafin pedagogjik, nën drejtimin e Blerina Arbanës, e cila përçon traditën e mirë edhe si ish-nxënëse e kësaj shkolle. Suksesi, uroj që të jetë gjithmonë i pranishëm edhe në të ardhmen e talenteve të reja, të cilat destinacion përfundimtar kanë në skenën e bukur të baletit.

skënder jAzeXhiu

182

Page 93: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

jonë u cilësua si një klasë e formuar shumë mirë teknikisht. Ajo dashuri e mësueses sonë, prej katër vitesh, do të ndërpritej. Ne do të vazhdonim me mësuese Pitin. Tek mësuese Piti, që e njihnim si mësuese e rreptë, do të shikonim edhe anën tjetër të medaljes: ajo nuk ishte vetëm rigoroze me kërkesa mjaft të forta për profesionin, por edhe sensibiliteti i fshehur brenda saj do të dilte në pah. Gjithsesi, kujtoj vizoren që e përdorte edhe për të mbajtur ritmin. Në klasë nuk pipëtinte as miza. Zëri i saj kumbonte edhe mbi pianon, për të na rrënjosur ushtrimet e përditshme dhe kompletimin tonë artistikisht. Ishin pikërisht ato vite kur përkushtimi i përgjithshëm, binte në sy tek ne. Ajo na mësonte se një balerinë edhe pse mund të njohë në mënyrë perfekte lëvizjen, është e destinuar të mbetet amorfe po nuk përdori botën e brendshme. I tërë ai staf, ishte normuar me disiplinën e hekurt të atyre viteve. Është pikërisht ajo periudhë, kur drejtonte i mrekullueshmi dhe i pazëvendësueshmi Petrit Vorpsi, i cili vinte pa gdhirë në shkollë, për të kontrolluar regjimin e nxehtësisë së sallave të baletit. Nëse temperatura e mjedisit ishte jashtë parametrave të pranueshme për trupin, ai e pezullonte mësimin. Ka qenë një drejtor model. Ishte mjaft i ndjeshëm ndaj nxënësve konviktorë dhe atyre që vinin nga familje me probleme sociale. Komunikonte me zemër të hapur me këdo...

Nga mësuese Piti, me të cilën unë do të mbyllja edhe shkollën e mesme, do të hapej një botë tjetër para syve të mi. Ndjehesha më e rritur dhe kërkesat e jetës trokisnin në një mënyrë tjetër në shpirtin tim. Mes zgjedhjeve që çdokush nga balerinët, i ka të vështira në ato etapa të formimit, çuditërisht për mua ndodhte diçka tjetër: rruga e pedagogjisë qëndronte në plan të parë. Doja të skalisja në karakterin e në botën e pafund të ndjenjave të nxënësit, këtë profesion kaq të dashur për mua. Shef katedre në atë kohë, ka qenë prof. Luan Shtino i cili më ka ndihmuar mjaft. Por them se pata fatin e madh që lëndën kryesore të artit koreografik ta përvetësoj nga pasioni e mjeshtëria e baletmaestrit Skënder Selimi. Kemi qenë ndër balerinët e parë kur sapo hyri linja e “baletit modern” dhe unë kërceja me Donald Martinin, me

185

ngArkesë puneqë tA jep sodisFAksionin

Ç dokush ka nostalgjitë e fëmijërisë, që i ruan thellë në oqeanin e pafund të ndjenjave. Jeta është shumë e ndërlikuar. Disa evenimente apo disa momente kyçe, njeriu i kujton si të shenjta, duke i shoqëruar hap pas hapi, në çdo etapë kalimtare të jetës. Prindërit, veç edukimit siç duhet të fëmijës, ndikojnë shumë edhe në përzgjedhjet e opsioneve të së ardhmes. Atë çka im atë nuk arriti

ta realizojë vetë, për arsye subjektive, do të ma transmetonte mua. Ëndrra e tij e baletit, shumë shpejt, për mua, do të shndërrohej, në një dëshirë që duhej arritur me çdo kusht.

I ndjeri Fatos Zajmi, u bë shkas që unë t’i nënshtrohesha konkursit, ku fitova mes shumë pretendentëve (në atë kohë isha në “Rrethin e baletit” të “Pallatit të Pionierëve”).

Fati im, shumë shpejt do të më çonte pranë mësueses së mrekullueshme Arjana Pertena, në shkollën e baletit. Ajo punonte shumë me ne. Ishim kontigjenti i parë i saj. Çfarë ajo kish marrë nga kapaciteti i mjeshtrit Aliaj, u përpoq ta skaliste në trupin tonë. Punonim mëngjes e pasdite, me pjesë suplementare ndaj programit. Ishte shumë e fortë në sensin pedagogjik dhe si edukatore kërkonte shumë nga ne. Arrinte të depërtonte në mendjen tonë, duke lehtësuar përvetësimin teorik të lëvizjes përmes një prakticiteti të zbërthyer shumë mirë. Njihte në mënyrë perfekte literaturën botërore të baletit e të muzikës, çka e përcillte me mjaft pasion tek ne. Çdo premierë e madje çdo shfaqje fundjave, për të ishte ligj, se duhej vizionuar edhe nga ne nxënësit, pasi detyrimisht duhej të ishim aktivë në bashkëbisedimet e komentet fill pas shfaqjes. Ajo ishte mjaft e brishtë në shpirt. Klasa

184

Page 94: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Orë e pa orë mendon e mendon, se si duhen latuar profesionalisht një sërë aspektesh që e formojnë artistikisht nxënësin-balerin. Nga Elvira Harizaj, Eriola Braho, Isida Mollaymeri, Fatilda Smajlaj etj., me të cilat shkolla jonë është përfaqësuar denjësisht si brenda edhe jashtë vendit, unë jam munduar të punoj me mish e me shpirt. Këto nxënëse ma rikthyen lodhjen në kënaqësi përmes suksesit të tyre skenik. Megjithatë brezat kalojnë, idetë pedagogjike perfeksionohen,

komunikimi i artit që zhvillohet në çdo fraksion të frymëmarrjeve jetësore të pedagogut përçohet me të tjera përmasa. Atë çfarë bëja me brezat e parë të nxënësve të mi, unë sot e shikoj të superuar në formë e përmbajtje. Ndjehem mirë tek shikoj tek nxënësja ime Ledia Sulaj, ndërthurjen e një bote të madhe shpirtërore që udhëheq çdo nocion lëvizjeje. Mjeshtri rus Maksim Valukin, në 50-vjetorin e shkollës e vlerësoi me fjalët: “Është një mjellmë në skenën shqiptare, që me sharmin dhe nivelin e saj teknik të bën që ta admirosh”.

Aspetativat e punës së tanishme më japin të njëjtin sodisfaksion. Tashmë shikoj sesi hedhin shtat balerinat e ardhshme, që do të vijojnë stafetën e talentit të shkollës: shikoj sesi rritet për ditë në sytë e mi Krisi Spahiu, së bashku me shoqet e saja dhe me sa zgjuarsi e

187Sfidat këtu janë të shumta, por unë e ndjej sesi nga viti në vit rritem. Dy mësueset e mia, mësuese Arjana e mësuese Piti, për të cilat edhe sot e kësaj dite ruaj të njëjtën mirënjohje e respekt, tashmë do të ishin koleget e mia. Sërish do të më duhej të përfitoja prej tyre për të hyrë plotësisht në fushën e pashkelur të pedagogjisë. Tani, tek vetja unë arrij të perceptoj rezultatin e punës, përmes ecurisë së gjeneratave që i shoqëroj ndër vite. Është një punë me durim, por edhe me vetëmohim për të skalitur më të mirën që ti ke në shpirt për nxënësin tënd.

Arti ka karakter universal. Ai pasqyron kushtet shoqërore në periudha konkrete, mirëpo shoqëria zhvillohet evoluon. Në çdo brez e në çdo kohë zbulohen vlera të reja estetike me anën e gjuhës specifike.

të cilin qysh nga klasa e pestë e deri në mbarim të fakultetit, kemi qenë bashkë në të njëjtin kurs. Donaldi, sot ndodhet në Angli, e drejton një shkollë baleti modern, si njohës i mirë i disa rrymave moderne.

Dhe kështu pedagogjia – si synim, i cili prej vitesh ishte i gjallë në mendjen time, në 1993 u bë realitet, që unë të hyja në këtë hapësirë pune me shumë ngarkesa, por me sodisfaksion të jashtëzakonshëm.

Blerina Arbanameklasëne sajnë 2008

186

Page 95: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Programi ynë didaktik, parashtron një hyrje të fortë të bashkëkohores duke realizuar njëherësh kërkesat e disiplinave në shtrirjen e tërë vitit shkollor. Faktikisht sapo erdha në drejtim dhe iu përkushtova shtigjeve të reja të domosdoshme për të ecur me kohën, u ndesha edhe me emrin e koleges sime Kozeta Bakiu, e cila i pati shfaqur qartë dëshirat për lëvrimin e baletit modern. Fatkeqësisht gjithçka kish mbetur në cakun e dëshirave, pasi Kozeta u largua në Akademinë e Arteve. Por duhet të jemi realistë, e të themi se kësaj lënde, i mungon specialisti i duhur.

Në këto kushte, si e kam ideuar unë përshkallëzimin për futjen e baletit kontemporan? Edhe në zhanret bashkëkohore, detyrimisht duhet të ecet mbi një metodologji të përcaktuar. Parimisht bazamenti i shkollës kurrësesi nuk mund të ndryshojë. Mbetet po ajo linjë e pacënuar: formimi i balerinit, që të nisë dhe ta japë frytin në disiplinën klasike. Përvoja e shkollës sonë, është mjaft e madhe.

Në 50 vite pune, në përgatitjen e në edukimin teknik të nxënësit, janë skalitur gjenerata të tëra dhe në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë baleti klasik, por kërkesat aktuale, sot për mua, krahas lëvrimit me kompetencë të klasikes, kanë nxjerrë si çështje të ditës edhe alternativën e baletit neoklasik, e cila konceptohet si nismë për të hyrë gradualisht mes shumë e shumë zhanreve të tjera. Kjo, më

Gjatëpërgatitjes së koreografisë për klipin e këngës në“Festivalin Europiantë 2007”

lirshmëri kalon ajo në të rejat e profesionit dhe kënaqem pa masë që i përgjigjet siç duhet çdo kërkese të sallës. Dhe kjo është një frymë e përgjithshme për shkollën. Ndiehem entuziaste nësa tek kolegët e mi vërej po atë ndjenjë pune pasionante, që ato kryejnë për të t’i dhënë performancën e duhur nxënësve-balerinë, që të ecin me tempin e kohës. Sigurisht, arti ka objekt por edhe subjekt. Vepra e artit na jep kënaqësi, sepse është koncentrat vlerash estetike, por arti ka edhe vlera edukuese. Shkolla ekziston dhe ka një bazë profesionale të mirë. Prandaj duhet të shikojmë përpara që t’i promovojmë më tej ato vlera që ajo trashëgon.

Balerini duhet të reflektojë muzikë me trupin e tij, ta ndjejë zhdërvjelltësinë e trupit duke e pikturuar hapësirën me anën e lëvizjes, pasi baleti është art kaq rigoroz, aq i ashpër dhe perfekt, por edhe aq i ndjeshëm. sa në gjetjen e uniformitet të plotë trupin, përcakton shpirti artistik. Këtë frymë dita-ditës unë e ndjej duke filluar nga veterani i shkollës Luan Shtino, Nermin Ahmeti, e cila iu rikthye shkollës me të njëjtin vitalitet pune, për të vazhduar tek Shpëtim Dajçi, Teuta Bashari, Alma Mushani, Dionis Romano, Ada Strazimiri e pse jo edhe Kejda Luga, së bashku me mësueset e tjera të reja në profesion, për të cilat mendoj se janë premtuese. Kontributi i mësuesve të jashtëm të shkollës si Hysen Male, Rexhep Çeliku etj.. mbetet i padiskutueshëm në përçimin e përvojës së mirë të valles popullore. Përpiqem që në shkollë të ekzistojë stimulimi i bashkëveprimit dhe i krijimit të një marrëdhënie harmonike të përgjithshme të stafit, duke mos u përqendruar vetëm në specialitetin e baletit. Shkrirja e baletit me muzikën, afron marrëdhënie të tjera me pianistet shoqëruese, të cilat me përkushtimin e tyre karakteristik ndër vitet e shkollës janë bashkudhëtare në shtegun e formimit artistik të balerinit, ku rreh edhe e tërë puna e shkollës. Kultura e përgjithshme i jep nxënësit atë formim të domosdoshëm për jetën, për t’i hapur horizontet e dijes dhe të krijimit të një bagazhi të nevojshëm suplementar, çfarë është ndihmesë e padiskutueshme për të përballuar në mënyrë unike të gjitha kërkesat që shfaq roli skenik.

189188

Page 96: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

appeso a un filo”. Herë pas here, shkolla vazhdon të kryej trajnime e workshop-e të drejtuara nga ish-nxënësit e shkollës sonë, të cilët sot në ato vende ku janë, jo vetëm që e kanë kërcyer me sukses baletin kontemporan, por japin mësim ose kanë edhe shkollat e tyre. Kësisoj mendoj se vazhdimësia e dy projekteve të suksesshme që përmenda (pavarësisht nga angazhimet e ndryshme në drejtim të modernes), është vijuar me projektin që ka nisur me koreografin dhe pedagogun e mrekullueshëm në Kozenca të Italisë, Sokol Kurtin. Ai në këtë trajnim të dytë (pas atij të dhjetorit) dhe pas një faze të dytë selektive, realizoi katër numra në modern-jazz. Kurorëzimi më i mirë i këtij trajnimi, u demonstrua edhe në pjesën e parë të “Mbrëmjes së Madhe Gala” në TKOB në 50-vjetorin e shkollës sonë. Pati mbresa të jashtëzakonshme dhe tregoi edhe një herë, se shkolla krahas klasikes dhe popullores po bën përpjekje jo të vogla për t’u azhurnuar edhe në baletin modern.

Le të kthejmë vështrimin sërish tek bazamenti i formimit të balerinit, pra tek mjeshtëria e baletit klasik, që për 50 vite sigurisht ka progresin e vet në formë e përmbajtje. Nganjëherë rastësitë sjellin mrekulli. Gjatë një vizite pune që unë kam kryer në dhjetor të 2007-ës së bashku me profesor Skënder Selimin (me rastin e 100-vjetorit të lindjes së koreografit Zaharov), në Akademinë GITIS të Moskës, pas një sërë takimesh kokë më kokë, me kolegë e specialistë të ndryshëm në fushën e koreografisë, më në fund unë arrita të bëj realitet një ndër ëndrrat e mia, për të soditur pikërisht ato mjedise që formuan zanafillën e pedagogjisë së baletit shqiptar. Më e rëndësishmja këtu qëndron në faktin, se në atë vizitë pune, u njoha me një ndër kolosët e kohës për pedagogjinë botërore, që vjen prej baletit rus: Eugeny Valukin. I propozova për master-class edhe tek ne, ashtu sikundër ai e zhvillon në mbarë botën. Kjo eksperiencë për shkollën tonë do të thotë shumë: përcaktim i efektivitetit të shkollës, përditësim me të rejat e metodologjisë dhe përfitim përmes shkëmbimit të kësaj eksperience pedagogjike.

Duhet të kemi parasysh, se përvoja e stafit pedagogjik nuk mungon, pasi këtë e demonstrojnë arritjet përmes nxënësve tanë, të cilat

konkretisht e gjeti shprehjen më të mirë edhe para tre viteve, kur unë arrita të organizoj bashkëpunimin, në projektin e kompletuar “Interreg II”. Hymë në lidhjen me shkollën “Unica di Bari” përmes ish-mësueses tonë Anila Braho (aktualisht pedagoge në këtë shkollë në Itali), që kuadrohej me një trupë mjaft profesionale, “Altradanza di Bari”. Dy mësues shumë të përgatitur, Massimo Ianone Sabrina (drejtoreshë koreografe që vazhdon të udhëheqë këtë shkollë), erdhën tek ne së bashku, duke zhvilluar Work-Shop-in njëmujor, përmes të cilit, për herë të parë, me mësim të rregullt, nxënësve iu dhanë nocionet e baletit neoklasik: si në planin teorik ashtu edhe praktik. Në konkluzion të Work-Shop-it, përgjigjen e punës unë e mora nga fjalët e nxënësve. Në pyetjen, se çfarë arritët të verifikoni ju nga seancat e punës njëmujore dhe ku qëndron dallimi mes baletit klasik dhe atij neoklasik, në përshtypjet e nxënësve të intervistuar, përgjigjja ishte: “nuk dinim se ç’ishte baleti neoklasik; na dukej si diçka që nuk do të mund ta kapnim, por ishte shumë i afërt me kërcimin klasik”, aq sa çdo gjë u shpalos pa vështirësi, në skenë, nga nxënësit e shkollës në një koncert prej dyzet minutash.

E pra, është pikërisht kjo që ne i themi: “në rast se një balerin, në trupin e tij, e ka kaluar baletin klasik, është shumë e lehtë për t’u adoptuar e për të kaluar në zhanre të tjera”. E me këtë nënvizim të asaj kohe, unë vijoj të eci dita-ditës duke krijuar një moto të qartë metodologjie. Ky projekt nuk ishte se konkludoi gjithçka, por krijoi premisat për një tjetër hapësirë, në të cilën ne u lidhëm me projektitn në vazhdim “Interreg III”. Ka qenë ky, një tjetër projekt, gjithnjë nën pikësynimin drejt baletit kontemporan, përmes lidhjes me një shkollë tjetër, “High Scool”. Drejtoresha e kësaj shkolle, balerinë e koreografe Maria Chiara di Giulio, ishte me të vërtetë e mrekullueshme. Ajo erdhi gjatë periudhës së qershor-korrikut të 2007-ës, për të zhvilluar Work-Shop-in në zhanrin neoklasik me nxënësit tanë. Përsëritej një përvojë, në kushte të reja e me interesa të tjera konkrete për shkollën, çka u finalizua me një performancë gjatë gushtit, në amfiteatrin e Apollonisë së Fierit, me veprën e Dante Aligerit “La Divina Commedia: il cielo

191190

Page 97: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitNë përfuNdim të koNcertit “Gala

të 50 vjetorit”: me baletmaestrët rusëvazhdojnë të jenë të dukshme edhe në arenën ndërkombëtare të baletit. Ardhja e këtij specialisti mjaft të dëgjuar rus, shef i Departamentit të Koreografisë në Akademinë GITIS, Eugeny Valukin, së bashku me të birin, solist i “Balshoj Teatër” Maksim Valukin (njëherësh pedagog e koreograf në Akademinë Gitis), është një ngjarje për t’u shënuar në historikun e shkollës sonë të baletit. Trajnimi relativisht i plotë në kohë, dha rendimentin e duhur, me mësuesit e me nxënësit e shkollës sonë. Ballafaqimi tekniko-artistik i stafit me metodika pune të tilla (të cilat unë mendoj t’i aplikojmë në vazhdimësi për ta azhurnuar stafin me risitë e baletit) është një domosdoshmëri që garanton ecurinë me pulsin e kohës. Ardhja e specialistëve rusë, përkoi edhe me përgatitjen e 50-vjetorit të shkollës. Kolegjialisht me stafin, u punua me specailistët për një skaletë të përbashkët, me gjithëpërfshirjen e nxënësve në mbrëmjen Gala të përvjetorit jubilar. Ishte në nderin e të gjithë instancave të artit shqiptar, që t’i jepnim rëndësinë maksimale këtij evenimenti. Me mjaft mjeshtëri nga Baletmaestri Valukin, pas një faze selektive, sigurisht me miratim të stafit pedagogjik, u realizua përzgjedhja e numrave të mbrëmjes Gala. Duke ndërtuar skaletën, u krye edhe ndarja e detyrave, si në plan grupesh ashtu edhe individualisht.

Ishte një shkollë përvoje edhe në sensin e organizimit të punëve të detajuara. U krijua një mjedis i ngrohtë pune e bashkëpunimi të ndërsjelltë nga të gjithë, ku u dhanë edhe rezultatet e pritshme në TKOB me “Mbëmjen Gala” të datës 03.05.2008, me aktin e Dytë të “Baletit Bayader”.

Fill pas mbylljes së suksesshme të veprimtarive të “50 vjetorit”, në sezonin veror, si nga hera u vijua e njëjta ritmikë pune. Ndoshta vështirësitë e mundi i vitit shkollor, për sezonin e verës, janë parë edhe si matje e rezultateve të arritura për një vit të dendur pune: në Festivalin Folklorik në Poznan të Polonisë, i cili është një Festival Folklorik ndërkombëtar që zhvillohet një herë në dy vite, nxënësit tanë shpalosën vlerat e shkollës duke u klasifikuar të parët e festivalit mes një pjesëmarrjeje të shumë shteteve. Dhe një performancë e tillë, vazhdoi edhe në Itali, në një tjetër festival folku, me të rinj balerinë

193192

Page 98: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitpunA me nXënësin nuk është lodhje,

As sAkriFicë, por Fitore

N ë një qytet të vogël mes malesh, ku dëbora zbardhte natyrshëm gjithçka, ku pranvera trokiste ëmbël përmes blirit, ku jeta artistike gjallonte midis njerëzve, një zë fëmije prish lojën tonë: “Vajza, kanë ardhur specialistë nga Tirana. Duan të zgjedhin fëmijë, që dinë të kërcejnë, për shkollën e baletit. Emocione të bukura

përjetuam në ato çaste. Të ardhurit nga Tirana, në një qytet të vogël siç ishte Peshkopia: nuk është pak. Duke qenë e aktivizuar kudo, në spektaklet e ndryshme të qytetit, si më e vogla dhe më e shkathëta e grupit, që kërceja në majë të gishtave (pa pointe), mu duk bukur të paraqitesha, por kur u bë fakt e ardhura në Tiranë, në shkollën e baletit, vendimi për të zgjedhur drejtimin e jetës, u bë edhe më i rëndësishëm.

Përkushtim, vullnet, emocion, profesionalizëm… e kjo në një moshë fare të vogël, vetëm dhjetë vjeçare. Për hapat e para, abc-në e profesionit, unë i jam mirënjohëse mësuese Nermin Ahmetit apo zysh Pitit, siç i thoshim ne. Seriozitet, disiplinë, përkushtim ndaj profesionit. Ky është trinomi që e ka karakterizuar atë.

Kujtoj veten time, aty rreth klasës së shtatë. Ora e mësimit kalonte mes emocionesh, punës së palodhur për të qenë sa më e saktë gjatë ushtrimeve. Mësuese Piti, përmes rreptësisë që e karakterizonte, merr karrigen, më ulet pranë dhe pa folur e me një shikim mjaft të rëndë, ndjek ushtrimin e radhës nga fillimi e deri në fund. Kur mbaron ushtrimi, ngrihet në këmbë dhe më thotë: “Punon me logjikë”. Në fakt logjika është mjeti, të cilin njeriu duhet ta mbajë me vete e t’ua

nga e gjithë bota që nga Meksika e deri në Kamçatka të Siberisë. Edhe këtu për ne ishte një përfaqësim mjaft dinjitoz, çfarë u nënvizua me nota të qarta edhe në shtypin vendas.

Tashmë është krijuar një urë lidhjeje mjaft eficente me shkollën Scarpetta Rossa në Cozenza të Italisë, ku është pedagog dhe koreograf baleti ish nxënësi i shkollës sonë Sokol Kurti. Pas bashkëpunimit të frutshëm me rastin e përvjetorit të pesëdhjetë jubilar të shkollës sonë, pati një promovim të mëtejshëm të lidhjeve mes dy shkollave. Ishte mjaft domethënës debutimi së bashku, i nxënësve të të dyja shkollave, në një varg koncertesh modern-jazz-i.

Këtë fundviti, do të vemë në skenë baletin “Paquita”. Kjo tashmë po bëhet përvojë rituale e përvitshme për shkollën, ku spikat pjesëmarrja masive e nxënësve. Në fund të vitit, testimi i kësaj pune, do të jetë vetë shfaqja. Nën këtë formë veprimtarie, me shtrirje gjithëvjetore, si staf ndjehemi të plotësuar, pasi edukohet një frymë përpjekjesh që shkojnë edhe në dhënien e sadisfaksionit të një spektri më të gjerë. Vetëkuptohet se në skenë do të dalë më i miri, por jo i miri i një ansambli të reduktuar në pak çifte përfaqësuesish: do të performojnë në skenë më të mirët nga çdo klasë. Nën këtë formë pune, mendoj se mund të rritet niveli i shkollës, pasi stimulohet ambicia e mirë, si për stafin pedagogjik ashtu edhe për nxënësin.

“Mësimi është i shenjtë”. Kjo është një moto për të qenë sistematik në lidhjen e ngushtë të disiplinës artistike me kulturën e përgjithshme. Kur dy komponentët ekzistojnë dhe zbatohen së bashku, nuk ka pse artisti të mos formohet e të jetë i gatshëm për të debutuar në çdo skenë. Baleti është ajo gjini artistike, ku mjetet shprehëse të koreografisë sintetizohen me letërsinë e pikturën dekorative, duke u sinkronizuar në mënyrë perfekte me muzikën. Për këtë arsye, ne mësuesit jemi të preokupuar të përmbushim çdo nevojë që ka zhvillimi i një klase sa më të kompletuar në të tëra aspektet. Edhe kur biem të flemë, ne mendojmë për baletin se çfarë do të sjellë e nesërmja...

Blerina ArBAnA drejtore dhe pedagoge

195194

Page 99: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

ishin kërkesat që unë lexoja në sytë e saj, por njëkohësisht qe edhe ndjeshmëria ime. Gatishmëria e mësuesit për t’u bërë njësh me nxënësin, është sigurisht thelbi i punës dhe kur nxënësi e kupton këtë, atëherë ka efekt të padiskutueshëm. Nga kjo përshtatje që ne bëjmë, ndodh që të ndryshojmë vetë. Kështu, kur analizoj punën ndër vite, ndryshimet i konstatoj të realizuara. Që t’i përgjigjemi kërkesave të tyre, ne duhet të ndryshojmë. Vetëm nëse jemi të gatshëm ta kryejmë këtë, mund të jemi mësues të denjë, pasi nxënësit rriten, ndryshojnë e ne jemi të detyruar të rritemi sëbashku me ta. Dhe këto nuk duhen quajtur sakrifica, përkundrazi, jemi ne ata që më tepër fitojmë. Kur shoh në skenë, Odeta Dishnicën apo Elona Dervishin, perceptoj një logjikë pune të impostuar drejt, e cila i ka udhëhequr deri më sot. Them se puna me nxënësin tënd, nuk është as lodhje e as sakrificë, por është fitore. Përmes lotëve të Elonës, që në zemrën time tresin fjalët “do të bëhem apo jo balerinë”, kam parë dëshirën e mbi të gjitha vullnetin për t’u bërë artiste. Duke përdorur fjalën vullnet, desha të nënvizoja dallimin midis, dëshirës që kanë shumë fëmijë për t’u bërë balerinë dhe vullnetit të tyre. Dëshira shkrihet, humbet në veprim, ndërsa vullneti është dëshirë që shndërrohet në veprim.

E kështu artistja e ardhshme, fillon të fitojë përvojë për vete, zhvillohet ndjenja e unit, pra ndjenja e identitetit, i cili bëhet tepër i pranishëm tek nxënësit tanë, artistë që debutojnë në skenat tona dhe jashtë kufijve. Janë këto skena që kërkojnë artistë, ku këmba të kërcejë, ku dora të përkëdhelë, ku syri të këndojë, ku goja të heshtë, ku shpirti të buçasë e ku çdo pjesë e trupit të ndiejë e të marrë frymë. Kjo është motoja që më udhëheq për nxënësit e mi, në këtë shkollë që na mori fëmijë, na rriti, na formoi e tashmë i detyrohemi me punë e vetëm punë, për të vazhduar më tej.

“I dua nxënësit e mi, ndjehem keq nëse rri e bëj sehir, pa plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Ndoshta nuk jam e përsosur, por mendoj se di t’i dua dhe të kujdesem për ta”.

teuta BAshAri

transmetojë njerëzve që e rrethojnë, aq më tepër fëmijëve e nxënësve me të cilët punon.

E kam filluar punën e re, me kursin e Enada Hoxhës, Inis Gjonit, Sabina Kodrës, Suela Llacit etj.. (i respektoj edhe për drejtimin që ato kanë marrë në art). Periudha përkonte me tranzicionin. Vite të vështira…, por pasioni për punën, i thotë stop vështirësive. Kisha kënaqësi, të punoja kur shoqërohesha dhe nga dora e një pianisteje. Të dëgjosh muzikën për çdo ditë, t’i japësh e të zbërthesh kuptimin e saj me lëvizjen, të lidhësh ndjenjat e brendshme të tyre, nuk ka më bukur. Në këtë drejtim, nxënësit tënd, i ke mësuar t’i japë kuptimin çdo hapi që do të hedhë në jetë, e ke bërë të vetëdijshëm për atë çfarë ai do, e ke bërë të hapur për të zbuluar vetveten e për t’u ngritur shpirtërisht dhe me vetdisiplinim.

Fati më çoi ta filloj profesionin e mësimdhënies me Enadën. Pasioni kish lindur së bashku me të. Kërkonte të pëlqente lëvizjen, të shijonte muzikën: “Më pëlqen kjo lëvizje…”, “Kjo muzikë është shumë e bukur…”, “Të lutem një adagio të bukur…”. Këto

Në vitet e para të pedagogjisë

197196

Page 100: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

periudhë të shkurtër. Në atë kohë, ai ishte edhe drejtori i “Shkollës së Baletit”, por do të doja të kujtoja edhe një tjetër aspekt, që ka të bëjë me Petrit Vorpsin: gjithnjë më nxirrte para klasës, në ato pauza që i organizonte vetë ose kur i vinin njerëz të jashtëm për të parë klasën. Më nxirrte në mes të klasës, dhe më thonte: “Hajde tani, na recito një vjershë!”. Më pëlqente pa masë të recitoja. Kisha një pasion të madh për letërsinë. E pra filloja e recitoja, me duar e me gjeste dhe ai më thonte: “Ky, po përgatitet për artist”. Megjithëse unë isha në klasë të pestë, përherë e kam pasur si busull orientimi dhe nuk do ta harroj kurrë drejtorin e mësuesin tim të parë, në këtë shkollë.

Atëherë kjo periudhë fillestare, kur shfaqen dëshirat fëminore poetike, ndoshta ndikoi edhe në stimulimin e mëtejshëm të pasionit për baletin?

Aspak, madje ndodhi e kundërta: atmosfera e shkollës për mua u vështirësua. Duke e gjykuar jetën time paksa të varfër në krahasim me nxënësit e tjerë të shkollës arrija ta kuptoja, se kushtet e mia familjare ishin në minimumin e përballimit të një sistemi të tillë shkolle. Kurajo që më jepte Petriti, e po ashtu edhe i ndjeri Fatos Zajmi, kanë qenë me të vërtetë një shtysë e madhe për mua. Por ky moment nuk do të zgjaste shumë: në klasën e gjashtë, siç kisha hyra vetë në atë shkollë, ashtu edhe vendosa të largohesha. Marr kurajon e trokas në derën e drejtorit Petrit Vorpsi. I them: “unë dua të largohem, pasi nuk mund ta përballoj dot më këtë shkollë”. Sigurisht kjo vinte ngaqë nuk përballoja dot ngarkesën fizike. Kam qenë shumë i vogël, shumë i imët dhe i pa ushqyer siç duhet. Në atë impresion të menjëhershëm zhgënjyes që i krijova, Petrit Vorpsi më pa drejt në sy e më tha: “Shiko, mendohu edhe një herë e pastaj do të vish përsëri të më thuash, se cili do të jetë vendimi yt. Veçse mendohu mirë!”. Unë u largova kokëulur. Pas nja dy ditësh, nësa në kokën time, ku ishte ndërmarrë një vendim, mes konfuzionit se ndoshta po i ktheja shpinën jetës e të ardhmes ndodhi diçka e papritur. Pikërisht kur pas atij pështjellimi e

nuk do tA lijA kurrë BAletinIntervistë me Shefin e Departamentit Shpëtim Dajçi

K u e ka nismën dëshira e juaj për të hyrë në botën e baletit? A ka pasur ndonjë shtysë që ndikoi e që ju bëri të zgjidhnit këtë rrugë?

Në vitin 1981-1988, unë kam kryer shkollën e baletit. Brezi im mban shumë emra nxënësish të talentuar midis të cilëve ka qenë Luis Daka, Sokol Kurti,

Blendi Latifi, Etleva Seraj e shumë e shumë të tjerë, pjesë në të cilën kam qenë edhe unë. Përpara se të vija në Shkollën e Baletit, prej shumë vitesh kam qenë anëtar i “Pallatit të Pionierëve” me mësues Abedin Metulin. Në shkollë të baletit, erdha i frymëzuar nga vallja popullore, që më pëlqente aq shumë. Madje shkoja gjithmonë në “Teatrin e Operës”, pa e ditur se ku po hyja. Atje gjithmonë shikoja dajën tim të dytë, Besim Zekthin, pasi aty janë edhe rrënjët e familjes sime nga mamaja. Frymëzohesha gjithnjë, sa herë e shikoja atë njeri, që i ngrinte duart si shqipe. Dhe sa herë ishin ato pushimet në “Teatrin e Operës”, bëja të tilla veprime edhe unë, a thua se e parandjeja që jeta ime do të udhëhiqej nga ky profesion. Me kalimin e viteve, hyra në një konkurs baleti, ku kishte pjesëmarrje të jashtëzakonshme kandidatësh dhe ku nuk ishte aspak siç është sot. Por ajo çfarë më ra në sy më tepër, qe se shumica e bashkëmoshatarëve të mi, ishin nga familje intelektuale dhe nga familje që kishin origjinë arti. Unë isha ndër të vetmit që vija nga familje me përkatësi prindërish nga klasa punëtore (siç i thuhej aso kohe). Por ka qenë vetëm dëshira dhe pasioni im, që bëri të mundur hyrjen. Hyra në shkollë dhe pedagog të baletit klasik, kisha pikërisht Petrit Vorpsin, i cili klasën ku isha unë, e mbajti për një

199198

Page 101: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

“1 Majit” etj., nga të cilat ruaj edhe foto të ndryshme. Është e vërtetë se nxënësi kur hyn në këtë shkollë, ka një qëllim final: të kërcejë dhe kur ai kërcen, është më i mbushur e më i motivuar, por mbi të gjitha bëhet edhe më i bindur për të vazhduar rrugën e nisur. Kështu që vitet bënë punën e tyre. Pastaj erdhi viti tretë e i katërt, kur nga unë kërkohej të vendosja, se çdo të bëja më tej me profesionin tim. Fiziku im e të dhënat teknike, nuk premtonin për t’u bërë një balerin me ambicje. E kisha në kokë që duhet të bëhesha dikushi. Por me këto të dhëna e me këto mundësi që disponoja, çfarë rruge duhet të ndiqja?

Skena e baletit atë kohë përjetonte momente kulmore, por edhe të vazhdoje shkollën e lartë, ma do mendja se nuk qenë e lehtë?

Natyrisht, që unë bëra zgjedhjen për të hyrë në shkollën e lartë, ku edhe aty nuk mund të hynin të gjithë. Hynin elementë që shiheshin se kishin intelektin e kishin njëherësh edhe dhuntitë e veçanta, në se mund t’i themi kështu. Në ato vite kur kam mbaruar unë 1988, kanë qenë vitet më të arta për “Teatrin e Operës”. Aty kërcenin artistë të tillë si Ludmill Çakalli, Albana Sulejmani, Ilir Kerni, Leonard Xhokaxhiu, Enkel Zhutri etj. (pra ishin kërcimtarë të niveleve shumë-shumë të mira). Nëse atë trupë do ta rikthenim në ditët e sotme, po ju them me siguri, se do të ishte një ndër trupat më të mira në Europë). Me të vërtetë që ata ishin kërcimtarë të jashtëzakonshëm. Nuk bëhej fjalë më të ishe pjesë e një Trupe baleti, por bëhej fjalë vetëm për nivele solistike. Duke qenë se unë nuk i arrija këto mundësi të këtyre njerëzve, vendosa pak nga pak qysh nga viti i tretë, që me mbarimin e shkollës të shkoja në “Institutin e Lartë të Arteve”, sot “Akademia e Arteve”. Konsultohesha në këto kohë shumë edhe me ish mësuesen time Arjana Pertena, që se harroj kurrë apo Nermin Ahmetin së cilës i thonim “Nënëmadhja”. Me mbarimin e vitit të katërt rezultatet e mia edhe në lëndët e kulturës së përgjithshme ishin më të mira dhe pedagogu im i letërsisë Agim Shehu (poet), më thoshte: “Mos u merr më me baletin. Do tregoj unë sesi mund ta ndryshosh jetën më mirë!...”. Nuk

dualiteti mendimesh, do të më duhej të çbalancoja situatën, dikush më vjen ngadalë pranë e më vë dorën në sup. Ishte Fatos Zajmi. Ajo dorë prindërore, si për çudi u ndoq nga toni plotësisht i prerë: “Dajç, kosovarët nuk dorëzohen, kështu siç po dorëzohesh ti! Kam dëgjuar se dëshiron të largohesh nga shkolla...”. “Po, do largohem, se nuk e përballoj dot” i thashë. “Në asnjë mënyrë” ma ktheu ai, “Ti mund ta përballosh shumë mirë dhe ti do të rrish këtu në shkollë. Në qoftë se deri tani e ke menduar ashtu, sipas kokës tënde, kjo çfarë po të them unë, është urdhër e pikë...”. Më preku thellë në sedër ashpërsia e tonit të tij. Figura e tij tepër burrërore peshonte aq sa edhe ato fjalë tepër të rënda për gjëndjen e emocioneve të mia të akumuluara gjatë dy ditëve pa vënë gjumë në sy. “Do të rri” i thashë më në fund. Të nesërmen, shkova tek drejtori e i thashë ato fjalë “Unë vendosa të rri dhe nuk do të largohem”. Më përqafoi e më puthi si të isha fëmija i tij dhe duke i mëshuar zërit shtoi: “Ky ishte vendimi që prisja prej teje”.

Duke superuar atë vendim të ngulitur thellë në psikologjinë fëminore, pasi u ndatë me Petrit Vorpsin, a e patët të vështirë ta rigjenit veten edhe në ngarkesën fizike gjatë klasës së baletit?

Kishte diçka këtu: ato probleme që unë kisha, i mbartja në vetvete, por atë dashuri që rritej nga dita në ditë për profesionin, nuk e lëshova më asnjëherë. E kjo, solli që mësuesit e mi (pas Petritit qenë: Skënder Jazexhiu e më pas kam pasur Luan Shtinon), të cilët herë pas here më merrnin si model, tek shokët e mi për korrektesën në shkollë.

Përtej kësaj paraqitje mjaft të mirë, a patët rast të merrnit pjesë në veprimtaritë jashtëshkollore, që sigurisht kanë ndikim të jashtëzakontë në formimin e nxënësve të kësaj shkolle?

Posi jo, gjatë viteve unë kam qenë aktivizuar në të tëra aktivitetet që shkolla kryente siç mund të ishin “Dekadat e Majit”, parakalimet e

201200

Page 102: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Dhe a keni pasur ndonjë angazhim specifik në studimin e drejtimeve të kritikës koreografike?

Sigurisht, unë studioja materiale nga më të ndryshmet. Njihja edhe realitetin shqiptar edhe realitetin e huaj, për të gjykuar sesi ishte vënë një vepër apo si ishte vënë një vepër tjetër dhe tërhiqja konkluzionin për ndryshimet që reflektoheshin në terrenin shqiptar brenda së njëjtës vepër. Pasi përfundova shkollën e lartë me 20 maj 1992, mbaj mend që mbrojta edhe diplomën duke marrë titullin “koreograf”, pasi ai titull jepet në shkollë të lartë. Sigurisht që pedagogët e mi, i vlerësoj, pasi kanë qenë të gjithë produktivë për atë periudhë kohe.

ShpëtimDajçime klasën e tijtë 2007-ës

Në jetën time asnjëherë nuk jam prirur që gjithçka ta marr vetëm nga shkolla. Jam munduar që periudhat e mia të mira dhe të këqia t’i shikoj edhe përtej asaj dritareje, pasi duke qenë i lidhur me shumë libra e materiale filmike të sjellura nga jashtë prej shokëve të mi, më është dhënë gjithnjë ajo mundësi që të njihja e që të studioja.

e harroj se bënim së bashku të njëjtën rrugë, nga “Teatri i Operës” deri tek stacioni i trenit. Nuk e di sesa vajtje ardhje bënim. Përpiqej të më mbushte mendjen që të hyja për gjuhë-letërsi. Tanimë isha i vendosur e i thshë: “Nuk mund të ndërroj dot më e do të merrem vetëm me balet. nuk e lë më baletin”. Ai konkurs i hapur, që më futi në udhën e Akademisë së Arteve me prof. dok. Skënder Selimin, i cili më ndoqi për katër vite deri në 1992, me të vërtetë që ma shtoi sodisfaksionin e baletit, por në anë tjetër më dha mundësinë që të meresha edhe me shkrime. Në atë kohë unë kam qenë në gazetën “Studenti” dhe mbuloja të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin pranë “Teatrit të Operës” nën kuadrimin “Kritiku i ri” sikundër emërtohej edhe rubrika ime e gazetës. Bile e mbaj mend shumë mirë se shkrimi i parë që kam bërë ka qenë për “Zhizelin”. Pas u bëra pjesë e asaj gazete, deri sa shkova në gazetën tjetër ”Zëri i Rinisë”. Mbuloja faqe të drejtpërdrejta kulturore: faqen 10 dhe 11 e kisha faqen time dhe gjithnjë shkruaja për kulturën dhe baletin. Në vijim, hyra në një konkurs televiziv që u organizua në TVSH për koreografi, skenografi dhe muzikë. Numri im u prit jashtë mase mirë. Kishte të bënte me një ngjarje, e cila kthente sytë në jetën e Çarli Çaplinit, që kërkonte të mbijetonte në periudhën e tij të famshme: me fizikun e tij, ai kërkonte të bëhej edhe boksier. Ashtu siç e ktheu edhe Çaplini jetën e tij të dhimbshme në humor edhe unë e ktheve atë fakt përmes pantomimës në humor. Më pas, pranë “Akademisë së Arteve”, kam qenë i aktivizuar në shumë debate për koreografinë e për folklorin. Sigurisht edhe në Televizionin Shqiptar, por edhe në mjedise të hapura, në sesione shkencore të ndryshme ku kam marrë fjalën për të mbajtur kumtesa mbi koreografinë dhe folklorin shqiptar. D.m.th. mendoj se në shkollën e lartë, nisa të skicoj portetretin tim edhe si një kritik i këtij arti.

Ndoshta kritika kërkon nivele të tjera përgatitje: kërkon që të ngrihesh mbi artin për të mbërritur në konkluzionet e logjikës artistike; nevoitet pra tjetër hulumtim, jashtë programeve që ofron një degë si e juaja. Sa e ka lëvruar Shpëtimi mundësinë jashtëshkollore?

203202

Page 103: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Leon Çinon, një emër shumë i dëgjuar në “Amici”. Në këtë klasë ka qenë gjithashtu Leart Duraku, që sot është, në Bruksel, Rezart Stafa në Reggio Emilia, Erion Kruja një tjetër talent në Zvicër etj.. Kualifikim të mëtejshëm unë mora në vitin 2000 në Moskë në GITIS (Gosudarstvij Institut Teatralnij Iskustva), Instituti Shtetëror i Artit Teatral Rus. Është një ndër shkollat më të mira, filial i Bolshoj Teatrit, nga kanë dalë shumë artistë të mëdhenj. Është me drejtim pedagogjik dhe për baletmaestër. Pikërisht në GITIS ka studiuar edhe pedagogu i famshëm Panajot Kanaçi apo edhe Skënder Selimi. Gjatë qëndrimit atje mora librin e metodikës së kërcimit klasik të Vaganovës dhe e

Shpëtim Dajçinme Blerina Arbanëndhe Kledi Kadiunnë drejtorinëe shkollës

klasa, miku im Florian Saqellari shkoi në emigracion në Amerikë dhe ajo klasë e tij shumë e talentuar, m’u dha mua edhe pse kisha dy klasa. Ka qenë Genti Doda, Artan Kërteshi, Ilir Shtylla etj.. Më pas kam vazhduar me Erion Bazen, solist në “Teatrin e Operës dhe të Baletit Shqiptar”, Hektor Budllën, solist në Teatrin e Romës, është

Po mirë, po në këtë shkollë, a kishit dëshirë të riktheheshit me diplomën e me titullin e koreografit?

Patjetër. Gjatë periudhës që ndiqja vitin e katërt të Akademisë, qëllimi im ka qenë i vetëm: baleti. Në atë kohë ish-drejtori Ramzan Këllezi, më ka ofruar vendin e asistentit në këtë shkollë. Me sa duket kishte dëgjuar mbi përgatitjen time. Më tha: “Hajde të shikosh një herë nëse mund të japësh mësim në shkollën e baletit”. Dhe aso kohe, pra në vitin e katërt, unë shkoja edhe në institut edhe në shkollën e baletit, ku vetëm shikoja. Këtë e kam bërë për një vit e ca. Rrija e shikoja duke vlerësuar drejt çdo gjë. Isha asistent pranë pedagoges Vera Fida, pedagoge shumë e mirë që në atë kohë, i jepte djemve. Më shërbeu pa masë kjo praktikë, pasi ajo herë pas here më nxiste që të drejtoja orën e mësimit. Ngandonjëherë Vera, bënte sikur ishte e sëmurë dhe nuk vinte, vetëm e vetëm që të më jepte mundësinë të ngrihesha në këmbët e mia dhe të filloja të ecja vetë edhe unë. Por ardhja ime në shkollë, për mua ishte frymëzuese e më pëlqente pa masë.

A kujtoni cilët ishin nxënësit që punuat aso kohe?

Mbaj mend që fillimet e mia i kam pikërisht me Irdi Shaqirin, Dion Gjinikën, Adrian Rusmajlin, Esdalin Goranin etj.. Kanë qenë një grup shumë i mirë ata. Deri në klasë të tetë, ajo klasë m’u la mua. Ardhja ime pa diskutim që nuk ishte e lehtë dhe kishte reaksione nga më të ndryshmet: sesi mund të vijë një i ri dhe të marrë një klasë kaq të mirë! Unë pastaj isha pa përvojë dhe lindi në atë kohë edhe një konflikt me prindërit. Ishin familje artistësh, që kishin fëmijë dhe interesat e tyre nuk përputheshin me të miat, por fundi i klasës së tetë, që ishte një koncert dhe jo provim, sikur ua ndryshoi idetë. Vazhdova punë me nxënës të tjerë si Marlon Dinon, Dorian Grorin, Ervin Spahiun. Ishin jashtë mase të talentuar. Ata sot janë solistë dhe njëri është në Mynih, tjetri është në Reggio Emilia; ndërsa i treti është në Amerikë, ku është pedagog baleti. Në vijim duke ndjekur këto dy

205204

Page 104: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

nga marrëdhënia shumë e mirë që kam pasur me këta dy njerëz të mëdhenj dhe që shpesh herë më admironin për punën që unë bëja. Një pjesë të jetës sime pedagogjike, ia dedikoj profesorit tim Luan Shtino, qè më ka qëndruar gjithnjë pranë me vërejtje e sugjerime.

Dhe me çfarë syri i shikoni zhvillimet e realitetit të sotëm?

Ardhja e drejtores së re Blerina Arbana pati një problem të madh, pasi e gjeti shkollën të shkatërruar. Shkolla akoma nuk ishte ndërtuar dhe nxënësit ishin të shpërndarë nëpër shkolla të ndryshme. Tani po bëhen afërsisht dy vjet e nga e kaluara, trashëgojmë probleme nga më të ndryshmet. Ndërkohë po stabilizohet çka është më e rëndësishmja: “disiplina e një shkolle baleti”. Shkolla e baletit ka një disiplinë të veçantë dhe nuk mund të ketë disiplinën e një gjimnazi apo të një shkolle tetëvjeçare. Pra nxënësit i duhet të mësojë se çfarë është baleti, pasi qe filluar të harrohej se ç’është në të vërtetë baleti klasik. Dhe tani pikërisht drejtoria së bashku me një staf pune, po krijon një frymë shumë të mirë kolegjialiteti dhe po i ndjek nga afër proceset e talentet që ka kjo shkollë. Besoj se produkti i të gjithë këtij aktiviteti dy vjeçar, do të jetë ajo që do të zhvillojë shkolla e baletit për nder të jubileut. Do të jetë një jubile madhështor në baletin klasik dhe ne do t’i mëshojmë shumë origjinës: pra rrënjëve për cilat unë mbetem besnik: “Baletit Klasik”. Ndërsa nga baleti modern në të cilin ne shumë pak do të ndërhyjmë si shkollë e ndoshta do të sjellim eksperiencat më të mira të ish-nxënësve tanë, që sot janë protagonistë të baletit modern nëpër botë, mbetet një tjetër objekt që sigurisht paraqet vlerë. Me pak fjalë do t’ua tregojmë në këtë mënyrë nxënësve, se ç’është baleti modern, të cilin do ta fusim në shkollë duke mos eksperimentuar me kokën tonë... Shkolla është një institucion i kulturës profesionale dhe jo i eksperimentimeve amatoreske që i shikojmë rëndomtë në mediat vizive. Unë mendoj se tashmë shkolla po profilizohet ashtu siç duhet dhe do të fillojë të bëhet një pjesë integrale e shoqërisë sonë dhe e të gjithë sistemit të artë të kulturës në Shqipëri.

përktheva. Por tani mua më çudit fakti, se përse ky libër nuk hyn në tekst shkollor. Në parathënie e recensencë janë zotërinjtë Agron Alija, Skënder Selimi dhe Luan Shtino, të cilët e kanë studiuar librin dhe parashtrojnë kërkesën që ky libër duhet të jetë tekst shkollor. Në leksionet që japin kolegët e mi në shkollë të lartë, pikërisht këtij libri i referohen dhe nga ky libër nxjerrin gjithçka për dhënien e mësimit. Përse ndodh kështu nuk e di, por në kushtet e mungesës së plotë nuk duhet t’ia privojmë këtë mundësi studentit dhe pasi të dalin shumë tekste të tjerë rivalizues atëherë ia lëmë kohës... Pas këtij libri unë bëra tjetrin “Metodika e Duetit”. Ishte i nevojshëm se ky libër vjen pas një eksperience të mirë, pra pasi nxënësi merr një përvojë të mirë mësimi mbi kërcimin klasik, “Dueti Klasik” është lënda e dytë, shumë e rëndësishme që i duhet nxënësit. Dueti është pjesë e skenës dhe nëse ke mësuar baletin klasik duhet medoemos të mësosh edhe duetin. Ndryshe nuk mund të formohesh. Në këtë libër unë u mbështeta tek Nikollaj Nikollajeviç Serebrenikov, një autor shumë-shumë i njohur në të gjithë botën. Është një mjeshtër i duetit dhe e zgjodha pikërisht këtë autor, sepse mu duk se është më i mundshmi për Shqipërinë.

Kujt ia dedikoni arritjet tuaja profesionale?

Respektin më të madh unë do ta ruaj gjithmonë për ata që janë rrënjët e kësaj shkolle, për Petrit Vorpsin, Agron Alinë, Zoica Haxhon, Ganimet Vendreshën, Miltiadh Papën, Luan Shtinon e shumë e shumë të tjerë. Por unë nuk do t’i harroj edhe miqtë e mi që më inspironin për këtë profesion: si maestro Panajot Kanaçin. Ndërsa me prof. Agronin vazhdimisht flisnim për baletin rus. Ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm në nostalgji. Dhe jemi shumë miq, plus kemi punuar për disa vepra që i ka vënë ai. Unë kam qenë asistenti i tij: me “Bukuroshen e Fjetur” me koncerte shumë të rëndësishme që bënte shkolla apo Teatri. Qëndrimi pranë këtyre njerëzve, më ka ndihmuar jashtëzakonisht, për të krijuar idetë e qarta sesi duhet punuar me shumë njerëz. Dhe pikërisht në këtë aspekt, pra të punës them se e kam fituar

207206

Page 105: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

vishja përsëri pointe-t dhe t’i kthehesha atij kontakti mes koloritit të skenës. Impenjimi ka qenë shumë më i madh… Nuk e di se ç’emocione përjetoja, por isha unë e para, që më shumë se nxënësit, duhej t’i zotëroja emocionet. Ç’të bëja në atë skenë? Të kontrolloja veten apo të mbaja sytë tek vajzat. Sapo mbaroja pjesën time, hyja pas kuintave. Si për çudi, harroja plotësisht vetveten dhe kthehesha në rolin e mësueses, duke i dhënë kurajë nxënseve të mia. Të shohësh nxënësin të reflektojë në skenë, për atë çfarë ti i ke mësuar për vite me radhë në sallën e baletit, është maksimumi që mund të dëshirojë mësuesi…”. E pastaj, Alma shton: “Mësuesi i baletit, gjithnjë duhet të jetë i durueshëm. Jo gjithmonë mund ta marrësh sodisfaksionin e punës tënde. Shpesh mund të kalojnë vite e shkëlqimi i talentit natyral, të të

Nëdebutim

skenik së bashku

meResmi

Malkon

Në Selanikme EnoBirkon:përgatitjapër “Vals nga Chopin”

të hysh në Brendësinë e rolit

Ë shtë serioze dhe përkushtimin e skenës, Alma përpiqet ta përçojë në sallën e baletit, ku sot klasa që ajo ndjek, është përballë komisionit semestral të provës së përvetësimit. Është e prokupuar, sepse nxënësit e saj, që vitin e ardhshëm do të jenë maturantë, në këtë ditë do të duhet të shkëlqejnë. Performanca e tyre, është deri diku edhe imazhi i punës së

saj. Është e zhytur në mendime. Teksa fëmijët u përgjigjur tingujve të pianos, në atë hapësirë të sallës, ajo mbi një fletë letre, mban shënime. Mbase emocionet, mbase ajo ndrojtja e natyrshme, në të tilla raste, e japin efektin e vet dhe Alma është e tensionuar, ndërsa nuk i humbet as një fragment nga konkurrimi i nxënësve…

Gjithësesi, ajo ka punuar me këtë klasë për disa vite rresht dhe rezultatet e provimit më në fund, po i japin një farë sodisfaksioni, por edhe shtysën për ta vazhduar punën edhe me më tepër entuziazëm. Ajo tregon mbi vështirësitë e profesionit, për të arritur aty ku duhet: “Thjesht duke përdorur trupin, kërcimtari duhet të komunikojë emocionet: gëzimin, trishtimin, xhelozinë, frikën etj., duhet shumë punë…, të gjitha këto ai mund t’i performojë vetëm pas një këmbëngulje të gjatë e vitesh të lodhshme pune papushim.” shprehet ajo, “Për këtë arsye mësuesi, ecën ngadalë, duke hyrë thellë në hapat e zhvillimit të kërcimtarit. Dëshira e çdo mësuesi, është që të nxjerrë kërcimtarë të mirë e ta shikojë realisht vazhdimsinë e asaj ndërprerjeje të punës së vet nga skena që është gjithçka…”.

Dhe prej më se 10-vitesh, Alma Mushani, punon si mësuese e baletit klasik në “Shkollën Kombëtare Koreografike”. Në bisedë e sipër, kujton turneun e Pekinit, disa vite më parë, kur ajo iu rikthye sërisht skenës, pas disa vite shkëputjeje: “Ishte tepër e vështirë, të

209208

Page 106: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Kulturës Shqiptare”, përfaqësoi vendin tonë në Kopenhagen dhe në Malmoe më pas. Por unë kujtohem edhe me përfaqësimin tjetër: me tre çifte baleti (nga nxënësit tanë), kemi marrë pjesë në shkëmbimin e eksperiencës me shkollën homologe të Malmoes. U organizua një master-clas, ku specialistët suedezë, treguan interesim të madh, për vetë atë mënyrë të punuari dhe për çfarë demonstronte në skenë përgatitja klasike e nxënësve tanë. Qëlloi edhe kjo: nësa drejtoja klasën e ata specialistë dhanë vlerësimet, nuk e prisja që interesimi i tyre të ishte kaq i madh, sa të më kërkonin edhe një klasë të dytë ekstra…”.

Alma tregon edhe mbi jetën e saj të solistes. Është e përmalluar. Mjaft prej kolegeve e kolegëve të saj të skenës, sot janë jashtë. “Në dhjetorin e 1995-sës, duke u kombinuar me orkestrën e TKOB, kam qenë në Stamboll. Ishim vetëm dy çifte baleti: Alma Mushani, Reida Dobi, Resmi Malko dhe Gerti Vaso. Nuk kam si ta harroj kurrë ovacionin e duartrokitjet e atij publiku. Po të njëjtat ndjenja kam provuar, më 1996, në Itali. Ishim tre çifte baleti, të drejtuara nga koreografi Agron Aliaj, që morëm pjesë në 'Musica e Danza' në 'Teatrin Ariston' në Romë”. E në fakt për Almën si soliste kryesore, në një intervistë në “Gazetën Shqiptare” (10 shkurt 1996), koreografi Aliaj shprehet: “Alma Mushani, u kthye disa herë në skenë, pas interpretimit me shumë ndjeshmëri tek 'Vdekja e Mjelmës'…”. Vlerësime për nivel interpretative, siç tregon, ajo ka marrë: “Më 1997, në Selanik, sëbashku me Eno Birkon (që tani jep mësim këtu në shkollë dhe njëkohësisht e vazhdon baletin), kemi përfaqësuar vendin, duke kërcyer ‘Vals nga Chopin’”.

Ndërkohë salla është e heshtur dhe zëri i saj kumbon. Nxënësit janë larguar duke marrë me vete zgjidhjen e “etheve të provimit”. Tashmë mësuese Alma, kërkon të ringjallë ndjenjat e përjetuara në “Mbrëmjen Gala të 50-vjetorit”, ku ishin edhe disa prej nxënseve të saj. Ajo në çdo moment e ndjen veten pranë tyre, si të gjitha koleget në mësimdhënie, duke vazhduar shpirtërisht punën e tërë atyre brezave të pedagogjisë shqiptare, që arritën të kurorëzojnë këtë Jubile 50-vjeçar sakrificash por edhe suksesesh…

mungojë. Megjithatë, si mësuese, duhet ta japësh vetveten për të nxjerrë balerinën. Është tepër e vështirë të përzgjedhësh një element, pasi nuk ndodh që të mblidhen të gjitha veçoritë në një. Mund ta quash veten me fat, kur në një klasë, tek nxënësi yt, të kesh njëherësh zgjuarsinë, talentin të kombinuar me muzikalitetin, por edhe kërcyeshmërinë. Si çdo mësuese tjetër edhe unë ndër nxënësit e mirë, kam ç’të kujtoj. Veçanërisht do të veçoja këtu maturën e gjashtë-shtatë viteve përpara. Pa dashur të përmend emra (pasi them se në jetën e tyre e kanë arritur suksesin e balerinës), unë dua t’i them vetëm falemnderit për atë kënaqësi që më kanë dhënë, në ato katër vite pune: ato më kthyen reston e asaj çfarë unë bëra. Disa prej asaj mature i shikoj sot e me të vërtetë ndjehem shumë mirë, kur ata debutojnë në skenën e “Teatrit të Operës”.

Nuk i harron, përjetimet skenike me disa prej nxënseve të saja. Arritja më e madhe me nxënësit, në jetën e Almës, ka qenë vënia në skenë e “Zhizelit”. Tërë ato përpjekje, në pozicionin e solistes së TOB-it, me këmbëngulje, ajo mendoi t’i provonte edhe me nxënësit e saj. Ishte një tentative shumë e guximshme. Role aq të gjata, tepër vështirë që të mund të mbahen në këmbë nga nxënësit, që sidoqoftë nuk mund ta kenë atë përgatitje komplekse për t’i rrezistuar skenës: “Kjo ka ndodhur para katër vitesh. Nuk ka qenë problem vetëm ana teknike” thotë ajo, “por për mua pjesa më e vështirë ishte të hyje në brendësi të rolit dhe të interpretoje veçanërisht pjesën e çmendurisë. E theksoj këtë fragment, pasi është kulmi i atij baleti. E mban peshë spektatorin: e çmendur, protagonistja vdes për dashurinë dhe një tabllo e tillë, kërkon mbi të gjitha, mjeshtri të lartë aktrimi. Këtë rol e realizoi Greta Hushi, e cila sot radhitet së bashku me solistet më të mira të TKOB. Gjithë ai mund e gjithë ajo punë, morën duartrokitjet e spektatorëve të shumtë. Ishin vite, që për mua dartrokitjet mungonin. Nga ajo kohë, kur unë isha kërcimtare, kishte kaluar goxha kohë. Provova ta marr edhe këtë emocion në rolin e drejtueses së një trupe baleti. Janë moment, me të vërtetë që lënë gjurmë në jetën tënde. Jehonën e duatrokitjeve, unë pata rastin ta dëgjoj edhe në vendet skandinave. I njëjti ‘Zhizel’ me po atë përbërje të trupës, në “Javën e

211210

Page 107: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Gjatë jetës artistike në tkOB: me Baletin “ZhiZel” dhe “dOn kishOt”

punA komplekse lind emocionindhe i jep Forcë pedAgogut

Intervistë me pedagogun Dionis Romano

C ili qe kuadri e cilët qenë profilet e punës me të cilët ju u ballafaquat, kur sapo erdhët në këtë shkollë?

Kam ardhur në këtë shkollë rreth vitit 2000. Sapo erdha u ndesha me një staf pedagogjik, me një eksperiencë të konsiderueshme si Luan Shtino, Blerina

Arbana, Shpëtim Dajçi, Teuta Bashari, Alma Mushani etj.. Kam parë disa klasa, me elemete shumë të talentuar si Erion Baze, Edi Blloshmi, Brigel Gjoka, Erion Kruja, Odeta Dishnica, Greta Hushi, Jonida Onuzi, Tenald Zaçe, Sokol Bida etj.. Baza e pedagogëve dhe e nxënësve të kësaj shkolle përbënte një angazhim shumë të madh për punën e së ardhmes në këtë shkollë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Kjo që pashë dhe ky angazim i arriti objektivat e veta. Këta nxënës të kësaj shkolle, të kaluar në dijen e këtij stafi pedagogjik, u arrit që të debutojnë në skenat prestigjioze të botës si në SHBA, Kanada, Francë, Austri, Gjermani, Itali e gjetkë. E theksoj në skena prestigjioze.

Cila është ecuria e shkollës momentalisht: mendoni se ka rënie, ka mbetur në vend apo vëreni hapa përpara?

Do të thosha se nga pikëpamja cilësore dhe nga pikëpamja e vazhdimësisë, kjo shkollë them se është në ngjitje. Sigurisht ndër

213212

Page 108: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Në kuadrin e kësaj shkolle, mund të flasësh për shumë talente që sot shkëlqejnë, si Brigel Gjoka që sot debuton në Tetatrin e Strasburgut të Francës. Me atë çfarë arriti nga kjo shkollë, fitoi bursën e UNESKO-s, për të studiuar dy vjet në Kanë të Francës. Kjo tregon se tek ne ka lëvizje, shkolla ecën e nuk është në stanjacion por përparon. Kjo është kënaqësi për ne si mësues, por edhe për shkollën. Tjetër nxënës, është Tenald Zaçe. Ai tani ndodhet në Germani dhe kur filloi të impenjohet me një kompani shumë serioze, e çuan në shkollë dhe aty mori këtë përgjigje: “Ti s’ke ç’mëson këtu në shkollë, prandaj duhet të shkosh në kompani”. Kjo kompani, atje në Gjermani, është tepër prestigjioze. Ky nxënës ka punuar në hapat e para me mësuese Blerinën vijoj me Mukadesin dhe pastaj me mua dhe arritja për ne është shumë e kënaqshme.

Konkretisht në stafin pedagogjik të shkollës vihet re një harmonizim i gjeneratave, që mund të ndikojë pozitivisht në shkëmbimin e përvojës. A mund të më thoni prof. Dionisi, se cili mund të konsiderohet për ju niveli i arritur i punës me nxënësin?

Puna me nxënësin është tepër komplekse, është një bazë ku lindin shumë emocione, sepse ti sheh që nxënësi është i përkushtuar, mundohet, ka ndjeshmëri për të ecur përpara: kjo natyrisht që i jep forcë edhe pedagogut. Edhe në këto vite të fundit, kësi rastesh nuk mungojnë. Unë përmend sërisht Brigel Gjokën, Tenald Zaçen, Sokol Bidën, Edi Blloshmin e shumë të tjerë që sot debutojnë jashtë, si Kledi Kadiun që edhe ai është produkt i kësaj shkolle, po edhe Anbeta Toromanin. Prej gati dhjetë vitesh, unë kam qenë pedagog në Teatrin e Operas dhe Baletit. Anbeta atje ishte soliste e parë. Unë isha edhe interpretues, por edhe pedagog: të kesh Anbeta Toromanin në levë e ta shohësh sesi ushtrohet, të jesh pastaj me të në skenë e ta shohësh si debuton ajo..., duhet ta kuptosh, se këto janë mbresa të jashtëzakonshme për një artist. Ka edhe mjaft elementë që ndikojnë

vite ka pasur oshilacionet e veta, por në këto gati tre vite, shkolla ka një ecuri cilësore përsa i përket metodikës. Cila është arsyeja? Blerinën, me atë eksperiencë pune pesëmbëdhjetë vjeçare, unë e shoh si një pedagoge, koreografe dhe menaxhuese shumë të aftë, por e shoh edhe shumë të përkushtuar në ecjen përpara të shkollës. Nga një këndvështrim më i ngushtë, që për mua paraqet rëndësi, po ta shohësh klasën e Belës, do të mbetesh i befasuar me punën që ajo bën. Edhe sikur të mbështetesh vetëm në fjalën e saj: “Shkollën do ta sjell në cilësinë e Petrit Vorpsit”, për mua kjo vlen shumë dhe tregon se në fund të fundit e ka një objektiv pune, për të cilin ajo është tepër e tensionuar dhe nuk mungojnë ecuritë e punëve në shkollë. Koncerti recital, që u dha vjet në muajin prill mbetetet për mua një pasqyrë e gjallë për të gjitha objeksionet që ka shkolla, ku i tërë koncerti i realizuar me këtë rast ishte brenda kornizave metodike profesionale që duhet të ketë kjo shkollë.

Le të hymë pak në aspektin tuaj profesional, duke pasur parasysh përvojën e gjatë si artist. Me nxënësit që i përkushtohen baletit, rastis t’i dëgjosh të thonë “kam punuar me këtë, por edhe me profesor tjetër. Si duhet parë ndërrimi i mësuesit?

Unë kam një klasë, që e kam marrë nga viti dytë, pra nga klasa e gjashtë dhe them se do t’i kem deri në diplomimin e tyre. Gjatë eksperiencës sime pedagogjike, kujtoj me nostalgji, veçanërisht dy matura shumë të mira, për të cilat me të vërtetë mund të krenohet kushdo. Dhe kjo nuk mungon edhe në pedagogët e tjerë. Kjo është një punë sa profesionale aq edhe kolektive. Ecja në këtë rrugë, kur i vë vetes qëllime serioze, të jep vetëm suksesin. Në kontekstin e përgjithshëm, ne si staf pedagogjik themi se i kemi marrë frytet e punës.

Dhe cilët do të ishin nxënësit tuaj të talentuar që ju mund të kujtoni në këto çaste?

215214

Page 109: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

sepse kam pasur çfarë të përzgjedh…”. Për mua përzgjedhja është tepër delikate. Në qoftë se përzgjedhja është e mirë, edhe ecuaria e shkollës do të jetë e mirë dhe kjo është meritë e drejtueses Blerina Arbana, nëse do të flasim për aktualitetin. Drejtuesi prek, aty ku i dhëmb. I dhëmb së tepërmi jo vetëm emocionalisht, por profesionalisht, sepse ajo e di mirë: ka ardhur deri këtu, por në saje të një pune shumë këmbëngulëse. Që të jesh nxënës i kësaj shkolle duhet shumë djersë, e duhet shumë përkushtim dhe punë e palodhur. Kjo përzgjedhje po vazhdon, pasi ne po punojmë së bashku, me shumë breza e prej kaq e kaq vitesh, duke e konstatuar një gjë të tillë. Prandaj mbetet të hedhim një vështrim në kohë: kujtojmë përsëri kalimin e tanishëm nga Anbeta Toromani tek Ledia Sulaj, që është nxënëse e Blerinës ose tek Isida Mullaymeri. Kështu jemi të gjithë ne pedagogët e shkollës që bëjmë të njëjtën punë. Vazhdoj të theksoj elementin e mirë: Greta Hushin e përgatitur me kujdes nga Teuta Bashari dhe Jonida Onuzi nga Alma Mushani e pastaj tek Edi Blloshmi përgatitur me cilësi nga Luan Shtino, Erion Bazen nga Shpëtim Dajçi apo edhe nga nxënësit e mi Brigel Gjoka, Tenald Zaçe e Sokol Bida etj.. Sigurisht të bëhet zemra mal, pasi të thuash se kjo shkollë vazhdon të ketë produktet e veta, për ne pedagogët ka tjetër zbërthim: është kënaqësi, që puna jonë nuk ka shkuar dëm. Në shtrirjen e 50-vjetorit të krijimit të “Shkollës Kombëtare Koreografike”, vërej se është ndjerë një mobilizim i përgjithshëm, që ky përvjetor të shënojë suksese të njëpasnjëshme. Kjo përgatitje është në vazhdën e aktiviteteve të kujdesshme të shkollës, duke ruajtur të pandryshuar kornizën klasike, çka është edhe qëllimi i kësaj shkolle. Ndoshta ftesa e një personaliteti të shkollës së famshme të baletit rus, Shef i Akademisë GITIS Moskë Evgeni Vallukin, shënoi një shkallë të re në ngjitjen e cilësisë artistike të shkollës sonë. Them se puna me stafin pedagogjik, do t’i japë frytet e veta dhe më pas do të shikohen konkretisht arritjet.

Në vazhdojmë të jemi në punë e sipër, që nxënësit e kësaj shkolle të marrin plotësisht informacionin e duhur, për të qenë sa më dinjitozë në auditorët e institucioneve tona të artit e kulturës.

të përmend punën e shkëlqyer të pedagogut tim të nderuar Xhemil Simixhiu, i cili nga ana metodike ishte i një niveli të lartë. Ai tregonte një përkujdesje të admirueshme për nxënësin e tij.

Mbi të gjitha më gëzon fakti, se ka përzgjedhje elementi. Në parantezë kujtoj një koreograf e pedagog rus, të cilit i thanë: “pse je kaq i sukseshëm?” Ai qeshi e u përgjigj: “Suksesi qëndron në shumë drejtime, por ka edhe diçka që s’ka të bëjë me mua: kam arritur diçka,

Me nxënësite klasëssë tij në 2008-ën

në formimin e një artisti, por unë mendoj dhe dua të mbetem gjithnjë në modelet e shkollës së baletit shqiptar e madje dëgjojmë nga të huajt që thonë: “si ka mundësi që në Shqipëri të ketë kaq shumë artistë të talentuar? Çfarë pedagogësh kanë? Sigurisht zanafilla është nga pesë të parët: Petrit Vorpsi, Agron Alija, Xhemil Simixhiu, Ganimet Vendresha e Zoica Haxho që janë si të thuash krijuesit e kësaj shkolle, mirëpo vazhdimësia nuk ka munguar. Në këtë kuadër, gjej rastin

217216

Page 110: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Qenë pikërisht të tilla shkëmbime bisedash në familje, që në ditën e konkurrimit më jepnin krahë për t’u çliruar nga emocioni që I bënte fëmijët e tjerë të dridheshin… Atë energji të brendshme, që dikur e kisha parë tek nxënësit e mamasë sime, tani në sallën e baletit

Mbaj mend dhe e kam ende të freskët në kujtesë, ditën e konkurrimit për të hyrë në këtë shkollë. Çuditërisht nuk kisha shumë emocione si fëmijët e tjerë. Se ç’kisha një farë sigurie, që vinte edhe nga bisedat që dëgjoja në familje. Babai dhe nëna për ca kohë debatonin me njëri-tjetrin.

Ishin në dilemë se ç’rrugë jete të më jepnin. Unë, siç thonim ata, isha e prehtë dhe mund të ndiqja studimet në ndonjë drejtim shkencor. Megjithatë nëna insistonte: “Dua ta rris vetë e të kem pranë vetes vajzë. Ku ka më mirë: ajo ka shkathtësinë dhe të gjitha të dhënat e përshtatshme trupore, për t’u bërë një balerinë e mirë”.

Në mbylljen e Koncertit Gala të 50 vjetorit

përFundojA nXitimin tek sAllA e BAletit

I sha fare e vogël, në moshën gjashtë vjeçe, kur me sytë e mi, nisa të dalloj ato shkëndija të para që mund të t’i japë, vetëm ky art kaq i bukur. Nëna ime, Nermin Strazimiri, që është një ndër mësueset më të vjetra të kësaj shkolle, më thonte: “Ada, a do të vish tek puna e

mamit?”. I përgjigjesha me një frymë: “Po mami, do të vij.” Ndjeja diçka më tepër se gëzimin e fëmijës dhe mezi e prisja këtë rast.

Rendja në korridoret e shkollës dhe e përfundoja nxitimin tek salla e baletit. Isha e lumtur kur në atë sallë të madhe, nuk kishte asnjeri dhe mund të hidhesha e të kërceja ashtu vetëm deri sa vinte mamaja. Më dukej si një rrjedhë logjike, por dhe si një drejtim i pashmangshëm i së ardhmes së jetës sime: unë (i mbushja mendjen vetes), do të bëhesha si ata fëmijë që kërcenin në sa mamaja numëronte me zë të lartë nën tingujt e pianos. Zija një vend dhe shpesh harrohesha e tëra, duke shikuar gjithë endje fëmijët më të rritur se unë, që më lëviznin pranë duke krijuar figurat e rregullta të klasës.

Në atë mjedis, ndizej një botë e gjallë me trajta fantastike në përfytyrimin tim të fëmijës. Ktheheshim për dore në shtëpi; ngrija kokën dhe rrugës i thoja mamasë: “Do të bëhem balerinë ë…?!”. Qeshte dhe më merrte në krah. Sigurisht ndoshta kërkonte ta shikonte pasionin e vet, në ëndërrimin që shfaqej edhe në sytë e mi. Ndoshta mendonte: “Vallë është e vërtetë apo e rremë, kjo dëshirë e ndjenjë e brendshme e vajzës? Është e përkohshme apo do të zgjasë ëndërra e Adës?”….

219218

Page 111: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit...të mëson me rrëzimet e ngritjet

S hkolla e Baletit, ka qenë ëndërra e nënës sime, dashuria dhe dhimbja e babait tim: të nderuarit Enver Birko. Në fëmijërinë time, ajo ishte burgu i ëndërrave dhe pasioneve të mia. Kur u shfaqa për herë të parë në ambientet e kësaj shkolle, u ndesha me rrëzimin, me humbjen dhe me dhimbjen. Konkurrova dhe nuk fitova, por mora mësimin më të madh të jetës

sime... në tempullin e artit nuk hyhet lehtë. Kjo shkollë është vërtetë tempulli i artit. Të mëson të duash, të punosh fort, të mëson me rrëzimet e ngritjet dhe në fund të fal parajsën: Skenën. Tek kjo shkollë, së pari mësova dashurinë nga të gjithë mësuesit, që më falën dije, mbështetje e profesionalizëm. Nuk dua të veçoj askënd se të gjithë janë të mrekullueshëm për mua, janë heronjtë e heshtur, janë kudhra që farkëtuan artin shqiptar, atë art që preku majat e artit botëror. Në çdo një, ndër dy duartrokitje apo brohoritje, u takon atyre, të thjeshtave deri në dhimbje, të urtave deri në madhështi, siç thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare për mësuesit. Por shkolla e baletit, më vërtetoi Eno Birko në shkollën e Bakusë, 1995 - ’97

e ndjeja brenda vetes. Më bënte të më rrihte zemra fort. Ka qenë mësuese Miranda Shehu, që na drejtonte në fillim. Me seriozitetin dhe disiplinën e saj, ajo përcillte tek ne edhe emocionin e dashurinë për këtë art të mrekullueshëm. Mbaj mend se deri në klasë të shtatë, ajo nuk ngurronte të sakrifikonte të shtunat e të dielat, për ne nxënësit e saj. Ishte në normalitet e mësimit edhe dita e pushimit për të.

Arjana Pertena, ishte mësuesja e dytë e specialitetit për mua. E kujtoj me tepër nostalgji atë njeri të veçantë. Punonte për të na e bërë me të vërtetë të këndshme çdo orë mësimi. Ajo interpretonte vetë dhe koordinonte aq mirë harmonizimin e elementit bazë të lëndës. Jepej me të tëra forcat e veta, që të mësonim çdo të thotë të ndërthurësh duart, trupin e kokën, me përmbajtjen emocionale shpreh gjuha e përgjithshme me të cilën flet balerini.

Janë mjaft momente që sot më bëjnë të përmallohem. Ishim në mësim, kur na thanë se ishte përcaktuar grupi që do të kërcente në TOB. Ishte kërcimi i parë në një skenë të madhe përpara publikut. S’ka gëzim më të madh në jetë. Vitet do të kalonin e në vazhdim, në Trupën e Teatrit të Operës dhe Baletit, kam kërcyer në disa balete si “Zhizel”, “Don Kishot”, “Romeo dhe Zhuljeta” etj.. Pastaj unë do ta shikoja veten edhe në ekranin e televizorit, duke kërcyer në një sërë spektaklesh televizive. Kanë qenë emocione që janë përjetuar disa vite më parë, por që vazhdojnë të jetojnë brenda meje me po atë fuqi.

E sot tek mendoj se u bënë 7 vite, që jap mësim baleti, çuditem me veten. Njeriu me punë e vullnet mund të arrijë çdo gjë. Tani nxënëset e mia janë në klasën e nëntë. Thuajse më dilte nga kraharori zemra, tek i shihja në ato fragmente debutimi në “50-vjetorin e shkollës”. Adela Lami, ashtu e vogël, në një rol episodik solisteje ishte e përkryer për sytë e mi. Ndjeja një kënaqësi të jashtëzakonshme, ndërsa mendoja, se ajo është nxënësja që po e përgatis unë.

Ada strAzimiri

221220

Page 112: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit shkëlqimi i pAsionit

nuk mund të reshtë kurrë

N ë skenë, ajo lëviz si një fluturDuket si një zanë e bukur.Në majë të gishtave e lehtë fluturon,Duket sikur qiellin e pushton.E brishtë, befasuese, ti jeMë duket sikur fluturon mbi re.

Ky krijim poetik na ka shoqëruar, që të përjetojmë shpesh çastet magjike e shpirtërore të botës së artit. Sot si mësues të rinj, të dalë nga bankat e kësaj shkolle, jemi shumë të lumtur, që na është dhënë mundësia t’i përkushtohemi baletit. Mbresa, trishtime, kujtime e mall. Gjithçka ka pasur një emër: të bëhemi balerinë…, e pastaj të bëhemi mësues. Pasioni është promotori i shoqërisë njerëzore. Pasioni është arti i kulturës së brendshme. Të

qenit jo të ndjeshëm dhe të paapasionuar, do të ishte i njëvlershëm me vlerësimin e mungesës së vullnetit, do të cilësohej pasivitet e plogështi apo më mirë sipas një përshtatjeje frojdiane: jetë e dështuar.

Ana kryesore e medaljes së gjithëseicilit prej nesh që përpiqemi t’u japim formën e bukurinë ëndrrave të nxënësve tanë, është dashuria për lëndën dhe profesionalizmi. Ëndërronim të ishim balerinë të parë dhe kudo që shkonim nuk kemi bërë gjë tjetër, veçse kemi pozuar si një çift balerinësh të vërtetë. Thellë në shpirtin tonë, shkëlqimi i pasionit është e vetmja gjë që nuk mund të heshtë kurrë. Kanë kaluar vite

mua, thënien e artistit të madh Françisko Goja, se çdo artist i madh, ngrihet mbi supet e artistëve të mëdhenj. E kështu, u ngritëm të gjithë,

një nga një, mbi supet e Miltiadh Papës, Ludmill Çakallit, Luan Shtinos etj.. Nga Miltiadhi mësova finesën, përsosmërinë e elementit koreografik; nga Ludi, siç i thërrasim ne, mësova karakterin dhe përkushtimin, nga Luani forcën e qëndrueshmërinë. Por në shkollën e baletit, mësuam se arti nuk bëhet vetëm me këmbët, por mbi të gjitha nga shpirti: ai që ngre peshë zemrat e spektatorëve dhe të skalit emrin e

artë në panteonin e artit koreografik shqiptar. Thonë se sot, në art ka pak shpirt. Iku me brezin e vjetër, por unë ju them se kjo nuk është e vërtetë. Ky shpirt na mban të gjallë dhe na frymëzon për të mësuar brezat e rinj. Ndaj dua t'i them sot nxënësve të mi, se këtë shpirt e frymëzon sot mikja ime dhe e të gjithë brezit të ri, ajo që di të respektojë vlerat, sidomos mjeshtrat shqiptarë, Blerina Arbana. Thonë se emrat, parathonë fate njerëzish e unë besoj tek blerimi që i ka sjellë shkollës kolegia jonë Bela... Faleminderit... eno Birko

Eno Birko, Anbeta Toromani dhe Ilir Kerni

Eno Birko me Elona Nallbanin

223222

Page 113: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

mund të kem arritur profesionalisht. Tashmë pasioni ynë, fluturon larg. Ai depërton thellë përmes shikimeve tona në pafundësitë e kaltra të atyre qiejve, ku duhet t’i ngjisim nxënësit tanë. Është po ai pasion për baletin, është po ai fluks drite agimi, që shndërrohet në një perlë të çmuar për të rrezatuar lumturinë duke e falur jetën, duke e krijuar jetën e duke e thurur sa më të vyer atë. Është e gjallë, po ajo dëshirë për baletin: është ajo çka lindi shumë herët e na mbajti të lidhur pas fijeve të këtij arti që fsheh thesarin më të rëndësishëm për jetën tonë, duke na dhënë kurajën, pasionin që të thotë se “në jetë, ti je dikushi”.

Jemi ende në 50 vjetorin e “Shkollës Kombëtare Koreografike”. Mes shumë e shumë falënderimeve më të madhin ia kushtojmë drejtores sonë Blerina Arbana, e cila bëri një punë kolosale për të arritur në suksesin e mbrëmjes Gala. Si staf pedagogjik, ne i jemi mirënjohës përsëri drejtores Blerina, pasi të gjithëve na bëri pjesë, për ta ndjerë ashtu siç duhet këtë eveniment kaq të rëndësishëm: të emrit të mrekullueshëm të krijuar ndër 50 vitet, të famës së padiskutueshme e të talentit që vazhdon të vërshojë pareshtur prej breza e brezave të artistëve të “Shkollës Kombëtare Koreografike”. denisa lleshi Florian hAdo

FlorianHodo me maturantët e 2008

dhe gjithnjë do t’i kujtojmë me shumë nostalgji e përmallim mësuesit tanë të talentuar. Ata kurrë nuk u lodhën në lëndët e tyre: gjithmonë e kemi vënë re dinjitetin e kësaj pune që fisnikëron shpirtrat fëmijërorë. Nuk kemi menduar kurrë që të numërojmë skenat, sallat, auditorët ku mund ta kemi shprehur talentin tonë, por kemi menduar se kanë qenë të pranishme vetëm fjalët magjike me të cilat mësuesi të disiplinon (mbase hera-herës duke të mbuluar me vështrimin qortues kur e ke gabim).

Letërsia ka qenë njëra ndër lëndët që na ka dhënë jetë. Me mësueset tona të palodhura Meli dhe Bona e kemi kuptuar edhe më mirë shpërfaqjen e ndjenjës e të emocionit që janë veshja më e mirë e artit. Kur flasim për plastikë, interpretim, elokuencë, frymë poetike, të cilat bashkëshoqërojnë përgatitjen e nxënësit-balerin, e themi hapur sepse ndjejmë shumë kënaqësi që të përmendim edhe mësueset tona, si Irena Meka, Arjana Pertena, Shpëtim Dajçi, Alma Mushani etj.. E kam pasur vath në vesh fjalën e mësuese Ganimet Vendreshës, e cila punonte pa u lodhur me mua dhe shpesh më theksonte: “Ti do të bëhesh një mësuese shumë e mirë baleti”. I hyra kësaj rruge të mrekullueshme, por gjithmonë, sot e kësaj dite, sa herë që shkoj në sallën e baletit, më kumbon në vesh zëri karakteristik i mësueses sime të dashur. Është pikërisht, mësuese Ganimeti që i dedikoj gjithçka

Denisa Lleshi me klasën e saj në 2007

225224

Page 114: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

PërÇohet Me TEJ tradita

1. hysen mAle

prAnë Artit të popullit

2. rexhep Çeliku

1. Promotore e vlerave të nxënësve

2. Vallja popullore shqiptare është krenaria jonë

shumë urime shkollës ku jAm rritur(një përshtypje e shpejtë në kOrridOret e shkOllës,

në ditët kur përGatitej "mBrëmja Gala e 50 vjetOrit")

P o afron përvjetori jubilar i shkollës, që ndjehet çdo ditë e më shumë gjatë përgatitjeve nëpër sallat e baletit. Si mësuese e re, veç përpjekjeve për t’i dhënë nxënësve, çka është më e mira prej asaj që kam përvetësuar nga vitet e gjata të shkollimit, në këto momente të bukura në prag të festës, unë jam e impresionuar dhe ushqej ndjenja të veçanta për baletin që ma ka zbukuruar jetën. Në hapësirat

e kësaj shkolle, përherë kam kërkuar dhe kam gjetur pasionin, përkushtimin e profesionalizmin. Jam rritur me atë dashuri për këtë shkollë, që më ka plotësuar si artiste, por edhe si njeri. Kjo shkollë, baza e së cilës na bën të ndjehemi krenarë kudo që të shkojmë: nën gjurmët e Ganimet Vendreshës, Xhemil Simixhiut, Agron Aliajt, Petrit Vorpsit etj., na e shton përgjegjësinë dhe dedikimin për ta vazhduar rrugën e tyre me dinjitet. Kjo është për mua shkolla e baletit, në të cilën unë duke qenë pjesë e saja (më parë si nxënëse dhe tani si mësuese), e ndiej veten të nderuar. Le të bashkohet edhe urimi im, në buqetën e madhe të urimeve për shkollën e baletit shqiptar. Jetë të gjatë e suksese të mëtejshme shkollës sonë!

ermelinda ÇelA (VojA)

Ermelinda Çela, me vajzat e klasës saj të 2008

226

Page 115: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

kolegët pedagogë si Gëzim Kaceli, Engjëll Tërshana, Miltiadh Papa, Agron Aliaj, Zoica Haxho, Petrit Vorpsi, Luan Shtino, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, të cilët e kërkonin bashkëpunimin që kjo shkollë të ishte sa më profesionale e dinjitoze. Këto pedagogë dhe artistë të mirë në skenë, vinin nga një eksperiencë e madhe e shkollës ruse.

Ishim në unison në mësimdhënien, predispozitën, përkushtimin, seriozitetin dhe disiplinën. Ky ka qenë dhe suksesi e arritja në pedagogjinë time e kjo lloj pune, nuk përjashton problemet, lodhjen, sakrificën për të qenë njëherësh edhe në skenë edhe përpara atyre nxënësve të talentuar. Kjo shkollë që na jep sadisfaksion, është edhe

promotoria e vlerave të këtyre nxënësve, që sot me shumë dinjitet po ballafaqohen edhe në skenat apo shkollat homologe ngado nëpër botë.

Tek nxënësit, gjithmonë unë kam transmetuar disiplinën në shkollë, por dhe disiplinën artistike, kërkesat profesionale, ekzekutimin në perfeksion, që shumë nga kolegët e mi i kanë vlerësuar si çelësi

Në Festivlin Folklorik Ndërkombëtartë Turqisë ,z. Hysen Malei dorëzohettrofeui shkollësfituese

229

promotore e VlerAVe të nXënësVe

Ë shtë koha kur talenti, pasioni, dëshira ime e madhe për t’u bërë pjesë emocionale dhe kontribuese e vallëzimit popullor shqiptar, që daton me një ngjarje të madhe historike të AKKVP, i cili nderohet me “Gjerdanin e Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Dizhonit, në Francë 1970. Pikërisht në këto vite, do të

realizohet ëndrra ime e kahershme, duke u bërë kërcimtar profesionist pranë AKKVP. Këtu mu dha mundësia për të interpretuar e ekzekutuar prej afro 25 vjet, si kërcimtar dhe kam punuar si pedagog i jashtëm pranë shkollës së baletit për lëndën e “Karakterit Shqiptar” dhe “Valles Popullore”, ku vazhdoj edhe sot.

Atë bagazh të madh të valleve të stilizuara nga mjeshtrit e mëdhenj të koreografisë si Panajot Kanaçi, babai i koreografisë shqiptare, Agron Aliaj, Gëzim Kaceli e shumë krijues të tjerë, unë e ruaj të pastër dhe vazhdoj ta kultivoj në këtë shkollë. Përzgjedhjen time, si pedagog në këtë shkollë, e bëri profesori i nderuar Sadik Batku, nga i cili mësova shumë, si nga përvoja e tij ashtu edhe nga metoda e takti pedagogjik i mësimdhënies, që profesori ndiqte me ne nxënësit e tij. Por dua të vë në dukje, se kjo fillesë, nuk ishte e rastësishme apo të ketë ardhur thjesht prej motiveve sentimentale të profesorit.

Ka qenë një realitet i studiuar në kohë prej tij, mbi baza profesionale, për vlerat e demonstruara të mësimdhënies që ishin shfaqur tek unë për t’u bërë një pedagog i mirë dhe me të dhëna teknike e pedagogjike. Por në procesin e kësaj pune plot pasion e përkushtim, pata një ndihmesë të madhe, sepse punoja dhe konsultohesha me

228

Page 116: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

përfaqësuar me dinjitet kulturën, artin dhe specifikat e edukimit të kësaj shkolle.

Përveç emocionit artistik dhe të interpretimit magjik në skenë apo sheshe festive, kam marrë edhe komplimente nga homologët e mi ku shprehej admirimi për kulturën dhe anën profesionale të kësaj shkolle.

Nuk jam mjaftuar vetëm me botën interpretative, të kërcimit, por edhe me ndjenjën artistike të tyre, që e kam stimuluar më tej gjatë orëve të mësimit. Në anën tjetër, kam pasur shumë raste të asistoj në orët e mësimit të kulturës së përgjithshme, ku kam gjetur jo vetëm imazhin artistik përveç aktrimit dhe interpretimit, por edhe emocionet që kanë përcjellur ata brenda vetes.

Shumë titullar të këtij institucioni ndër vite si Sadik Batku, Petrit Vorpsi, Faruk Koka, Nermin Strazimiri, Miranda Shehu, Vlash Kallamata, Ramazan Këllezi, Arjan Sukniqi dhe aktualisht ish-nxënësja ime e talentuar Blerina Arbana, e kanë vlerësuar punën time.

Shkolla jonë është specifike në Republikë dhe si e tillë në edukatën e saj të krijuar ndër vite, parësore ka mësimdhënien, që nxjerr nga këto auditorë, kërcimtarë apo balerinë të talentuar që na nderojnë, jo vetëm ne si shkollë, por janë edhe ambasadorë të artit në skenat e botës. Me rastin e 50-vjetorit të shkollës, unë si pedagog, i uroj stafit drejtues dhe kolegëve të mi, që të jenë të përkushtuar dhe të vazhdojmë ta mbajnë gjallë traditën e mirë që ka krijuar kjo shkollë. I uroj suksese në punën e tyre aq të lodhshme, por edhe shumë fisnike, për edukimin e këtij brezi të ri, që i afron dhe i shton talentet. Kjo na ngarkon me një përgjegjësi të madhe që të jemi gjithmonë konsekuent dhe të përkushtuar në misionin tonë me shumë përgjegjësi.

hysen mAle

231

i suksesit të arritjeve të mia qysh nga koha e rinisë në këtë profil. Qënia ime si kërcimtar profesionist në Ansamblin e Shtetit për afro 25 vjet, ku kam kërcyer e interpretuar shumë valle të trevave të ndryshme të vendit, më ka ndihmuar së tepërmi, që të njoh mirë

motivet dhe karakteret e valleve tona popullore dhe duke u bazuar në këto pasuri të folklorit tonë, ka bërë që lënda të cilën unë e jap, të ketë të argumentuar në mënyrë profesionale e pedagogjike, gërshetimin e popullores me klasiken.

Për mua janë të pashlyeshme mbresat që krijohen në vite, në marrëdhëniet me nxënësit e mi. Sot e kësaj dite më dërgojnë mesazhe falënderimi duke shprehur mirënjohjen për atë çfarë unë kam bërë për ta. Nuk mungojnë të më dërgojnë gjithashtu edhe mesazhet e urimit për festat, ish-nxënësit si: Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri, Genti Doda, Brigel Gjoka e shumë të tjerë si këta. Në turnetë jashtë shtetit, ku unë me nxënësit e shkollës kemi marrë pjesë, kemi

Me nxënësite shkollësnë sheshine Izmirit

230

Page 117: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

dhe shton: “Është për t’u admiruar, që i gjithë ai pasion, ajo traditë e mrekullueshme e folklorit, por edhe e kërcimit popullor, të sillen deri në ditët e sotme, ashtu të pastra. Edhe pse koha po evoluon përpara, nuk do të thotë që ne sot, mund ta shtrembërojmë apo ta deformojmë artin popullor”.

E pyes me interes, se ç’mendon, mbi marrëdhëniet aktuale të popullores me artin e kultivuar: “Sigurisht, sot spikat më tepër profesionalizëm, më tepër teknikë e më tepër mundësi zhvillimi në kërcimin tonë popullor, por qëllimi ynë, s’ka se si të ndryshojë. Kemi dashur që mundësive të zhvillimit, t’i japim gjithmonë perfeksionin e traditës. Për më tepër se dhjetë vitet që unë punoj në këtë shkollë, konstatoj se kam të regjistruar në mendje, më se 10 vite suksesesh e arritjesh në drejtim të mësimit të koreografisë shqiptare. Çfarë kam

Salla e mësimit në shkollë, për Rexhepin është e barazvlefshme me skenën 233

VAlljA popullore shqiptAre është krenAriA jonë

Ë shtë figura tipike e artistit, që mbetet gjithmonë i dashur në sytë e adhuruesit të valles popullore. Në skenën e TKOB-it, ku ai drejton "Trupën e Valleve", përditë do ta shikosh tek derdh djersën së bashku me kërcimtarët e tjerë. Me rigorozitet në prova, por edhe në skenë, ai shfaq po atë energji e vitalitet të shumë viteve më parë, duke kërkuar njësoj nga vetja,

ashtu siç bënte kur ishte i ri. Sot ai, vazhdon ta nderojë kombin, që i ka akorduar titullin e lartë e të merituar të “Artistit të Popullit”. Është i pakursyer: dhe jo vetëm në Teatër.

Nxënësit-balerinë, të “Shkollës Kombëtare Koreografike”, janë për të një vokacion po aq i rëndësishëm, që e mbajnë në tensionin e kujdesit të vazhdueshëm. Ai nxiton nga Teatri për të mbërritur orën e mësimit në shkollë, ku bëhet njësh në ritmikën e mrekullueshme të valles popullore. Kërcen së bashku me nxënësit e tij, që e duan pa masë. Mbi të gjitha,tek Xhepi, kolegët shikojnë njeriun e mirë dhe të thjeshtë, që nuk kursehet kurrë për tjetrin.

Në sallën e baletit, ndërkohë që ka mbaruar orën e mësimit, më përgjigjet: “Çdo gjë nis diku dhe nisma e kësaj që po shikon, lidhet me punën e pedagogëve e profesorëve tanë të nderuar: P. Kanaçi, G. Kaceli, E. Tërshana etj.. Vazhdimi ynë ka ardhur më pas. Ka ardhur, thjesht si një nevojë e domosdoshme, për ta pasuar e vijuar më tej artin kombëtar, folkun e traditën popullore. Së bashku me kolegët e mi, jemi tepër të impenjuar, që të gjithë atë pasuri, të marrë nga kujdesi i mësuesve tanë, t’ua përcjellim këtyre nxënësve, që duhet të ngjiten drejt një rruge më të suksesshme se e jona”. Ai buzëqesh

232

Page 118: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Me Maturantët e 2008-ës

235

mësuar nga profesorët e mi, jam munduar t’ua përcjell këtyre brezave dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, me të njëjtën pastërti e dashuri, deri sa të kem fuqi. Arti ynë popullor, është një art, që megjithë mend, na e ka zili e tërë bota. Unë personalisht si pedagog, si kërcimtar në AKKVP apo edhe si drejtues në këtë Ansambël, sot e ndjej në shpirt atë angazhim të madh: bukurinë e veçantë që paraqet përmbajtja koreografike e folklorit dhe aq më tepër e kërcimit shqiptar, duhet ta transmetojmë të pastër. Për mua kjo është konsiderata e vazhdimit, e përparimit dhe e lulëzimit.

Për aq kohë, deri sa tek brezat me të cilët punojmë, të konstatojmë se mësohet, përvetësohet dhe ekziston nxitja për ta çuar kërcimin popullor përpara, mund të themi se kemi bërë punë të mirë. Këtë fakt e shoh edhe më gjerë, jo vetëm në shkollë, por kudo. Nëpërmjet elementeve e bazave që kanë studiuar, që i kanë edukuar dhe që janë kthyer në ushqim të vërtetë shpirtëror, duke qenë një kërcimtar afërsisht 40 vjet në profesion (që nuk i jam ndarë kurrë kërcimit popullor), me kënaqësi shikoj se nxënësit e mi, i kam kolegë pune dhe vazhdojmë të kërcejmë së bashku, me po ato dëshira për vallen popullore.

Janë 50 vjet shkolle, janë 50 vjet suksesi, janë 50 vjet premierash e aktivitetesh të ndryshme si brenda edhe jashtë vendit, që kanë ngritur në këmbë një histori të tërë suksesesh; aktivitetet jashtë vendit pastaj, kanë treguar vlera të jashtëzakonshme. I përkasin një vendi të vogël, me një tokë dhe një popull të pakët në numër, por skena tregon se arti e kultura jonë kombëtare është mjaft e madhe. Veprat e pasqyruara nëpër koncertet, e shfaqet e ndryshme nëpër botë, na kanë mbuluar me cilësime pozitive, duke merituar kupat, medaljet e çmimet e ndryshme të arta. Janë fakte që flasin vetë e s’ke ç’thua më tepër. Kjo na bën që ne sot si pedagogë, si mësues të kulturës e të traditës popullore, t’i tregojmë dhe t’i themi botës anembanë, se populli shqiptar e respekton kulturën e tij të lashtë.

Nëpërmjet mësimit dhe pedagogjisë që unë kam përcjellë në brezat e ndryshëm ndër vite, shoh që sot këta nxënës janë bërë kolegët e mi dhe japin mësim e përcjellin po të njëjtën gjë që kam përcjellë

234

Page 119: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

1. kozeta BAkiu

urime dhe emocione nGA AkAdemiA e ArtrVe

2. roberta mone

1. Urime - shtëpisë që na lindi si artistë

2. Mbresa që nuk shlyhen kurrë

unë për vite të tëra. Kjo më gëzon dhe më ngroh; më bën që të them, se puna ime nuk ka shkuar dëm, por e paska lënë gjurmën, që kjo traditë e kërcimit të bukur popullor, të vazhdojë e ta ketë jetën e gjatë. Jeta evoluon dhe ecën përpara, prandaj mbetet të shpresojmë se brezat që do të vijnë, të paraqesin gjithmonë vazhdimin dhe vetëm vazhdimin e suksesit.

Do të uroja që këto 50 vite dije e suksese, të jenë edhe njëqind e pesëdhjetë vite të tjera përparim e dritë arti. Nëpërmjet pedagogëve të nderuar dhe kryesisht të drejtores me shumë dije dhe pasion për këtë profesion, zonjës Blerina Arbana, do të uroja që ky institucion, i cili përgatit ushqimin e TKOB-it e njëherësh edhe të AKKVP, të jetë vazhdimi i pandalshëm i një rrjedhe ushqyese të përparimit dhe të lulëzimit, duke nxjerrë here pas here sa më shumë artistë, që të mbeten në mendjen dhe shpirtin e popullit tonë artdashës”.

Stafi pedagogjik i shkollës, konsideratave si artist që i ka dhënë pa masë kërcimit shqiptar, i shton mirënjohjen për angazhimin serioz me nxënësit. Ja se ç’thotë Denisa Lleshi, një nga mësueset e reja të shkollës që ka qenë edhe nxënëse e Rexhepit: “Për të ardhur deri këtu, kujtoj së pari, tërë ato vite mësimi. Kam qenë nxënëse po në këtë shkollë dhe pasioni për vallen popullore ishte tepër i madh. Kam kërcyer si soliste, duke përfaqësuar shkollën brenda dhe jashtë vendit. Nëpër skenat e ndryshme, unë jam përpjekur t’ia shpërblej profesor Rexhepit, tërë atë punë që ai bënte, por edhe besimin që ka pasur tek unë. Ishte i rreptë, por kërkesat profesionale i bënte realitet me zemër të madhe.

Sapo kishte ardhur në shkollë e qëlloi që të na mblidhte në një sallë, për të parë aftësitë tona. Emocionet ishin të mëdha, pasi ishte një figurë shumë e njohur edhe përmes televizorit e skenës... Ai me ne, punonte shumë dhe djersinte madje më shumë se ne. Kemi punuar bashkë ‘Vallen e Logut’ dhe për mua ishte e konshme të kërceja përkrah një figure kaq të madhe. Në kujtesën time, emocionet e atij momenti, i mbaj të freskëta sot e kësaj dite...”.

236

Page 120: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitmBresA që nuk shlyhen kurrë

I sha ende fëmijë, në moshën 10-vjeçare dhe m’u desh të përballem me një realitet të egër, të gjendem larg familjes sime të dashur, larg qytetit tim të lindjes, larg lodrave që i desha aq shumë…Ishte pasioni shumë i madh për baletin, ëndërra ime për t’u bërë artiste në këtë fushë që më tërhiqte fort për në kryeqytet. Dhe kjo ëndërr m’u bë realitet. Nuk mund

ta harroj kurrë ditën e parë në Shkollën e Baletit. Isha shumë e lumtur. Pranë më qëndronin shokët dhe shoqet, por asnjëri nuk e dinte se malli për familjen do të më mundonte aq shumë. Asnjeri nuk mundi të ma shikonte jastëkun ku flija, që qëndronte gjithmonë i lagur nga lotët që s’pushuan kurrë.

Dhe vitet rrodhën një e nga një. Vështirësitë ndër vite më bënë më të fortë. Emocionet e provimeve, shfaqjeve, kujdesi i përhershëm i pedagogëve, dashuria e madhe mes shokëve e shoqeve ma mbushën zemrën plot dhe unë nuk e ndjeja më mallin që më mundonte aq shumë. Studiova 8 vjet në shkollën e baletit dhe nuk mund të lë dot pa përmendur mësuesen time të parë Arjana Pertena, e cila më mësoi hapat bazë të baletit klasik. Ajo sot ndodhet në Amerikë, por unë prapë e kujtoj gjithmonë, sepse njerëzit që të kanë falur diçka me vlerë i ke përherë afër, në zemrën tënde. Por sigurisht, nuk mund të lë pa përmendur mësuese Nermin Strazimirin (zysh Pitin, siç e thërrisnim ne), e cila me përkushtim dhe kujdes të madh punonte për të çuar më lart aftësitë tona profesionale. Pedagogu që më ka lënë mbresa të mëdha, ka qenë Luan Shtino, i cili më thërriste “Vlora”, ishte i vetmi që më jepte forca të mëdha për t’i thënë vetes që do të shkoj akoma më përpara. Nuk mund të lë dot pa përmendur Gëzim Kacelin, Faruk

239

urime-shtëpisë që nA lindi si Artistë

T ë gjithë kthehemi në fëmijërinë tonë herë pas here dhe gjejmë aty mësues, të cilët na kanë dhënë zemër për të ecur përpara, që na kanë ndezur filigranin e hollë të artistit, me përkujdesjen dhe dashamirësinë e tyre…

Vitet kalojnë dhe hapësirat e punës si balerinë e koreografë zhvendosen e vendosen në skena, në shkolla në spektakle, megjithatë të gjithë kujtojmë, “shtëpinë” ku lindëm si artistë, me shumë nostalgji ndaj sot urojmë gëzuar 50-vjetorin Shkollës Kombëtare të Baletit.

Në këtë urim bashkohen brezat e koreografëve dhe balerinëve; të cilët kaluan krah meje, si kolegë (balerinë), koreografë – balerinë (nxënës), e me pas fluturuan për të gjetur hapësirat e tyre artistike në spektakle apo skena si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Nuk e kam të vështirë për t’i kujtuar të gjithë, sepse me të gjithë kam punuar, duke ju dhënë jo vetëm teknike në lëvizje, por shpirt dhe dashuri e përkujdesje, pa të cilën nuk mund të konsiderohet një artist.

Unë i përkas brezit që thyen tabutë në spektaklet shqiptare, me ritmin dhe një stil tërësisht të veçantë, pas 50 vjetësh diktature…nuk ishte e lehtë, por mendoj se ja arritëm qëllimit dhe i dhamë publikut vlera të cilat vështirë se do të humbasin. Por asnjë çast të vetëm nuk harrova se i përkas pikërisht atij brezi, që doli nga Shkolla Kombëtare e Baletit, ku lashë gjurmë edhe në fushën e pedagogjisë për mjaft vite, ndaj me zemër artisteje dhe me zë njerëzor “Uroj Gëzuar dhe shumë suksese të tjera”, të cilat do të mbeten pjesë e historisë pa folur e shkruar, të këtij arti sa të vështirë aq dhe të bukur.

kozeta BAkiu Koreografe Profesore e Asociuar

238

Page 121: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Shoqërueset në piano dhe departamenti i Muzikës

Kokën, Fatos Zajmin, Sadik Batkun, Hysen Malen etj.. Gjatë 8 viteve shoqëria jonë u forcua shumë. Kisha shoqe dhe shokë të shkëlqyer, me të cilët vazhdojmë edhe sot të bashkëpunojmë. Jemi vërtet të shpërndarë në vende të botës, por na bashkon profesioni, arti dhe një vargan kujtimesh. Një nga shoqet e mia është Blerina Arbana (drejtore e Shkollës së Baletit), e cila mori këtë iniciativë të shkëlqyer për të renditur në fletët e këtij libri punën e të gjithë pedagogëve artistë, që kanë kontribuar ndër vite për këtë shkollë. Mendoj se askush nuk e njeh më mirë se unë këmbënguljen, pasionin dhe talentin e Belës, pasi e nisëm shoqërinë në moshën 10-vjeçare, studiuam 12 vjet shkollë së bashku dhe kaluam 14 vjet eksperiencë të shkëlqyer pune. E çmoj idenë e saj dhe i uroj shumë suksese në të ardhmen.

Studiova për 4 vjet në Akademinë e Arteve dhe u diplomova si koreografe. Fillova punë në vitin 1992 në Shkollën e Baletit. Ishte një detyrë e vështirë dhe një përgjegjësi e madhe, por një pasion i madh mbizotëronte, mbi të gjitha, për të punuar me përkushtim me një brez artistësh të rinj të talentuar. Jam përpjekur gjithmonë të ecja në gjurmët e pedagogëve të mi të talentuar, të cilët na lanë dhuratë këtë art të bukur. Mu besua klasa e pestë e vajzave. Falë punës këmbëngulëse, aftësive dhe kujdesit tim si pedagoge, ato sot janë artiste të vërteta. Mund të përmend si soliste në TOB: Jonida Onuzi, Alisa Gjoni, Denada Hristiç, Marsida Sadiku, Olta Shehi (balerinë në Itali), Anjeza Sengla (po në Itali), Xhilda Lapardhaja (në Francë) etj.. Ndihem e vlerësuar se edhe unë renditem mes emrave të shquar të artit shqiptar, të pedagogëve, që dhanë sadopak kontributin për shkollën e baletit dhe bënë përpjekjet maksimale për të realizuar ëndrrën e brezit të ri, që edhe ata të preknin skenën. Nuk ishte e lehtë për mua shkëputja nga kjo shkollë e dashur. Prej 5-vitesh, jam shefe e katedrës në këtë degë në Akademinë e Arteve, duke u dhënë eksperiencën në mësimdhënie, artistëve të ardhshëm - ata janë ish-nxënës të shkollës së baletit, që me aq talent përfundojnë studimet për koreografi. Ndihesh mirë, kur frymën bashkëkohore e ndjen të përvetësuar edhe nga filizat që ti ke rritur.

prof. Asc. roberta mone

240

Page 122: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

vetë me punën e tyre t’i përgjigjen kërkesave në planin specifik apo individual), përherë e kemi konsideruar veten të pandara me pjesën e baletit dhe i jemi përkushtuar formimit të balerinit, qysh në momentin e parë kur sapo kemi filluar punën. Mund të flas këtu, për veten time dhe është njësoj sikur të flisja për të gjitha koleget e mia, me të cilat kemi përjetuar njëlloj emocionet, momentet e bukura të arritjeve, por edhe çastet e lodhjes apo edhe të bulëzave të hidhërimit që janë të pashmangshme në procesin e gjatë të formimit të nxënësve tanë. Shpesh, e theksoj se na qëllon ta përjetojmë emocionin ose tensionin e madh psikologjik, mbase edhe në të njëjtat përmasa që përjetojnë nxënësit-balerinë, karshi pedagogëve nëpër provime apo në ballafaqimin me publikun gjatë spektakleve të ndryshme d.m.th. gjithmonë kemi qenë pjesë e pandarë jo vetëm në aspektin fizik, por edhe atë shpirtëror. Jemi munduar t’i përshtatemi rigorozisht repertorit e marrëdhëniet tona, kanë qenë të mira, vetëkuptohet flas për marrëdhëniet koreograf (mësues)-pianist e nxënës, këtu në kuadrin e kësaj shkolle. Mund të flasësh shumë për pianistet. Të tëra janë të shkëlqyera. E kanë atë buonsens që kërkon arti dhe për tërë periudhën që unë jam në këtë shkollë, më ka bërë përshtypje edhe harmonia që ato kanë me njëra-tjetrën.

Ku qëndron metodika juaj si përgjegjëse e departamentit?

Metodika ime për këto dy vite, them se qëndron në faktin se së bashku me koleget e mia po mundohemi të bëjmë diçka më tepër e diçka më ndryshe nga ajo sa është bërë në vitet e tjera. Po përpiqemi të realizohet gjithçka në shërbim të performancës së përgjithshme muzikore në rang shkolle dhe ndër të tjera mendoj se do të shtohen orët e pianos sekondare, pasi është ndjerë nevoja. Me drejtoren, po lëvrohet ideja për të ngritur edhe një bibliotekë. Pianisteve duhet t’u ofrohet edhe mundësia për të shfletuar herë pas here, bibliotekën e shkollës. Për sa i përket literaturës ka lidhje të vazhdueshme dhe shkëmbime, flasim për aq literaturë sa mund të disponohet. Me njëra-

243

BotA e BAletit - në lArminëe ndjenjAVe që ushqen muzikA

Bisedë me pianistet e shkollës

Me Merita (ormënin) loljA (Shefe e departamentit)

Për të arritur harmoninë, ritmikën dhe atmosferën e domos-doshme me ngjyrimet specifike muzikore, mësimdhënia e baletit kërkon lidhjen me pianisten. Nëse fizikisht nxënësi nuk mund të bëjë pa levën e pa parketin (ku nis e përfundon lëvizja), shpirtërisht pa tingullin muzikor, nuk arrihet asgjë. Çfarë përfundimesh do të mund të nënvizoni për këtë lidhje që krijoni ju?

Para së gjithash ju falënderoj nga zemra ju, të dy autorëve, që po bëni të mundur realizimin e këtij libri. Falënderoj Belën, e cila për këto vite që unë jam në shkollë, bëri të mundur vendosjen e pianisteve në hapësirën e këtij libri që është i pari për shkollën e baletit shqiptar. Jam krenare që edhe unë të ndjehem si pjesë e këtij stafi pianistësh: si pjesë e emocioneve, si pjesë që ka kontribut të dukshëm në realizimin e koncerteve apo edhe në qëllimin final të shkollës që është përgatitja nga brezi në brez i tërë atyre balerinëve që kanë dalë e vazhdojnë të dalin nga shkolla, për të depërtuar në skenat botërore. Kuptohet, se është edhe muzika e mrekullueshme e pianisteve, të cilat kanë ndihmuar që ata të kërcejnë e të jenë në një farë mënyre atje ku janë. Dua që ta konsideroj veten njësoj si shoqet e mia, si kolege në profesion dhe do të më pëlqente më tepër të trajtohem kësisoj. Për sa i përket angazhimit në formimin e nxënësve me kulturën e nevojshme muzikore e që t’i përgjigjemi në radhë të parë, ne atyre (dhe pastaj ata

242

Page 123: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

shumë mirë në një frapé a në një tandu a në një jeté dhe ecuria jonë duket edhe nga nxënësit.

Cili është bashkëpunimi me pedagogun e baletit. Si i organizoni ndarjet e klkasave mes jush?

Të gjitha pianistet janë të shkëlqyera. E kanë shpirtin fisnik, shpirtin e artistit: janë të mrekullueshme që të gjitha. Si do të caktohen oraret? Nuk ka ndarje e preferenca. P.sh. unë kam punuar me Luanin, i cili është shumë rigoroz, e njeh muzikën dhe unë ndihem shumë mirë me të, kur më thotë luaj këtë apo atë pjesë. Porse mund të punoj kështu edhe me të tjerët. Në të njëjtën mënyrë punoj edhe me Belën, që sigurisht ka veçoritë e saja në aspektin pedagogjik. Është kënaqësi të punosh me Belën. Ashtu siç është një natyrë e qeshur, me kurajo, me harmoni të brendshme, që njeh shumë mirë muzikën dhe profesionin e saj, kjo e karakterizon edhe në mirëkuptimin reciprok. Dhe në fund të fundit ky profesion na jep gjithnjë opsionin e bukur për t’u quajtur bashkudhëtare të koreografëve, që formojnë balerinë kaq të mrekullueshëm.

Me iris Bijon

Cili është vizioni juaj mbi shoqërimin në piano?

Shoqërimi pianistik, është pjesë përbërëse e zhvillimit të mësimit, në orën e baletit. Muzika që luajmë ne në piano, duhet të shkrihet me lëvizjet e ushtrimeve që kërkohen nga mësuesi i baletit. Puna e pianistes duhet të ketë përkushtimin, edukimin muzikor, por edhe pasionin e këmbënguljen. Zgjedhja e repertorit pianistik, është shumë e lidhur me ritmin, harmoninë e plastikën e lëvizjeve. Pianisti duhet të jetë i aftë të transmetojë në piano, realizimin e ushtrimeve

245

tjetrën komunikojmë e ndihmë të madhe japin pianistet me përvojë, të cilat ndihmojnë për nismën e punës së kolegeve të reja, pasi nuk është se këtu je thjeshtë pianiste skene, por je pianiste që duhet të lidhesh mirë me baletin: të krijosh, të improvizosh, t’ia përshtatësh lojën lëvizjes dhe kështu ndihma që japin pianistet me përvojë është për t’u evidentuar. Për brezin kur unë kam ardhur, pianistet që na kanë ndihmuar, kanë qenë Alida Avrazi, Iris Hakiraj, Eda Ostreni etj..

Sa të pavarur e krijuese e ndjeni veten në punën si pianiste?

Po më kujtoni diçka... Kemi qenë në përgatitjen e një koncerti përvjetori dhe u zgjodhëm ne pianistet e reja që ishim pa obligime familjare e më të lira në kohë. Mbaj mend se kam qenë e caktuar së bashku me Albana Bojanin. Punonim të dyja paralel me profesor Luanin dhe dirigjent Rifat Teqen. Të dyja ne, si pianiste të sapoardhura ishim aq të përkushtuara sa mendja na rezononte pa ndërprerje me ritmikën e baletit, për t’u përshtatur sa më energjikisht me plastikën. Si sot më kujtohet, se të gjithë ishin me pushim dhe ne kishim ardhur në shkollë e po punonim shumë të tensionuara për të mbyllur përgatitjen e shfaqjes. Ishim mësuar me variacionet e klasës, ku ne shpesh përshtatemi për të nxjerrë lëvizjen. Për ne si të reja, qe një situatë mjaft e vështirë. E kishim studiuar shumë mirë literaturën. E Prof. Rifati na nxori nga salla e baletit duke qarë. Kishim bërë diçka që në orkestër as mund të merret me mend. Përshtatëm muzikën siç përshtaten zakonisht muzikat për balet duke shtuar masat dhe përfundimi: dolëm jashtë të lemerisura...

Sigurisht sot e njihni shumë mirë hapin e baletit?

Duke punuar për ditë, ne i dimë lëvizjet, madje njohim terminologjinë franceze, që përdor baleti. Gjatë pianos sekondare, nxënësit, ia konkretizojmë gjithçka, p.sh. këtë pjesë, ti mund ta gjesh

244

Page 124: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

e artistike të brezit të ri. Në këtë 50 vjetor, veç të tjerave ajo ka meritën e promovimit të këtij projekti që aplikohet për të parën herë mbi evidentimin e përvojës së kaluar të baletit shqiptar në një libër specifik… Unë e njoh atë që kur kërcente në salla dhe të them të drejtën, e kam të fiksuar në kujtesë për pasionin, vullnetin e këmbënguljen, ç’ka sot transmetohet në përmasa të tjera edhe në formimin e përgatitjen e brezit të ri. Dashuria e pasioni për artin e bukur të baletit, që e karakterizon Belën, si dhe performancat që ajo vazhdon të krijojë, do ta çojnë përpara artin e bukur të baletit ndër vite, nëpër skenat shqiptare e botërore duke lartësuar emrin e shkollës kombëtare koreografike të baletit. Bela ka formuar bukurinë, teknikën e plastikën prej balerine, me fëmijët, brezin e ri, që edhe jashtë atdheut të lënë mbresa të mrekullueshme. Të gjitha këto i realizon falë pasionit dhe dashurisë që ka për kërcimin. Në kushtet e aktualitetit, ne jemi të angazhuara plotësisht për të transmetuar edhe përmes muzikës sonë, atë nismë të re, që shkolla përkrah klasikes, e ka marrë si një hap përpara, për të zhvilluar baletin kontemporan gjë që tregon vazhdimësinë dhe ecurinë e artit të baletit në rrjedhën artistike kohore.

Veç asaj kërkese për cilësinë, që me kohë konvertohet në një farë përvoje, çfarë fsheh më tej profesioni juaj?

Për të rritur cilësinë e punës sonë bashkëpunimi i ngushtë i pianistit me mësuesin është domosdoshmëri primare, që pianisti të vazhdojë formimin muzikor në njohjen e baleteve shqiptare dhe botërore. Për ne mësuesit, vitet e punës nuk janë vetëm përvojë e matshme me moshën që ecën, por në brendësinë tonë thellë në shpirt në marrëdhëniet me brezin e ri kryhet gjithnjë ajo vazhdimësi e raporteve me të renë, që përpiqemi ta japim, por edhe e marrim nga pasioni për këtë art të bukur.

247

të baletit, si dhe repertorin koreografik. Formimi muzikor, si dhe gjetja e repertorit pianistik, në baletet klasike botërore apo qoftë edhe në baletet shqiptare, duhet t’i përgjigjet harmonikisht kërkesave të mësuesit.

Çfarë vlerësimi mund të jepni për të kaluarën, që keni përjetuar në këtë shkollë?

Punë e lavdërueshme është bërë nga drejtuesit, koreografët,

pedagogët e kësaj shkolle, që me përgatitjen e brezave në këtë periudhë 50 vjeçare, kanë arritur të nxjerrin artistë të cilët debutojnë me sukses në skenat shqiptare e botërore, duke lartësuar edhe emrin e shkollës sonë, ku ata janë diplomuar. Tek sa hedh këto mendime, kthehem prapa në kohë, për të kujtuar me nostalgji atë periudhë kur unë isha ende e re dhe sapo kisha filluar të angazhohesha si pianiste. Në sallat, ku unë pata rastin që nga fillimet të kontaktoja me virtuozët e baletit dhe themeluesit e shkollës, ndiqja edhe këshillat e mamasë sime, e cila ka qenë pikërisht edhe përçuesja e idesë për të nisur këtë profil. Mamaja e kryente këtë shoqërim pianistik në TOB dhe shpesh më fliste për pasionin e saj në këtë lidhje të instrumentit me plastikën e baletit. Nuk mund të harroj assesi orën e mësimit që zhvilloja me Petrit Vorpsin, me Agron Aliajn e me Zoica Haxhon. Për mua kanë qenë pikërisht këta mësues, që veç frymëzimit, më kanë dhënë bazën e njohurive për të arritur në konceptimin e drejtë muzikor të klasës. Nuk mund të harroj, se nga praktika e lidhjes së baletit me instrumentin, arrita shumë shpejt të përshtatem deri sa të punoja e pavarur.

Si shfaqet dhe sa e vlerësoni aktualitetin në sytë e përvojës suaj?

Vlerësoj dhe gjej momentin këtu, që të falënderoj Blerina Arbanën, e cila ka një meritë të veçantë në përgatitjen profesionale

246

Page 125: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Me edlira mustAFAin

Gjatë përvojës ndër vite në këtë shkollë, ju Edlira, me cilët mësues keni punuar?

Po kam punuar me Dionisin, Shpëtimin, Teutën... e në përgjithësi kam punuar jo vetëm me një koreograf, pasi nga viti në vit ndërrohen të gjithë mësuesit sipas orareve që përpilohen nga drejtoria.

A mendoni se përshtateni mirë me klasat e ndryshme (sipas moshave ose djem-vajza) dhe a shikoni diferencime apo vështirësi pune?

Djemtë kanë tjetër mënyrë pune e vajzat tjetër, megjithatë më duket se njësoj punoj me të gjithë. Kam punuar edhe me mësueset e reja dhe them se e gjej veten njësoj shumë mirë. Sivjet po punoj me Kejdën, që ndonëse është e re, po punon goxha mirë dhe them se po ia merr dorën punës. Edhe ajo si e re që është, mendoj se ka hyrë disi në vazhdën e mësuesve me përvojë.

A e kërkon ajo mbështetjen nga ju?

Patjetër, ne jemi të lidhura dhe bashkëpunojmë. Sidoqoftë, përvoja del në pah gjithmonë dhe një pedagog i baletit e ka shumë nevojën e instrumentistit; pastaj kur pianisti ka përvojën e punës kjo është një plus i madh... Për sa i përket muzikës, ne mund ta orientojmë në këtë drejtim, por, pastaj për ushtrimet koreografike, i bën vetë koreografi dhe ne nuk mund të ndërhyjmë aty.

Po flasim për Kejdën si mësuese e re baleti, po nga Edlira e re në

249

Me Valbona muhon

Çfarë kujtoni më tepër e çfarë do të veçonit, nga fillimet e punës këtu?

Unë kujtoj se në vitet e mia të para, shkolla ka qenë në një gjendje shumë të mjerueshme. Kam filluar punë, pikërisht në vitin ‘91. Në atë vit, në maj, kur ndodhi eksodi dhe shumica e pedagogëve u larguan nga shkolla. Pra fillimet e mia të punës në këtë shkollë kanë qenë disi të mjerueshme:

Përgjithësisht, nuk mendoja se trupa pedagogjike do të konsolidohej aq shpejt. Për sa i përket anës profesionale edhe të rinjtë e tjerë, ashtu si unë, vërtetë që erdhën nga bankat e shkollës, por edhe ata sollën predispozicionin për ta çuar këtë shkollë përpara. Vitin e parë të arsimit, e kam filluar punën, me mësuese Teuta Basharin dhe për më tepër e kishim të dyja vitin e parë të punës. Mund të them, se ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë. Gjithçka nisi nga e para. Gjithçka shkonte me të njëjtën logjikë: si në punë, si në krijimtari si edhe në mësimdhënie.

A vazhduat gjatë që të punonit me Teutën?

Përmenda Teutën, pasi kujtova vitet e para të punës. Ishte një gjendje e mjerueshme, në të cilën e gjetëm shkollën. Shumë njerëz, ishin larguar e ishte koha e eksodit të ’91-shit. Vërtet ne gjetëm një gjendje, kur mësimi nuk bëhej dhe kishin ikur të gjithë jashtë shtetit. Erdhën drejtpërsëdrejti nga bankat e shkollës, ata që sapo kishin mbaruar për koreografi në ato vite. Për pedagogët e rinj ishte përvoja e parë e kontaktit me punën. Pas Teuta Basharit, në fakt, kam punuar normalisht me të gjithë koreografët e tjerë.

248

Page 126: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Me JetMira zorBën

Ç’vend ka zënë pianoja në jetën tuaj?

Piano zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën time. Ka qenë pasion, qysh kur isha e vogël, në moshën 7 vjeç: nga klasa e parë e deri në shkollë të mesme dhe tani punoj si pianiste e jam gjithnjë në atë linjë të pasionit që të bën të ndjehesh shpeshherë e lumtur. Pas mbarimit të shkollës, kam punuar në disa shtëpi pionieri: si mësuese provizore pianoje, kam punuar edhe në shkollë tetë vjeçare. Dhe përfundimisht hyra në shkollën e baletit si pianiste shoqëruese.

A patët ndryshime lidhur me atë çfarë bënit në vende të tjera dhe si reflektuat për t’u përshtatur me këtë punë që ushtroni sot?

Po këtu në shkollën e baletit është diçka specifike dhe veçoria jonë, është se jemi shoqëruese baleti. Ndryshon shumë nga mësimdhënia e pianos dhe duhet t’i përshtatesh baletit.

A ka momente sodisfaksioni profesioni juaj tani?

Puna në përgjithësi është pak monotone, por sadisfaksionin më të madh e ndjejmë gjatë provimeve në fundin e çdo semestri, në fund të vitit dhe sidomos në koncertet që jepen në shkollë për evenimente të ndryshme. Është për ne sadisfaksion, pasi tregohet edhe puna jonë gjatë këtyre evenimenteve të ndryshme.

A mund të veçohet ndonjë nga talentet e shprehura në balet, që edhe në piano sekondare, të ketë shfaqur talent?

Më kujtohet p.sh një brez i mirë, si ai i Erion Baze, Erion Kruja, që janë të njohur në skenat e baletit tonë dhe shumë nxënës të tjerë.

251

shoqërim baleti, çfarë ka mbetur në kujtesë?

Ka qenë ‘97, kur unë kam ardhur këtu.. Drejtpërsëdrejti, më rastisi të më angazhonin në përgatitjen e koncertit të 40-vjetorit. Si më të lira, ishim dy pianiste. Ne e kishim organizuar kështu, unë bëja pjesën e parë d.m.th. nga ora 16 deri në 19 dhe luanim pjesën e Çesk Zadesë “Shqiponjat fluturojnë lart” me sa mbaj mend dhe pas meje vinte Eda Ostreni, e cila vazhdonte pjesën tjetër nga ora 19.00 deri në 21.00. Punonim në atë kohë me prof. Agron Alinë. Më bie ndër mend se kemi vënë në skenë edhe “Valsin e Luleve” të Çajkovskit. E unë sapo kisha ardhur e isha pianiste e re dhe më bënte përshtypje çdo gjë?

Ndiheshit ndopak e ndrojtur?

E ndrojtur jo, jo. Por ka qenë ajo kohë kur nisa të studioj me partiturat e baletit për të hyrë më në brendësi. Kisha ardhur nga një shkollë tetëvjeçare, ku jepja mësim si pianiste e më dukej shumë e vështirë për t'u adoptuar me këtë metodë pune, pasi shoqërimi muzikor ishte një fushë e re për mua. Veç orëve të mia, hyja për të dëgjuar edhe në orët e mësimit të pianisteve më me përvojë, për të konceptuar më mirë shoqërimin në piano. Dhe pikërisht në atë kohë, unë isha e re dhe u angazhova me koncertin e 40-vjetorit.

Prof. Agroni ishte shumë i angazhuar e punonte shumë. Ai është tepër i saktë, në atë që thotë dhe i tillë është edhe me pianisten. Ai është tepër komod. Komunikon mirë me pianisten pasi e njeh shumë mirë edhe muzikën. Unë isha e re në atë kohë dhe më jepte kurajë, pasi edhe mund të kisha siklet. “S’ka gjë më thonte” sepse edhe mund të ngatërrohesha: “S’ka problem, vetëm ec e mos të mbetet muzika” më thonte në ato fillime.

250

Page 127: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Në përshkallëzimin kohor të klasës, individualitetin tuaj në linjën artistike, a ia arrini që ta shprehni me anë të muzikës?

Është e domosdoshme dhe automatikisht individualiteti shprehet, sepse kurrë nuk vjen gjithçka njësoj e duhet të futësh diçka edhe nga vetja. Qoftë një zbukurim të vogël apo një mendim tëndin p.sh. shenjat e ngjyrimit, pak fantazi e çdo gjë që në dukje mund të jetë e vogël, e shfaq efektin e vet në përmasa të mëdha artistike, sigurisht kur ka mendim të përpunuar mirë.

Pra keni hyrë tashmë në vorbullën e madhe të lëvizjeve të baletit, që veç të tjerave, kërkon kuptimin e nocionint të lidhjes së plastikës me harmoninë, që buron edhe nga ajo çfarë mund të ndikoni ju vetë...

Ndodh ajo që çdo gjë kryhet pak nga pak dhe ti fillon e kupton nga baleti, kupton ushtrimin dhe e njeh mirë atë d.m.th. nuk mbetesh vetëm tek hapsira muzikore, por kalon edhe tek baleti e madje hyn në thellësi të tij. Vjen një çast e menjëherë arrin të kuptosh, se nuk je vetëm pianiste dhe kjo është në shërbim të asaj pune që duhet bërë me pasion të përbashkët në grup, në ekip; ndryshe nuk mund të latohet ajo trajtë që kërkohet për një balerin që duhet të spikasë në përgatitje të gjithanshme.

A përpiqeni të studioni nga pikëpamja teorike?

Edhe teorike edhe praktike. Mirë është të studiosh. Ka diçka që duhet kuptuar mirë, madje shumë mirë dhe në konkluzionin e përbashkët, artistikisht nuk mjafton, që thjesht të mendosh atë lidhje dhe pastaj ta luash pjesën tënde. Për të dalë ashtu siç duhet, patjetër duhet diçka më tepër, që ka të bëjë me njohjen reciprokisht të asaj që bëhet; që ka të bëjë me vëmendjen dhe me përkushtimin e plotë.

Me kë ju ka rastisur të punoni më shumë nga koha e ardhjes?

253

Individualisht, ku konsiston për ju bashkëveprimi me koreografin ose mësuesin?

Konsiston në bashkërendimin e mendimit ose të asaj që do të arrijë pedagogu gjatë orës së mësimit.

Me erJona kAsApin

Si pianiste e re, me sa ju vlerësojnë koleget tuaja, shprehimisht thuhet se keni rezultat mjaft të mirë në punë. Si e gjeni veten në gjithpërfshirjen e këtyre fillimeve?

E para punës: për mua si pianiste, është një profesion komplet ndryshe dhe fillohet çdo gjë nga e para. Është shumë i vështirë, por edhe shumë bukur. Është diçka ndryshe... e d.m.th. nuk është vetëm të rënit e pianos, por është edhe njohja e profesionit në të gjitha të fshehtat e tij, për të cilat po nuk tregove interesim të madh qysh në fillim, s’ke sesi të ecësh përpara. Kudo fillimi është i vështirë?

Ku e folusoni më shumë vështirësinë?

Vështirësia konsiston që tek loja në piano njëherë: mënyra e të luajturit, mënyra e ushtrimeve; që të bësh klasat e pastaj ushtrimet janë pa fund. Çdo muzikë duhet e re, që të mos bëhet monotone, duke e përsëritur njëqind herë dhe në çdo klasë e në çdo vit. Kthehet pra në një pafundësi pune kjo, pasi çdo ditë duhet të bëhet diçka e re. Ekziston ajo vështirësia për të gjetur muzikat sa më të përshtatshme e sa më të bukura dhe gjithnjë ne flasim për muzikën klasike, për të mos dalë jashtë atyre linjave.

252

Page 128: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

baleti. Me këto librat pianistikë, mundohemi të shkëpusim fragmente që t’ia përshtasim baletit dhe këtë punë ndër vite, unë e kam bërë me shumë dëshirë. Pedagogët me të cilët kam punuar i kam pasur shumë të mirë.

Për gjetjen e materialit ju keni bashkëpunim. Konkretisht a duhet të humbisni mjaft kohë jashtë mësimit me njëra-tjetrën?

Patjetër, humbasim edhe orë duke u ulur së bashku pedagogë, koreografë e pianistë dhe gjejmë... Po, po, po me Teutën p.sh. e kam pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes këtë problem. Uleshim së bashku me të dhe i thoja: “A të bën kjo?”. Gjenim tjetër muzikë, uleshim të dyja në piano e vazhdonim të punonim kështu së bashku me shumë dëshirë për të arritur qëllimin.

Edhe brenda për brenda në departamentin tuaj ndodh e njëjta gjë? A ju pëlqen pra të hulumtoni për të gjetur muzikë?

Posi jo, më pëlqen shumë. Ne mblidhemi, konsultohemi, marrim e japim nga njëra-tjetra partitura të ndryshme. Është një punë që bëhet me shumë dëshirë dhe pasion. Na jep kënaqësi e aq më tepër, kur sheh një klasë në provim, kënaqesh teksa shikon harmonizimin e muzikës me lëvizjen e baletit.

Me përvojën 25 vjeçare që mbani mbi shpatulla, me fillimet e asaj kohe ndaj periudhës së tanishme a mendoni se ka ndryshime?

Patjetër, patjetër evoluohet, si në drejtim të repertorit e kudo tjetër ka evoluim, pasi sot ka më tepër hapësira: si në drejtim të kompozitorëve (që mund të luash) e po ashtu edhe në sjelljen e partiturave nga jashtë, në mënyrë individuale. Pra, me pak fjalë, kemi shumë mundësira tani. Pak vështirësi pune mund të kesh, porse vetëm kur është kënaqësia që ta jep puna, çdo gjë arrihet.

255

Me Blerinën e me Luanin, por më së shumti me Belën.

Çfarë konsiderate keni krijuar deri tani, për punën me Belën?

Shumë punëtore, sistematike dhe që e kërkon deri në maksimum atë çfarë do puna e përditshme, pa toleruar aspak. Pra, jo një ditë po e një ditë jo. Për ditë, ajo është shumë sistematike. Përgjithësisht them se është shumë e përgatitur.

A e keni ndjerë ndonjëherë veten në vështirësi?

Sidomos në fillim po, duke jetuar me atë kompleksin: “bobo si do të jetë, si do të bëhet”. Po, po ndjehesh keq normalisht dhe është me njeri ajo..., varet. Kur njeriu është shumë sensitiv e ndjen vështirësinë p.sh. për diçka që mund ta kërkoj dhe nuk e gjej për momentin ose duhet ta përgatis. Në fillimet, kjo më ndodhte, por tani duke njohur edhe pedagogun e baletit, di edhe mënyrën e për më tepër se çfarë mund të kërkojë ai. Pra secilit, duhet t’ua njohësh ato metodat e tyre.

Me elda likun

Zonja Elda, sa vite profesioni keni në këtë shkollë?

Në shkollën e Baletit unë kam thuajse 25 vite pune dhe ky profesion më ka pëlqyer përherë dhe e vazhdoj me të njëjtin pasion. Mundohem nga viti në vit të gjej repertor, ndonëse është shumë e vështirë për ne, pasi nuk ka një literaturë të veçantë për shoqërim

254

Page 129: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

që patjetër nxënësi duhet ta tregojë interesin, kështu që nga ana e tyre duhet të vlerësohet e të ketë ai interes për punën, për të qenë më i përgjegjshëm. Në fund të fundit, mësuesi është përpara një fëmije, që duam t’ia japim zanatin dhe do ta konsiderojmë para së gjithash përgjegjësi morale këtë, pastaj është edhe profesioni i atillë që avash-avash fitohet edhe eksperienca. Edhe ne të vështirë e kemi pasur. Kur shoqëroja në fillim, më dukej kush e di se çfarë, por pastaj çdo gjë u normalizua.

Veç emocionit të klasës, ka edhe veprimtari të tjera si p.sh. ato jashtëshkolloret. A keni pasur rastin të merrni pjesë gjatë 25 viteve tuaja të punës?

Po, gjatë kohës së atyre dekadave të majit po. Bënim prova e rrinim me orë të zgjatura në shkollë. Unë kam punuar brenda kuadrit të shkollës, sepse atëherë kështu ishte, punohej me orkestër. Por di të them diçka, se e adhuroj këtë punë, është shumë e bukur e kur ke edhe pedagogun pastaj, bëhet një mrekulli e vërtetë.

Me gjithë mësimin, sa orë në ditë ushtroheni?

Katër orë. Qëllon që kur është sezon provimesh, duhet të shfletoj, sepse ndërtohet një klasë e re dhe duhet një muzikë tjetër nga ajo ç’ke bërë. Normalisht mund të kërkosh të bësh edhe çdo muaj muzikë të re, por nuk mund ta them se është lehtë të bëhet një gjë e tillë, sepse mbi të gjitha, asnjëherë nuk ka një repertor për shoqërim baleti. Ne adoptojmë pjesët tona të muzikës. Janë këto, baletet e mëdha, që mund t’i përdorësh në ushtrime përherë. Por para provimit, ulem një ditë për dy orë ose edhe më shumë e kjo varet edhe nga ajo sesi e kam frymëzimin. Tashmë jemi mësuar që marrim e rregullojmë çdo gjë, sipas asaj që na duhet e na shërben ne.

257

A keni nisur të mendoni për të futur muzikën e kohës, muzikën moderne?

Me pak vështirësi, pasi si lëndë kryesore kemi baletin klasik. Modernia tek ne akoma nuk është futur si lëndë. Kurse klasikja, është ajo që shoqëron në çdo etapë: Bethoven është Bethoven, Çajkovski është Çajkovski e ata luhen përsëri. Për stilin modern, duhet një degë specifike, që ndoshta në të ardhmen edhe këtu do të hyjë me baza metodologjike, për sa i përket brezit më të ri, pasi ne jemi brez tjetër dhe kemi më shumë përqendrim tek klasikja, unë p.sh. jam shumë e prirur tek klasikja, tek gjërat romantike, të cilat më tërheqin shumë dhe përgjithësisht më shumë kam dhënë në klasë vajzash, ku e kam gjetur veten edhe më mirë.

Po me karakterin shqiptar, a keni punuar?

Po kam punuar, por ndoshta nuk është ndonjë preferencë. E luaj, por nuk jam si tek shoqërimi i baletit klasik, ku ndihem më mirë. Megjithatë e luaj edhe karakterin shqiptar pa problem, madje e kam bërë shpesh me vallet.

Çfarë marrëdhëniesh keni me mësueset e reja dhe si ndiheni?

Shumë mirë. Të respektojnë, punojnë e mundohen të arrijnë edhe ato detyrat. Në përgjithësi them se të rinjtë punojnë.

A arrihet të mbahen 100% klasat nga mësueset e reja, pasi brezi i ri tani është më i hedhur?

Nuk mund të flasësh me veçime, se kush mund të jetë më i mirë e kush më pak i mirë, por duhet vlerësuar fakti se bëhet një lloj lënde

256

Page 130: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

“Mos u nxito, do të presim!” e nxënësit prisnin sa të hapja librin unë. Zor më vinte, pasi ishin edhe persona me të cilët nuk kisha pasur të bëja ndonjëherë. Fillimin pra, unë e mbaj mend se ka qenë tepër i vështirë. Vë re se këto vajzat që vinë tani, më duket sikur e kanë shumë më të thjeshtë... Pastaj, dalëngadalë unë e mora veten.

Gjithnjë mbetemi tek fillimi. Ju si pianiste, në parte, keni atë shprehjen tuaj të komunikimit me pentagramin, nga ku përmes emërtesave si adagio, moderato, etj., etj.., arrini të jepni frymëmarrjen e vërtetë të ngjyrimit muzikor. Nga ana tjetër baleti ka të tjera emërtesa, që në se s’gaboj, janë në frëngjisht. Përmes reflektimit në partet tuaja, ju arrini bashkëveprimin, që ka të bëjë me njohjen e lëvizjes, të cilën në fund të fundit do ta shoqëroni ju? Më konkretisht a kërkohet që ta njihni mirë gjuhën e baletit?

Them se po. Tashmë, në këtë punë që bëj, unë, nga kjo lëvizje do të nisem e nga kjo lëvizje udhëhiqem gjithnjë.

Ndërkohë që çdokush arrin ta kuptojë se sa rëndësi ka përvoja e shoqërimit për klasën, nëse logjikisht do ta kërkonim këtë rezultat edhe për pianistet e reja... e kam fjalën, a ka pasur ndër vite ndonjë tendencë, për të bërë diçka të përbashkët, që kur të hyjnë mësuesit e paushtruar, në klasën, ku lipset të njihet brendia e së tërës, të ketë një part të përbashkët të lexueshëm për balet-muzikë. A mund të shprehet lëvizja në një part tuajin?

Po sigurisht që lëvizjet atje duhet të shprehen. Një lëvizjeje, përherë ne duhet t’i përshtasim muzikën. Shpeshherë, ashtu siç mendon pedagogu, kur nuk e gjen përshtatjen edhe unë duhet të bëj diçka që të jetë e përshtatshme për pedagogun e për nxënësin njëherësh. Është kjo, e veçanta e ndërhyrjes sonë, që kurrë nuk kemi gjëra fikse. Çdo gjë duhet përshtatur, pasi këtu edhe nuk është krijuar literaturë

259

Me alida AVrAzin

Zonja Alida, jeni bija e Gaqo Avrazit... Arti përçohet gjithmonë nga brezi në brez: babai jep diçka të mirë, por vajza mund të japë diçka tjetër. Diku ka më tepër e diku ka më pak ngrohtësi a muzë artistike e megjithatë ajo lidhje e artit është gjithmonë e shprehur dhe evidente, duke u transmetuar në gjakun që rrjedh ndër deje. Do të ishte interesante të na bënit të ditur diçka mbi përjetimet e fëmijërisë dhe sesi arritët të vinit gishtërinjtë mbi tastierën e pianos. Ka ndikuar babai në këtë përzgjedhje jete?

Plotësisht, babai ka ndikuar, sepse kur je fëmijë shumë i vogël, nuk mund të arrish të kuptosh se çfarë duhet bërë. Ne kemi hyrë shumë-shumë të vegjël në këtë instrument dhe ai ishte që ne ta merrnim këtë drejtim: unë edhe vëllai pra. Edhe motra që është më e madhe, edhe ajo do të hynte, por liceu s’qe bërë akoma dhe ishte shumë larg me shtëpinë që kishim; por, në fakt edhe ajo e mësoi. E drejtimin në fillim e kishim nga babai.

Keni nisur në Degën e Baletit në Lice... Në çfarë viti?

Në ‘76-ën... E kujtoj shumë mirë dhe këtu ka një vështirësi të jashtëzakonshme. E para, mezi ambientohesh me lëvizjet që kanë emërtim specifik. Dhe unë e kam pasur shumë të vështirë. Më është dukur jashtë mase e vështirë. Emrat e lëvizjeve, të ushtrimeve që s’i kisha dëgjuar kurrë më parë; pastaj se çfarë muzike i përshtatej këtyre lëvizjeve është tjetër problem. E kisha shumë vështirë, por dashamirësia e mësuesve të baletit, ishte gjithçka. Unë, në fillim, kam punuar me Zoicën. Ishte klasë e mesme. Klasat e mesme, luhen shpejt në ritëm, ndryshe nga tetëvjeçarja. Megjithatë mësuesja ka qenë e duruar, për vetë faktin se unë isha e re. Bënte një lëvizje dhe unë që të gjeja tjetrën, duhej të shfletoja librin, ku e kisha shënuar. Ajo thoshte:

258

Page 131: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Secili nga mësuesit ka specifikat e tia të punës. Ju sigurisht duhet t’i përshtateni, por arrini edhe të diferenconi edhe njërin nga tjetri. Cilët ju lenë më tepër mbresa nga kjo periudhë e gjatë kohe? Cilët do të ishin disa nga mësuesit për të cilët ju keni arritur të krijoni jo preferenca, por një mendim ndryshe?

Mësuesit e vjetër që unë kam gjetur këtu (a më janë dukur kështu se unë kam qenë shumë e re), më janë dukur mjaft të aftë, por tani që ia kam marrë dorën punës, më duken shumë të aftë edhe të rinjtë. Sigurisht kanë vështirësi, se më parë në shkollën tonë, aplikohej asistenca dhe kjo ka vite që është hequr: ndoshta qysh para ’90-ës, sepse nuk ishte e mundur të paguheshin dy vetë për një klasë. Por më parë rrinin dy persona dhe kjo qe një mënyrë për të marrë profesionin e pedagogut. Tani kjo s’është. Megjithatë unë i shikoj të aftë edhe pedagogët e rinj. Çdo punë ka vështirësi, po kjo është mbase më e veçantë se të tjerat. Baleti, për mua, gjithmonë ka nevojë për një disiplinë të hekurt, që mbase kur je shumë i ri nuk e ke aftësinë sa ç’duhet, që ta përdorësh këtë disiplinë në klasë, por me vite unë them se arrihet.

Me Klara licin

Zonja Klara, çfarë interesi paraqet "lënda e solfezhit" dhe çfarë peshe ka në formimin artistik?

Kam më se shtatë vjet që jap lëndën e solfezhit: në klasën e

pestë deri në klasën e tetë. Në vit të katërt jepet lënda e historisë së muzikës së bashku me literaturën muzikore. Janë dy lëndë shumë të rëndësishme pasi merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me formimin muzikor të nxënësve, çka lidhet shumë ngushtë edhe me lëndën e

261

enkas për shoqërimin e baletit. Vitet e fundit po përpiqemi për të sjellë literaturë muzikore për baletin. Shpesh kemi blerë personalisht librat e ushtrimeve të baletit, ku është edhe shoqërimi muzikor.

Fillimin e viteve ‘90, ju e keni përjetuar ndryshe nga moshat e reja: duke qenë më e pjekur si artiste, por edhe në aspektin human. Keni pasur vështirësi në bashkëpunimin, në kushtet e mungesave të personelit mësimor apo më mirë me largimin e atyre mësuesve, që sot mund të jenë në aktivitet e sipër në vendet e tjera. A u krijua ndonjë impas në punë?

Jo, jo nuk më kujtohet të ketë pasur gjë për sa i takon mësuesve. Mund të ketë qenë kjo me nxënësit, me brezin që erdhi pas ‘90-ës e që ishin më shumë të influencuar nga ndryshimi, sesa pedagogët. Nuk më kujtohet ndonjë ndryshim, pasi ka qenë çdo gjë në vazhdimësi. U largua dikush e erdhi dikush tjetër...

Përvoja juaj ndër vite, ka vlerë sigurisht për shkollën. E sotmja ka të tjera tipare, ndaj asaj të kaluare. Për aq sa mund të jetë në gjendje transparenca e shikimit njerëzor, që të depërtojë në pikëpyetjen e së nesërmes, si e shikoni ju perspektivën e kësaj shkolle, gjithnjë në këndvështrimin e baletit?

Unë them që përvoja e kësaj shkolle është shumë e mirë d.m.th. qysh nga krijimi nga pedagogët e parë... dhe mendoj që duhet të ketë një ecje në drejtim të futjes së disa lëndëve që marrin një farë përparësie në ditët e sotme, çka unë e mendoj se janë të nevojshme. Kjo pastaj, duhet të bëhet përmes një programi, se këtu bëhet klasikja, bëhet popullorja dhe pastaj lëndët e tjera janë në funksion të tyre. Ndërkohë, lëndët moderne, unë them se duhet të hyjnë dhe janë të nevojshme, janë të kohës dhe i bëjnë mirë nxënësve.

260

Page 132: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

një formim më të përgjithshëm muzikor të balerinëve të ardhshëm. Solfezhi i filluar përpara, ndihmon jashtë mase në lëndën e pianos. E mira e të mirave mbase do të ishte që të fillohen paralel të dyja.

Në se siç e thatë pak më parë, solfezhi është matematika e baletit ndërkohë historia e muzikës, shfaq tjetër natyrë, pasi ka ndjenjën, ka bukurinë e në fund të fundit, ka njohurinë e atij arti, të cilin duhet ta kuptojnë më mirë këta nxënës, që i drejtohen me jetën e tyre pikërisht brendësisë së këtij arti. A gjejnë diçka në historinë e muzikës ata dhe a e kanë atë pasionin për të dëgjuar e për të mësuar lidhur me historikun?

Po lënda e historisë së muzikës, në të vërtetë, është shumë e bukur dhe them, se si impenjimi ashtu edhe dëshira e nxënësve, është e kënaqshme. Ndoshta jo atje ku dëshiroj unë si mësuese, por është e kënaqshme. Mbase nuk është aq e mjaftueshme që për një vit të bësh një histori muzike, por duhet të jetë disi më e zgjeruar, ndoshta si në vitet e mëparshme dhe jo vetëm të mësojnë diçka nga jeta e kompozitorëve, por edhe të dëgjojnë diçka nga veprat më të mira të tyre. Kemi menduar që këtë literaturë muzikore ta shtrijmë edhe në vitet e mëpasme, që nxënësit kur të shkojnë në akademi, të jenë më të formuar. Jo vetëm të dinë për veprat e kompozitorëve, por dhe disa nga perlat e tyre t’i kenë dëgjuar e t’i njohin duke qenë të vetëdijshëm, se ky kompozitor p.sh. i përket kësaj epoke, por ama ka edhe këto vepra që ne i kemi dëgjuar. Sot, jo përherë është dëshira e të rinjve për të dëgjuar muzikën klasike. Të them të vërtetën, janë të prirur më shumë të dëgjojnë muzikë pop e rrok dhe të rrymave të ndryshme, por muzika klasike mbetet gjithmonë ajo perlë që s’mund të zëvendësohet me asnjë lloj muzike tjetër.

Nga ana juaj, a punohet me ndonjë tekst të përcaktuar për "historinë e muzikës"?

263

baletit. Nuk mjafton vetëm njohuria vetëm me baletin, sepse baleti është i lidhur ngushtë me muzikën, prandaj edhe është një lëndë tepër e rëndësishme. Solfezhi është një lëndë e vështirë, sepse mund të them që solfezhi është matematika e muzikës dhe kërkon angazhim të madh e duhet mësuar sistematikisht. Hasin vështirësi nxënësit në lëndën e solfezhit dhe këtë e them me bindje, por ne kemi bërë të mundur, që t’ua lehtësojmë këtë vështirësi, kryesisht me dëgjime e ritmikë. Në lëndën e solfezhit, mësohen të gjitha vlerat dhe figurat ritmike që duhen zbatuar në balet, në valle popullore, në UKSH d.m.th. çfarë figurash ritmike mësohen në solfezh, ato pasohen menjëherë në lëndën e baletit dhe pikërisht ky është gërshetimi i lëndës së solfezhit me baletin. Në solfezh mësojnë edhe ritmet e ndryshme d.m.th. të përbëra, të thjeshta, të përziera që i zbatojnë drejtpërsëdrejti në lëndën e baletit, në lëndën e UKSH-së dhe sidomos në vallen popullore.

A ka lidhje të ndërsjelltë me personelin tjetër mësimdhënës të këtushëm dhe a ka ndonjë angazhim nga ana e drejtuesve të shkollës, gjatë këtyre shtatë viteve që ju, si të thuash, po afroni atë kontribut të përbashkët për formimin e nxënësit që të jetë një balerin i kompletuar kur të dalë nga kjo shkollë?

Patjetër që kemi lidhje dhe ne arrijmë t’i gërshetojmë të tëra punët tona e pastaj ndihmesa nga drejtoria nuk na ka munguar, ndryshe nuk mund të arrihet këtu ku jemi.

A mendoni se është e disiplinuar kjo linjë dhe a ka një vazhdë pune gjatë vitit shkollor (flas për të deduktuar në një mendim për tërë harkun shtatë vjeçar të punës suaj), a ka një rregull apo një normë pune që parashikon bashkëveprimin pra?

Ka rregull pune dhe kemi bashkëvepruar gjithmonë dhe them, se ka sjellë rezultat kjo gjë. Duhet të them pastaj se solfezhi ndikon edhe në instrumentin e pianos, që fillohet në klasë të shtatë, pra për

262

Page 133: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Sigurisht se është pozitive, që të njihet muzika kombëtare; e meqenëse edhe ju si specialiste e vlerësoni siç duhet. Po a ka përzgjedhje të mirëmenduar për historinë e muzikës shqiptare. Ndoshta, duhet të interferohet me kompetencë në muzikën tonë të kultivuar për të transmetuar tek nxënësi një ekstrakt të vlerave tona, që duhen njohur (sidomos nga brezi i ri); dhe a ka një shtrirje kohore të këtyre kapitujve të muzikës shqiptare që hyjnë në lëndën tuaj?

Faktikisht ne, më shumë jemi marrë me muzikën botërore dhe ka pastaj edhe një hapësirë tjetër, por jo shumë të madhe, që ia kemi lënë edhe muzikës shqiptare. Këtu hyn muzika jonë, e kultivuara pra. E megjithatë mund të themi këtë, që edhe muzika e kultivuar bazën nga muzika popullore e ka pasur ngado. Dhe të thuash të drejtën, e tërë muzika simfonike-operistike, bazën e ka pasur nga muzika popullore. Sepse baza e lejtmotiveve të operave të ndryshme e të arieve, ka qenë vetëm muzika popullore e përpunuar; kështu që aty hyn deri diku edhe muzika popullore. Pa çka që njëra është muzikë popullore dhe tjetra muzikë e kultivuar.

Tendencat e brezit të sotëm, dihet se cilat janë. Por a ka një frymë të tillë, që në fund të fundit të mendohemi pak dhe ta kthejmë vështrimin në aspektin shqiptar, në atë çfarë vjen nga tabani kombëtar dhe identifikon edhe përmbajtjen shpirtërore të kulturës sonë si popull?

Edhe në muzikë me sa kam vënë re në kanalet televizive shqiptare, dhe për aq sa ndjek spektaklet e ndryshme që bëhen, nuk ka ndonjë bazë unike dhe mund të them se merret edhe nga muzika popullore. E kultivojnë, e harmonizojnë e ndoshta edhe e kombinojnë me diçka më të avancuar, me rrymat e ndryshme që shfaqen sot, por edhe ky brez kompozimi, një bulëz frymëzimi mendoj se e ka nga muzika

265

Jo, për historinë e muzikës, unë jam e përqendruar kryesisht në një libër që e ka bërë prof. dr. Hamide Stringa. Ajo ka bërë një libër shumë të mirë për historinë e muzikës dhe si mësuese jam munduar, që nxënësve t’ua reduktoj e t’u jap gjërat më kryesore për çdo kompozitor, t’u jap karakteristikën, epokën, se kur kanë jetuar ata, veprat kryesore të tyre edhe të mos merrem me gjëra të hollësishme si analiza e veprave, siç merren në lice, sepse faktikisht këta nxënës nuk mund ta bëjnë kaq me thellësi sa ç’mund ta bëjnë ata të liceut këtë lëndë. Është e mjaftueshme të kuptohet se në epoka të caktuara kanë jetuar kompozitorë p.sh., paraklasikë o klasikë, të cilët janë përfaqësuesit kryesorë të klasicizmit vjenez, se cili ka qenë përfaqësimi i fundit që ndan klasicizmin nga romantizmi, d.m.th. përqendrohemi në figurat më kryesore, pasi historia e muzikës ka plot kompozitorë dhe është tepër e gjerë, çka në një vit nuk mund të realizohet dot kurrë e gjithë kjo lëndë mësimore. Kemi menduar ta shtrijmë në dy vjet dhe në dy vjet është më mirë: bëhet më se e mjaftueshme, gjithçka pra, edhe historia e muzikës edhe literatura muzikore, që krahas mësimit të kompozitorit, nxënësit të dëgjojnë edhe veprat kryesore të këtij kompozitori.

A është në logjikën e shtesave të lëndës, që nëse do të hyjë p.sh. po themi neoklasikja, (kjo mbase gabohem), duhet shoqëruar edhe me njohuri të domosdoshme paraprirëse ndaj këtij formimi. Dhe a do të mund të reflektohet për të nënvizuar edhe përfaqësuesit e një x rryme për shembull përmes lëndës suaj?

Deri tani nuk jemi marrë me neoklasiken, apo me muzikën e re kontemporane. Jemi marrë kryesisht me muzikën e mirëfilltë klasike. Po ashtu kemi punuar edhe me muzikën e shekullit të kaluar d.m.th. me muzikën e shekullit XX; me muzikën shqiptare e këtu tek muzika jonë, kryesisht me baletet e njohura, operat e para të kompozitorëve tanë dhe njohuri të tjera, për të ditur që edhe vendi ynë ka pasur perla si në muzikën skenike ashtu edhe në atë...

264

Page 134: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

më parë, por në fakt në tjetër këndvështrim, ka fituar disa vlera të tjera. Ka fituar e po fiton formimin me dijet bashkëkohore. Nxënësit tanë kanë një informacion të gjerë nëpërmjet mediave e internetit. E kjo sigurisht influencon në formimin e përgjithshëm të balerinëve...

Le të kthehemi tani konkretisht, tek shoqërimi që bëj unë në piano, për vallen popullore. Mendoj që në aspektin e kombëtares, është ruajtur mirë ajo tradita e dikurshme. Në karakter shqiptar duhet insistuar më tepër, sepse në kuadrin e globalizmit, e në kuadrin e interferimit të rrymave të ndryshme, ky karakter shqiptar fillon e zbehet, prandaj kjo, ndoshta është detyra e shkollës sonë, që ta ruajë këtë karakter shqiptar sa më shumë, sepse është i yni, që e trashëgojmë nga të parët tanë e kjo është detyra e parë e shkollës sonë: që ta ruajë atë që është shqiptare. Në fakt, në shkollën tonë, baleti popullor e ka vendin e vet dhe kjo është gjëja më e mirë, madje s’kam si mos ta shpreh këtë, sepse të gjitha debutimet që bëhen jashtë shtetit, të gjitha pa përjashtim, ato që kanë sukses për nxënësit e balerinët tanë, i përkasin karakterit shqiptar. Dhe këtu kanë qenë e vazhdojnë të jenë sukseset më të mëdha. Për mua, kjo është ideja, ku ne mund të shkojmë përpara, me kulturën tonë kombëtare. Pa diskutim edhe baleti modern ka rëndësinë e tij, po them që duhet ruajtur patjetër tabani kombëtar, se është e vetmja pasuri që mund të mburremi para botës.

Atëherë, me sa ç’po theksoni, arti për çdo komb ka ngjyrat e veta. A mendoni, se gjatë viteve në përvijim, fryma kombëtare është tejçuar siç duhet? Apo mbase për momentin që flasim, vini re ndonjë boshllëk në raport me ndërfutjet e tendencave të reja?

Sigurisht, sigurisht. Pa diskutim ka tendenca dhe do të ketë gjithmonë, se koha ecën përpara, njerëzimi po ashtu, duke shfaqur të renë si kudo tjetër edhe në art. Prandaj edhe ajo frymë popullore do të ecë natyrshëm e do të përshtatet me kohën. Jetohet në një kohë që ndryshimet bëhen të shpejta por edhe të dukshme për të vendosur mbi

267

popullore. Kështu që nuk mund ta them se kompozitorët e rinj, nuk kanë njohje të bazës së muzikës popullore.

A ndjeni se ka një bashkëveprim ndërmjet të ndryshmëve (departamenteve), që ka kjo shkollë, për të arritur në majën e piramidës, që është nxjerrja e balerinëve të aftësuar?

Ne bëjmë maksimumin, ai nxënës që është talent shkëlqen në të tëra drejtimet. Kjo stimulohet edhe me koncertet e ndryshme që bëhen, me evenimentet dhe veprimtaritë e ndryshme jashtëshkollore d.m.th. që nuk mungon predispozicioni i mirë i stimulimit nga i tërë stafi i këtushëm. Elementët e rinj dhe talentet e reja, janë pasuria e vetme e shkollës sonë. Kush është i mirë, duhet të mbetet gjithmonë i mirë dhe ne bëjmë çmos që ta promovojmë vlerën që kalon nëpër duart tona.

Me Xhelil ymerin

Jam mësues qysh nga fundi i vitit 2002 dhe po bëj gati 5 vjet në këtë shkollë. Mendoj që shkolla e baletit në përgjithësi karakterizohet nga një aktivitet i ngjeshur. Kjo për shumë arsye, sepse është vetë profesioni i baletit që kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm. Unë si mësues i "Pianos sekondare", por edhe si shoqërues i valles popullore, shikoj se ka një impenjim të nxënësve për të pasur një formim sa më bashkëkohor. Po duke pasur para sysh se kërkesat e kohës shtrojnë përpara artistëve në përgjithësi, por edhe artistëve të kësaj shkollës, një formim sa më të kompletuar, mendoj që shumë gjëra duhen shikuar e rishikuar. Ndoshta edhe tranzicioni e ka bërë punën e vet dhe shkolla mund të ketë humbur disa vlera, që i ka pasur ndoshta më profesionale

266

Page 135: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

në muzikën popullore. Të gjitha kryeveprat, muzikantët i kanë bërë duke u mbështetur në muzikën kombëtare, pra kanë një taban e janë mbështetur në kulturën kombëtare, në këtë rast gjermane o austriake. Në thelb është kjo ideja, se muzika kombëtare është baza për zhvillimin e të gjithë kulturës përfshirë këtu edhe atë moderne. Gjykoj se duhet ky informacion i gjerë e i saktë, i cili e bën nxënësin të kompletuar që të reagojë në mënyrë të vetëdijshme për atë që interpreton në balet. Në qoftë se i mungon ky formim do të jetë i sipërfaqshëm. Për këtë duhet të ketë më shumë diskutim. Diskutime e bile krijuese edhe pas shfaqjeve të baletit. Kur shihen në mënyrë të organizuar është më ndryshe, sepse fill pas shfaqjes diskutohet dhe vjen koha që të hapësh debat për të mos mbetur në atë kuadrin mësimor.

Kështu, mos doni të thoni se për nxënësin mund të krijohen premisat e edukimit edhe me frymën e kritikës?

Me frymën e kritikës, po se po, por nxjerr edhe mësimet ndaj vetes, se në fund të fundit çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj pjesës. Kësaj i mëshoj unë, se edukimi mësimor është i lidhur pazgjidhshmërisht me baletin. Ata janë një dhe të pandarë. Janë dy derivate të njëri-tjetrit dhe në funksion të njëri-tjetrit. Kështu na del detyrë, që të kujdesemi njësoj edhe për këtë edukim muzikor. Është ideja që nxënësit të dalin nga shkolla me një formim sa më të saktë. Sigurisht këtë unë e shikoj para së gjithash në stafin pedagogjik, që janë të gjithë shumë të kualifikuar, shumë të impenjuar e janë të gjithë artistë. Dhe sigurisht arti është sakrificë e i tërë stafi pedagogjik punon në mënyrë të përkushtuar. Pa rezerva secili jep të gjithë arsenalin e vet, bagazhin e vet, në funksion të formimit sa më të mirë të artistit të ardhshëm.

E tani do të thoja se shkolla jonë, e ka formuar atë fytyrën e vet dhe e ka marrë drejtimin. Të gjitha disiplinat janë të fiksuara dhe janë në shërbim të asaj që artisti të marrë një formim sa më cilësor. Shkolla e ka një traditë të mirë pra, dhe kjo traditë përfaqësohet denjësisht

269

transparencën edhe në arsim. Arsimi është i lidhur ngushtë edhe me strukturën shoqërore, e kultura shoqërore pasqyrohet edhe në arsim. Më tutje, ndryshimet sociale ndihem pa tjetër edhe në arsim e shkolla jonë e ka pasur stabilitetin, por është në gjendje ta pasqyrojë atë edhe në kushtet e reja. Nuk pretendojmë tani për ato gjëra që kanë qenë para ’90-ës. Ato kanë ikur dhe tani ka ardhur koha të çohen më tutje projektet. Kam mendimin, se ka ardhur koha, që të futen pak nga pak elementet e baletit modern, pasi i kërkon vetë koha. Them se do të futen, sepse i kërkon edhe vetë rinia. Por në mënyrë të padiskutueshme, pa e harruar traditën tonë të mirë kombëtare.

Atëherë shprehni idenë se në art veç të tjerave kërkohet edhe një farë si të thuash elasticiteti...

Ashtu është, të gjitha prurjet e reja i përshtaten kohës në një farë mënyre dhe s’ka asgjë të keqe, por të mos harrohet kultura kombëtare, sepse është e vetmja gjë që ne mund të paraqitemi denjësisht para botës dhe të integrohemi me formatet origjinale që kemi ne, duke i sjellë në kohë, por pa i deformuar.

Si shoqërues i valles popullore, për brezin e ri që po rritet, a jepni informacion lidhur me aspektin kombëtar të muzikës?

Kjo është e domosdoshme, bile edhe përveç orës së mësimit e në bisedat private, nxënësi duhet të jetë i lidhur me këtë kulturë kombëtare. Edhe në pianon sekondare, krahas pjesëve të huaja ka edhe pjesë shqiptare dhe sipas pjesës, unë bëj edhe komentin. I them fjala vjen, që kjo pjesë është e Çesk Zadesë dhe i bëj komentin e duhur, duke i trajtuar së bashku edhe ato elementë popullor. I them se çfarë motivi popullor ka marrë, e ka marrë nga veriu a nga jugu; ose pastaj në se ka një pjesë klasike p.sh. të Bethoven, Mozart etj, i them se ku është mbështetur dhe i them se edhe ai është mbështetur edhe

268

Page 136: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

EDUKIMI e kultura, INVESTIMi MË I mirË PËR ARTISTIN E aRdHSHËM

1. Valbona lAzAj

Formimi në lëndët e tjerA

2. metulla Qoku 2. Anisa dizdAri

1. Kjo është shtëpia e artistit të vogël...

2. Së bashku në rrugën drejt artit

3. Forca..., se sot është një ditë e re

me shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë nxënës të shkollës sonë e tregojnë veten, por tregojnë edhe shkollën e tyre, atje ku mund të shkojnë. “Shkolla Kombëtare e Baletit”, është një institucion që e plotëson më së miri këtë mision të rëndësishëm të formimit të artistit balerin. Tërë këto elementë, mendoj se shkollës sonë i japin rëndësi dhe e afirmojnë duke shpresuar që edhe në të ardhmen të qëndrojë kështu. Kjo i bën mirë kombit, i bën mirë detajeve të gjithë asaj pasqyre të madhe kombëtare që kemi në artin tonë në përgjithësi dhe kjo do të na bëjë, që pikërisht me këto vlera, të shkojmë në Europë me pasuritë tona më të mëdha kombëtare.

270

Page 137: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

të tyre plot zjarr. Ju do ta kuptoni sesa shumë mund e djersë është hedhur që vlerësimi të mos jetë vetëm i imi, por edhe i të gjithëve: me duartrokitjet që i ka dhuruar salla, koncerti e juria. Jam ndjerë e lumtur, kur brenda një kartoline, mesazhi, imazhi është bota e një artisti që ka bërë emër jashtë vendit të tij dhe unë them me vete: “Atje jam edhe unë e plotësuar në dëshirat e tyre”.

Më kujtohet gjithashtu, kur poshtë derës ishte një kartolinë brenda një zarfi. Nxënësi im shkruante nga Amerika: Një ditë të bukur zbulova/ midis librave të mi/ kur brenda meje kërkoja/ pasion dhe letërsi”. Dikush më kapi përdore dhe sytë i shkëlqenin nga dëshira për të prezantuar një miniteatër në ato vite. E ndjeja se për të nuk ishte vetëm baleti gjithçka; ai kërkonte më shumë, kërkonte botën artistike brenda vetes. Dashuria për lëndën, dëshira për të qenë më pranë tyre, nuk njeh moshë. Më vjen mirë kur në provimin e baletit edhe ne mësueset e kulturës së përgjithshme jemi të interesuara për suksesin e tyre. I adhurova me gjithë shpirt, nxënësit që treguan lëvizje magjike, kërcim tërë hijeshi dhe fuqi shprehëse. Më dukej mua sikur më thonin: “E duam profesionin tonë dhe do ta tregojmë veten se jemi balerinë. Në mendje më vinin vargje për t’ua kushtuar atyre: “Më del si lulja në maj,/ me sharmin tënd plot magji./ Dashurinë për baletin nuk e ndaj:/e ruaj brenda vetes si yllësi”.

Dëgjova se dikush më thërriste. U ngrita nga salla e mësuesve dhe mora për nga dera. Nxënësen time diçka e mundonte. Më tregoi se e kishin ftuar për të dhënë një intervistë në një stacion televiziv. I dhashë kurajo, i tregova sesa shumë e prisja këtë çast. Sytë i shkëlqenin nga gëzimi, ndërsa unë si mësuese pashë një vajzë që fliste bukur, duke shprehur tërë pasion ëndrrën e saj, baletin. Gjithçka ia dedikoj nxënësve të mi, që duan të japin më shumë nga vetja. Ata janë kudo në skena, palestra, auditorë. Pasioni është pjesë e imja. Është ajo që jam, është personaliteti im. Kudo që shkoj e marr me vete.

Kuptohet se shkolla përjeton një eveniment të rëndësishëm. Është 50-vjetori i saj. Shoh përkushtim, detyra, angazhime nga të gjithë ne. Falë punës së palodhur të stafit mësimor, drejtorisë së shkollës,

kjo është shtëpiA e Artistit të VoGël:FAmA e tij nesër do të puthë Qiellin

J eta ime është e lidhur shumë me të rinjtë, që përcjellin, dëshira, ëndrra, realitete nga më të ndryshmet. Jam këtu në këtë shkollë të bukur të baletit, për t’iu transmetuar nxënësve të mi suksese, dashuri dhe pasion.

Pasioni është promotori i shoqërisë njerëzore. Pasioni është arti i kulturës së brendshme. Vetëm në këto kushte,

individi mund të gëzojë lirinë. Për të qenë i lirë, së pari, një mësuese, duhet të çlirojë shpirtin dhe ndjenjat. Sfida e kulturës së brendshme, është sfida ime. Duke qenë mësuese e letërsisë në shkollën e mesme për 25-vjet, jam e dashuruar pas artistëve të mi, sepse gjatë jetës sime shkollore, më kanë dhënë jetë.

Letërsia është e lidhur me baletin. Kërkoj nga vetja më shumë profesionalizëm, pasion që nxënësit të ndihen mirë me botën e tyre artistike. Në një orë mësimi u shpreha: “Flutura shëtit lule më lule e me delikatesën e saj si të një balerine, përqafon aromën që natyra i fal. Tërë hijeshi, plot gjallëri, ajo vazhdon akoma të vallëzojë mbi lule”. Duke paraqitur këtë fragment të shkurtër, ndiej vështrimin e nxënësve të mi, në sensin për të diskutuar më lirshëm, për t’i dhuruar jetë lëndës. Kam shumë mbresa, nostalgji nga viti në vit, prandaj dua të shkruaj jo për të vlerësuar veten, por për t’ua mbushur shpirtin nxënësve të mi me më shumë dashuri për librin, ku të ndihet zëri i tyre, ta adhurojnë dhe të jenë të gjithpërfshirë në tema interesante dhe emocionale.

Nuk numërohen podiumet, auditorët dhe sallat e koncerteve, ku nxënësit kanë debutuar me aq pasion e dashuri, se kanë gjetur veten përmes aktrimit. Ata më kanë dhënë jetë, më kanë rinuar me ëndrrën e tyre për të qenë artistë, jo vetëm nga jashtë, por brenda shpirtit

273272

Page 138: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

të valles, apo karakterit shqiptar, rrezatojnë rregull dhe disiplinë. Në qoftë se dikush do t’u bëjë pyetjen se ç’është pirouette-a, ata do t’u thonë se “është bota rreth së cilës rrotullohen çdo ditë”. Këmbët e tyre fluturojnë në sallë, por duart e gishtat e tyre fluturojnë edhe mbi piano. Ata kompozojnë e këndojnë. Nga dyert e klasave të kulturës së përgjithshme, dëgjohet zëri i ngrohtë e qetësues i mësuesve, që janë pranë nxënësve të tyre në çdo moment e përpiqen ta bëjnë sa më magjike këtë atmosfere. Ata janë të gjithë aty me tërë përkushtimin e dashurinë e tyre. Ne u besojmë shumë atyre. Mundohemi çdo ditë që me shumë bujari dhe dashuri t’u zhvillojmë talentin, t’u mësojmë të flasin bukur dhe të kërcejnë me dëshirë e pasion. Në shkollën tonë e folura është cicërimë, e ecura është fluturim, e qeshura aktrim dhe muzika frymëzim. Besoj e shpresoj që do të jetë një përvjetor, i rrallë i paharrueshëm, që do të vendosë një gur të bukur, të çmuar, në kurorën e margaritartë të 50-viteve.

2. NË AKORDIN E ZEMRAVE, POR EDHE TË MENDJEVE

M ë kujtohen ditët e para kur erdha në këtë shkollë. “Shkollë arti” mendova dhe parandjeva vështirësi, por gjeta një kolektiv dashamirës e në përputhje me natyrën time.

Ditët dhe vitet kaluan dhe unë përjetova këtu emocione pozitive, që na i falin nxënësit tanë bashkë me larminë e ngjyrave të kostumeve, elegancën e kërcimit, bukurinë e ndjenjave dhe pastërtinë fëminore. Profesionalisht dhe shpirtërisht jam munduar t’i ushqej këta nxënës me ëmbëlsinë e gjuhës së nënës dhe elokuencën e bukurinë e fjalës dhe kam marrë emocione pafund.

Si në ekran kalojnë në sytë e mi breza nxënësish, po edhe mësuesish. Shumë prej mësuesve të kulturës artistike, siç i quajmë ne, kanë ikur po kanë mbetur në kujtesën time: të bukur, me ecjen elegante dhe fytyrën e qeshur. Në këto raste nuk ka nevojë për emra, pasi janë shumë, po mësuesit me të cilët unë punoj çdo ditë sot,

drejtores Blerina Arbana, të gjithë ndihemi krejt ndryshe. Duke e parë me syrin tim, si një mësuese me kohë të gjatë në këtë shkollë, them: “Kjo është shtëpia e artistit të vogël, por që nesër fama e tij do të puthë qiellin. Vitet do të ikin dhe të gjithë ne, nuk do ta harrojmë këtë shkollë të bukur, ku magjia e kërcimit të bën të jetosh jetën...”.

Valbona lAzAj

së BAshku në rruGën drejt Artit

1. ATMOSFERË GJITHPËRFSHIRËSE (në prag të festimit)

N jë atmosferë gjithëpërfshirëse, pak marramendëse dhe ndonjëherë e tensionuar. Ecejaket e ethshme të nxënësve dhe mësuesve, që janë të shqetësuar për ta kurorëzuar sa më mirë shfaqjen finale. Shkolla mbush 50-vjet. Një ditëlindje, një përvjetor që duhet të

jetë shumë festiv, por edhe madhështor e dinjitoz. Kjo atmosferë po përjetohet mendërisht, shpirtërisht e fizikisht nga të gjithë. Ngjyrat e mrekullueshme të kostumeve të balerinëve, tingujt e pianove që hyjnë ëmbël nëpër dyert e klasave, fytyra e vogël dhe e bukur e drejtores, Belës, që është e kudondodhur, që këshillon, jep porosi, kërkon korrektësi, që fluturon në sallat e baletit me “Liqenin e Mjellmave” apo me pas des deux-të e me pas des trois-të. Ndonjë britmë gëzimi për ushtrimin e kryer mirë, ngre krye ndonjëherë nëpër korridore, ndonjë “bravo” kapet në ajër e del nga dritaret në rrugë. Ritmi i këpucëve

275274

Page 139: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitForcA…, se sot është një ditë e re

Në aspektin psikologjik, çfarë do të thotë të jesh nxënës-balerin i kësaj shkolle?Personalisht, kam pasur kënaqësinë e madhe, që të ofroj shërbimin psiko-social në Shkollën e vetme Kombëtare të Baletit dhe dua të shpreh shkurt disa mendime lidhur me këtë pyetje.Që ditën e parë, kur hyra në derën e kësaj shkolle të profilizuar në art, ndjeva se

nuk do të kisha të bëja thjesht me fëmijë dhe adoleshentë. Menjëherë arrita ta ndjej atë energji të madhe, që i përshkon këta nxënës e në tërësi këtë shkollë. Është vitaliteti e pikërisht kjo energji që s’ka si të mos e vësh re që nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e para të pasdites: lëvizjet e shpejta të nxënësve nëpër korridore, muzika e vazhdueshme në sallat e baletit, dhomat e zhveshjes që gumëzhijnë nga zërat e tyre dhe nga rrëmuja për t’u veshur sa më shpejt në mënyrë që të arrijnë orën e mësimit në vazhdim, e bëjnë këtë shkollë, sa me plot gojë të thuash: “ka jetë këtu brenda”; dhe ti në vetvete, e kupton se dita-ditës “merr pak më tepër jetë nga kjo jetë”.

Është bukur të futesh dhe të eksplorosh emocionet, karakteret, personalitetet, ndjenjat, dëshirat, frikët apo edhe dyshimet e tyre. Më shumë se fëmijët e tjerë, këta nxënës që aspirojnë në art, janë të detyruar të ndeshen para kohe me sfidat e jetës. Mbi shpatullat e tyre ende të njoma, ata edukohen me ndjenjën e një përgjegjësie specifike. Para tyre parashtrohen detyra që duhet t’i asimilojnë në mënyrë të rrufeshme. E ardhmja e tyre është puna e çdo dite, është ajo skenë që hera-herës i hap perdet edhe për ta. Nganjëherë të vjen keq, kur mendon se ende pa u formuar siç duhet, ata luftojnë me mish e me shpirt për të ardhmen. Ata, dashje pa dashje, para kohe bëhen padronët

që janë mbështetja ime dhe pjesë e imja, me të cilët unë ndihem e plotësuar janë: Valbona Lazaj, Mimoza Tabaku, Vera Kollazi, dhe të gjitha koleget e tjera, të cilat në këto momente më kujtojnë, sepse unë gjithmonë kam gjetur mirëkuptimin dhe vlerësimin e tyre.

Pjesa më e re e mësuesve, sot janë nxënësit e mi, si Denisa Lleshi, Florian Hado, Ermelinda Vojo e Kejda Luga. Me drejtuesit kam mbetur në nivelin e marrëdhënieve të punës e të respektit reciprok, kurse me drejtoren e re Blerinën (Belën), për etiketë, ndryshon puna. Ajo në një farë mënyre, u rrit në gjirin tonë: kemi punuar bashkë si kolege, për vite të tëra dhe qysh herët, tek ajo, kisha vënë re të përvijoheshin profesionalizmi, mençuria, bukuria shpirtërore dhe fizike, marrëdhënia e ngrohtë shoqërore dhe atmosfera paqësore që ajo krijon, të cilat i reflekton edhe sot si drejtore.

Po ata tek të cilët unë kthehem përsëri, janë nxënësit e mi, pa të cilët puna dhe jeta jonë mbetet bosh. Një pjesë e tyre kanë prekur skenat e botës dhe sinqerisht kur i shohim, gëzohemi si fëmijë dhe ndihemi krenarë, sepse kemi edhe aty “pjesën” tonë. Nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi besoj se edhe në mendjet e tyre, jam e sigurt se në ndonjë skutë jemi edhe ne.

Kemi pasur arritje por edhe shqetësime, po ato janë fashitur shpejt kur dëgjon dedikimet e tyre. Më kujtohen vargjet e një poezie, të një nxënëseje shumë të talentuar:

Hyn në klasë gjithmonë e qeshur,Ti e bukura, gjithë dritë,Do të bëhem vallë mësuese,Të të ngjaj unë ty një ditë?

A nuk ju emocionojnë? Po emocioni mbetet “pa gojë”, kur sheh pranë teje mësues, nxënësit e tu.

Është mrekullisht e realizueshme dëshira për të qenë bashkë edhe në rrugën e jetës, mësues dhe nxënës, duete të mrekullueshme, akordim zemrash e mendjesh.

metulla Qoku

277276

Page 140: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

NË sHPIRTIN E TyRE EDuKOHEN

ME NDJEsHMËRINË E ARTIsTIT 2008: VIZITË NË sHTËPIsË sË fËMIJËs

e së ardhmes së tyre. Përzgjedhja që kanë bërë, në pamje të parë mund të duket e lehtë, por vështirësia qëndron diku tjetër. Duhet të insistojnë e duhet të përkushtojnë gjithçka, për ta çuar deri në fund e me çdo kusht këtë opsion jete, pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë. Është një ngarkesë mendore dhe emocionale, që fëmijët e tjerë e provojnë shumë vite më vonë… Të provosh të hysh në psikologjinë e një nxënësi-balerin, do të thotë të njihesh me larminë emocionale që ai ndien para çdo ore baleti: frikën e dështimit apo krenarinë e ngjitjes në skenë, lëndimin pas çdo vështrimi kritik të pedagogut apo kënaqësinë e një duartrokitjeje të njerëzve më të dashur, lodhjen e madhe deri në stërmundim pas orëve të gjata të punës porse edhe zgjimin në mëngjes duke thënë: “forca se sot është një ditë e re dhe më duhen sërisht energjitë e reja”… Dilema e së ardhmes bashkë me konkurrencën e ashpër që duhet të përballësh orë e çast, janë hijezime që zgjaten e përzgjaten para atyre syve të butë fëminorë.

Janë të gjitha këto detaje, të cilat kodifikojnë realitetin emotiv të çdonjerit nga këta nxënës-balerinë. Ndonëse e provon për çdo çast dhe e di mirë se “çfarë do të thotë balet”, përsëri dëshira e brendshme bën të mobilizohen të gjitha forcat vetjake, për t’i thënë vetes: “do të jem balerin, nuk ka rrugë tjetër”. Përditë përballem me këta nxënës, të cilët përveç shqetësimeve të moshës (shumë normale që t’i kenë), shprehin edhe shqetësime të tjera si karriera, lufta që duhet të bëjnë pasi të dalin nga dera e kësaj shkolle apo edhe përgjegjësitë e tjera, që do vijnë duke u shtuar. Shpesh me vjen keq, se para meje nuk qëndron vetëm adoleshenti që do të shijojë “çapkënllëqet e moshës”, por brenda tij më duhet të shoh “maxhorenin”, i cili është i detyruar ta gjejë shtegun e jetës aq shpejt, ndoshta pa ndjerë ende “shijen e të qenit adoleshent”. Përpiqem që me anën e profesionit, t’u qëndroj sa më pranë nxënësve të mi. I dua pa masë dhe më vjen mirë, kur bisedoj me ta e sidomos kur shikoj në sytë e tyre atë energji që të çon përpara. Interesi për të dëgjuar dhe mënyra sesi mirëpritet këshilla, për këto mosha delikate, për mua vlen shumë. Shërbimi psiko-social që ka hyrë tashmë në shkollë, duhet të japë frytet më të mira dhe për

279278

Page 141: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

SHKRUAJNË vetË NXËNËSIT

1. ledia sulAj

2. Borana kAlemi

3. Adela muçollAri

4. krisi spAhiu

1. Sakrificat më kanë bërë të fortë...

2. Së bashku në rrugën drejt artit

3. Forca..., se sot është një ditë e re

4. A mund të bëhem balerinë...?

mes përpjekjeVe për të Arritur skenën

këtë unë e ndiej përgjegjësinë, pasi nga ky brez, do të dalin artistët e skenës shqiptare dhe jo pak herë ata do përfaqësojnë e do të bëjnë të shndrisin ngjyrat e kombit edhe në arenën ndërkombëtare.Të jesh artist, nuk do të thotë vetëm të marrësh një profesion, por kjo ka të bëjë shumë edhe me përplotësimin tënd të brendshëm, duke gjykuar nga ajo çfarë ti i paraqet publikut, por edhe botës tënde të brendshme. Sot, këtyre artistëve të vegjël, i është dhënë një mundësi, që të njohin më mirë veten dhe botën që i rrethon. Kur njeh mirë interioritetin tënd, e ke më të lehtë ta transmetosh atë para një publiku që të kërkon pikërisht shprehjen tënde autentike të emocionit.

Vërej ndryshime në mënyrën se si nxënësit e formojnë personalitetin. Ata janë të gatshëm të asimilojnë jo vetëm porcionet e disiplinave artistiko-mësimore, por edhe ato sociale e psikologjike që i ofron ky shërbim. Nxënësit-balerinë shprehen të gatshëm për të dhënë mendimet e tyre lidhur me shumë probleme, që zënë vend në shoqërinë shqiptare, si droga, dhuna, seksualiteti në adoleshencë, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, dashuria etj.. Unë vë re se përveç gatishmërisë për të marrë informacionin që u mungon, janë gjithashtu të hapur për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre lidhur me këto probleme.Mjediset e shkollës shpesh janë jo vetëm klasat e mësimit dhe të interpretimit të pjesëve të baletit, por edhe një vend ku nxënësit duan të thonë fjalën e tyre lidhur me problemet e ndryshme sociale. Ata vetë, janë kthyer nga aktorë në autorë, duke ndërgjegjësuar njeri-tjetrin për këto probleme nëpërmjet performancave. Në këtë mënyrë arrijnë ta shprehin idenë se baleti është i aftë të shprehë shumë... madje edhe të të ndërgjegjësojë rreth një teme të caktuar sociale.

Këta nxënës-balerinë brenda mureve të shkollës, gjejnë të gjitha argëtimet e moshës: gjejnë lojën me shokët dhe shoqet, gjejnë humorin, grindjet, rebelimet, bisedat e fshehta intime, shpesh herë dashuritë e para apo miqësinë e ngushtë. Brenda kësaj hapësire kalojnë pjesën më të madhe të ditës dhe adoleshencës. Brenda këtyre mureve, tullë më tullë, ata nisin e ndërtojnë themelet e personalitetit si njerëz dhe si artistë të së ardhmes.

Anisa dizdAri

280

Page 142: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

e shkëlqyer. Një respekt të veçantë kam për profesor Luan Shtinon, i cili është një mësues profesional i përkushtuar. Por kam pasur fatin e madh të punoj edhe me artistë të tjerë mëdhenj si: Agron Aliaj, Skënder Selimi, Faruk Koka, etj., të cilët kanë frymëzuar talentet e tjerë të dalë nga kjo shkollë qysh në themelimin e saj. Ata kanë punuar shumë dhe këtë e kanë kërkuar vazhdimisht edhe nga ne. Kërkesat e baletit klasik vazhdojnë të ruhen me rigorozitet në këtë shkollë, e cila është themeluar mbi bazat e baletit klasik rus, por gjatë gjithë këtyre viteve, nuk janë lënë menjanë edhe metodat e zhanret e tjera bashkëkohore të kërcimit. Kemi pasur rastin të dëgjojmë e të vërejmë edhe përpjekjet e pedagogëve që me anën e klasikes, zhvillojnë edhe idetë e reja, për të sjellë forma më aktuale mësimdhënie. Kooperimet, kontratat e lidhura me baletmaestrot më të njohur botëror, për shkollën tonë do të thotë nivel dhe evoluim. Kjo duket qartë edhe tek nxënësit e diplomuar nga kjo shkollë, të cilët janë solistë në trupat e ndryshme më prestigjioze në të gjithë botën. Një nga bashkëpunimet më të frutshme të shkollës sonë, me rastin e 50-vjetorit të saj, ka qenë me dy baletmaestrët e "Teatrit Balshoj" në Rusi, Evgjeni dhe Maksim Vallukin, të cilët vunë në skenë baletin Bajadera dhe mua më besuan rolin e princeshës Gamzad. Dy koreografët punuan për këtë balet me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke kuruar edhe detajet më të vogla. Puna me ta ka qenë një nga eksperiencat më të bukura dhe më të rëndësishme të karrierës sime si balerinë. Gjithashtu edhe koreografi Sokol Kurti vuri në skenë disa pjesë baleti në stilin modern-jazz. Në verë të po këtij viti, shkolla jonë u ftua në Itali, për të marrë pjesë në një turne me pjesë baleti, në disa qytete italiane. dhe unë personalisht u nderova me dy çmime prestigjioze për performancat brilante gjatë shfaqjeve të dhëna në Itali.

Sigurisht, tani CV-ja ime është mjaft më e pasur, e larmishme dhe më profesionale. Karriera ime si balerinë, ka filluar që në moshën pesë vjeçare me "Vdekja e Mjellmës", më pas me pas de deux "Arrëthyesi" të cilën e kam vënë në skenë me rastin e 45 vjetorit të shkollës, por edhe në aktivitete të tjera të ndryshme. Një eksperiencë tjetër, shumë e

sAkriFicAt më kAnë Bërë të Fortë

H apat e para, i kam hedhur me mësuese Blerina Arbanën (sot drejtore e shkollës). Qysh në moshën pesë vjeçare, jam ushtruar dhe vazhdoj sot e kësaj dite ta kem pranë, në çdo hap të punës sime. Për mua, ajo është mësuesja dhe udhërrëfyesja e jetës sime. Mësuese Bela, do të mbetet gjithmonë në zemrën time, si e përkushtuar për punën dhe si e përkushtuar për të nxjerrë maksimumin e rezultatit nga mësimdhënia e saj plot profesionalizëm. Të gjitha arritjet dhe suksesin tim, ia dedikoj punës së madhe që ka bërë dhe vazhdon të bëjë përsëri me mua, mësuese Bela.

Orët e zgjatura të punës, përballimi i vështirësive, qysh në moshë të vogël, sakrificat e shumta që fëmijët e tjerë ndoshta nuk i kalojnë, më kanë bërë më të fortë. Dhe me po këtë ritëm pune, vazhdojmë të punojmë që t'i ndjejmë frytet të suksesshme në përfundim të çdo evenimenti, që kjo shkollë organizon me dinjitet të plotë. Shpresoj që ky pasioni ynë, nuk do të shuhet kurrë dhe do mund të përballojë barrierat e shumta qysh në moshë të vogël duke hapur para syve tanë derën e bukur të jetës së artistit, që ka ushqyer ëndrrën tonë të madhe të fëmijërisë - baletin. Marrëdhënia me të gjithë pedagogët e lëndëve artistike të kësaj shkolle, pa përjashtim ka qenë

283282

Page 143: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artiturim me shikimin nGA skenA e mAGjishme

(Përsiatje në pragun e jubileut të shkollës)

S a shpejt kaluan vitet: fillova në klasën e pestë dhe tani jam në vitin e tretë, përballë një skene dhe obligimeve të mëdha. Dëshira dhe vullneti më përngjitet me kërkesat dhe ngulmimin e palodhur të mësuesve, që i ndjej gjithnjë e më të pranishëm në jetëm time: Teutën, Belën, Luanin, Enon, të koordinuar me pjesën popullore si profesor Cenin dhe profesor Xhepin.

Salla e baletit është gjithmonë vendi, ku unë dua të lodhem për të gjetur përgjigjen e atij baleti, që e ndjej si pjesë të pandarë të jetës sime. Në sallë unë ëndërroj e njëherësh shpresoj, por ndihem edhe krenare për zgjedhjen e madhe të jetës dhe të dedikimit tim. Mësuesit bëjnë një punë të palodhur për të na ngulitur vullnetin. Unë e di se vetëm me këtë vullnet, ëndrra jonë do të zërë vend në realitetin e

sallës që drejton shikimin tonë nga skena e magjishme. Ndjesia e të qenit protagonist i një shfaqjeje, e cila do të jetë maja e piramidës së baletit të përfaqësuar në 50-vjetorin e shkollës së vetme të baletit shqiptar në Shqipëri, është tejet emocionuese, por nuk e kuptoj se si në

rëndësishme për mua kanë qenë edhe vlerësimet që kemi marrë gjatë turneve në Vienë, Danimarkë, Suedi, Spanjë, Itali etj.. Gjatë këtyre turneve janë vënë në skenë, pjesë të ndryshme, ku unë kam kërcyer "Zhizel" (pas de deux) dhe kam pasur vlerësimin maksimal të maestrit Renato Zanetti në Vienë, ku fotografia ime ka qenë në faqet e para të shtypit me komentet më të mira. Me adaxhion e "Zhizel" unë jam vlerësuar edhe me çmimin e parë në konkursin "Endrra për muzikën". Kjo vepër është vënë e plotë nga trupa e shkollës në T.K.O.B., ku kam kërcyer pas de deux.

Nuk mund të lë pa përmendur edhe eksperiencën me maestro Ilir Kerrnin, e cila ishte e paharrueshme. Ai besoi tek unë duke më dhënë rolin e solistes së dytë, në dy baletet e tij "Coppelia" dhe "La Sylphide". Ndër baletet e tjera ku unë kam marrë pjesë, mund të përmend "Korsar" me pas de deux, "Arrëthyesi" (kinezen) në T.K.O.B., "Shopeniada", "Bajadera", "Katedralja e Parisit", "Franceska da Rimini", "Karmina Borana" etj.. Gjithashtu dua të përmend edhe vënien në skenë të disa pjesëve neoklasike nga koreografi i kompanisë italiane "Alta Danza", i cili më ofroi mundësinë për të qenë pjesë e kompanisë së tij.

Në shkollën tonë rëndësi ka edhe folklori koreografik shqiptar apo edhe vallet e larmishme të çdo treve me vlera të mëdha artistike, të cilat janë ruajtur prej vitesh me rigorozitet nga mjeshtrat e valleve shqiptare si prof. Rexhep Çeliku, prof. Hysen Male etj. Për të kuptuar sa më mirë tabanin tonë kombëtar, ata punojnë shumë me ne. Janë pedagogët më të mirë në të gjithë Shqipërinë në këtë fushë dhe puna e tyre e palodhur me nxënësit duhet përmendur e vlerësuar gjithmonë. Edhe mësueset e pianos nuk mund t'i lë pa përmendur, sepse edhe ato kanë pjesën e tyre në sukseset dhe dhe arritjet e rezultateve të shkollës. Trofetë dhe çmimet e shumtë që janë marrë nëpër aktivitet e zhvilluara si brenda dhe jashtë vendit (që janë të panumërta), tregojnë për punën e madhe, të palodhur e plot pasion të nxënësve që drejtohen nga këta mësues profesionistë.

ledia sulAj

285284

Page 144: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitrrAhje të FortA zemre...

dhe shumë mendime

S apo dëgjoj fjalën balet, të gjitha qelizat e trupit tim fillojnë të lëvizin madje më bien ndër mend edhe vitet e fëmijërisë, kur i përjetoja emocionet forta të brendshme që më shtynin drejt rrugës së këtij arti të mrekullueshëm. Hapat e para të baletit, unë i kam nisur në

moshën gjashtë vjeçare, pranë “Pallatit të Pionierëve” në Tiranë, me mësuesen Blerina Arbana, koreografe, pedagoge dhe drejtore e shkollës koreografike sot. Ajo më mësonte sesi duhet të lëvizja këmbët, trupin, duart por edhe sesi duhej të prezantohesha në skenë. Ka qenë një kohë, që mësuesja m’i hapi sytë, për të parë siç duhet atë balet që unë e desha shumë. Vitet filluan të kalonin një nga një dhe ashtu siç kalonin

vitet, ashtu lidhesha unë, Adela e vogël, me mësuesen time. Mësuese Blerina, ka një pjesë të veçantë të sajën, në zemrën time...

Nuk mund ta harroj çastin e konkurrimit, në moshën 10 vjeçare: emocione të paimagjinueshme, rrahje të forta zemre dhe shumë mendime që më vërtiteshin nëpër kokë: e çfarë nuk mendonte ajo

mënyrë të vetvetishme e ka rritur mobilizimin si asnjëherë tjetër, tek unë... Nxënësit aktualë të shkollës, edhe ata, duhet të ndihen krenarë, pasi do të përcjellin evoluimin e baletit deri në këtë moment të 50-vjetorit. Në shfaqen Gala, ne do të përcjellim zhanre të ndryshme të baletit dhe me veçanësinë e kërcimeve do të pasqyrojmë larminë artistike të shkollës sonë.

Të mendosh punën që kanë bërë pedagogët e parë, për të hedhur gurin e parë të themelit në këtë ndërtesë, është për t’i admiruar dhe ne s’na mbetet tjetër veçse t’i vlerësojmë pa masë, sepse janë ata që e kanë bërë realitet edhe këtë ëndërr tonën.

Është një jubile i veçantë për tërë artin shqiptar. Emocionet dhe përgjegjësia do të jenë të mëdha, sepse do të kemi përpara tërë ato figura, që kanë bërë epokë në hapjen e siparit skenik të artit të baletit shqiptar. Ne do të ngjitemi në skenë nën vazhdimësinë e pjesëve klasike dhe popullore njëherësh, por po punojmë për të mos mbetur prapa edhe tek stili kontemporan. Gjatë këtyre ditëve, me profesor Sokol Kurtin, po punojmë për një numër mjaft të bukur në stil modern-jazz. Po këtë stil e kemi praktikuar edhe herë të tjera, madje nga ana metodike e kemi trajtuar edhe me pedagogë italianë, gjatë aktiviteteve të ndryshme në binjakëzimin e shkollave.

Mendoj se ky jubile, e realizon tërësisht ëndrrën e çdo balerini shqiptar. Dita afrohet dhe ndihemi të sigurt se ky art, që brenda atij mundi aq të madh, bën të shpërthejnë pafundësi emocionesh, do të marrë duartrokitjet më të mëdha të 50 viteve. Mbushja shpirtërore, bukuria e këtyre ditëve të ngjeshura e me ngjyra të shumta festive, të jep gjithçka. Jam e kënaqur dhe e jetoj me shpirt, emocionin e këtij privilegji të madh, që të jem pjesëmarrëse aktive në kurorëzimin e këtij jubileu të pesëdhjetë së brezave të balerinëve të shkollës.

Borana kAlemi

287286

Page 145: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

të ndryshmet. Në vitin 2006, kemi punuar me Sabrina Speranza-n në baletin kontemporan dhe Domenico Jonnone në nero-klasike. Në vitin 2007 punova modern jazz me Sokol Kurtin, pedagog në Italinë. I jam veçanërisht mirënjohëse drejtoreshës së shkollës znj. Blerina Arbana, e cila po i mundëson këto lidhje me aq vlerë për të ardhmen tonë. Tashmë shkolla po përgatitet për 50-vjetorin e themelimit. Ka kohë, që përgatitjet kanë filluar në mënyrë intensive dhe mjaft të ngjeshura. Si trupë e shkollës, ne jemi në pritje të një pedagogu rus të quajtur Evgeni Vallukin, i cili do të vijë së shpejti. Për këtë eveniment kaq të rëndësishëm të 50-vjetorit, po punon me seriozitet drejtoresha Blerina, Luan Shtino, S. Kurti etj.. Veç “stage”-it me mësuesit, pedagogu rus që do të vijë, kam dëgjuar se do të punojë edhe me ne…

“Shkolla kombëtare koreografike”, ku unë po i gjej të gjitha fijet, që lidhin jetën time - me baletin, e ndjej se po më rrit profesionalisht. Kjo shkollë dhe familja, për mua janë një dhe i dua që të dyja njësoj: me të gjithë jetën time. Këtë profesionin të balerinës që kam zgjedhur, megjithëse është mjaft i vështirë, nuk do ta ndërroja kurrë, me asgjë në botë. Jam gjithnjë e më e bindur, se profesionin e balerinës, unë e adhuroj më tepër se gjithçka tjetër në jetë…

E tani, kjo ngjarje që po presim, ngjall tjetër ngarkesë emocionale. Jemi në pragun e këtij përvjetori, që frymëzon shumë urime të përzemërta për të gjithë baletin e për të gjithë kulturën e artin shqiptar. Do të jetë kënaqësi e madhe edhe për mua, pasi së bashku me shoqet e shokët po përgatitemi ta festojmë duke zbukuruar skenën, me atë çfarë i jep jetë, jetës sonë: me ndjenjat e këtij arti të mrekullueshëm. Sigurisht, do të thoja, që rrallëherë e rrallëkujt i jepet kjo mundësi, që të marrë pjesë aktivisht, në përvjetore të përmasave të tilla që nuk mund të harrohen…

Adela muçollAri

mendja ime e vogël në atë kohë. Më qëndronte pranë edhe njeriu më i dashur i zemrës, ajo që më ka dhuruar jetën nga e saja. Përpiqej të më jepte zemër, e të gjente mes mendimeve të mia rrugën për të zotëruar vetveten, vetëm me anën e gjakftohtësisë. Ndoshta ia arriti të më largonte, deri në një fare mase, atë emocion të ethshëm që më kishte pllakosur të tërën…

Ora 17.00. Lista doli në xhamat e korridorit të shkollës. Çastet e pritjes, të kthyera në shekuj, përfunduan. Së bashku me mamanë, afrohem disi e nxituar dhe me emocion, lexoj atë listë të shumëpritur. “Kam fituar” - gati sa nuk thërras me të madhe. Dua të hidhem përpjetë, të kërcej, të fluturoj. Ndjenja të jashtëzakonshme më përshkojnë të tërën. Lotët e gëzimit ashtu si në sytë e mia, i dalloj edhe në sytë e nënës sime. E puth fort-fort. Nuk di, sesi mund ta shfrej atë gëzim të jashtëzakotë që shpërthen nga shpirti im. Mamaja më përqafon, e unë vë re, se balli i saj, ka një farë ftohtësie. Arrij të kuptoj, se vazhdojnë t’i rrjedhin djersë të ftohta. Ka qenë një ankth i madh. Domosdo, është nënë. Të njëjtat emocione i ka përjetuar edhe ajo e ndoshta-ndoshta edhe më shumë se unë…

Pikërisht nga ky çast, do të niste rruga ime e gjatë, plot mundim, plot punë e plot vullnet, për t’u bërë balerinë. E fillova të punoja me mësuese Teuta Basharin, një mësuese mjaft e mirë, me të cilën unë jam lidhur së tepërmi. Gjatë viteve në shkollë, kam marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit: në Itali Greqi, Turqi, Maqedoni etj.. Kam kërcyer me shkollën dhe me “Trupën e TKOB” në “RTSH” dhe në “Estradën e Shtetit” në baletet “Bajadera”, “Arrëthyesi”, “Liqeni i Mjellmave”, “Kopelia”, “Halili dhe Hajria”, “Katedralja e Parisit”, “Bolero”, “Gladiatori”, “Kangunahima”-pjesë japoneze, në “Festivalet e RTSH – 43, 44, 45, 46”, në mbrëmje të ndryshme Gala në TKOB etj.. Kam punuar me pedagogë të ndryshëm, si L. Shtino, L. Xhokaxhiu, E. Hoxha, A. Sukniqi, R. Çeliku, A. Strazimiri, E. Birko, si dhe me koreografët Ilir Kerni (që për mua mbetet një ikonë e dansimit shqiptar) e gjithashtu edhe me themeluesin e baletit tonë A. Aliaj. Në shkollë kohët e fundit, në balet kemi pasur eksperienca nga më

289288

Page 146: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

SHKRUAJNë nga larg

1. Arjana pertenA 2. leonard XhokAXhi3. pranvera Fida

nostAlGji për shkollën

4. liliana pApuçiu4. tahsim dajçi5. lidiana morckA

6. ilda nënshAti7. Anila tokA8. Artan ABedini

1. Që ëndrra e tyre të bëhej realitet2...Kanë se çfarë të kujtojnë3. Pasion që të shoqëron tërë jetën4. Ndjehem e mbushur dhe krenare për vendin tim5. Me zërin e të gjithë Kosovës6. Shpesh herë më linin të mahnitur7. Njeriu mbart kujtime të shumta6. Kemi një shkollë të mrekullueshme së cilës i jam borxhlie8. Vitet më të bukura dhe të paharrueshme të ekzistencës sime

A mund të Bëhem BAlerinë?!...

I sha shumë e vogël dhe ngado që shikoja të kërcenin, ngrihesha edhe unë e kërceja. Nëpër dasma kurrë nuk kam pasur turp të hyja mes të rriturve. Mamaja qeshte me mua e thonte: “Nuk e di se çfarë dëshiron të bëhet Krisi... po me sa duket balerinë!”... Këto fjalë ma shtonin kënaqësinë për të kërcyer dhe një ditë, e mësova se çfarë ishte në të vërtetë ajo që unë dëshiroja më shumë se çdo gjë tjetër në jetë: pyeta mësuese Belën: “Unë dua të bëhem balerinë, po a mund të bëhem?!...”. “Po ta duash shumë baletin, bëhesh Krisi, por vetëm se duhet punë e madhe dhe e pandërprerë”. Duke më parë dëshirën, mësuesja ime më dha edhe këshillën: “Shumë nxënës, që kanë ndjekur shkollën e baletit dhe që e kanë dashur baletin, janë bërë balerinë të famshëm. Po ta duash baletin, gjithmonë kështu dhe po të punosh me vullnet në sallë, do ta arrish ëndërrën”. Kanë kaluar disa vite që jam në këtë shkollë. Më duhet të punoj e të djersis edhe më shumë. Kam mësuar shumë gjëra dhe nuk harroj rolin tim në baletin “Silfida”, pranë mjeshtrit të shquar Ilir Kerni. Në 50-vjetorin e shkollës, unë kam kërcyer krahas shoqeve të mia në skenën e madhe të “Teatrit të Operës”. Isha me të vërtetë e lumtur. Nuk do ta harroj tërë jetën atë çast, kur sytë e të gjithë publikut ishin ngulur tek unë. Kërceja e sa s'fluturoja prej gëzimit. Të adhuroj mësuesja ime. Ti i dhe jetë dhe shpresë ëndrrës sime. Krijove botën e baletit brenda meje. Unë tek kjo botë, jetoj hapësirat e pafund që ti më dhurove dhe unë tani besoj, se mund të bëhem me të vërtetë balerinë.

krisi spAhiu

290

Page 147: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

në shkollën koreografike. Pamundësia e një skene brenda shkollës së baletit, ku nxënësi në mënyrë të programuar të pasqyronte aftësitë e tia teknike e artistike dhe përgjegjësinë para spektatorit, më kanë shtyrë që unë të bashkëpunoja me redaksinë e fëmijëve në RTSH, ku nxënësit kanë marrë pjesë në shumë aktivitete, teletregime me tema të ndryshme, duke debutuar jo vetëm si kërcimtarë, por dhe si aktorë. Kam bashkëpunuar me studentët e Institutit të Lartë të Arteve të Koreografisë dhe i kam ndihmuar me nxënësit e mi që të mbrojnë dipllomat në skenë e në TV.

I kam dashur me fanatizëm nxënësit e mi, pa paragjykime në aftësitë e tyre të ndryshme dhe bëja të pamundurën, që ëndërra e tyre të bëhej realitet. Kam shumë mall për gjithçka të atij vendi dhe jeta e atjeshme më mungon shumë, ju përqafoj me mall!

Arjana pertenA

...kAnë se çFArë të kujtojnë

A rritjet apo sukseset e një artisti, janë pjesë e jetës së tij, në skena apo teatro ku ekzekuton. E kaluara dhe origjina e formimit të tij përbëjnë identitetin artistik me të cilin ai prezantohet sot. Këto mendime me lindën nga një bisedë me Vladimir Vasiljev dhe Ekaterina Maksimova, të cilët duke më pyetur për disa nga ish kolegët e tyre shqiptarë, më tregonin për të kaluarën e tyre në shkollat ku u formuan në Rusi. Pa dyshim ndihesha krenar të flisja për mësuesit e mi të shkollës koreografike, të cilëve i detyrohem për karrierën artistike. Kisha kujtime të shumta për Panajot Kanacin, Agron Aliajn, Petrit Vorpsin, Ganimet Vendreshën, Xhemil Simixhiun e Zoica Haxhon.

Këto biseda e ngacmojnë krenarinë mbi origjinën, ku pa dyshim, shkolla është ajo që nis dhe formon artistin. Është e pa evitueshme, që gjatë jetës artistike, të mos i kthehesh këtyre kujtimeve, të cilat mbartin

Që ëndërrA e tyre të Bëhej reAlitet

U bë kohë e gjatë që jam larg Shqipërisë. Kam tepër emocione e mall për çdo gjë që lidhet me shkollën tonë të baletit. Qysh kur isha fëmijë, atë pasion që sot e ndjej akoma të gjallë, e dalloja se si rrezëllinte në sytë e mësuesve të mi. Gjej rastin të përshëndes profesor Agron Aliajn, të cilit gjithnjë i kam dedikuar formimin tim artistik, por edhe ushtrimin

e profesionit të mësuesit të baletit. Ai pasion i brendshëm më rrëmben përsëri e më rreh zemra fort, kur më flasin për nxënësit e mi... dëgjoj të jenë shpërndarë nga të katër anët dhe kënaqem pa masë, që përpiqen dhe e gjejnë vetveten.

Pasioni ka qenë ai, që më ka shtyrë të punoj pa masë e pa përjashtim me të gjithë nxënësit e mi; jo vetëm brenda programeve të shkollës, por dhe jashtë saj, për të formuar e edukuar botën e artistit dhe hapjen e udhës për ëndrrën e jetës, që e shtyn përpara çdo nxënës

293292

Page 148: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit pAsion Që të shoQëron tërë jetën

J u përshëndes nga larg dhe urimet më të mira në këtë jubile të madh, që na bën të kthejmë kokën pas, por edhe të hapim sytë me optimizëm nga e ardhmja e shkollës që na rriti si njerëz dhe si artistë. Sot për mua është krenari, të them se aq sa edhe familja, ajo shkollë më dha formimin e pastër, më dha ato ndjenja të shpirtit artistik dhe më besoi edhe dinjitetin e pedagogut. Po ashtu, për mua është krenari, të shpreh falënderimin, se kur fillova punë në vitin 1969, isha asistentpedagogia e profesorit Agron Aliaj, që për mua vazhdon të jetë një ndër pedagogët e mëdhenj të baletit klasik në Shqipëri. Ai ndikoi plotësisht në rritjen time

artistike dhe pedagogjike dhe unë i jam mirënjohëse në pafundësi. E vitet rrodhën shpejt dhe kur fitova pjekurinë e nevojshme pedagogjike, vazhdova punë si pedagoge e pavarur po në shkollën e baletit. Ka qenë një pasion që më ka shoqëruar dhe do të më shoqërojë për tërë jetën. Edhe në këto momente, që rendis në letër mendimet e mia, e jetoj të gjallë emocionin. Gjatë ushtrimit të këtij profesioni, sa të bukur aq edhe të vështirë, jam munduar t’u rri pranë nxënësve dhe të hyj në

shumë nostalgji, siç është e pamundur të mos i përkasësh askujt. Fillimet e shkollës sime i përkasin periudhës së Petrit Vorpsit. Ato janë vite, të cilat i kam prezent edhe sot. Vitet e para me Llaqi Nakon, më pas me Hajdar Shtunin. Klasat e Pas Des Deux, me Petrit Vorpsin, Pëllumb Agalliun, Luan Shtinon, Miltjadh Papën, Gëzim Kacelin, Sadik Batkun, Fatos Zajmin, Engjëll Tërshanën, Hysen Malen, Vlash Kallamatën në “Folklorin Shqiptarë” etj.. Ky ishte stafi përbërës i shkollës. Ky staf, më edukoi dhe udhëhoqi formimin tim si artist i baletit, po jo vetëm mua: një gjeneratë e tërë artistësh i detyrohet me respekt atyre. Kjo ishte shkolla ime, e cila nxori kërcimtarë që sot përfaqësojnë atë dhe vetë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Padyshim kërcimtarët shqiptarë janë të shumtë në botë dhe sukseset e tyre i përkasin edhe këtij formimi.

Pas shumë vitesh u ktheva në Shqipëri dhe vizitova shkollën. Struktura ka ndryshuar dhe është zbukuruar. Stafi drejtues: disa pjesë e gjeneratës sime dhe disa të panjohur, për mua ka fatin sot të operojë në kushte më të mira. Edhe ata vetë, janë pasardhësit e së kaluarës së kësaj shkolle. Sot në 50 Vjetorin e saj kanë se çfarë të kujtojnë. Kanë kaluar 50 Vjet dhe do të kalojnë edhe të tjerë, por siç është zakoni, le të gëzohemi për arritjet e deritanishme, duke uruar këtë përvjetor të 50-ë dhe duke shpresuar në shumë të tjerë më të suksesshëm. leonard XhokAXhi

295294

Page 149: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

“Vdekjen e Mjelmës” me muzikë të Sensans. Gjithashtu, më del përpara figura e Anbeta Toromanit, nxënëse me talent të rrallë, që kur del në skenë të bën të ëndërrosh, thuajse në një fluturim të përshkruar nga trupi i saj nëpërmjet lëvizjeve të përsosura. Mora shembull tre nxënëse, për të treguar ecurinë e shkollës sonë, përpara në të gjitha drejtimet. Si pedagoge, kontrubitin tim, gjithmonë unë kam dashur ta shikoj, në arritjet e përfundit të çdo viti shkollor. Në këtë drejtim, (e bazuar mirëfilltas në artin e baletit klasik), falë sasisë e cilësisë së balerinave e balerinëve, shkolla jonë e baletit, më jep të drejtën të pohoj se mund të rivalizojë e mund të vihet përballë kudo në botë dhe me cilëndo shkollë tjetër të këtij profili.

pranvera FidA

ndjehem e mBushur dhe krenAre për Vendin tim

M ë bëhet shumë qejfi që shkolla ku kam punuar dhe kontribuar si mësuese dhe pianiste shoqëruese e baletit, erdhi në këtë moment të 50-vjetorit, ku tanimë kujtohen edhe brezat e kaluar të mësuesve e koreografëve të përkushtuar që kanë derdhur mundin e djersën në ato kushte mjaft të vështira: pa salla, pa drita, pa ndërtime të përshtatshme etj.. Megjithë vështirësitë, baza e kësaj shkolle, ka qenë jashtëzakonisht e fortë. Në ato pak konkurrime me botën e jashtme, ngado korrnim suksese. Por edhe sot, në kushtet e hapjes së plotë të Shqipërisë, shikohet ende baza e nxënësit tonë, që bën të shfaqet fytyra e vërtetë e kësaj shkolle.

Në Romë, atje ku emigracioni e çoi jetën time, unë dëgjoj shumë zëra. Më bëhet qejfi pa masë, kur shikoj dorën e mësuesve tanë të

botën e tyre, duke u shpjeguar se rruga e zgjedhur për të qenë balerinë klasike, është e gjatë, e bukur dhe e lodhshme. Nxënësi i shkollës sonë, ndryshon shumë nga nxënësit e tjerë në çfarëdo sistemi arsimor. Ky nxënës duhet të bëjë të pamundurën, sepse rruga e jetës së tij është një dhe vetëm një, ndonëse konkurenca e pretendimet e vështirësojnë edhe më tepër përfundimin në këtë garim aq të vështirë, për të arritur finishin skenik. Pra, veç të tjerave, tashmë e ndjej sodisfaksionin edhe në faktin, se nivelet e punës që çdo pedagog synon, them që i kam arritur edhe përmes pjekurisë së nxënseve të mia, duke marrë në konsideratë, çfarë

ofron fusha e mësimdhënies së artit të baletit. Dua të përmend vetëm pak prej nxënseve, që me mbarimin e shkollës koreografike, drejtpërsëdrejti u emëruan në TOB. I kam përjetuar me shumë ndjenja fillimet e mia të asistentpedagoges (me profesor Agronin, dhe sidomos duke filluar nga ’69-ta). Një nga nxënëset ka qenë Albana Sulejmani, e cila për mua mbetet një ndër balerinat me talent të rrallë dhe interpretim skenik të përsosur. Por pasioni im pedagogjik, shtrihej edhe më tutje: skena

gjithmonë të bën për vete, fjala vjen, tek baletet “Ëndrra e një nate”, “Don Kishot” , “Halili dhe Hajria” etj., ku unë dua ta kujtoj nxënësen e talentuar Ema Andrea, ku gjithmonë kam vënë re pasion e madh, trupin e bukur, duart e këmbët e gjata me trinën e bukur të këmbës. Në mbarimin e shkollës, ajo intepretoi me një nivel të lartë artistik

297296

Page 150: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Aliaj, i cili me durimin e thellë, krijonte lidhjet mes koreografisë dhe pianistikës. Këtë eksperiencë të parë, të rritjes në planin muzikë-balet, unë nuk do ta harroj kurrë dhe kjo është pjesa më emocionante e më me afeksion e karrierës sime të punës në këtë shkollë koreografike. Kjo eksperience më dha shumë emocione për të hyrë në një përvojë të re pune, si musica-terapia, ku tashmë unë mbetem e çuditur nga fjalët që dëgjoj: “Non dimentichiamo mai la pianista albanese

per la sua tenacia, la sua volonta e il suo coraggio di chiudere con successo la guarigione di questo bambino (nuk e harrojmë kurrë, pianisten shqiptare, për këmbënguljen, për vullnetin e për kurajon në kurorëzimin me sukses të shërimit të këtij fëmije)”.

Uroj që këto baza pune, jo vetëm të mos harrohen por të përthellohen seriozisht më tej, gjithmonë pa harruar përvojën e kaluar. Dhe më në fund drita arriti deri këtu, në këtë tokë të vogël por të mrekullueshme, në këtë shkollë arti, ku takohet bagazhi 50-vjeçar me zhvillimet e së resë.

liliana pApuçiu

shkollës koreografike të Tiranës dhe kujtoj përjetimet e mia në ato salla ku punoja me Agron Aliajn, Miltiadh Papën, Zoica Haxhon etj.. Më takon shpesh të dëgjoj të theksohet se nga e kanë origjinën këta artistë emigrantë. Unë ndjehem e mbushur dhe krenare për vendin tim. Nuk e mendoja kurrë se një vlerësim i tillë do të shpërthente me kaq bujë nëpër botë: janë pikërisht këta balerinë të rinj, të dalë nga pedagogë dhe artistë shqiptarë që kanë punuar mbi bazat e mbi rigorozitetin e shkollës mjaft të njohur ruse. Nuk e imagjinoja që shkolla jonë të ishte kaq përpara sa të dilte në pah, për bazën e fortë koreografike e për zhvillimin e saj, deri në atë pikë sa të mund të krahasohej me vëndet më të zhvilluara të perëndimit. Unë them, se nga ky zgjim i botës, u zgjua edhe vëndi ynë i mbyllur, por me përvojën e me tërë ato cilësi artistike të akumuluara në shpirtin e artistëve tanë, që më në fund arritën të transmetojnë në botë shumë vlera, përmes të rinjve tanë emigrantë që vijnë vazhdimisht nga Shqipëria.

Kështu edhe dalja në dritë e këtij libri, për herë të parë, pas 50 vitesh, është meritë e kësaj vajze që u rrit e mori shumë nga kjo shkollë, me vështirësi konditash, por me fatin e madh që ishin ata pedagogë të lartë, të panjohur më parë nëpër botë si pasojë e izolimit të vendit. Kjo vajzë, Blerina Arbana, tashmë drejtuese, me pasionin e me frymën për ta çuar më tej shkollën, po punon për të mos humbur gjurmët e bazës së themeluar gjysëm shekulli më parë. Emocionet e mia si pianiste shoqëruese baleti, në këtë shkollë edhe sot e kësaj dite me pasionin e vështirësitë që kishim në atë kohë, më japin ndriçimin e një shkolle në dy plane: zi e bardh.

Sot pra, kjo shkollë po ecën përpara falë kësaj vajze, që sot është në drejtimin e këtij arti të mrekullueshëm. Unë Liliana, si ish-pianiste shoqëruese e baletit për 20 vite me radhë, në këtë shkollë arti, e falënderoj shumë Belën për respektin ndaj pedagogëve të vjetër dhe insistimin e saj, pa u lodhur në kërkimin e rrënjëve të pedagogëve. Kujtoj edhe ato hapa të para të shkollës, me atë pjesë të jetës sime të jetuar këtu, kujtoj vullnetin që kishte koreografi i madh Agron

299298

Page 151: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

t'iu përgjigjur me repertor pune shfaqjeve të ndryshme. Zhvilloj edhe një shfaqje të madhe, në fundin e vitit, ku fëmijët paraqesin atë çfarë kanë përfituar gjatë një viti pune.

Me të gjashtë klasat që i kam nën vëmendje të vazhdueshme, përparësitë i ka klasikja, por edhe mbi këtë bazament, unë tashmë punoj edhe me zhanret e tjera duke i dhënë prioritetet e duhura edhe karakterit kombëtar. Fëmijët po ashtu po e tregojnë veten edhe në kantri, polka, ça ça ça, lambada e në rrymat e ndryshme moderne.

Së bashku me fëmijët e mi të Prizrenit, që për mua në këtë çast, flasin me zërin e të gjithë Kosovës, ju çoj përshëndetjet e urimin më të dashur për Jubileun e Madh të shkollës!

tasim dAjçi

shpesh herë më linin të mAhnitur...

S i një ish-pjesëtare e atij kolektivi artistik, ju përcjell urimet e mia më të mira për 50-vjetorin. Në “Shkollën Kombëtare Koreografike”, prej atyre viteve pune nga jeta ime në Shqipëri, kam se çfarë të kujtoj. Rezervoj mbresat, e konsideratën time më të mirë, prej asaj periudhe jete, që kam kaluar në ato salla të provave. Gjej rastin të shpreh mendimet më pozitive për profesionalizmin e mësuesve të baletit shqiptar, që me aq kujdes kanë ditur ta çojnë deri në këtë 50-vjetor shkollën, e cila vazhdon të sigurojë rrjedhën e baletit shqiptar. Kam ardhur në Amerikë në 1996 dhe prej asaj kohe e deri më sot, jam në kontakt të padiskutueshëm me vendin tim e me zhvillimet e atjeshme. Thuajse për çdo vit, unë vi në Shqipëri, e të them të drejtën edhe prej këtej ku jam, dëgjoj mjaft mbi shpërndarjen nëpër botë e mbi sukseset e balerinëve tanë. Në radhë të parë, është

me zërin e të Gjithë kosoVës

P ak përtej kufive të Shqipërisë, por sigurisht mes shqiptarësh (nga Prizren), dua t'ju çoj urimin për 50-vjetorin e shkollës! Brenda këtij urimi, dëshiroj qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e sukseshme, sepse nga 1990 e këndej, kam parë një rënie, ndoshta prej tranzicionit.

Me ardhjen e Blerinës, them se është kthyer era e vërtetë e frymëzimit klasik apo profesionalizmi që e ka karakterizuar përherë shkollën. Në saje të përgatitjes që kam marrë dhe veçanërisht punës me përkushtim të Miltiadh Papës dhe Hajdar Shtunit, çdo gjë që kam arritur në shkollën time në Prizren, unë e lidh dhe ia dedikoj “Shkollës Kombëtare Koreografike” në Tiranë.

Kam 70 nxënës e me ta punoj me 6 klasa të rregullta. Duke punuar pa ndërprerje, kam arritur të shfrytëzoj në maksimum kohën e fëmijëve në sallë. Kjo më sjell seriozitetin dhe gatishmërinë për

301300

Page 152: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artitnjeriu mBArt kujtime të shumtA

T ë dashur kolegë, shoqe, shokë dhe nxënës të shkollës kooreografike!

Ju uroj të gjithëve 50-vjetorin e Shkollës!

Së pari përshëndes Zonjën Blerina Arbana që drejton shkollën e baletit, një shkollë vërtet e rëndësishme për artin në Shqipëri. Përshëndes artistët e mirënjohur pedagogë që vendosën bazën e shkollës qysh nga fillimet e saj. Sa energji, sa dedikim, sa disiplinë e sa profesionalizëm është rezatuar për të arritur këtë traditë të mbrekullueshme.

Më vjen mirë që nxënësit e kësaj shkolle debutojnë sot në Europë, Amerikë e kudo tjetër në botë, duke pasuruar e modernizuar eksperiencat e tyre, që i trashëgojnë nga shkolla e baletit të Tiranës, ku ata u formuan.

Sigurisht se duke jetuar e punuar në një hark kohor prej 20 vjetësh në këtë mjedis, njeriu mbart kujtime të shumta. Nuk mund të mos lë pa përmendur figurën e zotit Petrit Vorpsi, për disiplinën në shkollë, autoritetin, dedikimin, kërkesat, për standartet profesionale e gjithashtu edhe për përmasën njerzore të këtij njeriu: të ndershëm, të drejtë, human e të dashur për nxënësit.

Unë kam punuar si pianiste shoqëruese me klasa dhe pedagogë të ndryshëm si P. Agalliu, S. Batku, T. Bashari, B. Arbana, L. Mullisi. Mund të përmend klasat e valles me Gëzim Kacelin që bëheshin të këndëshme edhe për pjanisten, për nga niveli profesional i artistit.

Po kështu dhe klasat e viteve të dyta e të treta, me Arjana Pertenën për frymëzimin artistik dhe profesional të saj si dhe bashkëpunimin muzikor që kemi pasur. Me këtë rast do të doja të përgëzoja shoqet e mia pianiste që kanë luajtur instrument pa libra të mirëfilltë shoqërimi,

për t’u përgëzuar kjo shkollë, e pastaj vjen talenti individual i këtyre balerinëve, të cilët vazhdojnë të bëjnë emër ngado ku shkojnë.

Si pianiste e si shoqëruese në piano, për vite me radhë, unë kam qenë në brendësi të çdo detaji pune që mund të bëhet fryt formimi ndaj nxënësit të talentuar e të etur për harmoninë e bukurinë e baletit. Jam përpjekur që muzikalitetin dhe animimin e prodhuar përmes atyre tasteve të instrumentit tim, ta përçoj me ngjyrimin e duhur, tek ata vajza e djem, të cilët ndoshta ende të mitur e pa hedhur shtat, shpesh herë më linin të mahnitur. Muzika, për mua, në ato salla të provave, bëhej edhe më e bukur, tek shikoja të gjente shprehjen edhe përmes staturës fizike në lëvizjen e përkryer apo përmes ndjesive të holla të atij brezi të ri, që sot ka përqafuar e ka arritur gjithçka që të jep jeta.

Në këtë përvjetor të madh e jubilar të shkollës, uroj që të ruhet ai organizim e ai profesionalizëm për sa i takon mësimit, ajo ndjenjë pune dhe ajo frymë kërkese për t’i shkuar deri në fund detyrës që të vë përpara dita. Përgëzimet e mia për festën e madhe jubilare dhe urimet më të mira drejtore Blerina Arbanës, të cilën e kujtoj si nxënëse shembull për shkollën e si njërën ndër vajzat më kërkuese ndaj vetes në përvetësimin e asaj magjie që fsheh arti baletit, por edhe që në postin e titullarit jam plotësisht e bindur se do t’i ketë munguar nevojave aktuale të shkollës. Përgëzimeve e me dëshirat, që Blerina të hapë shtigje të reja të suksesshme për shkollën, uroj tërë stafin e saj mësimor që bashkëpunon aktualisht dhe duke e ndjerë veten pranë jush të gjithëve edhe një herë:

Në gëzime e lumturi edhe në Jubilenj të tjerë!

lidiana morckA

303302

Page 153: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

e kënaqur se të gjithë nxënësit e mi, pa përjashtim morën çmime të para e të dyta dhe kjo pa dyshim, i dedikohet shkollës sonë dhe punës që unë kam bërë në shkollën e baletit në Tiranë. Jam e bindur se pa disiplinën dhe përkushtimin që kërkonte puna, absolutisht nuk do të kisha arritur këto rezultate. Më kujtohen koncertet që bënte shkolla jonë, p.sh. “Koncertet e Majit” dhe ajo disiplinë artistike që kërkohej nga të gjithë ne. Kërkesa e lartë e profesor Petritit, Agronit, Pitit dhe të paharruarit Miltiadh Papa. Më kujtohet vetja fare e re, kur erdha në Shkollën e Baletit dhe isha si një zog i trembur. Ishin pikërisht këta emra, të cilët unë i përmenda më sipër, që më bënë të jem kjo që jam, d.m.th. konkurrencën e të gjitha shkollave pianistike në mënyrë të paimagjinueshme ta përballoj shumë mirë. Këtu ka mësues pianoje dhe pianiste nga e gjithë bota, por më të shquarit janë ruse, kinezë apo kanadeze. Çuditërisht nxënësit e “mësueses shqiptare”, morën çmime të para. Nuk harroj se në fillim, prindërit hezitonin t’i linin fëmijët me mua, pasi nuk dinin se as ku binte Shqipëria dhe jo më të dinin që ne kemi një shkollë arti kaq të mirë.

Nuk mund të lë pa kujtuar atë brez, që solli një frymë të re në shkollën e baletit. Klasat me muzikalitetin e mrekullueshëm të Arjana Pertenës, si dhe të fundit mësuese, me të cilën unë kam punuar para se të vija këtu në Kanada, me Blerina Arbanën, e cila karakterizohej nga një disiplinë për t’u pasur zili, por edhe teknika e lartë profesionale. Në fillimet e mia këtu, kam punuar në një shkollë baleti me një balerinë të jashtëzakonshme nga Hong Kongu dhe pothuajse çdo ditë më kujtohej Bela, që me cilësitë e saja pedagogjike, do të kishte arritur ato që kinezja përpiqej të bënte këtu. Në një koncert, dedikuar mësueses së saj të baletit 72 vjeç, e cila jetonte në New York, kjo e fundit, i kërkoi nxënëses së saj pikërisht disiplinën artistike, të njëjtën gjë që unë e kisha vënë re pa asnjë gjë më tepër në Tiranë. Miqtë e mi, ne kemi një shkollë të mrekullueshme, së cilës unë i jam borxhlie. Shumë urime të përzemërta dhe qofshi si gjithnjë në rolin pararojë të përgatitjes së artistëve shqiptarë!

Anila tokA

duke kërkuar papushim motive dhe tema të përshtatshme për lëvizjet e ushtrimet, çka edhe i ka formuar ato drejt improvizimit. Ndoshta kjo punë e mbëshetur në pasion dhe ndjenjë e detyrë, ka ardhur, sepse në sektorin e artit, mësuesit, artistët dhe nxënësit kanë punuar së tepërmi për të arritur suksesin e për t’u paraqitur në të njëjtin nivel me botën. Në Toronto, ku unë banoj, nuk qe e pamundur që ta ushtroja të njëjtin profesion, megjithëse ky qytet ka si bazë dy shkolla të forta botërore: shkollën angleze dhe atë ruse të baletit klasik. Si pasojë unë në fillim kam punuar në shoqërimin e baletit dhe tani vazhdoj të ushtroj profesionin tim të mësimdhënies, si në piano ashtu dhe në muzikë, këngë e teori.

Përshëndes Irisin, Teutën dhe të gjithë të tjerët pa harruar Pitin e Teftën në qoftë se do ta lexojnë këtë mesazh. Me këtë përshëndetje të shkurtër, më duket se po ju ndjek nga afër në këtë aktivitet të bukur dhe që do të zerë vend në historikun e baletit shqiptar.

Më falni që shkrimi im është shumë serioz dhe pa humor, por jashtë shtetit dihet që ndjenja e humorit është e minimizuar.

ilda nënshAti

kemi një shkollë të mrekullueshme,së cilës i jAm BorXhlie

P ërmes këtyre pak rreshtave, paraprakisht dua të dërgoj urimet e mia për përvjetorin e madh të pesëdhjetë të shkollës. Është një ngjarje tepër e madhe. Do të dëshiroja të isha aty e të merrja pjesë, por ç’të bësh... tërë këtë periudhën e fundit, kam qenë e zënë me një konkurs: më të madhin, që bëhet këtu në Toronto. Më është dashur të punoj me nxënësit e shkollës dhe me ata privatë. Në parantezë, jam shumë

305304

Page 154: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

1. ilir kerni

2. Anbeta toromAni

NGA KJO SHKOLLË - SOT VIRTUOZËTË BALETIT NDËRKOMBËTAR

3. kledi kAdiu

4. mariola Fejzo

5. sokol kurti

1. Përfaqësues i denjë në shumë skena botërore2. Më lart se fluturimi engjëllor3. Në balet hyn vetëm niveli4. Disa mendime e shumë nostalgji5. Ushtroheshim me etjen për të kërcyer6. President i një kompanie prestigjioze në art.7. Merci-merci : për çdo gjë që na dha kulturë, personalitet dhe profesion

6. Aris Golemi

7. Brigel GjokA

Vitet më të BukurA dhe të pAhArrueshme të ekzistencës sime

E dashur Blerina,

Po të shkruaj këtë letër, për të uruar 50-vjetorin e Shkollës së Baletit. E ndjej edhe pak timen atë shkollë, sepse siç e di, kam kaluar 8-vjet të jetës sime. Ndoshta vitet më të bukura dhe të paharrueshme të ekzistencës sime.

Prej asaj shkolle unë dhe shumë të tjerë, mësuam shumë e mbi të gjitha, si të përballojmë vështirësitë e jetës. Sot unë kam krijuar jetën time, të lidhur shumë ngushtë me baletin, që ajo shkollë na e mësoi në mënyrë të përsosur.

Desha të falënderoj profesorin tim Luan Shtino, i cili nuk ishte vetëm një pedagog i madh, por për mua ishte edhe mik e shok, ishte si prind dhe këto janë dhunti që kanë vetëm artistët e mëdhenj.

Dhe profesor Luani është i tillë. Faleminderit për çdo mësim që më ke dhënë prof. Luani. Na dhe zanatin më të bukur me shumë pasion, dedikim dhe disiplinë dhe sot pas shumë vitesh, unë jam dikush në realitetin ku jetoj dhe punoj. Drejtoj shkollën time prej dhjetë vjetësh. Kam 100 nxënës që studiojnë balet klasik dhe modern. Kam marrë pjesë dhe kam fituar çmime të para, të dyta dhe të treta në konkurse të ndryshme nacionalë dhe internacionalë. Jemi ballafaquar me të tjerët, gjithmonë me kryelartë dhe kurrë nuk jemi ndjerë inferiorë ndaj të tjerëve.

Dëshiroj të kujtoj dhe falënderoj gjithashtu edhe mësuesit e tjerë si Engjëll Tërshana, Sadik Batku, Skënder Jazexhiu, Hysen Male, të madhin Panajot Kanaçi, Petrit Vorpsi, Arjana Pertena etj., të cilët ndihmuan në rritjen tonë profesionale dhe humane.

Faleminderit për gjithçka Shkollës së Baletit!

Artan ABedini

306

Page 155: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

normale që kur vjen një moshë ta lësh skenën. Gjithësesi si koreograf, duke vijuar me të njëjtat angazhime që kam prej mjaft vitesh me trupën e Kroacisë, nuk do të thotë nuk jam larguar nga skena… mbase jam më në brendësi të saj” theksonte duke qeshur, atë mbrëmje Iliri... Ai na fliste tërë nostalgji mbi ato vite të arta, kur përfundoi shkollën dhe “...baleti shqiptar përjetonte kulme, që vështirë se do të arrihen përsëri. Ka qenë një gjeneratë, që dha masivitet të jashtëzakonshëm solistësh më se të aftë” shtonte ai… Së bashku me kolegen, i patëm bërë të ditur se ku konsistonte puna për përgatitjen e librit të 50-vjetorit të shkollës, për çka u tregua mjaft entuziast, duke na thënë: “menjëherë pas premierës së ‘Bajaderës’, unë do të shkoj në Kroaci e do t’ua dërgoj me e-mail, atë çfarë ju intereson për hapësirën që më keni rezervuar në libër, si ish-nxënës e njëherësh edhe si ish-mësues i ‘Shkollës Kombëtare Koreografike’”. E në e-mail që ka dërguar, ai shkruan:

“…Hyrja ime në shkollën e baletit ka qenë rastësi. Një grup pedagogësh kërkonin elementë nëpër shkolla. Si shumë të tjerë, u zgjodha edhe unë. Pas shumë seleksionimesh, mbetëm 10 fëmijë, që u pranuam. Ky do të ish fillimi i një rruge të gjatë e të vështirë, por shumë të bukur.

Leksionin e parë e mora në ditën e parë të shkollës. Profesori im i dashur Miltiadh Papa, nuk më pranoi në mësim, sepse shkova 5 minuta me vonesë. Pra mësova se duhej të isha i disiplinuar.

Kujtimet janë të shumta, por do të kujtoja një rast, që do të më kishte kushtuar ndoshta edhe karrierën. Pasi mbarova katër vjet të baletit, profesori im, përsëri më befasoi duke më thënë, se ai e vlerësonte talentin dhe punën time, por nëse unë nuk do të hidhja shtat, do të më largonte nga shkolla. E vërteta është, se unë isha shumë më i shkurtër se shokët e mi dhe kjo bëri që për herë të parë në jetën time, të mendoja largimin nga baleti. Por gjithçka ndryshoi shumë shpejt: dëshira e profesorit, u bë realitet duke hedhur shtat me aq shpejtësi, sa që ai filloi të më thosh: ‘Tani mjaft më, stop’. Kjo është e tërë e vërteta. Ishte ajo shkollë që na edukoi e na krijoi si artistë, që më vonë

309

përFAQësues i denjënë shumë skenA Botërore

"N derimi më i madh në këtë përvjetor, i shkon themeluesve të shkollës së baletit: asaj plejade artistësh që krijuan breza të tërë balerinësh, ndaj në këtë ditë unë me respekt do tu drejtohesha të gjithëve me një falënderim pa kufi për atë që bënë. Unë, si ish nxënës dhe më vonë edhe si pedagog i kësaj shkolle, kam kujtimet më të mira dhe më shumë se çdo gjë,

vlerësoj seriozitetin me të cilin ata kanë punuar. Në fund të fundit themeluesit e shkollës krijuan kushtet për të arritur në përvjetorin e 50-të, me breza e breza artistësh dhe pedagogësh. Këta breza vazhduan punën me të njëjtin pasion: si ata brenda vendit në TKOB edhe ata jashtë Shqipërisë, suksesi i të cilëve ka përsëri të njëjtën vulën. Në përvjetorin e 50-të, urimet më të mira janë për shkollën tonë të baletit, që të vazhdojë me të njëjtin pasion e seriozitet, duke qenë njëkohësisht bashkëkohore në kushtet e reja në të cilat ndodhemi, për ta çuar më tej traditën e trashëguar…”- janë përshtypjet që na dërgon të shkruara artisti ynë i famshëm Ilir Kerrni. E patëm takuar, në një mbrëmje në barin pas “Teatrit të Operas” në Tiranë, ndërsa ishte në përfundimin e përgatitjeve për të vënë në skenë baletin “Bajadera”. Ndërsa bisedonim, siç na tha atje, kishte zgjedhur Trupën e Teatrit të Operës, për të performuar debutimin e tij të fundit skenik si solist. “Me shumë vështirësi gjeta një pauzë një mujore, që ta lija trupën e baletit të Kroacisë, pasi si kërcimtar mendova që debutimin e fundit ta mbyll si kërcimtar, pikërisht në atë skenë ku unë e nisa karrierën artistike pas shkollimit. Pavarësisht nga dëshirat e brendëshme që mbeten gjithmonë të gjalla e ziejnë në shpirtin e çdo balerini, është

308

Page 156: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artitmë lArt se Fluturimi engjëllor

K ur përmendet emri i saj në TV, më përshkon një ndjenjë, që shpesh më bën të them: “Ja..., deri ku mund të arrijë Shqipëria...”. Ngaherë, në të, mishërohet plotësia estetike e artit të baletit. Thellësia e botës së saj shpirtërore, plazmohet në hapësirat e një lëvizje të përkryer. Ai spiritualitet, që e përçon me

të tërë qenien, në mënyrë krejt lakonike, me gjuhën e ekspresivitetit koreografik që të bën për vete, buron krejt i veçantë nga hapja e elasticteti i gjymtyrëve të saj, që çdo çast të tregojnë domethënien e vërtetë të këtij arti. Në mjeshtrinë artistike të debutimit të saj e në emocionin që ajo ngjall, shikon të mbeten gojëhapur edhe specialistët më në zë të baletit ndërkombëtar...

Prej shumë vitesh që e ndjek “Amici”-n. Çdo herë, mezi ç’e pres që ëmbëlsia e kërcimit të saj engjëllor, të shpërfaqet ashtu e plotë në të tëra dimensionet skenike. E jetoj thellë brohoritjen, por edhe revoltohem keqas në ndonjë kundërreaksionin (gjithnjë sporadik e pa vend) ndaj “koloses së sotme” të baletit nga Shqipëria. E cilido, mund ta ndjejë shijen e kripësisë së lotëve, mes atyre thirrjeve: “Brava… Brava… Brava… Stupenda…” (bravo... bravo... bravo... e mrekullueshme), që gjithnjë mbyten nga lumi i duartrokitjeve e ovacioneve të sallës...

Në përfshirjen e ethshme të pasionit të punës, për të fokusuar të plotë “50 vjetorin e Shkollës Kombëtare Koreografike”, çka është edhe sinjifikativë, për tërë baletin shqiptar, mund të bëhet shumë. Është një tematikë, me shkrime që nuk kanë të sosur. Shkrime që në mënyrë të pakuptueshme, brenda një hapsire të përcaktuar, rriten progresivisht, sa më shumë që ditët ua lenë vendin njëra-tjetrës.

311

të jepnim kontributin në TKOB, si dhe për shumë vite edhe jashtë Shqipërisë. Do të doja të veçoja këtu, punën e madhe që ka bërë me mua gjithashtu dhe profesori im i dashur Agron Aliaj.

Me të njëjtën dashuri dhe ekzigjencë kam punuar dhe si pedagog në shkollën e baletit. I kujtoj tashmë të gjithë nxënësit e mi, ndër të cilët Kledi dhe Astriti mbetën me dinjitet në skenë.

Për më tepër do të theksoja, se kam patur fatin që kur fillova punë në TKOB, punova me artistë, madje do të thoja, me personalitete të vërtetë të skenës, nga të cilët instiktivisht njeriu mësonte shumë…”.

E kështu, ndonëse Teatri i Operas përjetonte momentin e një dyndjeje të paparë artistike solistësh brilantë, talenti e puna intensive e Ilirit, bëri që ai të lançohej menjëherë duke u kthyer në një ndër yjet e trupës. Nuk mund të harrohet kurrë ajo kohë, kur në përbërje të kësaj trupe, në një turne në Itali, në baletin “Zhizel”, Iliri debutonte si solist përkrah balerinës së famshme italiane Anna Razzi.

Domosdo që të ardhmen e njeriut e përcakton fati, por si kudo në çdo fushë të jetës dhe veçanërisht në art, po nuk derdhe djersë e po nuk hyri kthjelltësia mendore në veprim, për ta shprehur individualitetin tënd artistik, nuk mund të pretendosh që të jesh i suksesshëm. Specializimi i kryer në Francë (duke u shtyrë për rreth tre vjet), bën që Iliri të njohë shumë personalitete me famë botërore në sferën e baletit. I tillë është edhe ish-drejtori i Teatrit Kroat, që i ofroi pjesëmarrje të spikatur në trupën kryesore shtetërore të Kroacisë. Performanca e Ilirit është e destinuar për të dalë nga skena e Zagrebit, jashtë Kroacisë… Më se tre koncerte në vit vetëm në Tokio ku bëhet i ftuar i përhershëm, turnetë e shumta ngado nëpër Europë e sidomos në Gjermani, ofertat e ndryshme të bashkëpunimit me trupat e tjera si ajo portugeze me të cilën u shqua së tepërmi gjatë një turneu të gjatë në Honkong e Makao etj., etj., e kanë bërë Ilirin mjaft të njohur në skenat botërore. Dhe e-mail-in e përfundon me fjalët:

“Në karrierën time që i kaloi tashmë të 30 vitet, më shumë se gjysmën e kam jashtë vendit tim, por besoj se kam qenë një përfaqësues jo i keq i prodhimit shqiptar të shkollës së baletit!”.

310

Page 157: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

gjatë pushimeve verore, me prindërit, isha në plazhin e Durrësit, ku krejt papritur, u rrëzova në rërë të lagur dhe theva dorën. Në këtë fatkeqësi, do të ndërroja rrugën e jetës. Po e bëja këtë hap edhe në qoftë se danci është një sakrificë e vazhdueshme, pasi ti punon në një mënyrë jo të natyrshme, ndaj asaj çfarë do të donte zhvillimi i trupit tënd. Në atë kohë, “Baletin Klasik”, e bënte Silvana Roshi. Ajo më donte jashtë mase dhe kur mori vesh, se unë kisha thyer dorën, u bë me të vërtetë keq. Nga kjo fatkeqësi e nga ai incident i vogël, u hap pra një rrugë e madhe, e vullnetshme, por me sakrifica edhe më të mëdha, për të ndryshuar e për t’i dhënë këtë drejtim (që e vazhdoj sot) tërë jetës sime”.

Ndërsa zëri i saj vinte i qetë, por me një ton sigurie, unë përfytyroja atë fëmijë, tek orvatej të dilte nga gjendja traumatike, për t’iu rikthyer me më tepër dëshirë një tjetër palestre, mes tingujve të pianos që e

Në shkollë, viti 1996:Përgatitja e Baletit“DoN kishot”; aNBeta së Bashkume eltoN DimroçiN

313

Sigurisht mund të nisësh të shkruash apo mund të ta japin mendimin të pastër, tërë specialistët, që nga hiçi, në saje të talentit, ngritën atë çfarë shikojmë ne sot, për të kaluar me radhë, nga brezi në brez, në lënien e vazhdimsisë së gjurmëve që koha i përforcon. Padyshim, çdokush ka vendosur diçka prej botës e pasionit individual për baletin, në ngritjen e piramidës së madhe të shkollës sonë kombëtare. Por në vorbullin e mendimeve të mia, sa më tepër që koha kalon, gjithnjë e më shumë fuqizohet ideja, se pa emrin e brilantit të rrezatimeve të atij arti që buron prej shpirtit të saj, tërë vrarëmendja, tërë ato orë pune duke bërë sikter gjumin, tërë ec e jaket për të gjetur kontaktet e duhura e tërë ato orë të pafundme para monitorit të kompiuterit, do të humbisnin e do të sfumoheshin në hiç...

Shpesh mes mësueseve të shkollës, kam dëgjuar të flitet, lidhur me debutimet e saj, të një dite më parë. Më bëhet të përfshihem në ato biseda, por më duket se është e tepërt të jap edhe unë mendimin, në ato rrethe. Një pasdite, sapo e vura re, tek ishte në qendër të palkosheniko-s, telefonova kolegen time: “Ta merr mendja, se nuk po e shikoj...!” më tha ajo duke qeshur...

Ka filluar “Amici” dhe pas një farë kohe, unë i rikthehem me entuziazëm rreshtave të shkruara e të lëna në pritje... Për momentin ndjej ndrojtjen, se mos shkrimi mbart paksa eufori. Them me vete pastaj: “Përse duhet ta vras mendjen kaq shumë! Arti saj, kërcimi i saj engjëllor, flet me gjuhën e majave të baletit. Personaliteti i saj artistik, është i paarritshëm’”..., çka e konfirmon më mirë edhe e famshmja Carla Fraci, e cila para publikut thekson: “...për talente të tillë, dyert e ‘La Scalas’ janë të hapura kurdoherë...”.

...Më në fund, duket se ka ardhur çasti i volitshëm, që këtyre pak mendimeve të këtij shkrimi, t’i jap jetë përmes fjalëve të gjalla të saj. Telefonikisht, me një frazë të shkurtë, i shpreha rrafshin ideor, ku mbështetet e ku synon të arrijë lënda e këtij libri, të shtrirë në eksperiencat jetësore, por edhe në spiralen e mendimit artistik e të ndjenjës. Me një zë kumbues, nisi tregimin e jetës si balerinë: “Kam filluar çdo gjë si gjimnaste, qysh kur isha 5 vjeç. Në moshën 9 vjeçare,

312

Page 158: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

215

depërtojnë, duke e shkrirë në një masë të vetme hapsirën e lëvizjes... “Çdo mësuese që kam kaluar, nuk do ta quaja në karrierë, por në

rrugën time artistike të shkollimit, për mua ka vlerën e vet, duke lënë një shenjë të caktuar. Jam shumë e afeksionuar pas mësues sime të parë, që ka qenë Vera Fida. E gjithë klasa jonë, i përket asaj gjenerate, që nga mësuese Vera, ka marrë baza mjaft të qëndrueshme. Mbi ato baza, unë jam kjo që jam dhe po të mos ishin pikërisht ato baza, nuk do të isha Anbeta që jam sot. E theksoj, sepse këtu qëndron njëri nga kushtet më të rëndësishëm të formimit artistikisht e profesionalisht në rrugën e jetës së balerinit...” shton ajo: “Pastaj, të gjithë mësuesit e tjerë, pa bërë diferencime, nga prof. Luan Shtino në shkollë e deri tek prof. Agron Aliaj në Teatër, janë të tërë ata, që i kam ndjerë më pranë dhe ata që kam punuar më shumë. A-a-a-a-a..., sigurisht këtu ka vendin e saj edhe Silvana Roshi dhe të gjithë mësuesit që kanë marrë pjesë në edukimin tim artistik, pa dashur të lë mënjanë mësimdhënien e lëndëve të tjera. Pa përjashtim, unë dua t’i ndjej të pranishëm…”. Me modesti, duke qeshur, ajo më thotë se nuk është mirë e nuk dëshiron të bëjë diferencime të tepërta. Përfundon: “...kush më shumë e kush më pak, kanë ndikuar dhe unë ia kam njësoj të gjithëve për faleminderit...”. Ajo hesht për një çast e prej receptorit telefonik, ndihen frymëmarrjet. Me sa duket, nostalgjia për ato kujtime, po e jep efektin.

Për t'i ridhënë gjallërinë tregimit të saj e pyes: “A mund të sillni ndër mend ndonjë episod të rëndësishëm, që e ruani ende në degëzimet e kujtesën suaj për ato vite... E kam fjalën për ato ngjarje që mund të vlerësohen kulmore, të bukura ose edhe të hidhura të jetën e shkollës, por që e shoqërojnë normalisht formimin artistik të individit?”. “Të hidhura..., të hidhura, mbase jo...” vijon Anbeta, “unë kam mbaruar shkollën në 97-ën dhe ajo kohë, ka të bëjë me periudhën e tranzicionit. Drejtori i shkollës gjatë asaj periudhe kohe, ka qenë Ramazan Këllezi. Organizoheshin rrugët jashtë shtetit dhe për ne ishin, dalje nga ajo rutinë e përditshme lodhjeje, sepse shkolla jonë, është gjithmonë një akademi, si të thuash ushtarake. Vihesh në ato pozita pune, përpara një jete të sforcuar dhe nuk është aspak e lehtë që ta përballosh atë,

314

Page 159: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

edhe vështirësitë që ka Shqipëria...)”. Ajo kujton vështirësitë e punës dhe mungesat e shumta të viteve të saj të formimit, duke përfunduar në idenë se: “...në atë kohë ne punonim duke kërkuar shumë nga vetja dhe them se e arritëm rezultatin... Për ditët e sotme, do të uroja dhe mjafton kjo: që shkolla e baletit, të vazhdojë po atë traditë, që ka pasur gjithmonë. Shpresoj që shkolla e baletit, do të vazhdojë të ecë në gjurmët ku nisën themeluesit e saj, duke mos e hequr shikimin nga pasioni i punës së viteve 60-të. Është shumë e rëndësishme ta bësh punën me pasion, me dashuri dhe me rreptësi e seriozitet. Kjo duhet të vazhdojë të jetë e tillë dhe të kërkohet shumë nga mësuesit. Mësuesi, në radhë të parë duhet të transmetojë dashurinë për këtë art. Kur isha 11-vjeçare, në shkollë, unë nuk kisha asnjë ide. Nuk e dija se ku do të mund të mbaronte kjo rrugë që kisha nisur. Kalojnë koha. Pas dy vjetëve, të mbushet mendja se nuk ia del dot. Kalon sërisht koha dhe pas dhjetë vjetësh, krijohen të tjera marrëdhënie me këtë art: kthehesh në një artist me vlera shumë të mëdha. E tëra kjo lidhet pra edhe me faktin, se mbi të gjitha, duhet të kesh pranë mësuesin, që të të transmetojë pasionin për artin, të të japë dashurinë për baletin, por edhe disiplinën që është edukata më e mirë e marrëdhënieve të angazhimit artistik...”.

Nga ajo bisedë telefonike e përfunduar, teksa një mbrëmje, rastësia solli që të bëja një copëz rrugë me profesorin e shquar Agron Aliaj, i cili kthehej nga TKOB për në shtëpi, në bisedë e sipër, tërthorazi i kërkova një mendim sesi e perceptonte artin e saj. Profesori më tha: “Pa diskutim është një nga yjet dhe është me të vërtetë fytyra e përkryer e baletit shqiptar. Balerinë e plotësuar, në të tëra drejtimet e kategorisë së lartë artistike. Tek ajo, ndërthuret bukuria estetike me botën fisnike të një krijimi të lashtë, që e shpreh perfeksionin skulpturor të harmonisë së përgjithshme të kokës, shpatullave, duarve e këmbëve. Në atë balerinë, mbizotëron rrezja e mahnitshme e një drite të dalë nga dy sy që reflektojnë një botë të madhe shpirtërore. Shpesh në mënyrë të vetvetishme, tek Anbeta, unë kërkoj të identifikoj tiparet e bukurisë e të fisnikërinë së kombit tonë të lashtë...”.

317

ndonëse ke të bësh me art dhe arti nuk duhet të jetë sforco...; ishin pikërisht ato momentet e organizimit për rrugët jashtë shtetit, që për ne ktheheshin në ngjarje festive (ashtu siç bëhej viti i ri më përpara në Shqipëri). Për ne, ishin ngjarje që mezi i prisnim. Shihej botë me sy në një farë mënyre, megjithëse ishim ende të vegjël: imagjino, pesëmbëdhjetë vjeçarë dhe na jepej kjo mundësi, kur moshatarët tanë, të shkollave të tjera as nuk e ëndërronin një gjë të tillë. Krijimin e kësaj situate e mbaj mend shumë mirë”.

Duke e pasur të qartë, se çfarë ngarkese pune ka ajo, çka padyshim ia kufizon së tepërmi kohën e lirë, nxitohem edhe në një pyetje: “Ndërkohë që tashmë, në shkollë janë të ndjeshme përpjekjet për të përjetuar rizgjimin e vlerave klasike, çfarë këshillash mund t'i jepni nxënësve, të cilët padyshim inkurajohen së tepërmi, kur ju shikojnë nga ekrani?”.

“Të të tregoj atë që kam bërë unë, do të thoja vetëm, se baleti është tepër i vështirë. Punon dhe është gjithmonë diçka jo natyrore (siç e thashë pak më parë), pasi gjithçka që ti bën, gjithçka që kërcen dhe gjithçka që ndjen, duhet ta shprehësh me elegancë, por edhe me dramacitetin e duhur, fjala vjen... e përgjithshmja, që ka të bëjë me artin e baletit, është kërkesa e vazhdueshme ndaj vetes, që duhet ta zbatosh me përpikëri pune në sallë, për ta shprehur pastaj në një moment tjetër, në sytë e spektatorit. Dhe kjo e fundit, duhet të rrjedhë në mënyrë sa më natyrale. Këtu qëndron edhe aspekti kontradiktor, pasi nga mënyra jo e natyrshme që të imponohet të punosh, duhet të arrish, që gjithçka të ngjajë sa më natyrale, që të jetë e mundur. Nga kjo nis vështirësia e baletit. Derdh djersë e përpiqesh në një drejtim të caktuar, pa e dhënë aspak idenë se po bën diçka që për ty ka qenë e mërzitshme, pa dhënë idenë se po bën diçka që ka qenë e lodhshme, pa dhënë idenë që t’i ke punuar përditë vetëm për atë motiv, që ta paraqesësh në skenë brenda shumë pak minutash. Kjo pra, arrihet vetëm me punë, duke pasur vetëm dëshirën e punës dhe unë, këtë i uroj fëmijëve të shkollës! Unë, këtë kam bërë e jam munduar ta bëj, me gjithë vështirësitë, që ka ky profesion (pastaj mbi të gjitha shto

316

Page 160: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Cilët kanë qenë momentet tuaja të para, kur u vu re pasioni për baletin. A ka pasur ndonjë spunto dhe si u maturua përzgjedhja për të hyrë në këtë shkollë, nga ku e ka nismën jeta e tanishme?

Momentet e para, siç më kanë thënë edhe prindërit të paktën, kanë të bëjnë me atë, se kur dëgjoja muzikë popullore (duke qenë edhe një fëmijë mjaft i ndrojtur), improvizoja dhe kërceja fare lirshëm nëpër shtëpi dhe nuk e kisha atë ndrojtjen e momenteve normale të

arDhja Në shkollë:Një Ngjarje e gëzueshme

Për tu kujtuarNga të gjithë NxëNësit

319

në BAlet hyn vetëm niveli

Erdhët pas shumë kohësh në këtë shkollë e ndoshta në korridoret, në sallat dhe në çdo mjedis që kaloni, kujtesa riprodhon përhijezimet e zhvillimit dhe të formimit tuaj si balerin. Arritjet tuaja si balerin, larg vendlindjes, janë të shumta e po lënë gjurmë, por sidoqoftë kujtesa njerëzore të bën të kthesh kokën pas, nga ajo fëmijëri, që ia përfton dhe ia ushqen nostalgjinë e jetës njeriut...

Po, ashtu është, nostalgjia në fakt është një ndjenjë që na shoqëron gjatë tërë jetës e unë, posa hyra në shkollë me shokun tim, i thashë: “Hajde të tregoj se ku kam studiuar” dhe para se të vija këtu në drejtori, po në katin e dytë, shkova tek salla e baletit, ku kam studiuar rreth për tetë vjet, pa ndërprerje. Kështu pra, shumë ndjenja mbeten të pafshira nga kujtesa. Shpesh më bie rasti që t’i rigjallëroj e t’i freskoj, jo vetëm me veten time, por edhe me shokët e mi, me të cilët punoj në Itali. Kujtimet, pak a shumë, janë ato që na mbajnë gjallë e të lidhur pas së shkuarës. Sa më tepër të ecë koha, sa më tepër të na shtohen vitet mbi kurriz, aq më tepër shtohen këta kujtime e pastaj vjen edhe ajo kohë që njeriu jeton edhe vetëm me kujtimet: me të shkuarën e tij... Janë eksperienca të papërsëritshme. Unë kam pasur fatin të jetoj dhe të studioj në këtë shkollë, ku gjithnjë primare ka qenë dhe mbetet disiplina dhe rregulli. Falë kësaj shkolle, falë mësimit e falë punës intensive, unë jam ky që jam; përveç faktit se suksesin nuk e bën vetëm “bravura” si balerin, por janë edhe shumë gjëra të tjera që i mbështeten kësaj “bravure”: është mendja mbi të gjitha...

318

Page 161: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Në drejtorinëe shkollës:intervista me Kledin

pasi ne nuk ishim aspak të skuqur në fytyrë. Edhe ai na ndëshkonte. Çdo mësues kishte llojin e vet të ndëshkimit. Iliri kishte ndëshkimin e regjistrit. Po ishte normale për kohën. Kohët kanë ndryshuar dhe nuk janë më këto forma, por megjithatë them se ishte e vlefshme, pasi kur je i vogël shumë gjëra nuk i kupton me vërejtjet o me këshillimet. Është pikërisht ky, mësimi i baletit: duhet të jetë i ndërthurur dhe zhvillimi trupor duhet arritur gradualisht. Punohet me trupin dhe trupi merr forma të tjera: mbi të gjitha duhet të detyrohet që ky trup të marrë forma të përshtatshme për baletin dhe hasen tepër vështirësi. Për këtë unë them: “çfarë torture”...

Veç Ilirit, cilët mësues kanë kontribuar në ngulitjen e atyre vlerave që kanë shërbyer për vendosjen e bazave të formimit tuaj?

Unë përmenda Ilirin, sepse Iliri ka qenë mësuesi që na ka shoqëruar për një kohë siç e thashë shumë të gjatë, pastaj ka qenë Florian Saqellari dhe pastaj kam punuar me mësues dhe javor si Luan Shtino, Ludmill Çakalli etj..

321

jetës. Spunto, mund të them, ka qenë familja dhe sidomos mamaja. Në atë periudhë, e dimë shumë mirë, se shteti jepte edhe një përkrahje apo shfaqte prioritet për sa i përket kulturës e sportit. Kishte një hapje, ndoshta mund të thuhet disi dorëdhënëse për sa i përket talentit e shkollës. E mbase kishin ardhur edhe ato momentet e duhura, që më dhanë dorë edhe mua për të ndjekur shkollën e baletit.

Cili ka qenë mësuesi i juaj i parë dhe a keni episode që kujtesa juaj ripërtërin në këto çaste: sigurisht flasim për ato detaje të para, aq të bukura për jetën e balerinit, pikërisht për vendosjen e duarve në levë për të parën herë?

Hë..., këto janë momentet e para që nuk harrohen asnjëherë. Mësuesi im, për shtatë vjetët e para, ka qenë Ilir Kerrni, për të cilin e di që sapo ka dhënë shfaqjen me të cilën mbylli karrierën e balerinit në TKOB. Mësimi i parë siç thatë edhe juve, kur vendosen duart në levë, ka qenë i paharrueshëm dhe ka qëndruar e do të qëndrojë i paprekur në kujtesën time. Pastaj shkolla vazhdoi për tetë vjet. Ka qenë një shkollë tepër e vështirë, me disiplinë shumë të rreptë e kujtimet mund të jenë nga më të ndryshmet: me shokët, me klasën o me mësuesit. Ka qenë periudhë tjetër dhe nuk mund të bëhen krahasime me periudhën e tanishme, sepse tani ka më shumë kushte, janë shumë më tepër gjëra që nuk kanë qenë. Pastaj jeta e shkollës së baletit, pak a shumë është monotone, pasi janë mësimet përditë: mësimet e karakterit, mësimet e valles popullore apo mësimet e përgjithshme. Shumë herë, sidomos në dimër kur bënte ftohtë e nuk kishte ngrohje, ne të gjithë kishim nga një shishe të vogël edhe e dinim kur vinte mësuesi, pasi ishte një djalë që ruante gjithmonë nga dritarja e katit të parë edhe i lagnim pak flokët e lageshim nga fytyra që të na shikonte se ishim me djersë. Ai e kuptoi këtë, pasi balerin ka qenë edhe vetë në atë periudhë. Na thërriste: “Hajde pak këtu” edhe kur e shikonte se ishim të ftohtë, na thonte: “Si është e mundur të jeni të ftohtë e njëherësh të djersitur?”,

320

Page 162: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

eksperiencë, në një qytet tjetër të Italisë: në Rovereto (një provincë e Trentos). Pas një viti e gjysmë këtu, u transferova në Verona, ku jepja mësim baleti modern; edhe kjo zgjati për gati një vit. Pas kësaj, u transferova në Milano, ku jetova dhe punova për një vit e gjysmë edhe aty. Ndodhi në vazhdim, shpërngulja më e gjatë, ajo e Romës që u bënë gati 7-8 vjet, ku vijoj të jetoj e të punoj. Pas gjithë këtyre eksperiencave, në kompani të ndryshme (që mund të themi se nuk ishin të cilësisë së lartë), si dhe pas tetë viteve eksperience televizive, iu riktheva teatrit, me një eksperiencë dhe me një vepër shumë të bukur, siç është ajo “Romeo dhe Zhuljeta”. Në përbërjen e kësaj trupë nga pesëmbëdhjetë vetët, jemi katër shqiptarë duke më përfshirë edhe mua: Hektor Budlla, Bernard Shehu dhe Bledi Bejleri që është më i riu rreth 22-23 vjeç. Kohët e fundit, nuk kam pasur shumë eksperienca skenike, jashtë atyre televiziveve. Eksperienca e fundit në Shqipëri, ka qenë në TOB, me “Don Kishotin” por edhe në një Gala ku kërceva me shoqen time të klasës Oriada Islamin, që është tani në Amerikë. Kam kërcyer me të “Arrëthyesin” e “Don Kishotin”; është normale që kur kthehesh në atdhe, kujtimet të vijnë menjëherë e të pushtojnë plotësisht mendjen.

A kishit kohë pa ardhur këtu në shkollën e baletit?

Kishte nja dy vjet.... Po... po, hera e fundit ka qenë dy vjet përpara, kur erdha e pashë një orë mësimi baleti... Unë mendoj se, baleti është një art tepër viziv. Shikimi i syve bën të tijin e arti i balerinit qysh nga koha kur ekziston danci, konsiston në të qenit elegant dhe në të qenit fizikisht i bukur. Mund të kesh edhe aftësi të jashtëzakonshme, por nëse qëndrimi i fizikut që është më e rëndësishmja apo eleganca në lëvizje, nuk është ajo që duhet, është e kotë të shkosh e të punosh në pikëpamje të tjera. Kjo është pra ajo përzgjedhje fillestare, që çdo akademi, si ajo e “La Skalës” së Milanos ose në Francë e kudo tjetër, janë ato shkollat që janë të paprekshme, sepse e dinë që aty hyn vetëm niveli. Edhe njerëzit o prindërit, tashmë e dinë se atje është e pamundur të hysh,

323

Shkëputja nga trupa shqiptare në Torino, për ju përbën një moment domethënës udhëkryqesh, në inkonjito të plotë ndaj së ardhmes së jetës, e cila do të shpalosej shumë e larmishme. Shpirtërisht, si i përcollët, ata momente të para të ballafaqimit me baletin italian?

Po ne, sapo kishim mbaruar një turne me “Trupën e Baletit” të Operës dhe si shumë të tjerë edhe unë e kisha bërë në plan d.m.th., që ta provoja dhe ka qenë pikërisht momenti i ndalesës para se të hynim në Torino. U përshëndeta me të gjithë kolegët e mi dhe ika me një valixhe të vogël...

Çfarë mendimesh ju përfshinin në ato çaste?

Po ndoshta nuk ka shumë mendime në ato çaste... Për sa më tregonin kolegët e mi më pas, ajo që ndodhi në vazhdim, qe shkëputja nga trupa edhe e disa të tjerëve...

Pas një sërë suksesesh televizive, debutimet e fundit i përkasin

aspektit të teatrit, ku ktheheni (me disa shqiptarë të tjerë) në rolin e Romeos. Pas konsolidimit në debutimet televizive, ndoshta ju po i riktheheni një skene paksa të lënë prapa. Ç’farë sjell ky ndryshim për Kledin?

Po unë qysh në fillimet e mia, u nisa me pikësynimin që të bëj balerinin klasik dhe të kërcej në teatër. Ky ishte objektivi primar i Kledit, qysh kur hyra në shkollë. Pastaj është normale që jeta nuk t’i jep të gjitha rrugët gati dhe ti nuk mund të zgjedhësh menjëherë atë çfarë do të bësh edhe në qoftë se je i përgatitur dhe do ta përmbushësh objektivin tënd. E thashë këtë, sepse rruga ime ka qenë pikërisht kjo, që pata një eksperiencë rreth një vjeçare në Teatrin e Operës. U largova dhe pata fillimet e mia në një kompani shumë të madhe të Baletit të Mantovas, gjithmonë me shumë shqiptarë të tjerë, si Leonard Xhokaxhiun, Enkel Zhutrin, Julian Shtinon etj.. Pastaj pata një tjetër

322

Page 163: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit në sAllA t Që e rritën

Intervistë me balerinën Mariola (Kuqo) Fejzon

Duke hedhur vështrimin në hapësirat e baletit, cili është angazhimi juaj aktual në Itali?

Sot për sot, në Itali unë kam një shkollë të madhe baleti me rreth 200 nxënës, pothuajse krejtësisht vajza të moshës nga 4 deri në 25 vjeç. Ajo ndodhet në qytetin e vogël Porto San Giorggio, pranë Ankonës. Kam

pastaj një shkollë tjetër, më të vogël, të sapohapur në Monte Granaro, më në thellësi. Në të dy shkollat mundohem të përçoj kryesisht kulturën e baletit klasik. Përveç baletit klasik, në këtë shkollë zhvillohen edhe lloje të tjera të vallëzimit si baleti modern, hip-hop-in, jazz-in dhe kërcimet latino-amerikane, danza del ventre (siç mund të shqipërohet rëndom: baleti i barkut), të cilat sot në treg janë mjaft të kërkuara. Jam munduar që gjithçka të mësuar në këtë shkollë, e cila më rriti, ta vë në praktikë atje. Megjithatë më është dashur të studioja ende, për të marrë diplomën e mësues së baletit në Shkollën e Teatrit “La Scala” në Milano. Dy vitet e kësaj shkolle më kanë ndihmuar shumë për t’u njohur më mirë me programin dhe terminologjinë e baletit edhe për Italinë. Sigurisht, nuk mund të lë pa përmendur edhe mësimet dhe edukimin që morëm në këto salla baleti ku ndodhemi sot. U formuam që fëmijë me ndjenjën e punës, të sakrificës e pasionit nga profesorët e mi të mrekullueshëm, të cilët i kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji dhe respekt e që më mungojnë së tepërmi.

325

pasi penetron vetëm aftësia, çka ka të bëjë gjithmonë me atë zgjedhje primare, për të cilën unë shprehem hapur se duhet të vazhdojë të jetë vendimtare.

Kjo shkollë vazhdon të lëvrojë baletin klasik, por ndjehen edhe tendencat për kontemporanen. A mund të shfaqni ndonjë ide specifike, mbi këtë kërkesë të aktualitetit, duke njohur mirë se cila është sot për sot shkolla jonë shqiptare?

Po mirë, është normale që tendencat janë bashkëkohore

dhe duhet të ketë ide për të punuar me trupin në një mënyrë tjetër, që nuk është punuar më parë. Këtu kthehemi përsëri tek biseda jonë e stage-ve nëse është e mundur, sidomos për mësuesit e nxënësit më të mirë e më të zgjuar, që të vijnë atje. Po, është edhe punë zgjuarsie se sa arrin ti të marrësh, që pastaj në një moment të dytë, të japësh në vendin tënd. Më tej ndikon edhe faktori kohë, se nuk është se ne kemi një eksperiencë të piketuar të një shkolle: pra, është pak vështirë t’ia ndërrosh stilin shkollës. E ky stil mund të përmirësohet, por jo të ndërrohet, pasi është normale që gjithsecili të ketë atë individualitetin e shkollës që ka marrë dhe këtë mund të arrijë ta pasurojë më tej. Uroj pikë së pari suksese, dhe veçanërisht suksese teknike e të fillohet sa më shpejt bashkëpunimi, që mund të kryhet edhe me mua, nëse do të rakordohen nisma të tilla. Unë nuk kam asnjë pretendim përsa përket këtyre nismave, duke vënë në dispozicion edhe mësuesit e mi të zhanrit modern.

324

Page 164: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

organizmit të tyre, të përshtatshme për të ushtruar baletin klasik. Me mbarimin e shkollës, balerinët e rinj të ishin në gjendje “të ushqenin teatrot e Italisë”. I thashë këto sepse me 2-3 mësime në javë, siç e kemi sot, është tepër e vështirë të nxjerrësh balerinë të mirëfilltë klasikë. Përjashtohet ndonjë i talentuar, me të dhëna të shkëlqyera, me një punë suplementare dhe me pasion.

Duke gjykuar falë atij niveli përvoje që keni arritur deri tani, këtu tek ne, cili do të ishte konceptimi i juaj në drejtim të përcaktimit të moshës më të volitshme që nxënësi të ingranohet edhe me baletin modern: sigurisht kjo e lidhur ngushtësisht me klasiken?

Po, baleti modern, për një shkollë profesionale, siç është shkolla e baletit këtu në Tiranë, nuk duhet aplikuar që në klasat e para, sepse në fillim duhet të merret baza - baleti klasik, pasi është pikërisht ai që të jep linjat. Se në çfarë moshe duhet bërë kalimi, këtë mund ta shohin vetë mësuesit. Unë për vete mendoj se baleti modern mund të fillojë në moshën e klasës së tetë, pasi ka një bazë të mirë të klasikes d.m.th. janë marrë ato linjat e klasikes, janë krijuar muskujt për kryerjen e pirouette-ve, të hedhjeve të vogla apo të mëdha. E kështu duhet filluar baleti modern, sidomos baleti bashkëkohor, që është i lidhur shumë me baletin klasik, si bazë, si posturë. Por do të thoja edhe këtë, se është shumë më ndryshe se baleti klasik, pasi çfarë ka baleti bashkëkohor, klasikja nuk e ka; kështu p.sh. kontaktin me dyshemenë.

E nëse kjo ide do të përshkallëzohej qysh nga neoklasikja...

Neoklasikja është ndryshe e bashkëkohorja është ndryshe. Neoklasikja është gjithmonë klasike, por ka një linjë të jazzit brenda, kurse bashkëkohorja ka përfaqësuesit e saj. Sikundër ne, për baletin klasik kemi Agrippina Vaganovan ose Italia ka Cechetin, bashkëkohorja ka Rudolf Von Laban, Isadora Duncan, Martha Graham: janë të gjithë ata të mëdhenjtë që e kanë krijuar. Siç kemi ne levën e baletit klasik,

327

Cilët do të ishin disa prej tyre, që kujtoni në këtë çast?

E para është mësuese Nermini, që me dashuri i thonim zysh Piti. Ajo si të thuash na e futi në gjak baletin klasik. Ishte e ashpër (e rreptë), por shumë e dashur me ne të voglat. E patëm si një prind të dytë. Ishte mësuesja bazë dhe kujdestare e klasës për 8 vjet rresht. Na kanë dhënë mësim edhe Petrit Vorpsi, Agron Alia, Ganimet Vendresha, Zoica Haxho, Sadik Batku (për “Baletin e Karakterit”Një nderim i veçantë nga ana ime edhe për të ndjerët Xhemil Simixhiu që na jepte artin dramatik, Gëzim Kaceli “Vallen Popullore” dhe Miltiadh Papa, të cilët nuk jetojnë më. E të gjithë unë i kujtoj me mall.

Duke marrë në konsideratë çka keni arritur në drejtim të skalitjes së individualitetit artistik, a e ndjeni veten të realizuar në profesion?

Tani për tani, për moshën që kam, e ndjej veten të realizuar pjesërisht, sepse në jetë ka gjithnjë për të mësuar e nuk jemi asnjëherë të përsosur; por nga brenda më vlon gjithnjë ajo nostalgji e skenës së Teatrit, pasi unë e lashë baletin shumë e re, isha vetëm 27 vjeçe kur shkova në Itali. Kështu që si balerinë ndjehem jo e plotë, ndërsa si mësuese them se ndjehem më e realizuar. Megjithatë, ende kam dëshirë e madje vazhdoj të studioj. Në periudha pushimesh shkoj nëpër qytete të ndryshme të Italisë për të bërë “stage” (japim mësime bashkë me mësues të tjerë italianë, rusë, amerikanë etj.).

Në përjetimin ritmikisht të ngarkesave të momentit, me se lidhen ëndrrat afatshkurte dhe në sirtar (afatgjate) për Mariolën?

Ëndrra ime është, që në shkollën time të mund të arrij të krijoj kurset profesionale, siç i ka shkolla e baletit këtu. E për këtë kisha dëshirë që fëmijët, të cilët do të hynin në shkollë të merreshin me përzgjedhje paraprake. Këmbëngulja në këtë përzgjedhje, do të ishte kryesisht mbi bazën e të dhënave natyrore anatomike e funksionale të

326

Page 165: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

për të cilat gjithnjë duhet baza klasike, pasi është vetëm ajo që ta jep bazën, por është komplet ndryshe e të hap shumë edhe angazhimi mendërisht, siç do të mund të shprehesha. Ai laboratori që them unë është shumë i rëndësishëm, sepse nuk është më mësuesi, që të thotë se ti do të bësh këtë gjë. Ndryshe, mësuesi këtu të jep një pjesë muzike dhe të thotë se duhet të imagjinosh se ti je uji, apo ti je toka o ti je ajri. Vetë ti do të imagjinosh e do të kryesh interpretimin e ujit, të tokës o të ajrit. Me pak fjalë nuk ke të bësh më me një arabesque, me një pirouette me një assemble. Aty është vetë mendja e nxënësit dhe i jepet prioritet fantazisë së nxënësit. Klasikja ka vështirësinë se është shumë e kodifikuar e shumë teknike. Nga ana shpirtërore ne, në qoftë se duam të interpretojmë një tragjedi siç mund të jetë “Gizele” apo të gjitha baletet e romanticizmit, duhet të bëjmë mësimet e teatrit e të recitimit me nxënësin, që të mësohet mimika: si shprehet trishtimi p.sh.. Për trupin arabesque është arabesque e pirouette është pirouette. Kurse bashkëkohori ka më shumë atë gjuhën e trupit të lirshëm, individuale. E si konkluzion, bashkëkohori ka teknikën e vet.

Për ju, cilat do të ishin lëndët e domosdoshme për sa i përket fillesave të baletit modern dhe cili do të ishte një përcaktim më i mirë për hapjet e para, duke e njohur stadin e shkollës shqiptare?

Baleti nuk është vetëm lëvizje fizike. Baletin përpara duhet ta konceptojë koka, që të përgjigjet trupi. Kështu që unë mendoj, se baleti modern duhet të fillojë me historinë e baletit modern. Kush e ka krijuar? Si e ka krijuar? Në ç’mënyrë e ka krijuar? P.sh. unë njoh shumë mirë historinë e Isadora Duncan, e cila ka kërcyer gjithmonë zbathur, me vellot transparente. Ajo vdiq në vitet ‘30, prandaj mund të mendojmë se është një balerinë e fundit të 1900-s edhe ka qenë shumë e luftuar, sepse në ato vite ekzistonte vetëm baleti klasik. Ajo ishte për atë lirshmërinë e trupit. Por pse e krijoi ajo këtë? Përse e kërkoi momenti që të dilte kjo teknikë? Kështu që nxënësi përpara duhet të fillojë të logjikojë me trurin, që pastaj të fillojë të lëvizë trupi.

329

ata kanë më tepër ushtrimet që bëhen në qendër të sallës, por edhe në levë. Ajo çka është kryesorja, e çfarë theksova pak më parë, është kontakti me dyshemenë, që neve të klasikes na mungon. Bashkëkohori, ka specifikat e tij, fjala vjen, mund të punohet jashtë ekuilibrit, jashtë qendrës së rëndesës, jashtë nëntëdhjetë gradshit mbi dyshemenë; dhe pastaj janë edhe hedhjet në tokë pa u vrarë e të ushtruara në mënyrë shumë të lehtë. Është e rëndësishme shumë edhe bota shpirtërore, që në baletin bashkëkohor e bëjmë në shkollë dhe e quajmë laborator. Këtu merr rëndësi të madhe studimi i hapësirës, kontakti me njëri-tjetrin duke arritur që të flasësh me lëvizje të paidentifikuara (të lira). Në këtë laborator nxënësit duhet të nxjerrin të gjithë atë anën shpirtërore që kanë, çka në baletin klasik nuk është shumë e thjeshtë sepse baleti klasik është shumë i kodifikuar (ka rregulla të përcaktuara me emërtime të sakta, si të pozicioneve ashtu edhe të lëvizjeve, pra terminologjia e baletit klasik është e vendosur). Ndërkohë bashkëkohori është një balet shumë më i lirë. Punohet edhe me sy mbyllur për ta ndjerë partnerin në prekje, për të ndjerë hapësirën që ke përreth ku duhet të ecësh me sytë e mbyllura. Kështu që janë shumë teknika. Edhe në nivelin e lartësisë: punohet lart, poshtë e në tokë. Unë kam parë në televizion balete bashkëkohore të koreografëve të ndryshëm shqiptarë, mirëpo mendoj se nuk kanë një linjë strukturore. Nuk kuptohet se nga fillohen këto balete, nga e marrin bazën, se çdo stil, ka një bazë të tijën, ka një teknikë të tijën d.m.th. janë ca gjëra me shumë fantazi, por pa një bazë, nuk mund të strukturohen. Nga publiku thuhet, se bashkëkohori është shumë i vështirë për t’u kuptuar. Nuk është e vërtetë. Siç është piktura që ka atë linjën e vet qoftë bashkëkohore, qoftë impresioniste e qoftë realiste. Në vetvete, baleti klasik, është realizëm, sepse diç thamë, është i kodifikuar, e me pak fjalë është e kuptueshme se çfarë do të thotë një krah i lëvizur, mimika e fytyrës e të gjitha. Kurse bashkëkohori shprehet në një emetim rrymash që duhet t’i interpretosh ashtu siç e mendon ti. Kur sheh një kuadër (pikturë) të impresionistëve ose të bashkëkohorit, unë shoh një hapje ndaj ekspresivitetit, plastikës, mimikës e të lëvizjeve të tjera të trupit,

328

Page 166: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

është më mirë që këto gjëra të ndalohen qysh në hapat e parë, atëherë kur bëhet përzgjedhja e fëmijëve.

I prapambeturi frenon edhe talentin...

Po, po madje frenon tërë grupin, sepse grupi nuk mund të ecë përpara, duke pasur tre katër elementë që nuk ecin. Pra, pikë së pari kjo duhet të kihet kujdes që në fillim. Unë mbaj mend, që në “la Scala” është ky rregull: qysh në vitin e tretë të baletit, çka këtu do të thotë qysh në klasën e pestë (kur fillon baleti klasik), ata që nuk shkojnë përpara përjashtohen. E ky përjashtim mund të vijë edhe për arsyet e fizikut që ndryshon me zhvillimin e moshës jo në favor të baletit.

Me pak fjalë kjo kthehet në një traumë të madhe për jetën e fëmijës...

Po është një traumë psikologjike dhe për ta evituar këtë, duhet që kur janë të vegjël, t’u shpjegohet këtyre fëmijëve përse nuk mund të vazhdojnë. Për të mos rënë në këto gabime duhet vepruar shpejt. Në provimin e pranimit në shkollë, në seleksionimin e parë duhet të asistojë mjeku ortoped. Unë kam qenë dy vite në komisionin e “La Scala”-s për pranimin e fëmijëve, ku kemi ekzaminuar rreth 400 fëmijë. Pa thënë mjeku OK, nuk hyn asnjë fëmijë, sepse ai e di perspektivën se si do të jetë në ekstrarrotacion (kthim nga jashtë), qysh tek pjesa e sipërme e kockës së femurit. Pra është ai këndi i kokës së femurit, që me shputën e këmbës, për balerinën, duhet të shkojë drejt këndit të shtrirë d.m.th. drejt 180 gradëve. Në të vërtetë shumë pak janë balerinat që ta kenë të lindur këtë shtrirje plotësisht. Mund të jetë edhe më pak, por ata që e kanë p.sh. 45 gradë, nuk duhen pranuar, pasi edhe me kalimin e kohës, kocka nuk ka për t’iu kthyer kurrë në pozicionin e duhur të shtrirjes. Do të vijë, veçse artroza në atë kockë. Unë kam vajzën time, që qysh të vogël, e kam marrë me vete në “La Scala”. Mirëpo, ka këtë çfarë po

331

Përveç praktikës duhet të jetë teoria. Sikurse edhe në baletin klasik, që nxënësit përpara duhet të njohin teorinë e baletit klasik. Të dinë ta lexojnë edhe ta shkruajnë dhe të më kuptojnë p.sh. kur unë të them battement tendu, ose më përpara ne i thoshim pirikitnoj (jétè trelase), që pirikitnoj vinte nga rusishtja ose blinçik që do të thotë vezë e skuqur (e rrahur) në rusisht e në frëngjisht quhet chasse en tournant. Prandaj insistoj se është shumë e rëndësishme që të futet teoria e baletit klasik e lexuar, e shkruar, e si terminologji, kurse historia e baletit e di që është. Ndërkohë për baletin modern duhet filluar nga teoria e nga historia e tij, pastaj të fillojë të aplikohet teknika e baletit modern, deri sa të arrihet tek fantazia dhe tek puna individuale e çdo njeriu.

Keni lënë Shqipërinë prej disa vitesh e tani ballafaqoheni me nxënësit e shkollës, ku ju hodhët hapat e para: si e shikoni nivelin e nxënësve shqiptarë aktualisht, për këto pak orë mësimi që po jepni?

Niveli është i mirë dhe mua më bëhet qejfi se pashë ato koleget e mia të moshës sime që vazhdojnë të punojnë. Një gjë që më vjen keq: në këtë shkollë më përpara, ishin shumë pak ata që s’kishin të dhëna për baletin, tani janë shtuar. Në asnjë mënyrë nuk duhen pranuar fëmijët, që nuk kanë të dhëna natyrore për baletin klasik. Në shkollën time, në Itali, klasa është deri në pesëmbëdhjetë veta, por unë nuk jam asnjëherë vetëm në mësim, jemi dy veta. Është edhe asistentja që i kalon nëpër duar të gjitha punët: i shpjegojmë e i rishpjegojmë. Nevojën e asistentes unë e kam, pasi bëjmë dy herë në javë. Kurse këtu duke bërë për ditë edhe një mësuese e vetme mund t’i kontrollojë, se ka më shumë kohë. Megjithatë, handikap-i që kam vënë re në ato klasa ku kam hyrë gjatë këtyre dy ditëve, ka të bëjë me atë, se nuk duhet të pranohen fëmijët, të cilët nuk kanë të dhëna, pasi me të vërtetë është një torturë. E në fund të fundit unë si mësuese, pas një farë kohe atë fëmijë do ta ngel në klasë. Kështu që vihem në një pozitë shumë të vështirë me prindin por edhe me psikologjinë e vetë fëmijës. Prandaj,

330

Page 167: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

dhe pikë. Nuk duhet të ishe vetvetja. Ajo që ti i transmeton publikut: o tragjedi o komedi apo çfarë të them unë, trishtim, gëzim është gjëja më e bukur. Të rrit të pasuron shpirtërisht dhe këtë e shoh edhe me vajzën time, e cila është rritur me kujtimet tona, që ne i tregojmë vazhdimisht. Është shumë ndryshe nga të gjithë fëmijët italianë dhe është një fëmijë shumë i pasur me emocione.

Shkolla vazhdon të nxjerrë po atë brumë të mirë. Me sa duket Shqipëria ka prioritete e geni shqiptar e trasmeton talentin për baletin. Debutimet me nivel të balerinëve shqiptarë jashtë shtetit, vazhdojnë të japin vendet e nderit. Cili është mendimi juaj?

Kjo është e vërtetë, se unë e shoh edhe me shkollën time. Shkolla ime dhe jo për t’u mburrur, por vetëm falë emrit që jam shqiptare, ka jehonën e vet. Në fillim kam pasur shumë vështirësi, se nuk na njihnin se cilët ishim ne shqiptarët. Hymë me një famë shumë të keqe, por me punën tonë u treguam, se në baletin klasik, ne jemi të parët. Ne jemi popull i gjithanshëm që i përshtatemi çfarëdo lloj kushti. Dhe është për t’u falënderuar shumë edhe televizioni, se është një dritare ku të tjerët i shikojnë balerinët shqiptarë. Për këtë arsye edhe shkollat tona janë plot me nxënës. Kur flitet për mua (më thonë Lola): dihet që shkolla e shqiptares është plot.

Për shkollën kombëtare të baletit atmosfera e 50 vjetorit, ka krijuar një gjendje festive. Është një përvjetor i madh, që për të gjithë, ndjehet shpirtërisht. Sigurisht edhe për ju që jeni larg...

Unë jam shumë e kënaqur dhe në radhë të parë falënderoj shumë

drejtorinë e shkollës së baletit e veçanërisht Belën, sepse isha shumë e mërzitur. Dukej sikur shkolla na kishte harruar. Por Bela, me të vërtetë, shkollës së baletit i ka dhënë shumë. Po shikoj që nuk jemi harruar ashtu siç mendoja. Kur Bela më tha se do të organizohet 50-

333

them tani. E studion dhe baletin klasik, por më shumë i është kushtuar baletit modern, pasi tek klasikja, vetëm do ta torturoja fëmijën. Baleti klasik është perfeksion. Në qoftë se nuk je i lindur, nuk bëhesh. Unë jam e këtij mendimi e ky është vetëm mendimi im. Të tjerët mund ta mendojnë ndryshe. Por nga eksperienca ime në shkollat private, kjo më rezulton e vërtetë.

Vite larg atdheut. Papritmas pak orë pune me fëmijët e Tiranës. Në dukje, është një tablo e thjeshtë që për Mariolën, ndoshta fsheh tjetër domethënie: ripërtëritje e ridimensionim i viteve të para, që e rritën drejt rrugës së artit. A përjetoni emocione gjatë këtij mësimi?

Këto emocione, me fjalë nuk di t’i shpjegoj. Unë ndjej që më rreh zemra fort, që më dalin lot nga sytë... Nuk e di, por kisha shumë vite pa ardhur... nuk dua t’ia vë fajin askujt, por kur erdha disa vite më përpara, të them të drejtën, nuk e ndjeva atë ngrohtësinë që ndoshta çdokush e ka të nevojshme. Ndryshe këtë vit, sapo takova drejtoreshën e shkollës së baletit (që kur e pashë se ishte Bela, të cilën mbaj mend se e kam lënë të vogël) dhe pastaj erdhi edhe mësuesja ime sapo mori vesh që unë isha këtu, ka qenë një kënaqësi e papërshkrueshme. Edhe tani që po ju flas, jam shumë e emocionuar: kur shoh ata fëmijë në levë, shikoj veten e kur ka ndonjë që më ngjet, në kokën time bëj krahasimin me veten... Duke u kthyer tek ajo që po thonim: me gjithë vështirësitë që kanë këtu në Shqipëri (duke filluar nga ngrohja e ambientit, veshjet speciale etj.), kërkohet që t’ia bëjnë hyzmetin. Baleti është me të vërtetë shumë i vështirë, por sjell një sadisfaksion shumë të madh në jetë. Është një kënaqësi, që ti të hipësh në skenë e t’i japësh publikut ato emocione, ato ndjenjat e tua, është gjëja më e shtrenjtë në botë. Siç thuhet në Itali “il palcoscenico è sacro” (skena është e shenjtë). E këtë gjë e kam përjetuar në veten time, pikërisht kur isha në teatër. Pavarësisht se mund të ishe sëmurë, mund të të kishte rënë një fatkeqësi në familje etj., t’i duhej të ishe në skenë personazhi

332

Page 168: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Kam lindur si balerinë klasike dhe kam bërë gjithmonë baletin klasik. Nuk kam thënë se unë di të bëj baletin modern, pasi ka shumë shkolla në Itali. Unë kam preferuar të bëj vetëm klasiken dhe mësuesit e tjerë i kam të diplomuar për specifikat e lëndëve që japin. Në se do të lindë nevoja që ne të sjellim mësues të baletit kontemporan apo baletit jazz këtu pa problem fare, pasi lidhjet i kemi...

Patjetër që mund të jetë eficente gjithçka duke nisur nga bashkëpunimet e niveleve të përkohshme...

Ngaqë çdo mësues, është shumë i zënë në Itali, unë mendoj që kjo të organizohej në periudhën e pushimeve. Një herë për një herë për t’u njohur me këto lëndë kjo mund të bëhej edhe në periudhën e pushimeve të dhjetorit. Një javë punë apo full emersion: orë pas ore, e koncentruar me kurse të ndryshme e me nivele të ndryshme. Kërcimi kontemporan përmban shumë stile, kështu që rrymat janë pa fund dhe unë mund të sjell specialistë të kësaj fushe.

Sigurisht bëhet fjalë për rrymat më evidente, më të prekshme si të thuash, që mbi të gjitha janë edhe më të konsumueshme edhe nga ai që e shikon këtë gjini arti…

Këtu, unë mendoj se mund të bëhet një binjakëzim, me shkollat në Itali e konkretisht me neve, që p.sh. nxënësit shqiptarë, të vijnë të organizuar e të bëjnë kurse atje. Të vijnë në Itali edhe t’i mbajmë në shtëpitë e nxënësve të mi. Ti bëhet kështu mikpritja për të evituar shpenzimet e të ngrënit e të fjeturit. Kjo mund të bëhet pasi unë kam prindër, që kanë shumë respekt për neve dhe këtë gjë mund ta bëjnë. Pastaj fëmijët italianë, ata më të talentuarit (se unë nuk mund t’i krahasoj me shkollën e baletit, mund të vijnë e të bëjnë baletin klasik në Shqipëri). Kështu mund të krijohet një urë, nga e cila do të përfitohej shumë.

335

vjetori, mbeta shumë e kënaqur e do të jem edhe më e kënaqur, sepse do të shikoj kolegët e mi, mësuesit e mi e pastaj do të kujtojmë ata që nuk janë më...

Ndoshta distanca mund të fshehë shumë dhe mund të krijojë iluzione, por ta dini se të gjithë ju që jeni jashtë, nga Shqipëria shikoheni si idhuj...

Më bëhet qejfi shumë, ndërsa unë mendoja të kundërtën. E distanca ka diçka në vetvete që të pasuron shumë; e pastaj kur e ndjen mungesën e vendit tënd, sa herë kthehesh, ndjen një kënaqësi të jashtëzakonshme. Të jetë për mua kthehem përgjithmonë, por ka disa vështirësi...

Do të thoja që është e pamundur në kushtet e hapjes së jetës suaj në këtë formë kaq bukur, por nëse do të flisnim për të bërë diçka për shkollën tuaj këtu edhe mund t’i jepnit një dorë ndihme. Madje a mund të funksionojë një ide e tillë, në plan më të gjerë, duke përfshirë këtu shoqet e shokët tuaj të kësaj shkolle, që janë jashtë si ju?

Këtë ide unë e kam hedhur vite përpara por nuk u bë. Unë e kisha fare konkret mendimin tim, në drejtim të ndihmës ekonomike që mund të jepja për shkollën, por nuk përfundoi ky projekt, për arsye të ndryshme dhe ndoshta është më mirë mos t’i kthehemi së kaluarës. Megjithatë nëse unë mund të lë punën time atje në Itali dhe të vi këtu, do ta bëja me gjithë qejf. Nuk e kam problem fare. Unë mund të jap përvojën time atje në Itali, por nuk e shikoj se jam më e mirë se mësuesit që janë këtu...

Në drejtimin e baletit bashkëkohor, sigurisht që atje mund të keni marrë njohuri të reja dhe do të mund t’i përçonit fare mirë edhe në Shqipëri...

334

Page 169: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

“Konkurova aty; e me këtë temë kam dashur të vë në balet, tragjedinë e madhe të Kosovës: me njerëzit që vriten, me përjetimin e plagëve të luftës, me përdhunimet etj., duke inskenuar një këngë të Adriano Çelentanos, e cila më afron të njëjtin motiv të luftës…”, mu përgjigj kështu kur i kërkova sqarime më të hollësishme.

Nxënësit janë të tensionuar. Ai ka një hije të rëndë dhe është tepër i prerë në kërkesat. Klasa lëviz nën një kontroll e seriozitet të plotë pune. Shpesh ndalet. Ndalon manjetofonin dhe nxiton të bëjë korigjimet e këmbës, dorës apo të kërkojë shprehjen e duhur emocionale. I bën përshtypje hapësira e madhe e sallave, që siç më thotë: “Në Itali nuk i gjen këto salla...”.

Kemi përfunduar provat e pasditës. Nësa hera-herës ngre filxhanin e kafesë, mes miqve e shokëve të vjetër, unë mendohem: ka ikur shumë shpejt në Itali dhe sigurisht kush e di sesi i duket vendi tani. Kur u largua në fillim, falë të dhënave të tia fizike, arriti të shquhej mes shumë e shumë të tjerëve: “nisa me ‘Mozart’ Jazz dhe suksesin e atij fillimi ia dedikoj një specialisteje balerinë: Mia Molinari quhet. Me Mia Molinarin kam kërcyer. Kërceja e njëherësh ajo më përgatiste për baletin neoklasik, të cilin unë nuk e njihja aspak. ‘Detyrimisht duhet të jesh një balerin klasik’ më thonte Mia. ‘Pastaj do të arrish lehtë gjithçka…’” tregonte për të pranishmit rreth tavolinës së drejtorisë së shkollës. Të tërë, e pyesin dhe ai kujton përpjekjet për të gjetur vetveten mes skenës e mes konkurrencës së jashtëzakonshme që ka Italia: “Atje më kapi dëshira të mësoj, atë çfarë shikoja për ditë në mjediset e atjeshme. Më pëlqeu edhe Hip-Hop-i, dhe i hyra me vrull të madh. Hip-hopi s’ka të bëjë me klasiken… nuk do të thotë asgjë, në ke bërë apo jo baletin klasik”.

Ai flet për mënyrën e të punuarit dhe për metodikat e punës me të cilat është ballafaquar duke përfunduar: “Tani… jap mësim dhe u bënë thuajse 10 vjet që po punoj si koreograf…”. Me atë ton karakteristik të foluri, më përgjigjet duke u shprehur për situatën e për mendimin që ia ushqen sigurisht edhe momenti i punës me nxënësit e tanishëm: “Në jetën time ka ndryshuar çdo gjë: ka ndryshuar e nuk

337

ushtroheshim me etjen për të kërcyer

N ë djersën që i kullon në ballë, nësa komunikon me fëmijët për t’u transmetuar çdo detaj të ideve të tia profesionale, unë arrij ta dalloj pjekurinë e koreografit të sprovuar me nevojat skenike, çfarë ma përforcojnë disi edhe flokët e tia të rëna. Megjithatë me kujtesën time, vazhdimisht dua dhe përpiqem të kthehem prapa në kohë: e shikoj mes atyre nxënësve, tek punon i tensionuar dhe përshkohem nga ndjenja që

s’i kam provuar ndonjëherë. Them me vete se koha ecën shumë shpejt dhe vitet, kur ne shokët e shoqet e klasës, ishim të rinj e ushtroheshim çdo ditë me etjen e madhe për të kërcyer, kanë mbetur prapa. Kemi qenë një klasë e mrekullueshme. Ishim shumë shokë e shoqe, një pjesë e madhe e të cilëve, sot janë shpërndarë nëpër botë. Një prej tyre është edhe Koli, që sot pas shumë vitesh po derdh djersë përsëri në këto salla të shkollës së Tiranës. Ai i flet fëmijëve e më duket po ai timbër zëri. Është po ajo e folur që e ruaj në veshët e mi, qysh nga vitet e rinisë... dhe sa herë më bie rasti të kem pranë ish-shoqet e shokët e klasës sime të dikurshme, të cilët janë larguar nga Shqipëria, më rikthehet nostalgjia e atyre viteve të rinisë, kur punonim në këto salla baleti, pikërisht si këta fëmijë, në tourat e të cilëve më duket se rrotullohen edhe vitet që bëjnë të treten kujtimet e mia të hershme. Sokol Kurti, sot në jetë ka ecur shumë përpara dhe atje, në Itali, ka shkollën e tij të baletit...

Është po ai Sokol i gatshëm e pasionant për çdo gjë që ka të bëjë me baletin. Sapo i thashë: “Do të ishte diçka mjaft e bukur që në Mbrëmjen Gala të 50-vjetorit të shkollës, të vije baletin tënd të suksesshëm për Kosovën, për të cilin ti ke punuar shumë atje…”, pa e zgjatur shumë, me dy fjalë më tha: “Po mirë, punë që bëhet…”. Me këtë krijim ai mori çmim të parë në “Teatro Operistico di Roma”:

336

Page 170: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

bërë çdo gjë me themel...” i përgjigjem, ndërsa ai shton: “Në Itali ka shumë shkolla baleti. Pa ekzagjerim, mund të ketë 500 shkolla. Mund të jenë pak më përpara ose pak më pas, po shkolla klasike siç punohet këtu, atje në Itali mungon ose praktikisht mund të jenë shumë pak shkolla. Ajo çfarë mbetet e pandryshuar në Shqipëri, është se të gjitha talentet humbasin, për vetë faktin, se mungon punësimi. E kundërta ndodh jashtë, ka shumë rrugë të tjera. Mund të japësh mësim. Mund të krijosh ndonjë grup të ri baleti. Mund të pajtohesh me ndonjë kompani, që me sa di unë, këtu nuk ekzistojnë fare. Kjo është situata që mund ta frenojë plotësisht baletin tonë…”. I them: "Koli, a e di se shkollat private kanë filluar prej kohësh edhe këtu. Por unë uroj, që të ketë më shumë lëvizje për formimin e kompanive artistike. E nga ana tjetër, në ‘Teatrin e Operës’, si shkollë e kemi kërkuar që përse të mos bëhet punë me kontrata!... Kontrata është gjëja më e mirë për t’i dhënë dorën talentit...”.

“Tragjedia e Kosovës ”

Në MbrëMjeN Gala

Të 50 - vjeToriT

Pjesë modern-jazz

339

është më siç ka qenë më parë. Të flasim realitetin. Me ata profesorë që kemi pasur ne... unë kam pasur Miltiadh Papën, që punonte shumë për teknikën. Pastaj edhe çdo profesor tjetër, ka pasur teknikën e vet dhe të gjithë së bashku e përgatisnin nxënësin shumë mirë për jetën. Unë shkova atje dhe isha out komplet: kishte shumë ndryshime në punë: ka shkolla të ndryshme: mund të jetë rusja, mund të jetë kjo e jona, por ka edhe shumë shkolla të tjera. Atje e kanë gjetur çdo gjë me anën e teknikës së alternimit. Kur shkova unë, punova me neoklasiken me Alaine Astier. Punova qysh në fillim me temp të lartë: rreth një javë para dite e pasdite. Alaine ishte e vogël në trup, e shkurtër dhe shpesh më kujtonte Miltiadh Papën...”. E pyes: “A është pikërisht ajo kohë, kur me prof. Luanin na solle atë fotografinë, që ti ke dalë në arabesk?” dhe ai vazhdon, duke u kujtuar e duke qeshur: “A-a-a-a..., ka qenë pikërisht “Don Kishoti” dhe ka qenë koha mbas testit me Alaine-n. Bëmë një konkurs atje, unë bëra pas de deux-në e Don Kishotit, luaja së bashku me një vajzë. Ishte gëzim i madh kur fituam. Pastaj në ato fillime, për një farë kohe të shkurtër, kam kërcyer vetëm. Në vazhdim kam kërcyer me Anbetën. Me Anbetën fituam një vend të parë, tepër të rëndësishëm. Çmimi përmbante një shpërblim shumë të mirë dhe për 6 muaj çdo gjë e kishim gratis...”.

Biseda në rrjedhën e saj hyri në ritmin sesi punohet sot. “Normalisht, gjatë ditës, sa orë të merr baleti?” e pyes. Ai qesh… “Me sa di unë, dita nis në shkollë dhe mbaron në shkollë… punoj paradite e mbas dite: para dite vijnë fëmijët dhe pas dite përgatitem për ditën e ardhshme. Ka afro dhjetë vjet kështu… kur ishe ti, një vit më parë, unë po vija ‘Pinokun’. Edhe tani e pata mbaruar “Pinokun” dhe kisha në plan, që t’i vihesha ‘Notre Dame de Paris’”. Qesh me të madhe…: “duhej ardhur edhe në Shqipëri… i lashë të gjitha punët. ‘mjaft më...’ thashë dhe pas 12 vjetëve desha të çmallem përsëri me ju...”.

“Të falënderoj, në radhë të parë, për këtë bashkëpunim që ti po na afron… është me të vërtetë një ndihmë e madhe… se shkolla jonë me të vërtetë duhet të hapet më tepër edhe jashtë baletit klasik. Përsa i përket zhanrit neoklasik, diçka është bërë, por është shumë pak... duhet

338

Page 171: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

për të ndryshuar artin e baletit në Shqipëri. Në ato vite të para të demokracisë, brezi ynë ndërmori nismën për t’u paraqitur në zhanret e reja të ndryshme artistike të kërcimeve modernë apo stilit hip-hop në disa nga shfaqet Radiotelevizionit Shqiptar. U cilësuam kështu si një nga grupet e para të kërcimit kontemporan nën udhëheqjen e koreografëve Kozeta Bakiu e Donald Martini. Kujtohem, shpesh për ato debutime televizive e më vjen të qesh me vete, kur kujtohem se ç’emër përdorja në ato fillime të miat në art. Më thirrnin Nertil që s’ka të bëjë aspak me emrin tim Aris. Kështu me hobitë e moshës edhe unë nisa të përdor emër arti.

Z. Aris, jeni një ndër yjet e “Shkollës Kombëtare Koreografike”, që momentalisht keni arritur diçka mjaft të rëndësishme në Amerikë. Kompania “XCEL”, që drejtohet prej jush, ka krijuar ura bashkëpunimi me skenat më prestigjioze të Amerikës, si dhe me disa nga këngëtarët më të njohur të muzikës nëpër botë. Më konkretisht, me çfarë nivele pune do të prezantoheshit aktualisht?

Si president i një ndër kompanive më prestigjioze të Amerikës, menaxhoj balerinët dhe koreografët më të suksesshëm të vendit, si Charles Carr, që ka koreografuar për këngëtaren legjendare CHER apo emisisonin televiziv “So You Think You Can Dance” në Amerikë dhe Angli, CiCi Kelley që ka punuar me këngëtaren Beyonce, Janet Jackson, dhe koreografuar për MTV, Lauri Stallings koreografe për Cirque De Soleil, “American Ballet Theatre”, “Hubbard Street Chicago” dhe shumë të tjerë. Gjithashtu, kërcimtarët e agjencisë “XCEL”, kanë kërcyer në turne me Chris Brown, Akon, Justin Timberlake, Gloria Estefan, Ricky Martin, Britney Spears, Chiara dhe shumë të tjerë. Synimi i kompanisë sime qëndron në faktin e të dhënit të mundësive klientëve tanë: për video muzikore, për filma, emisione televizive, turne të këngëtarëve dhe promocion e reklamë televizive.

Kur dhe si jeni larguar nga Shqipëria?

341

president i një kompAnieprestigjioze në Art

intervistë me aris Golemin

Pas 13 vite shkëputje, si e gjeni vendin tuaj?

Për mendimin tim Shqipëria ka ndryshuar shumë. Mjedisi është më i pastër e njerëzit më të kulturuar, atmosfera e përgjithshme duket më e kënaqshme. Megjithatë mbetet për të soditur ende, pasi janë ditët e para të ardhjes. Sigurisht që u surprizova me ndryshimet gjatë

këtyre viteve dhe jam i sigurtë, se në pak vite, vendi ynë do të jetë një nga destinacionet më të vizituara të Europës.

Ndoshta, pak Shqipëri përpiqeni ta gjeni edhe përmes kolegëve të tjerë nga Shqipëria… Ku konsistojnë lidhjet tuaja me shqiptarët në Amerikë dhe çfarë mendoni në përgjithësi për prurjen artistike të brezit tuaj që sot është shpërndarë ngado nëpër botë duke u ballafaquar me nivelet e kohës?

Jam në lidhje të vazhdueshme me disa nga miqtë e mi shqiptarë, me të cilët kemi mbaruar këtë shkollë kombëtare koreografike të Tiranës. Ndër ta, mund të përmend Ilir Avdylin, që momentalisht kërcen me një ndër kompanitë më të sukseshme të “Las Vegas”-it dhe Oriada Islamin, që për momentin kërcen me “New York Metropolitan Ballet Theatre”. Shpesh flasim me njëri-tjetrin për artin shqiptar në përgjithësi dhe për baletin në veçanti, kujtojmë kohën e shkollës dhe përpjekjet e vazhdueshme, që ne e gjithashtu shokët tanë bëmë

340

Page 172: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

ardhjen nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, është plotësisht e realizueshme dhe për mua duket mjaft e thjeshtë. Por ka diçka tjetër me përfitime mjaft më të mëdha: ne si kompani, kemi akses edhe për dhënien e mundësive të studentëve që të kërcejnë për këngëtarë, të cilët kanë bërë emër në botë apo në kompanitë prestigjioze në Amerikë, si “Atlanta Ballet”. Kam dëshirë të sjell këtu koreografen e dëgjuar Lauri Stallings, që të krijojë një fragment baleti kontemporan me nxënësit e shkollës së baletit për një muaj intensiv pune. Dua pra, të fus drejtpërsëdrejti atë shtresë të lartë artistike, që i përgjigjet kërkesave maksimale të kompanive më të mira amerikane. Agjensia ime, po punon që këngëtarëve shqiptarë t’i japë mundësinë e punës me koreografët e mëdhenj të hip-pop-it. Duke ardhur në Shqipëri, mendoj se bashkërendohet më së miri puna edhe me shkollën e baletit dhe kjo mund të jetë edhe si fillimi i bashkëpunimit të parë me “XCEL”.

aris Golemi:me familjendhe miqtëe jetës së artit

343

Në vitin ’95 “Ansambli Tirana”, zgjodhi disa nga kërcimtarët më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Festivalin Ndërkombëtar në Misuri-it” të Amerikës. Isha një ndër ta dhe së bashku me disa pjesëtar të grupit, vendosëm të qëndrojmë në Amerikë. Sigurisht që fillimet ishin të vështira, megjithatë eksperienca që mora në shkollën e baletit në Tiranë, më ndihmoi pa masë për të hapur rrugën e jetës së artit në një vend aq kompetitiv siç janë SHBA-të. Fillova të jepja mësim në disa shkolla kërcimi klasik, por shumë shpejt pashë se jazz-i dhe në përgjithësi kërcimi kontemporan hip-pop, ishin më popullorë. Kështu që u përqëndrova në këto zhanre, si kërcimtar komercial. Kjo më dha mundësinë të kërceja në shumë video muzikore amerikane, turne të ndryshme, emisione televizive, duke përfshirë kërcimet live për “Country Music Awards” dhe duke punuar e koreografuar për disa nga këngëtarë mjaft të mirë Amerikanë.

Më thatë, se ju ktheheni në Shqipëri jo vetëm për t’u çmallur me

atdheun tuaj, por edhe me përkushtimin e me ndjenjën që të shtyn të bësh diçka për vendin e njerëzit tuaj. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë, si mund të shpreheni për horizontet e bashkëpunimit ku mund të përfshihet kjo shkollë që ju dha bagazhin artistik fillestar?

Agjensia ime e kërcimit, punon me disa nga producentët më të mëdhenj të Amerikës dhe me disa nga kompanitë e baletit më të njohura në botë. Gjatë këtij procesi kemi krijuar lidhje permanente, të cilat e pozicionojnë agjensinë edhe në atribute të atilla që shkollës i japin mundësi të plota për t’u bërë e njohur në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu shkëmbimi i eksperiencës me SHBA-të, në fushën e baletit me sa di unë, nuk është tepër i lëvruar. Mendoj se nxënësit e shkollës janë shumë të talentuar dhe se e meritojnë t’u jepet mundësia, si për të marrë experiencë shkolle ashtu edhe punësimi. Një nga mundësitë që agjensia “XCEL” ofron, është hapja e rrugës për në shkollimin e balerinit, por edhe dhënia dorë e studentëve të saj në tregun artistik amerikan. Mendoj se çfarë biseduam para kësaj interviste, lidhur me

342

Page 173: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Më kujtohet profesori im i baletit klasik, Dionis Romano, i cili gjithmonë i qeshur hapte derën dhe hynte në sallë me sytë here tek njëri e here tek tjetri, për të lexuar dëshirën e punës… Thoshte: “Gati çuna? Në formë sot?!... Kelo si je sot?” më thoshte ngandonjëherë drejtpërsëdrejti mua. Atëherë buzëqeshja e aprovimit dhe e ëndjes për punë, shfaqej në fytyrën time. Në klasë gjithmonë më quante “Kelo” dhe sot e kësaj dite nuk e kam pyetur pse… he-he-he-he!

E profesor Dionisi, i dha shumë klasës sime… personalisht unë, mora shumë kurajë e shumë këshilla për të arritur gjithmonë lart e më lart. Kam pasur momente të vështira, kur nga lodhja, trupi nuk

arrinte të jepte maksimumin e tij dhe unë nevrikosesha me vete, pasi nuk isha në formë. Profesori mundohej të më qetësonte dhe të më këshillonte me takt e qetësi. Më jepte kurajë e më thonte: “Do të shikosh se ditën e ardhshme do të jesh më mirë, por asnjëherë nuk duhet të ulësh krahët”. Mendoj personalisht, se ai profesor më dha shumë e jo vetëm nga ana profesionale, por edhe shpirtërore. Pedagogjia e tij, bëri mbi të gjitha, që unë të krijoja atë

besim në vetvete, që të bën të ecësh përpara. E mendoj përherë, se pedagog Dionisi, i dha besimin e humbur brezit tim, por edhe kurajën për të ardhmen. Merci Profesor!

Duhet të kujtoj gjithashtu dhe pedagogët e tjerë, po aq të rëndësishëm për mua: profesor Pëllumbin për “Vallen Popullore”, i cili i jepej me gjithë shpirt. Kur fillonte ora e valles, të gjithë ishim

435

merci - merci: për Çdo gjë Që nA dhAkulturë, personAlitet dhe proFesion!

D ëshira për të kërcyer, mu shfaq qysh fëmijë dhe besoj, se ashtu si çdo prind edhe prindërit e mi, kënaqeshin kur unë kërceja në ambientet e shtëpisë ndonëse nëse isha disi i ndrojtur. Duke ndjekur edhe nëpërmjet televizorit, aktivitetet e ndryshme artistike kulturore, dëshira për baletin, tek unë, zgjerohej dita-ditës. Atëherë familja ime vendosi, që mbas shkollës fillore, të përgatitesha për të ndjekur shkollën profesionale të baletit. Më kujtohet dita e konkurrimit: një ankth e një emocion më çonin drejt të panjohurës. Edhe shumë bashkëmoshatarë të tjerë të mi, ishin gjithashtu të emocionuar - edhe tek ata, kishte shkëlqyer e njëjta dëshirë për t’u bërë pjesë e shkollës së baletit.

Me të vërtetë përpara meje qëndronte një ëndërr, që nuk ma merrte mendja se si do të mund të bëhej realitet… Sot i kujtoj me buzëqeshje ato momente para jurisë së shkollës. Tepër i ndrojtur, duke ekzekutuar të dhënat e kërkuara nga juria, përpiqesha të jepja maksimumin tim, si fëmijë, përpara asaj jurie që kishte parë dhe mësuar shumë talente… Mbas konkurrimit, isha shumë i lirë shpirtërisht, sepse kisha hequr një barrë emocioni që e mbaja prej kohësh dhe që do vendoste për të ardhmen time. Disa javë më pas, dolën listat e fituesve dhe unë isha një prej tyre. Fluturoja nga gëzimi, sepse do nisja një aventurë të re në jetën time dhe do të punoja për të realizuar dëshirën time më të çmuar… një aventurë për të cilën edhe sot, nuk do të ndërroja asgjë.

Gjatë viteve në shkollë, ka pasur momente që kanë hyrë në arshivën time… në raport me shokët dhe mësuesit, disa prej të cilave do të kisha dëshirë që t’i citoja.

Ka pasur momente gëzimi dhe trishtimi, buzëqeshjesh dhe lotësh, shikime pakënaqësie dhe fjalë të ngrohta. Kujtoj me shumë nostalgji dhe me përlotje vitet e fundit të shkollës. Do t’i quaja vitet e arta, sepse kam shumë kujtime të cilat më mundojnë…

344

Page 174: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

krijoi, si të thuash të ardhmen. Ato vite të Cannes, pata mundësinë të punoj edhe në Itali, me “Kompaninë Leggerestrutture” në disa shfaqje. Në vitin 2006, unë u diplomova në Cannes, në kulturat “Calssique et Contemporain” (klasike e bashkëkohore).

Në vitin 2006, sërish bëj konkurrim publik për në “Ballet de L’Opera National du Rhin Teater” në Francë, ku dhe bëj pjesë sot. Gjatë viteve këtu në “Opera du Rhin”, kam pasur shumë ecje dhe njohje me shumë koreografë, që kohë më parë i shikoja nga larg. Dy vite këtu në Opera, kam marrë role të para si: Franz “Baleti Coppelia” Dichterliebe choreograf; Bertrand D’At “Arrëthyesi” koreograf Jo Stromgren; “Le Martau sans maitre” koreograf Maurice Bejart; “Conflict-Acereration” koreograf Jacopo Godani; “Sacre du Printemps” koreograf Maurice Bejart; “ Wo r k w i t h i n w o r k ” koreograf William Forsythe; “Théme et variations" George Balanchine”; Thybalt dans “Romeo and Juliete” koreograf Bertrand D’At; “Oedipus Rex” koreograf Lucinda Childs; “Le Prince des Pagodes” koreograf Bertrand D’At; “Last piece by anybody” koreograf Jo Stromgren, por pa harruar dhe pjesët e tjera me “Leggerestrutture”: në Itali me pjesët “Piccioni di Ghiaia”, “Atlo Rumore”, “Gioce” koreograf Matia Gandini, me

347

të padurueshëm, sepse ishte vërtet një kënaqësi të kërceje folklorin shqiptar, por mbi të gjitha, të mësoje një valle të re nga ai profesor, që djersitej i tëri gjatë demonstrimit tërë pasion që bënte në orën e tij. Kujtoj Profesor Rexhep Çelikun: shumë serioz kur duhej, por edhe të qeshur e me sharmin e një valltari profesionist. Të gjithë e donin pa masë. Ishte i radhë. Duhet të kujtoj edhe profesorin e karakterit, Hysen Male, i cili ka qenë për mua shumë i afërt në ato vite shkolle. Shumë i rreptë dhe ekzigjent në orën e mësimit, më thoshte: “Mendo për të ardhmen,

puno sa më shumë dhe koha do të ta shpërblejë”. Kur nuk ishte i kënaqur, ma tërhiqte veshin e më thoshte: “Nuk dua ta përsëris më...”.Nuk duhet të harroj të gjithë pedagogët e lëndëve të përgjithshme, të

cilët më kanë ndjekur hap pas hapi, në ato vite shkolle, dhe i jam shumë mirënjohës, sepse falë tyre u krijua personaliteti dhe kultura ime. Shkolla më dha shumë në çdo drejtim si person, por mbi të gjitha si balerin. Me bazë e teknikë të fortë, falë asaj shkolle, unë dhe shumë kolegë, jemi duke i treguar botës origjinën e vërtetë të vendit tonë.

Duke e lënë Shqipërinë në vitin 2004, për të vazhduar studimet e mia në Francë, në “Cannes Jeunes Ballet” (Cannes-Francë), në kompaninë e të rinjve me bazë nga shkolla Rosella Higtower, e drejtuar nga etoile de “L’Opera de Paris” (ylli i Operës së Parisit), Monique Loudieres. Duke mësuar edhe më tepër stil nga i Noureyev-it, gjatë 2 viteve në Cannes, ishte një nder dhe fat për mua, që të punoja me këtë Etoile de “L’Opera de Paris”, Monique Loudieres, një nga ish partneret e Roudolf Noureyev-it pra. Ajo më zgjeroi bagazhin dhe më

346

Page 175: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artitnë mBrëmjen gAlA të 50-vjetorit të shkollësu nderuAn me diplomë mirënjohje:

petrit vorpsi: Për kontributin e paçmuar në themelimin e shkollës koreografike shqiptare. Si drejtues i parë i saj duke rrezatuar disiplinë, autoritet, profesionalizëm dhe dashuri. Ka shënuar rezultate të larta në skalitjen e figurës së nxënësit-balerin si dhe ka arritur të harmonizojë vlerat e një kolektivi unik.

Agron Aliaj, zoica haxho, Xhemil simixhiu, ganimet vendresha (me të njëjtin motivacionin):

Për kontributin e paçmuar në themelimin e shkollës koreografike shqiptare, si dhe për edukimin profesionist e pasionant, të shumë brezave të nxënësve-balerinë, të cilët kanë debutuar e debutojnë me sukses në skenën shqiptare dhe atë botërore.

luan shtino:Pas një stazhi shumë të gjatë mësimdhënie, vazhdon të përgatisë brezat, me vlerat e vërteta të baletit klasik, duke superuar kohën me punën sistematike, disiplinën artistike dhe përgjegjësinë profesionale. I drejtë në gjykim dhe vlerësues serioz e me takt në situata komplekse, për të ndërmarrë vendimin kolegjial. Ai me të njëjtin temp është veprues si gjithmonë edhe në ditët e sotme.

nermin strazimiri (Ahmeti):Si një grua tipike e përkushtuar, që ka privuar edhe familjen për të krijuar imazhin e një balerini të kompletuar. Me disiplinë të hekurt, autoritet absolut në mësimdhënie, njohëse shumë e mirë e metodologjisë së baletit klasik, të cilin e ka transmetuar pa asnjë rezervë si tek nxënësit ashtu edhe tek koleget e reja. Baleti dhe mësimdhënia e baletit e kanë fisnikëruar shpirtin e saj, duke u bërë modeli më i mirë i mësueses së baletit për shkollën tonë.

349

“Cannes Jeunes Ballet”; “Don Quixote” në rolin e Basiljos, “Ice” koreograf Carolyn Carlson, “Issue de Secours” koreograf Vitorio di Roco, “Dov é la luna” koreograf J. CH. Maillot, “Ressemblance” koreograf Brummashon; “Sonate à Trois” koreograf Maurice Bejart “Tarentelle de Napoli”.

Këto janë disa nga pjesët, të cilat i kam kërcyer gjatë kësaj kohe që ja jam larguar. Sezonin që vjen, do e vazhdoj karrierën sërish këtu në “Ballet du Rhin”, pasi më japin titullin solist dhe jam shumë i kënaqur të punoj këtu. Shpresoj që një ditë të më jepet mundësia që të jap edhe unë kontributin tim në Shqipëri, duke dhënë frymën e baletit modern të kohës dhe eksperiencën time. Në muajin qershor të këtij viti (2008), mu dha mundësia të krijoja baletin tim të parë, në “Ballet Opera National du Rhin”. Baletin e titullova “Loin de mon Aigle", në shqip “Larg shqiponjës sime”. Eksperienca ime e parë si koreograf doli me sukses. Publiku francez e priti shumë ngrohtë baletin me temë dhe muzikë nga jugu i Shqipërisë. Pasi ish drejtorja ime e “Jeune ballet Cannes”, Monique Loudieves pa pjesën “Loin de mon Aigle”, nuk hezitoi të më ftonte për të krijuar një pjesë koreografike për “Jeune ballet Canne”, pjesë e cila vihet këtë fund viti në skenë.

Në fushën e koreografisë jam optimist për të ardhmen. Është një fushë që dua të eksploroj stilin tim. Vepra ime e dytë që është e përgatitur, Quhet “Naissence” dhe do të shfaqet për herë të parë në Bolonja në Itali. Ka qenë kënaqësi e madhe, kur së bashku me balerinën franceze Julie Wais, me të cilën unë kërcej, me ftesë të drejtores Blerina Arbana, mora pjesë në konkursin e pranimit të nxënësve. Pata rastin të përjetoj një eksperiencë të re, duke dhënë votat për nxënësit që meritojnë këtë fillesë të artit sa të bukur por edhe të vështirë.

Së fundi, urimi im për Shkollën është një “Grand Merci… et merci-merci” për çdo gjë që na dha kulturë, personalitet dhe profesion! Uroj që ajo shkollë ta mbajë kokën lart, sepse i ka dhënë provat dhe meriton vetëm nderime… Pra "Merci Shkollës së Baletit…!”.

Brigel gjokA

348

Page 176: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Mukades Erebara

Hyrije Ahmeti

Nermin Ahmeti

Keti Trajani

Lida Trojani

Fatbardha Bengu

Aishe Toto

Servete Fida

Suzana Grashi

Hajdar Shtuni

Pëllumb Agalliu

Besim Jazexhiu

Ahmet Agolli

Drita Konçi

Vera Laçi

Violeta Niçaj

Natasha Tafilaj

Kristaq Rada

Llaqi Nako

Dionis Romano

Gerasim Popi

Timoleo Koka

Muhamet Muça

Skënder Jazexhiu

Pranvera Fida

Vjollca Dedej

Shpresa Kapedani

Olimbi Lako

Silvana Nenada

Fatmira Prapaniku

Afërdita Pilkati

Domenika Ndreca

Donika Kostrica

Elda Theodhori

Lindita Murati

Margarita Pilkati

Margarita Policia

Merita Dabulla

Rajmonda Bërdëllima

Suzana Jazexhiu

Suzana Vukaj

Arben Kuçi

Dashnor Çakalli

Edmond Dhima

Gjergj Gjoka

Kujtim Hoxha

Leonard Papuli

Nikolla Dori

Riza Tjegulla

Sokol Noga

Arjana Pertena

Albana Sulejmani

Arjana Lera

Flora Resuli

Ikbal Kruja

Liri Pertefi

Lili Gjoni

Engjëllushe Tola

Mimoza Bekteshi

Shpresa Murati

Suzana Pugji

Albert Matraku

Durim Nikshiqi

Fuat Hyseneshi

Hektor Mezini

Ilir Kerrni

listA e nXënësve të dAlë prej shkollësngA Fillimi e deri në ditën e sotme

351

gëzim kaceli:Mësues e koreograf që ka lënë mbresa ndër vite tek nxënësit, por edhe tek kolegët e tij. Është shquar për lëvrimin e valles popullore në shkollën tonë, duke stimuluar tek nxënësi, krijimin e shpirtit të frymës kombëtare, për të cilën ai njihet edhe si krijues përkrah kolosëve të baletit shqiptar. Zemërgjerë e i mirë me të gjithë, profesor Gëzimi, ia ka dhënë tërësisht sharmin dhe emocionin e baletit, brezave që sot e nderojnë dhe e kujtojnë me nostalgji.

hajdar shtuni:Shquhet si themelues i shkollës së baletit shqiptar. Vlerësohet duke i akorduar motivacionin e përkushtimit dhe seriozitetit në punë: për rezultate të larta në skalitjen e figurës së kompletuar të nxënësit të destinuar për baletin si dhe të formatit të shkollës autentike shqiptare të koreografisë. Komunikues, fjalëmbël dhe me autoritin e prindit, ai ka arritur gjithmonë të harmonizojë vetëm vlerat e një kolektivi unik. Petrit Vorpsi ka rrezatuar disiplinën, autoritetin, dedikimin e kërkesat, për standardet profesionale. Spikasin përmasat njerzore të këtij njeriu: i ndershëm, i drejtë, human e të dashur për nxënësit.

liliana papuçiu, iris Bijo (me të njëjtin motivacionin):Për kontributin e paçmuar në shoqërimin pianistik, si pjesë përbërëse e zhvillimit të mësimit, duke i transmetuar orës së baletit: ndjeshmërinë, profesionalizmin e lartë dhe performancën krijuese, në harmonizimin e lëvizjeve koreografike me tingullin muzikor.

valbona lazaj, vera kollazi(me të njëjtin motivacionin):Për kontributin e paçmuar në konturimin e shpirtit njerëzor dhe artistik të nxënësit-balerin, nëpërmjet përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit të tyre në lëndët e formimit të përgjithshëm.

350

Page 177: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitHolta Bitri

Klodiana Gjika

Lindita Ahmetaj

Manjola Naçi

Merita Bega

Mirela Pango

Silvana Shkurti

Urjanita Garuli

Alfred Shaba

Engjëll Roshi

Enkel Zhuti

Gëzim Alimehmeti

Ilir Qosja

Nigret Kreshpa

Qerim Çaushi

Renis Kaceli

Ylber Deromema

Alma Mushani

Anila Bej

Aida Karrapanxha

Arben Qafmolla

Brikela Male

Brikena Kurti

Briseida Veliaj

Dritan Shehu

Doreta Tirana

Edlira Athanas

Ermira Osmani

Eduard Reçi

Emiljano Jovani

Flamur Bastari

Fatjona Rama

Gëzim Halili

Ortenca Pilku

Ina Gjika

Joniel Marto

Lorenc Ripo

Liljana Çarka

Leonard Xhokaxhi

Petrit Buhuri

Persida Alla

Rudolf Gjoka

Mirela Bekteshi

Mirtila Elmazi

Maurik Asllani

Almira Murati

Anila Mustafai

Blerina Arbana

Denada Çollaku

Edi Mata

Etleva Seraj

Lindita Miti

Nertila Elmazi

Rezarta Sulejmani

Roberta Mone

Suela Sejdo

Agron Gjuzi

Artan Abedini

Blendi Latifi

Donald Martini

Gjergj Kozeli

Ilir Gjinali

Jeton Malaj

Luiz Daka

Sokol Kurti

Shpëtim Dajçi

Anila Goxhaj

Alma Bushi

Brikeda Ndreu

Elvana Dade

Ema Andrea

Enkeleda Karablina

Evis Kruta

Genta Kodra

Joli Agolli

353

Ludmill Çakalli

Tasim Dajçi

Julika Islami

Zeralanda Kopali

Kristina Shkurti

Mimoza Shaba

Besnik Llushi

Osman Lundra

Pirro Kosta

Myrteza Kokona

Thoma Neti

Edmond Zeneli

Ani Grillo

Ariste Lito

Bruna Komnino

Bruna Koçkiçi

Diana Bilbili

Ermioni Isai

Enirketa Thimjo

Miranda Shehu

Fiqerete Mebelli

Mariola Kuqo

Miranda Shehu

Tatjana Çarçani

Silvana Roshi

Aldo Niko

Artan Ibërshimi

Bekim Murati

Ilir Hasani

Julian Shkreli

Sali Godina

Tomorr Kokona

Anila Cerga

Irena Meka

Kozeta Bakiu

Marilda Duka

Odeta Birko

Shqipe Ismalaja

Valbona Frakulli

Violeta Bandilli

Teuta Bashari

Albert Marku

Artur Ostreni

Florian Saqellari

Ilir Miziri

Leonard Dalia

Skënder Boçari

Albana Gjergji

Albina Ceka

Arta Ferhati

Buseina Drishti

Eneida Koraqi

Emine Hasa

Matilda Lamçe

Manjola Hanaj

Mirela Kodheli

Shpresa Agalliu

Zana Gjergji

Alket Mato

Arsen Mersini

Edmond Skëndo

Genc Kastrati

Ilir Gjini

Leonard Syziu

Mikail Vidhi

Resmi Malko

Sadedin Saliasi

Anila Braho

Brikena Noti

Emanuela Frashëri

Ermiola Sadiku

Ermira Fili

Eva Prifti

Genta Dizdari

Helena Liti

352

Page 178: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitRudina Laska

Valbona Gjoni

Viola Hajati

Arbri Konçi

Elton Koliqi

Elton Picari

Elvis Leksani

Eno Birko

Gerti Vaso

Ilir Llakmani

Ilir Sipri

Julian Shtino

Lorenc Kuqi

Marenglen Reli

Alba Selfa

Anila Tahiri

Edis Harizaj

Elona Llupo

Elona Nallbani

Ermira Goro

Evis Tane

Hyuejda El Saied

Irjonela Janaqi

Julinda Muço

Juliana Nika

Klodiana Muharremi

Migena Koliqi

Nertila Topulli

Rajmonda Lena

Valdete Kurtsmaili

Devis Rada

Dritan Mera

Fatmir Hallkakondi

Gazmend Murgjini

Julian Agalliu

Klendon Gjyzeli

Mikel Dako

Denajda Dhrima

Denisa Rapo

Doriana Banushi

Eglantina Nika

Eliona Gjini

Enada Hoxha

Eneida Makashi

Inis Gjoni

Lorena Laro

Klotilda Çela

Sabina Kodra

Suela Llaci

Rovena Luga

Denis Prifti

Dorian Qehajaj

Florian Papa

Elton Memeli

Elvis Ndriu

Ilir Avduli

Julian Bulku

Oltion Shaba

Vladimir Çabej

Ada Strazimiri

Alketa Paloka

Anila Bruzi

Desida Pepa

Elda Zeqo

Isida Mecani

Migena Alite

Rudina Berdyna

Albi Nako

Armando Çuni

Danilo Zeka

Elton Dimroçi

Ermal Trebina

Evis Heta

Fation Paçrami

Florian Veizi

355

Teuta Dhimarko

Shpresa Hoxha

Artan Qalliu

Artan Shehu

Blendi Shkreli

Eugen Gjoni

Kadri Dardha

Ardian Braho

Albert Dibra

Ilir Gurashi

Lavdosh Mema

Orges Simixhiu

Spartak Peqini

Alketa Gjoka

Aida Toshkëzi

Diana Agoviku

Ermira Krasniqi

Edlira Çalliku

Edlira Mato

Ereida Dobi

Florida Toska

Gentjana Strazimiri

Ledia Qosja

Adrian Kajo

Altin Naska

Altin Kaftiri

Astrit Agalliu

Gilmon Keta

Anjeza Gjeçi

Brikena Lala

Enkeleda Çeta

Etleva Agaviku

Iliriana Kopliku

Magiana Trenova

Manjola Dardha

Margarita Roçi

Rozalinda Stamo

Valbona Ngjela

Aristidh Golemi

Altin Huto

Altin Koruti

Blerim Katroshi

Dritan Ibrahimi

Elton Papa

Fatjon Pula

Igli Rexha

Ilir Lusha

Ilir Shaqiri

Taulant Ferra

Albana Muka

Borena Karaj

Belma Nushi

Enkeleda Margjonaj

Entela Mati

Eva Dimitrovski

Irma Duka

Majlinda Gonxhe

Mimoza Andoni

Orjada Islami

Rudina Baboçi

Rudina Beqiri

Astrit Zejnati

Bledar Doçi

Elton Toskaj

Gentian Hanxhari

Ilir Agovi

Kledi Kadiu

Krenar Korça

Uran Sollahi

Aida Nelku

Alma Dursi

Ema Troplini

Irjonela Janaqi

Majlinda Gonxhe

Rozeta Topallaj

354

Page 179: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e ArtitSueda Guri

Erion Baze

Erion Kruja

Glodian Imeraj

Hektor Budlla

Leart Duraku

Sokol Koka

Alisa Gjoni

Denada Hristiçi

Denisa Agolli

Erieta Gaqi

Jonida Onuzi

Klajdi Selimi

Olta Shehu

Vilma Shehi

Albi Minarolli

Edmond Dardha

Erald Zela

Ermal Shima

Enkeleid Bajraktari

Gentian Tare

Rezar Balla

Tenald Zace

Eliona Dajçi

Elona Dervishi

Esmeralda Stafa

Lorena Isaku

Marsida Sadiku

Melita Gërzhilli

Odeta Dishnica

Orjola Poçesta

Pjereta Kraja

Riselda Meço

Tiljaus Lukaj

Valtida Ribaj

Andial Behari

Bledi Bejleri

Erald Fejziaj

Renald Ahmeti

Adela Maçi

Aledia Kondaj

Anisa Zabzuni

Daniela Mara

Greta Hushi

Milena Nurka

Olta Ahmetaj

Oriola Vasili

Sueda Hoxha

Xhoana Dajllari

Armand Zazani

Edi Blloshmi

Endrit Shkoza

Enred Miolli

Florent Ferzaj

Mario Skëndaj

Renato Fetishi

Sokol Dado

Anjeza Përmeti

Elda Loga

Erka Karaulli

Evis Kamberi

Jonida Gaxhi

Juxhina Pashollari

Lorna Dedja

Megi Gegolli

Stela Kastrioti

Vjera Çurçija

Ariel Shquti

Eltion Merja

Eltion Nehanaj

Erind Krakulli

Fatjon Zeneli

Klajdi Kasemi

Nertil Xhani

Sokol Bida

357

Ilir Agolli

Jashar Karemani

Julian Maloku

Leonart Mitrushi

Olsi Mile

Taulant Saliasi

Anbeta Toromani

Edina Guri

Jorida Meta

Lina Çaushi

Manjola Hasani

Rovena Shqevi

Stela Puleri

Adrian Rusmaili

Denis Shuaipi

Dion Gjinika

Elton Lame

Ernest Dyrmishi

Esdalin Gorani

Fation Hasani

Fation Sulstarova

Irdi Shaqiri

Julian Maloku

Jurgen Qiriaqi

Leonard Mitrushi

Arlinda Vasi

Brunilda Kosova

Danka Vruzhi

Eridona Sulaj

Erisa Gina

Erjola Brakaj

Elira Zeqaj

Helga Saraci

Marta Diamandi

Artan Kërteshi

Denald Gjergo

Denis Memisharaj

Edvin Mebelli

Elton Cefa

Gentian Dode

Elira Coja

Eriola Teno

Laura Hoshafi

Migena Xhaferri

Olta Dalliu

Suela Bisha

Dorian Grori

Ervin Spahiu

Marlon Dino

Amarda Toska

Ada Kallapodhi

Alda Myftari

Denisa Lleshi

Ermelinda Vojo

Ines Vokopola

Joli Gjovreku

Kejda Luga

Klara Kodra

Lindita Shllaku

Orjeta Varfi

Sonja Boshnjaku

Valbona Dishnica

Besnik Burba

Bernard Shehu

Endrit Ferhati

Eris Nezha

Ervis Nallbani

Florian Hado

Klodian Stringa

Rinold Gjocera

Amela Prifti

Anxhela Nako

Eneida Molla

Eni Aliçka

Orjana Kallaku

356

Page 180: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA Atje ku plAzmohet mAdhështiA e Artit

Sabire Balluku Rrobaqepëse

Leka Gjermani laborant artistik

Reshit Shehu instrumentist lodërIlir Neziri instrumentist lodërAdrian Nezha instrumentist lodër Xhemali Toçilla instrumentist lodër Neriman Kasmi Rrobaqepëse (Këpucarie)Hysen Kasa KëpucarBardhyl Stringa KëpucarDilaver Dashi KëpucarFitim Shehu këpucar

Abdurrahman Hoxha Mirmbaje

Qefsere Hyka MagaziniereOdeta Velçani MagaziniereVilfrida Spahiu MagaziniereEriona Koçi Magaziniere

Fatime Mustafa SekretareMimoza Aliko Sekretare

Zhuljeta Vaqari LlogaritareShqiponja Sadiaj Llogaritare

Abdon Ypi Furnitor

Petrit Gjyzeli kaldaist

Veniamin Qiriazi RojeAstrit Hasani RojeVullnet Zogaj RojePleurat Kala Roje Dilaver Metani Roje

Nurie Tafa sanitareMyhyrije Kërçiku sanitareIrena Bufi sanitareShpresa Pilku sanitare Irena Kalleshi sanitare

bashkëpunëtorët me kontribut të vazhdueshëm dhe mjaft efikas (në 50 vitet e “Shkollës Kombëtare Koreografike”), sigurisht mbeten personeli i administratës, që në çdo eveniment është janë të pranishëm me mbështetje mjaft efikase. Falënderime, për ndihmesën e vyer, në ecurinë e formimit të përgjithshëm, rregullin e disiplinën, por edhe në organizimin e veprimtarive të ndryshme jashtëshkollore për të cilat shkolla përherë përmendet:

FalënderimeFalënderimeArtemisa Ozaj

Elvira Harizaj

Elvis Baro

Eriola Braho

Fatilda Smajlaj

Ilda Rapo

Isida Mollaymeri

Olta Ahmetaj

Olda Xhaferaj

Romina Kaso

Sindi Gjoka

Sonila Tafa

Andi Vrapi

Besmir Skura

Fatjon Lito

Taulant Shehu

Almenda Hoxha

Amela Aga

Anida Mile

Elma Tafaj

Elona Zyberi

Erilda Rezi

Ervi Sanxhaku

Eva Duka

Florida Muça

Jonida Boka

Ledia Sulaj

Loreta Bala

Santila Allushi

Ardit Logu

Enerik Malelli

Endrit Klosi

Erdit Murati

Ermal Deda

Ermira Behari

Florenc Zyberi

Julind Dervishi

Leandër Veizi

Anisa Dhamo

Edisa Erebara

Ersela Kurti

Klaudia Zaçe

Leonela Kopali

Livia Lara

Ortela Kuçani

Santina Saliasi

Drinald Hasani

Ermal Lusha

Marsel Meço

Mateo Nushi

Orlando Hasandocaj

Sokol Guga

358

Page 181: Albania Ballet

FerdinAnd ndocAj - BlerinA ArBAnA

6

9

21

63

87

113

139

183

226

237

241

271

281

291

307

349

351

360

përmBAjtjA:

1. Përshëndetje shkollës.............................................................

2. Hyrje......................................................................................

3. Me përjetimet e themeluesve.................................................

4. Sërisht me protagonistët e fillimeve.......................................

5. Veshje e shprehje konceptuale................................................

6. Kujtesë dhe analizë me vështrim nga horizonti......................

7. Në shpirtin e artistit - pedagogjia troket në çdo kohë.............

8. Ata që përditë mëkojnë pasionin e baletit...............................

9. Pranë artit të popullit..............................................................

10. Urime dhe emocione nga “Akademia e Arteve”..................

11. Shoqërueset në piano dhe departamenti i muzikës...............

12. Formimi në lëndët e tjera......................................................

13. Mes përpjekjeve për të arritur skenën...................................

14. Nostalgji për shkollën...........................................................

15. Në zenithin e baletit..............................................................

16. Nderohen me "Dipllomë Mirënjohje".............................

17. Lista e nxënësve të dalë nga shkolla....................................

18. Përmbajtja.............................................................